Porsche Kosova në Qendrën Tregtare “Albi Mall”, ka prezantuar VW ARTEON dhe VW POLO

5 Nëntor, 2017 - 1:27 pm

Mbrëmë në ALBI Mall u prezantuan dy modele të reja nga Porsche Kosova, gjenerata e re e VW POLO si dhe modeli i ri nga VW ARTEON.

Drejtori i shitjes së Porsche Kosova pranë mysafirëve të apasionuar me VW, prezantoi veturat duke theksuar cilësitë që kjo gjeneratë e veturave posedon të cilat nuk mund t’i gjejmë te veturat tjera.

z. Abdullahu theksoi se VW Polo tani vjen me hapësirë të brendshme më të madhe duke sfiduar kështu edhe kategoritë tjera, e duke e përfshirë këtu edhe vëllaun e madh VW GOLF.

Sot, VW Polo përveç ndryshimeve të mëdha që ka bërë ofron edhe hapësirë shumë më të gjerë për vozitësin dhe bashkëvozitësin si dhe një rritje të ndjeshme të bagazhit, nga 280 në 351 Litra.

Ndërsa për veturën Arteon, Abdullahu u shpreh se është model i Volkswagen, i cili synon të jetë pjesë e kategorisë Premium, për shkak se ofron dizajn dinamik dhe teknologji të lartë.

VW Arteon është një model i ri I VW, që nuk e keni dëgjuar më herët dhe ky është një vendim I VW për ta sfiduar vetën në kategorinë e veturave premium. z. Abdullahu me bindje potencoi se janë të sigurt që ky model I VW do të pozicionohet shumë mire në kategorinë premium pasi që ofron cilësi dhe teknologji të avancuar që nuk e keni parë te veturat tjera.

Arteon i ri ofron sistemin më të fundit “Driver Assistance” të cilat në të kaluarën kanë qenë të rezervuara vetëm për veturat e klasit më të lartë.

VW ARTEON dhe VW POLO gjenerata e re do të jenë të ekspozuara në Albi Mall deri më datën 14 Nëntor, ku të gjithë adhuruesit e këtyre veturave do të mund të informohen më shumë për së afërmi.
Për më shumë informata: fb.com/PorscheKosova

Të ngjajshme