Instalacioni ‘Shtëpia mesdhetare’ vendoset te sheshi ‘Avni Rustemi’

14 Tetor, 2017 - 2:31 pm

Tirana do të ketë një instalacion të ri në hapësirën e sheshit “Avni Rustemi”.

Sot është promovuar një projekt artistik i autorit Arjon Muharremi i mbështetur nga Bashkia e Tiranës. Në sheshin e restauruar u instalua një kub me përmasa 4X4, që titullohet “Shtëpia mesdhetare”.

Ky kub me shufra inoksi është prezantuar në Bienalen e Mesdheut 18. Sipas konceptit të autorit Muharremi vepra përthyen realitetin urban. Ai e koncepton si një muze me hapësirë të vogël që do të shërbejë për ekspozita të artit bashkëkohor.“Mediterranean Home 0.0” është një vepër moderne që është menduar të bashkëjetojë me gjurmët historike dhe tradicionale të Tiranës të restauruara kohët e fundit në Sheshin Avni Rustemi. / KultPlus.com

Të ngjajshme