Në Serbi thonë se SHBA do të përkrahë tërthorazi Kosovën për UNESCO

14 Tetor, 2017 - 2:58 pm

Nëse kërkesa për pranimin e Kosovës në UNESCO do të bëhet serish aktuale, SHBA do ta mbështesë nga hija, me ndërmjetësimin e shteteve tjera, të cilat janë të afërta me të.

Këtë e ka deklaruar ambasadori i Serbisë pranë Kombeve të Bashkuara, Darko Tanaskoviq.

Në një intervistë për “Veçernji novosti”, Tanaksoviq tha se tërheqja e SHBA-së nga UNESCO nuk i përshtatet kërkesave të reja eventuale për pranimin e Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare.

Tanaskoviq tha se për këtë arsye, por edhe për arsye të ndryshme, në një kohë të afërt nuk do të shtohen gjasat e hyrjes së Kosovës në UNESCO, transmeton Ksp. / KultPlus.com

Të ngjajshme