Historia e vërtetë e njerëzimit do të jetë e shkruar, vetëm kur ajo do të shkruhet me pjesëmarrjen e shqiptarëve

Fotografia: Krenar Halimi

23 thënie që të huajt i kanë shkruar për prejardhjen e shqiptarëve

-Nikolla Jorga: “Populli shqiptar së bashku me baskët, janë më të vjetërit në Evropë”.

-Maximilian Lambertz: “Historia e Vërtetë e njerëzimit do të jetë e shkruar, vetëm kur ajo do të shkruhet me pjesëmarrjen e shqiptarëve”.

-Lamartini: “Ky komb e ky popull nuk merret nëpër këmbë… Kjo është toka e heronjve të të gjithë kohërave… Homeri aty gjeti Akilin, grekët Aleksandrin e Madh, turqit Skënderbeun, njerëz këta të së njejtës racë, të të njejtit gjak”.

-M. Huacunthe Hecquard: “Në asnjë vend të botës femrat nuk janë më të respektuara dhe nuk ushtrojnë një veprimtari më të fuqishme se shqiptaret dhe disa nëna shqiptare kanë përzënë prej shtëpisë bijtë e vet pasi ata ishin larguar nga fronti i luftës. Ato i kishin kthyer në fushën e betejës”.

-Lord Bajroni: “Shqiptarët me kostumet e tyre bëjnë një peizazh më të mrekullueshëm në botë… Shqiptarët janë raca njerëzore më e bukur që ekziston, trima më të fortë se kështjellat e tyre”.

-Henry Noel Brailsford: “…Shqiptari ‘primitiv’, në fakt është ‘Mbinjeriu’ për të cilin Nietzsche ëndërronte”.

-Gjusepe Katapangu: “Atllantida e cila është zhdukur para 12.000 vjetësh, ishte tokë e Ilirëve (pellazgëve), të cilët shpëtuan nga përmbytja e Atlantidës dhe filluan civilizimet e reja në të gjitha kontinentet, sidomos në Evropë, Afrikë dhe Azi të vogël”!

-Agostino Ribeco: “Te drejtat mijëvjeçare të shqiptarëve, etnografike dhe gjeografike, shtrihen prej kohërave të vjetra në Iliri, Maqedoni dhe Thesali”.

-Braisllav Nusic: “Shqiptarët janë autoktonë, të cilët gjatë të gjitha dyndjeve të popujve, e ruajtën tipin dhe karakterin e vet në mënyrë të theksuar. Ata u bënë ballë sulmeve të romakëve, mësymjeve të dendura të sllavëve, të cilët ua pushtuan të gjitha fushat, ultësirat, dhe lumenjtë”.

-Dushko H. Konstantinov: “Shqiptarët janë banorë më të vjetër të Gadishullit Ballkanik dhe pasardhës të drejtpërdrejtë të ilirëve të vjetër, të cilët kishin ndërtuar shtetin më të fuqishëm në Ballkan”.

-Edvin Jasques: “Ilirët ose shqiptarët, këta bijë të paeupur, ishin luftëtar të shqipes, trashëgimtarë të denjë të Akilit, Filipit, Aleksandrit të Madh dhe Piros së Epirit…”.

-Edvin Pears: “Shqiptarët janë pasardhës të racës më të vjetër të Gadishullit Ballkanik, gjegjësisht të racës arjane, duke e nxjerrë këtë fjalë nga dy rrënjët e fjalëve shqipe: Ar dhe Anë, që d.m.th. Njerëz të arit të pastër”.

-Maks Myle: “Emrat e mjaft popujve të njohur rrjedhin nga fjala e vjetër shqipe ‘Ar’. Kjo vlen edhe për mjaftë vende të botës.”

-Fanulla Papazogllu: “Dardania është njëra nga krahinat antike të Ballkanit ku popullata autoktone është ruajtur më së miri”.

-Gos Xhen: “Origjina e shqiptarëve ngjitet deri te koha e pellazgëve dhe kanë origjinë parahelene”.

-Gustav Majer: “Shqiptarët janë Ilir të rinj”.

-Gjorgj Hahni: “Shqiptarët janë pasardhës të Ilirëve, ndërsa ilirët janë pasardhës të pellazgëve… Shqiptarët janë stërnipërit e Pellazgëve”.

-Haki Pasha: “Po doli në shesh historia e shqiptarëve, Perandorinë Osmane e merr lumi”.

-Harold Whitehal: “Hieroglifet egjiptiane, të krijuara para 4.000 vjetësh kanë domethënie shqipe”.

-Henri Braisford: “Në Maqedoni, vetëm shqiptarët janë popull autokton”

-Johan Fon Han: “Shqipja rrjedh nga ilirishtja dhe ilirishtja nga pellazgjishtja”.

-Jovan Cvijiq: “Sllavët e jugut, pas ardhjes në Ballkan, aty gjetën shqiptarët, të cilët nën trysninë e tyre (sllavëve) u tërhoqën jugu dhe në vendet më malore, ku i hasim edhe sot”.

-Konstandin Paparigopulos: “Vetëm shqiptaret konsiderohen si pasardhës të racës ilire”.

Ky është seriali i Steven Spielberg i cili do të mund të shihet vetëm natën

Steven Spielberg po shkruan një serial televiziv horror për ‘Quibi’ që do të shikohet vetëm natën, kur celularët do të tregojnë se jashtë është errësuar, shkruan lapsi.al.

Për momentin titulli i zhvillimit të serialit është “Spielberg’s After Dark”. Regjisori i famshëm ka shkruar gjashtë episode të një historie të përbërë nga 10 ose 12 seri. Nuk dihet ende data e publikimit dhe historia e këtij projekti.

Pesënjaket e para në botë u shfrytëzuan për atraksion turistik, një xham i privonte nga jeta normale

Historia tragjike e të parave vajza pesënjake që erdhën në botë. Jetuan për një dekadë si atraksione turistike pas një xhami. Në vitet 1930-të lindja e binjakëve ishte fenomen i rrallë, veçanërisht në qoftë se të dy foshnjat ishin në gjendje të mbijetonin. Pra, kur erdhën pesë vajza në botë, shoqëria e Ontario u shashtis. Qytetarët kurrë nuk kishin parë një rast të ngjashëm dhe as e kishin imagjinuar se mund të ndodhte.

Annette, Cecile, Yvonne, Mary, dhe Emil Dion, lindën dy muaj para kohe më 28 Maj, 1934 nga Dr. Alan Roy Dafoe. Me ndihmën e grave kanadeze të cilat ishin në gjendje të dhuronin qumështin e gjirit dhe përvojën, por edhe infermiereve të Kryqit të Kuq Kanadez, vajzat ishin pesënjaket e para në botë të regjistruara që mbijetuan pas lindjes.

Ndërsa rriteshin, gjërat nuk shkuan mirë. Pesë motrat e vogla tërhoqën interesin e madh të qeverisë kanadeze që nga muaji i katërt i jetës së tyre. I ndanë nga prindërit e tyre natyrorë me arsyetimin e mbrojtjes nga shfrytëzimi.

 Përkundër faktit se ishin fëmijë të shëndetshëm, i mbyllën në një spital të formuar posaçërisht, që kujtonte luna park, i cili ishte i hapur për turistët. Vendi quhej “Quintland”, që në përkthimin e lirë do të thotë “vendi i pesënjakëve”.

Vajzat ishin atraksioni më i madh turistik për 9 vite! Ishin nën mbikëqyrjen e vazhdueshme të mjekëve dhe infermierëve, që kujdeseshin për to, por në të njëjtën kohë kontrollonin ngjashmëritë dhe dallimet fizike midis tyre.

Cesile, një nga motrat, disa vite më vonë pranoi se së pari mësoi fjalën “doktor” dhe pastaj tha “mama. Në vitet 34 – 44, rreth 3 milionë njerëz vizituan Quintland. Vizitat lejoheshin tri herë në ditë. Vajzat nuk i prekte kurrë askush, ishin prapa një muri të madh qelqi. Në raste të rralla, për të kënaqur botën, i vishnin me rroba të njëjta dhe thjesht i lejonin t’u thonin emrin e tyre vizitorëve.

Kishin tërhequr interesin botëror. Gjithashtu u bënë kopertinë në revistën “Life”. Gazetat vazhdimisht informonin botën për shëndetin e tyre. Fotot e tyre ishin kudo. Thuhet se brenda një dekade, qeveria dhe bizneset lokale përfituan afër gjysmë milionë dollarë nga vajzat. Nga kjo shumë, asnjë dollarë nuk shkoi kurrë tek ato. Pas dhjetë vitesh dhe shumë mosmarrëveshjeve gjyqësore, pesënjaket u kthyen në familjen e tyre.

Bashkimi në Nëntor 1943 nuk shkoi mirë. Asnjë nga motrat nuk arriti të lidhet me prindërit e natyrshëm. Kur mbushën 18 vjeç, ndërprenë kontaktet me ta. Nuk kishin miq dhe nuk mund t’i përshtateshin jetës jashtë spitalit.

Më vonë në një libër, duke ndarë përvojat e tyre të përbashkëta, akuzuan hapur prindërit e tyre për dhunën verbale dhe seksuale dhe forma të tjera abuzimi. Qeveria e Ontarios, megjithëse me vonesë, u kërkoi ndjesë për ndarjen e dhunshme nga familja e tyre.

Në Mars të vitit 1998, i dëmshpërbleu me 4 milionë dollarë për vitet që kaluan si atraksion turistik pas një xhami në një luna park. Emil u bë murgeshë dhe vdiq në 1954. Mary vdiq në vitin 1970 nga tromboza dhe Yvonne në vitin 2001. Në Dhjetor të vitit 2014, vetëm dy nga pesë motrat ishin gjallë. Anet dhe Cecile. Motrat Dion jetuan një jetë tragjike. Asnjë nga të pestat nuk arriti të shërohet kurrë dhe të kapërcejë traumën mendore që iu shkaktuan në një moshë aq të vogël. Një mur xhami i privoi nga jeta normale, ndërsa njerëzit fituan miliona nga pesë fëmijët e vegjël, duke shkatërruar jetën e tyre. Ngjarje dhe Foto nga Historia Botërore.

FemArt dhe Eliza Hoxha hapën bodrumin e Hotelit “Grand”, aty ku paramilitarët serb dhunuan gra shqiptare

Ekspozita “Bëhu fytyra ime” nga artistja Eliza Hoxha ka hapë një kapitull të dhimbjes së grave shqiptare, e cila ishte vendosur pikërisht në një nga bodrumet e Hotelit “Grand”, ku në kohën e luftës në Kosovë, paramilitarët serb kishin dhunuar shumë gra shqiptare.

Qendra Artpolis i ka hapur dyert për javën e festivalit të përvjetshëm FemArt në ambientin e Hotelit “Grand” në Prishtinë, pikërisht me ekspozitën e Eliza Hoxhës që sillte rrëfime të vendosura në kornizë, e që të jepnin ndjesi dhimbjeje, ku po në ato korniza ishin shkëputë copëza të rrëfimeve që tregonin tmerrin, dhimbjen dhe vuajtjen e këtyre grave.

Korniza të varura me rrëfime të grave, ngrysën shumë fytura të të pranishmëve të shumtë, të cilat, kishin një fuqi të madhe të kthimit në kohë.

Pjesë e kësaj ekspozite ka qenë edhe historia e Vasfije Krasniqi Goodman, gruaja e cila themeloi kampanjën ‘Bëhu zëri im’ kundër dhunimit të grave dhe u bë zëri i grave të shumta që nuk guxonin të flisnin për përvojat e tyre traumatike gjatë luftës.

Ndërkohë, pas ekspozitës së Eliza Hoxhës  ka vazhduar më  pas“Pas asaj” një preformancë e jashtëzakonshme nga artistet Agnes Nokshiqi dhe Mjellma Goranci, të cilat kanë trguar për ndjeshmërinë dhe rolin që ka luajtur feminizmi në përmirësimin e jetës së gruas. Performanca është quajtur “Pas Asaj …” për ta kujtuar sakrificën e gruas shqiptare dhe të ndërtuar një jetë më të mirë për gratë pas gjithë asaj. Fjala e fundit që shihet në këtë pjesë teatrale është ‘hope’, pra shpresë, performancë kjo që brenda mbrëmjes u dha për dy herë me radhë, për shkak të numrit të madh të të interesurave. Kurse krejt kjo mbrëmje ka vazhduar me  artisten afrikane të ishujve Barlavento, në Teatrin Dodona.

Sipas organizatorëve dhe drejtoreshës së Artpolis Zana Hoxha Krasniqi,  Festivali feminist FemArt ka për qëllim t’i vetëdijësojë gratë duke i nxitur ato që të marrin pjesë në vendimarrje, në pronësi, që t’i thyejnë barrierat e gjykimeve dhe të paragjykimeve të shoqërisë kosovare, siç ka bërë për vite me radhë.

Motoja e këtij edicioni të FemArt është “Me Liri kundër Marres” këtë herë ka prekur shtatëshin fatlum duke shënuar herën e shtatë të mbajtjes së këtij festivali, i cili do të zgjasë poashtu shtatë ditë.

Në ditët në vazhdim do të organizohen disa konferenca, tryeza dhe mbrëmje poetike me gra dhe vajza të cilat i kanë gdhendur pilarët e Feminizmit në Kosovën e pasluftës. FemArt është festival feminist që ka për qëllim ngritjen dhe vetëdijesimin e grave dhe vajzave lidhur me paragjykimit gjinore. FemArt organizohet nga Qendra për art dhe komunitet – Artpolis, të cilët sivjet kanë shënuar gjithashtu dhjetë vjetorin e themelimit.Rrona Jaka/ KultPlus.com

Vargjet e fundit që Dritëro Agolli i shkroi për gruan e tij

Në këto vargje ku Dritëroi shkruante për jetën dhe vdekjen, sigurisht nuk kishin si të mungonin vargjet për gruan e tij Sadijen.

Ai përmes poezisë duke i treguar dashurinë e madhe i jep premtimin asaj se do të gjente mënyrën për ta takuar edhe pas vdekjes.

Vargjet dedikuar Sadijes:

E dashur Sadije,
Të dua si jetën time, madje edhe më shumë
Dëshiroj sinqerisht që unë të vdes dhe ti të jetosh
Unë edhe i vdekur do të ndjek për të parë buzëqeshjen tënde
Megjithëse kjo buzëqeshje, brenda errësirës së varrit nuk duket
Por unë do të bëj të pamundurën,
Qoftë edhe me anën e një fluture,
Që do të dalë nga kockat e mia./KultPlus.com

“Mbi gjithë nevojat, varfëria është ajo që na mëson më tepër”

Disa thënie të veçanta nga Zhyl Vern

“Duket si diçka e zgjuar të marrësh parasysh çdo gjë të keqe nga fillimi dhe të lësh çdo gjë të mirë të vijë si një surprizë”.

“Vetmia, izolimi janë gjëra të dhimbshme dhe shkojnë përtej asaj që një njeri mund të përballojë”.

“Me lirinë, librat, lulet dhe hënën, kush nuk do të ishte i lumtur?”

“Liria është diçka, për të cilën ia vlen të paguash që ta kesh”.

“Nuk ka pengesa të pamundura. Ka thjesht vullnete të forta dhe të dobëta”.

“Gjithçka që duket e pamundur, është duke pritur që të arrihet”.

“Shkenca është e përbërë edhe nga gabime, të cilat janë të vlefshme të bëhen, sepse ato të çojnë hap pas hapi drejt së vërtetës”.

“Deti është gjithçka…”

“Në Tokë nuk ka parajsë, por ka copëza të saj”.

“Mbi gjithë nevojat, varfëria është ajo që na mëson më tepër”.

/ bota.al

Miep Gies, shërbyesja që shpëtoi ditarin e Ana Frankut nga gjermanët

Historia e Ana Frankut dhe familjes së saj, por edhe të tjerëve, që u fshiheshin gjermanëve në një cep të Amsterdamit, janë të njohura. Madje edhe nga ata që nuk e kanë lexuar kurrë ditarin e saj, apo që nuk kanë parë filma dhe dokumentarë të shumtë mbi këtë temë.

Ishte Miep Gies, një punonjëse e Oto Frankut, i siguronte nevojat jetike familjes Frank gjatë kohës që jetonte e fshehur. Dhe ishte po ajo që shpëtoi ditarin e Anës, dhe ia rikthehu Oto Frankut pas përfundimit të luftës. Sikur ditari të ishte zbuluar nga gjermanët, të gjithë njerëzit që ndihmuan familjen Frank, do të ishin denoncuar tek Gestapo. Sipas Gies, ajo u shpëtua nga arrestimi, pasi ishte nga i njëjti qytet – Vjena – prej nga vinte edhe zyrtari përgjegjës për rastin. / bota.al

20 thënie frymëzuese nga Marilyn Monroe

Marilyn Monroe, lindi në Los Anxhelos, më 1 qershor 1926. Ajo mposhti një fëmijëri të trazuar për t’u bërë një nga yjet më të famshëm të filmit dhe ikonat e kulturës pop të shekullit të 20-të. Ajo ishte një yll në ngjitje që na la shumë shpejt, por për kohën që shkëlqeu, Marilyn shkëlqeu më shumë se çdo kush.

Më poshtë janë 20 thëniet më të bukura të Marilyn Monroe për të ju frymëzuar edhe ju të shkëlqeni.

Marilyn Monroe:

“Buzëqesh, jeta është e bukur dhe në të ka shumë arsye për të buzëqeshur.”

“E papërsosura është e bukur, çmenduria është gjeniale dhe është më mirë të jesh qesharak sesa i mërzitshëm.”

“Po të kisha zbatuar të gjitha rregullat, nuk do të kisha marrë asgjë.”

“Fakti se ju dështuat një herë nuk do të thotë që ju do të dështoni në çdo gjë.”

“Ne të gjithë jemi yje, dhe meritojmë të ndizemi.”

“Për të gjitha vajzat që mendojnë se jeni mbi peshë. Ju jeni të bukura. Shoqëria është e shëmtuar.”

“Karriera është e mrekullueshme, por ti nuk mund të puthesh me të në një natë të ftohtë.”

“Një vajze nuk i duhet askush që nuk ka nevojë për të.”

“Kur vjen puna për ta, le të mendojnë çfarë të duan. Nëse ata shqetësohen aq sa të mërziten për atë që bëj unë, atëherë unë jam më mirë se ata.”

“Ndonjëherë gjërat e mira largohen që gjëra më të mira të mund të bashkohen.”

“Ne duhet të fillojmë të jetojmë para se të plakemi. Frika është budallallëk. Po ashtu dhe pendimi.”

“Gjërat shkojnë edhe keq kështu që çmojini kur janë mirë.”

“Ndonjëherë ju duhet të vendosni kurorën për t’i kujtuar ata se me kë kanë të bëjnë.”

“Gjithmonë, gjithmonë, gjithmonë besoni te vetja. Sepse në qoftë se nuk e bëni ju, atëherë kush do ta bëjë, e dashur?”

“Dëshira për tu bërë dikush tjetër është humbja e asaj që je.”

“Poshtë makeup-it dhe pas buzëqeshjes sime, unë jam thjesht një vajzë që lufton për botën.”

“Sa gabim është që një grua të presë njeriun që do t’i ndërtojë botën që ajo dëshiron, në vend që ta krijojë vetë atë.”

“Unë jetoj për të fituar sukses, jo për t’ju kënaqur ju e as të tjerët.”

“Unë nuk ndalem kur lodhem. Ndalem kur realizohem.”

“Një nga gjërat më të mira që më ka ndodhur në jetë është fakti që jam femër. Kështu duhet të ndihen gjithë femrat.”

Nouvelle Vague, më 21 qershor në Kino Bahçe

Lumbardhi ka kënaqësinë të prezantojë koncertin e bendit francez Nouvelle Vague të cilët do të performojnë në kuadër të Lumbardhi n’Behar më 21 Qershor në orën 20:30 në Kino Bahçe. Nouvelle Vague u formua në Paris në vitin 2004, nga muzikantët Olivier Libaux and Marc Collin. Me përshtatjen e melodive Punk e Post-Punk dhe me stilin e viteve 50’ dhe 60’ të Bossa Nova-s, ata shumë shpejtë u kthyen në fenomen botëror.

Të mbështetur nga shtëpi diskografike prestigjioze, grupi i dhuroi audiencës së tyre ri-interpretime transformuese të këngëve origjinale. Që nga debutimi i tyre me albumin e parë “Nouvelle Vague” në vitin 2004, grupi lansoi edhe pesë albume tjera.

Tani, në kuadër të festimeve të 15 vjetorit të grupit në turneun e vitit 2019, Nouvelle Vague do të ngjitet në skenën e Kino Bahçes për të performuar disa nga këngët më ikonike të tyre. Ky rikthim i tyre e gjen grupin në përbërjen origjinale aty ku edhe kanë nisur, me një kitarë akustike, disa tastierë, dhe dy vokaliste. Agona e Prizrenit do të hapë mbrëmjen, duke na ofruar një rimishërim të jazz dhe blues në një natë pranverore.

BILETAT
Presale (Deri më 20 Qershor): 10 Euro
Ne hyrje: 15 Euro

PIKAT E SHITJES:
Prizren, Kosovë: Barcode Prizren
Prishtinë, Kosovë: RaveTravel, Dit’ e Nat’, Sound Effect Prishtina (Albi Mall) Tiranë, Shqipëri: Radio, Destil Hostel Albania
Online: https://mktickets.mk/ dhe https://www.karti.com.mk/

LUMBARDHI N’BEHAR është sezoni pranveror i muzikës te Lumbardhi, i cili fillon më 7 prill 2019. Programi evolon nga sythi në lule, duke lulëzuar në programin e fundit të pranverës në mbrëmjen e 21 qershorit. Para rijetësimit të Kino Bahçes, Lumbardhi n’Behar do të kremton pranverën në Prizren, dhe paralajmëron një institucion gjithnjë-në-zhvillim dhe programet e tij në ardhje.

Kosovo Rising Stars, këtë vit vjen më e fuqishme në PriFest

Koncepti i ri i përgatitur si vazhdimësi e objektivës që ka Kosovo Rising Stars në kuadër të PriFest, për të përkrahur aktorët, këtë vit i përkrahur edhe nga fonde të Bashkimit Evropian, përmes European Film Festivals, do t’u jap një mundësi unike aktorëve nga Kosova që ata të kenë një numër takimesh dhe workshopesh me një grup të profesionistëve ndërkombëtar të kastingut (Casting Directors) që do të vijnë në Kosovë nga vende të ndryshme të Evropës.

“Kemi një lajm fantastik për aktorët tanë, sepse këtë vit, në ditët e festivalit, sapo kanë konfirmuar që do të vinë në Prishtinë katër drejtor kastingu (Casting Directors) si dhe drejtoresha e programit Shooting Stars nga European Film Promotion, – shprehet Vjosa Berisha, Kryesuese e PriFest, dhe vazhdon:

“Në vazhdën e aktiviteteve që ne po zhvillojmë cdo vit për të ofruar më shumë përkrahje për filmbërësit tanë, patjetër që nuk kemi dashur t’I lëmë anash edhe aktorët, sepse kemi aktorë shumë të talentuar por kemi shumë pak mundësi që t’i plasojmë jashtë vendit.”

Ekspertët që do të jenë prezent, do të mbajnë një numër seancash të hapura dhe të mbyllura (speed-dating), takime individuale kokë më kokë, që t’u japin më shumë informata aktorëve se si mund të kenë casje në tregun ndërkombëtar, dhe njëkoësisht përmes takimeve ata do të kenë mundësi të hulumtojnë më për së afërmi talentin e aktorëve kosovarë.

“-Këtë vit vendosëm të shkojmë një hap më tutje, dhe me përkrahjen financiare të Bashkimit Evropian, përmes European Film Festivals, të ftojmë në Kosovë disa personalitete me ndikim në fushën e filmit në Evropë, në mënyrë që ata të njihen më mirë me talentin e aktorëve tanë, mu për arsye se kanë mundësi të limituara që të udhëtojnë jashtë vendit, të jenë aktiv në aplikime e audicione ndërkombëtare apo thjeshtë ta eksplorojnë më thellë mundësinë e angazhimit në filma jashtë Kosove – vazhdon më tutje Berisha.

Aktorët e interesuar për të marrë pjesë në seancat e mbyllura, speed-dating, duhet të paraqesin kërkesën duke dërguar email në [email protected] me një biografi të shkurtër. Kushti për të marrë pjesë në takimin e mbyllur (speed-dating) është njohja e gjuhës angleze. Aplikimi është i hapur edhe për studentët e aktrimit në përfundim të studimeve. Numri i pjesëmarrësve është i limituar. Data për pranimin e biografive është 25 qershor 2019.

Kush janë ekspertët e kastingut (Casting Directors) që mund t’i takoni në PriFest këtë vit?

Jeremy Zimermann, Casting Director / Angli

Jeremy Zimermann është njëri nga Casting Director (drejtor kastingu) më të njohur nga Britania e Madhe. Ka punuar me produksione ndërkombëtare në 20 vitet e fundit me regjisor si Peter Yates, Ron Howard, Guillermo del Toro de Richard Attenborough. Është nominuar për Emmy Award në vitin 1995. Disa nga filmat në të cilët ka punuar janë Moon, Hellboy, Willow, Keeping mum, Africa United dhe Night train to Lisbon. Në këtë link mund t’i gjeni referencat e punës së tij http://zimmermanncasting.com/credits/

Francesco Vedovati, Casting Director / Itali

Francesco Vedovati, ICDN, UNICD (Itali) është Casting Director nga Roma, Italia. Ai ka fituar çmimin Ndërkombëtar për Casting Director (International Casting Director Award-ICDN) 2018 në Sarajevë për filmin Dogman në regji të Matteo Garrone dhe është nominuar për të njejtin çmim në 2017 për filmin Pericle il Nero në regji të Stefano Mordini. Në 2015, ai ka fituar çmimin The Silver Robbin për Kastingun më të mirë të filmit Wondrous Boccaccio në regji të Paoli and Vittorio Taviani dhe në 2018 për filmin Dogman. Në vitin 2017 ai iu bashkua Akademisë së Shkencës dhe Artit të Filmit  dhe Akademisë Europiane të Filmit në vitin 2019. Francesco ka punuar me regjisorë si Valeria Golino (Miele and Euphoria), Sergio Castellitto (Fortunata), Luca Guadagnjino (I am Love), Gabriele Muccino ( The Last Kiss), Saverio Costanzo (In Memory of Me), Gabriele Salvatores (The Invisible Boy), Gabriele Mainetti (They Call Me Jeeg dhe Freaks Out), Danny Boyle (Trust), Fernando Meirelles (The Pope) dhe George Clooney (Catch-22). Për filmografinë e detajuar shiko linkun në vijim: https://www.imdb.com/name/nm0891677/

Yngvill Haga – Casting Director / Norvegji

E rritur në një familje që lidhej me teatrin, ajo kishte qëllim të bëhej aktore. Por fati e deshti ëe të pranohej në kursin për producent në Shkollën e Filmit në Norvegji.

Pasioni I saj për aktrimin dhe aktorët, analiza e karaktereve, dhe dëshira që t’I japë jetë skenave të filmit fillimisht në dhomën e kastingut (audicionit), ishte ajo që e trasoi karrierën e Hagës si profesioniste kastingu. Në vitet e fundit, ajo ka punuar me disa nga regjisorët më të mirë të Norvegjisë duke kryer punën e kastingut për filmat e njohur Thelma në regji të Joachim Trier, Sonja në regji të Anne Seëitsky dhe TV drama State of Happiness në regji të Petter Ness.

Për më shumë nga filmografia e saj vizito linkun:  https://www.imdb.com/name/nm3017953/

Ulrike Muller, Casting Director / Gjermani

Ulrike Muller I perfeksionojë aftësitë e kastingut në filmat e Shkollës së Berlinit, e udhëhequr nga Christoph Hochhausler, Angela Schanelec, Ulrich Kohler, Thomas Arslan dhe të tjerë. Ajo ka punuar me regjisor të njohur si David Wnendt, Jessica Hausner, Fatih Akin dhe shumë projekte të tjera filmike ndërkombëtare. Bashkëpunimi I afërt me regjisorë I mundëson asaj që të bëj përzgjedhje të një kasti unik si ata të filmit ashtu edhe të teatrit, apo edhe të zbulojë talente të reja.

Disa nga filmat ku ajo ka punuar janë In my room (2018), Happy as Lazzaro (2018). Për më shumë nga filmografia e saj vizito linkun: https://www.imdb.com/name/nm1714212/

PriFest ka filluar aktivitetin Kosovo Rising Stars para dy vitesh me qëllim për të përkrahur promovimin dhe avancimin e aktorëve Kosovar ndërkombëtarisht. Në vitet e kaluara janë prezentuar para mysafirëve të huaj të festivalit një grup prej 17 aktorësh. Këtë vit PriFest i dedikohet edhe më shumë atyre duke I vënë komplet në fokus me aktivitetin kryesor që do të ketë në festival në Kosovo Rising Stars.

Ndërkohë, është nder i vecantë që në festival do të jetë prezente edhe Drejtoresha e Shooting Stars, Karin Dix, e cila së bashku me Drejtorin e Qendrës Kinematografike të Kosovës, Arben Zharku, që njëherit është edhe antar bordi i European Film Promotion, do të mbajnë një prezentim më të detajuar se cfarë është Shooting stars dhe cilat janë kriteret, për aktorët, për t’u përzgjedhur në këtë program shumë prestigjioz të European Film Promotion.

Festivali PriFest do të mbahet muajin e ardhshëm në Prishtinë, në data 16-21 Korrik. Për të pasur casje më të lehtë në aktivitetet e ndryshme të festivalit dhe për të ndjekur filmat, përfaqësuesit e mediave dhe industrisë së filmit mund të akreditohen në webfaqen e festivalit http://prifest.org/accreditation/.

Për lajme të tjera lidhur me aktivitetet e festivalit na ndiqni në rrjetet sociale Instagram, facebook dhe twitter, apo shkarkoni aplikacionin e festivalit (PriFest) në celularin tuaj.

Kur estrada i tha jo luftës, video e vitit 1998

Në 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës, kujtojmë të gjitha sakrificat e popullit të Kosovës por edhe viktimat që pa pikë faji nuk patën mundësi ta shijonin lirinë e të jetonin ditët më të mira për Kosovën.

Lufta e fundit në Kosovë, megjithatë, kulmoi në fund të vitit 1998 – 99 por qysh më herët Kosova nuk ishte një vend i mirë për jetesë. Ishte më shumë një pengesë për Jugosllavinë dhe Serbinë çetnike të asaj kohe.

Estrada e Kosovës në vitin 1998 kërkoi paqe dhe i tha JO luftës.

Në një video të vitit 1998 këndojnë Sabri Fejzullahu, Dukagjin Lipa, Ermal Fejzullahu, Adelina Ismaili, Bb Poqi, Shkumbin Kryeziu, Sinan Vllasaliu, Genc Salihu, Gili e këngëtarë të tjerë që në gjuhën angleze bëjnë thirrje për paqe.

https://www.youtube.com/watch?v=2LRJ94qfQ6s

“Kosova calls for peace” (Kosova thërret për paqe) titullohet kënga dhe ky incizim që na kthen prapa në kohë. / KultPlus.com

Mes të mbyturve ishte edhe një plakë e vetmuar

Nga Arben Idrizi

Ishte mesi i qershorit të vitit 1999,
një nga momentet kur ekstremet puqen

Kosova ishte çliruar.
Ushtria e policia serbe bashkë me shumicën e banorëve kishin ikur.

Dikush i tutej frikës si të tillë.
Dikush tjetër hakmarrjes e drejtësisë.
Por një plakë serbe kishte mbetur në banesën e saj,
jo për ta mbrojtur pragun, as nderin, as djepin e shenjtë.

Ky ishte vendi edhe i saj dhe s’kishte kah t’ia mbante.
Kurrë askush për asgjë s’e kishte pyetur.

Kurrë askujt asgjë s’i kishte kërkuar.
Dielli digjte.
Ushtarët e NATO-s patrullonin rrugëve, e grupe shqiptarësh të veshur
me uniforma ushtarake të gjetura ose të blera enkas pas luftës
sorollateshin në kërkim të gjahut të gjallë serb dhe pronave.

Këtë e dimë tash, këtë e themi tash:
kah hakmarrja nuk anojnë ata që e kanë pësuar.
Ata që shtiren, në të vërtetë vetëm sa i referohen të keqes personale.
E tëra ishte aq e habitshme sa të mbeteshe i ngurosur:
kur regjimi serb i kishte përndjekur shqiptarët, i kishte shënjuar
dyert e banesave të tyre me një kryq;
kur shqiptarët, në radhën e tyre, i përndiqnin serbët, e dinin ku t’i kërkonin.

E thyen derën e banesës dhe e gjetën plakën e shkretë
duke dremitur në kolltuk – as kryq nuk bënte, as fatit nuk i besonte.
I njohu dhe e kuptoi se kaq e kishte pasur jeta e saj.

E pyetën për burrin që kurrë s’e kishte pasur.
Por ata pastaj i thanë se burri i saj kishte vrarë dhe masakruar shqiptarë.
E pyetën për djemtë që kurrë s’i kishte pasur.

Por ata pastaj i thanë se djemtë e saj kishin vrarë e masakruar shqiptarë.
E pyetën për të afërmit e saj që kurrë s’i kishte pasur.
Por ata pastaj i thanë se të afërmit e saj kishin vrarë dhe masakruar shqiptarë.
E pyetën për prindërit e saj që kurrë nuk i kishte njohur.
Por ata pastaj i thanë se ata e kishin lindur serbe.
Thanë se rrugët e zotit dhe dëshmitë e fajeve janë të pafundme.
Ndoshta ajo
mendonte në ato çaste se askush nuk është fajtor për gjendjen e vet.
Ndoshta ajo
mendonte në ato çaste se secili është fajtor për gjendjen e tjetrit.

Dëgjoni, tha ajo,nuk kam asgjë pos jetës time
dhe kësaj banese, ama s’kam si t’jua jap
derisa do të m’i merrni vetë me dhunë.
E saktë, i thanë ata,
të kënaqur me pazarin e vdekjes.

E kështu filluan të grinden për mënyrën se si ta heqin qafe plakën.

Arben Idrizi

Mizore është Historia,
dëng me hajvanë të rëndomtë të panjohur,
dëng me viktima të pafajshme të tyre.
Në fund,
ai që ishte në rend ta uzurponte banesën u shastis nga imagjinata e vet:
do ta hedhim nga dritarja, tha, duke iu marrë goja.
Ishin në katin e pesëmbëdhjetë.
Këtë s’e kishin provuar ende.
E hapën dritaren, e kapën për duarsh e këmbësh,

numëruan deri në tre dhe e hodhën poshtë.

Dielli digjte.
Asgjë nuk shqoi nëpër xhamat e apartamenteve teksa binte.
Asnjë mendim mbi rënien.
Asnjë engjëll pranë saj.
Kurrfarë filmi të jetës në minutat e fundit.
Pothuajse tërë jetën kishte jetuar vetëm.
Fikall vetëm po vdiste.
U përplas në trotuar, i hapi sytë për herë të fundit dhe dha shpirt.

Vasfije Krasniqi, Kadire Tahiraj dhe Feride Rushiti janë zgjedhur Ambasadore për Paqe në Universal Peace Federation

E mbijetuara e dhunës seksuale në Kosovë, tani aktiviste e zëshme për vënien e drejtësisë në vend për të dhunuarit gjatë luftës, Vasije Krasniqi – Goodman, drejtoresha e Qendrës për Promovimin e Drejtave te Grave, Kadire Tahiraj  dhe drejtoresha e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, Feride Rushiti, tanimë e kanë marrë epitetin e Ambasadoreve për Paqe, nën ombrellën e Universal Peace Federation, njofton AlbFem.

Kjo organizatë është themeluar në vitin 1992 dhe është zgjeruar në më shumë se 100 vende të botës, duke promovuar gratë si aktoret kryesore në ndërtimin e një shoqërie paqësore në nivel global.

“Ndër vite, gratë përmes edukimit, avokimit, partneritetit dhe iniciativave, qoftë brenda vendit, qofte në nivel rajonal apo botëror, kanë treguar vlerat dhe fuqinë e tyre për të qenë bartëse të shumë proceseve të rëndësishme jetësore, duke synuar të krijojnë një mjedis paqësor, familje të shëndosha dhe mirëqenie për gjeneratat e ardhshme dhe njerëzit në tërësi. Prandaj, titulli Ambasadore Paqeje është një inspirim dhe motiv për t’u angazhuar dhe kontribuuar për të kultivuar respekt për njëri-tjetrin, për të ndërtuar familje të shëndosha, aty ku çdo gjë fillon, sepse vetëm kështu mund te ndërtojmë një shoqëri ku secila nga ne do jetë e barabartë”, thuhet në njoftimin e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës.

Kujtojmë se Vasije Krasniqi – Goodman, Kadire Tahiraj, Feride Rushit, janë bërë zëri më i lartë i viktimave të luftës në Kosovë, të cilat po e tregojnë realitetin e asaj që ka ndodhur kudo nëpër botë.

Lauren Peace: Nuk do të kërkoj falje për instalacionin ‘Rimarrje’

Me gjithë debatet që ka gjeneruar instalacioni me portretet e 99 grave shqiptare në NewBorn, iniciativa ka hasur në përkrahje për shpalosjen e grave të suksesshme dhe fuqisë së gruas në Kosovë.

Lauren Peace – iniciatorja e këtij projekti projektin e saj e ka vazhduar edhe me informacione të tjera të cilat ajo ka thënë se do ti zbulojë në ditët në vazhdim.

Me anë të portalit, ajo ka treguar se kush janë këto figura – secila grua me një thënie të përshtatshme për karrierën e saj, duke treguar kësisoj preokupimin dhe vështirësitë.

Shumë njerëz nuk e kanë pasur të qartë edhe se kush janë këto gra, por ato tanimë dihen, edhe për ata që nuk mund ta vizitojnë NewBornin këtyre ditëve të nxehta në Prishtinë.

Peace është shpjeguar në një prej mediave vendore për këtë vendim dhe për përzgjedhjen e grave, për çka edhe u kritikua shumë.

“Projekti nuk është menduar të jetë në stilin Top 100. Nuk do të kërkoj falje për asgjë, sepse çfarëdo paraqitje e 99 grave shqiptare nuk do të përfshinte asnjëherë të gjitha gratë shqiptare, pa marrë parasysh efektin e punës së tyre” është shpjeguar mes tjerash Peace për Kosovo 2.0, aty ku është botuar eseja e saj sot e plotë dhe ku Peace e arsyeton projektin e saj dhe tregon çdo detaj.

“Këto janë gra në një grup më divers, kanë bërë ndryshimin, disa më shumë disa më pak, ato janë vetëm pjesë e një grupi më të madh” ka treguar tutje ajo, shkruan KultPlus.

“Reclamation” vazhdon të jetë e shpalosur në NewBorn në Prishtinë. / KultPlus.com

KY ËSHTË KONCEPTI KURATORIAL I PROJEKTIT:

Ndarja dhe pranimi i rrëfimeve të përvojave personale na mundëson ta procesojmë dhimbjen, të kemi dhembshuri ndaj të tjerëve, dhe ta kuptojmë më mirë shoqërinë ku jetojmë.

Por, kur vetëm një narrativë e kufizuar i afishohet një populli ose vendi, tregimi i rrëfimeve bëhet mjet i rrezikshëm që mund t’i përforcojë stereotipet, të krijojë ide të gabuara, dhe t’i dobësojë sistematikisht grupet e caktuara të njerëzve.

Përgjatë historisë, rrëfimet dhe përvojat e grave vazhdimisht janë shtypur si rezultat i turpërimit, stigmës, dhe frikës së kultivuar nga strukturat patriarkaje, nën së cilat pabarazitë gjinore vazhdojnë.

20 vjet pas përfundimit të luftës, gratë në Kosovo po i rimarrin narrativat e tyre si lidere, novatore, edukatore, sportiste, artiste, akiviste, përmbysëse, rrëfyese.

‘Rimarrje’ është seri interaktive portretesh që thekson zërat e 99 grave të brezave e etnive të ndryshme, që punojnë në lloj-lloj sektorësh për drejtësinë, barazinë, dhe të vërtetën.

Kepi i Rodonit, gati projekti për restaurimin e Kalasë së Skënderbeut

Shumë pranë Tiranës ndodhet Kepi i Rodonit, vendi ku çdo vizitor gjen të ndërthurur më së miri historinë me natyrën dhe detin. Në pjesën verilindore të Kepit ndodhet një ndër objektet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore, Kalaja e Skënderbeut.

Instituti i Monumenteve të Kulturës ka hartuar projektin: “Ndërhyrje restauruese në Kalanë e Skënderbeut”, në Kepin e Rodonit.

Projekti i miratuar në Këshillin Kombëtar të Restaurimeve parashikon ndërhyrje konservuese dhe restauruese në elementët konstruktivë të monumentit.

Kalaja e Skënderbeut ndodhet në pjesën verilindore të Kepit të Rodonit, ose siç e quajnë vendasit, Kepi i Muzhit dhe vështron veç thellësisë së detit Adriatik, edhe gjirin e Patokut dhe të Shëngjinit.

Në pjesën verilindore të Kepit shtrihet Kalaja e Rodonit, që daton që në shekullin XIV, një fortifikim i cili përbëhej nga një mur mbrojtës me gjatësi 100 m, e që shtrihej nga një breg i Kepit në bregun tjetër. /atsh / KultPlus.com

Dhjetë bibliotekat më mbresëlënëse në botë

Edhe nëse nuk i përkushtoheni shumë librit dhe leximit, nuk mund ta mohoni madhështinë e këtyre 10 bibliotekave. Po ju sjellim më poshtë, përzgjedhjen e bërë nga Google Art.

BIBLIOTEKA “GEORGE PEABODY”, BALTIMOR, SHBA

Biblioteka me pesë nivele konsiderohet aq e bukur sa që nganjëherë edhe martesat mbahen brenda atriumit neo-grek. Gjithçka aty është financuar nga një djalë i mirë i quajtur George Peabody.

BIBLIOTEKA E BIRMINGAMIT, ANGLI

Eksterieri u kompletua në vitin 2013, me 5,357 unaza të mbivendosura, si nderim për lagjen e bizhuterisë në qytet. Ajo u hap zyrtarisht nga aktivistja Malala Yousafzai.

BIBLIOTEKA “CLEMENTINUM”, PRAGË, ÇEKI

Ndërtesa e stilit barok u ndërtua nga jezuitët më 1622. Legjenda thotë se ndërtimi nisi me një libër, ndërsa përfundoi me 20 mijë.

“DHOMA MBRETËRORE PORTUGEZE E LEXIMIT”, RIO, BRAZIL

Me koleksionin më të madh të librave portugezë jashtë Portugalisë, biblioteka është themeluar nga 43 emigrantë politikë për të promovuar kulturën kombëtare në Brazil.

BIBLIOTEKA PUBLIKE, NJU-JORK, SHBA

Kjo është biblioteka më e njohur nga filmat, si nga “Day After Tomorrow” (2004) apo “Sex and the City” (2008).

BIBLIOTEKA E VJETËR E KOLEGJIT TË TRINISË, DUBLIN, IRLANDË

Është 61 metra e gjatë, e dekoruar me tavane të harkuar dhe buste mermeri të autorëve të famshëm. Vëllimi më i famshëm aty është “Libri i Kellsëve” – dorëshkrim në latinisht që përmban katër ungjijtë e Dhiatës së Re.

LIBRARIA E QYTETIT, SHTUTGART, GJERMANI

Gjithçka duket si piramidë e përmbysur. Panelet e kulmit emitojnë dritë të kaltër edhe natën, ndërsa një pjesë e koleksionit është e qasshme për 24 orë – në atë që quhet “Libraria e të pagjumëve”.

BIBLIOTEKA “ALEXANDRINA”, ALEKSANDRIA, EGJIPT

Dhomat e leximit priren kah deti si orë diellore. Muret e granitit janë të dekoruara me shkronjat e qindra gjuhëve.

BIBLIOTEKA “MARCIANA”, VENECIE, ITALI

Ndërtesa e kohës së Renesancës ka një nga koleksionet më të mëdha në botë të teksteve klasike. Pos 750 mijë librave, brenda mund të shihni edhe veprat e Titianit dhe Tintorettos.

BIBLIOTEKA PUBLIKE, TAIPEI, TAJVAN

Biblioteka me materiale ekologjike e pastron ujin, punon me panele diellore dhe ventilim natyral. Brenda janë mbi 20 mijë libra në gjuhën angleze dhe kineze. /Telegrafi/ KultPlus.com

Një dhomë pa libra është tepër e trishtë

“Kjo vërtet është paraja e dhënë për këtë hotel”, thotë Philip Blackwell, teksa bën me gjeste drejt një vatre të mermertë, llambave të ndezura me hije të shtypura, dhe librave, librave e librave.

Ai po tregonte bibliotekën në “Ham Yard Hotel” në Soho, për të cilën ndërmarrja e zotit Blackwell “Ultimate Library” përzgjodhi pesë mijë libra për raftet, një akt i kurimit vizual.

“Ultimtate Library” shet libra për hotelet luksoze si “Ham Yard”. E themeluar më 2011, ajo ka kapitalizuar një shpërthim të interesit për librat si sende zbukurimi, që shfaqen thjesht në imazhet me rafte librash në Instagram dhe Pinterest, me hashtaget #shelfie apo #bookstagram.

Librat mund të jenë shënjues estetikë, një set shumëngjyrësh gjërash, ku kopertina e tyre shëmbëllen një shije të caktuar – apo diçka lozonjare që varet nga mënyra sesi aranzhohet.

“Më pëlqen t’i krahasoj librat fizikë me qirinjtë”, thotë zoti Blackwell. “Llambat e ndezura kryejnë punë, por ka një lloj qiriu të fortë estetik që i jep shpirt dhomës. Edhe librat e bëjnë këtë. Ata krijojnë teatër dhe dramë”.

Zoti Blackwell, 60 vjeç, është një erudit, i dashur dhe i lexuar. Thotë se bëhet “nevrik” kur nuk i ndodhet ndonjë libër. Ai vjen nga një familje që ka qenë në biznesin e shitjes së librave që nga viti 1879, kur një prej të parëve të tij themeloi “Blackwell’s Bookshop” në Oksford. Ai ishte i përfshirë në ndërmarrje deri në vitin 2006, kur hoqi dorë nga të qenit shef ekzekutiv i shitjes së librave dhe filloi udhëtimet përderisa ishte ende në punë.

M’u atëherë nisi diçka ta brengoste: në hotelet ku ai qëndronte, libraritë ishin të mirëmbajtura si mos më keq, plot me aso që ai i quante “libra jetimë”. Ato ishin edhe të shëmtuara.

“Hotelet bënin çmos për çdo aspekt tjetër të dizajnit të brendshëm, por jo edhe për librat”, thotë ai. Kjo solli “Ultimtate Library”, të cilën z. Blackwell e quan “projektin e tij të shkuar gabim”.

Ndërmarrja ka përzgjedhur libra për klientë nga më shumë se 40 vende, përfshirë Filipinet, Greqinë, Maldivet dhe Tanzaninë. Krahas hoteleve, ata përfshijnë restorante, banesa private, dyqane dhe anije (në rast se, fjala vjen, jahtit tënd i mungon një bibliotekë e përshtatshme).

“Ultimate Library” u përgjigjet kërkesave goxha të veçanta: një restorant në Paris dëshironte vetëm libra me kopertina të kuqe, apo një tjetër klient dëshironte një bibliotekë me tituj për Kinën dhe garat me kuaj.

Librat si sende zbukurimi nuk janë asgjë e re. Në vitet 1820 në Britani, librat zakonorë filluan të bëheshin të pëlqyer për elitat, me koleksione që duhej të ishin uniforme për një familje të vetme, ndonjëherë duke bartur xhufkën e tyre apo ndonjë shenjë tjetër.

MST: “Luksi inteligjent”

Koncepti i koleksioneve nisi të shpërndahej në tregun e gjerë. Në vitet ’20, botuesit amerikanë si “Modern Library” vunë një set të ripërdorur të klasikëve me kopertina të bukura që mund t’i blije si set.

Lindja e fotografive me rafte ka krijuar një ekonomi të tërë të re të librave si sfonde. Në fund të tregut është “Ultimate Library”, e cila shet atë që z.Blackwell e quan “luksi inteligjent”, libra të zgjedhur një nga një e që japin një ndjenjë të veçantë brenda një hapësire. Z. Blackwell thotë se çmimet sillen nga përafërsisht 2 mijë dollarë për koleksione të vogla deri në 150 mijë dollarë për biblioteka të tëra në shkallë të madhe.

Por ka edhe opsione si “Do it Yourself” për këdo që është i interesuar në krijimin e një biblioteke të bukur. Nancy Martin, pronar i “Decades of Vintage”, shet libra të cilësisë në sete me ngjyra apo stile. Një krah me libra të kaltër apo të kuq kushton 68 dollarë; por mund të marrësh abazhurë të ylbertë për 80 dollarë.

“Teoria ime është që para medias sociale, ju e zbukuronit hapësirën tuaj të jetesës dhe pastaj shkonit të jetonit në të”, thotë z. Martin. “Tani, me fillimin e angazhimit piktorial, ka njerëz që duan të jenë ndikues apo të jenë popullorë, dhe mënyra për ta bërë këtë është përmbajtja e re. Kështu njerëzit kanë filluar të kenë stilin e tyre për pushime. Librat janë vërtet një mënyrë e lirë për zbukurim”.

Ngjyrat e tyre shiten vetëm gjatë sezoneve.

“Në këtë kohë të vitit njerëzit fillojnë të blejnë të gjelbrën, kurse në verë blejnë të verdhën dhe bruzin”, thotë zonja Martin. “Çfarë dukurie. Njerëzit blejnë të kafenjtën, tullën, terrakotën dhe të portokalltën”. Nga koha e pushimeve, njerëzit do të blejnë diçka të artë apo të bardhë, ose ndonjëherë koleksione të veçanta nga e kuqja dhe e gjelbra. E kaltra është gjithnjë e gjelbër.

Lexuesit në pikëpyetje

Lehtë mund të ndihesh disi në siklet kur bëhet fjalë për idenë e librave që janë vënë me qëllim të bërjes së fotografive (rrengu i vjetër i aranzhimit të tyre me ylber është goxha acarues; Kinsey Marable, një kurator bibliotekash private me klientë si Oprah Winfrey, thotë: “Unë vërtet e përbuz këtë. Mendoj se është qesharake. Është absurde”). Pastaj pyetja e qartë: vërtet njerëzit lexojnë ndonjë prej këtyre librave?

Zoti Blackwell mendon se ata e bëjnë këtë, por edhe nëse jo, ata prapë kanë vlerë. “Dikush mund ta shohë një libër që ka dashur gjithmonë ta lexojë në një raft hoteli, dhe pastaj është në kokën e tyre, ai titull, dhe më vonë do ta marrin”, thotë ai. E madje edhe nëse askush nuk e bën, klientët të paktën blejnë libra, disa prej të cilëve askush nuk ka dashur t’i lexojë.

Chuck Roberts, një shitës librash të përdorur, e quan këtë “shpëtim librash”. Ai gjithmonë ka shitur libra zbukurues në dyqanet e tij dhe madje filloi edhe një biznes “Books by the Foot”, si një mënyrë për ripërdorimin e librave që nuk do të shiteshin në dyqanet e tij: një libër mbi shëndetin apo dietën që ka dalë prej kohësh nga moda, apo një bestseller i Stephen Kingut, që ka qindra kopje në dyqan. Thuajse të gjithë këta libra do të merren nga tregtarë të tjerë librash, thotë zoti Roberts.

“Books by the Foot” shet libra sipas ngjyrës (një bestseller si “Rainbow Ombre” shkon për 69 dollarë) apo nga tema, përfshirë “Arkitekturën” dhe “Biblat e mirëlexuara”. Ndërmarrja bën edhe koleksione të stilizuara sipas temave me emra remnishientë të freskuesve të ajrit. “Cape Cod” është një bestseller, por të tillë janë edhe “Irish Stout”, “Whispering Willows” dhe “Modern Enchanted Forest”.

“Kohë më parë shkova në Ishujt Aran, dhe ata kishin gjithë ato veshje, dhe ndieja sikur mund ta dyfishonim këtë ndjenjë me libra”, thotë z.Roberts. “Pra, kjo është përzierja jonë në Ishujt Aran, që shitet mjaft mirë”.

Në “Vintry & Mercer”, një butik i ri në Londër, atmosfera librare e krijuar nga “Ultimate Library” mund të përshkruhet më së miri si “Funny Money”. “Ne vërtet ishim të fokusuar në vendin këtu, që është qyteti me historinë e vet financiare, por edhe me Londrën lindore, që ka njëfarë rrokopuje”, thotë z. Blackwell.

Në një sënduk përgjatë perimetrit të lartë të bibliotekës së hotelit janë libra si “Kudos” i Rachel Cusk, “The Last London” nga Iain Sinclair, “Empire of Secret” nga Calder Walton, si dhe një koleksion i Virginia Woolf. Kopertinat janë kryesisht hije mes të bardhës, të hirtës, të zezës dhe asaj kafe, ashtu që të përshtaten me tavanin e veshur me një hartë cilësore. Por aty shfaqen edhe disa kopertina të kaltra që i përshtaten të kaltrës së mureve/ Sophie Haigney, “The New York Times”.

Jahjaga fton qytetarët në festimin e 20 vjetorit të NATO-s në Kosovë

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, udhëheqëse e fushatës “Për lirinë tonë”, ka deklaruar se për të shënuar 20 vjetorin e hyrjes së NATO-s, janë ftuar miq të shtetit të Kosovës, ku të pranishmit do të jenë ish-presidenti i ShBA, Bill Clinton dhe ish-sekretarja e shtetit, Madeleine Albright dhe shumë personalitete të rëndësishëm.

Jahjaga në një konferencë për media ka thënë se më 12 qershor në orën 11:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, do të mbahet manifestimi qendror.

“Në këtë ngjarje ftojmë të jenë të pranishëm edhe qytetarët e Kosovës, sepse është një datë historike për vendin tonë”, tha Jahjaga.

Ajo shtoi se ftesa kanë dërguar edhe te të gjithë vendimmarrësit në rajon, ndër ta edhe ish-kryeministri, Sali Berisha. /rtv21 / KultPlus.com



Bebe Rexha shkëlqen në kopertinën e revistës “Voir Fashion” (FOTO)

Bebe Rexha ka marr sërish vëmendjen pas paraqitjes së saj të fundit për ‘Voir Fashion Magazine’.

Këngëtarja e hitit “Say My Name” është shfaqur me një kostum transparent ku duket tejet bukur.

E veshur e tëra në rozë, ajo duket e mahnitshme gjersa në fotografinë e radhës për Voir u shfaq në një fustan të shkurtër ngjyrë neon.

Javën e kaluar, Bebe pati një paraqitje të veçantë në ceremoninë e ‘The Fragrance Foundation Awards’, ku dhuroi një çmim për një nga pjesëmarrësit në eveniment.

Theksojmë se Rexha po vazhdon të jetë shumë aktive në industrinë e muzikës, qoftë me projekte apo edhe me koncerte e pjesëmarrje të shumta në festivale. / KultPlus.com

G4shi ‘e ndez’ atmosferën duke vallëzuar me këngë shqipe

Reperi shqiptar, G4shi, prej vitesh jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aty ku edhe po e ndërton karrierën e tij muzikore.

Ai ka treguar edhe shumë herë të tjera se e do shumë kulturën shqiptare dhe këtë gjë e ka vërtetuar edhe në videon e fundit të publikuar në InstaStory, ku shihet teksa kërcen me plot entuziazëm me këngë shqipe.

Siç shihet ai ka qenë duke performuar në Zvicër dhe në një moment shfaqet duke kërcyer nën ritmet e muzikës shqiptare.

Reperi edhe këtë vit do jetë i pranishëm në Kosovë në festivalin “Sunny Hill” që pritet të mbahet me 2,3 dhe 4 gusht.

Kujtojmë që vitin e kaluar erdhi në vendlindje pas 18 vitesh, i cili para koncertit vizitoi familjarët dhe miqtë e tij.

Sa i përket projekteve muzikore, G4shi para pak ditëve lansoi këngën e re “Roses”. /Telegrafi/ KultPlus.com

Java e Filmit për nder të 20 vjetorit të çlirimit të Prishtinës

Java e Filmit është aktivitet që organizohet nga Qendra Kinematografike e Kosovës në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës dhe Kino Armatën për nder të njëzet vjetorit të çlirimit të qytetit të Prishtinës.

Kjo javë organizohet në kuadër të 20 aktiviteteve të tjera që organizohen nga Komuna e Prishtinës për shënimin e këtij njëzetvjetori.

Java e Filmit do të ndodhë përgjatë javës së tretë të muajit qershor në Kino Armatë. Filmdashësit do të kenë mundësi të shikojnë filma të ndryshëm të prodhuar në Kosovë. Këta filma në një formë apo tjetrën trajtojnë tematika dhe rrëfejnë storje që lidhen me tranzicionin e shoqërisë kosovare gjatë këtyre viteve. Vitet e 90ta, lufta 98-99’, aspektet sociale e ekonomike, filma të shkurtë, të gjatë dhe dokumentarë na presin në Kino Armata çdo mbrëmje prej 17 deri më 23 qershor.

Prodhimi i filmave që janë në këtë program (përveç filmit “A Normal Life” që është realizuar në 2003) është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës.

Pas shfaqjes së filmave do të keni mundësi të bashkëbisedoni me personat që kanë qenë pjesë e ekipeve realizuese të filmave.

Hyrja është falas.

Si ke mundur?

Esat Mekuli

Fjalë pas fjale – faqe të tëra ke shkruar –
faqe dhune, robërie e smire?…
Ëndërrues i dikurshëm, në burgje i sprovuar,
t’i robërosh të tjerët? Të ndjellish ditë errësire?!

Si t’i marr sot, në këto ditë lirie,
fjalët e tua farmak?

Po shkrimet tua të tjera, që aq të patën hije?!
Syve si ti’u besoj?… Ti, që nderimin e pate hak,
vallë,
lirinë e tjetrit ta vësh në darë e lak?! / KultPlus.com

“Java artistike studentore” vjen me edicionin e dytë

Në kuadër të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, Fakulteti i Arteve organizon edicionin e dytë, “Java artistike studentore” 2019.

Për këtë edicion, është përgatitur një program i larmishëm, ku për gjatë tri netëve të këtij aktiviteti, do të prezantohet, puna dhe suksesi i studentëve në Fakultetin e Arteve në Pejë. Edicioni i dytë do mbahet më datë 10, 11 dhe 12 qershor, duke filluar nga ora 19:00, ku do të shfaqen programe madhështore, me koncerte të ndryshme dhe filma artistik. Njëkohësisht, ky program artistik, do t’i dedikohet edhe festës së Lirisë, pra – Ditës së Çlirimit të Pejës.

“Të gjithë ne pa dallim, u jemi mirënjohës të gjithë atyre, që nuk kursyen asgjë, duke dhënë edhe me të shenjtën e tyre, që këto ditë të bekuara, së bashku t’i festojmë dhe jetojmë. Më anë të këtij aktiviteti, Fakulteti i Arteve, ka për qellim që qytetarëve të Komunës së Pejës, t’ua prezantojë veprimtarin artistike të studentëve të këtij fakulteti. Ky aktivitet artistik e kulturor, tashmë do të jetë i përvitshëm dhe në kuadër të saj, do të ndahen edhe mirënjohje për personalitete dhe figura të njohura të Artit në përgjithësi, të cilët kanë kontribuar dhe vazhdojnë të kontribuojnë, në jetën kulturore dhe artistikë të Republikës së Kosovës.”, thuhet në njoftim. / KultPlus.com

Çmimin “Mujë Krasniqi” e fitoi ansambli “Dëshmorët e kombit” nga Obiliqi

Në Klinë përfundoi Festivali treditor Folklorik Mbarëkombëtar “I këndojmë Lirisë”.

Çmimi kryesor “Mujë Krasniqi” i edicionit të 19 të këtij festivali i ka takuar Ansamblit të këngëve dhe valleve “Dëshmorët e kombit” nga Obiliqi.

Këtij ansambli, çmimin ia dorëzoi kryetari komunës së Klinës, Zenun Elezaj, dhe Halil Krasniqi, babai i komandant Mujë Krasniqit.

Vendin e dytë e mori AKV ”Drenica nga Skenderaj, të tretin “Shotë Galica” e Drenisa, ndërsa çmimi i publikut i takoi ansamblit të këngëve dhe valleve të Lushnjës.

Udhëheqësi artistik këtij ansambli, Sadat Kelmendi, i gëzuar dhe i emocionuar për çmimin e fituar tha, se janë të nderuar që janë fitues të festivalit të sivjetmë të festivalit folklorik “I këndojmë lirisë”, dhe për ta është vlerësimi më i çmuar që kanë marrë deri tash.

“Në këtë manifestim folklorik mbarëkombëtar ne marrim pjesë me vite me radhë. Sivjet jemi përgatitur si kurdoherë më parë . Ky shpërblim na obligon që të punojmë edhe më shumë, nga se jemi vlerësuar nga një juri profesionale”, ka thënë Kelmendi, duke shtuar se festivali “I këndojmë lirisë”, është ndër më cilësoret e festivaleve të tilla të ruajtjes së vlerave të mirëfillta të folklorit burimor.

Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj, i ka falënderuar pjesëmarrësit në festival duke u dëshiruar pjesëmarrje të serishme edhe në festivalet e ardhshme.

“Ne si komunë e kemi mbështetur Festivalin Folklorik Mbarëkombëtar “I këndojmë Lirisë” duke bërë të mundshme që festivali ta përmbush qëllimin, sepse festivali për Klinën është shumë domethënës, për karakterin dhe cilësinë duke u bërë tashmë tradicional dhe identifikues”, është shprehur kryetari Elezaj.

Edhe drejtuesit e tjerë të festivalit janë shprehur të kënaqur me rrjedhën e festivalit, pjesëmarrjen, mbarëvajtjen dhe pjesëmarrjen e grupeve, rapsodëve.

Drejtori i festivalit, Alban Gashi, theksoi se janë të impresionuar me pjesëmarrjen, që sipas tij ishte e paparashikueshme, e bashkë me këtë edhe me numrin e grupeve që performuan në këtë festival.

“Për tri net me radhë në skenën e festivalit u ngjiten këngëtarë, valltarë e instrumentistë nga të gjitha trojet etnike, ku shpalosen vlerat e mirëfillta folklorike kombëtare”, u shpreh Gashi.

Po ashtu edhe zyrtarët komunal kanë dhënë vlerësimet e tyre, për organizimin dhe risitë që janë sjellë në këtë festival, ku për tri net ka qëndruar i hapur Panairi me prodhime vendore, i organizuar nga Drejtoria Komunale e Bujqësisë.

Ndryshe, sivjet festivali është mbajtur në një ambient të përshtatshëm , në sheshin “Mujë Krasniqi”, përkrah shtatores së komandantit të UÇK-së, Mujë Krasniqit- Kapuçit.