Si u dashurua gazetarja në Martin Shkrelin derisa raportoi për arrestimin e tij?

Reporterja Christie Smythe e quan Martin Shkrelin partnerin e saj të jetës derisa thekson se lidhja u zhvillua derisa ai po vuan dënimin me burg.

“Shqiptari më i urryer në botë” Martin Shkreli edhe një herë mori vëmendjen e të gjithëve. Kjo pasi duke u përballur me gjyqin nga i cili doli me dënim prej shtatë vjetësh burg, fitoi ‘dashurinë” e një gazetareje e cila braktisi burrin dhe familjen e saj për të qenë pranë tij.

Si u dashurua gazetarja në Martin Shkrelin derisa raportoi për arrestimin e tij?

Reporterja Christie Smythe e quan Martin Shkrelin partnerin e saj të jetës derisa thekson se lidhja u zhvillua derisa ai po vuan dënimin me burg.

“Shqiptari më i urryer në botë” Martin Shkreli edhe një herë mori vëmendjen e të gjithëve. Kjo pasi duke u përballur me gjyqin nga i cili doli me dënim prej shtatë vjetësh burg, fitoi ‘dashurinë” e një gazetareje e cila braktisi burrin dhe familjen e saj për të qenë pranë tij.

Lexo Edhe:

Çfarë po kërkon Lista Serbe nga Qeveria e Kosovës?

Ish-reporterja e Bloomberg News, Christie Smythe për Elle përshkroi dashurinë e saj për Shkrelin e cila nisi në ‘korrikun e vitit 2018”.

Gazetarja kishte raportuar për arrestimin e Shkrelit më 2015, pastaj la punën, u largua nga apartamenti i saj dhe divorcoi burrin.

Shkreli, tani 37 vjeç, ish-shef ekzekutiv i Pharma Pro, u dënua për mashtrim me letrat me vlerë.

Aktualisht ai po vuan dënimin në burg federal në Allenwood, Pennsylvania, dhe pritet të lirohet më 2023.

Smythe aktualisht jeton në një apartament në Harlem derisa puthja e tyre e parë u bë në burg, gjatë një vizite.

‘I thash Martinit se e dua, dhe ai më tha se më donte gjithashtu”, citohet të ketë thënë Christie

“Ajo e kishte pyetur nëse mund ta puthte dhe ai e kishte lejuar”.

“Ata nuk mund të prekeshin ose përqafoheshin sipas rregullave të burgut dhe nuk kanë kryer kurrë marrëdhënie seksuale, por lidhja e tyre vazhdoi përmes vizitave, telefonatave dhe emaileve”.

Ata madje kishin diskutuar edhe për emrat e fëmijëve dhe ajo sot e quan shqiptarin “partnerin e saj të jetës”.

Kwtw vit atij ju mohua aplikimi për tu liruar për shkak të Covid-19 derisa kishte thënë se do të punonte për të gjetur një kurë për sëmundjen.

Ajo kishte tentuar të bënte edhe një libër ose një film për këtë.

Megjithatë gjithçka ndaloi këtu.

Shkreli nuk komunikoi më me Smythe pas publikimit të intervistës së saj në Elle.

Sipërmarrësi i lindur në Brooklyn u bë i njohur te “Pharma Bro” në shtator të vitit 2015, pasi kishte themeluar “Turing Pharmaceuticals”, duke blerë ilaçin antiparazitar “Daraprim” dhe duke ia rritur çmimin me 5.000 për qind, deri në 750 dollarë për kapsulë.

Shkreli u dënua mbi akuzat e mashtrimit me letrat me vlerë në dhjetor të vitit 2015. Por, në seancën dëgjimore, ai la të kuptohej se “kishte mësuar nga gabimet e tij”./ KultPlus.com

Krishtlindje të vetmuara, turistët braktisin vendlindjen e Babadimrit

Krishtlindjet në vendlindjen e Babadimrit këtë vit mund të cilësohen si më të vetmuarat, ndërsa numri i vizitorëve në parkun zbavitës është ulur ndjeshëm. Me dhjetëra biznese rrezikojnë falimentin, teksa të ardhurat e humbura përllogariten në 700 milion euro.

Kjo ndoshta është Krishlindja më e vetmuar në vendlindjen e Babadimrit. Parku zbavitës që ndodhet në pjesën veriore të Finlandës ka regjistruar një numër shumë të ulët vizitorësh dhe kjo situatë ka detyruar bizneset e turizmit të bëjnë zgjedhje të vështira, duke shkurtuar 5 mijë vende pune, ndërsa përllogariten rreth 700 milionë euro të ardhura të humbura.

“Këto janë kohëra vërtet të vështira për ne dhe kompanitë e turizmit. Ne tashmë kemi marrë lajmet e para të falimentimeve dhe do të ketë më shumë,” tha Sanna Kärkkäinen, drejtuese ekzekutive për promovimin e turizmit, transmeton oraneës.

Nën kufizimet e udhëtimeve për shkak të pandemisë, turmat në qytetin Lapland të Rovaniemi janë zvogëluar ndjeshëm dhe vendi i mrekullive të gëzueshme të dimrit duket si fantazmë dhe i braktisur.

Ka qenë një vit i jashtëzakonshëm dhe i vështirë”, thotë Santa nga prapa një ekrani të instaluar në shpellën e tij, duke shtuar se vizitorët e tij po përpiqen të harrojnë dhe të shijojnë gëzimin e Krishtlindjes.

“Njerëzit këtë vit mbi të gjitha më kanë kërkuar lumturi dhe shëndet “, ndërsa fëmijët ende duan lodra dhe lojëra, thotë ai.

Në këtë situatë kufizimesh dhe izolimi për të gjithë, për Santa Claus mbetet vetëm të dërgojë këtë urim.

Për herë të parë në Kosovë dhe Shqipëri hapet shkolla për mësimin e instrumentit të lahutës

Nxënësit që do të vijojnë mësimet në këtë shkollë janë të moshave të ndryshme, nga 7 deri në 70 vjeç.

Është hapur për herë të parë në Kosovë dhe Shqipëri shkolla për mësimin e instrumentit të lahutës nën organizimin e shoqatës joqeveritare “Shkabat” në Prishtinë, raporton Anadolu Agency, transmeton KultPlus.

15 nxënës do të ndjekin mësimet mbi këtë instrumenti të vjetër kombëtar për një periudhë prej rreth 6 muajsh.

Shkolla do të bazohet në tri linja të mësimit të instrumentit muzikor: në teorinë mbi lahutën, legjendën e saj dhe tekstet e këngëve që luhen me lahutë; mësimi praktik i të luajturit me lahutë dhe pjesa ku nxënësit do të mësojnë të gdhendin (formojnë) një lahutë.

Studiuesi i folkloristikës, profesori Zymer Neziri, thotë se lahuta ka qenë instrument që është nderuar lartë tradicionalisht ndër shqiptarët. Ai thotë se përpos dasmave dhe vdekjeve lahutarët dhe lahuta kanë pasur nderim të veçantë edhe në rastet e hyrjes në luftë ku ka shërbyer si motivim për ushtarët.

“Lahuta është një traditë që duhet të mbijetojë në kohën e sotme të jetës elektronike. Duhet të mbijetojë për shumë arsye sepse pjesa e identitetit të etnokulturës shqiptare mbështetet edhe mbi këtë instrument. Domethënë, instrumenti paraqet një identitet kulturor të shqiptarëve, të traditës sonë ndër shekuj, nga periudha ilire e këndej. Dhe tjetra, është një traditë e cila nuk duhet të zhduket, por duhet t’i jepet mundësia që të mbijetojë”, theksoi Neziri.

Nxënësit që do të vijojnë mësimet në këtë shkollë janë të moshave të ndryshme, nga 7 deri në 70 vjeç.

Nxënësi më i vjetër i shkollës, 70-vjeçari me prejardhje nga rrethina e Malishevës, Imer Mleçani, thotë se dëshira është që ta mësojë lahutën në nivelin që babai i tij dikur i binte dhe këtë pret ta mësojë nga mësuesit si Isa Muriqi, një i moshuar i anës së Rugovës dhe ekzekutues tradicional me lahutë.

“Unë gjithmonë kam pasur dëshirë ta mësoj lahutën, por ne e lamë pas dore duke u marrë me vegla të tjera muzikore. Kur e marr tash lahutën më kujtohet së pari babai im dhe kam pasur dëshirë që të vij këtu dhe të mësoj t’i bie lahutës ashtu siç i ka rënë babai im”, theksoi Mleçani.

Ndërkohë, nxënësi më i ri në moshë që është bërë pjesë e kësaj shkolle, Arian Latifi (7), thotë se dëshira për të mësuar lahutën dhe jo ndonjë instrument tjetër i ka lindur për shkak se është një ndër instrumentet më të vjetra shqiptare.

“Unë e kam emrin Arian Latifi, kam dëshirë të bëhem i famshëm dhe më pëlqen lahuta. Lahutën e kam zgjedhur sepse është një nga veglat më të vjetra dhe të preferuara të shqiptarëve”, thotë ai.

15 nxënësit e lajmëruar për ta ndjekur këtë shkollë do të ndahen në tre grupe për shkak të respektimit të masave anti-COVID-19. / KultPlus.com

100 artistë nga e gjithë bota, pjesë e garës në konkursin ‘Albania Guitar Festival’

Konkursi “Albania Guitar Festival” në këtë edicion bëri bashkë 100 artistë nga 27 vende të ndryshme të botës. Organizatori dhe kitaristi Denis Bizhga rrëfen punën e bërë për realizimin e tij edhe pritshmëritë për vitit tjetër.

100 konkurrentë nga 27 vende të ndryshme të botës i’u bashkuan garës me pjesë klasike në konkursin e edicionit të katërt të “Albania Guitar Festival”, transmeton KultPlus.

Kitaristi edhe drejtori artistik i Festivalit Denis Bizhga rrëfen punën e bërë për realizimin e kësaj gare online edhe fituesit e të gjitha grupmoshave, ku fitues i çmimit të madh u zgjodh kitaristi i njohur Nino D’Amico.

“Këtë vit pavarësisht se ishte një vit i vështirë për ne, ku aktivitetet artistike ndalën në të gjithë botën, ne menduam që të vazhdonin konkursin. Jemi të kënaqur se ky konkurs u zhvillua online edhe u ndoq nga publiku në të gjithë botën”, tregon kitaristi Denis Bizhga.

 Ndonëse ky konkurs u transmetua online, teksa Bizhga rendit vështirësitë në këtë garë që vendi ynë u përfaqësua nga Xhoni Xhavari, nxënës në shkollën “Jordan Misja”, shpreh dhe dëshirën për t’u kthyer pranë publikut në edicionin e pestë që zhvillohet vitin tjetër

“Një artist e ndjen shumë mungesën e skenës dhe të publikut, se publiku është faktori shtesë që e merr në mënyrë të drejtpërdrejtë emocionin. Shpresojmë që vitin e ardhëm të kemi një edicion tjetër, por që kësaj here të jetë live”, tregon Bizhga.

Gjatë vitit 2021do të zhvillohet edicioni i pestë i “Albania Guitar Festival”. /shqiptarja/ KultPlus.com

Produksioni FrameIn shpallë konkurs për audicion për filma televiziv

Produksioni FrameIn në bashkëpunim me Radio Televizionin Shtetëror të Maqedonisë së veriut, TVM2 ka shpallur konkurs për audicion për filma televiziv, shkruan KultPlus.

Në shpalljen e bërë tregohet se në projekt mund të marrin pjesë aktorë/aktore, që i përkasin grupmoshave si në vijim:

Aktorë të moshes 20-60 vjeç,

Aktore të moshes 20-60 vjeç,

Të gjithë që janë të interesuar mund të dërgojnë Cv dhe fotografinë në emailin: [email protected]   .

Më poshtë mund të lexoni njoftimin e plotë:

Audicion për Filma Televiziv

Produksioni FrameIn Production në bashkepunim me Radio Televizionin Shtetëror të Maqedonisë së veriut, TVM2

Shpallë audicion: Në këtë projekt mund të marrin pjesë aktorë/aktore, që i përkasin grupmoshave si në vijim:

Aktorë të moshes 20-60 vjeç,

Aktore të moshes 20-60 vjeç,

Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë CV dhe fotografi ne emal: [email protected]  

Producent i projektit Arben Fejzullau ne regji të Ibër Deari./ KultPlus.com

Perandori që mori me vete një ushtri të tërë në varr

Djersa i rrjedh poshtë nga fytyra Yang Zhifas, teksa përpiqet të punojë tokën e fortë. Eshtë viti 1974 dhe për javë të tëra provinca qendrore kineze e Shaanxisë është goditur nga thatësira. Ndërkohë që kërkon për ujë, fermeri godet në dicka të fortë.

Ai vazhdon të gërmojë duke zbuluar më pas supin e një figure prej balte. Ajo që Yangu nuk e kupton, është se sapo ka bërë zbulimin më të madh arkeologjik të shekullit 20-të: ushtrinë legjendare prej balte të perandorit të parë kinez, Qin Shi Huang. Historianët vlerësojnë se perandori nisi ta ndërtojë mauzoleumin e tij pasi mori fronin në vitin 22, kur ishte vetëm 13 vjeç. 700 mijë punëtorë u detyruan të punojnë për 30 vite duke gërmuar. Në fund, kompleksi i varrit të perandorit ishte 90 kilometra katrorë, i madh sa Manhatani.

Përse e gjithë kjo? Qin SHi Huang donte që ta merrte me vete perandorinë e tij në botën e nëndheshme; ai kishte parashikuar që të varrosej bashkë me pallate model, kuaj, karroca dhe ushtarë prej balte.

Nga frika e rreziqeve që do i kanoseshin në botën e përtejme, perandori ndërtoi një ushtri të armatosur me më shumë se 8000 ushtarë prej balte me përmasa reale, 130 karroca lufte, 520 kuaj dhe 150 kalorës./bota.al/ KultPlus.com

Kënga festive më e famshme në botë, “Last Christmas”, e xhiruar në Zvicër

Kohët e fundvitit, pranë festave, me siguri që shpesh e dëgjoni këngën e Wham ‘Krishtlindja e fundit’.  Por a e dini se videoja e kësaj kënge është xhiruar në Zvicër, më saktë në Saas-tarifë.

Duhet theksuar se kjo këngë e fundivitit është më e dëgjuara e të gjitha kohëve.

Për të festuar përvjetorin e 36-të, është publikuar këto ditë dhe një ripërpunim i versionit origjinal në disk gramafoni të bardhë, sigurisht në sasi të limituar.

Vitin e publikimit, në dhjetor të 1984, kënga “Last Christmas” mban një rekord të çuditshëm: deri më sot është kënga më e shitur dhe shkarkuar.

Gjatë 36 vjeteve jetë, kënga ka ruajtur një popullaritet shumë të lartë duke tërhequr shumë gjenerata e fansa dhe në vitin 2017 u rikthye në vendin e dytë të klasifikimit në billboard-in amerikan. /KultPlus.com

Anulohen shfaqjet në Teatrin e Gjilanit

Teatri i qytetit të Gjilanit ka njoftuar se do t’i anuloj shfaqjet të cilat kanë qenë të parapara të mbahen nga data 21 deri më 26 dhjetor.

Në njoftim thuhet se kjo po bëhet për shkak të përgatitjeve dhe angazhimeve në programin e Festivalit Mbarëkombëtar “Flaka e Janarit 2021.

Teatri i qytetit ka bërë të ditur se do të rikthehen me reprizat.

Më poshtë keni njoftimin e plotë:

I dashuri publik i teatrit tonë!

Shfaqjet të cilat kanë qenë të planifikuara të mbahen me datë 21, 23 dhe 26 dhjetor sipas programit tonë të muajit dhjetor, do të ANULOHEN për shkak të organizimit, përgatitjeve dhe angazhimeve tona në shfaqjen dhe programin e Festivalit Mbarëkombëtar “Flaka e Janarit 2021”.

Ne do të vazhdojmë të rikthehemi me reprizat tona pas festivalit./ KultPlus.com

Rita Ora si fëmijë në prag të festave të fundvitit (FOTO)

Ajo është një nga këngëtaret më të pëlqyera të momentit.

E gjithë bota flet për të, teksa është përherë në ballinën e mediave rozë.

Është ky ylli kosovar, Rita Ora, e cila po bën namin me hitet e saj.

Së fundmi artistja e dhjetëra hiteve, vjen me disa imazhe nga fëmijria, të realizuara pikërisht në prag të festave të fundvitit.

E vogël, por e ëmbël, kështu dukej ajo pranë pishës së Vitit të Ri.

“Ylli i Krishtlindjes” do të ndriçojë në qiellin e sotëm

Ylli do të ndriçojë kur Saturni dhe Jupiteri të bashkohen gjatë një Lidhjeje të Madhe.

Të dy planetët do të vijnë aq afër së bashku sa do të shfaqen si vetëm një objekt me sy të lirë në një ngjarje të rrallë që ndodh një herë në 20 vjet.

Duke marrë parasysh kohën e lidhjes, disa e kanë krahasuar shkrirjen e dy gjigantëve të gazit me Yllin e Krishtlindjes.

Dhe duke e bërë ngjarjen edhe më të veçantë, ky vit do të jetë lidhja më e afërt që nga viti 1623 me planetët që shfaqen vetëm 0,1 gradë larg njëri-tjetrit.

Nëse e lejon moti, të dy planetët do të shfaqen si yll i vetëm me sy të lirë, pak mbi horizontin kur shikojmë në jugperëndim, pak pas perëndimit të diellit.

Koha e saktë kur mund të shihni yllin e Krishtlindjes varet nga vendi ku jeni, por mund të jetë i dukshëm rreth orës 17:00.

Planetët do të lëvizin aq afër sa shkëlqimi i tyre do të shkrihet dhe do të duket si një dritë e ndritshme.

Vendi më i mirë për të dëshmuar spektaklin është larg çdo ndotjeje të dritës, me fotografë profesionistë që këshillojnë vëzhguesit të presin të paktën 45 minuta për të lejuar që sytë e tyre të përshtaten me errësirën./ KultPlus.com

Special Rave Live Concert-250-vjetori i lindjes së Beethoven

Rave në Dhjetor 2020, ne festojmë 250-vjetorin e lindjes së Beethoven.

Pandemia e COVID-19 mund të ketë detyruar anulimin e mijëra shfaqjeve të Beethoven në të gjithë botën, por ne e zëvendësuam këtë duke organizuar një koncert virtual.

Në këtë koncert virtual në piano do kemi Shkëlzen Baftiari dhe Lida Aliu do të luaj në violinë.

Performanca do të fillojë në orën 21:00 të këtë të Diel në vendin më të bukur që Prishtina ka-Bibloteka Kombëtare e Kosovës-”Pjetër Bogdani”  dhe presim që të gjithë të na bashkoheni në këtë koncert të bukur që kemi organizuar.

Le të festojmë së bashku!

Shkëlzen Baftiari-Baftiari ka marrë pjesë në shumë koncerte në Maqedoni dhe jashtë saj. Përveç kësaj, ai është gjithashtu fitues i shumë konkurseve kombëtare dhe ndërkombëtare. Disa prej tyre përfshijnë: Çmimin e Parë në Blagoevgrad (Bullgari), Laureatë në Konkursin Ndërkombëtar Valentino Bucchi në Romë, Çmimin e Dytë në Konkursin Ndërkombëtar Nikolai Rubinstein në Paris, Çmimin e Parë në Konkursin Ndërkombëtar Schumann-Brahms në Plovdiv (Bullgari). Në Prill 2007 ai ishte fitues i Çmimit të Parë Special në Konkursin e Republikës së Maqedonisë në Piano. 

Ai ka dhënë recitale në Shkup, Prishtinë, Tiranë, Sofje, Beograd, Tetovë, Ohër (Festivali i Verës së Ohrit) dhe ka interpretuar si solist me Orkestrën Filarmonike të Maqedonisë dhe me Orkestrën Simfonike të Fakultetit të Arteve Muzikore në Shkup.

Lida Aliu- Gjatë viteve të studimit është fituese e shumë cmimeve shtetërore dhe internacionale në kategoritë: solo dhe formacioneve kamertale, ka marrë pjesë në shumë koncerte, projekte, manifestime dhe festivale te rendesishme si : “Volin Fest”(Shkup, Maqedoni), “Festival d’Aix-en-Provence”(Marsej, Aix en Provence, Francë), “Dam fest”(Prishtinë, Kosovë), “FIMU”(Belfort,Francë) ku ishte edhe koncertmjeshtër e orkestres pranë fakultetin të arteve muzikore.

Një prej cmimeve më të rëndësishme të cilin e fitoi është cmimi “26 Korriku” të cilin e ndan fondacioni Frank Harkord Maning në vitin 2018 për studentin më të mirë në sferën e arkitekturës, shkencave shoqërore dhe arteve, cmime të tjera te rëndësishme : dy herë pjesmarrëse në Orkestren Mediterane të Francës me koncerte ne Marsej, Aix en Provence, Zadar, Ljubljana, cmime të para, të dyta dhe të treta, tre cmime speciale.

Lida Aliu ka realizuar bashkpunime me muzikantë të tille si violinisti gjerman – Kirill Troussov, Stefan Milenkovic dhe Maksim Fedotov. / KultPlus.com

Humus vazhdon rikthimin në muzikë, publikon këngën e re

Grupi muzikor këngët e të cilët janë dëgjuar ndër vite, Humus ka publikuar këngën më të re, shkruan KultPlus.

Pas një pauze në skenën muzikore, rikthimi i bandit Humus po del të jetë i suksesshëm.

“Për ty” është kënga më e re në kuadër të albumit që do të lansohet në vitin 2021.

“Këtë këngë kemi vendosur ta publikojmë tani, duke e ditur që ky vit dhe gjendja nëpër të cilën po kalojmë të gjithë ne, po vazhdon të jetë e vështirë, prandaj të gjithë kemi nevojë për një qetësi shpirtërore dhe afërsi e përkushtim, nisur nga fakti që në momentet më të vështira, duhet ti dhurojmë njëri tjetrit më shumë dashuri”, kanë thënë anëtarët e grupit Humus për KultPlus.

Melodia e qetë e këngës kombinuar me tekstin poetik sjell një ndjenjë të ngrohtë në prag të festave të fundvitit, teksa kënga është dedikim dashurie.

“Do të dëshironim që të gjithëve që ju pëlqen kjo kengë t’ia kushtojnë dikujt që ata e duan”, thonë anëtarët e bendit.

Përderisa muzika dhe teksti janë realizuar nga Humus, video klipi është prodhim i “Turma Ideas”. / KultPlus.com

Ngjyra dhe jetë në ekspozitën e veçantë në instalacionin “Reja”

Një ekspozitë e veçantë plot ngjyra dhe me 40 krijime mjaft të veçanta nga dhjetë fëmijë të moshave nga 5-9 vjeç është çelur sot në kryeqytet.

Në instalacioni “Reja” ku dhe është hapur kjo ekspozitë qytetarët do shohin nga afër një punë mjaft interesante të këtyre fëmijëve, të cilët kanë punuar rreth tre muaj për të shfaqur talentin e tyre në pikturë dhe vizatim.

Anisa Sala, kuratorja e kësaj ekspozite tha për ATSH-në se, “besojmë se këto 40 punë të kryera nga këta fëmijë do të tërheqin vëmendjen e qytetarëve pasi janë bërë me shumë dashuri nga fëmijët dhe ata kanë shprehur gjithë emocionin e tyre nëpërmjet ngjyrave”.

Kjo ekspozitë u çel me rastin e festave të fundvitit dhe për shkak të pandemisë do të qëndroje hapur vetëm sot nga ora 11:00 deri në orën 19:00 pasdite. /atsh/ KultPlus.com

Violinçelistja shqiptare performon në Parlamentin italian

Ajo është Giulia Deda, violinçelistja e cila së bashku me artistë të talentuar të Orkestrës së Harqeve të Konservatorit Santa Cecilia në Romë interpretoi në koncertin tradicional të Festës së Krishtlindjeve që çdo vit mbahet në Sallën e Dhomës së Deputetëve të Parlamentit italian.

Violinçelistja shqiptare Giulia Deda-18 vjeç, bijë e një familje emigrantësh shqiptarë qysh e vogël ka shkëlqyer me talentin e saj duke u bërë fituese e disa çmimeve kombëtare për talentët e rinj. Ajo ka lindur në Romë e prej moshës 7 vjeçare studion muzikë, pasion që e ka trashëguar nga nëna e saj flautiste.

Në sallën e parlamentit italian violinçelistja shqiptare interpretoj si soliste pjesën muzikore “C’era una volta in America” të kompozitorit të madh italian Enio Morricone i cili u nda nga jeta vetëm pak kohë më parë.

Koncerti tradicional i Festës së Krishtlindjeve sivjet qe i pazakontë në Parlamentin Italian, pa spektatorë e deputetë në sallë, e u transmetua live nga Televizioni Publik Italian RAI.

Artistja shqiptare është pjesë e orkestrës së harqeve të Akademisë Santa Cecilia të Romës drejtuar nga Claudio Ferrara.

Artistët interpretuan në këtë koncert pjesë të kompozitorëve të mëdhenj si Vivalidi, Bethoven, Mozart një homazh dedikuar 100 vjetorit të lindjes së regjisorit italian Federico Fellini dhe të kompozitorit Enio Morrione.

Në hapjen e këtij koncerti aktori italian Luca Argentero, interpretoj një mesazh që ish Presidenti italian Carlo Azeglio Ciampi i ka dedikuar të rinjve, ndërsa Drejtoresha e orkestrës së kësaj Akademie Arti, Beatrice Venezi në fjalën e saj përshëndetëse u shpreh se “Italia është një vend i traditës, i krijimtarisë, i risisë e teknikës, një pasuri ndaj të cilit duhet kushtuar vëmendje, duhet njohur e ruajtur. Italia, tha ajo është një gjuhë që këndon.”

Artistët e rinj mes të cilëve dhe violinçelistja shqiptare u shprehën të nderuar që u përzgjodhën të jenë pjesë e këtij eventi artistik e në një moment kaq të vështirë që po kalon Italia./ Zhurnal/ KultPlus.com

Artisti Ed Sheeran publikon këngën më të re

Këngëtari i njohur me famë botërore, Ed Sheeran ka sjellur një këngë të re, shkruan KultPlus.

“Afterglow” mban emrin vepra më e re e kantautorit, me të cilën gëzoj artdashësit e tij. Në videoklipi i këngës shihet Sheeran duke performuar me kitarën e tij në një ambient të hapur.

Sheeran kur e paralajmëronte publikimin e këngës së tij, ka theksuar  se “Afterglow” e kishte shkruar vitin e kaluar.

“Përshëndetje të gjithëve. ‘Afterglow’ është një këngë të cilën e kam shkruar vitin e kaluar, dhe të cilat doja ta lansoja për ju. Nuk është kënga e parë e albumit të ardhshëm, por është thjeshtë një këngë dashurie, andaj shpresoj se edhe ju do ta pëlqeni atë. Shijojeni projektin tim të ri! Gjithashtu ju uroj festa të sigurta dhe të lumtura. Tani është koha t’i kthehem në rolin e babait”, kishte shkruar Ed Sheeran.

Ed Sheeran mbetet një ndër këngëtarët më të famshëm botëror. / KultPlus.com

Më e bukura e Gjermanisë zgjedhet një shqiptare

Miss Grand Germany është një ndër tri garat më të rëndësishme të bukurisë botërore dhe këtë vit e ka fituar bukuroshja me origjinë nga Kosova, Arlinda Prenaj.

Ajo është shpallur më e bukura e Gjermanisë, ndërsa në vitin 2019 ishte shpallur Miss Grand Kosovo.

Arlinda do të përfaqësojë Gjermaninë në gara tradicionale. / KultPlus.com

Nesër mbahet ngjarja përmbyllëse e programit Kultura për Ndryshim

Qenda Multimedia dhe Goethe Institut kanë njoftuar se nesër do të mbahet përmbyllëse e programit Kultura për Ndryshim, përcjellë KultPlus.

Gjatë kësaj ngjarje do të promovohet hulumtimi mbi pesazhin kulturor të Kosovës si dhe të lansohet dokumentari mbi programin Kultura për Ndryshim.

Kjo ngjarje do të mbahet të martën më 22 dhjetor në teatrin Oda në Prishtinë duke filluar nga ora 11:00.

Programi Kultura për Ndryshim financohet nga Bashkimi Evropian, menaxhohet nga Zyra e Beshkimit Evropian në Kosovë ndërsa implementohet nga Qendra Multimedia e Goethe-Institut.

Për shkak të masave parandaluese të COVID-19, numri i pjesëmarrësve fizik është i kufizuar. / KultPlus.com

Sonte nis Fest ‘59 në RTSH

Edicioni i 59-të i Festivalit të Këngës në RTSH, nis sonte udhëtimin në transmetim televiziv. Njëzet e pesë krijime nga autorë dhe interpretues, në garë për të lënë gjurmën e tyre në fondin e muzikës shqiptare, si edhe për ëndrrën drejt Roterdamit në edicionin e ardhshëm të Festivalit Europian.

Në një skenë të pazakontë, të vendosur në mjedis të hapur, organizatorët dhe pjesëmarrësit kanë sfiduar vitin që gjunjëzoi ekonominë dhe shëndetin e globit prej Covid-19.

Ky festival, sa artistik, është po aq edhe social, nëpërmjet mesazheve të mjekëve, personave me nevoja të veçanta, vullnetarëve të Kryqit të Kuq, si edhe një nevojë shpirtërore për të na bashkuar, në Shqipëri, Kosovë apo kudo ku ka shqiptarë.

Nata e dytë, nesër mbrëma do t’i prezantojë këngët në një formë tjetër, akustike, për të mbërritur në finalen e mbrëmjes së 23 dhjetorit. / KultPlus.com

Djaloshi nga Deçani takohet me 19-vjeçaren që dëshiron t’ia japë veshkën

Valmir Aliçkaj, i cili ka ardhur nga mërgimi ka vendosur t’ia jep veshkën e tij një 19 vjeçareje nga Mitrovica e cila po vuan nga një sëmundje e rëndë.

Sot deçanasi ka shkuar në spital për t’u takuar me 19 vjeçaren nga Mitrovica, Nazlije Sherifin.

Takimin e ka konfirmuar vëllai i Nazlijes, Iliri, i cili ka transmetuar disa fjalë të djaloshit që është i gatshëm ta dhurojë veshkën.

“Valmir Aliçkaj: InshAllah jam unë ai fatlum që veshka ime të përputhet me procedurat mjekësore…”, ka thënë ai.

Ndërkohë, qytetarët po vazhdojnë të mbledhin paratë e nevojshme për t’u dërguar për shërim në Turqi, ku do të bëhet transplanti.

Ndryshe, 19 vjeçarja u diagnostifikua me Glomerulosklerozë Foke Segmentale, dhe shërimi kushton 200 mijë euro. / KultPlus.com

Përkujtohet 100-vjetori i çeljes së gazetës kombëtare “Drita”

Në qytetin e gurtë u përkujtua 100-vjetori i çeljes së gazetës kombëtare “Drita”, të parës gazetë në gjuhën shqipe në Gjirokastër.

Në faqet e saj botuan pena dhe personalitete, duke e shndërruar gazetën në tribunë  të mendimit atdhetar dhe intelektual.

Kryetari i bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi, tha se “përgjatë këtij rrugëtimi njëshekullor, Gjirokastra ka spikatur me profile gazetarësh, disa prej të cilëve i vlerësuam me mirënjohje”.

Kryebashkiaku Golemi tha se “mbështesim dhe inkurajojmë median në misionin e informimit me profesionalizëm të publikut”.

Gazeta “Drita” ishte e para që u hap në Gjirokastër në gjuhën shqipe (1920-1924) me editor patriotin dhe publicistin demokrat Veli Hashorvën (1892-1975). Veli Hashorva nuk ishte i panjohur për lëvizjen patriotike e kombëtare shqiptare. Ai ishte përfaqësues i një familje të vjetër gjirokastrite të parët e të cilit kishin administruar financat e Vilajetit të Janinës. Veprimtarinë patriotike ai e kish filluar në qytetin e lindjes, në Gjirokastër si anëtar i klubit “Drita” të themeluar atje më 1908. /ata/ KultPlus.com

Ministria e Jashtme e Shqipërisë vazhdon promovimin e gjuhës shqipe në biblioteka të Malit të Zi

Iniciativa e Ministrisë së Jashtme në Shqipëri për libraritë dhe bibliotekat shqip në Mal të Zi po vazhdon, shkruan KultPlus.

Ministri Gent Cakaj ka bërë të ditur se kanë mbeshtetur ripërtëritjen e bibliotekave të dy shkollave në Tuz.

Pas mbështetjes financiare për ngritjen e librarisë së parë me literaturë në gjuhën shqipe në Ulqin, kemi vendosur të japim mbështetje financiare për ripërtëritjen e bibliotekave të dy shkollave në qytetin e Tuzit”, ka shkruar Cakaj.

Përveç premtimeve për mbështetjen e mëtutjeshme të shqiptarëve të Malit të Zi, ministri ka thënë se do të hapet së shpejti edhe Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Ulqin. / KultPlus.com

Nis restaurimi i filmit të parë shqiptar “Tana”

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit ka bërë me dije pak ditë më parë se ka filluar procesi i restaurimit të filmit të parë shqiptar “Tana”.

Ky produksion kinematografik është realizuar në vitin 1958 dhe premierën e tij e ka patur po atë vit më datën 17 gusht. Skenari i këtij filmi mbanë autorësinë e Kristaq Dhamo dhe Nasho Jorgaqi. Rolin e protagonistes në këtë film e ka interpretuar aktorja Tinka Kurti.

Ky restaurim mundësohet nga i Ministria së Kulturës me laboratorët Cinegrell, Zyrih dhe PostFactory, Berlin.

Procesi i restaurimit të filmave të vjetër shqiptar ka nisur para disa viteve ku janë realizuar disa nga prodhimet më të mira shqiptare si  “Mimoza Llastica”, “Përrallë nga e Kaluara”, “Nëntori i Dytë”, “Skëndërbeu” etj.

Këto produksione po kalojnë në një proces të mirëfilltë dixhitalizimi si në video ashtu edhe në audio për të qenë një pasuri e veçantë në fondin e kinematografisë shqiptare.

Ky proces pritet gjithashtu të vijojë edhe me restaurimin e të tjerë tituj filmash në të ardhmen. /a.a/ KultPlus.com

Në kujtim të Nexhmije Pagarushës

Në sallën e Filharmonisë së Maqedonisë së Veriut, ditën e shtunë u shfaq koncerti përkujtimor dedikuar artistes së madhe mbarë shqiptare Nexhmije Pagarusha, të trajtuar me shumë kujdes nga Orkestra e Filharmonisë së Kosovës.

Në këtë kuadër, me shumë entuziazëm artdashësit shkupjan dhe jo vetëm, mirëpritën këtë koncert me vlerë të madhe. E theksojmë këtë që në krye, sepse Nexhmije Pagarusha ishte dhe mbetet një gur i çmuar për muzikën shqiptare dhe tashmë ky emër po trajtohet me shumë kujdes edhe nga institucionet përkatëse të vet vendit ku është lindur Nexhmije Pagarusha.

Si rrjedhojë për këtë, Orkestra e Filharmonisë së Kosovës së bashku me dirigjentin Gridi Kraja kishin zgjedhur një repertor mjaft të pasur dhe mbi të gjitha të larmishëm. Duke filluar me vepra nga: Rexho Mulliqi, Çesk Zadeja, Avni Mula, Lorenc Antoni, Palok Kurti, Kristo Kono dhe Rauf Dhomi.

Ndonëse të gjithë kompozitorët që theksuam më sipër, janë personalitete që kanë vendosur shtylla të rëndësishme në muzikën e kultivuar shqiptare. Duke pasur parasysh këtë fakt të pamohueshëm, mund të theksojmë me plot bindje që veprat vokale që kanë kompozuar kjo plejadë kompozitorësh me shumë mjeshtëri u interpretuan nga ngjyra të bukura si: Adelina Paloja, Ardita Ukaj, Arta Jashari, Besë Krasniqi, Dea Hamdiu, Diellza Sulejmani, Elikon Hysaj, Ilvije Dragusha, Kaltrina Miftari, Selvije Marteti dhe Shkurtë Hykaj.

Në përgjithësi, secila nga zërat dhe personalitetet që theksova më sipër, ishin në radhë të parë të vetëdijshëm që kanë përsipër dhe ndërrojnë një personalitet të rëndësishëm siç ishte Nexhmije Pagarusha. Por, megjithatë secila i qëndroj besnike këngës së saj duke trajtuar me shumë delikatesë  të gjitha elementet që vet kënga përmban duke filluar me “Një ditë të bukur maji”, “Kroi i fshatit tonë”, “Dashnor tu bana”, “E kujtoj atë takim”. “Margjelo”, “Në Prizrenin e vjetër”, “Kenke nur i bukurisë”, “Perëndeshë e bukurisë”, “Zambaku i Prizrenit”, “Për mu paska kenë kismet”, “Agimet shqiptare”, “Në zaman t’asaj furije”, “Vals i lumturisë”. Nga gjërat e bukura që vinin në pah në secilën këngë, ishte autenticiteti individual që këngëtarët tregonin në interpretimin e këngëve, sepse nëse do të tërhiqeshim nga trajtimi që Nexhmije Pagarusha ju ka bërë këngëve atëherë do kishim më shumë mundësi edhe zbehje të këngëve. Megjithatë, me shumë mjeshtëri e përballuan gjithë trajtimin e këngëve së bashku me dirigjentin Gridi Kraja.

Përveç veprave vokale, koncerti përmbante edhe dy pjesë të rëndësishme si “Uvertura nga opera Goca e Kaçaniku” dhe “Baresha”. Në vija të përgjithshme, theksojmë që edhe Orkestra e Filharmonisë së Kosovës, së bashku me dirigjentin Kraja trajtuan me mjaft kujdes secilën vepër të repertorit.

Në një mënyrë, apo në një tjetër, koncerti është një tregues i denjë për një punë të mirë që bëjnë institucionet e Republikës së Kosovës, por në anën tjetër edhe një ngritje e vetëdijes së shoqërisë shqiptare për t’i njohur, trajtuar dhe kujdesur për gurët e çmuar të muzikës shqiptare. / Nga Jesir Hoxha – Muzikolog / KultPlus.com