Pas kërkesës skandaloze të zyrtarit të Ministrisë së
Drejtësisë, Xheladin Krasniqiti i cii kërkonte që komunitetit LGBTI t’iu hiqet
koka, është arrestuar sot nga Policia e Kosovës.
Atij i është caktuar masa e ndalimit prej 48-orëve. Ai punon
në Zyrën e Arkivit të Ministrisë së Drejtësisë që kishte kërcënuar komunitetin
LGTB.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës.
“Lidhur me rastin e kërcënimit ndaj LGBT, pas veprimeve
policore me aktvendim te prokurorit kompetent, një personi të dyshuar, iu është
caktuar masa e ndalimit për 48 orë. PK vazhdon me hetimet policore”, thuhet në
përgjigjen e Policisë.
Krasniqi kishte sugjeruar heqje koke në një koment në faqen
e Qendrës Multimedia për shfaqjen teatrale “55 Shades of Gay”./ insajderi.com
14 Shkurt! Aromë dashurie gjithandej. Vajza, djem, gra, burra, lule, poezi, duar të kapura fort me njëra-tjetrën përkthejnë 14 Shkurtin, ditën e të dashuruarve.
Axhenda e sotme përfshin shëtitje përgjatë bulevardit, një tufë me trëndafila të kuq, parfume dhe qershia mbi tortë arushin gjigant. Vajzat kanë gdhirë në parukeri duke zgjedhur look-un perfekt për këtë ditë, kanë shfletuar poezitë për të përzgjedhur vargun më domethënës për sot.
Nga ana tjetër djemtë; lulet, bizhutë dhe këngët romantike që kanë shoqëruar rrugëtimin e dashurisë. 14 Shkurti! Dita ku dashurohet vetëm një herë në vit, dita ku burrave u vjen turp të blejnë lule, e nëse blejnë një të tillë mundohen t’i fshehin kudo pa u rënë në sy shokëve që e kanë harruar këtë ditë dhe përfundojnë duke tallur njëri-tjetrin.
Dita ku djemtë dhurojnë një trëndafil për të shlyer shuplakën e djeshme, kapin duart në bulevard thjesht për të ndjekur masivitetin apo thjesht për të bërë “qokën” e përvitshme.
14 Shkurti dita ku dashuria manifestohet në Instagram, Facabook, por nuk festohet në partneritet.
364 ditë të dhunuara, në më pak se 2 muaj 6 gra e vajza kanë humbur jetën, ndersa sot në ditën e dashurisë u shënua një tjetër viktimë. Sot dashurojnë të gjithë. Por çfarë do të ndodhë nesër?
Do të dashurohet vetëm një herë në vit dhe do të vrasësh çdo ditë? Thuaje të dua me një buzëqeshje sot e 364 ditët në vazhdim, thuaje me një më fal sot e 364 ditët në vazhdim , thuaje me një stop marrjes së jetës së grave dhe vajzave sot e 364 ditët në vazhdim.Vazhdimësia është çelësi i dashurisë dhe përkthimi i kësaj dite.
Kam do’ vite, qe shen Valentini Me shfaqet ne gjum, Me buzqeshje cinike Me do vargje poemash te ftohta, me dokumente e sorollatje, Me biseda telefonash më video, me foto zemrash ne media, larg puthjeve te sinqerta bashk me shterngime duersh. Me duket anti shen Valentin Avokati e oficieri emigracionit ne zyrat e tyne mbush ne dosje, pa parfum! Trendafila mbetun pa u ble prej meje, Por zambake lilak vorresh per stoli kronikash te zeza grave te ndeshkueme me plumb. Jo Shen Valentini nuk asht per trojet e mia, ku má vler ka krimi se dashnia, Ku dashni asht vrasja e lot nder sy te fmija! Ndergjegje 0 e minus 0 burrnia! Mu ngrive në buz shen Valentin Kur nana vritet e fmija mbet jetim! Ku feja e vrasjes asht unike, Per nanen qe femijet ia fike A ka shen Lucifer kund për ne? Se te madh e kisha ble qirin, Ose me plot goj:- Mos paç shen Valentin oh shqipnia etnike.
Vendimi për të mos u rekomanduar më nxënësve kroatë leximin e “Ditarit të Anna Frankut” ka ngjallur indinjatën e shumë kroatëve, përcjell KultPlus.
Rreth 3 mijë persona nënshkruan sot një peticion ku kërkonin rifutjen e kësaj vepre në programet shkollore.
Deri më tani, mësuesit kroatë kanë patur në program një listë me vepra letrare që ua rekomandojnë nxënësve gjatë orëve të mësimit në gjuhën kroate. Pjesë e tij ishte edhe ”Ditari i Anna Frankut’’, i shkruar mes periudhës 1942 dhe 1944 nga kjo adoleshente hebreje e cila vdiq në kampin famëkeq të Bergen Belsen në 1945, një vit pasi u zbulua dhe deportua së bashku me familjen e saj. Kjo listë me vepra u hoq.
Vendimi ngjalli zemërim në Kroaci, ku gjatë Luftës së Dytë Botërore, regjimi bashkëpunëtor ustash mori pjesë në politikën naziste të shfarosjes së hebrenjve.
”Holokaustri nuk është një çështje që mund të hiqet nga orët e mësimit në gjuhën kroate’’, sipas peticionit ku kërkohet që “Ditari i Anna Frankut” të përfshihet në një tjetër listë, atë të librave që nxënësit e vendit duhet me detyrim të lexojnë gjatë vitit akademik./ata
Sonte ai do të performojë në Paris, ndërsa edhe një pjesë e krijimtarisë së tij artistike do të dalë para syve të parizienëve.
Artisti Dardan Zhegrova sonte prej orës 20:00
do të performojë në hapjen e ekspozitës ‘Owner of a lonely heart’ në
kryeqytetin francez, kuruar nga Anastasia Krizvanovska dhe organizuar nga
Mathilde Expose.
Zhegrova ka treguar për KultPlus se sonte ekspozitën do ta hapë ai me serinë e poezive ‘Lucky Pierre: Nothing gonna save us now’ të cilat i ka prezantuar edhe në Prishtinë dhe në lokacione të tjera.
Brenda në ekspozitë, Zhegrova do ta shfaqë një
prej kukullave voodoo dolls – atë me ngjyrë të argjendtë ndërsa vjen edhe
videoja e serisë Automatic – në të cilën ai punon që nga viti 2014-të, me
titullin ‘I wish a dream and dream a wish’.
Pos Zhegrovës, në ekspozitë do të marrin pjesë edhe artistët Julian Farade, Richard Sides, Alicia Tsigarides, Manuel Vieillot. Pas performancës së Zhegrovës do të ketë edhe lexim të poezive, gjatë hapjes.
Zhegrova është ndër artistët e rinj më premtues në Kosovë. Zhegrova ka qenë pjesëmarrës i disa ekspozitave në vend dhe jashtë vendit. Bashkë me Lola Sylajn, Dardani është fitues i Çmimit ‘Artistët e së Nesërmes’.
Një ndër mediumet më të përdorura nga artisti është videoja. Krijimtaria artistike e Dardanit ka në fokus mishërimin, përkthimin dhe transformimin e gjuhës në përmbajtjen vizuale, me elementin e emocionit të përdorur si medium artistik që potencialisht vepron si mjet për të eksploruar sferën e intimes dhe të të shprehurit. / KultPlus.com
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë në bashkëpunim me Qendrën Informative dhe Kulturore të BE-së ka bërë sot një thirrje për një sfidë interesante në Instagram.
“EU
Insta sfida – kush është gruaja rol model për ty?” – fton secilin prej nesh që
të përzgjedhim një person të gjinisë femërore të cilën e shohim si inspirim,
një grua e cila na motivon cdo ditë me punën dhe mençurinë e saj, dhe këtë ta
bëjmë publike duke u kyqur në këtë sfidë.
Që të jesh pjesë e kësaj iniciative në Instagram, është fare thjeshtë,
1. duhet që të bësh një selfie foto së bashku me këtë person, 2. atë foto ta postosh në Instagram në profilin tënd, dhe 3. Të vendosësh një përshkrim shumë të shkurtër se kush është gruaja pranë teje duke vendosur dhe hashtags #EUGenderTalks, #EUICCKosovo#MyRoleModelKosovo
Ajo mund të jetë shoqja, vajza, nëna, gjyshja, kolegia e punës, familjarja, e dashura, bashkëshortja apo edhe një person publik që e njeh dhe mund të bësh foto me të. Ajo duhet të jetë një person të cilin e sheh si shembull për jetën, suksesin dhe lumturinë.
Me këtë fotografi, do të kesh mundësi të bëhesh pjesë e ekspozitës së fotografisë e cila do të hapet në muajin mars në Prishtinë dhe në Mitrovicë të Veriut.
Gara ‘EU Insta Sfida – Kush është gruaja rol model për ty?’ është një metodë e mirë për të sjellë në vëmendje gratë dhe vajzat, personat e gjinisë femërore që tregojnë guxim, mençuri, maturi dhe sukses me punën që bëjnë çdo ditë.
Pas
1 marsit, ne do t’i përzgjedhim 25-30 fotografitë më të mira dhe do t’i
kontaktojmë të përzgjedhurit përmes llogarisë në Instagram që të jenë prezent
në aktivitetin që do të mbahet me datën 7 mars në Qendrën e Informimit dhe
Kulturës së BE në Prishtinë dhe Mitrovicë të Veriut për të shënuar Ditën
Ndërkombëtare të Gruas.
Fshati Fishtë që është lindur dhe rritur, Homeri letrave shqipe poeti At Gjergj Fishta, është destinacioni i duhur për të takuar të shkuarën dhe shijuar turizmin aktual.
I krijuar në vitin 1641, Fishta e Lezhës na rrëfen një gërshetim të historisë nga rrënojat e ish-burgut deri tek peizazhet mbresëlënëse që ofron natyra jonë mes kodrës, malit, fushës dhe liqenit.
Kështu, Fishta është duke mbërthyer vëmendjen e vizitorëve brenda dhe jashtë vendit si një pikë turistike ndryshe dhe tjetër.
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri dënon fuqishëm gjuhën e përdorur në rrjete sociale nga punonjësi i Ministrisë së Drejtësisë dhe distancohet nga kjo gjuhë dhe frymë skandaloze.
Deklarata e plotë e Ministrit Tahiri:
Zyrtari në fjalë është punonjës i zyrës së arkivit pranë Ministrisë së Drejtësisë dhe i njëjti në rrjetin social Facebook ka përdorur një gjuhë që nuk përkon as me logjikën institucionale, as me vlerat kolektive të shoqërisë sonë dhe as me orientimin tonë drejt respektimit të plotë të dinjitetit, tolerancës dhe të drejtave të qytetarëve siç janë definuar nga Kushtetuta e vendit.
Unë dënoj fuqishëm përdorimin e një gjuhe të tillë, e cila është e papranueshme në institucionin që drejtoj dhe Ministria e Drejtësisë distancohet plotësisht nga kjo gjuhë dhe frymë skandaloze.
Ne si Ministri e Drejtësisë dhe si shoqëri e Republikës së Kosovës nuk mund të tolerojmë në asnjë rrethanë që mos toleranca, fyerja dhe nxitja e urrejtës mbi çfarëdo baze diskriminimi të bëhet pjesë e përditshmërisë sonë.
Në vullnetin tim si Ministër, pikërisht në Kodin e ri Penal që e kam sponsorizuar, kam paraparë masa të ashpra për të gjitha veprat që nxiten nga urrejtja dhe mos durimi. Shoqëria jonë është mishërim i ideve progresive dhe perëndimore. Askush nuk mund ta devijojë këtë perspektivë përmes gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit mbi çfarëdo baze.
Këshilli i Fakultetit të Filologjisë sot ka zgjedhur drejtorin e ri të Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. Shkumbin Munishi do ta mbajë tash e tutje këtë pozitë, shkruan KultPlus.
Këtë e ka bërë të ditur profesori Rrahman Paçarizi i cili ka qenë në krye të këtij seminari për dy mandate. Ai përmes një postimi ka theksuar se për të ka qenë nder dhe privilegj të jetë në krye të një institucioni siç është Seminari, ku kanë defiluar figurat më eminent të albanologjisë dhe të filologjisë.
“Ka qenë nder i madh me qenë në krye të një institucioni, të cilin e kanë udhëheqë në mënyra të ndryshme, figura si tashmë të ndjerët Idriz Ajeti e Besim Bokshi, që e kanë udhëheqë e i kanë kontribu mendje të ndritura si Rexhep Ismajli, Sabri Hamiti, Zejnullah Rrahmani, Rexhep Qosja, Eqrem Çabej e deri te studiuesit më të rinj në moshë”, ka shkruar ndër të tjera Paçarizi.
Me këtë rast, ai ka falenderuar të gjithë bashkëpunëtorët dhe të gjithë ata që morrën pjesë përgjatë katër viteve në Seminar dhe që kontribuan që ai të jetë kështu si është sot, një ndërlidhje e albanologjisë me shkencën globale filologjike. / KultPlus.com
Libraria “Dukagjini” në Prishtinë ka dy ditë që është mbushur plot me dashuri. Kësaj radhe, në hyrje të librarisë këtë përshtypje nuk e japin vetëm librat e radhitur në formë zemre, por edhe kartolinat dhe qirinjtë e krijuar nga personat me Sindromën Down.
Aldi Hoxha dhe Linda Dibra me ngrohtësi mirëpresin çdo vizitor në këtë librari, tash e dy ditë. Ata janë angazhuar për të shitur kartolina dhe qirinj të krijuar nga personat me Sindromën Down, si pjesë e shoqatës Down Syndrome Kosova. Madje, kur afër kioskës së tyre nuk ka ndonjë të interesuar për punimet e tyre ata gjejnë kohë edhe për të vallëzuar. Kur dikush afrohet pranë, asnjëri nga ta nuk ngurron që të bisedojë duke këshilluar se cila mund të jetë zgjedhja më e mirë si dhuratë për këtë ditë.
‘Sot kemi qirinj dhe kartolina të cilat janë me motive për Ditën e të Dashuruarve’ tregoi për KultPlus 22 vjeçari Aldi Hoxha.
“Jam anëtar i shoqatës dhe e falënderoj sot stafin e
librarisë që na kanë mirëpritur. Sot kemi shitur më së shumti kartolina me lule
dhe zemra por edhe qirinjtë dhe ka pasur shumë njerëz që kanë blerë”, tregon
Hoxha.
Ky aktivitet i organizuar është në vazhdën e aktiviteteve që po zhvillohen nga kjo shoqatë për angazhimin e personave me Sindromën Down në bizneset vendore, tregoi për KultPlus menaxheri i Marketingut nga DSK – Alban Fejza.
“Kartolinat punëdore janë veprimtaria më e hershme e
shoqatës Down Syndrome Kosova. Nën drejtimin e punonjësve social, kjo
veprimtari ka për qëllim përfshirjen e personave me Sindromën Down dhe përveç punësimit,
ka një rol të rëndësishëm në fuqizimin e aspekteve të socializimit dhe
krijimtarisë tek personat me Sindromën Down. Përveç kartolinave sot janë edhe
qirinjtë. Ideja e këtij bashkëpunimi ka rrjedhur si rezultat i bashkëpunimeve të
mëhershme me librarinë Dukagjini por edhe zë pjesë në strategjinë e marketingut
ku hyjnë bashkëpunimi me bizneset vendore, që ka për qëllim shtrirjen e shoqatës
në treg si dhe angazhimin e personave me Sindromën Down”, thekson Fejza.
Sipas tij angazhimi i personave me Sindromën Down është një motiv shtesë që i bënë me të lumtur personat e angazhuar dhe që sjellë edhe të ardhura për shoqatën e që ndikon pastaj edhe në mirëqenien e atyre që janë pjesë e shoqatës.
Përveç të interesuarve për produktet që shisnin, Aldi
Hoxha dhe Linda Dibra patën edhe mysafirë të shumtë të cilët kishin ardhur për
t’i vizituar dhe për të parë punën që ata së bashku me miqtë e tyre e kanë
krijuar.
Një mysafire e veçantë ishte edhe 23 vjeçarja Medina Surdulli e cila i solli Kosovës medaljen e artë në kategorinë e notit në Lojërat Olimpike Speciale Botërore 2017, të mbajtura në Schladming të Austrisë.
“Sot kam ardhur për të vizituar disa shokë dhe shoqe të cilët kanë ardhur për të shitur kartolinat e tyre, dhe jam e lumtur që sot ka kaq shumë dashuri këtu”, theksoi ajo për KultPlus.
Të gjithë ata që do të zgjedhin për të uruar të dashurit e tyre me kartolina dhe qirinj punëdore do të kontribuojnë drejtpërdrejtë në qëndrueshmërinë e ofrimit të shërbimeve psiko-sociale brenda shoqatës Down Syndrome Kosova./ KultPlus.com
Leo Freundlih, hebreu që protestoi kundër zhdukjes masive të shqiptarëve nga serbët në vitet 1912-1913. Holokausti mbi shqiptarët . Serbët vranë 500 000 njerëz
Libri i tij “Akuza që ulërijnë” dëshmia e parë për shfarosjen kolektive të një populli evropian para atij Ebraik. Masakrat që ndërmorën serbët në trojet shqiptare. Mbi 250 mijë shqiptarë të masakruar vetëm në veriun etnik të Shqipërisë gjatë vjeshtën e vitit 1912.
Kopja e vetme e librit të Freundlih “Akuza që ulërijnë”, i cili përmban protestën ndaj Evropës që nuk reagoi në mbrojte të shqiptarëve gjatë zhdukjen masive të pjesës më të madhe të popullit shqiptar në Ballkan, është gjetur në bibliotekën e Universitetit të Harvardit në SHBA, në vitin 1982 nga studiuesja Safete Juka, me banim në Amerikë.
Shkrimtari hebre Leo Freundlih me banim në Vjenë, është njëri ndër intelektualët e pakët që mbajti koleksionin e të gjitha gazetave të mëdha të kohës që tregonin mbi shfarosjen e së paku një gjysëm milioni shqiptarëve nga serbët në vitet 1912-1913. I revoltuar ai ngriti zërin e tij kundër asaj që ai e quajti “Golgotha Shqiptare”, e që u shoqërua nga masakra të atij tipi që nuk i kishte njohur bota më parë. “Unë e dënoj dhunën që ushtrohet padrejtësisht ndaj çdo populli. Ai që nuk bën kështu sot, të mos çuditet nëse nesër edhe ai vetë do të bëhet viktimë e një Golgothe tjetër” – thotë shkrimtari hebre. Vetëm pas 10 vjetësh, pikërisht në vitin 1992, ky libër njohu botim në tri gjuhë, në saj të ndihmës së jashtëzakonshme të gjermanit Hans Peter Rullman me banim në Hamburg. Botimi në anglisht u bë në saj të zotit Steve Tomkin, kroat i lindur në Kosovë. Në kroatisht libri i përkthye dhe u botua nga mjeku Dr. S Leban, i lindur në Bosnje. Ndërkohë që përkthimin në shqip e realizoi Riza Lahi, nën sponsorimin e Xhafer Kastratit nga Kosova dhe përkujdesjen e shtypshkronjës “Eurorilindja” në Tiranë
Serbia, “macja që kërkon të behet luan”
Pas traktatit të Shën Stefanit mes Turqisë që humbi luftëra të njëpasnjëshme dhe Rusisë fituese, kombi shqiptar u vu në rrezik të jashtëzakonshëm, pasi aleatja ballkanike e perandorisë së Carëve Serbia, kërkoi të zgjeronte zotërimet e veta për tu kthyer në një fuqi ballkanike dhe evropiane, megjithëse kishte një popullsi vetëm 900 mijë banorë. Por nëse deri në vitin 1911 synimet ruse dhe serbe në Ballkan do të dështonin, kjo nuk erdhi për meritë të Perandorisë Turke nën të cilën ndodhej Shqipëria, por thjesht nga fakti që shqiptarët me anë të Lidhjes së Prizrenit më 1878 nuk e lejuan një gjë të tillë dhe e kundërshtuan me armë. Që nga viti 1906 deri në vitin 1912, një sërë kryengritjesh për pavarësi të shqiptarëve, kryesisht në veri të trojeve etnike shqiptare, u shtypën me dhunë dhe barbari nga na e ushtrive turke.
Me fillimin e luftës ballkanike, Shqipëria ishte gjysmë e shkretuar dhe trupat serbe, në emër të luftës kundër Perandorisë Osmane, ndërmori një sërë pushtimesh të cilët i shoqëruan me masakra masive kundër një popullsisë krejtësisht të paarmatosur, ku sipas shtypit evropian humbën jetën 250 mijë shqiptarë. Ndërkohë ka të dhëna të sigurta se shifta mund të jetë edhe një gjysmë milioni. Nga 180 mijë kilometra katrorë, me një popullsi rreth 2 milionë banorë që numëroheshin brenda territoreve shqiptare në fund të shekullit të XIX, në vitet ‘ 30 kishin mbetur territore shqiptare vetëm 80 mijë km katrorë, dhe këto në pjesën më të madhe jashtë shteti shqiptar. Sipas historianëve të kohëve moderne, ekspasioni sllav që u shoqërua dhe me shpërngulje masive dhe zhdukje të popullsive etnike të vendeve të mësipërme, që njehsohej me ekpansionin komunist më vonë i mori popujve gjermanë, hungarezë, shqiptarë, rumunë, armenë etj territore të cilat kapnin sipërfaqen rreth një milionë kilometra katrorë nga të cilat një dhjeta i takonin territoreve shqiptare. Etnia shqiptare në prag të shkatërrimit të perandorisë së kalbur Osmane humbi më shumë se gjysmën e territoreve të veta. Zona e Tivarit, e Hotit, e Grudës, e Pazarit të Ri, Sanxhakut (Novipazarit) Nishit, Rrethinat e manastirit, shtoju këtyre edhe humbjen e krahinave të Janinës dhe të Çamërisë, të cilat u shpopulluar ose u asimiluan me forcë nga Greqia, përbëjnë edhe fushatën më të egër antishqiptare të ekspansionit sllav kundër popullit më të vjetët në Ballkan dhe Evropë. Njëri ndër libra që hedh dritë mbi shpërnguljet masive të shqiptarëve është edhe libri historik i Leo Freundlich “Golgotha shqiptare” Dëshmitare e krimeve të serbëve në vitin 1912-1913 ka qenë edhe “Nënë Tereza”, atëherë fëmijë. Ajo pa me sytë e saj sesi serbët i helmosën të atin, ndërkohë që anëtarët e tjerë të familjes shpëtuan duke u arratisur në drejtim të Tiranës.
Shqiptarët në holokaust para Hebrenjve
( Shënime të gazetarit gjerman Hans Peter Rullmann)
Më 1913, të dielën e pashkëve, sa pa shpërthyer Lufta Ballkanike një shkrimtar
vienez, Izraeliti Leo Frojdlih botoi një libër të titulluar “Akuza që ulurijnë”
(Accusation Records). Në të përfshihen dokumeta akuzuese të cilat rrëfejnë
barabarizmat masive të bëra nga Serbët në krahinat shqiptare të veriut jo më
larg se 80 vite më parë, ose më saktë rreth 30 vite më parë se të ndodhte lufta
e dytë botërore. Holokausti i parë Evropian është planifikuar dhe zbatuar nga
Serbia kundër popullit shqiptar. Leo Frondlih përshkruan ngjarjet nga mezi i
tetorit 1912 deri në marsin e vitit 1913. Në një periudhë kohe më pak se pesë
muaj ushtria dhe bandat çetnike serbe “egërisht dhe në mënyrën më antihumane që
ka shfaqur ndonjëherë çizmja e pushtuesit, bëri barbarizma që nuk kanë të përshkruar.
Me qindra e mijëra burra të paarmatosur, të therur, gra të përdhunuara, pleq të
mbytur, me qindra gra të djegur dhe të rrafshuar për tokë”. Gjatë luftërave
evropiane të shekullit të XVIII dhe XIX , nuk ka pasur asnjëherë synime për
shfarosjen kolektive të ndonjë kombi. Në rastin më të keq, një vend orvatej për
të pushtuar një vend tjetër. Përpara luftës serbe kundër shqiptarëve më 1912,
askush nuk është përpjekur për të zhdukur një popull të tërë. Në vitin 1912,
kur mbi shqiptarët po ndodhte katastrofa e madhe, Frojndlih kishte një
parandjenjë se sundimi serb kundër ekzistencës së një kombi të tërë, kishte
përmasat e një sinjali historik. Ai ishte i vetëdijshëm se ky kthim i papritur
kundër qytetërimit dhe shpirtit human, siç kishte nisur Serbia nuk do të
venitej aspak në të ardhmen, në qoftë se bota nuk do të ndëshkonte popull në
mënyrë të menjëhershme.
Freundlih përshkruan masakrimin e shqiptarëve
Mënyra sesi ushtria serbe, veproi më 1912-1913 ndaj shqiptarëve gjatë luftës
ballkanike, përbën edhe rastin e parë të një zhdukje masive të një populli nga
një popull tjetër. Megjithëse Mbretëria Serbe u njoftua se Komisioni
Ndërkombëtar i kufijve, menjëherë sapo situata të qetësohej do të niste punë
për përcaktimin e kufijve, ushtria e këtij shteti nuk i njohu paralajmërimet e
fuqive të mëdha dhe vazhdoi pushtimin e territoreve jo serbe. Më 22 tetor të
vitit 1912, këmbësoria serbe pushtoi qytetin e Prishtinës në Kosovë. Më pas ajo
vazhdoi sulmin në dy drejtime. Nga krahu i Shkupit dhe tjetri nga Prizreni për
tu futur në drejtim të luginës së Drinit të Zi. Pas një muaji, më 20 nëntor
1912 serbët pushtuan edhe gati gjithë Shqipërinë e veriut dhe më 29 nëntor 1912
pararoja e kësaj ushtrie u vendos në Durrës. Lufta e serbëve kundër
shqiptarëve, nuk kishte karakter pushtues, por shumë më tepër. Ajo mori
karakterin e spastrimit etnik, dhe synonte që brenda një kohe të shkurtër ti
tregonin Botës se shqiptarët qenë zhdukur nga Ballkani. Pikërisht për këtë
arsye eta i quanin shqiptarët turq dhe me këtë justifikim ose i shpërngulnin
ose i masakruan. Frojdlih i përshkruan masakrat e serbëve në vjeshtën e vitit
1912 – pranverën e ’13 në trojet shqiptare, Kosovë, Maqedoni kështu: “Me qindra
e mijëra kufoma të masakruara notonin në rrjedhat e lumenjve. Ata që mundin ti
shpëtonin sëmundjeve, urisë, plumbave të pushkëve të këmbësorisë dhe gjyleve të
artilerisë serbe, grumbulloheshin në vende të caktuara dhe u jepej nga një
plumb kokës. Më zi e pësonin ato që fshiheshin në shtëpitë e tyre. Pas
kontrolleve të imta që bëheshin për plaçkitje dhe florinj, gjendeshin lehtë dhe
thereshin si berrat. Torturat më të mëdha i pësonin gratë shqiptare, të cilët
përdhunoheshin, lidheshin më pas, bëheshin kapicë, mbuloheshin me kashtë dhe
digjeshin të gjalla. Në rast se ata ishin shtazana, ju çahej barku me bajonetë
dhe pasi u nxirrej fëmija nga barku vendosej në majë të bajonetës apo të
hunjve. Pas masakrimit serbët pinin vere, këndonin dhe hidhnin valle. Kishte
raste që ata gjatë therjes mblidhnin gjakun në kupa dhe e hapnin gostinë me
të”.
Pas krimeve, Edit Durham nis e urren serbët
Gjatë kohës që në Shqipërinë etnike, shqiptarët masakroheshin në shtëpitë e
tyre, anglezja Mery Edit Durham, punonte për “Macedonia Relief Organisacion”.
Kur shkeli për herë të parë në Ballkan, historiania dhe antropolog’ja Angleze
ishte admiruese e popullit serb, si shumë njerëz të tjerë në perëndim. Por siç
vëren anëtari i Parlamentit Anglez Aubrey Hernert “ishte vetëm mizoria e
serbëve që e ktheu dashurinë e saj në përbuzje”. Pas masakrave të njëpasnjëshme,
ajo vendosi të dalë hapur kundër serbo-malazezëve: ” E mbështolla medaljen e
florinjtë që ma kishte dhënë Krajl Nikolla duke e bërë të qartë se nuk mund të
pranoja një medalje nga ata që kishin miqësi me Abdul Hamidin dhe merrnin
dekoratat dhe paret e tij. Unë e kam kuptuar, i shkruan Durham krajlit Malazez
se pasuesit e tu, janë shumë më mizorë sesa turqit, dhe unë nuk mund ta mbaj më
për asnjë çast dekoratat e përlyer me gjak të pafajshmish”. Vendimin e saj ajo
ai komunikoi shtypit anglez dhe austriak. Meqenëse nuk kishte mundësi për të
takuar Mbretin ser Petër, ajo i tha shtypit anglez se do të ruante rastin e
përshtatshëm për t’ia kthyer urdhrin e “Shën Savës” që në takimin e parë.
Të dhëna mbi shqiptarët, para masakrave serbe Ami Bue, botanist, gjeograf dhe gjeolog Francez, i lindur në qytetin Hamburg të Gjermanisë në fillim të Shekullit të XIX, gjatë viteve 1836 –37 ndërmori një udhëtim në Ballkan, i cili në atë kohë i përkiste Perandorisë së madhe Turke. Pas kthimit në Gjermani më 1840, Bue përmblodhi në katër volume, secili me nga 400 faqe të mëdha, përshtypjet e tija të udhëtimit në Evropën Juglindore. Saktësia shkencore e tij, pati një vlerësim të jashtëzakonshëm edhe nga vetë serbët . Akademiku Aleksandër Beliç shkroi se “Librat e Buesë janë një enciklopedi e vërtetë, e cilat nuk mund të krahasohen nga saktësia me asnjë botim tjetër të këtij lloji”. Sipas shkencëtarit, Serbia në gjysmën e parë të shekullit të XIX ka pasur më pak se 900 mijë banorë, kurse Shqipëria mbi 1 milionë e 600 mijë banorë. Në analizat e tij gjeografike Shqipëria etnikisht e pastër ka qenë një hapësirë me rreth 180 mijë kilometra katrorë. Në gadishull- gjithmonë sipas tij – kishte shumë më tepër Shqiptarë sesa Grekë dhe së paku dy herë më shumë shqiptarë sesa Serbë.
Kronologjia e krimeve serbe ndaj shqiptarëve Pranverë 1912 : Rreth 6 mijë familje shqiptare shpërngulen me forcë nga zona e Nishit në drejtim të Turqisë. Po në këtë kohë nisin masakrat e malazezëve në krahinat shqiptare të Hotit e Grudës. 12 nëntor 1912: “Dejli Chronicle” shkruan se 2 mijë shqiptarë në krahinën shqiptare të Shkupit dhe 5 mijë në afërsi të Prizrenit janë therur në mënyrë masive. Dhjetor 1912 – Gazeta pariziene “Humanite” shkruan se në Drenicë dhe Palikurë u mbytën të gjithë banorët. Në këtë vend është zbuluar një vargan varresh masive, një pjesë e të cilëve si gurë varri kanë kafka njerëzish. Në fund janë varret e atyre që janë djegur të gjallë. Gjatë masakrave 31 fshatra dhe qytete shfarosen krejtësisht. 1913 : Masakrohen 300 shqiptarë në krahinën e Lumës. Gazeta gjermane FRANGFURTER ZEITUNG shkruan se fëmijët u dogjën në kashtë në sy të prindërve, dhe më pas u masakruan prindërit me batare pushkësh dhe bajoneta Pranverë 1945- vriten 40 mijë shqiptarë në krahinë e Kosovës, me pretekstin ser ishin antikomunistë dhe të shitur në perëndim. 1930 – përfundon asimilimi me forcë i gjithë shqiptarëve të Sanxhakut 1949-50- Largohen forcërisht nga zonat kufitare Kosovë Lindore serbi rreth 300 mijë shqiptarë, pas një marrëveshje turko-jugosllave. 1989- Helmohen në sholla fillore nga ushtria serbe mbi 6000 fëmijë të vegjël shqiptarë. Mars 1998, masakrohen 32 banorë të fshatit Raçak në Kosovë Mars – Qershor 1999, gjatë luftës në Kosovë, përzihen nga shtëpitë e tyre 1 milionë shqiptarë dhe vriten mbi 12 mijë gra, burra, fëmijë dhe pleq. 2000 -Kosova Lindore ( Preshevë, Medvegjë – Bujan), vazhdon të mbetet e pushtuar prej Serbisë, nën shtetërrethim. Mbi 300 shqiptare janë vrarë nga vera e vitit 1999 deri në verën e vitit 2000 në këtë krahinë. /KultPlus.com
Një denoncim i ashpër dhe i qartë ndaj maskilizmit shpesh të fshehur pas traditave. Bëhet fjalë për filmin e ri të regjisores maqedonase Teona Strugar Mitevska, “Zoti ekziston dhe emri i saj është Petrunija” mes të favorizuarve në Berlinalen e 69-të.
Nicola Falcinella
Njëzet e gjashtë vjet pas “Luanit të artë në Venecia për “Para shiut të Milcho Manchevsky-t, Maqedonia është ndër favoritët e mundshëm për të fituar një tjetër vlerësim në një festival të madh kinemaje. Kandidat është “Gospod postoi imeto i’ e Petrunija” (Zoti ekziston dhe emri i saj është Petrunija) i Teona Strugar Mitevska, i konsideruar si një ndër filmat më të mirë të edicionit të 69-të të Berlinales. Ndër “rivalët” më të mëdhenj kritika vlerëson “La paranza dei bambini” një film i arrirë i Claudio Giovannesi-t bazuar në librin e Roberto Savianos, francezin “Grâce à Dieu” të François Ozon dhe filmin mongolo-kinez “Öndög” të Wang Quan’an, i cili në 2007-ën arriti të triumfojë me “Il matrimonio di Tuya”.
E mrekullueshmja dhe shumë e vendosura Petrunija, e diplomuar në histori nuk arrin të gjejë punë në qytetin e Stip, ndaj futet në telashe pasi ka bërë atë që një grua nuk duhet të bëjë. Protagonistja ndërsa fitoi të drejtën e një interviste pune me pronarin e një fabrike tekstili në zonë. Pasi ai e konsideroi si të papërshtatshme qoftë për punën manuale, ashtu edhe në pozicionin e sekretares e ngacmon, duke e ofenduar në vazhdimësi. Gjatë kthimit për në shtëpi ajo has një ceremoni ortodokse, në vijim të së cilës Papa hedh në lumë një kryq dhe pret që burrat e rinj të shkojnë për ta rimarrë. Duke parë se asnjë nuk po arrin të shkojë në pikën ku kryqi ka rënë, Petrunija hidhet pa hezitim për ta rikuperuar objektin e shenjtë.
E kontestuar nga meshkujt e zhgënjyer, e më pas e shoqëruar në kazermë, ajo tregon edhe aftësinë për t’iu përgjigjur akuzave, duke guxuar të flasë edhe për fakte ligjore e religjioze, që i japin mundësinë të mbrohet. Ndërkohë ngjarja e filmuar bëhet virale në internet dhe tërheq vëmendjen e një gazetari televiziv, ndërsa jashtë zien protesta. Me përdorimin efikas të ironisë, por pa evituar stereotipin ballkanik të tragjikomikut, “God Exists, her name is Petrunya” është më i miri i pesë filmave të gjatë, pothuajse të gjithë të prezantuar në Berlinale (“How i killed the saint”, “I’m from Titov Veles” dhe “The Woman who brushed off her tears”), i Strugar Mitevska, që është njëherazi motra e aktores Labina Mitevska, e cila interpreton në “Para shiut” dhe që këtu luan rolin e gazetares. Një film i kohëzuar më mirë, i shkruar me kujdes, ku ndihet dora e bashkëskenaristes boshnjake Elma Tataragić, bashkëpunëtores së mëhershme të Aida Begić.
Filmi është një denoncim i ashpër dhe i qartë i maskilizmit shpesh të fshehur pas traditave, duke nënvizuar ndryshimet mes dogmave dhe zakoneve. Kandidon për një çmim të rëndësishëm, si “Ariu i artë”, ku protagonistja Zorica Nusheva, është e nominuar si “Aktorja më e mirë”. /KultPlus.com
Deputeti i i Kuvendit të Sllovenisë ka dhënë dorëheqje nga ky post vetëm pak orë pasi u ka treguar kolegëve të vet pa fshehur gjë se kishte realizuar “një eksperiment shoqëror”, duke shmangur arkën e shitore aty afër ndërtesës së Parlamentit, ku kishte marrë një sandviç, raportojnë mediat, transmeton Koha.net.
E gjitha kishte nisur të mërkurën, kur deputeti i partisë së kryeministrit, Darij Krajçiç, gjatë debatit në Këshillin e Kuvendit rreth mekanizmave të kontrollit të produkteve ushqimore, duke dashur ta kthjellë atmosferën, tha se mekanizmi i kontrollit ndikon mirë nëse të gjithë i përmbahen, por mbikëqyrjes gjithmonë i ikë nga diçka dhe mendimin e tij e ilustroi me një anekdotë bizare, raportojnë mediat e atjeshme.
Ai tha se po e denonconte vetveten publikisht meqë në shitoren aty afër kishte “përvetësuar një sandviç” dhe i pavërejtur kishte shmangur arkën.
“Prita të paguaj, sigurisht disa minuta, por atje në pult ata po bisedonin, ndërsa mua askush nuk ma vari kujdesin. Për këtë shkak unë dola pa paguar. Dhe askush nuk më ndoqi ndonëse ka aq shumë videokamera për mbikëqyrje”, ka thënë Krajçiç, që është doktor i pylltarisë dhe docent në Universitetin e Lubjanës, i cili para kësaj kishte drejtuar Entin Shtetëror për Mbrojtjen e Natyrës.
Kolegët në Këshillin parlamentar kishin kujtuar se ishte fjala për ndonjë barcoletë të pakripë.
Ndonëse para gazetarëve kishte deklaruar se nuk bëhej fjalë për mahi por për një vjedhje të vërtetë virtuale, përkatësisht “eksperiment shoqëror” dhe se më vonë e kishte paguar sandviçin dhe se u kishte kërkuar falje arkëtarëve të shitores, Krajçiç vetëm pak orë më vonë bëri publike se ka dhënë dorëheqje nga mandati i deputetit. Dorëheqja është miratuar, ndërsa në Kuvend do ta zëvendësojë një anëtar tjetër i partisë së kryeministrit slloven, transmeton Koha.net.
Këngëtaren shqiptare Rita Ora si duket plot kanë nisur ta sulmojnë në rrjetin social Instagram.
Ajo sot, në Ditën Ndërkombëtare të të Dashuruarve, ka
postuar një fotografi ku në bluzën e saj shihen duke u puthur dy meshkuj.
Ajo ka shkruar “Duajeni kë të doni” ndërsa shqiptarët duket
se janë irritur, ndërsa të huajt si zakonisht, më rrallë irritohen prej pamjeve
të tilla.
Rita gjithmonë ka qenë përkrahëse e dashurisë mes personave të gjinisë së njëjtë dhe këtë e ka treguar në koncertet e saj por edhe me veshjet e saj, njëjtë sikur kjo bluzë.
Qendra Multimedia dhe ekipi i shfaqjes “55 shades of gay” janë tronditur nga komenti fashist i Xheladin Krasniqit, i cili është një zyrtar i Ministrisë së Drejtësisë.
Luan Durmishi këtë e quan një kërcënim nga një zyrtarë i lartë shtetëror
ndaj lirive themelore.
“Kërcënimet nga zyrtarë të lartë shtetëror ndaj lirive themelore, në prag të përvjetorit të Pavarësisë. Prerje kokash dhe thirrje për shfarosje ndaj komunitetit LGBT dhe të artistëve, të cilët edhe tek ne si kudo në botë janë në vija të para të mbrojtjes së lirive të të gjithëve. Në këtë rast si artist performues në shfaqjen e Qendrës Multimedia “55 shades of gay” së bashku me kolegët e mij, jemi të shokuar se akoma ekzistojnë kësi lloj personash nëpër institucione, të cilat do të duhej të na shërbenin në mbrojtjen e lirive të të gjithëve. Edhe në kohën e Millosheviqit artistët kanë qenë të kërcënuar për idetë dhe veprat e tyre për lirinë. I bëjë thirrje prokurorisë që ta merr shumë seriozisht këtë kërcënim.”, ka thënë Durmishi. /KultPlus.com
Organizatat Qendra për Barazi dhe Liri – CEL dhe Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore – CSGD, dënojnë ashpër gjuhën e përdorur nga ana e Zyrtarit të Ministrisë së Drejtësisë Xhelajdin Krasniqi. Krasniqi ka cilësuar personat LGBTI si degjenerim të skajshëm, thirrje për vrasje dhe përdhunim të personave LGBTI.
“Uuuuu çfarë degjenerimi i skajshëm. E shpat e bi bre. Mir ishkon pra se me ju hjek koken me ja u rras shpaten ne b****”
Kjo deklaratë publike e Xheladin Krasniqit është
nxitje dhe përhapje e urrejtjes ndaj personave LGBTI dhe si e tillë është vepër
penale e dënueshme me Kodin Penal të Kosovës. Pëveç kësaj, deklarata homofobike
e Xheladin Krasniqit është jashtëzakonisht fyese ndaj personave LGBTI. Prandaj
CEL dhe CSGD do t’i shfrytëzojë të gjithë hapat ligjor për ta mbajtur
përgjegjës Xheladin Kransiqin për deklaratën e dhënë.
“CEL dhe CSGD dënojnë çfarëdo gjuhe të urrejtjes që i
drejtohet personave LGBTI apo cilit do komunitet tjetër që jeton në Kosovë dhe
gëzon mbrojtje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet tjera në fuqi.
Të gjithë zyrtarët e Qeverisë së Kosovës dhe institucioneve tjera publike që shpërndajnë gjuhë të urrejtjes duhet të japin llogari dhe të mbahen përgjegjës për deklaratat e tilla. Punonjësit e institucioneve publike marrin pagë nga taksat e qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe duhet të kryejnë detyrën e tyre në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës të cilat sanksionojnë gjuhën e urrejtjes dhe diskriminim dhe promovojnë gjithëpërfshirjen dhe tolerancë. Prandaj përgjegjësia dhe llogaridhënia e këtyre zyrtarëve duhet të jetë në nivel më të lartë. Ne kërkojmë që Ministria e Drejtësisë të ndërmarrë masa disiplinore të menjëhershme ndaj Xheladin Krasniqit për deklaratën e dhënë.”, thuhet në komunikatë. /KultPlus.com
Filmi “Nëntor i Ftohtë”, me regji nga Ismet Sijarina dhe me producent Fatmir Spahiun do të jetë pjesë e festivalit “Kosmorama Trondheim International Film Festival”, shkruan KultPlus.
“Miq që jetoni ne Norvegji, filmi “Nentor i ftohte” do te jete pjese e festivalit te madh “Kosmorama Trondheim International Film Festival. Ne linkun e meposhtem i keni informacionet e nevojshme!”, kanë shkruar në faqen zyrtare të filmit.
Filmi përcjellë Fadilin, i cili punon si arkivist në një
ndërmarrje shtetërore, në Kosovën e fillim viteve ’90, dhe duhet të zgjedhë mes
dy opsione të gabuara! Në këtë mënyrë ai, jashtë vullnetit dhe dëshirës së tij,
“gëlltit” turpin, ballafaqohet me imazhin e keq dhe duron presionin nga të
gjitha palët.
Projekti filmik “Nëntor i Ftohtë” është produksion i shtëpive
filmike Thumbs Up dhe Buka në bashkëprodhim me Albasky Film, AUDIOHAUS dhe
Ikone dhe është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Qendra
Kombëtare Kinematografike e Shqipërisë.
Në rolet kryesor paraqiten aktorët; Kushtrim Hoxha, Adriana Matoshi, Fatmir Spahiu Bufi, Emir Hadzihafizbegovic, Gordana Boban, May-Linda Kosumovic dhe Lum Veseli, ndërsa Skenari i shkruar nga: Arian Krasniqie Ismet Sijarina. Drejtor Fotografie Sevdije Kastrati, Montazher Vladimir Pavlovski, Muzika Jericho, Producent Fatmir Spahiu, Arian Krasniqi, Regjia Ismet Sijarina./KultPlus.com
“Komentet e tilla që nxisin urrejtjen dhe apelojnë për vrasje janë gjithmonë shqetësuese dhe duhet të merren seriozisht. Megjithatë, këto komente bëhen edhe më shqetësuese kur vijnë nga një zyrtar shtetëror dhe drejtohen ndaj artistëve. Ekipi i “55 shades of gay” e ka kuptuar seriozisht kërcënimin e zyrtarit të Ministrisë së Drejtësisë dhe në këtë kontekst ne duam të ftojmë prokurorinë që të hetojë këtë rast, këtë kërcënim publik. Në të njëjtën kohë, ne apelojmë në Ministrinë e Drejtësisë për të ndërmarrë masa ndaj zyrtarit të saj dhe të distancohet nga komentet e tilla fashiste. Një zyrtar si ky me mendime talebane e që thërret që “artistëve duhet hekur kokat me shpata” nuk duhet të ketë një vend në institucionet e Republikës së Kosovës”, është reagimi i postuar në Facebook.
Qendra Multimedia po ashtu ka ftuar ministrin e Ministrisë së Drejtësisë Abelard Tahiri, që të martën (19 shkurt) të marrë pjesë në këtë shfaqje në Teatrin Oda në Prishtinë./ KultPlus.com
Personalisht nuk më pëlqejnë festat kolektive në Tiranë. Edhe pse mendoj se është e vështirë të festosh bashkë me një qytet të tërë, por më tepër ngaqë nuk më pëlqejnë degët e thyera të mimozave pas festave thuajse pranverore apo pranverore. Mbushem me negativitet, kur shoh lloj-lloj mbeturinash festive të shpërndara shëmtuar kudo.Kolektivisht ende nuk dimë të sillemi apo festojmë, edhe pse nuk jemi njerëz të këqinj… Apo jo?
Por, kjo nuk do të thotë që ne nuk duhet të shfrytëzojmë mundësinë për të përmirësuar veten bashkarisht.Sot, është një nga ato ditët kolektive, kryesisht të kritikueshme. Presupozohet që dashuria të jetë një “festë private” dhe disi e përditshme, ama nuk shoh asgjë të keqe që njerëzit të kenë një ditë dedikuar asaj dhe të mblidhen në vende publike. Nëse duan, dash’shin!“Legjendat urbane” në Tiranë e lidhin gati përqesh’shëm Shën Valentinin me Liqenin.Vajzat dhe djemtë e “sofistikuar” gjatë gjithë ditës ironizojnë çiftet e kapura dorë për dore që ecin Rrugës së Durrësit, Kavajës a Dibrës. Ata pas disa hapash do të jenë tek Liqeni i cili duhet “TË MBAHET”. . . Shpesh përqeshen, se janë kombinuar keq me ngjyrat, teksa ata thjeshtë festojnë në mënyrën e tyre dashurinë po të tyren.
Po sikur ata të duhen vërtetë?Po sikur ajo grua apo vajzë të kënaqet aq shumë nga një lule mimozë, të cilën ia blen ai që dashuron tek një vogëlush, që është ngritur me natë për t’i mbledhur, të jetë më lumtur se ti? Se ti që për në mbrëmje ke prenotuar në një lokal luksoz me dikë që të blen lule me një pusullë, që ia ka shkruar shitësja apo se ti, që do kalosh gjithë ditën duke sharë fotografi “katunarësh”.Ka gra dhe vajza që mentaliteti apo varfëria nuk ua mundësojnë konceptin kapitalist të dashurisë. Ndaj në ditën e të dashuruarve dashurohen në sy të të gjithëve, kapur për dore dhe duke u fotografuar te liqeni. S’i fshihen njeriu, duken të pashqetësuara, se mos i shikon një tjetër i dashur. Mesa duket kanë vetëm një dhe atë e duan pa interes.
Lule mimozat kanë një aromë shumë të këndshme, kur këputen me kujdes dhe dashuria është mundësia e vetme për ta bërë Tiranën një vend më të mirë.Gëzuar njerëz, jetën në përgjithësi! /27.al/ KultPlus.com
Me romanin “The loneliest Girl in the universe” apo ne gjuhen shqipe “Vajza e vetmuar ne univers” autorja sjell një zhanër të ri të letërsisë duke kombinuar elementet e romancës me ato të fantashkencës. Në këtë mënyrë James iu servon audiencës një histori dashurie në hapësirë, ku Romy Silvers apo “Vajza e vetmuar ne Univers” informohet se një tjetër anije kozmike ka ngecur në gjithësi që ka vetëm një të mbijetuar dhe ky person është një djalë me emrin J. Romy është vajza e dy astronautëve të cilët nuk kishin mbijetuar në këtë mision. Të dy personazhet kryesore fillojnë të shkëmbejnë mesazhe përmes email-it dhe pas një kohe Romy fillon të bie në dashuri me J. Historia merr një kthesë tjetër të çuditshme kur ajo fillon të merr mesazhe nga planeti Tokë dhe përderisa anija kozmike Eternity afrohet, ajo kupton që vetmia nuk është i vetmi problem për atë.
Crazy Rich Asians- Kevin Kwan
Trilogjia e njohur nga autori amerikan me origjinë nga Singapori, lë shenjë tek audienca në gjithë botën për trajtimin e historisë së këtij romani. Edhe pse shpesh herë kjo vepër mund të duket si një klishe prapë se prapë duke lexuar atë të krijon një ndjenjë sikurse je pjesë e një karuseli që të jep ndjenja të përziera. Lexuesi mund të përjetoj përplasjen e dy kulturave të ndryshme, të kulturës aziatike dhe asaj amerikane ku dy personazhet kryesore Rachel Chu dhe Nicholas Young vendosin t’i kalojnë pushimet e tyre në vendlindjen e Nick-ut, në Singapor. Gjithashtu, duke lexuar përmes rreshtave mund të ndjejmë sensin e humorit të autorit e cila përçon pozitivitet tek audienca.
Committed nga Elizabeth Gilbert
Pas librit të njohur të autores Elizabeth Gilbert “Eat Pray Love”, ajo ka pushtuar zemrat e shume lexuesve me historinë e bazuar në jetën e saj reale. Ku këtë here ajo tregon historinë e Elizabeth dhe Felipe te dy te dërrmuar nga jeta dhe dashuria. Por, në fund të dy personazhet vendosin të thyejnë barrierat dhe të fillojnë të kuptojnë dashurinë më ndryshe dhe të jenë më mendje hapur ndaj njëri tjetrit.
LOVE POEMS-PABLO NERUDA
“Poemat e dashurisë” nga nobelisti Neurda shfaqin talentin e tij si artist, ku nga frazat e tij erotike që dikur ishin kategorizuar si diçka jo e moralshme, tanimë këto vargje konsiderohen si një thesar i çmuar nga lexuesit e gjithë botës. Gjithashtu, këto vargje konsiderohen si vargjet më pasionante të shkruara nga Pablo Neurda, të cilat I kishte shkruar në brigjet e Caprit ne Itali përkrahë dashurisë së tij Matilde Urrutia.
Kahlil Gibran’s Little Book Of Love – Neil Douglas Klotz
Kjo përmbledhje e edituar nga Douglas Klotz përfshin aforizmat, tregimet dhe poezitë ku pikëpamjet e Kahlil Gibran për dashurinë prekin shumë sfera të jetës. Kahlil Gibran përshkruan ndërthurjen e jetës dhe dashurisë, si dhe vështirësitë që këto dy elemente sjellin. Botuesi së bashku me editorin kanë zgjedhur 90 veprat e Gibran për t’iu ofruar lexuesve një pikëpamje tjetër kundrejt dashurisë dhe jetës. E gjitha kjo kryevepër është e ndarë në katër pjesë: Zanafilla e dashurisë, Maskimi i dashurisë, Të gjitha marrëdhëniet tona, si dhe Kuptimi i idesë se çfarë mund të ketë përtej dashurisë. Një libër informues, sqarues dhe inspirues dhe një dhuratë ideale për atë person që ju dashuroni!
Essays in love- ALAIN DE BOTTON
Alain De Botton, një autor dhe filozof Zviceran nëpërmjet esesë përshkruan se njeriu kurrë nuk dëshiron të ketë më shumë fat sesa në dashuri. Me këtë fjali bëhet edhe hapja e këtij libri, një trillim simpatik për dashurinë por i cili është edhe lëndues e here here edhe shkatërrimtar duke shpjeguar grackat që ajo krijon.
LOVE POEMS-CAROL ANN DUFFY
Poetja nga Glasgow Carol Ann Duffy është e njohur për pozitë e saja dedikuar dashurisë. Ajo citon se “ pjesa më e madhe e veprave të mia I janë kushtuar dashurisë, sepse qëllimi i shumë autorëve ndër shekuj ka qenë që ta zbulojnë mënyrën më të mire për të përshkruar, zbulojnë,dhe ta festojnë dashurinë. Duke përshkruar atë si një nga përvojat më të jashtëzakonshme dhe më të rëndësishme të jetës sonë.
THE UNIVERSE OF US-LANG LEAV
Tek libri “The universe of Us” apo në gjuhen shqipe “Universi jonë” autorja Lang Leav përshkruan yjësitë dhe gjithësinë në këtë përmbledhje poezish. E inspiruar prej universit autorja shkruan për dashurinë dhe dhimbjen që shkakton ajo, për shpresën dhe për dashurinë e humbur dhe atë të fituar.
RRJEDHA E DASHURISË – AlAIN DE BOTTON
Libri i Alain De Botton “Course of Love” apo në gjuhën shqipe “Rrjedha e dashurisë” trajton temën e dashurisë ku sipas New York Times “Dashuria është tema që i përputhet më së miri stilit aforistik dhe psikologjik të de Botton; në këtë roman, de Botton shpalos aftësinë e tij për të “përkthyer” në letërsi shpreh, metodat dhe pasiguritë tona.”
Dashurologjia- Bruno Shimlesha
Dashurologjia është një nga librat më të shitur të autorit kroat Bruno Shimlesha. Dashurologjia do të përbëjë një derë të panjohur për në këtë botë kaq magjepsëse e mbresëlënëse ku pluskon dashuri nga çdo gjë por në kuptimin më thelbësor e të gjerë të këtij termi kaq universal të dashurisë në çdo formë dhe mishërim Sikurse edhe autori Shimlesha e përkufizon dashurinë si përjetim të jetës dhe vetëm atëherë kur dashurojmë arrijmë të kuptojmë se kurrë nuk jemi ndarë nga thelbi jonë.
5 GJUHËT E DASHURISË – GARY CHAPMAN
Mes ngarkesës në punë dhe ditëve të vështira, shpesh harrojmë të shprehim dashuri. Harrojmë të themi fjalë vlerësuese, të bëjmë dhurata pa arsye dhe të falim përqafime më të gjata. Fjalët “të dua” I themi rrallë ose jo aq shpesh sa duhet. Ky libër ju mëson t’I thoni dhe ti dëgjoni mire këto fjale. Pa përdorur truke, pa psikanalize por duke mësuar ta flisni dashurinë me gjuhën e bashkëshortit apo bashkëshortes tuaj.
DYZET RREGULLAT E DASHURISË—ELIF SHAFAK
Ela Rubinsteini është dyzet vjeçe dhe martesa nuk duket e lumtur. Merr një pune nga një agjenci botimi,ku duhet te shkruaje një raport pasi te lexoje librin’’ Blasfemi e ëmbël’’, një roman I shkruar nga Aziz Zahara. Elen e përpijnë tregimet për Shamsin e Tabrizit në kërkim të Rumiut dhe roli i dervishit në shndërrimin e klerikut të famshëm, por aspak të lumtur, në një poet pasionant dhe mbrojtës të dashurisë. Por ajo nis t’i zbatojë edhe vetë mësimet e Shamsit apo rregullat që flasin për një filozofi të lashtë mbështetur në bashkëjetesën mes njerëzve e kulturave si dhe praninë e dashurisë brenda secilit prej nesh. Duke lexuar, ajo bindet përherë e më shumë se historia e Rumiut i ngjan historisë së jetës se saj dhe autori Zahara I ngjan Shamsit të dikurshëm , duke e çliruar.
TI JE E NESËRMJA – BRUNILDA ZLLAMI
Ti je e nesërmja është një libër për miqësinë, dashurinë, iluzionet dhe shpresën. Një libër për rrugëtimin e jetëve qe përsosen pikërisht nga vështirësitë, sfidat, rrëzimet e ngritjet. Është përpjekja për te ruajtur atë që është vetvetja, për të mos u deformuar në shpirt nga rrebeshet me të cilat përballesh. Është , mbi të gjitha, ëndrra e një te nesërmeje që s’mund të jetohet pa pasur pranë njerëzit që të kanë shoqëruar dhe kanë qenë pjesë e së shkuarës dhe se tashmes, ata që janë dhe mbetën gjithnjë pjese e jotja.
E BUKURA, LOZONJARJA, TOKËSORJA GRUA NGA DRITËRO AGOLLI
Autori shqiptar Dritëro Agolli e botoi këtë libër në 75 vjetorin e lindjes së gruas së tij Sadijes. Një përmbledhje poezish nga ai kushtuar dashurisë, me fjalët më prekëse dhe me të dashura që mund të thuren nga një autor. Duke lexuar këtë libër ju mund të ndjeni edhe udhëtimin e jetës së Agollit bashkë me Sadijen, ku në të njëjtën kohe ai ndjen frikë se jetës po i vjen fundi dhe se dashuria e tyre mund te përfundoj dita ditës, nëse vdes ai apo nëse vdes gruaja e tij.
MARTESA E LEJLES, SOTIRI DHE MITKA NGA FAIK KONICA
Në këtë libër përfshihen dy romane të Faik Konicës, “Martesa e Lejlës” dhe “Sotiri dhe Mitka”, të cilat deri pak kohë më parë e kanë pasur jetën e tyre në gjuhën frënge, ku autori ishte me pseudonimin “Jean de Kroia”. Falë punës kërkimore dhe përkthimit të bërë nga Fotaq Andrea, këto dy romane misterioze tashmë bëhen pjesë e letërsisë shqipe. Edhe këto dy romane rrisin vlerat e Konicës dhe shndërrohen ikona të letrave tona.
HAKMARRJA E KAZANOVES—MIRA MEKSI
Një ekspeditë historianësh të lashtësisë përndjekin misterin më të madh të jetës së Kazanoves, princit venecian të joshjes dhe njërit nga shkrimtarët më të mëdhenj te Rilindjes evropiane. Zbulimi I tij trondit jo vetëm biografitë e Kazanoves, por mbarë njerëzimin. Një tragjedi e padëgjuar pason….Kujtimi I ardhur befas nga fëmijëria zbulon një dashuri dhe një krim te vjetër pasioni.
DASHURIA E JETËS SIME—ANNA PREMOLI
Cila është ajo vajze që nuk do të ëndërronte të thellonte njohuritë ne profesion,duke shfrytëzuar rastin fatlum për te punuar një vit jashtë vendit? Pikërisht kjo mundësi e madhe I trokiti në derë edhe Medisonit, por promocioni i papritur i takoi të bëhej në anën tjetër të botës, në Koren e Jugut!
NJË GRUA NË PARIS—PAULA MCLAIN
Pas pothuajse një shekulli ka një arsye pse Brezi I Humbur dhe Parisi i viteve ’20 vazhdojnë të na magjepsin. Është një pikëtakim unik i kohës me vendin, i njerëzve me frymëzimin, i romancës me intrigën, i tradhtisë me tragjedinë. “Një grua në Paris” e sjell atë jetë përmes syve të Hedli Ricardson Heminguejit, e cila del nga hija e gruas së pare të autorit të njohur Ernest Heminguej dhe hyn në mendjen e lexuesit me aq bukuri e shkëlqim, sa ato ditë të jashtëzakonshme në Paris pas Luftës së Parë Botërore.
THE GREAT LIFE MAKEOVER-DANIEL MONTI & ANTHONY J Bazzan
Nëpërmjet librit “The Great Life Makeover” çiftet e ndryshme mund të krijojnë një jetë më të balancuar. Ekspertët e kësaj fushe si Dr. Daniel A. Monti and Dr. Anthony J. Bazzan janë ata të cilët ju ofrojnë lexuesve këto ndryshime në pamjen e jashtme dhe në jetën e tyre në përgjithësi.
THE SECRET RULES OF FLIRTING- GREENE
“The Secret Rules of Flirting” nga Greene është një libër I pasur me ilustrime dhe me këshilla rreth artit të flirtimit. Libri hapet me një thënie nga J.K. Rowling duke thënë “ Anything’s is possible if you got enough nerve” që në gjuhën shqipe do të thotë “Çdo gjë është e mundur nëse ke guxim të mjaftueshëm”. Do të thotë këshillat e autorit Fran Greene lidhen me këshillën e Rowling sepse nëse ke mjaft guxim për të shprehur ndjenjat e tuaja ndaj një personi atëherë ju duhet të kuptoni se cili është stili juaj në këtë fushë dhe pastaj ju mund të keni sukses. /Telegrafi/ KultPlus.com
Një zyrtar i Ministrisë së Drejtësisë, Xheladin Krasniqi, ka eskaluar me një koment në rrjetin social në Facebook. Ai ka thënë se komunitetit LGBTI-së duhet t’u hiqet koka më shpatë.
Ai ka eskaluar edhe më tej me komente të tjera banale.
“Uuuuu çfarë degjenerimi I skajshëm. E shpat e bi bre.
Mir ishkon pra se me ju hjek koken me ja u rras shpaten ne b****”, ka shkruar
ai teksa komenti i tij ka edhe shumë gabime drejtë shkrimore.
Ai ka komentuar në një postim të Qendrës Multimediale ku flitej për filmin “55 Shades of Gay” dhe për komunitetin LGBTI. /KultPlus.com
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka dekoruar këngëtarin Ilir Shaqiri me titullin “Nderi i Republikës së Kosovës” .
Përmes llogarisë së tij në Facebook, presidenti Thaçi ka dhënë lajmin për dekorimin e këngëtarit.
“Shumë dëshmorë dhe heronj të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë përjetësuar në këngët e tij. Artistin e mirënjohur, Ilir Shaqiri, sot e dekorova me titullin “Nderi i Republikës së Kosovës”. Ai dha kontribut të madh në kultivimin e këngës me motive patriotike!”, ka shkruar Thaçi./ KultPlus.com
Shën Valentini është një shenjtor gjerësisht i njohur, që ka jetuar në shekullin e tretë në Romë, i cili përkujtohet në datën 14 shkurt.
Ai është lidhur që nga mesjeta me simbolin e dashurisë së sinqertë. Asgjë nuk dihet me siguri për të, përveç faktit që quhej Shën Valentin dhe se vdiq më 14 shkurt në rrugën “Flaminia” në veri të Romës.
Sot, Dita e Shën Valentinit është një ditë feste në komunitetin e besimit anglikan dhe në atë protestant. Kisha Ortodokse e feston ditën e priftit Shën Valentin më 6 korrik, ndërsa ditën e martirit Shën Valentin më 30 korrik. Dita e Shën Valentinit festohet në shumë vende të botës edhe pse është një ditë pune. Kjo ditë u lidh fillimisht me dashurinë nga vargjet e Xhefri Kaucer në mesjetë, kohë kur lulëzoi tradita e romancës. Simbolet e ditëve të sotme për Shën Valentinin janë zemrat, pëllumbat dhe engjëlli Kupid. Në shekullin e 19, dedikimet për Shën Valentinin jepeshin përmes kartolinave, të cilat u bënë shumë popullore.
Fakte historike
Shumë martirë të krishterë quheshin Valentin. Valentinët e martirizuar më 14 shkurt janë Valentini i Romës dhe Valentini i Ternit. I pari ishte një prift në Romë, i cili u martirizua në vitin 269 pas Krishtit dhe u varros në rrugën “Flaminia”. Në bazilikën “Santa Maria in Cosmedin” gjendet e ekspozuar kafka e Shën Valentinit së bashku me një kurorë me lule. Relike të tjera të tij gjenden në bazilikën “Santa Prassede” dhe në kishën “Carmelite” në Dublin të Irlandës. Valentini i Ternit u bë peshkop në Interamna (Terni i sotëm), në vitin 197 pas Krishtit dhe thuhet se është martirizuar gjatë persekutimeve të perandorit Aurelian. Ai është varrosur gjithashtu në rrugën “Flaminia”, por në një vend të ndryshëm nga ai i Valentinit të Romës. Reliket e tij gjenden në bazilikën “Saint Valentine” në Terni. Enciklopedia katolike përmend gjithashtu një shenjtor tjetër të quajtur Valentin, i cili përmendet në martirizimet e hershme të datës 14 shkurt.
Ai u bë martir në Afrikë bashkë me disa të tjerë, por nuk dihen më shumë fakte rreth tij.Legjenda e Shën Valentinit të Ternit. Peshkopi Dimitri i Institutit Ortodoks të Kërkimeve shprehet se Shën Valentini ishte një prift në Romën e viteve 270, një kohë kur kisha ishte duke pësuar persekutime të mëdha. Detyra e tij ishte të ndihmonte të krishterët t’i shpëtonin persekutimit dhe t’u siguronte atyre rite si martesat, të cilat ishin të ndaluara nga Perandoria Romake. Të dhënat mbi Shën Valentinin ka mundësi të jenë shkatërruar në fillim të shekullit IV nga persekutimi i fundit dhe më i rëndi i të krishterëve.
Në shekullin V dhe VI u publikua një vepër e quajtur “Passio Marii et Marthae”. Në të pasqyroheshin histori të trilluara rreth martirizimit të Shën Valentinit dhe të shenjtorëve të tjerë. Kjo vepër deklaronte se Shën Valentini ishte persekutuar për shkak se ishte i krishterë dhe se ishte marrë në pyetje nga vetë Perandori Klaudi II. Ky i fundit ishte impresionuar nga Valentini dhe se kishte diskutuar gjatë me të, madje ishte përpjekur edhe ta bindte të kthehej në pagan, që në këtë mënyrë t’i shpëtonte jetën. Valentini kishte refuzuar dhe përkundrazi ishte përpjekur që ta kthente Klaudin në të krishterë dhe për këtë shkak ai ishte ekzekutuar. Përpara se të ekzekutohej, ai kishte shëruar vajzën e verbër të rojës së burgut Asterius.
Që prej kësaj mrekullie, vajza dhe dyzetekatër anëtarët e familjes së saj, kishin filluar të besonin tek Jezusi dhe ishin pagëzuar. Veç kësaj, Shën Valentini shquhej edhe për martesat e paligjshme që u bënte ushtarëve, të cilët e kishin të ndaluar të martoheshin. Perandori Klaudi II e kishte ndaluar këtë, në mënyrë që të rriste ushtrinë e tij, duke i bërë të mendonin se burrat e martuar nuk ishin ushtarë të mirë. Sipas legjendës, në mënyrë që t’i kujtonte ata për dashurinë e Zotit dhe për t’i nxitur të mbeteshin të krishterë të devotshëm, Shën Valentini kishte prerë nga pergamenët zemra dhe ua kishte dhënë ushtarëve dhe të persekutuarve. Kjo e dhënë cilësohet si origjina e zemrave të përhapura aq shumë në ditën e Shën Valentinit.Një vepër e mëvonshme shtonte një detaj, sipas të cilit Papa Julius I ndërtoi një kishë mbi varrin e tij, por ky detaj ngatërrohet me një tribun të quajtur Valentino, i ci li dhuroi tokë për të ndërtuar një kishë mbi të. Pavarësisht pavërtetësisë së këtij versioni, ai u huazua si i vërtetë dhe qarkulloi nëpër shekuj duke iu shtuar legjendës së Shën Valentinit.
Në mbrëmjen para ekzekutimit, Valentini shkoi kartolinën e parë të Shën Valentinit për vajzën e rojës së burgut, e cila nuk ishte më e verbër. Shprehja “Nga Valentini yt” e përdorur në atë letër, është e njohur ende dhe sot. Historia u bë e njohur në ditët e sotme nga publikimi prej kompanisë më të madhe të kartolinave amerikane dhe nga kanali televiziv i historisë. Xhon Foks, një historian anglez, shprehet se Shën Valentini është varrosur në Kishën Praxedes, në Romë, pranë varrezës së Shën Hippolytus. Ky version thotë se, sipas legjendës, Xhulia mbolli një filiz rozë bajameje në varrin e Shën Valentinit. Në ditët e sotme pemët rozë të bajames janë simbol i dashurisë dhe miqësisë së vërtetë.Ritet tradicionale romake, Lupercalia. Nuk ka prova që të lidhin Ditën e Shën Valentinit dhe festivalet tradicionale të Romës së lashtë, pavarësisht pretendimeve të disa autorëve. Burime bashkëkohore pretendojnë pà «r një lidhje mes festave të shkurtit greko-romake, të cilat, sipas tyre, kremtonin pjellorinë dhe dashurinë.
Nga ana tjetër, dita e Shën Valentinit nuk kishte ndonjë kuptim romantik derisa Xhefri Kaucer, një shkrimtar anglez, shkroi një poezi rreth Valentinit në shekullin 14. Lidhje të mëparshme përqendroheshin tek sakrifica, më tepër sesa tek dashuria dhe romanca. Në kalendarët e Athinës së lashtë, periudha e mesit të janarit dhe mesit të shkurtit ishte muaji i luanit, dedikuar martesës së shenjtë të Zeusit dhe Herës.
Në Romën e lashtë, Lupercalia ishte një festival vendas, që kremtohej nga data 13-15 shkurt dhe ishte një rit i lashtë i lidhur me pjellorinë. Alban Butler në veprën e tij “Jeta e shenjtorëve kryesorë” pretendon pa asnjë provë se në festën Lupercalia, burrat dhe gratë për t’u bërë çift shkruanin emrat e tyre dhe i fusnin në një enë qelqi, nga ku e kanë origjinën edhe letrat e sotme të dashurisë. Në të vërtetë, kjo praktikë u has në mesjetë dhe nuk ka lidhje as me Lupercalian dhe as me ditën e Shën Valentinit.
Shën Valentini në poezi. Lidhja e parë e Shën Valentinit me dashurinë ishte poezia “Parlement of Foules”, e shkruar në vitin 1382 nga Xhefri Kaucer. Vargu që e bëri këtë ditë të njohur ishte:“Për këtë ishte Dita e Shën Valentinit, kur çdo zog fluturonte për të zgjedhur partnerin e tij…”.Kjo poezi u shkrua për nder të përvjetorit të parë të martesës së Mbretit Rikardi II i Anglisë me Anën e Bohemisë. Kontrata martesore ishte firmosur më 2 maj 1381, por martesa e tyre u bë tetë muaj më vonë pasi ishin vetëm 15 vjeç. Lexuesit mendojnë se Kucer i referohej 14 shkurtit, Ditës së Shën Valentinit.
Nga ana tjetër, polemikat vazhdojnë me faktin se mesi i shkurtit nuk është koha e përshtatshme për çiftëzimin e zogjve. Ndaj studiues të tjerë mendojnë se Kraus po i referohej 3 majit, ditës së Valentinit nga Xhenova, prift i cili vdiq rreth vitit 307. Xhek Orç hedh hipotezën se Kaucer mund të jetë duke iu referuar periudhës së 23 shkurtit me kalendarin gregorian, kohë në të cilën disa lloje zogjsh fillonin çiftëzimin në Angli. Janë edhe dy autorë të tjerë, të cilët krijuan poezi rreth zogjve që zgjidhnin partnerët e tyre Ditën e Shën Valentinit, Xhon Gouer nga Britania dhe një luftëtar i quajtur Pardo nga Valencia. Deri më sot, nuk dihet me siguri se cili e bëri lidhjen e parë të Shën Valentinit me dashurinë dhe romancën.Shën Valentini në periudhën mesjetare dhe Rilindjen AnglezeDuke përdorur gjuhën e ligjit, Princesha Izabel e Bavarisë kishte ngritur një “gjykatë të dashurisë” në Parisin e viteve 1400. Festivali Bavarez i Shën Valentinit u themelua më 6 janar, në bazë të “Kartës së gjykatës së dashurisë”.
trajtonte kontrata dashurie, tradhti dhe dhunën kundër gruas. Gjyqtarët ishin të përzgjedhur nga femrat në bazë të leximit të një poezie. Nuk ka fakte të mjaftueshme historike për të vërtetuar këtë festival, ndaj shumë studiues mendojnë se ka mundësi të jetë një histori e trilluar nga princesha. Provat më të hershme të Shën Valentinit janë në shekullin XV me një poezi të shkruar nga Çarli, Duka e Orleansit për gruan e tij.
Në atë kohë Duka po mbahej i mbyllur në Kullën e Londrës, i zënë rob në betejën e Agincourt, të vitit 1415. Një tjetër rast ku përmendet Valentini është në letrat e Margarit Breus për burrin e saj të ardhshëm Xhon Paston. Ajo i shkruan “Valentini im i dashur dhe i mirë”. Shën Valentini përmendet me trishtim edhe nga Ofelia në veprën “Hamleti” (1600-1601).“Nesër është Dita e Shën Valentinit,Shumë herët në mëngjes…Do të vij në dritaren tënde të të lutem, Të më bësh Valentinin tënd”.— Uilliam Shekspir, Hamleti, Akti IV, Skena 5Xhon Don përdori legjendën e martesës së zogjve, si hapje të fjalimit për nder të martesës së Elizabetës, vajzës së Xhejmsit I të Anglisë me Frederikun V në Ditën e Shën Valentinit. Poema moderne që përmend Shën Valentinin janë vargjet e Geimër Xhurton.“Trëndafilat janë të kuq, vjollcat blu,Mjalti është i ëmbël dhe ti gjithashtu. Ti je e imja dashuri dhe un ë i yti jam; Kërkova Valentinin tim Dhe fati më solli tek ti”.
Shën Valentini në periudhën moderne
Në 1797-n, një botues britanik nxori në treg librin “Manuali i Shën Valentinit për djemtë”. Në të kishte vargje romantike për djemtë, që s’mund t’i krijonin vetë ato. Botuesi vazhdoi më tej duke prodhuar kartolina të gatshme për Shën Valentinin.
Në këtë mënyrë u bë e mundur dërgimi për herë të parë i kartolinave anonime, ku u shfaqën edhe vargje të lira, ndryshe nga epoka Viktoriane. Letrat e Shën Valentinit u bënë të famshme në Angli në fillim të shekullit XIX, kur filluan të prodhoheshin në fabrika. Letra në atë kohë mbështillej me shirita dhe dantellë. Rizbulimi i Shën Valentinit u bë në vitin 1840 nga një shkrimtar amerikan i revistës së përmuajshme “Grahm”, ku përmendej se Shën Valentini ishte bërë një festë kombëtare. Në Shtetet e Bashkuara prodhimet e para masive të kartolinave të Shën Valentinit u bënë në vitin 1847, nga Ester Howland. Babai i saj drejtonte një librari të madhe, vajza e tij, e nxitur nga festa angleze e Shën Valentinit, mendoi që të bënte të njëjtën gjë edhe në Amerikë. Kështu nisi të merrte materialin e nevojshëm të letrës së përdorur dhe shiritat zbukurues. Që prej vitit 2001, Shoqata e Kartolinave ka vendosur të ak ordojë çmimin “Ester Howland” për personin që shquhet si vizionar në fushën e krijimit të kartolinave.
Ëmbëlsirat e Shën ValentinitNë Britani është llogaritur se çdo vit, pothuajse gjysma e popullsisë shpenzon 1.3 miliard paund për Ditën e Shën Valentinit duke blerë kartolina, lule, çokollata apo dhurata të tjera. Numri i kartolinave të dërguara mendohet se arrin deri në 25 milionë. Në gjysmën e dytë të shekullit XX, praktika e dërgimit të kartolinave ndryshoi rrënjësisht mënyrën e të bërit dhurata. Nisën të dhuroheshin trëndafila dhe çokollata të paketuara në kuti në formë zemre. Në vitin 1980, industria e diamanteve filloi të reklamonte Shën Valentinin si ditën e duhur për të dhuruar stoli të çmuara.
Pink roses in vase with one orange rose.
Striped background.
Në ShBA u vlerësua se rreth 190 milionë kartolina dërgoheshin çdo vit. Gjysma e tyre u dhurohej pjesëtarëve të familjes, duke përfshirë edhe dërgimin e kartolinave shokëve dhe shoqeve të shkollës apo edhe mësueseve, të cilat llogariten të jenë personat që marrin më shumë urime, duke e çuar kështu numrin e kartolinave të dhuruara deri në 1 miliard. Me fillimin e mijëvjeçarit të ri dhe me përhapjen e jashtëzakonshme të internetit, po krijohen tradita të reja. Miliona njerëz tashmë përdorin mjetet dixhitale si kartolinat elektronike, ftesat e dashurisë apo kartolinat e printueshme. Në vitin 2010, është vlerësuar se janë dërguar rreth 15 milionë kartolina elektronike.
Shën Valentini nëpër botë.
Në Evropë, Shën Valentini festohet duke dërguar kartolina, lule, çokollata dhe dhurata të tjera. Në Danimarkë dhe Norvegji, Shën Valentini nuk festohet me përmasa të mëdha, por ka nga ata që e festojnë thjesht duke ngrënë një darkë me partnerin e tyre.
Në Suedi, Shën Valentini quhet “Dita e Zemrave” dhe ka filluar në vitin 1960 e nxitur nga kompanitë e luleve. Nuk është një festë zyrtare, por njihet për shitjet e mëdha të kozmetikës dhe luleve.
Në Finlandë dhe Estoni, Dita e Shën Valentinit quhet “Dita e miqve” dhe festohet më tepër në aspektin miqësor dhe jo në atë të romancës.
Në Amerikën Latine, Shën Valentini njihet si “Dita e dashurisë dhe miqësisë” dhe festohet duke shprehur mirënjohje te personat e dashur.
Në Korenë Jugore dhe Japoni, femrat i dhurojnë çokollata meshkujve më 14 shkurt dhe meshkujt u dhurojnë atyre ëmbëlsira pa çokollatë më 14 mars, një ditë feste e quajtur “Dita e Bardhë”. Në “Ditën e Zezë”, e cila festohet më 15 prill, personat që nuk kanë marrë asnjë dhuratë, festojnë ditën e beqarëve, duke ngrënë një pjatë me makarona të zeza.
Në Kinë, burrat u dhurojnë çokollata dhe lule grave që dashurojnë. Dita e Shën Valentinit nuk festohet më 14 shkurt, pasi është shumë pranë Vitit të Ri Kinez.
Young couple celebrating Valentine’s Day at home
Shën Valentini në Kinë festohet ditën e shtatë të muajit të shtatë, në festivalin “Qixi”.Sipas legjendës, në këtë ditë u lejua një bari të martohej me një shërbëtore.
Në Indinë e lashtë, kjo festë bëhej në përmbajtje të një tradite të vjetër të adhurimit të perëndisë së dashurisë Kamadeva, duke gdhendur monumente me skena dashurie apo duke shkruar librin e famshëm të artit të dashurisë “Kamasutra”.
Në ditët e sotme, besimi islamik dhe ai hindu propagandon të shmangen festa të tilla si Shën Valentini, pasi cilësohen si tradita të huaja që ndikojnë në humbjen e kulturës vendase. Në Iran, ekziston një festival dashurie i quajtur “Esfandegan”, i cili vjen si traditë e kulturës perse dhe që duket se nuk ka të bëjë me Shën Valentinin e sotëm.
Në Izrael, tradita e lashtë e Tu B’Av është kthyer në ekuivalentin e Shën Valentinit. Festohet në ditën e 15 të muajit gusht. Mesa duket, në vendin çifut ka lindur një festë e re e ngjashme me Shën Valentinin, ku festohet dashuria dhe propozohet për martesë.
Në Arabinë Saudite, në vitin 2011, u ndaluan shitjet e dhuratave të Shën Valentinit, duke e cilësuar atë si një festë kristiane. E njëjta gjë ndodh edhe me Pakistanin, Iranin dhe Malajzinë, ku komuniteti mysliman e nxit shoqërinë të mos e pranojë dhe festojë Shën Valentinin, sepse sipas tyre është e papërshtatshme për myslimanët.
Kuriozitete
Femrat blejnë rreth 85 për qind të dhuratave për Shën Valentin.
Mësuesit marrin më shumë kartolina për Shën Valentinin, ndjekur nga fëmijët, nënat, gratë, të dashurat dhe kafshët.
Dhurata më e bukur e Shën Valentinit është Taxh Mahali, e ndërtuar prej perandorit mysliman Shah Xhahan, për nder të gruas së tij të vdekur.
Çdo Shën Valentin, në Verona të Italisë, në ballkonin e Zhulietës dërgohen një mijë letra dashurie.220.000 mijë propozime për martesë bëhen zakonisht çdo Shën Valentin.
Në Amerikë, 64 për qind e meshkujve nuk bëjnë plane për Shën Valentin me të dashurat e tyre jashtë martesës.
Rreth 110 milionë trëndafila të kuq dhe një miliard çokollata shiten dhe dërgohen gjatë tri ditëve para festimit të Shën Valentinit./ koha.net/ KutlPlus.com