Çka thotë njeriu i fotos historike në Prishtinë?

Ishte gushti i vitit 1990, kur shqiptarët e mbledhur pranë hotelit Grand në Prishtinë, prisnin me padurim delegacionin gjashtë-anëtarësh amerikan, të kryesuar nga Senatori Bob Dole.

Tubimi i tyre, për të protestuar për të drejtat që u takojnë, u shua me sulmin brutal të Policisë serbe. Në atë turmë ishte një burrë sypatrembur. Teksa të gjithë iknin, ai u ulë këmbëkryq. Ky imazh, i fiksuar nga fotografi Hazir Reka, do të publikohet në shumë gazeta dhe televizione botërore. Kush është ky burrë në fotografinë ikonike të Kosovës? Cili ishte ky njeri- permendore qe u “ngrutësua” midis turmës?

Ishte lindur në Preshevë, por jetonte në Prishtinë. Më 1974 punësohet në KEK. Në vitin 1981 merr pjesë në demonstratat e nisura nga studentët, e më vonë dërgohet për të punuar në Drenicë. Kjo është biografia e shkurtë e Faik Rexhepit njeriut qe atë ditë nuk ju tremb syri. Sot, i shtyrë paksa në moshë, por me kujtesë të fortë, flet për për kohën kur burrëria e tij fiksohet në përjetësi.

Në vitin 1990 Rexhepi ishte inxhinier i kimisë në “Ferronikel” të Drenasit. Në këtë gjigant atë vit ishin instaluar masat e dhun*shme nga Serbia. Ndaj, si shumë kolegë të tjerë, nuk mundte të rrinte i qetë para sfidave historike: terrorit që në të gjitha sferat e ushtronte Serbia! Ndaj, me të dëgjuar për vizitën e paralajmëruar të delegacionit amerikan në Prishtinë, Rexhepi me shokët vendosi të vinte në Prishtinë.

“Isha edhe nxitës i tyre, që të merrnin pjesë në protestat që u zhvillonin në atë kohë. Sepse, e vetmja mënyrë atëherë për ta fituar lirinë që e kemi sot, kanë qenë demonstratat”.

“Në qendër të Prishtinës, para hotelit Grand, kemi arritur diku kah ora 11:00 e ditës. Dielli po nxëntë. Ishim të emocionuar dhe me padurim prisnim diplomatët amerikanë. Ishim tubuar me flamuj e pankarta, për të dëshmuar shkeljen elementare të të drejtave të njeriut dhe robërimin e Kosovës. Policia ishte e ar*matosur deri në dhëmbë dhe vetëm pritej momenti kur do të intervenonte”, kujton ato momente bashkëbiseduesi ynë.

Kah ora 12:00, Policia nisi të futej nëpër masën e njerëzve. Ata kërkojnë që protestuesit të tërhiqen nga Grandi. Madje, kishte kërkesa që të shpërndahen duke thënë se “amerikanët do të vonohen pakëz”.“U tërhoqëm nja 50-70 metra nga hoteli dhe ashtu po qëndronim, por duke mos lëvizur më asnjë metër prapa. Situata dukej se do të eksplodonte, sepse nervozizmi te policët serbë ishte i madh. 30 minuta më vonë, Policia nisi intervenimin kundër masës, duke përdore shkopinjtë e gomës dhe gazin lotsjellës”.

Rexhepi atëherë u thotë disa qytetarëve që të ulen në tokë, sepse kështu do të tregojnë se janë paqedashës, se nuk sulmojnë, porse po protestojnë.

“U ula për të treguar se ky vend është i joni e se s’kemi ku të shkojmë. Prandaj, s’kam lëvizur nga aty. Mbeta vetëm, e krejt ikën. Kur arrijti Policia serbe, më goditën disa herë me shkopinj gome. Më kapën për krahu që të më dërgonin në veturat e Policisë. Por, për fatin tim, në atë moment vjen një femër, basketbolliste e Ferizajt, që më tërhoqi për krahu edhe iu drejtua policëve në gjuhën serbe: ‘Zoti ju marroftë, lëshojeni njeriun, pse po e mal*tretoni’”! Kjo situatë është xhiruar dhe dokumentuar në një video.

Pas 20 minutave masa u tërhoq. Serbët që e arrestuan Rexhepin, u hutuan nga reagimi i gruas shqiptare, por edhe nga kameramanët dhe fotoreporterët e shumtë aty. Ai futet në Grand. Në ato çaste nuk mundte të orientohej. Veten e gjeti në katin e gjashtë të hotelit, ku iu afrua një gazetare kroate që i kërkoi intervistë. Edhe pse situata ishte alarmante, ai pranon. Por, nuk kaluan as dy-tre minuta e Policia speciale futet në hotel, duke sulmuar kë e zinte – madje edhe gazetarët. Në atë kaos Rexhepi arrinë të hikë. Me disa shokë të tjerë, strehohet në banesën e gruas trime që reagoi kundër Policisë serbe.

“Aty kemi qëndruar derisa ka rënë terri. Burri i saj insistonte që të mos dalim, sepse situata ishte ende e rrezikshme. Qyteti dukej shkretë. Nuk kishte asnjë lëvizje të qytetarëve, përveç patrullave të Policisë”. Rexhepi në shtëpi shkon nëpër terr e i dërmuar..

Bob Dole, me të arritur në Prishtinë, ishte informuar për atë që kishte ndodhur në qendër të qytetit. Për këtë madje ai kishte reaguar publikisht. Ndërsa, fotografia e Rexhepit këmbëkryq, e bërë nga Hazir Reka, do të përshkojë botën.

Që nga viti 2007, Rexhepi është i pensionuar. Sot ai ka një mesazh për të gjithë: “Askush nuk të mëshiron, nëse nuk je vet këmbëngulës. Me punë arrihet gjithçka. Edhe kombi e edhe shteti varen prej punës. Kjo është ajo që na duhet sot”. / Reporteri / KultPlus.com


Nuk dua dikë që më jep gjëra, dua dikë që më jep vlerë

Nuk kam nevojë që dikush të shpenzojë miliona për të më bërë të lumtur, kam nevojë për dikë që e kupton se për të më bërë të lumtur, dashuria është e mjaftueshme për mua.

Nuk kërkoj dikë që të më paguajë faturat, ose të ndajë me mua shpenzimet e shtëpisë.

Dhe nuk dua dikë që të më sjellë hënën.

Nuk dua një njeri vetëm për të dalë nga rutina ose vetmia ime.

Nuk dua as dikë që vjen në derën time me një buqetë me lule të kuqe në duar dhe një “Të dua” rrethanore në buzë.

Dua që dikush të më befasojë, të jetë i interesuar për mua, të më pyesni për ditën time, të interesohet për gjërat e mia, të planifikojë të ardhmen time me mua dhe mos më thotë “po, sigurisht” ose “do të të telefonoj para se të biesh të flesh”.

Dua që të kem dikë me të cilin mund të jem plotësisht transparente, të mund të them se çfarë më mundon mua dhe çfarë mbush me gëzim, dikë që më tregon për jetën e tij, problemet e tij, që më sheh si mbështetje të tij, një njeri të besueshëm.

Unë nuk dua që dikush të bëjë gjoja si në një marrëdhënie të përsosur, një ndjenjë të përsosur, një jetë të përsosur. Dikush që shet iluzione.

Dua dikuë që të vlerësojë cilësitë e mia, të buzëqeshë me mua, të shikojë dorën time, të përpiqet të më përqafojë, jo dikë që t’i lutesh për një puthje.

Dua dikë që ndihet krenar për mua, i cili ndihet xheloz nëse dikush më shoqëron, i cili vlerëson atë që jam dhe që buzëqesh kur them “Të dua”.

Dua dikë që e kupton se preferoj një copë letre që thotë “Më ke hipnotizuar”, në vend të një dhurate të shtrenjtë.

Nuk më interesojnë pushimet e kushtueshme, më mjafton një shëtitje në natyrë, me duart shtrënguar.

Nuk synoj restorantet e kushtueshëm, më argëton të gatuajmë bashkë, në intimitet, me hare.

Nuk dua bizhuteri të kushtueshme, por krahët që dijnë të më mbajnë dhe ngushëllojnë edhe në momentet më të vështira.

Nuk kam nevojë të kem dikë që shpenzon miliona në përpjekje për të më bërë të lumtur. Dua vetëm të më vlerësojë dhe dojë. / KultPlus.com

Sot Dita Ndërkombëtare e Përkthimit

Dita Ndërkombëtare e Përkthimit shënohet çdo 30 shtator, në shumë vende të botës në nderim të përkthyesit të parë të Biblës, i cili konsiderohet si mbrojtës i shenjtë i përkthimit.

Kjo është një mundësi për të shfaqur krenarinë për këtë profesion, që njëherësh është duke u bërë gjithnjë e më i domosdoshëm në fushën e përparimit global.

Kjo ditë kishte nisur të festohej nga Federata Ndërkombëtare e Përkthimit që nga viti 1953.

Në vitin 1991, Federata lansoi idenë e njohjes ndërkombëtare të Ditës së Përkthimit për të shprehur solidaritet të komunitetit mbarë botëror të përkthimit, si një përpjekje për të promovuar përkthimin profesional në vende të ndryshme, duke mos u kufizuar vetëm në ato të krishtera. / KultPlus.com

Letër për një vajzë nga Moska

Më e dashura ime A,

Njeriu e kupton vlerën e tjetrit vetëm pasi ta ketë humbur. Ky është mësimi që se mësova kurrë. Sa ishim bashkë nuk e kuptova se kisha rënë në dashuri me ty kokë e këmbë. Nuk kishte asnjë kufij mes nesh. Mund ta kesh vënë re ketë. Në një pikë ndoshta edhe je gabuar me mua. Nuk mendoj se e ke kuptuar se ke pasur të bëjë me një njeri që do ta përjetësoj emrin tënd në rrugëtimin e tij. Nuk e ke kuptuar që ke pasur të bësh me dikë që nuk do të ndalet së lënguari për ty.

Psikologet, njerëzit e matur dhe ata të laboratorëve, do të më quanin të çmendur. Por jo, unë kam kuptuar aq nga jeta, sa të mos bije preh e broçkullave si këto. Unë jam i ekstremeve, jam si ato personazhet tragjike në veprat e Dostojevskit. Një si puna ime dashuron pa hile, pa prapamendim, pa frikën e humbjes. Ne jemi shpirtra të trazuar.

Do ta mbaj gjallë deri në fund të jetës sime mbamendjen për ty. Ti ke dhënë aq shumë, ke dhënë gjënë më të madhe që mund t’i jepet njeriut: dashurinë pa hile. Çka mund të pretendoj njeriu në këtë botë, më shumë se kaq?! A nuk është ky i gjithë kuptimi i kuptimeve? Ndoshta edhe mund të mos kesh besuar, por nuk jam njeri nga ata trutharët, që i harrojnë kujtimet, sapo e kthejnë kokën pas. I kam urryer gjithmonë njerëzit harrestar. I kam urryer gjithmonë shkrimtarucët që na thonë se duhet ta harrojmë të kaluarën. A nuk jemi ne, e dashura ime, e kaluara, kujtimet. E ardhmja nuk ka ardhur ende dhe nuk dua t’ia dijë. Pastaj kush mund ta kuptojë dhimbjen e tjetrit? Jo, kaq larg nuk shkon njeriu.

Mund të mos e kesh besuar, por tërë jetën kam luftuar me harresën. Nuk dua ta harroj kujtimin për ty. Do ta ushqej atë çdo ditë, çdo natë, deri në fund të jetës sime. Edhe nëse do të më kesh harruar të tërin. Sepse duhet ta kuptosh, nuk mund të ma marrësh të drejtën për të të mos harruar. Askush nuk mund të ma marrë këtë. Kjo e drejtë është arsyeja e vërtetë pse jetoj.

Çdo natë e shikoj qiellin. Mendohem se a e shohin të njëjtin edhe sytë e tu. Sa here i shikoj yjet mendohem se a ndriçojnë njëjtë atje në vendin tënd të largët. Hëna është më miqësore. Ma paqton shpirtin, sikurse fytyra jote hyjnore. Fantazoj se një ditë erërat e lindjes do të të sjellin tek unë. Sonte kam pritur gjatë. Do të pres edhe nesër. Kam gjithë kohën e botës për të të pritur.

I yti,

A.
Filozofi.al / KultPlus.com

Isea Çili do ta përfaqësojë Shqipërinë në “Junior Eurovision Song Contest”

“Mikja ime fëmijëri” kënduar nga Isea Çili u shpall fituese e Junior Fest Albania 2019. Kompozitor i këngës është Saimir Çili dhe poezia e Jorgo Papingjit.

Festivali u mbajt të dielën në mbrëmje në Amfiteatrin e Parkut të Liqenit Artificial të Tiranës. Dashamirësit e muzikës për fëmijë ndoqën 18  krijime të interpretuesve nga 9-14 vjeç. Ata erdhën nga të gjitha krahinat e Shqipërisë dhe jashtë saj.

Isea Çili me këngën “Mikja ime fëmijeri” do të përfaqësojë Shqipërinë në festivalin europian “Junior Eurovision Song Contest”, i cili këtë vit do të zhvillohet në Gliwice të Polonisë. Kjo është hera e gjashtë që Shqipëria merr pjesë në këtë aktivitet ndërkombëtar muzikor për fëmijë. 
RTSH do ta transmetojë Junior Fest Albania 2019 të mërkurën në orë 20.35. /KultPlus.com

Disa këshilla mbi menaxhimin e ankthit

Duar të djersitura, nerva të tendosura, sulme paniku, janë këto disa nga simptomat që karakterizojnë jetët e 40 milion amerikanëve. Këtu kemi disa këshilla si ta përballoni ankthin.

*Metodat e relaksimit: Këtu mund të hyjnë meditimi, joga, frymëmarrja e thellë, etj.

*Menaxhimi i stresit: Kjo arrihet duke u vetëdisuar mbi atë se çfarë e shkakton stresin dhe duke u relaksuar pas punës përmes leximit apo aktiviteteve tjera relaksuese, apo edhe thjesht duke pushuar.

*Mundohuni të jeni më optimist duke i zëvendësuar mendimet negative me ato pozitive.

*Ushtrimet fizike-Ndikojnë direkt edhe në tru duke liruar disa horomone që e stabilizojnë ankthin.

*Zvogëlimi i sasisë së shqerit-Studimet kanë zbuluar se personat që konsumojnë shqer në nivele të larta janë më të ekspozuar ndaj ankthit.

*Shoqëria dhe familja mund të ndikojë pozitivisht në stabilizimin e ankthit. Përmes bisedave dhe duke kaluar kohë cilësore dhe pa stres apo presione. KultPlus.com

Drejtoresha e Gjimnazit jep dorëheqje, refuzoi të pranonte nxënës të dobët që ia dërguan pushtetarët

Drejtoresha e Gjimnazit “Frang Bardhi”, Zybejde Gogoli-Latifi, është dorëhequr ditë më parë nga pozita e saj për shkak të presioneve për regjistrim të nxënësve.

Sipas mëson “Jepi zë”, asaj i kishin shkuar listat e gatshme për pranim nga njerëz me influencë në Komunë. Raportohet se, tash ish-drejtoresha, nuk ka pranuar që të regjistrojë nxënës të dobët që ishin në ato lista, dhe për këtë arsye kishte vendosur të dorëhiqet.

Vlen të theksohet se lista që e coi deri në dorëheqje drejtoreshën, ishte përgatitur pas afateve dhe ishte me emra të nxënësve që nuk kishin plotësuar kriteret e konkursit që ishte shpallur disa javë më parë. Sidoqoftë, Gjimnazi i Mitrovicës është i ndikuar politikisht, pasi ka shumë emra të profesorëve që janë futur me atë ndikim politik. /KultPlus.com

Kontributi i Simone de Beauvoir për të drejtat e grave

“Ne nuk lindim gra, ne bëhemi të tilla”.

Filozofja, shkrimtarja, intelektualja dhe eseistja franceze, Simon dë Bovuar (Simone De Beauvoir) është një nga figurat kryesore sa i përket lëvizjes feministe, simboli i erës së re, themeluesja e konceptit të gruas moderne të shekullit XX, e cila jetoi dhe veproi si e tillë, e lirë dhe e pavarur në krijimtari dhe në zgjedhjet jetësore.

Lindi më 9 janar 1908 në një familje të pasur, frekuentoi shkollat më të mira, ku u diplomua për filozofi në Francë dhe vdiq më 14 prill 1986.

Është e pashmangshme: nuk mund të flitet për feminizmin, pa përfunduar së foluri për Simon dë Bovuar. Filozofja, shkrimtarja, mësuesja dhe eseistja franceze, Simon dë Bovuar është një nga figurat kryesore të lëvizjes feministe, marrë shtysë gjatë një proteste studentore në maj të vitit 1968, edhe pse përkushtimi i saj, sa i përket kërkesës për të drejtat e grave, kishte filluar disa vite më parë.

Ajo vuri themelet e feminizmit modern, nismëtarja e mendimit filozofik ekzistencialist. Në të vërtetë, në vitin 1949, ajo publikon veprën “Seksi i dytë”, një vepër madhore në mbarë botën, në të cilën shkrimtarja trajton në tërësinë e saj temën e lëvizjes feministe, duke analizuar dhe duke folur, për herë të parë, për argumente që, për epokën, konsideroheshin mirëfilli tabu të vërteta, të tilla si aborti, seksualiteti, prostitucioni dhe mëmësia.

E drejtpërdrejtë dhe provokuese, Simon dë Bovuar përqendrohet veçanërisht në atë çfarë përfaqëson vërtet roli i gruas në gjirin e shoqërisë, një rol që e shihte në varësinë e burrit, inferiore në çdo aspekt të sajin.

Qëllimi i vërtetë i autores është t’u tregojë grave realitetin dukshëm brutal të gjendjes në të cilën ato ndodhen, për t’i bërë ato të kuptojnë rëndësinë e një shoqërie, në të cilën gruaja të jetë e lirë të bëjë shumë më tepër: jo vetëm nënë dhe grua, por një qenie njerëzore pajisur me atë pavarësi dhe liri zgjedhjeje të qenësishme tek seksi mashkull.

Pavarësisht faktit se, rreth viteve dyzet dhe pesëdhjetë, njihej rëndom si “E madhja Sartre”, për shkak të lidhjes së mirënjohur me shkrimtarin Zhan Pol Sartrë, Simon dë Bovuar, ishte gjithmonë në gjendje të shpërthente dhe të ndriçonte me shkëlqimin e saj, aq sa zgjedhjet jetësore dhe qëndrimet e saj të hapura, bërën që të largohej përgjithmonë nga familja borgjeze, për të cilën flet në librin “Kujtimet e një vajze të mbarë” (1958).

Një bashkim sa intensiv dhe pasionant, aq edhe i lirë dhe i qëndrueshëm, ai me Zhan Pol Sartrin, ushqyer nga dashuria për letërsinë dhe dëshira për pavarësi, ka qenë gjithmonë një nga pikëpamjet kardinale të mendimit të saj.

Një grua bote, botë të cilën e përshkoi dhe e bëri të sajën, një botë pa rregulla: në fakt, ajo kishte gjetur mundësinë të thoshte, se rregulli i saj i vetëm ishte liria.

Që nga viti 1974, do të kryesojë Ligën e të Drejtave të Grave, një shoqatë e angazhuar për informimin e grave për të drejtat e tyre dhe që, një vit më pas, do të çonte në krijimin e një gjykate ndërkombëtare për krimet kundër grave.

Në të njëjtën mënyrë, gjithmonë në ato vite, gjithashtu do të lindë edhe “Choisir” (“Zgjidh”), një shoqatë në mbrojtje të grave të akuzuara për krimin e abortit (që, në Francë, deri në vitet njëzet, dënohej me dënim me vdekje).

Veçse jo vetëm libra dhe përleshje: Simon dë Bovuar bëri që zëri i saj të dëgjohej edhe nëpërmjet revistave të shumta, ndër të tjera “Les Temps Modernes” dhe “J’accuse”, në të cilat do të flasë respektivisht për praninë e seksizmit në fushat politike dhe gazetareske, si dhe për të drejtat e grave të pamartuara.

Ende në temën e martesës, filozofja franceze çoi para një nga betejat më të vështira dhe më të rëndësishme në historinë e feminizmit: atë në lidhje me divorcin, e cila konsiderohej po ashtu një vepër penale, krim veçanërisht i neveritshëm nëse kryhej nga një grua, aq sa konsiderohej në të njëjtën kohë si braktisje e vërtetë e çatisë bashkëshortore.

Pikërisht për këto arsye, por jo vetëm, edhe për shumë arsye të tjera do të mbahet mend Simon dë Bovuar: për faktin se qe në gjendje të ngrinte zërin në favor të grave, për faktin që pati guximin të bënte t’i dëgjohej zëri dhe që, mbi të gjitha, vuri theksin në çështje të sikletshme dhe të padëshirueshme.

Thënie mbi dashurinë, mençurinë dhe çmendurinë – nga kryeveprat

“Ne dimë vetëm që nuk dimë asgjë. Ky është niveli më i lartë i dijes njerëzore”.

“Pikëllimi i thellë është po aq i pamundur sa lumturia e madhe”.

“Dy janë luftëtarët më të fortë: koha dhe durimi”.

“Për shkak të vetëbesimit me të cilin foli, askush nuk e kuptoi nëse ajo që tha ishte shumë e zgjuar apo budallallëk i madh”.

“Nëse të gjithë do të luftonin për atë që besojnë vërtet, nuk do të kishte më luftëra”.

“Për sa kohë i trembet vdekjes, njeriu nuk mund të zotërojë asgjë. Nëse nuk do të ekzistonte dhimbja, njeriu nuk do të njihte limite, nuk do të njihte vetveten”.

Leo Tolstoy, “Lufta dhe Paqja”

“Ai që dëshiron ta ndryshojë botën, fillimisht duhet të ndryshojë veten e tij.”

“Ka vetëm një të mirë: dituria. Dhe vetëm një të keqe: padituria.

“Mos u ngut të zësh miq, por, kur t’i zësh, mos i braktis.”

“Martohu, patjetër. Por të ra gruaja e mirë, do të jesh i lumtur; po të ra e keqe, do të bëhesh filozof.”

“I ndershmi mbetet gjithmonë fëmijë.”

“Mos harro se vepra dhe fjala të bëjnë dhe të zhbëjnë njëllojë”

“Mençuria fillon nga habia.”

Sokrati

“Asnjë njeri nuk mundet, për një kohë të gjatë, të mbajë një fytyrë për vete e një tjetër për botën. Herët a vonë do t’i ngatërrojë dhe nuk do të njohë më fytyrën e tij të vërtetë.”

“Le ta mbulojë shenjën sa të dojë, damka e saj do t’i sëmbojë gjithmonë në zemër.”

“Një dorë e pastër nuk ka nevojë të mbulohet me dorashkë…”

“Ajo nuk e kishte njohur kurrë barrën deri në momentin që ndjeu lirinë.”

“Damka ishte pasaporta e saj drejt vendeve ku asnjë grua tjetër nuk kishte guxuar të shkonte. Turpi, vetmia, dëshpërimi ishin mësuesit e saj dhe e kishin bërë më të fortë.”

Nathaniel Hawthonrne, “Damka e Turpit”

KultPlus.com

Filmi “Nëntor i ftohtë”, skenari më i mirë në Tirana International Film Festival

Filmi “Nëntor i ftohtë” ka marrë çmimin për skenarin më të mirë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në Tirana International Film Festival.

Filmi pasqyron historinë e Fadilit (40), i cili punon si arkivist në një ndërmarrje shtetërore në Kosovën e fillimviteve ’90, i cili në një moment dramatik duhet të zgjedhë mes dy opsioneve të gabuara. Në këtë mënyrë ai, jashtë vullnetit dhe dëshirës së tij, “gëlltit” turpin, ballafaqohet me imazhin e keq dhe duron presionin nga të gjitha palët.

Projekti filmik “Nëntor i ftohtë” është produksion i shtëpive filmike “Thumbs Up” dhe “Buka” (Kosovë) në bashkëprodhim me “Albasky Film” (Shqipëri), “AUDIOHAUS” (Maqedoni) dhe “IKONE” (Kosovë) dhe është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Qendra Kombëtare Kinematografike e Shqipërisë. Në rolet kryesore paraqiten aktorët: Kushtrim Hoxha, Adriana Matoshi, Fatmir Spahiu Bufi, Emir Haxhihafizbegoviq, Gordana Boban, May-Linda Kosumovic, Lum Veseli, Bislim Mucaj, Aurita Agushi, Irena Cahani etj.

Skenari i filmit është realizuar nga Ismet Sijarina dhe Arian Krasniqi. / KultPlus.com

Prej 20 vitesh një atë kërkon bijën e tij të zhdukur…

Nga Luan Rama
Nuk jam gati të të them lamtumirë – Oratorio

(Prej 20 vitesh një atë kërkon bijën e tij të zhdukur)

Vajza ime, lulja ime e bukur
mëkuar e praruar nga dashuria
nga njëmijë diej të kësaj bote
unë nuk jam gati të të them lamtumirë
askush nuk e di se ku ke shkuar dhe në ç’shteg ke humbur
asnjë lajmëtar nuk n’a shfaqet në prag
njëzet vjet shkuar, oh ç’terr i gjatë
në këtë shtëpi-varr
ku të gjitha orët kanë mbetur
që natën e gjëmës kur s’u shfaqe më
do doja të ishe gjallë diku, dhe në cep të botës
do doja t’i gëzoheshe dritës e jetës
edhe pse s’do ta dëgjoja më këngën tënde
atë të netëve të ëmbla të verës
atë të qumështit dhe gjakut.
Çdo minut dhe çdo orë e dashur bisedoj me ty
eci nëpër rrugë dhe përsëri flas me ty
të flas për qershitë që kanë çelur që ti të mos kesh dhimbje
rikujtoj përrallat
dhe ditën tënde të parë të dashurisë kur u ktheve vonë
me lumturinë e botës në krahë,
të flas në gjumë në kushmarin e tmerrshëm
apo në ëndrrën e bukur të kthimit
kur si zanë vjen veshur me të kuqe
dua të di çka ndodhur bija ime
vallë ke ende plagë të hapura
vallë ti fle përgjithnjë
në një shtrat dheu që vetëm një vrasës e di
dhe engjëjt?
O zemra ime me fustanin e kuq
me shtatëmbëdhjetë vitet e jetës tënde
si mund të të them lamtumirë
kur nëna tënde ende pret në çmendurinë e saj
«po vjen» thotë ajo
«eja të bëjmë gati shtëpinë dhe të ndezim zemrat tona
të hapim portën dhe dritaret
eja burri im i mirë
vajza jonë po vjen me këtë qiell kaq të bukur
në këtë okër mahnitës…
dhe më së fundi ajo ulet në prag
gjersa gjumi e zë në pritjen e saj të madhe.
Bija ime, harabeli im i artë
më dërgo një shenjë, vetëm një shenjë
që unë ta njoh atë
dhe ta di se vjen nga ti
nëse ke plagë tregomi trëndafilat e tu të zinj
në trupin e foshnjës që dikur mbaja në duar
në sytë ku lotët nuk rrjedhin më
dhe ku puset kanë shteruar
Oh, nuk mund të të them as sot e nesër lamtumirë
dërgomë një shenjë me zogjtë e këtij qielli të plumbtë
unë do ta njoh atë dhe i vdekur po të jem…

Mos më dërgo më trëndafila

Mos më dërgo më trëndafila, i dashuri im,
mjaft më me letrat dhe lulet e mungesës
dua të më vish ti me hapin e lehtë
të gjitha dyert t’i kam lënë hapur
të shpirtit të trupit të qiellit
veç sytë do i mbyll sapo të shfaqesh në horizont
e kuqja e trëndafilit tani më është e zbehtë
para buzëve të tua
para gjakut tënd që ia njoh vërshimin
në krahët e ngrohtë që më pështjellin si pjellë
dhe më lënë një çast pa frymë
në buzët mbi buzë
në frymën mbi frymë
veluri më është më i bukur tek ti
si një cohë shenjti
aromë dehëse është kurmi yt
kur përgjoj dihatjen dhe të marr erë
pra eja, mos më dërgo më trëndafila e tulipanë shumëngjyrësh
i kam hapur të gjitha dritaret e shpirtit dhe të trupit
eja ashtu zbathur me plagët që të kullojnë
nxito nëpër fllad
me këmishën tënde të bardhë larë në diell…

Anton Pashku dhe kitara

Nga Anton Pashku

Zemra ime vallëzon vetëm atëherë kur dëgjon titrimin e telave të kitarës. Vetëm shpatat e zërit të saj mund ta copëtojnë brengën dhe t´ua falin flatrave të harresës. Po, vetëm kitara, kjo kitarë që rri përpara meje e varur aty në mur, mundet.

Edhe pse tash vrik jam mësuar të luaj me telat e saj, kitara ime lëshon zëra që, duke u ngatërruar ndërmjet vete, krijojnë jone, për mua shumë të hareshme. Vetëm për mua! Them vetëm për mua, sepse tingujt e saj janë shumë të çuditshëm. Nuk mund t´i kuptojë, ose nuk do t´i kuptojë, gjithkush: qajnë kur duhet të gëzohen, gëzohen kur duhet të qajnë.

Si tash më kujtohet vaji i vashës, që m´u lut t´ia këndoj një këngë. Pranova. Mora kitaren në duar. U ula pranë dritares, duke shikuar në qiellin e natës, i cili, nëpër dritaren time, dukej katërkëndësh me fillim, por pa fund. Pëlqeva telat dhe gishtat e mi zunë të luajnë nëpër to. Tingujt e kitarës përcillnin fjalët e këngës për Hënën e dashuruar në një yll që tradhtoi Diellin, i cili, zemëruar pamasë, shkreu që ta shëmtojë përgjithmonë fytyrën e Pabesës.
-Pse t´u mbush mendja ta këndosh këtë këngë?-pyeti ajo dhe sytë ia mbytën bulzat e lotëve që i gufonin pajada.
Rrudha krahët. Rrudha edhe ballin. Nuk dita ç´t´i them. Dita, por diçka më lidhi në fyt.

-Po pse, pse po loton?-dëgjova pyetjen mbasi doli prej gojës sime.
-Si…pse?!-tha ajo duke u munduar për t´i ndalë lotët, që i rridhnin nëpër faqe.
-Si, të lutem, si ka mundur Dielli të bëhet aq mizor…
-Mizor?!
-Po, po!-tha ajo—Si ka mundur të bëhet aq mizor ndaj Hënës, e cila për çdo mbrëmje del për ta stolisur lumin tonë me shtyllën e artë të rrezeve të veta?
-Shtylla e artë e Hënës?
-S´është e Hënës.
-Po e kujt është?
-Fol sa të duash, por ti s´je duke prekur telin e solit?
-Unë?
-Ti, pra. Të Pabesës…-thashë dhe u ndala. Mendimin, që desha t´ia them asaj, e përtypa në heshtje.
Më shikonte. Pesha e shikimit të saj, që më kaploi, ishte tepër e rëndë. Ishte e rëndë sa s´bëhet.
-Mirë, mirë!-thashë.
Preka telat e kitarës sime. U krijuan tinguj që s´kishin lidhje me njëri tjetrin.

-A di çka,-tha ajo,-ta lëmë Hënën.
-Ta lëmë, nëse na lë.
-Mos u tall!
-Nuk po tallem.
-Atëherë, pra, jipja këngës për sumllën e djersës!
-Për sumllën e djersës, pa të cilën nuk mbin as therra për gardhiqe?
-Po, ke të drejtë.
-S´dua!
-Pse?
-S´dua t´ia them asaj kënge, sepse është e dhimbshme.
-Ani që është e dhimbshme, ani.
-Por ti s´e merr vesh!
-Si nuk e marr vesh!-tha ajo.-Vëllaut tim të vogël ia shoh sumllën e djersës sa herë që mundohet ta gënjejë nënën…
-Eh…-thashë unë.
Një e qeshur, për mua fare e pakuptimtë, shpërtheu në gojën e saj. Ishte aq therrëse dhe e padurueshme, sa mua më hypi gjaku në krye.

Shikova nëpër dritare: m´u duk se një yll kishte zbritur dhe tashti ishte mu përpara syve të mi. Çova dorën dhe mora hov: desha ta thej kitarën në njërën këmbë të atij ylli. Por, sjellja shkoi kot: ylli ishte larg, atje lart duke hequr valle me shokët e vet.
-Ha, ha,ha!-dëgjohej e qeshura e saj.
Mora kitaren. Drodha një tel. I thashë:
-Për ty, për lëkurën tënde pa asnjë pore!
Ndali të qeshurit. Më shikoi me ballë të mrrolur. Drodha të gjashtë tela e i thashë:
-Për ty, për ty që m´je tingull i pazëshëm!
-Paska tinguj të pazëshëm?
-Ja, paska!
Brofi në këmbë. Bëri një hap dhe u ndal përpara meje.
-Shiko veten, o i mjerë!-tha ajo.
-O gjuetar i ëndrrave, a s´po sheh se je krejt lakuriq!
-Unë?

-Ti, ti…A s´po sheh se ke mbetur lakuriq?…A s´po sheh se kitara të solli në këtë ditë të zezë?…Hidhe atë kitarë e mos rri kështu lakuriq, se do të bëhesh gazi i botës…
Zonjusha Vulë lëvizi vendit. Megjithatë, shtrëngova kitarën. Kitara u dalldis. Kurse ajo u mrrol edhe më shumë. Dikur fluturoi jashtë, duke mbyllur derën me forcë.
Mbeta vetëm unë, kitara dhe tingujt e saj magjikë që përpiqeshin për ta zhdavaritur rrapëllimën e derës së mbyllur…

Shkurt, 1957

Muharrem Qena: Teatri për mua ishte dhe mbeti dashuria ime e madhe

Intervistë e botuar në revistën “Fjala” më 1 janar 1982 :

“Për teatrin dhe për shumë gjëra të tjera”

Me Muharrem Qenën bisedoi Abdyl Bunjaku

I bindur se nuk ka nevojë të bëhet ndonjë prezentim i posaçëm, ngase mendoj se Muharrem Qenën, e njohin Iexuesit tanë, po edhe nëse ndodh që ndonjëri prej tyre mos të njohë Muharremin si aktor dhe regjisor të shumë pjesëve të Iuajtura në Mitrovicë, Prishtinë, Gjakovë, Prizren e gjetiu, edhe nëse nuk e njohin si autor të dramës “Bashkëshortët”, na e merr mendja se e kanë dëgjuar bile si këngëtar, duke kënduar këngën shumë të njohur ndër ne, “KaçurrjeIja”, ose ndonjë tjetër. Pra, po ia fillojmë me pyetje:

Çka do të thotë kjo heshtje: një njeri që shumë vjet ishte aktor, regjisor i dalluar, këngëtar dhe autor i një drame, kohët e fundit emri i tij figuron vetëm si redaktor i emisioneve humoristike në TVP. Edhe kjo nuk është punë e vogël, por a mos do të thotë kjo se “heroji është i lodhur” ?

Si ta marrësh: sa për fillim po them se njeriu si unë nuk mund “të heshtë” edhe pse po hasi në shumë pengesa, nuk mundem pa “çourdhitur”. Unë, sa për informim, para disa ditësh u ktheva nga xhirimi i filmit “Lepuri me pesë këmbë”, ku e luaj rolin e Dervishit. Pra nuk është heshtje totale. Nuk janë të pakët ata që pritojnë të punojnë me mua, sidomos shokët e TPK, sepse unë nuk i zvarris punët. Mua më lodh vetëm papunësia, sidomos kur duhet të punojë diçka që nuk ka të bëjë me krijimtari. Unë dhe zyrja — diçka apsurde! Po — kjo bënë të thuash “heroi është i lodhur”.

Po mirë, pse të mos i përmendim këto pengesa: cilat janë dhe kush i vë në rrugë?

Në rend të parë disa nga TPK, të cilët jo vetëm i harruan të vdekurit, ata që kanë merita për këtë teatër, por edhe të gjallët, si, bie fjala, Shaban Domin, i cili si pionier i këtij Teatri kontribuojë shumë, sa diti dhe sa mundi, në afirmimin e kësaj shtëpie, mandej disa shokë të Dramës serbe, e cila lash, mjerisht, është nën nivelin e lejueshëm për një Teatër profesionist, kur dihet se dikur ishte ndër dramat më të njohura në Serbi, siç janë Millutin Jasniqi. D. Radepkoviqi, D. Todiqi e të tjerë, të cilët ishin pedagogë dhe mësues tanë, regjisorët e parë që punuan me ne. Ndër të harruarit, pra, më shpallën edhe mua, dhe kështu më leqitën për së gjalli.


Teatri për mua ishte dhe mbeti dashuria ime e madhe. Punën në teatër e fillova në moshën kur njeriu ka shumë ëndrra, shumë dëshira dhe punën e merr me shpirt e pahile. Të gjitha planet e mia i lidha me Teatrin Krahinor, ku gati si fëmijë, më sollën si talent të dalluar, si njeri të nevojshëm, duke ma ndërprerë kështu shkollimin e filluar në Beograd. Pra edhe unë jam ndër të parët që ia filluam punës në Teatrin Krahinor në Prishtinë. Po theksoj — në Prishtinë, ngase shpesh harrohet se ky Teatër ka punuar edhe në Prizren. Sot, kur e kujtoj atë rrugë jetësore, takimin me Teatrin, me çfarë dashurie e entuziazmi punonim unë dhe shokët e mi, bëj krahasime dhe ndjej dhembje kur shof se ka shumë aktorë të rinj që bjerrin kohën kot dhe kënaqen vetëm me faktin se gjenden në TPK, pa marrë parasysh se ka aktorë që nuk kanë luajtur asnjë rol pesë gjashtë sezona.

Një detaj nga puna e atëhershme?

Pas premierës “Zjarri dhe hiri” të M. Pucit, në regjinë e A. Shalës, pra, ishte sezoni 1950/51, unë dola prapa skenës dhe fillova të qaja. Erdhi dhe më gjeti drejtori atëhershëm, M. Jasniqi, dhe u habit për këtë mbasi unë kisha luajtur një rol të mirë. I përlotur e shikova dhe i thashë: deri kur do të luajmë para kaq pak vetësh, sepse i pata numëruar shikuesit në sallë ishin vetëm 52 vetë. Ai nuk u habit për gjestin tim por ma ktheu: “Do të vijë dita Muharrem kur edhe anëtarët e Dramës shqipe të kenë sallën plot e përplotë. Asokohe Drama serbe kishte sallën plotë kurse ne vetëm 50-60 vetë, bile ,edhe shumë prej tyre nuk e dinin gjuhën por vinin të shihnin si Iuajmë. E, ku e ka zanafillën kjo mosmarrëveshja me Teatrin Krahinor. Pse qe disa vjet nuk jeni i pranishëm aty? — Është thënë: i patalentuari është i talentuar për të penguar të talentuarin. Edhe unë hasa shumë pengesa giatë punës në Teatër dhe, mjerisht, pengesa këto të kurdisura nga kolegët, nga shokët me të cilët jam përpjekur të ndajë të mirën dhe të keqën. Banale janë disa arsyetime: “Muharremi është i talentuar por pi” flitej e kur e lash alkoholin: “Muharremi nuk po pi dhe nuk mund të krijojë” —flitej. Thuase duhet të pish për të krijuar. Paradoks apo jo! Njëherë më patën larguar nga Teatri laramanët, ata që i pengoja. ngase nuk di dhe nuk mund të pajtohem me padrejtësitë dhe dallaveret që bëhen. Këtë kohë unë shkova në Mitrovicë herën e dytë, po të njëjtit ma prunë punën aq ngushtë, sa u detyrova ta lëshoja këtë teatër të shkoja në Prizren, ku, dihet, u nisa me shumë plane dhe dëshira. Mjerisht, në Prizren nuk më doli puna ashtu si shpresoja dhe si më premtuan kështu që edhe një komunë me madhe siç është Prizreni nuk pat mundësi ta mbante një teatër të vogël. U detyrova të kthehesha në Prishtinë dhe të përpiqesha disi të gjendesha. Asokohe kisha oferta të shkoja në punë në disa Teatro në Jugosllavi, e bile edhe në Kajro. Unë, dihet, mbeta në Prishtinë.

 Po, mirë, ndodhi çka ndodhi, veç pas kthimit nga Prizreni është dashur të trokisësh në dyer e Teatrit?

 Diçka e pamirë ngjau me Qenajt: E vetmja aktore që ka kryer akademinë është motra ime, M. Qena e për të, në atë kohë, për shkakun tim, nuk u gjet vend në Teatër, ndërsa pranoheshin fillestaret. Kështu ndodhi edhe me gruan time: ajo pas kryerjes së shkollës për aktore u bë anëtare e këtij kolektivi e pastaj ia mbyllën derën edhe asaj dhe nja 4-5 vjet mbet jashtë teatri. Tash punon aty, por, mjerisht, si shumë aktorë të tjerë, nuk angazhohet sa duhet. Unë, ç’është e vërteta, edhe sot e kësaj dite nuk shof këtu atmosferë pune krijuese. Punët kryhen vetëm sa për të thënë se janë kryer. Bëhen improvizime vetëm sot për nesër.

Ndoshta do të duhej që deklaratat e herëpashershme të faktorëve të Teatrit se Muharremi do të kthehet në Teatër të mirren edhe si mirënjohje për punën që ke bërë aty. Po përmendim vetëm faktin se ti je i vetmi fitues i Shpërblimit në Sterje, ku përkundër shumë përpjekjeve – as nuk mundën të marrin pjesë pastaj “Erveheja” e të tjera. Këto duhet të jenë cytje për bashkëpunim ?

Më duhet të them se është bërë fjalë për bashkëpunim por kanë mbetur velëm fjalët. Njëri nga drejtorët e Teatrit njëherë pat shprehur dëshirën që unë të punoja diçka në TPK. Asokohe isha në Prizren dhe pa përtesë me shumë dashuri e dëshirë u gjenda në Prishtinë. Shokun drejtor e prita tetë orë në vendin e caktuar e ai shëtiste me një shok tjetër atypari dhe gjoja nuk gjente kohë për të biseduar me mua, për atë për të cilën duhej të ishim të interesuar të dytë. Merrnie me mend këtë situatë! Edhe të tjerët kanë deklaruar se duan të bashkëpunojnë me mua e unë mendoj se këtë e kanë bërë për hir të disa aktorëve që përherë janë të gatshëm të luajnë në pjesët që i përgatisë unë.      

Më vjen keq për këto që kanë ndodhur, po tash kisha dashur ta lëmë pak anash qëndrimin e disave të TPK ti flasim përgjithësisht për, situatën në dy teatrot tona, pasi dihet se Teatri i Gjakovës edhe ka startuar me ty?

 Përgjithësisht mendoj se mungon puna permanente. Disi frikësohen se mos ndonjë aktor me një rol do të bëhet yll i Teatrit. E dihet, se aktori gjatë një sezoni duhet të luajë katër pesë role. Edhe sa i përket publikut – nuk është shtuar numri i spektatorëve, bashkë me shtimin e numrit të intelektualëve.

Pse është kështu?

Mendoj se kjo është pasojë e faktit se teatri ka caktuar një rrugë të veten, e cila nuk është edhe rrugë e publikut, e mjedisit në të cilin punon ky teatër. Në teatër nuk duhet të përgatitej një pjesë vetëm për shkak se një aktor dëshiron la luajë rolin kryesor në të. Gjatë caktimit të repertorit shpesh shprehen edhe disa “apetite” të mëdha. Gjithkush don që në skenë të vërë një vepër të ndonjë shkrimtari të njohur, ndërsa nuk mendon se a ka “kaçik” ta luajë atë, se a ka publik që do ta pranonte dhe kuptonte atë eksperimentim, i cili për mua nuk është gjë tjetër pos – ikje nga kualiteti. nga puna serioze. Është edhe një e vërtetë tjetër që është lënë aq herë, sa sot na duket banale: mungesa e teksteve origjinale. Një mijë herë është thënë dhe është vërtetuar se – një teatër nuk mund të afirmohet, nuk mund ta ketë publikun e vet pa i siguruar edhe tekstet origjinale. Unë, si regjisor jam përpjekur të bëj diçka në këtë drejtim dhe kështu i vura në skenë pjesët “Sikur t’isha djalë”, “Besa”, “Nuk martohem me para”, “Erveheja”, e të tjera. Mund të them se publiku i ka pritur shumë mirë këto tekste, por unë mendoj se nuk janë shfrytëzuar mirë as ato që i kemi. Nuk i kemi stimuluar shkrimtarët të shkruajnë, nuk i kemi afruar ata që ta njohin më mirë teatrin. Prapë po them se Teatri Krahinor duhet ta ketë një “Hotel Kashta”, një “Kryet e hudhrës”, por nuk duhet të mbesë në nivel të tyre.

Mirëpo, flitet edhe për krizën e teatrit. Thonë se filmi, e sidomos televizioni, ia mbylli derën teatrit?

Për krizën e teatrit është folur dhe para paraqitjes së filmit dhe televizionit. Është temë e vjetër kjo. Mendoj se teatri e ka vendin e vet edhe pas zhvillimit të këtyre mediumeve, ngase është i vetmi art që sublimon, që sintetizon të gjitha artet e tjera dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë komunikon me publikun, pra bën ndikim te shikuesit si asnjë tjetër.

Njëherë, jo fort moti, kemi pasë biseduar lidhur me teatrin për fëmijë. Pate thënë se ky është borxhi ynë i madh ndaj fëmijëve në Prishtinë?

Ashtu them edhe sot dhe e përsëris një gjë që më habit shumë: e kishim teatrin e fëmijëve në atë kohë kur ishim shumë më të varfër me mjete dhe kur për kulturën tonë ndanin shumë pak mjete. Pse nuk e kemi sot? Pa teatër për fëmijë nuk mund të kemi as teatër, si duhet, për të rritur. Ai edukon brezin e ri për ta dashur dhe çmuar artin e skenës. Dhe, çka është më e çuditshme të gjithë e njohim këtë nevojë e askush nuk thotë se koha është ta formojmë këtë teatër! Forca ka por lipset organizim, në mënyrë që në të, në teatrin e fëmijëve, të gjejnë punë ata që e duan punën e jo vetëm udhëheqjen.

Folëm për tekstet origjinale të teatrit. Këto ditë del nga shtypi drama jote, dikur e shpërblyer në konkursin anonim të revistës “Jeta e re” – “Bashkëshortët”. Pse nuk e vazhdove këtë rrugë?

Më vjen mirë që po botohet kjo dramë, por do të më vinte shumë më mirë sikur të kisha botuar ndonjë tekst të ri. Sa për “Bashkëshortët” – që janë luajtur në Mitrovicë, Prishtinë, Shkup, Ferizaj e në qytete të tjera, sot me siguri do të ndryshoja shumë gjëra sikur unë ta vënia në skenë. Por, nejse. Pse nuk vazhdova: po filluan të shkruajnë shumica e njerëzve që i dinë 36 gërma… Po mahitem pak…Vërtet. Pata filluar të shkruaja por që në fillim hasa në disa pengesa e tash, sa më i pjekur që jam, aq më autokritik jam dhe disi më mungon guximi ti publikojë ato tekste që i kam, siç është një dramë e titulluar “Hoxha me tri fletë” e të tjera. Ka kohë që më mundon një temë që si ta them, e përjetova unë vetë: alkoholizmi. Kush e di çka do të bëhet prej saj.

Biseduam për teatrin dhe për shumë gjëra të tjera rreth tij. Mendoj se është mirë la përmendim edhe — muzikën. Ti edhe në këtë lëmë ia pate filIuar punës?

E desha dhe e dua — kitaren. U mësova të luaja në të, ashtu si pahiri, dhe duke u bazuar në melosin e popullit i komponova disa këngë. Edhe ato pa i ditur notat. Ato edhe i këndova. si zakonisht, në shoqëri, kafene, ndenja e edhe në radio. I dua ato këngë dhe i këndoj me kënaqësi të posaçme. Më vjen keq që nuk janë inçizuar si disqe. U kanë pëlqyer edhe njerëzve dhe më ka ndodhur shpesh ti dëgjoja ata duke i kënduar apo – fishkëlluar. Le të fishkëllojnë…

Në fund, duke të falenderuar për bisedë, më intereson ta di mos ke ndonjë dëshirë, kërkesë?

Shpresoj se nga gjithë kjo bisedë e gjatë do të herren disa gjëra për – gazetë. Shumë gjëra folëm, shumë dukuri i përmendëm dhe e keqja është që shumë probleme që i përmendëm sot i kemi përmendur edhe më parë, dhe jo vetëm ne, por të gjithë të tjerët. Megjithatë mendoj se bëmë mirë që folëm për to pasi duhet të shpresojmë se do të bëhen ndërrime që do të shpiejnë një hap përpara kulturën tonë, e posaçërisht jetën tonë teatrore.

( E huazuar nga Sbunker – teksti në fjalë: https://sbunker.net/teh/88229/rekuiem-per-babain/ )

Java e ardhshme, javë kulturore e shqiptarëve në Zvicër

Këtë javë në Lozanë, të Zvicrës gjithë vëmendja është për kulturën dhe kombin shqiptar. Dje ka nisur eventi “Mesdheu i Lozanës”, i cili për të tretin vit radhazi prezanton kulturën shqiptare në disa dimensione.

Gjatë kësaj jave do të zhvillohen aktivitete kulturore, artistike, do të prezantohen libra, filma, punime artizanale e gatime tradicionale shqiptare ndërkohë që do të jepen edhe shfaqje kulturore nga grupe të ndryshme artistike shqiptare. /KultPlus.com

Ambasada e SHBA-së në Tiranë, krenare me trashëgiminë kulturore të Shqipërisë

Ambasada e SHBA-së në Shqipëri ka njoftuar për festimin e Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore të Shqipërisë ku vihet theksi mbi punën dhe përpjekjet për ta ruajtur dhe mbrojtur atë, shkruan KultPlus.com

“Çdo fund shtatori shpalos me më shumë intenstitet programe në fushën e trashëgimisë kulturore në mbarë vendin që kulmojnë më 29 shtator me festimin e Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore të Shqipërisë ku vihet theksi mbi punën dhe përpjekjet për ta ruajtur dhe mbrojtur atë”.

“Ambasada e ShBA në Tiranë është krenare që ka qenë pjesë e këtyre përpjekjeve duke i mbështetur ato financiarisht nëpërmjet programit Fondi i Ambasadorëve për Trashëgiminë Kulturore (AFCP) që nga viti 2001. Ne jemi krenarë që ICOMos Shqipëri ndan punën e saj të mrekullueshme me projektin e AFCP për studimin dhe dokumntimin e objekteve të kristianizmit të regjistruara si monumente kulturore në takimin e tretë rajonal të ICOMOS për Europën Juglindore në Kotor, në Malin e Zi”, thuhet tutje në njoftimin e tyre.

Dy shqiptarët restaurojnë falas kishën italiane

Ata nuk janë të krishterë por kur panë kishën e San Rocco në Pratola Pelignaro ku njerëzit nuk kishin kushte për të qëndruar, nuk qëndruan indiferentë.

Zoti është vetëm një dhe është kënaqësi të shikosh shtëpinë e tij më të bukur. Një gjest i vëllazërisë dhe solidaritetit nga dy ndërtues me origjinë në Shqipëria por për shumë vjet banor në pratola peligna.

Nga e premtja në mëngjes Luan Hallulli dhe arbert muça shkojnë në punë për të ristrukturuar pjesën e të brendshme të kishës së San Rocco dhe këtë e bëjnë falas.

Mediat italiane i kanë kushtuar një shkrim dy emigrantëve shqiptarë.Luani dhe Alberti, javën e kaluar po kryenin punime në një shtëpi të zonës, duke përfituar nga pushimi i drekës hynë në kishë dhe u habitën nga gjendja e saj.

“Gjithçka ishte e shkatërruar “, thotë Luani,” plot me vrima në mure dhe rrënoja në çdo cep.
I thashë Albertit: bëjmë diçka dhe shkuam te furnizuesit tonë për të blerë produktet. Zonja që kujdeset për kishën e lumtur na tha: Zoti ju bekoftë, askush nuk e kishte bërë ndonjëherë diçka të tillë për kishën “.

Ai Luani ashtu dhe Alberti nuk e fshehur besimin e tyre musliman. Ata thonë se “megjithatë ne jemi fëmijë të zotit nuk ka asgjë për të qenë katolik, ortodoks apo musliman, ne besojmë vetëm në një zot dhe ai është ai që na drejton në atë që bëjmë “. Kujdestarja e kishës së San Rocco, Liliana cavalieri, ishte shumë e impresionuar nga gjesti i dy shqiptarëve. Top Chanel/ KultPlus.com

Kino Lumbardhi në Prizren vazhdon me shfaqjen e filmave

Pas shtatë sesioneve të shfaqjes së filmave këtë muaj në kuadër të programit të filmit “Retrospektiva e Wim Wenders”, sonte do të shfaqet sesioni i fundit “Paris-Texas” (1985), duke filluar nga ora 20:00 te Lumbardhi, shkruan KultPlus.com

Filmi do të shfaqet me titra në shqip dhe anglisht. Hyrja ofrohet falas.

Ky program i filmit u mundësua në bashkëpunim me Fondacionin Wim Wenders dhe Goethe Institute dhe me mbështetjën e Ambasadës Gjermane në Prishtinë.

Pse kanuni dënonte mikun e shtëpisë me 500 grosh?

Tradita zakonore shqiptare çmon mikun, si një figurë thuajse të paprekshme, si njeri me status të veçantë, gati të mbinatyrshme. Por, miku e humbiste këtë status mjaft të privilegjuar nëse nuk sillej me korrektësi në shtëpinë e mikpritësit.

Paragrafi 1785 i “Kanunit i Dibrës” përcakton qartë statusin e dyzuar të mikut: “Miku asht knaqsi e madhe, po ene barrë e randë”. Në popull thuhet: “Sa ke mikun në shtëpi, ke malin mbi shinë”.

Miku e humbiste statusin gati-gati hyjnor dhe shndërrohej në njeri të padëshirueshëm për familjen, fisin, fshatin e krahinën e mikpritësit, nëse nuk zbatonte me korrektësi tërësinë e normave kulturore, që rregullonin veprimet e sjelljet e tij në raportet me familjarët e mikpritësit, me anëtarët e fisit, me miqtë dhe me të njohurit e tij.

Çdo veprim i gabuar i mikut përkeqësonte shumë në sytë e opinionit të bashkësive vetëqeverisëse të shoqërisë tradicionale shqiptare, jo vetëm statusin e prestigjin e mikut, por edhe ato të mikpritësit.

Miku nuk kishte të drejtë të prekte asgjë pranë vatrës, sidomos enët e vëna në zjarr për të zier ushqime. Neni 136 në “Kanunin e Lekë Dukagjinit” në variantin e Mirditës, ndër të tjera thekson: “Miku nuk ka tagër me prek gja bri votrës ose oxhakut ku rri, veç në ja lypt i zoti i shpisë”.

Pse mikut i ndalohej në mënyrë kategorike, të hiqte kapakun e gjellës që po ziente në zjarr?

Thelbin e përgjigjes së kësaj pyetje e gjejmë në nenin e referuar për këtë çështje, në “Kanuni i Lekë Dukagjinit”, varianti i Pukës: “E di rrasa ça ka vegshi”.

Kjo do të thotë se kapaku i shporetit duhet të ruajë si sekret shumë të rëndësishëm të familjes, atë çfarë zihet poshtë tij. Ndodhte jo rrallë, që familja mikpritëse të ishte aq e varfër, saqë vorba në vatër ziente vetëm ujë. Kapaku e mbulonte këtë varfëri të skajshme, që nuk i duhej ekspozuar mikut dhe opinionit shoqëror.

Këto reagime të shqiptarëve i ka vënë re edhe albanologu i shquar Franc Nopça, në fund të shekullit XIX dhe në fillim të shekullit të XX: “Është një çnderim për të zotin e shtëpisë, kur një i huaj ngre kapakun e tenxheres në vatër pranë zjarrit. Dënimi është 500 grosh, sepse mundet që tenxherja të mos ketë mish dhe ky bëhet shkak që del në shesh vobektësia e zotit të shtëpisë”.

(Nga: “Lente të ndërveprimit simbolik”, Zyhdi Dervishi) / KultPlus.com

Jason Bateman si regjisor i filmit të ri “Cluedo”

Jason Bateman këto ditë është në disponim festiv pasi që të dielën e kaluar e fitoi çmimin Emmy për regjinë më të mirë të serisë dramë “Ozark”, dhe është i gatshëm të marrë përsipër projekte të reja.

Bateman thuhet se është në fazat e para të bisedimeve për regjinë e filmit “Clue” me Ryan Reynoldsin në rolin kryesor.

Filmi i ri “Clue” do të jetë një adaptim i lojës sociale të Hasbro, produksionin e të cilit do ta bëjë Fox/Disney, shkruan KOHA Ditore. Bateman thuhet se planifikon edhe të luajë në film, por është ende herët për të folur për këtë.

Bateman do ta shkruajë skenarin së bashku me Reynolds, i cili e bën produksionin e filmit. Rhett Reese dhe Paul Wernick, të cilët e shkruajtën filmin e parë Deadpool, ishin të angazhuar për skenarin e filmit Clue kur projekti ishte në fazën fillestare.

Image

Loja të cilën e njohim si Cluedo tashmë e ka pasur adaptimin e vet filmik në vitin 1985 në filmin “Clue” me Tim Curry dhe Madeline Kahn në rolet kryesore./koha.net/KultPlus.com

Surrealizmi psikanalitik

Konsiderohet si një nga eksponentët më të famshëm të Surrealizmit. Max Ernst godet me veprat e tij absolutisht simbolike: një repertor me tablo onirike që e bënë të famshëm në të gjithë botën.

Ernst përjeton klimën historike dhe kulturore të lidhur me dy luftërat botërore dhe, duke punuar brenda temës surrealiste të ëndrrave, të ndryshimit të kuptimit, rimëkëmbjes së paraardhësve dhe habisë së pavetëdijshme, ai i dedikohet punës kërkimore përmes teknikës, çka e çon atë në imazhe formale të pashprehura më parë, që zgjerojnë horizontet e pikturës dhe skulpturës.

Imazhet kanë strukturat e tyre karakteristike, jetojnë sipas aftësisë së tyre krijuese dhe fantastike, rezultatet e të cilave burojnë nga këndvështrimi i autorit. Imazhi gjeneron ëndrrën: artisti pasi ka parë lindjen e imazhit “si spektator”, ëndërron dhe mbështetet tek ajo.

Pra, kemi të bëjmë me faktin se arti nuk kualifikohet si regjistrimi pasiv i një gjesti apo lëvizjeje të psikikës, por kryesisht si mjet për këqyrjen e botës së brendshme, si mjet për kërkime dhe hapje për vazhdimin e përvojës historike.

“Të pikturuarit për mua nuk është një argëtim dekorativ, apo shpikje plastike e një realiteti të paqartë; piktura duhet të jetë çdo herë shpikje, zbulim, e paparashikuar”, – shprehet Ernst.

Ndër veprat e tij kryesore përmendim: “Aquis submersus” (1919), “Qyteti me kafsh딓Virgjëresha rreh Jezusin para tre dëshmitarëve” (1926), “La Vestizione della Sposa” (1940), “Immortel” (1966), “Engjëlli i Shtëpisë”, “Barbarët”, etj.

Max Ernst, piktor, skulptor, grafist dhe shkrimtar gjerman, lindi në Bruhl më 2 prill 1891. Në vitin 1909 u regjistrua në Fakultetin e Filozofisë në Universitetin e Bonit, ku filloi të studionte filozofinë, historinë e artit dhe psikiatrinë, më pas zuri të vizatonte duke nxjerrë kështu në pah prirjen e tij për artin.

Në vitin 1913 ekspozoi pikturat e para në Berlin, ku u takua me Gijom Apolinerin. Në vazhdim u fut në kontakt edhe me figura të tjera të shquara, përfshirë Robert Delaunay. Në vitin 1914 Max Ernst, periudhë kur përdori pseudonimin Dadamax, filloi të punojë me Hans Jean Arp dhe Johannes Baargelded.

Që të tre aderonin në lëvizjen e Blaue Reiter (Kalorësi i kaltër) të Monakos, një nga grupet e para artistike të ekspresionizmit, si dhe me revistën ekspresioniste të Berlinit “Der Sturm”. Përkrahës i bindur i avangardës, debutimi i Max Ernst zhvillohet me piktura ekspresioniste, mandej vijon me dadaizmin dhe nën ndikimin e pikturës së Giorgio De Chirico krijon piktura dhe kolazhe, në të cilat bashkekzistojnë objekte dhe figura heterogjene që krijojnë situata dykuptimëshe, surreale dhe onirike.

Zbulimi dhe njohja e De Chirico, studimet mbi Frojdin dhe psikoanalizën, si dhe përvoja e drejtpërdrejtë që pati si student në spitalet psikiatrike, kontribuuan mjaftueshëm në përkufizimin e dadaizmit të veçantë të Ernstit, i cili shprehet mbi të gjitha në kolazhet e lartpërmendura.

Në vitin 1920, së bashku me piktorët e tjerë, Ernst realizoi veçantinë: forma e artit që fokusohet në ngjarje dhe jo në objektin e vetëm, sikur të ishte një interpretim, i parealizuar ndonjëherë nga dadaistët. Ekspozitën e parë e hapi në vitin 1921, në “Galerie au Sans Pareil” në Paris.

Në vitin 1922 ai u transferua në kryeqytetin francez, ku do të jetë një nga themeluesit e “Manifestit të surrealizmit”, dy vjet më vonë botoi “Traktatin e pikturës surrealiste” (1924). Në vitin 1926, u largua nga lëvizja e dadaistëve për t’iu përkushtuar surrealizmit, gjithnjë e më i apasionuar, duke i veshur surrealizmit një interpretim jashtëzakonisht personal.

Në vitin 1929 botoi roman-kolazhin e parë “La Femme 100 têtes” (“Gruaja 100 koka”), ndërsa në vitin 1930 bashkëpunoi me Salvador Dali dhe Luis Bunuel në filmin “Mosha e artë”. U rikthye në Paris në vitin 1954, për të vazhduar kërkimet vetjake në fushën e artit surrealist.

Po atë vit, në Bienalen e Venecias, iu dha edhe çmimi i parë. Pas luftës, Max Ernst vazhdoi prodhimin e pikturave, skulpturave dhe veprave grafike në një ritëm shumë intensiv, duke përdorur dhe duke shpikur teknika të reja, si p.sh. çlirimin e ngjyrës së varur dhe përdorimin e fotografisë.

Fërkimi është teknika e veçantë e përdorur nga Max Ernst, e cila konsiston në vendosjen e fletës në çdo sipërfaqe të ashpër (dru, fletë, gur) dhe fërkon me një laps për të bërë vizatimin në sajë të fërkimit që ndodh kundër ashpërsisë së subjekteve.

Vitet e fundit të jetës, Max Ernst punoni thuajse ekskluzivisht me skulpturë; një nga veprat e fundit interesante është gjithsesi një haraç për zbulimet dhe misteret e shfaqura në sezonin e surrealizmit: Maximiliana ose ushtrimi ilegal i astronomisë (1964), një libër i përbërë tërësisht nga shenja abstrakte, që simulojnë linjat e shkrimit dhe sekuencat e imazheve.

Max Ernst vdiq më 1 prill 1976 në Paris./konica.al/KultPlus.com

Të famshmit dhe kopjet e tyre përgjatë historisë


Shpesh na ka rënë të shohim të famshëm që ngjasojnë me njëri tjetrin, disa më pak e disa më shumë.

Madje thuhet se secili njeri i ka 7-të kopje në të gjithë botën, a jetojnë në të njëjtën kohë me neve këtë kopje tona, apo kanë jetuar kohë më parë, kjo gjë nuk dihet, shkruan KultPlus.

Në vijim mund të shihni disa prej të famshmëve amerikanë dhe kopjet e tyre përgjatë historisë.

Anne Hathaway dhe piktori spanjoll Francisco Jose de Goya y Lucientes

Peter Dinklage dhe Sebastián of Morra

Ellen DeGeneres dhe Henry David Thoreau

Liam Neeson dhe Fidel Castro

Christina Aguilera dhe Ginger Rogers

Nicolas Cage dhe një person i panjohur gjatë Luftës Civile

Christian Bale dhe një person i panjohur

Queen Latifah dhe Zora Neale Hurston

Orlando Bloom dhe një piktor romun

Paul Giamatti dhe William Shakespeare

Vincent Van Gogh dhe Chuck Norris

Maggie Gyllenhaal dhe Rose Wilder Lane

Jimmy Fallon dhe Mahir Cayan

Matthew McConaughey një person i panjohur

Rupert Grint dhe Sir David Wilkie

Jennifer Lawrence dhe Zubaida Tharwat

Dorothy Dandridge dhe Halle Berry

Adrien Brody dhe filozofi anglez John Locke

Robin Williams dhe Ilyich Mechnikov

/ KultPlus.com

Paulo Coelho: Disa rrudha në fytyrë, disa thinja, disa shenja moshimi në trup nuk e fshehin bukurinë

Femrat në sytë e një mashkulli? Nuk ka rëndësi se sa peshojnë. Është e mahnitshme të prekësh, të përqafosh dhe të përkëdhelësh trupin e një femre. Ta dimë se sa peshon, nuk na provokon asnjë emocion.

Nuk e kemi idenë se sa është masa jote, ose nëse je në formë. Interesi ynë përqendrohet në një lloj tjetër forme. Nuk na intereson se sa e gjatë je në centimetra. Është çështje proporcionesh, jo masash.

Neve na pëlqen një femër e rrumbullakosur dhe “me mish”. Na pëlqen ai lloj trupi që, pa asnjë dyshim, vihet re në fraksionin e sekondës.

Femrat e dobëta që sfilojnë në pasarela, ndjekin tendencën e dëshiruar nga stilistët që, e thënë me realizëm, duket sikur i urrejnë femrat dhe konkurojnë me to. Modelet e tyre janë dëshpërimisht të dobëta, të thata.

Makiazhi është shpikur sepse femrat e përdorin, por mos e përdorni. Lajeni fytyrën thjesht me ujë dhe sapun dhe aq mjaftojnë për ne. Atletat janë shpikut për të mbajtur këmbët tuaja fantastike.

Nëse natyra ju ka dhënë format që keni, atëherë ka një arsye dhe, e përsëris, neve na pëlqeni të tilla. T’i fshihni të tilla forma është si të mbani të në magazinë divanin tuaj më të mirë.

Është ligj natyror që të gjithë ata që martohen me një modele të dobët, anoreksike, bulimike dhe nervoze, më pas kërkojnë një të dashur me forma, simpatike dhe që të mos vuajë nga shëndeti. Të rejat janë të bukura, por ato mbi të dyzetat janë vërtet pjata e fortë. Për to ne jemi të gatshëm të kalojmë me not oqeanin Atlantik.

Trupi ndryshon, moshohet. Mos u dëshpëro nëse nuk të bën më ajo masë fustani që të bënte në moshën 18 vjeçare. Një femër 45 vjeçare, të cilës i bën fustani që vishte në moshën 18 vjeçare, ose vuan nga problemet e zhvillimit, ose po vetëshkatërrohet.

Neve na pëlqejnë femrat që dinë të jetojnë një jetë të ekuilibruar dhe dinë t’i kontrollojnë ndjesitë e tyre të fajit. Na pëlqejnë edhe ato që kur hanë, e shijojnë atë që hanë. Ato që kur duhet të mbajnë dietë, e bëjnë me kënaqësi (pa vuajtje dhe dëshpërim).

Disa rrudha në fytyrë, disa thinja, disa shenja moshimi në trup nuk e fshehin bukurinë. Ato janë dëshmi se ju keni bërë diçka në jetën tuaj, se nuk keni mbetur tek makiazhi dhe nuk e keni kaluar jetën tuaj nëpër qendra estetike. Keni jetuar!

Ndaj, kujdesuni për veten dhe duajeni veten!

Kjo është gjithë bukuria./KultPlus.com

Harold Bloom: Nobeli, çmim për idiotë!

Harold Bloom, kritik letrar amerikan, rrëfen për erudicionin e tij, për autorët që i do dhe për ata që i urren si dhe për Nobelin, për të cilin thotë se është çmim për idiotë.

“Një vit më parë jam rrëzuar dhe i kam thyer të gjitha vertebrat e shpinës. Doktorët më patën quajtur të vdekur, ama ja ku jam”. Sytë e çeltë – të ndryshueshëm të Harold Bloomit janë dëng me trishtim të përzier me turp derisa mundohet ta justifikojë atë bastun, tashmë të pandashëm, me të cilin mbahet për t’i duruar barrën e viteve dhe angaritë e një fiziku që s’do t’ia dijë në ndjekjen e ritmeve ende frenetike të mendjes së tij të jashtëzakonshme.

“Ajo që sot më dhemb më së shumti është se s’mund të udhëtoj më”, shpjegon autori i kanunit perëndimor, “Ankthi i ndikimit” dhe i 30 librave të tjerë që e kanë revolucionarizuar historinë e kritikës letrare botërore.

“Kam çuar një jetë të hallakatur, duke pirë, duke tymosur cigare dhe duke lënë anash ushtrimet fizike”.

Enciklopeditë e përshkruajnë si “kritiku amerikan me më influencë”. “Pishtari i kulturës perëndimore” që në epokën e internetit merr mundimin të shkruajë me penë stilografike “ngase – shpjegon ai – një dridhje e moçme në duar më pengon ta përdor tastierën.

Mirëpo, mendja ime është më e zgjuar se kurrë, falë gjeneve. Prindërit e mi ishin hebrenj shumë të varfër gjysmanalfabet, me prejardhje nga shtetet e Evropës Lindore. Megjithatë kam pasur të parëlindur studiues të Talmudit: një disiplinë që kërkon një kujtesë të hatashme”.

  1. H. Abrams, studiuesi i njohur i romantizmit, mentor i tij, e përcaktoi: “Studenti më i talentuar që kam pasur ndonjëherë” dhe “i vetmi i zoti ta lexojë një libër me të njëjtën shpejtësi si atëherë kur e shfleton. Kultura e tij është enciklopedike”.

“Kam preferuar gjuhën origjinale në vend të përkthimeve. Lexoj në greqisht dhe hebraisht – antike dhe moderne – latinisht, yiddish, anglisht, frëngjisht, spanjisht, gjermanisht, portugalisht dhe italisht…”, thotë Bloom.

Italia, për të, mbetet njëri nga djepat letrarë më të gjallë. “Jo vetëm Dante, Petrarca e Bocaccio – shpjegon – po edhe Manzoni, njëri nga romancierët më të mëdhenj në botë.

Pirandello, më inovativ se Çehovi e Beceketti. Campana, që mund të bëhej Whitmani italian po të mos kishte vdekur aq i ri. Pastaj shumë i madhi Leopardi, një poet në nivelin e Keatsit, Shelleyt dhe Wordworthit, të cilin e kam futur në librin tim të ri ‘Living Labyrinth. Literature and influence’”.

Po të kthehej mbrapa, Bloom s’do ta përpilonte më listën famëkeqe.

“E urrej dhe s’ka arsye të jetë. Efekti i saj i vetëm ka qenë se e ka rritur numrin e njerëzve të pagdhendur që e lexojnë listën por jo librin. Ashtu siç, nga ana tjetër, bëjnë përherë kritikët letrarë”. Bloom është bërë një ikonë letrare. “Më mbysin me telefonata dhe email-e. Më konsiderojnë farin e tyre, më lusin të zbres përsëri në fushë. Po unë jam i lodhur. I kam harxhuar të gjitha betejat e mia e atë që duhej ta thosha e kam thënë: nëse një punim nuk përmban shkëlqim estetik, forcë njohëse dhe origjinalitet autentik, nuk ia vlen ta lexosh. Letërsia është një epifani individuale dhe s’duhet të ketë asnjë valencë shpërblese socio-politike. Ky afrim estetik te letërsia më ka shndërruar në një paria (njeri i kastës së ulët) në të dy anët e Atlantikut. U kam shpallur luftë tezave feministe, marksiste e post-strukturaliste që prej vitesh kacafyten nëpër universitete, jo vetëm në Amerikë… Autorët e mi të preferuar mbeten Dante, Shakespeare, Servantesi, Faulkneri, Homeri, Prousti dhe Wildi, sepse zgjerojnë vetëdijen tonë pa e deformuar. Dhe prekin individin, pa mëtime për ta ndryshuar botën”.

Kryqëzatat e tij anti-Nobel janë bukur të njohura.

“Ia kanë dhënë çdo idioti të kategorisë së pestë – qahet – Doris Lessing-ut që ka shkruar një libër të vetëm, dyzet vite më parë, Le Clecio-s që është i palexueshëm, Dario Fo-së, që është thjesht qesharak. Nobelët e merituar? Harold Pinter, një zë autentik, edhe pse dishepull i Beckett-it”.

Ndër bashkëkohorët urren J. K. Rowling-un, Stephen King-un dhe Adrienne Rich-in, ndërsa e do Cormac McCarthy-n (Meridian gjaku, është një libër i jashtëzakonshëm), Philip Roth-in, Thomas Pynchon-in dhe Don DeLillo-n.

Tepër i ashpër? “Kritika letrare s’mund të jetë impersonale. Për dallim nga T. S. Elioti, mendoj se duhet të jetë personale, e pasionuar dhe e thellë. Po të socializohesh me autorët që i recensionon është gabim. Më mirë t’i njohësh nga veprat e tyre. Nëse nuk flasim ne keq për të vdekurit, kush do ta bëjë?”.

Mes adhuruesve, Bloom përmend edhe Papa Wojtyla-n.

“Miqtë e përbashkët më patën thënë se i kishte lexuar dhe çmuar të gjithë librat e mi dhe se do të më takonte po të shkoja në Romë. Pata refuzuar”. Shkaku nuk ishte i natyrës personale. “Krishterimi është sinonim i antisemitizmit, siç e dëshmojnë të gjitha tekstet çelës të Testamentit të Ri, duke u nisur nga Ungjilli i Gjonit”.

Raporti i tij me Zotin? “Nuk mund ta kuptoj një Zot të fuqishëm dhe të gjithëdijshëm që ta ketë lejuar Aushvitzin dhe skizofreninë”, thotë Bloom, djali i parë i të cilit është i prekur nga një formë e rëndë skizofrenie që nga lindja./albertvataj/KultPlus.com

Vuejtja

Poezi nga Migjeni

Ka do dit
që po shof fare mirë
se si nga vuejtja syt’ po më madhohen,
nepër ball dhe ftyrë rrudhat po më shtohen
e si buzqeshja m’asht e hidhun…
… dhe po ndij
se si mëngjezet e mija
nuk janë ma mëngjeze hovi e pune,
as ndertimi, por të shtymt dita më ditë
e një jete që s’durohet.

Dalëngadalë po shof
si jeta një nga një
sejcilin ndjesí
me trathtí
po ma vulosë
dhe s’po më mbetë asgja
që me u nda
si shej gëzimi.

përpara
nuk e dishe, o jétë,
se kaq i tmertë
asht grushti i yt
që mbytë
pa mëshirë.

Por kot
në pasqyrë po shof
se si nga vuejtja syt’ po më madhohen
nepër ball dhe në ftyrë rrudhat po më shtohen,
dhe shpejt do të bahem
flamur i vjetruem
i reckuem
nder luftat e jétës. /KultPlus.com