Tringa Rexhepi është këngëtarja e cila këndon për 15 vite me radhë në të gjithë Kanadanë dhe në mbarë botën. Ajo sjellë thellësi dhe pasion në muzikën e saj, shkruan KultPlus.
Rexhepi është pjesë e Obeah Opera me të cilën do të marrin pjesë në Festivalin e Teatrove në Toronto (Luminate Festival) ku në ketë grup është edhe një asistent producent shqiptar, Indrit Kasapi nga Shqipëria.
Tringa ka lindur në Gjilan ku edhe prindërit e saj ishin muzikantë. Në vitin 1999, kur Tringa ishte vetëm 8 vjeç ajo emigroi së bashku me prindërit në Halifax, si refugjatë të ikur nga lufta që po zhvillohej në Kosovë. Shumë shpejt u inkuadrua në eventet kulturore dhe studioi në shkollat e artit në Kanada dhe New York.
Si solo artiste ajo ka përformuar në disa evente të rëndësishme
në SHBA por edhe në Evropë.
Më poshtë ua sjellim videon ku Tringa Rexhepi si pjesëtare e operes Obeah përfromojnë live në Breakfast Television të Kanadasë ./KultPlus.com
Të enjten me 27 qershor në ora 20:00 hapet ekspozita retrospektive e artistit Kolë Idromeno në Galerinë Kombëtare të Arteve, ku kjo ekspozitë do të prezantoj pikturat më të rëndësishme të autorit si dhe shfaq një përzgjedhje fotografish të shkrepura prej Idromenos në studion e tij dhe në qytetin e Shkodrës, shkruan KultPlus.
Nikollë Idromeno i njohur si Kolë konsiderohet si një artist
shumëdimensional i cili filloi me fotografinë mirëpo vazhdoi si piktor, skulptor,
skenograf, muzikant e arqitekt. Idromeno mbahet si i pari përfaqësues i
historisë së pikturës moderne shqiptare dhe shquhet si një ndër piktorët më të
mëdhenj shkodran. Edhe pse ky njeri i madh i artit pamor u shua para 80 vitesh
veprat e tij ende sot janë të vlerësuara dhe të domosdoshme për pasardhës të profesionit
përkatës mirëpo edhe si pasuri e çmuar e artit shqiptar.
Idromeno është nxënës i fotografit të njohur, Pietro Marubi
ndërsa studimet për pikturë i përfundoi në Venecja të Italisë ku u formua me
veprat e rilindasve evropianë.
Imazhi: Kolë Idromeno “Portret”, 1927
Kolë Idromeno ka një meritë të madhe në prizmin e pikturës.
Risitë që pruri në këtë fushë kanë qenë shumë të rëndësishme, duke ia nisur me
realizmin e nga laicizmi i përfaqësuar si tek “Motra Tone” deri tek “Plaku
nga Postrriba”.
Ai u bë i njohur edhe si arqitekt. “Dugajt’ e reja” në Shkodër është një rrugë e projektuar prej tij, por dhe shumë ndërtesa të qytetit dhe rrugë qëndrore janë punuar nga dora e Koli Idromenos.
Detaje të tjera mbi ekspozitën do të postohen gjatë ditëve në vijim. /KultPlus.com
Artisti
italo- shqiptar Alfred Milot Mirashi bashkë me artistin italian Michele
Stanzione, galeristin Fiorentin Niccolo Raugei, të ftuar në Chaoyang Museum of Urban Planing, prezantojnë
Italinë në këtë evenimet të madh në Beijing.
Në këtë ekspozitë internacionale, përveç tyre ishte edhe artisti kinez Liu Ruowang dhe 15 artistë të tjerë nga disa vende të tjera të botes.
Në këtë ekspozitë, përveç këtyre artistëve të rëndësishëm global, ndodheshin të ftuar mbi 100 fëmijë të talentuar nga e gjithë Kina. /KultPlus.com
Nëse shkoj e dashur, diku, tutje mjegullës e botës, kjo s’do të thotë që portën ta mbyllësh, lëre hapur, dyert dhe dritaren, dehur në fllad, pranvera shpejt do të vijë me buzët mbi lulen e qershisë, gjithnjë do të jetë një shenjë e ëmbël që do më thërrasë të vij sërish tek ti.
Nëse s’do marrësh lajm nga unë kjo s’do të thotë harresë, përhumbje, mungesë, të gjitha puthjet dhe përpëlitjet e tua djegin ende mbi trupin tim përkunden lehtë si gjethe lisi në erë, gjithnjë do të jetë një shenjë diku, mbi tokë, mbi det, nëpër qiell të të thotë se unë përherë të jam kushtuar.
Nëse do të biesh në pusin e trishtit të madh, nën kubenë e një zemre të vrarë dhe gjithçka e errët do të rrethojë, dil në pragun e shtëpisë dhe shko në vreshtën tonë të dashurisë vështroi atje lastarët e rinj që kërleshen në diell, gjithnjë do të ndodhë diçka që ti do ta kuptosh se unë nuk jam larg, por dhe i vdekur të isha, sytë mi të shuar do të mbeteshin gjithnjë kthyer nga ty…/KultPlus.com
Art Basel, panairi më i madh ndërkombëtar i artit, është vendi ku koleksionistët e pasur mblidhen çdo vit. Ai i ka hapur dyert të enjten në Bazel të Zvicrës, në një klimë disi të paqartë pavarësisht shitjeve spektakolare të kohëve të fundit.
Për edicionin e tij të pestë, organizatorët kanë i kanë rezervuar vendin e nderit artistëve pjesëmarrës, në pjesën e panairit që i rezervohet veprave monumentale që blihen nga muze ose nga koleksionistë privatë shumë të mëdhenj.
Ndryshe nga bienalja e Venecias, ku disa koleksionistë shkojnë zakonisht pas ndalimit në Bazel, art Bazel është mbi të gjitha një event komercial.
Në hapësirën e rezervuar për galeritë, që mirëpret koleksionistët e pasur dy ditë para hapjes për publikun, veprat më të bukura gjejnë zakonisht pronarët e rinj në vetëm pak orë. Janë 290 galeri që përfaqësojnë rreth 4 mijë artistë në panairin e Bazelit që do të qëndrojë i hapur deri më 16 qershor.
Artisti Sislej Xhafa po merr pjesë me punën e tij të radhës artistike në Panairin Art Basel.
“Ovoid Solitude” fokusohet në një 80 vjeçar në Kubë, i cili shet vezë, dhe i cili brenda panairit do të punojë në një hapësirë që është identike me dyqanin e tij në Havana.
Shitëri i vezëve, me ndihmën e Sislejit ka marrë vizën dhe të gjitha dokumentet e nevojshme për të dalë jashtë Kubës, për herë të parë. Emri i tij është Raúl Postillo Zamá.
“Projekti fokusohet në çështjet e ndarjeve, mureve, kufinjve” tregon Lorenzo Fiaschi – drejtori i Galleria Continua e cila edhe e përfaqëson Xhafën si artist, shkruan KultPlus.
Xhafa është aktiv në jetën artistike të Evropës, ndërsa është vetëm njëri nga pjesëmarrësit e këtij edicioni të Art Basel në Zvicër, në kuadër të ekspozitës UNLIMITED.
UNLIMITED vizitohet çdo vit 95 mijë njerëz nga mbarë bota, pasi ofron artistët më në zë të momentit dhe punët e tyre thumbuese.
Ka qenë gjithmonë Sislej Xhafa ai që ka ditur të ngacmojë me artin e tij, dhe këtë po e bën edhe tash në ART BASEL – panair i respektuar i artit.
Siç përshkruhet në konceptin e punës, asgjë afër personazhit nuk shkruan se ai është artistik apo se kjo është një performancë. A është arti më i madh se jeta? A janë në barazim? A krahasohet arti me realitetin? Këto janë disa pyetje që dalin prej punës. / KultPlus.com
Kosova sapo ka shënuar 20 vjetorin e çlirimit të vendit, por vuajtjet e këtij populli që kanë hequr nga serbët janë të freskëta për shqiptarët, duke përfshirë edhe ata që ishin fëmijë në atë kohë, shkruan KultPlus.
Një kujtim të tillë ka ndarë aktori kosovar Florist Bajgora,
i cili ka publikuar shtëpinë e tij të shkatërruar nga serbët.
Bajgora ka treguar për shtëpinë e tij të djegur në Podujevë, i cili ka shpërndarë një fotografi të tij, ku ndodhet në atë foto bashkë me fëmijët e tjerë të familjes./KultPlus.com
Frida Kahlo mund të jetë një nga fytyrat më të njohura në botën e artit, por si mund të tingëllonte zëri i saj?
Fotografi francez Giséle Freund dikur e përshkroi atë si “melodioz dhe të ngrohtë”, por në sajë të Bibliotekës Kombëtare të Tingujve të Meksikës, tani mund ta dimë me siguri.
Biblioteka ka zbuluar atë që ata besojnë se mund të jetë regjistrimi i parë i njohur i zërit të Kahlo-s, i marrë nga një episod i radios El Bachiller të vitit 1955, që u transmetua pas vdekjes së saj në vitin 1954. Episodi paraqiti një profil të bashkëshortit të artistes Kahlo, Diego Rivera. Në të, ajo lexon nga eseja e saj “Portreti i Diegos”, e cila është marrë nga katalogu i një ekspozite të vitit 1949 në Pallatin e Arteve të Bukura, për shënimin e 50 vjetorit të punës së Rivera.
“Ai është një fëmijë gjigant dhe i madh, me një fytyrë miqësore dhe një vështrim të trishtuar”, thotë ajo, e përkthyer nga Agence France-Presse.
“Sytë e tij të lartë, të errët, jashtëzakonisht inteligjentë dhe të mëdhenj rrallë qëndrojnë në vend. Ata pothuajse dalin nga bazat e tyre për shkak të qepallave të fryra dhe të dendura – si ato të një bretkose. Ata lejojnë shikimin e tij të kapë një fushë vizuale shumë të gjerë, sikur të ishin ndërtuar veçanërisht për një piktor të hapësirave të turmave të mëdha”
Është vlerësuar se regjistrimi është bërë në vitin 1953 ose 1954.
Në deklaratën për shtyp, sekretari i kulturës i Meksikës, Alejandra Frausto, tha se nëse është zëri i Kahlo-s – një pretendim që autoritetet vazhdojnë të hetojnë – ky mund të jetë regjistrimi i vetëm audio i artistes që ekziston.
Jusuf Buxhovi: ”Maqedonia nga antika deri te koha jonë”, botoi “Jalifat Publishing” , Houston dhe “Faik Konica” Prishtinë, 2019.
Nga Ramadan Musliu
Projekti më i ri historiografik i Jusuf Buxhovit, “Maqedonia nga antikita deri te koha jonë” është një shembull ilustrativ i pohimit të dijetarit të njohur austriak se historia ka për funksion “zgjerimin dhe fuqizimin e botës sonë mendore, falë njohjes së thelluar të zhvillimit të përjetshëm moral” (Johann Gustav Droysen, Grundriß der Historik). Historia e Maqedonisë vjen pikërisht në një moment historik kur po bëhet ridefinimi i identiteteve etnike por edhe i atij shtetëror i shqiptarëve në shtetin të sotëm të quajtur Maqedonia e Veriut, e cila është “suksesore” e pjesërishme e territorit të Maqedonisë antike. Autori me një qasje metodologjike tashmë të identifikueshme si një sintezë e gjerë e dijes dhe informacionit për periudha përkatëse, ke ndërtuar një sistem kritik dhe rivlerësues të procesit historik, trajton edhe Maqedoninë, në dy plane kryesore: në korelacionin Maqedoni antike, si monarki dhe si perandori globale botërore me Maqedoninë e Veriut tashmë, si një sajesë politike në një teritor të tjetërsuar etnikisht, dhe, si plan i dytë referencial del ndjekja e vazhdimësisë etnike të hapësirës maqedone që nga antikiteti e deri në aktualitet, vazhdimësi kjo që favorizon popullatën autoktone, domethënë atë shqiptare.
Duke trajtuar Maqedoninë si konstrukt politiko-juridik, që nga Maqedonia antike e Filipit e veçmas e Aleksandrit të madh, krijuesit të një perandorie globale botërore, autori merret me thyerjen e tabuve politikë që janë krijuar gjatë periudhave të ndryshme e sidomos shfaqjen e Maqedonisë si një çështje sllave, si pasojë e implikimit rus në Ballkan dhe e Krizës lindore, të cilës i ka ndihmuar edhe inteligjencia romantike europiane, e cila idealizmin kulturor e hodhi në rrafshin politik, duke u përpjekur të krijojë madje edhe entitete shtetërore. Të gjitha këto probleme, deri tek periudha e fundit, ajo e krijimit të shtetit maqedon nga Tito, si shkëputje e suksesshme e Maqedonisë nga sfera e interesit politik serb, bullgar e grek, e deri tek riemërtimi i këtij shteti në Maqedoni e Veriut, autori i vështron në kontinuitet, duke ndërtuar një rend kronologjik sipas periodizmit nga historia e përgjithshme, duke filluar me antikitetin. Autori, duke u mbështetur në një faktografi të tërë, problemin maqedon e nxjerr jashtë sferës sllave, të cilët shfaqen në Ilirik nga mesi i shekullit VII , Maqedoninë e trajton si një hapësirë dhe etni që vjen nga degëzimet pellazge, të vendosur në trekëndëshin mes ilirëve, thrakëve dhe dardanëve, madje duke i përafruar me dardanët si suksesor të perandorisë së hershme po ashtu të një koncepti botëror të perandorisë së tyre që gjen inkarnim në atë maqedone të Aleksandrit të madh. Duke trajtuar fillesën maqedone, së pari në domenin e mitit mbi Makedonin si të birin e Zeusit, apo të birit të LIkaonit, të birit të Pellazgut, pra si nip i Pellazgut apo edhe si të birit të perëndsisë egjiptase, Ozirisit, megjithatë origjina e tij mbetet pellazge, domethënë e përbashkët me popujt të tjerë më të cilët ishte i rrethuar, me Brygët, Pajonët apo dardanët, siç i njeh G.F. Hani, dhe ilirët e thrakët që janë të një gjaku sa na e kujton pohimin e Georgievit, i cili thotë se maqedonët, epirotët, thrakët e madje edhe ilirët e flasin të njejtën gjuhë. Kësisoj historia edhe antike edhe e tanishme e Maqedonisë është ë pashkëputshme nga kompleksi pellazg e veçanërisht e lidhur me atë dardane, të cilët, sikurse edhe me Tribalët, kanë bërë lufta të pandërprera, si karakteristike e luftërave brenda llojit të fiseve pellazge.
Pas rënies nën sundimin e Perandorisë romake roli i maqedonëve vjen duke u zbehur sa ata shkrihen në etninë dominuese, atë liro-dardane, duke ruajtur vetëm tiparet gjuhësore dhe kulturore, por edhe famën e dikurshme me të cilën do të lidhet edhe vetë Skënderbeu duke u cilësuar si princ i maqedonëve dhe i epirotëve. Mengadalë Maqedonia vjen duke u zbehur si entitet shtetëror dhe si bartës i dikurshëm i një perandorie gjithëbotërore. Një përpjekje për ta faktorizuar, përkatësisht për ta politizuar, bëhet me ardhjen e sllaveve, përkatësisht sundimi bullgar i këtyre trojeve, çështje që ende nuk është ndriçuar sa duhet shkencërisht. Manipulimet e mëdha bëhen nga politikat shtetërore të dy shteteve, bullgarëve dhe serbeve, sidomos ne periudhën e ekspansionit të tyre gjatë shekullit XIX dhe XX, periudhë kur në Serbi zë fill shkolla nacional-historike e themeluar nga Garashanini, modelet e të cilës edhe sot i ndjekin historianët shqiptar, duke pranuar të gjitha falsifikatet e tyre. Po kaq rol në këtë spekulim historik kanë edhe bullgarët, të cilët një gjuhë liturgjike, çfarë ka qenë sllavishtja, mundohen ta bëjnë një gjuhë të perandorisë bullgare më një shtrirje të gjerë në Ilirik.
Me invanzioni osman problemi maqedon, deri në fazën e dekompozimit të kësaj perandorie, mbetet si i margjinalizuar ngase statusi i saj është i njëjtë me të gjithë shqiptarëve. Maqedonia, pjesa më e madhe e territorit të sotëm, hyri në kuadër të ndarjes administrative të kohës, si Vilajet i Manastirit, kurse në planin global popullata edhe kulturalisht edhe politikisht është unijon me ato të vilajeteve të tjera dhe përpjekjeve për pavarësim. Vetëm më shfaqjen e krizës lindore, domethënë me implikimin rus në Ballkan, Maqedonia imponohet si një çështje e kohës që duhet të shkojë në kuadër të procesit të defaktorizimit të elementit shqiptar, ndonëse gjatë kësaj periudhe edhe në këtë pjesë shqiptare ka përpjekje për inkuadrim në proceset politike që do të shpinin nga shkëputja prej Perandorisë otomane. Implikimi rus nënkupton implikimin sllav, përpjekjet serbe dhe bullgare që të marrin në administrim këtë hapësirë, lëvizje që shkojnë në disfavor të elementit shqiptar, Madje kjo krizë rezulton edhe në luftëra ballkanike, pas të cilave territori maqedon trajtohet si pjesë e Serbisë së vjetër, gjithnjë në pajtim me spekulimet dhe falsifikimet historike serbe.
Megjithatë shqiptarët, përkundër këtyre përpjekjeve janë element aktiv, ngase marrin pjesë në të gjitha proceset e rëndësishme të Perandorisë osmane, për të mos thënë se janë faktori kryesor në lëvizjen xhonturke, nga e cila shqiptarët dalin të deprimuar. Brenda këtyre rrethanave Manastiri, por edhe Shkupi behën qendra të rëndësishme të lëvizjeve politike dhe kulturore shqiptare, qoftë kur është fjala për organizimin e Kongresit të alfabetit të (1908) në Manastir apo përpjekjet që Shkupi të bëhet qendër politike e lëvizjes për pavarësinë s Shqipërisë. Gjatë kësaj periudhe e mbizotëron ideja e integralizmit kombëtar, ide që gjithnjë do të zbehet pas krijimit të shtetit shqiptar me shpalljen e pavarësisë në Vlorë në fund të nëntorit të vitit 1912. Gjatë periudhës midis dy luftërave botërore shqiptarët e Maqedonisë, të mbetur nën tutelën serbe, i nënshtrohen një presioni të madh që është një lloj specifik i gjenocidit ngase në këtë kohë bëhet marrëveshja e njohur e Lloznaës mes Serbisë dhe Turqisë, me të cilën bëhen një shpërngulje masovike për në Turqi. Studiuesi Buxhovi, duke ndjekur parimin e objektivitetit shkencor, bën edhe zbardhjen e disa të vërtetave të kamufluara nga historiografia sllave, veçanërisht kur është fjala për proceset politike mbi të cilat kinse është mbështetur tradita e popullit maqedon, para se ai të identifikohet si një nacion, merret vesh i kamufluar. Ndër këto ngjatje është pa dyshim Kryengritja e Ilindenit dhe Republika disaditëshe e Krushevës, që është një lëvizje e nxitur nga bullgarët dhe ku shqiptarët u përdorën si një burim i konfliktit reciprok, në njërën anë popullata ortodokse shqiptare e në anën tjetër, ajo e besimit islam. Këtë ngjarje tragjike dhe pa ndonjë peshë historike më vonë përpiqen edhe disa qarqe politike ta marrin si një aktivitet të përbashkët maqedono-shqiptar, duke i dhënë konotacione politike të kohës së vet.
Megjithatë, në këtë periudhë, të cilën autori i cilëson si rikthim të Jugosllavisë, kur ndodh edhe një rindarje administrative e Maqedonisë, duke marrë statusin e një banovine, e ashquajtur e Vardarit, kur ndodh dominimi i elementit sllav, në radhë të parë i atij serb, i cili Maqedoninë e shndërroi pas asnjë bazë historike, etnike dhe politike në “Serbi të vjetër”, megjithatë Maqedonia, përkatësisht Shkupi, mbetet si një epiqendër e zhvillimeve kulturore ehe politike e shqiptarëve sepse dominanca entike ishte ajo që e përcaktonte qoftë edhe kuantitativisht zhvillimet e të gjitha sferave.
Kapitull më vetë në libër dhe që gjen në trajtim shkoqitës është ai “ Republika e Maqedonisë dhe Jugosllavia – Maqedonia krijesë e Titos”, problemi maqedon kalon nga një nivel gjeografik jo vetëm në nivel politik, por shtetëror, sepse kthesa e madhe që u bë në Jugosllavinë e atëhershme me Luftën e Dytë Botërore, bëri që Maqedonia të pushojë së qeni monedhe për kusuritje, sepse ajo shndërrohet në një entitet shtetëror dhe sllavët e kësaj hapësire katapultohen me identitet të ri, shndërrohen në komb maqedon, çështje që do të ketë pasoja të rënda për popullatën dominuese shqiptare të kësaj hapësire. E gjithë kjo ndodh me vendimet e Kuvendit të tretë të AVNOJ-it të mbajtur në Beograd më 1945, kur kinse me vullnetin e lirë të gjitha pjesët e ish-Jugosllavisë monarkiste i bashkohen shtetit të ri komunist. Në libër jepet një pasqyre e gjerë e zhvillimeve politike të kohës, por edhe ushtarake, të cilat, për shkak të politikës pragmatiste të Titos, arritën të largojnë pretendimet hegjemoniste serbe dhe bullgare nga Maqedonia, ndonëse me një kosto të madhe për etninë shqiptare. Në kuadër të këtyre proceseve një vështrim i rëndësishëm i bëhet edhe lëvizjeve nacionaliste shqiptare, organizimin e frontit antisllav, midis të cilave shquhet NDSH, që është një përpjekje e vonuar e implikimit euroatlantik në Ballkan, të cilët mendonin që përmes elementit shqiptar të bëjnë ndryshime në hartën politike jugosllave, pasi që e panë gabimin strategjik të Jaltës dhe konferencave të tjera. Edhe NDSH, sikundër edhe lëvizjet e tjera politiko-ushtarake dështojnë ngase inicimi i saj ishte vetëm një sprovë se çfarë mund të bëhej po qe se krijohet një momentum politik për ndryshimin eventual në këtë hapësirë. Një hapësirë të gjerë zë trajtimi i zhvillimeve politike në vend gjatë periudhës së pas çlirimit dhe deri tek krijimi i shtetit të pavarur maqedon sikundër edhe analiza e shkaqeve politike që shpiejnë deri të shpërthimi i luftës së fundit në vitin 2001, të njohur si luftë e Ushtrisë çlirimtare Kombëtare. Edhe kësaj ngjarjeje me peshë, e cila çon deri të Marrëveshja e Ohrit, për të cilën autori mendon se është një përmbyllje e pa suksesshme politike e një luftë të suksesshme, i jep një tretman të duhur, duke e marrë si një ngjarje me peshë historike, duke i ndarë komponentet qenësore të saj, atë ushtarake, diplomatike dhe politike.
Edhe kjo luftë nuk solli atë për të cilën ishin bërë sakrifica njerëzore, ndonëse në një rrafsh të të drejtave të njeriut u arrit një përparim, por jo edhe qëllimi themelor, shndërrimin e shqiptarëve në një faktor shtetformues, pa të cilin shteti Maqedonia e Veriut nuk mund te ketë perspektivë dhe ky status inferior do të jetë gjithnjë burim i krizave të reja.
Edhe në këtë kapitull jepet një pasqyrë e gjerë e zhvillimeve politike në kuadër të të cilave përfshihet edhe spektri politik që nga themelimi, ridefinimi i programeve të tyre në varësi nga kushtet e reja të krijuara me kontekstin e ri politik.
Në fund të themi se ky botim kapital për historinë e Maqedonisë, i cili pret një receptim dhe një qasje kritike historiografike, sepse rëndësia e tij është ajo që e bën të paevitueshëm një akt të tillë, duke qenë së është iunicues dhe frymëzues për trajtimin e çështjeve të shtruara në një plan më të gjerë, paraqet edhe një sukses shumë të madh të Jusuf Buxhovit si historian, që lirisht mund të konsiderohet si një pjesë komplementare të projektit Kosova në tetë vëllime, pasi që historia e kësaj hapësire është e pashkëputshme me historinë e Kosovës. /KultPlus.com
Vitet 1938-1942 janë vitet më prodhimtare dhe vendimtare të gjithë veprës së Kamysë, pasi pikërisht në këto vite ai shkroi tre veprat e tij madhore: I huaji, Miti i Sizifit dhe dramën Caligula, ose siç thonë kritikët “tre absurdët”. Ai në fakt kishte dëshirë të kalonte nga eseja filozofike në romane apo drama, pra t’i gërshetonte këto gjini të ndryshme artistike. “Nëse do të jesh filozof shkruaj romane”,- thoshte ai. Duke iu referuar librit Neveria të Sartrit, ai shkruante: ”Një roman është veçse një filozofi e shprehur në imazhe”.
Që në rini të tij Kamy ishte një njeri i pasionuar ndaj filozofisë dhe idea e absurdit u formua gradualisht tekai, duke kaluar më pas në stadin e njeriut të revoltuar. “Sot nëna vdiq. Ndoshta dje, nuk e di…- e fillon ai romanin e tij I huaji. Personazhi kryesor quhetMeursault dhe është një përzjerje e fjalëve “det” dhe “diell”, (“mer” dhe “soleil”). Eshtë historia e një njeriu, të cilit vdekja e nënës nuk i ngjall asnjë lloj emocioni. Pasi e varros, ai shkon në plazh dhe aty piktakohet me një vajzë që ka qef të shkojë me të. Ajo i kërkon të martohen. Në fakt ai nuk e do atë, por nuk gjen asnjë arësye për ta refuzuar. Me këtë lloj shpërkujdesje, aimiqësohet me një qeraxhi, i cili keqtrajton motrën e një arabi. Dhe kur Mersault është në plazh, në rrethana absurde e arbitrare, ai e vret arabin. Ai është indiferent nga vdekja e arabit, por kur dënohet me vdekje, ai nuk do të vdesë…Gjatë proçesit, kur e pyesin se përse e vrau arabin, ai i përgjigjet gjykatësve: ”Për shkak të diellit!”
Duke iu referuar këtij romani, vite më vonë, Kamy do tu pohonte kritikëve: “Romanin I huajipo e përmbledh brënda një fraze që e di se është paradoksale:Në shoqërinë tonë çdo njeri që nuk qan në varrimin e nënës së tij ka rrezik ta dënojnë me vdekje. Dua të them se heroi i librit është i dënuar, pasi ai nuk bën si të tjerët, nuk di të luajë. Në këtë kuptim ai është i huaj në shoqëri, endet kuturu në rrugicat e jetës së tij private, në shtigjet vetmitare dhe sensuale. Ja pse lexuesit tentojnë ta konsiderojnë atë si një anije e mbytur. Meursault nuk bën si të tjerët. Dhe përgjigja është e thjeshtë: ai refuzon të gënjejë. Por ai është për mua një njeri i mjerë, i xhveshur, i dashuruar pas diellit, pa hije. Një pasion i thellë e gjallon atë: pasioni për absoluten dhe të vërtetën.»
Në tezën e tij me titull Të vërtetat e Albert Kamysë, studjuesi shqiptar Ardian Marashi, ka nënvizuar pikërisht këtë anë të kontributit të Kamysë: “Ndërgjegja kundër kaosit”, kjo ishte idea që të tjerët kishin për Kamynë, – shkruan ai. – Në epokën e Luftës dhe të hutimit menjëherë pas-lufte, me veprën e tij të rëndësishme dhe qartësinë e fjalës së tij, Kamyja u bë një pikë referimi për të gjithë ata që shikonin tek e vërteta armën më efikase dhe më të sigurtë kundër kaosit dhe gjëndjes së pashpresë.”
Edhe në librin tjetër të Kamysë, të shkruar paralelisht me romanin I huaji, pra Miti i Sizifit, në thelb është analiza e njeriu absurd, e gjëndjes së tij të hedhur në një botë absurde. “«Absurdi lind nga ky konfrontim midis thirrjes njerëzore dhe heshtjes së pa arësyeshme të botës».” Kamy nënvizon se është “divorci midis shpirtit që dëshiron dhe botës që e zhgënjen”. Pra është gjëndja e njeriut të dënuar si Sizifi, të cilit i duhet të ngrejë gurë të mëdhenj në majë të një mali dhe që bien përsëri; e njeriut që nuk gjen përgjigje për pyetjet e tij dhe që ndihet “i huaj në një botë pa të vërteta”. “Atëherë një problem filozofik shtrohet para nesh, thotë Kamy: vetvrasja! Por nëse duhet të jetojmë, ne duhet të dijmë ta kapërcejmë absurdin dhe të imagjinojmë Sizifin e lumtur… Sizifi i lumtur i sfidon Perënditë”.
Më vonë, në figurën e Prometeut, ai do të shohë revoltën, si rrugëzgjidhje të një jete të denjë. Në fakt, tema e absurdit dhe e revoltës do ta përshkojë tërë veprën e Kamysë, veçanërisht në “tre absurdët” e tij. Në romanin La peste,(Murtaja), ngjarjet zhvillohen në Oran të Algjerisë. Në qytet ka rënë murtaja dhe minjtë ngordhin rrugëve. Murtaja i dënon njerëzit me ndarje, me vetmi dhe vdekje. Disa tentojnë të ikin, ndërsa të tjerë, siç janë Tarrau dhe doktor Rieux, kronistë të këtyre ngjarjeve, qëndrojnë të bëjnë rezistencë. Por revolta e tyre është intime, jo shoqërore. Murtaja për Kamynë është një sëmundje ashtu si dhe absurditeti, një sëmundje e shpirtit ndaj së cilës çdo fitore është provizore, pasi një ditë,murtaja do të rishfaqet. Por murtaja është njëkohësisht dhe nazizmi, fashizmi,stalinizmi e çdo lloj totalitarizmi.
Drama Caligula (Kaligula), është padyshim një kryevepër e artit teatral. Caligula ishte një njeri i zakonshëm deri në vdekjen e motrës së tij Drusilla, e cila i zbuloi atij absurditetin e ekzistencës së shoqërisë njerëzore. Që nga ai çast, ai u bë një tiran i pamëshirshëm, duke pretenduar se mishëronte figurën e fatit, më qëllim që t’u tregonte njerëzve se ai do t’i çlironte nga nënshtrimi ç’njerëzor.
Njeriu i revoltuar gjeti jehonë të madhe, por dhe ngjalli shumë debate ndër intelektualëte kohës, pasi Kamyja shtronte në të çështjen e dyfishtë të revoltave estetike dhe të atyre historike. Ai e kritikonte qëndrimin “romantik” të një revolte poetike, shfaqje e fundit e së cilës kishte qënë surrealizmi, i cili në fund të fundit përfundoi në konformizëm. Kurse lidhur me revoltën historike, Kamyja e dënonte optikën nihiliste në tentativën revolucionare, idenë e shkatërrimit dhe që e shikonte lumturinë në kohrat e ardhshme. Siç e thotë dhe kritiku francez Daniel Rondeau në librin e tij Kamyja apo premtimet e jetës, «Kamyja mishëroinë kohën e vet modelin e intelektualit të angazhuar”, pasi ai zgjodhi revoltën dhe jo Revolucionin. Madje, që kur ia dërgoi dorëshkrimin e Njeriut të revoltuar një mikut të tij që ta lexonte, ai e kishte paralajmëruar: “Me këtë libër ti do të bësh shumë armiq”. Po, dhe në rradhë të parë me komunistët, pasi ai e kritikonte komunizmin stalinist, këtë gënjeshtër të prodhuar në Moskë. Ja pse atë filluan ta kritikonin ngado për pozicionet e tij humaniste, për moralin e tij të “Kryqit të kuq », pasi ai shprehej kundër të gjitha revolucioneve, meqë revolucionet do të thonin në fund të fund dhunë.
Padyshim që në historinë e letërsisë franceze, Kamy do të mbetet si krijuesi i koncepteve moderne në letërsi: njeriu i revoltuar, absurdi, revolta ndaj absurdit. “Unë nuk jam filozof, – shkruante ai, – dhe as nuk pretendoj të jem”. Në fletoret e tij kanë mbetur shënimet rreth koncepteve mbi absurdin, drejtësinë, dashurinë, violencën, siç e shohim dhe në esenë e tij filozofike Refleksione mbi gijotinën, në kohën kur në vëndlindjen e tij në Algjer, gijotina bënte kërdinë. “Tri absurdët”, pra I Huaji( roman), Kaligula (pjesë teatri) dhe Miti i Sizifit (ese), tregojnë për shqetësimin e tij për të folur rreth absurdit dhe absurditetit që mbretëron në shoqërinë njerëzore. “Je me revolte, donc nous sommes”! – thoshte Kamy. “Unë revoltohem, pra ne ekzistojmë»! Për të, «vetëm nga revolta lind lumturia; «lufta drejt majave, mjafton për të mbushur një zemër njeriu… Revolta kundër absurditetit mund t’i shërbejë jetës.Pozicioni i vetëm filozofik dhe koherent është ai i revoltës, «un confrontement perpetuel de l’homme à sa propre absurdité».
Rënia
Në fillim të vitit 1956, Kamy vuante krizën e shkrimtarit, krizën e atij që i duket se s’ka shkruar asgjë me vlerë në këtë botë dhe se diçka e madhe e ka shterrur frymëzimin e tij. Ai ndjehet i dëshpëruar, i trishtë dhe orë të rëra e kalon duke menduar se krijimtaria e tij kishte marrë fund. Nga ana tjetër, gjëndja në familjen e tij ishte bërë tepër e rëndë për shkak të sëmundjes së Francine-s dhe anktheve të shpeshta të saj. E megjithatë ai e mbaroi dorëshkrimin që kishte nisur prej disa kohësh dhe që mendonte ta titullonte Le Cri, (Klithja). Këtë dorëshkrim ai ia dërgoi një mikeshe të tij të afërt, duke i shtuar: “Kam frikë se mos Francine do të lëndohet…” Nuk kalojnë shumë kohë dhe ai i shkruan përsëri asaj: “Tregimi do të botohet nën titullin Le Cri. Por tani jam shkëputur nga ai tregim dhe kam dëshirë të shkruaj diçka tjetër,madje jam në ethe, ashtu si të burgosurit që duan të kapin vitet e tyre të humbura”. Pra, pas botimit të esesë Njeriu i Revoltuar në vitin 1951, pesë vjet më vonë, Kamy botoi Le Cri, apo siç e titulloi përfundimisht ai La Chute, (Rënia),e cila do të vihej në skenë dhe në teatër. Ishte si të thuash historia e tij,historia e një njeriu të brejtur nga faji, pse nuk e kishte shpëtuar një grua që kishte vdekur nga dëshpërimi. Një vështrim filozofik për njeriun dhe kohën,por dhe refleks i jetës personale të tij dhe gruas Francine. “Po kaloja mbi urë anash bordurës së përkulur të atij parmaku që dukej sikur shikonte nga lumi. Shumë pranë pikasa figurën e hollë të një vajze të veshur me të zeza. Midis flokëve të errta dhe jakës së palltos së saj, shquhej vetëm zverku i njomë e i qullët, pas së cilës dçka ndjeva. Por pas një hezitimi, vazhdova rrugën. Kisha ecur tashmë nja pesëdhjetë metra kur dëgjova një zhurmë, që megjithëse errësirë, m’u duk e diçka e hatashme në heshtjen e asaj nate, zhurmën e një trupi që binte mbi ujë. Ndalova menjëherë. Pothuaj në të njëjtën kohë dëgjova një klithmë që u përsërit disa herë dhe që binte edhe ajo mbi lumë, duke u shuar pastaj menjëherë…”
Kur tregimi u botua ai u prit me shumë sukses, edhe pse të gjithë e kuptojnë se është një tregim autobiografik, madje e para ishte Francine. Heroi i tregimit është një avokat me emrin Jean-Baptiste Clamence, por të gjithë shohin tek kjo figurë vetë Kamynë, intelektualin e së majtës franceze të asaj kohe, ose një përzjerje Kamy-Sartre, një njeri që ka shumë armiq dhe që ngado e kritikojnë, e shajnë dhe e godasin. Ai shëmbëllen me të, me krizën e tij. Në simbolikën e gruas që kërkon të hidhet në Senë nga ura “Pont des Arts” kritikët shohin vetë Francine-n që kishte tentuar të vriste veten në vitin 1953, si në Algjer ashtu dhe në Paris. “Klithma e gruas që Clamence nuk arrin ta shpëtojë, është klithma e gruas së tij”, – shkruan biografi i Kamysë, Olivier Todd.
Dhe pikërisht pas këtij romani që i ngjan më tepër një monologu dramatik dhe që është një rrëfim dostojevskian, në Paris erdhi lajmi se Albert Kamy ishte shpallur nobelisti i vitit për letërsinë, si një autor që “me veprën e tij ka nxjerrë në pah problemet që shtron sot koha në ndërgjegjen e njerëzve”. Shkrimtari dhe filozofi që i urrente dekoratat dhe që kishte deklaruar se nuk do të pranonte ndere, madje as dhe antarësinë në Akademinë Franceze, mori rrugën drejt Stokholmit për të marrë titullin e madh, atë titull që disa vjet më vonë Sartri do ta refuzonte. “Ja një nga emrat e rrallë të zërave letrare që dolën nga kaosi i pasluftës në tonin harmonioz e të saktë të humanizmit”, – shkruante ato ditë New York Times.
Në fjalët etij në ceremoninë e 10 dhjetorit të vitit 1957, Kamy do t’i drejtohej botës: “Shkrimtari nuk mund të vihet në shërbim të atyre që bëjnë historinë, por të atyre që e pësojnë atë…Në të gjitha rrethanat e jetës së tij, në rrethana të errta apo në momente fame, i hedhur në hekurat e tiranisë apo i lirë për një kohë kur mund të shprehet, shkrimtari mund ta rigjejë ndjesinë e komunitetit që do ta kuptojë atë, nëse ai përballon dy detyra të mëdha që ka ky profesion: shërbimin ndaj së vërtetës dhe ndajl irisë…E vërteta është misterioze, që të shket dhe që duhet ta gjesh atë. Liria është e rrezikshme, e vështirë ta jetosh po aq sa është dhe ekzaltuese. Ne duhet të ecim drejt këtyre dy qëllimeve të mundimshme dhe duhet të ecim me vendosmëri.”
Po, Kamy e dinte se për të, ashtu si për çdo artist, kjo udhë e së vërtetës dhe e lirisë ishte e vështirë dhe shpesh zhgënjyese. E megjithatë ai ecte, ngjitej nën siluetën e një Sizifi që mbante mbi vete shpresë, një shpresë të madhe. Megjithë suksesin e madh të tij, Kamy ishte një njeri thellësisht i dëshpëruar,jo vetëm pse vazhdimisht ishte i sëmurë rëndë nga tuberkulozi, por dhe sepse nuk po arrinte të shkruante vepra të tjera.
Teatri, ky pasion ipashuar
Albert Kamy ishte njeri i teatrit.Gjithë jeta e tij letrare kaloi nga skena e teatrit, bashkëjetoi me të, me shfaqjet teatrale dhe pasionin e skenës. Ishte pasioni i hershëm i tij. Që nëvitin 1936, ai kishte themeluar “Teatrin e Punës”, një teatër për publikun e thjeshtë e të varfër, duke vënë në skenë tema sociale dhe historike, duke iu drejtuar autorëve të tij të preferuar si Eskili, (me Prometeun), Dostojevski, (Vëllezërit Karamazov), Gorki, (Basifondet), Malraux, (Koha e përbuzjes), Gide, (Kthimi i djalit gjeni), etj. Madje ai eksperimentoi dhe krijimin e dramës kolektive, siç ishte vënia në skenë e pjesës Revolta e Asturias. Edhe pas luftës, aiiu rikthye përsëri teatrit, duke shkruar drama të njëpasnjëshme apo romane që adaptoheshin si pjesë teatrale. Shtet-rrethimi,Të Drejtët, Murtaja, Kaligula… Albert Kamy shkëlqente si në esetë filozofike, në romane e tregime, (Dasma), ashtu dhe në teatër. Madje në vitet 50’ai adaptoi për teatrin francez dhe një sërë autorësh të dashur të tij si Dostojevskin, Buzatin, Folkner, Kalderon, etj.
Në shumë letra të tij, apo shënime ditari, ai tregonte vuajtjen e madhe të tij. Madje dhe aktorja Casares, me dashurinë e saj nuk arriti ta bëjë të gëzuar. Për këtë qëllim, me paratë e çmimit “Nobel”, Kamy bleu një shtëpi në jug të Francës, në Lourmorin, në Vaucluse, diku midis vreshtave, që të mund të shkruante larg Parisit. Por shpejt ai e kuptoi se nuk mund të bënte pa kryeqytetin e tij. Kjo gjëndje e tij ishte rënduar në fakt dhe nga depresioni i gruas së tij Francine, e cila tentoi të vriste veten. Madje dhe ai, shpesh herë kishte patur idenë e vetvrasjes, e ndjesisë së absurdit dhe të jetës në një tynel të errët e të pafund. I ndodhur përballë kritikash letrare, veçanërisht ndaj librit L’Homme revolté, (Njeriu irevoltuar), si dhe filozofisë së tij të absurdit dhe revoltës, ai përjetoi një kalvar të vërtetë.
Megjithatë,në vitin 1959, ideja e një romani të ri kishte lindur tek ai: ishte Njeriu i Parë, (Le Premier Homme), roman që siç thoshte ai do të ishte një lloj afresku për nga përmasat dhe kohën që do të trajtonte. Madje kur e pyesnin ato kohë, ai u thoshte miqve të tij duke qeshur se, “po shkruante Luftën dhe Paqen e tij”, duke iu kujtuar analogjinë me romanin e Tolstoit, të cilin ai e adhuronte si shkrimtar. Po,ishte një roman për jetën e tij, kushtuar nënës së tij, të cilën e donte më shumë se çdo gjë tjetër në botë, atë nënë analfabete në ato shtëpi të varfëra në Rue de Lyon në lagjet popullore të Algjerit, atë nënë të pafjaltë e gjithë mirësi që e shihte veçse në mbrëmje pas pune, atë grua që kishte përballuar dhimbjet dhe vuajtjet e jetës dhe që ashtu heshturazi i kishte dhënë aq shumë dashuri. Ja pse dhe këtë libër ai ia kushtonte nënës, “A toi qui ne pourras jamais lire ce livre”(“Ty që kurrë nuk do ta lexosh këtë libër”.)
Kamy nuk e kishte njohur kurrë të atin e tij, Lusien Kamy (Lucien Camus), që gjatë luftës së parë botërore, bashkë me batalionin e tij të “zuave” kishte shkuar në frontin francez, atin që kishte vdekur në një spital nga plagët që kishte marrë. Kur Kamy kishte shkuar për herë të parë pranë varrit të tij, (në roman është personazhi Jacques Cormery në rolin e tij), ai kishte pikasur se ai njeri që ishte ati i tij, kishte vdekur më i ri se sa ç’ishte Kamy në atë çast dhe kjo gjë e kishte tronditur. Ky ishte Le PremierHomme, i pambaruar, kjo «klithmë e jetimit të pa ngushëlluar», siç do të shkruante kritiku George de Brulon, nënjë kohë që siç thoshte Kamy, «unë nuk kam shkruar veçse një të tretën e veprës time».
Njeriu që i donte aq shumë gratë
Kur redaktonte Kamy librin e tij të fundit, Le PremierHomme, i cili mbeti i papërfunduar, në fletoret e tij ai kishte shkruar: “J’aime quatres femmes à la fois et mène donc une vie vide”, («Kam dashur katër gra njëherësh dhe kam bërë një jetë boshe»)… Katër gra kishin lënë gjurmë tek ai edhe pse ai kishte njohur dhe dashuruar në kohë të shkurtra dhe shumë gra të tjera: Francine, Maria Casares, apo «Unikalja», siç e quante ai, aktorja Caterine Sellers që e zgjodhi për rolin e pjesës teatrale Requiem pour une nonne në vitin 1956 dhe Mi, danezja e re të cilën e takoi në fund të jetës, në vitin 1957. Ai nuk e përmend gruan e tij të parë, Simone Hié, një femër estravagante që pëlqente morfinën dhe heroinën dhe që e pinte cigaren si një Garbo. Dashuria e tyre ishte e shkurtër edhe pse u martuan në një ditë qershori të vitit 1934, atëherë kur ai vuante nga turbekulozi dhedonte të gëzonte jetën, duke menduar se do të vdiste i ri. Madje asaj i dedikoidhe një libër, Libri i Melusine-s,por ajo e tradhëtoi me një mjek dhe kështu ata u ndanë. Dhe ai do të pikëtakonte në udhën e tij plot gra të tjera, siç ishte Christiane Galindo, të cilën e dashuroi në vitin 1937, një brune e bukur që kishte dëshirë të shtypte në makinën e shkrimit dorëshkrimet e tij. Olivier Todd, biografi i tij, shkrunse «ai kishte një mënyrë që i zhvishte gratë përmes shikimit». Një kritik tjetër, ka shkruar se «ai ishte besnik në ide dhe i pabesë me gratë».Tek Miti i Sizifit, duke shkruar për Don Zhuanin, ai shkruan gjithashtu se «çdo njeri i shëndetshëm kërkon të shumfishohet. Po kështu dhe Don Zhuani. Ai i do gratë me të njëjtin vrull, duke iu përkushtuar atyre”. Francine ishte nëna e dy binjakëve të tij dhe familja e tij, e cila mbetej thellësisht e dashuruar pas tij; “F. a le gout de l’absolu” (Francine ka shijen e absolutes”, shkruante ai. Ajo ia njeh aventurat, dashuritë me gratë e tjera. Në deliret e saj kur e çojnë në një spital psikiatrik, ajo përmëndte shpesh emrin e Maria Casares, rivales së saj. Të gjitha të dashurat e tij kanë një individualitet të fortë dhe një talent. Francine ishte një pianiste e shkëlqyer dhe matematiciene. Ajo ishte virtuoze në pjesët e Bahut. Casares ishte ylli i teatrit francez. Dhe Sellers shkëlqeu në skenën e teatrit parizian. Mi vizatonte me një talent të jashtëzakonshëm… E megjithatë, Kamy ishte me to gjithnjë i sinqertë, i hapët. Dhe kur Maria Casares do t’i shkruante të vërtetën, në mënyrën e tij: ”Të kam tradhëtuar, asnjëherë nuk të kam tradhëtuar”… Po, ai dashuronte disa njëkohësisht dhe nuk i tradhëtonte shpirtërisht. E çuditshme por e vërtetë.
Madje dhe ditët e fundit të jetës sëtij, ai jetonte me dashuritë e tij, me imazhet e të dashurave të tij të gjithëkohëshme, me letrat që u dergonte, apo takimet e fshehta. Më 29 dhjetor,ai i shkruante të dashurës së tij në Danimarkë, Mi, e cila pas pak ditësh do të marrë avionin për në Paris: «Kjo ndarje e tmerrëshme, na bëri të paktën të kuptojmë nevojën e përhershme për njëri-tjetrin… Të pres e dashura ime, e zjarrta ime, vogëlushja ime e shtrenjtë».Një ditë më vonë ai i shkruante fjalë të ëmbla Catherine Sellers dhe po atë ditë, pasdite, i shkruante të dashurës së tij të vjetër Maria Casares: «Të dërgoj një mal me urime të dashura që jeta të bulëzojë tek ty, duke të dhënë atë imazh që e dua prej kaq shumë vitesh. Të dërgoj gjithë diejtë e zemrës. Të puth dhe të shtrëngoj pas vetes gjer të martën e ardhshme kur do të takohemi, për të rifilluar përsëri»…Por më 31 dhjetor, përsëri i shkruan të dashurës tjetër Sellers: «Kjo është letra ime e fundit e dashur…» Vallë do të ishte e fundit? A do t’i takonte më ai të dashurat e tij. A do të përgjërohej më ajo zemër, që gjithë jetën ishte drithëruar nga emocioni i takimit femëror, nga një dehje e pazakontë që e bënte të jetonte, që i jepte ndjesinë e lumturisë?
Një udhëtim i ndërprerë
Një herë, kur kishte çuar të dashurën e tij në Auvers-sur-Oise për të parë dhomën e piktorit Van Gogh në Auvers-sur-Oise, kur ai banonte atje para se të vriste veten, duke shkuar me makinë, Casares i kishte thënë që të ecnin ca më shpejt se si shumë ngadalë e kishte marrë. Por Kamy i ishte përgjigjur: ”S’ka gjë më idiote sesa të vdesësh nga një aksident automobilistik”. Dhe kjo që nuk pritej do t’i ndodhte disa vjet më vonë, rrugës kur ai po kthehej në Paris bashkë me mikun etij Michel Gallimard dhe gruan e botuesit.
Ata ishin 22 km larg Parisit, kur një plasje gome e makinës i përplasi ata tek një pemë. Kamy që ishte përpara mbetii vdekur. Ora e tij kishte ndalur në momentin e përplasjes fatale: 13.55’. Disa dhjetra metra më tutje, u gjet çanta e përbaltur e Kamysë, ku kishte dorëshkrimin e romanit të papërfunduar Njeriui Parë. Madje në çantë i gjetën dhe një horoskop, ku ai kishte shënuar: “Vepra kryesore që të bën të pavdekshëm do të jetë midis viteve 1960-1965”. Dukej se gjithçka ishte parathënë nga vetë ai. “Aksidenti dukej se ndodhi për shkak të bllokimit të një rrote ose thyerjes së një aksi, por edhe ekspertet nuk dinin si ta shpjegonin atë aksident katastrofik mbi një rrap, me një rrugë të gjerë 9 metra dhe pa trafik”, ka shkruar biografi i tij, Herbert R. Lotman në librin Kamy. Disa analistë kanë parë tek ky aksident dorën e KGB-së sovjetike, të kryer me urdhër direkt të ministrit të Brendshëm rus të asaj kohe, Dmitri Trofimovic Shepilov, të cilin Kamyja e kishte sulmuar drejtpërdrejtë për pushtimin e Hungarisë, në një artikull të gazetës Franc tireur, në mars të vitit 1957. Këtë gjë e pohonte poeti dhe përkthyesi çek,Jan Zabrana, në një faqe të ditarit të tij Cely Zivot, (E gjithë jeta), i publikuar pas vdekjes së tij në vitin 2004. Por kjo padyshim mbetet veçse një hipotezë edhe pse është pohuar nga një njeri konkret.
Nobelisti më i ri në moshë, ikte në moshën 46 vjeçare. Ikte shpejt drejt udhës së përjetësisë së tij, pa mundur të linte pas kryevepra të tjera. Dhimbja në botën letrare ishte e madhe. Në një nga artikujt më prekës që përshëndesnin largimin e Kamysë, ishte dhe artikulli i Sartrit, i botuar në France-Observateur, ku ai shkruante: “Ne ishin hidhëruar me njëri tjetrin, por kjo nuk ishte asgjë para asaj që do të na duhej të jetonim që të mos shiheshim më kurrë dhe të mos gjenim një tjetër mënyrë për të jetuar së bashku»…Po në këtë artikull, ai do të shtonte: ”Në këtë shekull, ai përfaqsonte trashëgimtarin aktual të një liste të gjatë moralistësh, veprat e të cilit përbëjnë ndoshta atë që është më origjinale në letërsinë e sotme franceze. Humanizmi i tij këmbëngulës e i pastërt, i ashpër dhe sensual, i bënte një luftë të madhe fenomeneve të kohës sonë. Por epokës sonë, ai i riafirmoi luftën kundërmakiavelistëve”.
Autori i Njeriut të Revoltuar na la pas mesazhin e revoltës. Jo thjesht si një lexim enciklopedik apo thjesht për të mbushur kohën, por për të kuptuar dimensionin dhe rolin e ekzistencës dhe jetës sonë, për të pyetur vetveten se cilët jemi, nga vijmë dhe ku shkojmë? Eshtë për të vajtuar po të vazhdojmë të qeshim me absurdin dhe të mos revoltohemi!
OjqETEA sot ka botuar gjetjet e hulumtimit “Lexueshmëria në shkollat fillore publike të Prishtinës”.
Në mesin e gjetjeve kyçe tregohet edhe fakti se vajzat lexojnë më shumë libra sesa djemtë. Analizat gjinore mbi nivelin e lexueshmërisë tregojnë që vajzat lexojnë më shumë libra sesa djemtë me një mesatare prej 2.14 libra përkundër 1.96 të librave të lexuar me vetëdëshirë nga djemtë.
Nxënësit e shkollave në zona urbane lexojnë më shumë libra jashtëkurrikular me një mesatare prej 2.12 për dallim prej atyre në zona rurale me mesatare 1.77.
Gjetjet tjera nuk janë më pak të rëndësishme.
Prindërit nuk lexojnë mjaftueshëm. Një përqindje e vogël prej 32.5% kanë deklaruar të kenë parë prindërit e tyre duke lexuar muajin e fundit, pasuar nga një përqindje prej 13.9 që i kanë parë prindërit duke lexuar gjatë gjashtëmujorit të fundit dhe 6.2% brenda vitit të kaluar. Një përqindje shqetësuese prej 47.4 kanë deklaruar se nuk u kujtohet të kenë parë prindërit e tyre duke lexuar. Për më tepër, disa nxënës nuk i kanë parë kurrë prindërit e tyre duke lexuar.
Rënia e nivelit të leximit fillon të bie nga kalimi prej klasëve të katërta në klasët e pesta me 57.5% të nxënësve që kanë qenë në gjendje të kujtojnë 3 librat e fundit.
Shqetësuese është përqindja prej 12.1% e nxënësve që nuk kanë arritur të kujtojnë as edhe një libër/lektyrë/përrallë të lexuar.
Pjesa kryesore e analizave është nxjerrë nga anketat e zhvilluara me 878 nxënës nga 901 të realizuara gjithsej dhe 20 intervista me mësimdhënës dhe prindër. Nga 44 shkolla fillore publike në komunën e Prishtinës, me mostër të rastësishme sipas parimit të numrave qift, janë përzgjedhur gjithsej 20 shkolla. Prej tyre, 13 shkolla kanë qenë të përqendruara në zonat urbane dhe 7 prej tyre në zonat rurale. Shkollat urbane të përzgjedhura kanë qenë: 7 Marsi, Asim Vokshi, Emin Duraku, Hasan Prishtina, Ismail Qemali, Iliria, Meto Bajraktari, Nazim Gafurri, Zenel Hajdini, Xhemail Mustafa, Mehmet Gjevori, Xhavit Ahme dhe Shkolla e Gjelbërt.
Ndërsa nëntë shkollat rurale pjesëmarrëse në hulumtim kanë qenë: Avni Rrustemi, Dituria, Ganimete Tërbeshi, Nexhmi Mustafa, Teuta, Rilindja dhe Shkëndija.
Numri më i madh i respondentëve është arritur në zonat urbane me 78.3% e numrit total të të anketuarve, përkundër 21.7% të nxënësve të anketuar në shkollat e zonave rurale. Nxënësit janë të përfaqësuar pothuajse në mënyrë të barabartë sa i përket gjinisë me 50.2% të nxënësve djem dhe 49.8% vajza. Ndërsa pesë nivelet klasore janë të përfaqësuara në mënyrë pothuajse proporcionale me 21% të nxënësve nga klasët e para, 21% klasët e dyta, 19.1% klasët e treta, 19.1% klasët e katërta dhe 19.8% klasët e pesta.
Ndërsa mosha e respondentëve është nga 5 vjeç deri në 13 vjeç. / KultPlus.com
Rrjeti i grave të Kosovës në bashkëpunim me Agjencinë Austriake për Zhvillim, Bashkimin Evropian përmes Un Women, TOML, Komunën e Prishtinës e vullnetarë të ndryshëm, hapën ekspozitën dy ditore me titull “Dhuna nuk fshehet mrena mureve” në sheshin “Skënderbeu”.
Kjo ekspozitë
e veçantë përmes materialeve multimediale dhe interaktive shpalos rrëfimet e
grave dhe burrave që kanë përjetuar dhunë në familje. Ndërtimi i saj është
mjaft interesant, në formën e një labirinti, brenda së cilës janë vendosur
mesazhet e viktimave të dhunës, derisa ambienti i kësaj ekspozite ngjanë me një
shtëpi të zakonshme, vend ku zakonisht ushtrohet dhuna.
Në fjalën
hyrëse Igballe Rogova nga Rrjeti i Grave, u shpreh e kënaqur me mbarëvajtjen e
punës dhe jetësimin e këtij projekti derisa falënderoi për bashkëpunim Agjencinë
Austriake, Bashkimin Evropian – Un Women dhe Komunën e Prishtinës dhe të gjithë
vullnetarët. Ajo inkurajoi qytetarët që të vijnë dhe ta vizitojnë këtë ekspozitë,
e gjithashtu të jenë të gatshëm të bashkëpunojnë me instituiconet relevante
(Policinë e Kosovës) për adresimin e dhunës në familje e shoqëri.
“Kjo
ekspozitë është projekt serioz, për të cilin kemi punuar me shumë përkushtim.
Ne do të shkojmë edhe në komunat tjera ku ka strehimore, sepse institucioni ynë
Rrjeti i grave bashkëpunon edhe me strehimoret. Sa herë që janë shkelur të
drejtat e njeriut në Kosovë, institucioni ynë e ka ngritur zërin”, tha Rogova
ndërsa avokati i popullit Hilmi Jashari u shpreh se është jashtëzakonisht i
privilegjuar për pjesëmarrjen në këtë ngjarje.
“Të drejtat
e njeriut nuk janë pronë e avokatit të popullit, as e Qeverisë, as pronë e organizatave
joqeveritare, por janë pronë e secilit individ dhe është detyrë e secilit prej
neve që nga puna, këndvështrimi, perspektiva që kemi të ndihmojmë që të kemi avancim
në këtë aspekt”, tha Jashari.
Gjatë
ekspozitës, u bë thirrje që dhuna në familje apo shoqëri të raportohet në
institucionet gjegjëse dhe të mos mbetet brenda mureve.
“Lufta kundër dhunës në familje është ndër prioritetet kryesore të Bashkimit Evropian, prandaj jam e privilegjuar të jem këtu në mesin e këtyre institucioneve që ishin ndër të parat që ngritën zërin dhe ishin pjesë e raportit të progresit të vendit për Bashkimin Evropian, institucioni i avokatit të popullit dhe zyra e koordinatorit nacional kundër dhunës në familje”, tha në prezantimin e saj, përfaqësuesja e Zyrës së Bashkimit Evropian për zhvillim – Un Women Reyes Charlie Cuellar.
Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur sot (e premte) deri në orën 20:00 dhe nesër (e shtunë) nga ora 8:00 deri në orën 20:00, derisa pritet të vizitohet nga shumë qytetarë, prej të cilëve organizatorët presin vetëdijesimin dhe adresimin e dhunës së çfarëdo forme, në institucionet gjegjëse./KultPlus.com
Erlind Sulko ka reaguar me një fotografi në rrjetet sociale, i cili ka vënë në fokus një vend të rëndësishëm të kulturës dhe historisë kombëtare, por që nga ajo periudhë e deri më tash, shihet të ketë marë një destinim tjetër.
Bëhet fjalë
për vendin ku edhe është shënuar Lidhja e Pejës, por që i njëjti vend tash është
mbushur me kova plastike, shkruan KultPlus.
“Në 1899, këtu u mblodhën
njerëz për Lidhjen e Pejës, tani
mblidhen njerëz për shitblerje kovash”, ka shkruar Sulko.
Atdhetaret
shqiptare të udhëhequr nga Haxhi Zeka, në shkurt-mars 1897, organizuan një
mbledhje në Gjakove. Aty u hodhën themelet e një lidhjeje të re ose, siç quhej
ne dokumentet e asaj kohe, te Besëlidhjes Shqiptare. Në nëntor 1897 u organizua
ne Pejë një mbledhje tjetër, ku morën pjesë përfaqësues të popullsisë së
Kosovës. Në të u shqyrtua çështja e rrezikut te copëtimit të vendit dhe ajo e
reformave që duhej të bëheshin në Shqipëri.
Mirëpo Porta e Lartë, duke e ndjere rrezikun qe mund t’i vinte nga një lëvizje e organizuar shqiptare dhe me program kombëtar, mori masa të rrepta për shpërndarjen e Besëlidhjes. Ne fund te vitit 1898 dhe në fillim te 1899, acarimi i ri i “çështjes maqedonase” dhe ndërhyrja e shtetëve fqinje në vilajetet shqiptare u dhanë përsëri nxitje përpjekjeve për krijimin e një lidhje shqiptare. Me 23 janar 1899 u mblodh në Peje një kuvend i madh, ku morën pjese rreth 500 vete,te ardhur kryesisht nga vilajeti i Kosovës,si dhe disa përfaqësues të veçante të vilajetit të Manastirit e të Janinës. Në ketë kuvend, që vazhdoi 6 ditë, u formua lidhja e re shqiptare qe u quajt Lidhja e Pejës ose Besa-Bese./KultPlus.com
Është prezantuar projekti për stadiumin e ri Kombëtar që pritet të fillojë ndërtimin së shpejti.
Në muzeun e Kosovës morën pjesë kryeparlamentari Kadri Veseli, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, kryetari i FFK Agim Ademi si dhe figura të tjera nga politika e sporti.
Punimet për fillimin e stadiumit do të nisin këtë vit, ndërsa punëkryerësi do të jetë një kompani turke.
Stadiumi kombëtar do të ketë një kapacitet prej 30 mijë ulëseve dhe në ndeshjet e Kosovës do të marrë ngjyrë të kaltër.
Përreth stadiumit do të ketë parqe, hotele, restaurante, fusha ndihmëse e pishina.
Ndërkohë futbollistët e Përfaqësueses së Kosovës, nëpërmjet një video kanë falënderuar krerët shtetëror si dhe FFK-në për mbështetjen e madhe.
I pranishëm në këtë prezantim të projektit ishte edhe ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica.
Me skenar të Katia Kittendrof e regji të Bujar Alimanit do të realizohet filmi “Virgjëresha shqiptare-burrnesha”, film për të cilin edhe janë duke u kërkuar aktorë, shkruan KultPlus.
Një audicion për këtë film do të mbahet edhe në Prishtinë, ku po kërkohen aktore të moshave 13-50, poashtu edhe aktorë të po këtyre moshave.
Audicioni do të mbahet më 17 qershor, prej orës 11:00 në Fakultetin e Arteve në Prishtinë./KultPlus.com
Përse kaq shumë burra të paaftë bëhen udhëheqës? Kjo pyetje, e përdorur nga psikologu Tomas Shamorro-Premuzik, si titulli i librit të tij të ri “Pse bëjnë kaq shumë burra të paaftë, bëhen udhëheqës? – duket provokativ (dhe pikërisht për këtë arsye autori me siguri që do të akuzohet se dëshiron vetëm të tregojë ndjenjat e tij).
Por pyetja është më e thellë, nga sa mund ta mendoni. Sigurisht, njëra nga përgjigjet është seksizmi. Por duhet të ketë më shumë se sa kaq. Askush nuk dyshon se ka burra kompetentë, dhe me sa duket në një numër të mjaftueshëm, për të udhëhequr qeveritë dhe korporatat botërore. Por nëse bota është shumë seksiste, pse nuk janë pikërisht burrat më të aftë në krye?
Në shumicën e fushave të jetës, seksizmi e ul nivelin e kompetencës që kërkohet nga burrat, për të pasur sukses. Por gjithësesi, sërish do të pritej që të talentuarit të çanin më lehtë përpara, se sa budallenjtë. Në vend të kësaj, shikoni se ç’ndodh përreth.
Nga libri i Shamorro-Premuzhi, rezulton se në këtë fenomen kontribuojnë dy elementë të dallueshëm. I pari është seksizmi; i dyti një vështirësi e përgjithshme në zgjedhjen e udhëheqësve kompetentë, të të dyja gjinive, krahasuar me të paaftët.
Ne zakonisht mendojmë se tipare të tilla si besimi i tepruar dhe egocentrizmi, janë shenja të aftësive të mëdha, edhe nëse ato janë në fakt një shenjë e diçkaje negative. Ato duhet “të shihen si një sinjal paralajmërues”, dhe ndërkohë na inkurajojnë të themi:”Çfarë personi karizmatik! Ndoshta ka stofin një udhëheqësi!”.
Burrat arrijnë në shkallët më të larta të karrierës, sepse është më e mundshme, që këto tipare të shfaqen tek ata.
Gjithashtu, studimet tregojnë se gratë gjykohen më tepër, kur tregojnë besim tek vetja. Por elementi më i jashtëzakonshëm i kësaj çështje, është që edhe një zyrë personeli që nuk është seksiste, do të përfundojë duke promovuar një numër disproporcionalisht të lartë të burrave mediokër, të paktën derisa ata do të vazhdojnë ta konsiderojnë guximin dhe vetëvlerësimin si dëshmi të talentit (libri i eksploron më thellë këto tipare, si inteligjenca emocionale, qetësia, elasticiteti dhe vetëdija, të cilat në fund të fundit flasin për një udhëheqës efikas).
Kjo mënyrë për t’i parë gjërat, na shtyn ndërkohë të lëmë mënjanë, të paktën për momentin debatin e pafundëm mbi kontrastin ndërmjet talentit natyror dhe atij të kultivuar, dhe se çfarë roli ka gjenetika, duke supozuar se ka një të tillë, në faktin se ka më shumë burrat se sa gra që lëvizin drejt karrierave dhe vendeve të caktuara të punës.
Cilado qoftë ideja juaj në këtë drejtim, sigurisht që në fund do të preferoni njerëzit kompetentë, ndaj atyre që janë të paaftë. Ne të gjithë mund të jemi dakord që udhëheqësit duhet të zgjidhen, bazuar në aftësinë e tyre reale menaxheriale. Dhe arsyetimi i Shamorro-Premuzik, nënkupton që nëse mund të sillemi më shpesh në këtë mënyrë, do të ketë akoma më shumë gra që do të mbajnë poste të rëndësishme, si dhe burra më kompetentë, që sot tejkalohen në garë nga tipat narcistikë.
E gjitha kjo e thekson problemin e këshillave që u jepen grave, të tilla si determinizmi, ambicia dhe promovimi i aftësive të tyre, për të kapërcyer paragjykimet në vendin e punës dhe për të përparuar në nivelet drejtuese:ato rrezikojnë të jenë për gratë një nxitje për të imituar pikërisht karakteristikat jofunksionale të atyre burrave, që rezultojnë të jenë udhëheqësit më të këqij.
Ndoshta mund të jetë një lloj përparimi, zëvendësimi i gjysmës së drejtuesve të keqij meshkuj në biznes, me sa më shumë gra të këqija si drejtuese. Por me siguri gjëja më e mirë, do të ishte zëvendësimi i të gjithë personave të paaftë me njerëz plot vlera:një ndryshim, që do të përfshinte promovimin e një numri shumë më të lartë grash. Veçse, mos prisni që këtë revolucion ta drejtojë brezi ynë aktual i liderëve.
Irlanda, një prej vendeve të shquara për forcën e karakterit, për stilin e tyre të jetës, e për dashurinë pijen…
Gjithsesi historia na tregon se kemi të bëjmë me një popull i cili për shkak të veçorive të tij ngjall shumë kureshti dhe dëshirë për të ditur më shumë, ndaj menduam se një mënyrë e mirë dhe e thjeshtë për t’ia nisur njohjes me ta, ishte të lexonim pak nga urtësitë e tyre, dhe me një sy të vëmendshëm të kuptonim rreth cilave tematika ato vërviten.
Atë që uiski nuk e kuron, për të nuk ka kurim.
Bën keq kush s’pranon këshilla, por bën njëmijë herë më keq kush i pranon të gjitha.
Bukuria është vetëm në sipërfaqe, por askush nuk don ta zhysë.
Çdo i sëmurë, pasi ka bërë një kurë, është një doktor.
Çdo minutë lind nga një budalla e të gjithë mbijetojnë.
Derrat e mullixhiut janë të majmë, por Zoti e di me grurin e kujt janë majmur.
Dituria e bën të dobtin të fortë, të varfërin mbret, të keqin të mirë, budallain të arsyeshëm.
Durimi shëron më shumë se një lëngatë e vjetër.
Është i ëmbël zëri i atij që ka pasuri.
Është kaq koprac sa po ta zinte fruthi do t’i hiqte puçrrat një nga një.
Është më e thjeshtë të njohësh 10 shtete sesa një njeri.
Fshesa e vjetër i njeh mirë qoshet e shtëpisë.
Gjithmonë kontrollo që buka të jetë nën gjalpin.
I varfëri ecën gjatë derisa të arrijë tek mishi për oreksin e vet, ndërsa i pasuri derisa t’i hapet oreksi për mishin e tij.
Kalliu më i rëndë është ai kokulur.
Ku ka dashuri, atje ka dritë.
Kur bëjnë gabim budallenjtë ia lënë fajin Zotit.
Kur t’i kesh lidhur dëngjet e sanës nuk të tremb era.
Kush bën pyetje është në gjysmë të rrugës për t’u bërë i ditur.
Kush vjen te ti me një sekret për të treguar, ikën me dy.
Lakmitari grumbullon gjithçka përveç miqësisë.
Mburru me të panjohurit, ankohu vetëm me miqtë.
Mos ço kurrë pulën për të thirrur dhelprën.
Mos e premto kurrë peshkun që ende s’e ke zënë.
Në pleqëri, të gjitha kënaqësitë janë pas shpine, kurse në rini të gjitha rreziqet janë përpara.
Nëse gruaja është grindavece, ç’dobi ka bukuria e saj?
Nga çanta mund të nxjerrësh vetëm çfarë ka brenda.
Nuk gjykohet nderi i njeriut nga trashësia e librit të tij të lutjeve.
Një buzëqeshje e bukur, një gjumë i gjatë, janë ilaçet më të mira në librin e mjekut.
Një karakter i bukur është një fat i bukur.
Një minutë bisedim është më mirë se 1 javë luftë.
Një troftë në tigan vlen sa dy salmonë në det.
Një urti e mësuar nga përvoja është më e mirë se dy urti të mësuara nga librat.
Palca është diçka që hiqet me vështirësi nga kocka.
Po i pate këpucët e grisura, s’ia vlen çadra.
Përvoja është një shkollë e vështirë, por budallai nuk mëson prej asnjë shkolle tjetër.
Portofoli i rëndë, bën zemrën të lehtë.
Shqetësimet nuk mund të peshohen, por shumë nëna e kanë zemrën e rëndë.
Zoti na ka dhënë dy veshë e një gojë, e ne me po atë përpjestim duhet t’i përdorim.
“Ulurima e ujkut” nga shkrimtari Ag Apolloni do të lexohet edhe në gjuhën çeke, përcjell albinfo.ch.
Në Pragë ishte i pranishëm edhe Ag Apolloni, me ç’rast u promovua libri i tij.
Ambasadori i Kosovës në Pragë, Arbër Vllahiu, ka thënë ndër të tjera se letërsia është urë që lidh shtetet mes vete.
“Shtëpia botuese më e madhe çeke Albatros i ka dhuruar lexuesit çek një vepër letrare me autor nga Kosova. Me autorin Ag Apolloni dhe përkthyesen e shkëlqyer ne gjuhën çeke, Orkida Backus Borshi, në mesin e botuesve dhe libërdashësve çekë. Letërsia, kultura e arti krijojnë ura bashkëpunimi dhe lidhin popuj e shtete”, ka shkruar Vllahiu në Facebook.
“Ulurima e ujkut”, një libër që zgjoi mjaft interesim për lexuesit shqiptarë, fillimisht u botua në shqip, më pas në gjuhën maqedonase, kurse gjuha çeke është e treta me radhë në të cilën u përkthye ky libër.
Përmes fuqisë së tij interpretuese, e teksteve të kompozitorëve më të njohur të vendit, Sabri Fejzullahu ka arritur të ngjallë emocione përmes këngëve të tij.
Sytë e tij të mbyllur, e duart në lëvizje janë karakteristikë e përjetimit të veçantë artistik të këngëtarit, shkruan KultPlus.
Këngët e vjetra të Sabri Fejzullahut depërtojnë edhe sot me të njëjtën fuqi artistike tek publiku, madje ato dëgjohen më shumë nostalgji.
Kësisoj sot po sjellim këngën “Pranvera në Prishtinë”, këngë kjo e cila vazhdon të dëgjohet me ëndje nga fansat e Fejzullahut, edhe pse ka shumë kohë nga publikimi i saj.
A t’kujtohet natë e parë, shi kur binte në Prishtinë? Unë e ti si dy këng’tarë pëshpëritnim për dashurinë!
Unë të doja, ti më doje lugut t’gjelbër të Gërmisë; Yj’t ne qiell na bënin roje e lisat gjelb’ronin prej lakmisë!
S’harrohet kjo ngrohtesi e parë kur pranvera ishte në Prishtinë! Unë e ti si dy këngëtarë thurnim vargje për ardhmërinë!
S’harrove dot ngrohtesin e parë Kur pranvera ishte ne Prishtinë. Un e ti si dy kengetar thurrnim vargje per ardhmerine.
A t’kujtohet natë e parë, Shi kur binte ne Prishtine. Un e ti si dy kengetar, pershperisnim per dashurin.
Un te doja ti me doje, lugut t’gjelber te germise, yjet n’qiell na benin roje, e lisa gjelbronin prej lakmise.
s’harrohet dot ngrohtesia e parë, kur pranvera ishte ne Prishtinë, Un e ti si dy kengetar thurrnim vargje per ardhmerine.
s’harrohet kjo ngrohtesi e parë kur pranvera ishte ne prishtine un e ti si dy kengetar thurrnim vargje per ardhmerin. 2x. Ne Prishtinë/KultPlus.com
Ekspozitë e cila shpalosë rrëfime të grave dhe burrave që kanë përjetuar dhunë në familje Rrjeti i Grave të Kosovës sot nga ora 11:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë organizon hapjen e ekspozitës dy ditore “Dhuna nuk fshehet mrena mureve”.
Kjo ekspozitë shpalosë disa prej rrëfimeve të grave dhe burrave që kanë përjetuar dhunë në familje, përjetime këto të mbledhura nga RrGK. Për më tepër, ekspozita u mundëson qytetarëve të informohen mbi atë se çka ofrojnë institucionet në trajtimin e këtij lloji të dhunës, ku mund të mbështeten dhe të kërkojnë ndihmë e drejtësi.
“Dhuna në shumë familje kosovare është përditshmëri tejet e hidhur. Mjerisht, në shoqërinë tonë viktimat e dhunës në familje akoma fshihen brenda mureve të shtëpisë. Kur njerëzit dëgjojnë dhunën te fqinjët, thonë ‘Çka bojnë ata mrena shpisë tyne, osht’ punë për ta’”, thuhet në njoftimin e RrGK-së. Ekspozita e cila përmban materiale multimediale dhe interaktive, përveç kryeqytetit, në muajt e ardhshëm do të shfaqet edhe në gjashtë komuna të tjera të Kosovës. Të premten ekspozita do të jetë e hapur për publikun deri në ora 20:00, ndërsa të shtunën më 15 qershor, nga ora 08:00 – 20:00.
Musa Piperku ishte autor i qindra këngëve të zhanreve të ndryshme dhe fitues i shumë çmimeve në fushën e artit muzikor.
Musa Pipërku tash e 14 vjet ka ndërruar jetë,
por kënga e tij emblematike “Pranavera në Prishtinë”, një lloj himni
kushtuar rinisë, dashurisë dhe Prishtinës, edhe sot ka mbetur një
“evergrin” i vërtetë që dëgjohet me ëndje nga të gjitha brezat.
Ai përgjatë krijimtarisë së tij ka krijuar shumë këngë, që numërohen të jenë me qindra. /KultPlus.com
Ka përfunduar festivali Sofra Dardane, edicioni i 17-të në Tropojë, i cili ndezi atmosferën për 3 net me radhë në stadiumin e qytetit. Në Festivalin e organizuar nga Unioni Artistik i Kombit Shqiptar “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” në stadiumin e lojërave me dorë në qytetin e Bajram Currit, rreth 60 grupe artistike shpalosën vlerat kulturore të zonave që ata përfaqësojnë.
Mbi 1000 artistë nga të gjitha trojet etnike të kombit
shqiptar u ngjitën në skenë me datë 10-11-12 qershor dhe festivali u përcoll
për orë të tëra nga mijëra qytetarë.
Këngët, vallet dhe meloditë orkestrale që u interpretuan
sollën folklorin e të gjitha trevave shqiptare.
“Ky edicion përkoi me 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës dhe
ka pasur vetëm mbështetjen e Bashkisë së Tropojës pasi është përjashtuar
politikisht nga projekti shtetëror nga Ministria e Kulturës”, shprehet kreu i
Unionit Artistik të Kombit Shqiptar, njëherazi producent i këtij festivali
Azgan Haklaj.
“Një surprizë gjatë festivalit ka qenë edhe momenti kur i është uruar ditëlindja, 45-vjetori Kryetarit të PD së Shqipërisë z. Lulzim Basha i cili është kujdesur për festivalin”, thotë më tej Haklaj.
Sofra Dardane prej 17 vitesh ka bashkuar trojet shqiptare në
amfiteatrin sportiv të qytetit të Bajram Currit. Në natën e tretë të festivalit
të Sofrës Dardane u ndanë disa çmime. Çmimi i parë iu dha ansamblit Folk Alba
Tiranë, i dyti nga ansamblet Krahu i Shqipes Vlorë dhe Ansambli i Elbasanit i
ndjekur nga Ansambli i Prishtinës dhe Ansambli Romaja.
Më 11 qershor, në një ndër lokalet historike të Triestes, janë prezantuar numri i katërt dhe i pestë i revistës për kulturë, gjuhë dhe media, “Akademia”, botim i Shtëpisë Botuese “Armagedoni” në Prishtinë.
Prezantimin e revistës e ka hapur kritiku letrar Enzo Santese, i cili ka folur për vlerat e revistës dhe u ka bërë analizë teksteve të shkrimtarëve italianë të cilat janë botuar në numrin e katërt të revistës.
Gjithashtu, Santese ka çmuar shumë edhe punën e përkthyeses Leonora Buçinca për ti përkthyer 40 poezi të 20 poetëve bashkëkohorë italianë dhe publikuar në revistë. “Jemi në epokën e kapitalizmit. Sot, edhe pse mendojmë se askush nuk do t’ia dijë për vlerat e vërteta, gabohemi, sepse ka disa njerëz në botë që kujdesen për to. Neve derën e bashkëpunimit mund të na hapte edhe ndonjë revistë prestigjioze sllovene apo austriake.
Ja ku i kemi, në prag të shtëpisë, matanë rrugës. Por, këtë
vepër madhështore që e bëri revista ‘Akademia’ për të gjithë ne, s’e bënë as
sllovenët e as austriakët. E bëri Prishtina. E bëri shtëpia botuese
‘Armagedoni’. E bëri poetja dhe përkthyesja LeonoraBuçinca. E bëri zemra e
madhe e një kryeredaktori shqiptar, e Beratit që, siç më ka thënë Leonora, punon
pa ndalur për kulturën, sepse e do, e respekton dhe e nderon punën e
vet dhe të të tjerëve.
Kjo revistë, përpos që ringjalli të vdekurit në gjithë
botën, ua rriti jetën të gjallëve me përfshirjen e teksteve të shkrimtarëve të
kombësive të ndryshme shkruar ndër vite. Kush thotë sot që Kosova
është e largët, larg nesh, e ka gabim. Kosova tani është më afër nesh se
shtetet e tjera fqinje. Dua ta vizitoj këtë shtet të sapolindur sa më
parë”, ka thënë kritiku italian Santese, i cili, nëpërmjet bashkëpunimit të
përkthimit të teksteve nga gjuha shqipe në italiane, ka komentuar edhe disa
prej teksteve të autorëve shqiptarë dhe të huaj që janë prezantuar në numrin e
katërt dhe të pestë të revistës.
Aktori i humorit Gaz Paja ka rrëfyer një incident që i ndodhi gjatë interpretimit në skenën e Portokallisë.
Në episodin e së dielës te “Sekretet e Portokallisë”, aktori i njohur rrëfeu se një herë ishte nxehur aq shumë për një problem me muzikën në skenë, saqë kur doli prej saj hodhi mikrofonin nga inati. Gaz Paja ka mjaft performanca live në skenë dhe nga ato ku i duhet të këndojë në rolet e tij, dhe sigurisht që presioni për ta bërë siç duhet është i madh.
Në një intervistë përballë Ori Nebijajt, Gazi tha se ishte
çështje teknike dhe nuk ndodhi për fajin e tij: “Pati një incident me
mikrofonin, nuk e solli në parametrat e duhur se kënga u këndua. Unë mund të
isha përmbajtur se ashtu siç gaboj unë gabojnë e të tjerë. I kërkova ndjesë
publikut. Pjesa tjetër ishte që nuk u përmbajta dot, hodha një mikrofon, ne nuk
dështojmë në asgjë. Mund të ketë qenë çështje valësh, baze ,dhe kam thyer një
mikrofon pas skene shpresoj mos ma kenë futur në llogari”.
Nuk e dimë nëse ia kanë mbajtur nga rroga, por Gazi tha se e theu mikrofonin në nerva e sipër./KulPlus.com