Tirana, qyteti më “cool” i Europës?

25 Tetor, 2017 - 8:37 pm

Media spanjolle traveler.es, i ka kushtuar një artikull kryeqytetit shqiptar, Tiranës duke e cilësuar si kryeqytetin më “cool” të Europës.

Kryeministri Rama ka postuar shkrimin e plotë në Facebook, duke uruar një ditë të mbarë.

TIRANA, QYTETI MË “COOL” I EUROPËS?

Për titullin qyteti më “cool” i Europës ka shumë pretendentë seriozë. Barcelona, Brukseli, Birmingham-i. Por, të gjitha këto duhet t’ia lënë vendin një tjetër kryeqyteti në listë, Tiranës.
Ju duket e çuditshme? Atëherë tregohu i vëmendshëm! Tirana është jo vetëm kryeqyteti i Shqipërisë, është gjithashtu edhe qendra e saj nevralgjike, aty ku e kaluara, e tashmja dhe kryesisht e ardhmja e këtij kombi që po rilind, përplasen në një vorbull historie, trafiku dhe arti.

Pas zgjimit nga thundra e diktaturës komuniste në vitet ’90, Tirana u shndërrua në një qytet krahëhapur për ata që e vizitojnë. Mes relikeve otomane, italiane dhe politike, Tirana zbulohet në një rrugë bulevardesh rrethuar nga minare, murale socialiste dhe vepra arkitektonike, që ngjallin kureshtje, të cilat nuk i gjen në asnjë vend tjetër.

Magjia e veçantë e saj merr përmasa edhe më të mëdha në çdo perëndim dielli, me zhurmimin e shëtitjes së mbrëmjes në një version shqiptar të “passeggiata-s”, që në ditët e sotme më tepër shenjon fillimin e një nate të paharrueshme, se sa fundin e një dite të zakonshme. Gjithçka, me veçantinë karakteristike shqiptare, e cila do të të bëjë të kuptosh se je duke zbuluar një nga sekretet e ruajtura më mirë në Europë.

Çdo gjë rrotullohet rreth sheshit “Skënderbej”. Faktori “cool” i Tiranës fokusohet tek zona e Bllokut, shumë pranë qendrës së qytetit dhe sheshit “Skënderbej”, ku gjendet Teatri i Operas dhe i Baletit dhe Galeria Kombëtare. Dikur kjo zonë ishte e rezervuar për elitën politike të Shqipërisë dhe hyrja ishte e ndaluar për pjesën tjetër të njerëzve. Me rënien e diktaturës në 1991, Blloku u shfaq për herë të parë para shqiptarëve dhe duke e parë tani, mund ta përfytyrojmë reagimin e tyre.

Me një ndërthurje rrugësh të gjera, vilash dhe hapësirash të gjelbra, Blloku nuk i largohet shumë stilit arkitektonik tradicional komunist. Me baret, restorantet dhe dyqanet të cilat do të zbehnin edhe 5th Avenue në Nju Jork, Blloku do të bën të pyesësh sërish veten për çdo përshtypje që mund të kesh krijuar mbi Tiranën.

Dhe duke qenë se përmendëm baret… bëhu gati, sepse Tirana ka bare me shumicë. Në përgjithësi Ballkani është një rajon i cili i parapëlqen shumë daljet në kafene përgjatë ditës dhe Shqipëria nuk ngelet pas.

Çoko, një bar në një vilë të vjetër të rikonstruktuar në mes të Bllokut, për një moment të krijon përshtypjen sikur ndodhesh në Paris. Nëse preferon një mjedis më autokton, Komiteti të çon detyrimisht, përmes dekorit dhe menusë tipike shqiptare, në epokën e regjimit komunist. Të pëlqen tarraca? Shko në Lincoln Garden Café, por kujdes se mos e kalon gjithë ditën në kopshtin e tij plot me pemë.

Nëse je i dashuruar pas ushqimit apo thjesht të pëlqen të hash, kuzhina tradicionale shqiptare është tipike mesdhetare; shumë peshk, shumë perime. Megjithatë, nëse kërkon diçka me pak më shumë zjarre artificialë gastrononomike, Tirana është vendi më i mirë për ta gjetur.

Për të bërë një prezantim të kuzhinën shqiptare, vetëm disa restorante mund të rekomandohen njësoj si “Era” dhe kjo jo pa një arsye. Ky restorant klasik në Bllok parapëlqehet si nga vendasit, edhe nga të huajt. Mos i humb qoftet e Korçës që gatuhen aty (plot me salcë), të cilat janë më të mira nëse i shoqëron me raki kumbulle, produkt vendas!

Nëse ke ardhur në Shqipëri për të marrë me vete edhe pak histori, kalo nga Hola Restorant. Ndoshta nuk do të provoni “paella”-n më të mirë në botë (ose po), por gjithsesi përvoja do të jetë unike. Shefi, Francisco, të pret tek dera i buzëqeshur dhe me shumë mundësi do t’ju tregojë historinë se si u bë finalist në MasterChef Albania. Për të mos u humbur!