Ruairí O’Connell: Trashëgimia e Kosovës po ringjallet (FOTO)

27 Gusht, 2017 - 12:01 pm

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairí O’Connell ka vizituar familjen Çivlaku nga Peja, të cilët vazhdojnë traditën e të parëve duke punuar me filigran, shkruan KultPlus.

Ambasadori, përmes fotografive të publikuara në rrjetin social Facebook, përveç të tjerash, ai ka thënë se i vjen shumë mirë që trashëgimia e Kosovës jo vetëm që ruhet por edhe po ringjallet.

Sjellim shkrimin e plotë të ambasadorit O’Connell bashkë me fotografitë e publikuara nga ai:

“Faleminderit Anton Çivlaku që na treguat filigran e familjes Çivlaku. Familja Çivlaku ka punuar me filigran për gjashtë gjenerata dhe tash Anton dhe vëllezer e vetë e vazhdojnë traditën. Më vjen shumë mirë që trashegëmia e Kosovës jo vetëm ruhet por ringjallet”, ka shkruar ambasadori./ KultPlus.com


Të ngjajshme