Më 30 mars 1853 lindi Van Gogh, piktori gjenial holandez

Vincent Willem van Gogh (shqip: Vincent Villem van Gog) lindi më 30 Mars 1853 në Groot-Zundert te Breda, 29 korrik 1890 në Auvers-sur-Oise, Francë) ishte një piktor hollandez dhe një nga themeluesit më të rëndësishme të modernes.

Vincent Van Gogh u lind më 30 mars të vitit 1853 në Groot-Zundest, një fshat i vogël në jug të Holandës. I ati ishte pastor dhe xhaxhallarët e tij-shitësa veprash të artit. Edhe ai vetë nisi të punojë që në moshën 16-vjeçare në Hagë si një shitës i veprave të artit për kompaninë.

Pikturat e tij patën qenë gjithnjë të errëta, por kohë pas kohe nisën të përkeqësoheshin deri më 1886, kur nisi sërish studimet në Cormon dhe u takua me piktorët impresionistë, mes të cilëve edhe Camille Pissarro, Claude Monet, Henri de Toulouse-Lautrec dhe Paul Gauguin. Pas takimit me mjeshtrat impresionistë, të cilët zgjidhnin ngjyra të çelura edhe ai nisi ta çelte disi paletin e të pikturonte me dorë më të vendosur. Jeta e tij ishte gati-gati e lumtur, por temperamenti shumë nervoz e bënte atë njeri të vështirë. Më 27 korrik të vitit 1890 ai shkoi në një fushë me grurë dhe qëlloi veten me armë në kraharor, më pas u kthye në dhomë, ku vdiq dy ditë më pas.

Van Gogh e kaloi të gjithë jetën e tij të shkurtër duke pikturuar e duke luftuar me vetveten. Çrregullimet nervore, një kompleks i fëmijës së zëvendësuar, që e ndoqi pas gjithë jetën dhe absurditeti i epokës së artit, ku veprat e tij nuk shiteshin dhe aq shumë, e shtynë shpesh drejt akteve skizofrenike. Një nga historitë më tipike, e famshmja histori e veshit të tij.

Sipas biografëve, një të diel në mbrëmje, më 23 dhjetor 1888, Vincent Van Gogh, atëherë 35 vjeç, preu veshin dhe shkoi në një hotel të dorës së dytë ku kërkoi një prostitutë me emrin Rachel. Ia dhuroi asaj dhe i tha ta ruante me shumë kujdes. Biografë të tjerë pohojnë se ky episod ka ndodhur gjatë një grindjeje me mikun e tij Paul Gauguin, në shenjë proteste ndaj piktorit që ishte i shurdhët, lidhur me vetë Van Gogh.

Mes gjenialitetit dhe çmendurisë së Van Goghut

Një artist që lëkundet mes fesë, pikturës, dashurisë dhe çmendurisë. Një jetë në zgrip të varfërisë dhe një vdekje e papritur e mbetur mister, për t’u vulosur me përjetësi veprat e tij absolutisht të përsosura. Kur flitet për Van Gogh, nuk mund të mos flitet edhe për dikotominë gjeni-çmenduri, mishëruar më së miri në këtë motor të pikturës origjinale, unike.

Ekzistojnë mijëra hipoteza sëmundjeje. Ata që bazohen në biografi flasin për një lloj sëmundjeje veneriane, ose për sifilizin të trashëguar nga i ati, ose për skizofreni, depresion etj. Ata që bazohen në artin e tij, shohin në pikturat e tij karakteristika të përbashkëta me mijëra pacientë të tjerë që vuajnë nga sëmundje të trurit.

Me mjetet aktuale çdo supozim është i mundur, por asnjë nuk mund të jetë absolutisht i vërtetë. Ajo që na lejohet të themi është se arti i Van Gogh-ut është ndriçues dhe figura e tij e dobët, e vogël dhe vetmuar shpaloset në një realitet gjigant dhe të fuqishëm në historinë e artit dhe të ndjenjave njerëzore.

Van Gogh lindi në Groot-Zundert, një fshat holandez, më 30 mars 1853, nga martesa e Theodorus van Gogh, pastor protestant, dhe Anna Cornelia-s. Ishte i pari i gjashtë vëllezërve, pas vdekjes së të parëlindurit të familjes, që mbante gjithashtu emrin e tij dhe që vdiq pas lindjes ekzaktësisht një vit para tij. Vincent do të kujtojë gjithmonë varrin pas shtëpisë, mbi të cilin shihte të shkruar emrin e tij. Ai ka pasur një fëmijëri të trazuar edhe për shkak të shetësimeve të herëpashershme të prindërve të tij dhe jeta e tij ngjan një ecjeje plor disfata ekzistenciale dhe sociale. Në vitin 1857 lindi vëllai Theodorus, i thirrur shkurt Theo, që do të kishte një rëndësi shumë të madhe në jetën e tij.

Udhëtimi në Evropë

Nga viti 1861 deri në 1868-ën frekuenton shkollën e vendit të tij dhe pastaj kolegjin e Zevenvergen, ku mëson frëngjishten, anglishten, gjermanishten dhe artin e vizatimit. Në vitin 1869 fillon të punojë në një dyqan arti në Aja, i themeluar nga xhaxhai i tij po me emrin Vincent. Kohën e lirë e kalon duke lexuar dhe duke vizituar muze, fillon një korrespondencë me vëllain e tij Theo dhe kalon pushimet tek prindërit në vendin e tij të lindjes. Vitet që pasojnë shënojnë për Van Gogh një udhëtim të vazhdueshëm nga një filial në tjetrin në dyqanin e artit të xhaxhait, transferime që do ta çojnë në Bruksel, Londër e Paris. Një nga punimet e tij më të rëndësishme është edhe “Kafja e natës”.

Predikues mes minatorëve

Në 1876-ën e lë punën përfundimisht dhe niset në një vend afër Londrës, në Ramsgate, ku punon si mësues i përkohshëm, duke marrë si shpërblim vetëm ushqim dhe strehim. Bëhet edhe ndihmës predikues dhe gjithmonë e më shumë dëshiron që t’ia dedikojë jetën fesë, por gjatë një vizitë tek prindërit e tij këta të fundit ngelen të tronditur nga kushtet në të cilat jetonte i biri dhe nuk duan që ai të niset sërish për në Londër.

Xhaxhai Vincent i gjen një tjetër punë, kësaj radhe si shitës në një librari të Dordrecht-it. Van Gogh fillon të jetojë sërish vetëm, frekuenton kihen e vendit dhe përkthen pjesë nga Bibla. E bind të atin që ta lejojë të frekuentojë një shkollë për predikues, por shumë shpejt i ndërpret studimet, të cilat u bënë shumë të vështira për të. E megjithatë, në 1879-ën punon si predikues në minierat e karbonit në Ëasmes të Borinage-s, ku realizon edhe skicat e para. Jeton në një varfëri të skajshme dhe shqetësohet për kushtet në të cilat punojë minatorët, të cilët përpiqet t’i ndihmojë me aq sa mundet.

Por ky veprim shkakton pakënaqësi tek punëdhënësit e tij që e pushojnë nga puna duke e konsideruar të papërshtatshëm dhe duke e privuar nga talenti i tij. Van Gogh vazhdon të ndjekë prirjen e tij pa marrë asnjë kompensim. Jeton në kushte të vështira dhe vazhdon të lexojë dhe të vizatojë. Në këtë periudhë duhet të kenë filluar krizat që do të shënonin të ardhmen e tij. Vëllai Theo e kritikon për mënyrën se si është katandisur jeta e rij dhe Vincenti i ndërpret marrëdhëniet me të, për t’i rifilluar sërish pas një viti.

Egoist për dashuri

Theo e ndihmon financiarisht dhe e nxit të vazhdojë me pikturën. Kështu, Vincent shkon në Bruksel dhe frekuenton shkollën e artit, ku njihet me shumë piktorë dhe duke u bërë në vitin 1880 mik i piktorit Anton van Rappard. Në këtë periudhë realizon kopje të veprave të Jean-François Millet.

Në vitin 1881 dashurohet me kushërirën Kate, vejushë prej pak kohësh dhe me një fëmijë, po pa arritur të ketë një lidhje me të. Pas një kërkese për martesë, ai merr refuzimin e saj. I dëshpëruar Van Gogh djeg njërën dorë në flakën e një llambe duke kërkuar të tregojë forcën e dashurisë së tij. Duke refuzuar edhe një herë tjetër një ndihmë ekonomike nga prindërit e tij, Van Gogh riniset për në Aja, ku merr leksione pikture nga piktori Anton Mauve, por edhe me të marrëdhëniet shkatërrohen, sepse Vincent nuk kishte dëshirë të punonte me gips.

Rikthim në shtëpi

Në këtë periudhë Vincent njeh një prostitutë rrobalarëse të alkoolizuar, Sien Hoornik (që do të jetë edhe modelja e tij) dhe shkon të jetojë me të dhe me djalin e saj. Shëndeti i saj fillon t’i hapë probleme dhe në këtë periudhë sëmuret nga gonorea. Lidhja e tyre mbizotërohet nga dehjet emocionale të të riut Vincent, i cili për shkak të egërsisë së jetës së tij do të mbetet gjithmonë i ngurtësuar në mes të çmendurisë dhe dashurisë më të pastër. Nga ky pasion i parë do të mbetet piktura e mrekullueshme “Sorroë”. Xhaxhi i tij bën një porosi për njëzet piktura peizazhesh. Kjo do të jetë vetmja punë e tij me porosi. Fillon të pikturojë me ngjyra vaji peizazhe dhe portrete, kurse vëllai i tij i paguan materialet. Dëshironte të martohej me Sien-ën, por familja e frenon dhe Vincent merr vendimin e dhimbshëm për t’u ndarë me të pas një viti bashkëjetesë.

Nga viti 1883 deri në 1885 jeton me prindërit në Nuenen dhe në harkun e këtyre viteve pikturon dyqind tablo, kujdeset me shumë dashuri për të ëmën, e cila kishte thyer njërën këmbë dhe merr leksione muzike dhe kantoje, sepse mendon se ekziston një lidhje midis ngjyrës dhe muzikës. Sajon një atelie në një ahur të shtëpisë-famulli të babait të tij, i cili vdes nga një goditje apopleksike më 26 mars 1885. Në këtë kohë pikturon “Ngrënësit e patateve”.

Parisi dhe piktorët e “Petit Boulevard”

Viti tjetër e gjen Van Gogh të sëmurë rëndë për shkak të mosushqyerjes dhe duhanit. Ndërkohë nuk e ndërpret për asnjë moment leximin leksionet e pikturës. Një agjent shitjesh i blen një seri pikturash, por shet vetëm njërën prej tyre për disa qindarka, duke i hedhur të tjerat në zjarr. Në Paris lidh miqësi me Paul Gauguin, dhe bashkë me të e me Henri de Toulouse-Lautrec e ad Emile Bernard themelojnë të ashtuquajturin grupin e Piktorëve të Petit-Boulevard, për t’u dalluar nga grupi i piktorëve të Grand-Boulevard (Claude Monet, Alfred Sisley, Camille Pissarro, Edgar Degas, Georges-Pierre Seurat), që përfaqësoheshin në galerinë e Theo-s.

Ngjyrat e Arles-it

Më pas i duhet të lërë Parisin dhe të transferohet në Arles, ku gjen një shtëpi dhe vendos të pikturojë fasadat e verdha. Në qytetin francez pikturon mes të tjerash disa prej kryeveprave të tij kryesore që karakterizohen nga ngjyra të shndritshme plot jetë ndër të cilat “Vazoja me 12 luledielli”, “Ura e Langlois”, “Kafja e natës” dhe “Shtëpia e verdhë”. Pikërisht gjatë qëndrimit në Arles ndodh një nga episodet më të diskutuara dhe dramatike të jetës së Van Gogh. Natën e 23 dhjetorit piktori pret veshin e majtë dhe e çon në një shtëpi publike, për t’ia dhuruar një prostitute me të cilën ishte dashuruar. Ndërkohë shtrohet në spital me diagnozën e epilepsisë, alkoolizmit dhe skizofrenisë dhe pikturon “Autoportretin” me veshin e fashuar.

Që nga ai moment Van Gogh do të ketë gjithmonë e më shumë kriza haluçinacionesh dhe do të shtrohet herë pas here në spital për t’u kuruar nga sëmundjet mendore. Në këtë periudhë pikturon “Iris” dhe “Pemët e qiparisit”. Pas krizës së fundit kurohet në maj të 1890-ës në Auvers-sur-Olse. Këtu njihet me mjekun-piktor që e kuron, Paul Gachet, të cilin e portretizon në një pikturë shumë të famshme. Pikturat e kësaj periudhe përshkohen nga një ndjenjë e fortë depresioni. Ndjeshmëria e tij e lë të plagosur pas çdo vështrimi dhe komenti, që njerëzit nuk ua kursejnë kurrë personave të çuditshëm.

Goditja fatale

Më 27 korrik 1890 shkon tek çifti i pronarëve të hanit ku jetonte. Ndihej shumë keq dhe u tregon se ishte qëlluar me një revolver nga një fshat aty pranë varrezave në Auvers-sur-Oise, ndërsa pikturonte veprën e tij të fundit. Vdiq më 29 korrik dhe u varros një ditë më pas në po atë varrezë ku u qëllua. Në funeralin e tij ishin të pranishëm i vëllai Theo, doktor Gachet dhe shumë artisë. Arkivoli mbulohet i gjithi me luledielli. Pak muaj më pas, më 25 janar 1891, vdiq i vetëvrarë. / KultPlus.com

Vidhet një pikturë e Van Goghut në muzeun që ishte i mbyllur për shkak të koronavirusit

Një muze holandez thotë se një pikturë e Vincent van Goghut ishte vjedhur gjatë natës së mbrëmshme.

Muzeu “Singer Laren” në lindje të Amsterdamit thotë se vepra “Spring Garden” nga mjeshtri holandez u vodh në orët e hershme të mëngjesit të së hënës. Muzeu aktualisht është i mbyllur si pasojë e kufizimeve që janë ndërmarrë nga qeveria për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, raporton “Metro”.

Nuk u bë e qartë menjëherë nëse ndonjë pikturë tjetër apo vepër tjetër arti është vjedhur gjatë kësaj plaçkitjeje. Koha.net / KultPlus.com

Shtatë komeditë shqiptare që mirëpriten në çdo kohë

Jetojmë në shtetrrethim. Por, kjo si kusht i domosdoshëm për të ardhmen. Teksa kemi lënë gjithçka bënim deri pak ditë më parë, jemi të kushtëzuar për distancën sociale. Rrethohemi tashmë nga familjarët dhe miqtë e rrjeteve sociale: pra, kemi ende mundësi të jemi bashkë, prej së largu.             

Le ta harrojmë për pak, realitetin! Të mblidhemi familjarisht (sigurisht, duke respektuar distancën) dhe të shohim disa nga filmat e komeditë që na bëjnë të qeshim edhe në kohë të vështira.

Për shembull, a nuk do të ishte ide e shkëlqyer,  të zgjedhim një prej titujve të mëposhtëm?

“Pallati 176”

Pallati më i famshëm në Shqipëri, ka qenë dhe do të mbetet ky. Breza të tërë janë dashuruar me Elsën, Fredin, shokun Perikli dhe Jovan Bregun, personazhi i të cilit, është kthyer në krahasimin perfekt për këdo që ndan të njëjtat tipare me të.

“Beni ecën vetë” (1975)

Kush u lodh ndonjëherë me historinë e Benit të llastuar, vetëm gjatë verës së kaluar në fshat, ia doli të kthehej në djalosh trim e të pavarur?

“Zonja nga qyteti/Zonja nga fshati”(1976)

Aq i famshëm është ky film, sa brezat e rinj mendojnë e njohin Violeta Manushin, si “Teto Ollga”. “Përpjekjet” e vazhdueshme të teto Ollgës, për një “burrë të mirë” për vajzën e saj, Meli, u bënë kaq të dashura për shqiptarët, sa mjafton të përmendësh titullin për të nisur me batutat pafund.

“Shi në plazh”

Çfarë ke bërë nëse nuk ke parë të paktën një herë në jetë komedinë “Shi në plazh”. Kur gjatë pushimeve 15-ditore, moti nis kapriçot dhe shiu s’pushon, do të njihesh me familjarët e kabinës ngjitur.

“Dy herë mat”

“Edhe akullore edhe çokollatë” , “specialist i peshkut dhe midhjeve” apo “Cuk, ti do më vdesësh mua” janë batutat hit të kësaj komedie.

 “Edhe kështu edhe ashtu”

Nëse s’ju kujtohet Alma, që ra në dashuri me këngëtarin në ngjitje, ndërkohë që babai donte ta martonte se s’bën me një diplomat, dëgjoni këtë këngë. Do të mbusheni me optimizëm, për fatin e muajve në vazhdim!

“8 persona plus”

“Ta rrahh kam frikë se më rreh” , “zemra do bëjë të sajën” e shumëëë batuta të tjera dëgjojmë që njerëzit i përdorin çdo ditë. Frymëzimi? Komedia “8 persona plus” me kastin e famshëm të aktorëve si Luiza Xhuvani, Roland Trebicka, Yllka Mujo, Luftar Paja, Pavlina Mani e shumë të tjerë ka zbukuruar ditët e shqiptarëve për vite me radhë. Përpos humorit, tematika dhe ironia e përdorur janë sot, më aktuale se kurdoherë./konica/ KultPlus.com

Këngëtari amerikan John Prine në gjendje kritike

Familja e një prej këngëtarëve më me ndikim të folklorit amerikan, John Prine, ka thënë se ai është në një gjendje kritike në spital me simptoma të Covid-19.

Prine, 73 vjeçar, u dërgua në spital të enjten por gjendja e tij u përkeqësua të shtunën.

Pasi gruaja e tij dhe menaxherja Fiona u testua pozitiv për Covid-19 në fillim të këtij muaji, të dy ishin izoluar nga njëri-tjetri.

Prine është fituese i dyfishtë i çmimit Grammy, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

Ai arriti famën për tekstet dhe këngët e tij siç janë “Angel” nga Montgomery dhe “Spite of Ourselves”.

“Ky është një lajm i vështirë për ta ndarë,” tha familja Prine në një deklaratë në faqen e tij në Twitter.

“Por kaq shumë prej jush e keni dashur dhe mbështetur Johnin ndër vite, ne kemi dashur t’ju njoftojmë dhe t’ju japim mundësinë për të dërguar më shumë atë dashuri dhe mbështetje tani. Dhe dijeni që ne ju duam, dhe se Johni ju do “. / KultPlus.com

“Koha dhe durimi arrijnë më shumë se forca dhe tërbimi”

Thënie të njohura nga Zhan de la Fonten. Ai ishte poeti kombëtar i Francës, njëri ndër krijuesit më prodhimtarë në botë që shkroi pothuaj në të gjitha gjinitë, por shkëlqeu veçanërisht me fabulat e mrekullueshme, të cilat e vunë në radhët e fabulistëve më të mëdhenj të botës.

Një stomak i uritur nuk mund të dëgjojë.

 Njeriu shpesh e takon fatin e tij në rrugën që mori për ta shmangur atë.

 Një pesimist dhe një optimist, sa është i keq njëri, aq është i mirë tjetri.

 Kushdo që i është besuar pushteti do ta keqpërdorë atë nëse nuk ka shpirtin e dashurisë për të vërtetën dhe virtutin, pavarësisht se ai është një princ apo një cilido nga radhët e popullit.

 Dije mirë se të gjithë llafazanët jetojnë në kurrë të atyre që i dëgjojnë.
Më mirë një lypsar i gjallë dhe një perandor i vdekur.
Sa të rroni, mos pranoni t’i gjykoni njerëzit nga pamja e jashtme.

 Veprat më të shkurtra janë më të mirat.

 Nga puna që bën njihet punëtori.

Vdekja nuk e gjen kurrë në befasi njeriun e mençur, ai është gjithmonë gati të largohet.

 Veshur me lëkurën e luanit, gomari përhapi frikën gjithandej.

Njerëzit i besojnë lehtësisht gjithçkaje që i druajnë apo e dëshirojnë.

Secili i ka gabimet që rëndom i përsërit: as frika, as turpi nuk na shëron prej tyre.  

Miqësia është hija e mbrëmjes, e cila rritet duke perënduar dielli i jetës.
Ndihmoje veten dhe Zoti do të të ndihmojë ty.

 Unë përkulem dhe nuk thyhem.

 Më kollaj se askush fajësohet Fati.

 Është kënaqësi e dyfishtë ta mashtrosh mashtruesin.

 Është e pamundur ta kënaqësh gjithë botën dhe babain e dikujt.

As pasuria, as madhështia nuk na bëjnë dot të lumtur.

 Kurrë mos ia shit lëkurën ariut përpara se ta kesh vrarë.

 Nuk ka gjë më të rrezikshme se një mik injorant; më mirë është të kesh një armik të zgjuar.

Nuk ka gjë më të rrezikshëm se një mik që nuk e ruan sekretin, edhe një armik fisnik është më i mirë.

Njerëzit duhet ta ndihmojnë njëri tjetrin, ky është ligj.

Njerëzit që nuk bëjnë zhurmë janë të rrezikshëm.

 Dashuria e vërtetë është e rrallë, miqësia edhe më e rrallë.

 Parimi i njeriut është: më mirë vuaj se vdis.

 Trishtimi largohet tutje me flatrat e kohës.

 Argumenti i më të fortit është gjithmonë më i miri.

Pasioni më i fortë është frika.

 Nuk ka rrugë të shtruar me lule që çon tek lavdia.

 Për njerëz të urtë nuk ka asgjë të padobishme.

 Na pëlqen t’i shohim të tjerët, por nuk na pëlqen që të tjerët të shohin nëpërmjet nesh.

 Ne duhet të qeshim para se të jemi të lumtur, nga frika se do të vdesim pa qeshur ndonjëherë./ KultPlus.com

Do të vijnë mbas nesh fëmijët tanë e fëmijët e fëmijëve tanë dhe ata do të flasin për ne, ata do të gjykojnë për ne

Gjykimi

Esad Mekuli

Do të vijnë mbas nesh fëmijët tanë e fëmijët
e fëmijëve tanë
dhe ata do të flasin për ne, ata do të gjykojnë
për ne-
(Breznitë veprat i gjykojn .. – ka thanë nji njeri i
madh!)-
dhe nuk do t’na dënojn, e dij, për belbëzimet
tona, shtërzimet’
për gabimet – t’vogla e t’mëdha-për të
mbërrimet tona…
Pse – kush ka faj që prindet s’na lanë gadi kurrgja
-pos vorreve dhe padijes;
kush ka faj që aq kohë – errësija dhe vetmija-
si mrazet e pranverës kanë mbyt filizat mu në farë?!
Do të vijnë mbas nesh fëmijët tanë e fëmijët e fëmijëve
tanë-breznitë,
dhe ata do të dijnë për ne, se ne jemi pjella e Ditës
së Re-dhe plot diell e dashni;
do të dijnë për ne, e dij, dhe do t’ua kallxojnë me
binduni fëmive të vetë
si kemi ngallnjye, nga hini dhe vjetërsia,qytete t’reja,
fabrika dhe katunde…
si kemi shkrue kangë, si kemi thurë tregime-
tue belbzue ebecenë dhe gjuhën vetë…
(Dhe, ani, që të gjithë jemi marrë me çdo gja, si me
qenë mjeshtra çollakë,
me pak dije po me shumë e shumë vullnet./KultPlus.com

Mjeku që po punonte nga dy ndërrime preku gjithë botën, pasi shtëpinë e tij ja shkatërroi tornado

Ky mjek sakrifikoi veten në betejën kundër coronavirusit, dhe tani bota i ka treguar atij që e vlerëson atë duke u organizuar për ta ndihmuar pasi një tornado i ka shkatërruar shtëpinë e tij.

Doktori Jared Burks nga Arkansas u bë viral pasi postoi një foto në mediat sociale, ku komunikoi me fëmijën e tij përmes dritares.

Ai vendosi që do të merrte pjesë aktive në luftën kundër coronavirusit dhe do të izolohej nga gruaja dhe fëmija gjatë kësaj kohe, në mënyrë që të mos rrezikojë shëndetin e tyre.

Doktori vazhdoi të punojë në dy ndërrime, kushtuar kujdesit për pacientët dhe jetesës në shtëpi, dhe të dashurit e tij u zhvendosën tek prindërit e gruas së tij për ca kohë. Fotografia që u bë një hit viral është kur Burks i viziton ata i prek dorën të birit të tij përmes xhamit të dritares.

Por këto ditë shtëpia e tij u godit nga një tornado dhe u shkatërrua plotësisht.

Për fat të mirë, djali i tij 1-vjeçar dhe gruaja e Burks nuk jetonin në shtëpi në atë kohë, dhe Burks i mbijetoi tornados edhe pse ishte brenda.

Bashkëshortja e tij Alicia shkroi në profilin e saj në Facebook:

“Ne të gjithë jemi të sigurt. Shtëpia jonë është zhdukur. Jared ishte brenda, por mbijetoi me mëshirën hyjnore. Unë dhe Zack ishim në shtëpinë e nënës sime. Lutuni për ne ndërsa mbledhim copat”. /Reporteri.net /KultPlus.com

Princi Charles shërohet nga koronavirusi dhe i jep fund vetizolimit

Princi Charles i ka dhënë fund vetizolimit një javë pasi ishte diagnostikuar me koronavirus.

Princi 71-vjeçar kishte simptoma të lehta të koronavirusit dhe tashmë po qëndron së bashku me bashkëshorten Camilla, e cili kishte dalë negative në teste, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.

Zëdhënësi i princit tha: “Pas konsultës me mjekun e vet, princi i Uellsit tashmë ka dalë nga vetizolimi.” Ai shtoi se vetizolimi i figurës së njohur zgjati shtatë ditë dhe ishte në përputhje me udhëzimet e qeverisë dhe institucioneve shëndetësore.

Ndryshe, Britania e Madhe është një ndër vendet më të prekura nga koronavirusi në Evropë. Atje janë konfirmuar mbi 19 mijë raste të infektimeve dhe 1228 njerëz kanë vdekur.

Princi Charles më parë e ka vizituar Kosovën, me ç’rast është takuar me zyrtarët më të lartë shtetërorë të vendit tonë. / KultPlus.com

Aktorja Sharon Stone: 30 vite më parë Italia i ndihmoi ata, sot po ndihmon Shqipëria, faleminderit me gjithë zemër

Ylli i kinematografisë Sharon Stone, ka reaguar lidhur me dërgimin e 30 mjekëve dhe infermierëve shqiptarë në Itali gjest ky që është vlerësuar nga e gjithë Italia e cila po kalon ditë të vështira prej Covid-19.

Aktorja e njohur ka bërë një postim në rrjetin e saj social “Instagram”, ku shihet një foto e eskodit shqiptar para 30 vitesh, kohë kur Italia priti mijëra shqiptarë që vërshuan drejt brigjeve të saj për një jetë më të mirë. Në reagimin e saj ndërsa falënderon Shqipërinë me gjithë zemër, ajo shton se 30 vite më parë Italia na ndihmoi ne, ndërsa sot erdhi dita jonë.

“30 vite më parë Italia vendosi t’i ndihmojë ata. Sot Shqipëria po dërgon doktorë dhe infermierë për të ndihmuar Italinë. Faleminderit Shqipëri me gjithë zemër!”, shkruan aktorja. / KultPlus.com

Placido Domingo u hospitalizua nga komplikimet e shkaktuara nga koronavirusi


Legjenda e Operës, Placido Domingo, është hospitalizuar në Acapulco të Meksikës si pasojë e komplikimeve të shkaktuara nga koronavirusi. Kështu kanë bërë të ditur zëdhënësit e tenorit.

“Ai është më mirë dhe po i përgjigjet me sukses trajtimit mjekësor,” ka deklaruar zëdhënësi i Domingos për CNN-in.

Javën e kaluar, tenori i famshëm botëror përmes Facebookut e bëri të ditur lajmin se është diagnostikuar me COVID-19. Ai u kërkoi fansave të tij t’i lajnë duart shpesh dhe t’i ndjekin më kujdes këshillat e mjekëve dhe rregullat e qeverisë, transmeton Koha.

“Së bashku ne mund ta luftojmë këtë virus dhe ta ndalojmë krizën aktuale mbarëbotërore. Kështu, shpresojmë që shumë shpejt do t’i kthehemi jetës sonë normale,” kishte shkruar Domingo.

Tenori spanjoll 79-vjeçar, vitin e kaluar hoqi dorë nga pozita e drejtorit gjeneral të Shtëpisë së Operës në Los Angeles, pasi ishte akuzuar nga dhjetëra femra për ngacmim seksual.

Derisa, Domingo i ka mohuar të gjitha akuzat ndaj tij, Shtëpia e Operës në L.A. e filloi një hetim të pavarur rreth këtij rasti, dhe besohet se akuzat e më shumë se 10 femrave ndaj tenorit po dalin të jenë të vërteta.

Placido Domingo i bashkohet listës së të famshmëve të cilët kanë rezultuar pozitiv me koronavirus të tillë si: aktorët Idris Elba, Tom Hanks dhe bashkëshortja e tij Rita Wilson, Olga Kurylenko, kantautori John Prine, Kevin Durant dhe Daniel Dae Kim. / KultPlus.com

Për Eminemin arritja më e madhe në jetën e tij është rritja e fëmijëve

Reperi i njohur 47-vjeçar, Eminem, i cili është baba i tri vajzave, e ka pranuar se më së shumti ndihet krenar për mënyrën si i ka rritur fëmijët e tij.

Eminem e ka një vajzë 24-vjeçare, Hailie, me ish-bashkëshorten, Kimberly Scott, si dhe i ka adoptuar dy vajzë të tjera, 17-vjeçaren Whitney të cilën Scott e kishte nga një lidhje tjetër, dhe 26-vjeçaren Alaina e cila është fëmija i motrës binjake të Scottit, transmeton Koha.

Duke folur në emisionin e Mike Tysonit, “Hot Boxin”, Eminem tha: “Hailie është 24-vjeçare, nuk ka fëmijë por e ka një të dashur. Ajo është shumë mirë, ka diplomuar nga kolegji dhe më ka bërë shumë krenar në jetë. Po ashtu e kam një mbesë të cilën e kam rritur dhe e konsideroj si vajzën time. Ajo është 26-vjeçare. Si dhe e kam një vajzë pak më të re në moshë, e cila sapo i ka mbushur 17 vjet. Prandaj, kur mendoj për arritjet e mia në jetë, mund të them se më së shumti ndihem krenar për mënyrën se si i kam rritur vajzat.”

Ylli i hitit “Lose Yourself” gjithashtu e pranoi se është siguruar që fëmijët e tij të qëndrojnë me këmbë në tokë.

“Është me rëndësi t’i mbash fëmijët me këmbë në tokë, sidomos kur gjenden në një situatë sikur e imja. Mendoj se duhet kujdesur t’i rrisësh ata me modesti,” përfundoi Eminem.

Reperi i njohur për hite të shumta përfshirë këngën e fundit “Godzilla”, emri i vërtetë i së cilit është Marshall Mathers III, insiston se nuk është e vërtetë që paraja e blenë lumturinë në jetë. Sipas tij, mund të jesh njeriu më i pasur në botë dhe sërish të ndihesh i “pavlerë”. / KultPlus.com

Intervista të historisë gojore me artistë pamor tani të qasshme edhe për ju (VIDEO)

Në këto ditë izolimi ku e gjithë bota po përballet me Covid-19, secili po mundohet të sjell diçka të bukur për të mbajtur sa më larg deponimin e zbehtë, shkruan KultPlus.

Projekti i historisë gojore me artistët pamor të Kosovës i cili është nisur në fund të vitit 2016 nga Iniciativa për Histori Gojore në bashkëpunim me Galerinë Kombëtare të Kosovës, për këto ditë izolimi ka krijuar një listë me intervista të historisë gojore me artistë pamor duke ju mundësuar t’i shihni e të jeni më afër artit të tyre.

Xhevdet Xhafa, Tihomir Trifić, Shyqri Nimani, Blerim Luzha,  Alije Vokshi dhe Agim Rudi janë artistët e përfshirë në këtë listë.

Transkriptet e intervistave janë të qasshme në gjuhën shqipe dhe angleze, ndërsa video intervistat janë në gjuhën origjinale.

KultPlus ju sjell më poshtë të gjitha intervistat:

Xhevdet Xhafa: https://oralhistorykosovo.org/sq/xhevdet-xhafa/
Tihomir Trifić: https://oralhistorykosovo.org/sq/tomislav-trific/
Shyqri Nimani: https://oralhistorykosovo.org/sq/shyqri-nimani/
Blerim Luzha: https://oralhistorykosovo.org/sq/blerim-luzha/
Alije Vokshi: https://oralhistorykosovo.org/sq/alije-vokshi/
Agim Rudi: https://oralhistorykosovo.org/sq/agim-rudi/ / KultPlus.com

13 ditë izolimi, i shërbejnë artistit Asdren Spahija për realizimin e një murali të mrekullueshëm për nipin

Në këto ditë izolimi ku e gjithë bota po përballet me virusin Covid-19, mënyra më e mirë për t’i kaluar ditët është përmes artit. Muzika, piktura, leximi e filmi, janë vetëm disa nga artet që i bëjnë më të lehta këto ditë, shkruan KultPlus.

Kemi dëgjuar kënga nga më të ndryshmet duke u kënduar nga ballkoni apo në ndonjë ambient shtëpie, kemi parë libra e filma nga më të ndryshmet teksa propozohen për lexim, por artisti Asdren Spahija ka vendosur që këto 13 ditë izolimi të ja kushtoi nipit të tij.

Me artin e tij, në një nga muret e shtëpisë ai ka vendosur të realizojë një mural me personazhet e preferuara të nipit.

Personazhet e përrallës së njohur për fëmijë “Borëbardha dhe shtatë xhuxhët” në gërshetim të disa përrallave të Disney, si: Bambi, Liza në botën e çudirave, Sirena e vogël, Pitër Pan e Pinoku, janë jetësuar në murin e shtëpisë së artistit, duke i dhënë kështu ambientit një pamje plot jetë. Kjo padyshim që do ta bëjë më të bukur botën e fëmijës që ka disa ditë që është izoluar bashkë me gjithë familjen.

“Në këto ditë të vështira të izolimit, po tentojmë që në shtëpinë tonë të ia bëjmë nipit tim 2 vjeçar ambientin e shtëpisë sa më atraktiv. Ky është një mural i realizuar nga unë në këto 13 ditët e fundit në izolim dhe i kam pikturuar personazhet e tij të preferuar”, ka thënë Asdreni për KultPlus.

Procesin e punës, nga fillimi deri në fund, Asdreni është përkujdesur ta incizoj e ku pas përfundimit e ka publikuar në YouTube.

Për të parë punën e Asdrenit në vazhdimësi ju mund ta ndiqni atë në rrjetin e tij social Instagram. / KultPlus.com

Matematicenti i famshëm nga Universiteti i Oxford ligjëron online në Shkollën Finlandeze

Pas suksesit të arritur në ligjëratën e parë online të organizuar si pjesë e Serisë së Ligjëratave Online me Liderë Botëror, Shkolla Finlandeze në Kosovë ka kënaqësinë të organizojë ligjëratën e dytë tani me matematicientin e mirënjohur i cili ligjëron në Universitetin prestigjioz të Oxford, Tom Crawford.

Këto ligjërata do të mbahen çdo javë në ditën e enjte nga ora 16:00 online dhe do të jenë të hapura për të gjithë nxënësit në Kosovë nga klasa 7 deri në klasën e 12. Përmes këtyre ligjëratave, Shkolla Finlandeze synon të sjellë liderët botëror më afër të gjithë nxënësve në Kosovë për të fituar aftësi dhe njohur esenciale për zhvillimin e tyre të mëtutjeshëm.

Tom Crawford ka specializuar në Matematikën e Aplikuar dhe ka përfunduar studimet e Doktoratës në Dinamikën e Lëngjeve në Universitetin e Cambridge. Tom është Matematicient në Universitetin e Oxford ku ai ligjëron studentëve në St. Edmund Hall, St. Hugh’s College, dhe St. John’s College, dhe është një mësimdhënës i shkëlqyer në zgjidhjen e problemeve matematikore përmes një qasje atraktive dhe zbavitëse. Ai aktualisht punon me BBC, Shoqërinë Matematikore Evropiane, Revistën e Mekanikës së Lëngjeve, dhe Oxplore – Portali digjital i Universitetit të Oxford.

Na u bashkoni më 2 prill 2020 (e enjte) në ora 16:00 në ligjëratën “Shpjegojmë COVID-19 përmes matematikës” dhe kaloni një orë të këndshme duke ndëgjuar ligjërimin e ligjëruesit të mirënjohur rreth shpjegimit të fakteve interesante rreth pandemisë aktuale përmes matematikës. Vetëm 100 pjesëmarrës do të mund të ndjekin ligjëratën në Google Meet prandaj sigurohuni të regjistroheni më herët për të vijuar këtë mundësi të rmekullueshme. Linku për regjistrim: https://bit.ly/3buG1m4

Me sistemin numër 1 në botë për edukim; me mësuesit më të mirë në botë, ata finlandez; me teknologjinë më të avancuar dhe iPad edukativ për secilin nxënës; me mësimin e bazuar në fenomene e lojra dhe me qasjen krejt ndryshe të të mësuarit dhe zhvillimit të shkathtësive të shekullit 21 tek fëmijët tanë, Shkolla Finlandeze në Kosovë po shihet si një revolucion në sistemin arsimor të Kosovës. Shkolla posedon kampusin inovativ tek rrethi i QMI-së, ndërsa për më shumë informata mund të kontaktoni në 045 235 650, www.kosovo.finnish.school apo në Facebook: www.facebook.com/ShkollaFinlandeze.

(Shkrim i sponsorizuar)

“Çfarë është ky virus që i shtyn të rinjtë të kujdesen për pleqtë?”

Çka po ndodh????
Çfarë është ky virus!!!???
Nuk i prek shtatzënat.
Më së paku i sulmon fëmijët.
Më së shumti i helmon të papërgjegjshmit.
I shtyn të rinjtë që të kujdesen për pleqtë.
Na detyron me forcë të pushojmë, na jep pushim më të gjatë vjetor dhe orar të shkurtuar pune.
Na shtyn të rrimë më shumë me fëmijët tanë.
U jep kohë bashkëshortëve, partnerëve, miqve, fqinjëve që të njihen sa më mirë, u jep kohë për dashuri.
Na mëson prioritetet dhe mbrojtjen e shëndetit.
Na shtyn vetë ta pjekim bukën.
Na mëson të mos ngutemi.
Na mëson të mos e ndotim jetën.
Të pastrojmë natyrën.
Ulë frekuentimin në autostrada dhe pakëson aksidentet.
Na dëbon prej kafeneve dhe bastoreve.
Na shtyn të jemi humanë.
Na mëson se nuk të ndihmon paraja, vilat, veturat, jahtet, këtu ose në një qytet tjetër, por njeriu, njeriu i vërtetë dhe i guximshëm.
Na mëson t’i çmojmë vlerat e vërteta.
Na mëson ta çmojmë jetën e tjetrit.
Na fut në kafaz, teksa speciet tjera janë jashtë.
Na mëson se pak rëndësi ka kombi e religjioni.
Na mëson për një shpërndarje të drejtë dhe të ndershme.
Na mëson se vlera e vërtetë është humanizmi dhe vullnetarizmi i organizuar.
Na heq maskat e rrejshme nga fytyrat lakmitare.
E zvogëlon prostitucionin, kriminalitetin, larjen e parave, ua humb vlerën korporatave, u jep shans vendeve që t’i kthehen vetes.
Na mëson se ballkoni dhe oborri kanë më shumë vlerë se sa banesa dhe shtëpia.
Na mëson se edhe i mbyllur në burg mund të jesh i lumtur dhe i lirë.
Na shtyn drejt dijes, që ta kërkojmë informacionin e vërtetë dhe jo të rremë.
Na mëson se një metër rreth nesh është hapësira jonë intime dhe gjithçka përtej saj mund t’ua japim atyre që ua besojmë jetën.
Na mëson se sjellja është vlerë e madhe dhe nuk është rregull i kotë ta lëvizim kokën teksa përshëndesim.
Na mëson t’i lajmë duart më shpesh, por edhe mendjen tonë nga papastërtitë e qytetërimit.
Na mëson ta ruajmë dhe ta respektojmë natyrën, sepse jemi pjesë e saj.
I shtyn qeveritë dhe politikën të bashkëpunojnë.
Na mëson se kur ndodh e keqja në një shtet apo kontinent tjetër, kur u ndodh popujve të tjerë larg nesh, në fakt ata janë pranë nesh edhe pse nuk mund të jenë aq afër.
Na shtyn të dëgjojmë se çdo ditë kanë vdekur e vdesin tetë mijë fëmijë të pafajshëm ndaj të cilëve kemi qenë indiferentë.
E çliron botën nga helmet industriale dhe njerëzore.
Na mëson të bëhemi njerëz, njerëz të mirë.
Njerëz…
Çka është ky????
Na hapi veshët e sytë.
Mendojeni se çfarë na bën ky virus: na mëson të bëhemi njerëz.
Të bëhemi ata që jemi. / KultPlus.com

Historia e dënimit të dy shqiptarëve që tentuan të vrisnin mbretin Zog në Vjenë

Nga Aurenc Bebja 

“Excelsior” ka botuar, të dielën e 4 tetorit 1931, në ballinë, një shkrim në lidhje me dënimin e autorëve të atentatit ndaj mbretit Zog në Vjenë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Dënimi i autorëve të atentatit kundër Ahmet Zogut të Shqipërisë

 “Gjeloshi (Ndok) dhe Aziz Çami (majtas) në vendin e të akuzuarve.

Gjyqi i dy studentëve shqiptarë që u përpoqën të vrasin mbretin Ahmet Zogu në Vjenë dhe vranë ndihmësin e tij të oborrit mbretëror përfundoi në Ried.

Gjeloshi u dënua me shtatë vite burg, ndërsa Çami me tre vite.

https://www.darsiani.com/la-gazette/excelsior-1931-ja-me-sa-vite-burg-u-denuan-dy-shqiptaret-qe-tentuan-te-vrisnin-mbretin-zog-ne-vjene-fotografia-e-gjyqit/.

“Tani nuk është koha të mendoni për atë që nuk keni…”

   

Me këtë frazë Ernest Heminguej na bën thirrje të mos dorëzohemi, edhe kur pengesat që jeta vë para nesh duken të pakapërcyeshme. Shprehja e sotme është marrë nga romani “Plaku dhe deti” i Ernest Heminguejit, një nga shkrimtarët më të mëdhenj të shekullit XX. “Tani nuk është koha të mendoni për ato që nuk keni. Mendoni se çfarë mund të bëni me atë që keni”./                      

Ernest Heminguej, shkrimtari në frontin e jetës. Autor i romanit më të rëndësishëm për Luftën e Parë Botërore: “Lamtumirë armë”, amerikani Ernest Heminguej ka hedhur mbi vete mitin e shkrimtarit-hero, duke u shndërruar në një nga romancierët më të famshëm të shekullit XX. Jeta e tij qe një rrugëtim i kaluar në frontet e luftës, në dyluftime demash, nëpër ekspedita gjuetie, një pjesë e mirë ritreguar përmes një gjuhe esenciale. Ndër sukseset e tij më të mëdha citojmë romanin “Plaku dhe deti” i qendërzuar në marrëdhëniet midis qenies njerëzore dhe natyrës, i cili i dha çmimin “Nobel” për Letërsi në 1954. Është momenti i triumfit të tij më të madh, mirëpo për shkrimtarin hapet faza e fundit e krizës ekzistenciale, e cila e çoi drejt përkeqësimit me alkoolizmin dhe, më në fund, në vitin 1961, në vetëvrasje.

Goditja përfundimtare u mundëson përfytyruesve të parashikojnë zona të errëta atje ku gjithçka ngjan e shndritshme, kurse moralistëve të përkulen para kuptimit të kësaj sfide të fundit. Megjithatë, duhet thënë se ishte shumë i zgjuar; ai e pranonte personazhin, nuk i gjente justifikime bizantine, nuk vinte shumë në dukje ndonjëherë anën karikaturë dhe, në çastet e padurimit, parapëlqente të vepronte sikur të kishte dëshirën e fshehtë për të kaluar caqet e saj dhe, shkurtimisht, të ishte i pabesë. Madje, ndonjëherë i ndodhte të tregonte edhe një farë bashkëfajësie: në ato çaste, ai ishte një lloj Heminguei në katror, ekzibicionist dhe i gëzuar, ndoshta jo edhe pa ndonjë fije tërbimi.

Gjatë një rrëfimi njëherësh fisnik dhe të pikëlluar, ai i shprehet Kurt Singer: “Gjithë shoqëria është si në ring. Mund të mbijetosh vetëm nëse i kthen goditjet dhe unë jam gjithmonë gati, për t’i veshur dorezat e boksit. Sigurisht, që ende merrem me boks. Do të luftoja deri në ditën e fundit dhe, atë ditë, do të luftoja kundër vetvetes, për ta pranuar vdekjen si diçka të bukur, të njëjtën bukuri që shohim të diel pas të diele, në arena. Kur të dorëzohem, turma do të më sodisë  me të njëjtin interes  mospërfillës si putanat, kur ato sodisin demin”. / Konica.al

Nëse do të dëshironim me ­çdo kusht të kërkonim çelësin e qëndrimit në këto fjalë, nuk do zbulonim tjetër veç temës së vetmisë së lavdishme, të pathyeshmërisë, të shembullit që i jep njerëzimit mahnitës, të betejës së nevojshme, burrëri, sfidës ndaj vdekjes. Nuk duhet të mashtrohemi: gjithmonë drejt kësaj teme kthehet biseda e Hemingueit, si në një parabolë të përjetshme, me gjithë mijëra variantet e tij.

“Plaku dhe deti”

Pas tetëdhjetë e katër ditësh, gjatë së cilës ai nuk qe në gjendje të kapte gjë, plaku Santiago gjen forcën të rikthehet në det: kjo përpjekje e re peshkimi ripërtërin përgatitjen e tij si peshkatar dhe vulos fillimin simbolik. Në gjuetinë e dëshpëruar me një peshk shpatë të madh në Karaibe, në një betejë me duar gati të zhveshura kundër peshkaqenëve, që njëri pas tjetrit i rrëmbejnë në të njëjtën kohë një copë nga gjahu i tij, duke i lënë vetëm simbolin e fitores dhe mallkimin përfundimisht të mposhtur. Santiago krijon, ndoshta për herë të parë, një miqësi të vërtetë me forcat e papërmbajtshme të natyrës. Dhe mbi të gjitha gjen brenda vetes shenjën dhe praninë e guximit të vet, arsyetimin e një jete të tërë. Kush më mirë se Santiago refuzon të dallojë fitoren nga disfata, triumfin nga dështimi, këto dy gjendje shpirtërore të cilat, si në jetë ashtu edhe në të shkruar, Heminguei është mishërimi vetë? Shkrimtari, me të arritur njëfarë lartësie dhe njëfarë dhuntie te vetvetja, përfundon duke u bërë një trup i vetëm me veprën: ai e vazhdon, merr përgjegjësitë, merr frymë njëherazi me të. Që të dy janë, në përfytyrim si në arsyetim, gjithnjë e më shumë të pazbërthyeshëm./Konica.al / KultPlus.com

Inxhinierët e Mercedesit prodhojnë pajisje të re për frymëmarrje për vetëm katër ditë

Inxhinierët e ekipit të kompanisë Mercedes në kuadër të garës Formula 1, në bashkëpunim me profesorët e Universitetit të Londrës, kanë arritur ta prodhojnë një pajisje të re për frymëmarrje për vetëm katër ditë. Pajisja do të testohet klinikisht në Londër.

Pajisja e fut ajrin në një maskë për t’i furnizuar mushkëritë e pacientit me oksigjen dhe paraqet alternativë për njerëzit që janë në gjendje shumë të dobët për t’iu nënshtruar procedurave tradicionale të ventilimit.

Përdorimi i saj është cilësuar si i sigurt nga një organizatë për mbikëqyrjen e sigurisë dhe tash pajisja duhet të testohet klinikisht për t’u miratuar për përdorim, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.

Inxhinierët e Mercedesit e modifikuan një pajisje që më parë ishte përdorur për një çrregullim tjetër. Ata besojnë se mund t’i prodhojnë një mijë pajisje të tilla në ditë, nëse në këtë projekt japin kontribut edhe ekipet tjera të Formulës 1.

Kështu, respiratorët e zakonshëm do të përdoren vetëm në rastet më të rënda, sepse pajisja e re nuk është mjaftueshëm e fuqishme për t’ua mbajtur gjendjen stabile personave me probleme të theksuara me imunitetin ose me organet e frymëmarrjes. / KultPlus.com

Këngëtari i muzikës “country” Joe Diffie, vdes pas infektimit me koronavirus

Këngëtari i muzikës “country” Joe Diffie ka vdekur në moshën 61 vjeçare.

Këngëtari ishte i infektuar me koronavirus dhe ka vdekur pas komplikimit të gjendjes, shkruan Variety.

Të premten, Diffie u bë personi i parë publik i muzikës “country” që e bëri publike që ishte i prekur me Covid-19, transmeton KOHA.

“Jam nën kujdesin e profesionistëve shëndetësorë duke marrë terapi. Unë dhe familja ime jemi duke kërkuar privatësi në këtë kohë. Iu kërkojmë të gjithë publikut dhe fansave të mijë të jenë vigjilent dhe të kujdesshëm gjatë kësaj pandemie”, kishte thënë ai.

Disa nga këngët e Diffies ishin “Third Rock from the sun”, “Pickup Man” dhe “Bigger than the Beatles”. / KultPlus.com

Zjarrfikësi italian që ndihmoi gjatë tërmetit: Faleminderit vëllezër shqiptarë, s’do ta harrojmë

Në nëntor udhëhoqi një ndër ekipet e kërkim-shpëtimit për viktimat e tërmetit në Shqipëri.

Pino di Gioia, shef i zjarrfikësve në Bari, nuk e fsheh mallëngjimin teksa sheh mjekët shqiptarë që i vijnë në ndihmë popullit të tij.

“Faleminderit vëllezër shqiptarë për ndihmën tuaj, as ne nuk do ta harrojmë” shkruan di Gioia teksa poston videon e nisjes se stafit mjekësor drejt Bergamos, zonës më të nxehtë në Itali presa i përket të prekurve dhe viktimave nga COVID-19.

Postimi i zjarrfikësit u komentua nga italiane e shqiptare të cilët e quajtën “karma”. Express / KultPlus.com

Franz Kafka: Ende pa i thënë gjërat, i bën – kështu vepron njeriu me vlera

Franz Kafka ishte shkrimtar hebre nga Bohemia. Shkruante në gjuhën gjermane, ndërsa njihet më shumë për tregimet e shkurta. Kafka vlerësohet si një nga figurat kryesore të letërsisë së shekullit XX, shlruan KultPlus.com

Kafka është një nga emrat më të njohur të letërsisë botërore, librat e të cilit janë shitur gjithkund me miliona kopje.

KultPlus, këtu ju sjell disa nga thëniet e tij më të njohura:

• Shenja e parë e fillimit të kuptimit është dëshira për të vdekur.

• Njeriu i veprimit i detyruar të mendojë, është i palumtur deri në çastin që ia arrin të dalë nga kjo situatë.

• Një shkallë që nuk konsumohet nga hapat e njerëzve, nisur nga pikëpamja e saj, është vetëm diçka e rëndomtë prej druri.

• Gjithmonë fillimisht merrte frymë thellë pasi çlirohej nga kotësia dhe vetëkënaqësia.

• Kushdo që nuk arrin të gjejë kuptimin e jetës së tij, ndërkohë që ai është gjallë, ka nevojë që një dorë ta ruajë paksa nga dëshpërimi ndaj fatit të tij… por, me dorën tjetër ai nuk mund të zhdavaritë çfarë shikon në mes të rrënojave.

• Kushdo që ruan aftësinë për ta parë bukurinë, nuk ka për t’u plakur kurrë.

• Shoqërimi me qenie njerëzore çon në vetëvëzhgim.

• Atlasit i ishte lejuar opinioni se ai ishte i lirë, nëse donte, ta kapte Tokën dhe ta hidhte tutje; por ky opinion ishte e vetmja gjë që i ishte lejuar.

• Të besosh në progresin nuk do të thotë të besosh se është bërë ndonjë progres.

• Duke besuar me pasion në diçka që ende nuk ekziston, ne e krijojmë atë. Joekzistuesja është çfarëdo gjëje që ne nuk e kemi dëshiruar mjaftueshëm.

• Duke ia imponuar një përgjegjësi tepër të madhe, për më tepër, të gjithë përgjegjësinë, vetvetes, ti e rrënon vetveten.

• Fatkeqësia e Don Kishotit nuk është përfytyrimi i tij, por Sanço Pançoja.

• Mos u dëshpëro, madje as nga fakti se ti nuk dëshpërohesh.

• Çdo revolucion avullon dhe lë prapa vetëm lëmashkun e një burokracie të re.

• E ligë është çdo gjë dëfryese.

• Nga një pikë e caktuar e lëvizjes përpara nuk ka më kthim prapa. Kjo është pika e cila duhet arritur.

• Zoti t’i jep arrat, por nuk t’i thyen ato.

• Ai që kërkon nuk gjen, por ai që nuk kërkon do të gjendet.

• Qielli është memec, ai i bën jehonë vetëm memecërisë.

• Si mund të gjesh kënaqësi në botë nëse nuk e ke atë për strehë?

• Unë nuk i lexoj reklamat. Sepse do ta harxhoja gjithë kohën duke kërkuar gjëra.

• Unë kam ndjesinë e vërtetë të vetes sime vetëm kur jam tej mase i palumtur.

• Dembelia është fillimi i të gjitha veseve, kurora e të gjitha virtyteve.

• Nëse unë do të jetoj përjetësisht, si do të ekzistoj nesër?

• Në njëfarë kuptimi e mira është e parehatshme.

• Në luftën midis teje dhe botës, përkrahe botën.

• Në teori ka një mundësi të lumturisë së përkryer: Të besosh në elementin e pashkatërrueshëm brenda dikujt dhe të mos përplasesh me të.

• Është e rehatshme të mendosh se shpërpjesëtimi i gjërave në botë duket se është vetëm aritmetik.

• Është shpesh më e sigurt të jesh në zinxhirë se të jesh i lirë.

• Sa tmerrshëm e pakët është njohja e vetes sime, krahasuar me njohjen e dhomës sime.

• Lejomë ta kujtoj fjalën e moçme: njerëzit e dyshuar janë më normalë se të tjerët, gjersa ata rrinë në baraspeshë pa e ditur këtë gjë, duke qenë të peshuar bashkë me mëkatet e tyre.

• “Frika” ime është thelbi im, dhe ndoshta pjesa ime më e mirë.

• Parimi im prijës është ky: Faji nuk duhet dyshuar kurrë.

• Ende pa i thënë gjërat, i bën – kështu vepron njeriu me vlera.

• Askush nuk mund ta shohë të vërtetën, por mund të jetë e vërteta.

• Një përparësi në mbajtjen e ditarit është se ju nuk i vini re ndryshimet nga të cilat vuani pa pushim.

• Frytshmëri është të bësh gjëra që nuk ishe i aftë t’i bëje më parë.

• Vetëkontroll do të thotë të dëshirosh të jesh i frytshëm në një pikë në rrezatim të pafund me ekzistencën time shpirtërore.

• Sa kohë që e ke kafshatën në bojë, atëherë i ke zgjidhur të gjitha problemet e momentit.

• Fillo me çka është e drejtë sesa të fillosh me çka është e pranueshme.

• Vuajtja është elementi pozitiv i kësaj bote, në të vërtetë është e vetmja lidhje midis kësaj botes dhe pozitives.

• Dashuria sensuale është mashtruese si dhe dashuria hyjnore; ajo nuk mund të bëhet vetë, por gjersa e ka pavetëdijshëm elementin e dashurisë hyjnore brenda vetes, mund të bëhet edhe kështu.

• Historia e njerëzimit është çasti midis dy hapave të udhëtarit.

• Fakti që synimi ynë është i matur saktësisht me jetën tonë, na e jep ne përshtypjen se jemi të përjetshëm.

• Shpirti bëhet i lirë vetëm kur ai të pushojë së qeni një mbështetje.

• Ka vetëm dy gjëra. E vërteta dhe gënjeshtrat. E vërteta është e pandashme, gjersa ajo nuk e njeh veten; të gjithë ata që duan ta njohin, vetëm sa gënjejnë.

• Ne të gjithë kemi flatra, por ato nuk na duhen ne për asgjë dhe nëse do të mundnim, do t’i shqyenim.

• Rinia është e lumtur, sepse ajo e ka mundësinë ta shohë të bukurën. Të gjithë ata që janë të aftë ta shohin të bukurën, nuk plaken kurrë.

• Ne jemi mëkatarë jo vetëm se kemi ngrënë Pemën e Dijes, pore edhe sepse nuk e kemi ngrënë Pemën e Jetës. Gjendja në të cilën ndodhemi është mëkatare, pavarësisht nga faji. / KultPlus.com

“Po ku ka si ti o Shqipëria ime, o fisnikja përmbi gur” (VIDEO)

Vaçe Zela është një nga emrat më të pavdekshëm në rrafshin artistik në gjithë hapësirën shqiptare, shkruan KultPlus.com

Shumica e këngëve të saj, janë ripërpunuar dhe vazhdojnë të këndohen e dëgjohen edhe sot e kësaj dite. Ato qëndrojnë si ‘monumente artistike’, që koha vetëm sa i forcon.

“Rrjedh në kënge e ligjërime”, është pa asnjë dyshim, kryevepra e e të madhes Zela, e cila bart emocione të pafundme nacionale dhe artistike.

KultPlus, këtu ka sjellur tekstin dhe videon e kësaj kënge:

“Eh i fortë po shndrit ai diell
dhe burimi këngës lugjeve
i përcjell.

Eh i fortë po ngroh ky diell
edhe trimat nëpër mend mi sjell,
mi përkëdhel.

Nga ky diell i kohës sime
shndrisin shekujt në agime
dhe naganti i shqiptarit zjarr
flakëron!

Po ku ka si ti, o Shqipëria ime,
O fisnikja përmbi gur.
Rrjedh në këngë e ligjërime,
ballëlarta me flamur!

(x2)

Eh i fortë po bien ai tel
dhe lahuta tingujt mi çon larg,
m’i përcjell.

Eh i forte po bjen ai tel,
partizanët nëpër mend mi sjell,
po m’i sjell.

Nga ky zë i tokës sime
flasin shekujt me gjëmime,
edhe krisma e shqiptarit rrjedh
brez më brez.

Po ku ka si ti, moj Shqipëria ime,
Oh fisnikja përmbi gur.
Rrjedh në këngë e ligjërime,
ballëlarta me flamur!
(x2)

https://youtu.be/kYD5dtQjGNY

Ky është orari i mësimit në distancë për javën e ardhshme

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, ka bërë të ditur orarin e mësimit online për javën e ardhshme.

Këtë ajo e bëri të ditur me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ku deklaroi se duke filluar nga java tjetër, MASHTI do të ofrojë video-ligjërata për shumicën e lëndëve për klasat 1 – 9, për orarin ju njoftojmë me kohë.

Postimi i plotë:

Të dashur nxënës, prindër e mësimdhënës,

Orari i mësimit në distancë për 30 mars – 3 prill 2020 (e hënë – e premte) do të jetë si vijon:

Shqip:

Prej orës 11:15 në RTK 1 dhe në RTK 4 do të ketë video-ligjërata për lëndët gjuhë shqipe dhe matematikë për të gjitha klasat 1 – 9.

Turqisht:

Prej orës 12:30 në RTK 2 do të ketë video-ligjërata për lëndët gjuhë turke dhe matematikë për klasat 1 – 5.

Boshnjakisht:

Prej orës 15:30 në RTK 2 do të ketë video-ligjërata për lëndët gjuhë boshnjake dhe matematikë për klasat 1 – 5.

Të gjitha këto video-ligjërata që transmetohen në RTK do të bëhen publike edhe në kanalin e MASHTI-t në Youtube. Për të shkuar te kanali ynë në YouTube duhet të shkoni të platforma jonë: https://emesimi.rks-gov.net.

Duke filluar nga java tjetër, MASHTI do të ofrojë video-ligjërata për shumicën e lëndëve për klasat 1 – 9, për orarin ju njoftojmë me kohë. / Klan Kosova / KultPlus.com

“Better is one day” kënga e World Choir Games, marrin pjesë edhe Anton Çivlaku dhe Lumturie Shabani (VIDEO)

Kori nga Kosova Siparantum është bërë pjesë e projektit “Better is one day” i realizuar në një format virtual të quajtur ‘Virtualchoir’, shkruan KultPlus.com

Udhëhqësi i këtij kori, Memli Kelmendi, përmes një njoftimi të dërguar ka njoftuar për këtë ftesë si dhe për dy përfaqësueset e këtij kori nga Kosova, Anton Çivlaku dhe Lumturie Shabani.

“Me ftesë të World Choir Games, kori #SiparantumChoir është pjesë e këtij projekti “Better is one day” e realizuar në #VirtualChoir. Anton Çivlaku dhe Lumturie Shabani, janë dy përfaqëseuseit e korit Siparantum (përfaqëseus të Kosovës) në mesin e disa shteteve pjesëmarrëse në #WorldChoirGames”, thuhet në njoftim.

KultPlus ju sjell videon e kësaj kënge: