Revistat e kompjuterëve në Jugosllavi, me vajzat në ballinat e guximshme

27 Shkurt, 2018 - 4:14 pm

Revistat rreth teknologjisë dhe kompjuterëve në Jugosllavi patën bërë revolucionin e tyre.

Në tërë territorin e Jugosllavisë së qetë dikur, ishte Bosnja vendi nga vinin këto revista dhe këto ballina të guximshme asokohe.

Fjala ‘racunari’ në gjuhën e Bosnjës nënkupton kompjuter, prandaj edhe revista e morri këtë emër në kohën kur nisi të shitej e të merrte famë.

Redaktorët e ‘Racunari’ e dinin se do të kishin vështirësi në shitje, prandaj secili numër kishte në fotografinë e ballinës një grua a vajzë më provokative, më të veçantë, por edhe më seksi për atë kohë, shkruan KultPlus.

‘Racunari’ në Bosnjë nisi punën në vitin 1984 dhe mbijetoi deri në vitet 90-të, me shkrime që flisnin mbi teknologjinë, brenda saj, por edhe me tema të ndryshme të fushave të jetës.

Vajzat që dilnin në ballinë vinin nga Jugosllavia por edhe nga Polonia, Çekia, Hungaria, Rumania e Bullgaria. / KultPlus.com

Të ngjajshme