Kolegji AAB i ndan Çmimin Ndërkombëtar për Demokraci dhe Integrime, Doris Pack

Kolegji AAB i ndan Çmimin Ndërkombëtar për Demokraci dhe Integrime, politikanes së njohur gjermane, ish deputete në Parlamentin Evropian, Doris Pack.

Ky çmim ndërkombëtar i Kolegjit AAB, i ndahet zonjës Doris Pack për angazhimin e saj në njohjen ndërkombëtare dhe mbështetjen në procesin e transformimit demokratik të Kosovës.

Ceremonia e ndarjes së çmimit, do të zhvillohet të enjten, më 01 dhjetor 2022, nga ora 15:00, në Teatrin AAB “Faruk Begolli”. / KultPlus.com

Presidentja Osmani u prit në takim nga presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev: Bullgaria i ofron Kosovës mbështetje në përballje me krizën energjetike


Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka nisur vizitën zyrtare në Bullgari ku po qëndron me ftesë të homologut Rumen Radev, nga i cili është pritur me nderime të larta shtetërore.

Presidentja Osmani i cilësoi si të shkëlqyeshme marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet të dyja vendeve ndërkaq potencoi se Kosova mund të përfitojë shumë nga përvoja e Bullgarisë në procesin e integrimit euroatlantik.

Në këtë kontekst, Presidentja Osmani ka kërkuar mbështetjen bullgare për Kosovën në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës, Partneritetin për Paqe e më pas në NATO, sikurse edhe në organizata të tjera ndërkombëtare.

Teksa ka folur për zhvillimet në Kosovë, rajon e më gjerë, Presidentja Osmani ka theksuar se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara për paqe, siguri dhe sundim të ligjit në gjithë territorin e Republikës. Ajo ka thënë se me zhvillimet e fundit në veri të vendit, Serbia po tenton ta destabilizojë Kosovën, duke përdorur strukturat e saj ilegale.

Megjithatë, sipas Presidentes Osmani Kosova vazhdon të luajë rol konstruktiv në dialogun me Serbinë, i cili duhet të jetë i përqendruar në njohjen reciproke.

Në një pjesë të takimit, Presidentja Osmani e ka folur me homologun Radev për krizën energjetike me të cilën po përballet Kosova, rajoni dhe Evropa, duke u angazhuar për një përgjigje të përbashkët ndaj sfidave në këtë sektor. 

Bullgaria është shprehur e gatshme ta mbështesë Kosovën në përballje me krizën energjetike dhe të dy palët janë pajtuar që të gjinden modalitetet për bashkëpunim dhe mbështetje nga një grup i përbashkët ndërministror i të dy shteteve.

Presidentja Osmani në takim me homologun Radev ka theksuar se Kosova ka shënuar përparim në fushën e sundimit të ligjit dhe si një shoqëri multietnike, e cila i trajton në mënyrë afirmative të gjitha komunitetet.

Në takimin e të dy presidentëve, ndër të tjera është diskutuar edhe për forcimin e bashkëpunimit në fushën e politikës së jashtme, mbrojtjes, sigurisë, arsimit e shëndetësisë, sikurse edhe në sfera të tjera të interesit të dyanshëm. / KultPlus.com

E jashtëzakonshme: Xhubleta e Rita Orës në Muzeun Antropologjik të Londrës, përkrah koleksionit të Edith Durham

Për çdo shqiptar dhe veçanërisht për njerëzit e kulturës, pranimi i Xhubletës shqiptare si pasuri botërore e UNESCO–s është një lajm i mrekullueshëm.

Me këtë rast, ish Ambasadori i Kosovës në Angli, Mal Berisha i është rikthyer një kujtimi të bukur që lidhet me xhubletën shqiptare, dhuratë e Qeverisë shqiptare dhënë artistes së madhe shqiptare nga Kosova, Rita Ora, pas shfaqjes që ajo kishte dhënë në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë, për nder të 28 Nëntorit të njëqindtë të shpalljes së Pavarësisë.

Dhurata iu dorëzua Rita Orës në mjediset e Ambasadës Shqiptare në Londër, në nderim të festës tonë kombëtare, në sallën “Edith & Herbert.”

Kostumin 100 vjeçar që Rita e mori dhuratë, vendosi ta ekspozojë në Muzeun Antropologjik të Universitetit Cambridge, përkrah koleksionit të Miss Edith Durham.

Berisha ka treguar se vetëm disa ditë pasi ky kostum ju dorëzuar Rita Orës, familja Ora e kanë kontaktuar duke kërkuar që atë vlerë të madhe të kombit tonë, xhubletën 100-vjeçare, t’ia dhuronin Muzeut Antropologjik të Universitetit Cambridge.

“Aty, mendonin ata, ai kostum do të kishte shumë më tepër vlerë sesa në shtëpinë e tyre. Gjuhëtari dhe historiani Agim Morina, pjesëtar aktiv i Bashkësisë Shqiptaro – Britanike, iu kishte sugjeruar se ai kostum me aq vlerë do të përbënte një eksponat shumë të rëndësishëm të kulturës sonë materiale në Universitetin e Cambridge-it. Një gjesti fisnik të tillë nuk do t’i përgjigjesha kurrë negativisht. Në emër të Rita Orës, kostumi iu dorëzua universitetit nga prindërit e saj, Vera dhe Besniku. Ata u ndihmuan nga antropologia dhe arkeologia ligjore e atij universiteti, Nora Weller, dhe bashkëshorti i saj, Marc Weller. Ndihmesë dha, si përherë, studiuesi i njohur Bejtullah Destani. Kostumi u ekspozua përkrah vlerave të tjera materiale të vendosura aty në koleksionin e marrë nga Shqipëria nga Miss Edith Durham”, shprehet Berisha.

Familja Sahatçiu – Ora dhe vetë Rita disponojnë një dokumentacion të plotë të dorëzimit të kostumit, si dhe foto të relikteve të tjera të Miss Durham-it. Ndër to janë fotot e shumë gjerdanëve dhe ornamenteve të përdorura nga gratë në Veriun e Shqipërisë, e veçanërisht ato zadrimore.

Tutje, Berisha ka ndarë edhe një mesazh që Rita i dërgoi në atë kohë si shenjë falënderimi.

“I dashur Ambasador! Ka qenë një nder i madh dhe kënaqësi e veçantë për mua dhe familjen time të merrnim pjesë në festimet e 100-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shtetit Shqiptar, më 28 nëntor 2012.

Unë kurrë nuk do ta harroj atë moment kur dhamë shfaqje në Sheshin Nënë Tereza, në Tiranë, nën rrebeshin e një shiu, që nuk pushonte. Tek shihja sesi njerëzit, edhe në atë mot të keq, qëndronin në shesh, duartrokisnin dhe gëzonin bashkë me ne muzikantët nga Londra, ndjehesha edhe më e lumtur për atë, që po bënim. Unë ju dëshiroj juve çdo të mirë, jetë të sigurt dhe mirëqenie për brezin e fëmijëve të gjeneratës së re.

Ju jeni tanimë në një botë të re, kur mund të përfitoni nga çdo mundësi që jeta iu ofron.

Me respekt: Rita Ora.”  / KultPlus.com

Vdes në moshën 71-vjeçare vajza e Mitrush Kutelit, Atalanta Pasko

Është ndarë nga jeta në moshën 71-vjeçare e bija e Mitrush Kuteli, Atalanta Pasko. Mësohet se Atalanta Pasko, regjizore montazhi, vuante nga një sëmundje e rëndë.

Atalanta Pasko ka lindur me 23 prill 1951 në Tiranë, ku kreu edhe shkollën e mesme të përgjithshme. Një  emër i njohur në montazhin e filmit shqiptar, por edhe për vetë faktin se është e bija e Mitrush Kutelit.

Familja e saj ka origjinën nga Arta e Çamërisë. Ne vitin 1970, fillon punë në Kinostudio “Shqipëria e Re” në sektorin e montazhit. Pas një specializimi të shkurter, montoi filmat e parë dokumentare “Dhuruesit e jetës” dhe “Higjiene” të dy me regji te Mit`hat Fagut.

U dallua që në fillim për inteligjencë dhe përparim të shpejtë. Kryen paralelisht me korrespondence studimet e larta për gjuhe-letërsi duke përvetësuar gjuhën frenge dhe italiane. Filmi i parë artistik i saj si regjisore montazhi ishte ai “Ne fillim të verës” (1975), i cili fitoi Çmimin e parë në Festivalin e parë të Filmit Shqiptar.

Më pas ajo kryen montazhin e mbi 20 filmave artistike që dallohen për një montim funksional dhe cilësi të larte: “Gjeneral gramafoni” (1978); “Nusja dhe shtetrrethimi” (1978); “Radiostacioni” (1979); “Apasionata” (1983) për të cilën u nderua me çmim për komponentët në Festivalin e 6-shte të Filmit Artistik Shqiptar në tetor 1985; “Fushe e blertë, fushë e kuqe (1984); “Treni niset në shtate pa pesë” (1989); “Shpella e pirateve” (1991) etj.

Për montimin e filmit vizatimore “Lisi” u nderua me një çmim të veçantë. Në vitet 90-91 mori pjesë në proceset demokratike dhe bëri disa shkrime në organet e ndryshme të shtypit demokratik. Në vitin 1992 u transferua në Agjencinë Telegrafike Shqiptare, fillimisht si përkthyese, dhe pas një viti si drejtoreshë e lajmeve të jashtme./ KultPlus.com

Kuarteti “Aureum” në përmbylljen solemne të festivalit “Skupi KamerFest”

Mbrëmjen e së dielës, në sallën e muzeut të luftës maqedonase, u mbajt koncerti i tetë me radhë i festivalit të muzikës kamertale “Skupi KamerFest”, nën organizimin e shoqatës “Muza” – Shkup, dhe me mbështetjen e ambasadës austriake.

Ky koncert, i fundit për këtë edicion, si një përmbyllje solemne e tërë aktiviteteve e mbrëmjeve muzikore që pasuan në dy muajt e shkuar, të dielën solli para publikut shkupjan një koncert jo të përditshëm, një kuartet saksofonësh, nga Austria, të njohur si “Aureum Saxophon Quartett”, në përbërje të Martina Stückler (sopran saksofon), Johannes Weichinger (alt saksofon), Viola Jank (tenor saksofon) dhe Lukas Seifried (bariton saksofon). Ky kuartet ka performouar në festivale ndërkombëtare të mbajtura që nga Gmunden e deri në Stamboll. I përbërë nga një grup të rinjësh, ata kombinojnë dhe sjellin para publikut muzikën klasike, jazz, dhe muzikën popullore duke lidhur tradicionalen me modernitetin.

Pikërisht në këtë frymë, dhe duke i qëndruar besnik vet formacionit të tyre kamertal, po edhe karakterit të vet festivalit, ky kuartet saksofonësh, publikut të pranishëm i ofroi një mbërmje mbresëlënëse me paraqitjen e tyre skenike, që në çdo aspekt ishte diçka jo e zakonshme për vendin tonë, ndërthurja e programit të tyre por edhe komunikimin i tyre me publikun nëpërmjet bisedës, ndarjes së informacioneve, e vet vizualzimit fizik të programit nga ana e tyre.

Kuarteti i saksofonave “Aureum” solli pjesë nga krijimtaria e kompozitorëve të njohur botëror të epokave të ndryshme kohore, stileve dhe zhanreve, nga ajo e klasicizmit deri tek ajo në shekullin XX, në përshtatje apo origjinal për këtë formacion.

Pjesa e parë e koncertit përfshiu veprat: Bramboracy Marsch nga F. Bramböck, tri kohë nga suita Aus Holbergs Zeit (Praludium, Sarabande, Rigaudon) nga E. Grieg, në përshtatje për kuartet saksofonësh nga Maarten Jense), kohën e tretë Rondo, nga sonata për piano no. 8 në c-moll op.23 nga L. van Beethoven, në aranzhim të Leonhard Paul, Grid (Excerpts) nga G. Resch, Knödelpolka nga Ch. Dienz, në aranzhim nga Johannes Weichinger, Spain nga Ch. Corea, aranzhuar nga Philippe Marillia. Pjesa e dytë vazhdoi me interpretimin e një kënge tradicionale Weingalopp në aranzhim të R.Pietsch së bashku me Aureum, “Meraner Jodler, Steirer, Ischler Schleuniger” poashtu në aranzhim të R. Pietsch, Surivisation nga Ch. Maurer, Song for Japan nga S. Verhelst, aranzhim nga Tetsuya Watanabe, Libertango nga A. Piazzolla, përshtatur nga vet Aureum, si dhe Imaginary Dances nga P. Geiss.

Koncerti i kuarteti “Aureum” mund të përshkruhet i tillë me një energji pozitive dhe  frymëzues, ku finesa e stilit të tyre të interpretimit i pasqyronte karakteristikat individuale të të gjithë interpretuesve, e njëkohësisht e theksonte unitetin e tyre. Me frazime delikate, nuanca dinamike dhe temperament ata sollën interpretim me shumë shije, sugjestive dhe piktorale – nëpërmjet të gjitha mundësive që i ofronin instrumentet, ata nxorën në pah të gjitha karakteristikat, principet dhe vlerat estetike të stileve dhe epokave kohore nga programi i interpretuar.

Koncerti i kuartetit të saksofonave “Aureum”, ishte një përmbyllje më se e qëlluar e edicionit të pestë të festivalit të muzikës kamertale “Skupi KamerFest” – festival i cili me organizimin e tij ka shtuar një numër të madh të organizimeve në  pasurimin e jetës kulturore, artistike të qytetit të Shkupit. Publiku besnik i festivalit, i cili jo vetëm në këtë koncert, por në të gjitha të mëparshmet e këtij edicioni ishte i pranishëm në numër të madh, dëshmon për punën dhe shijen e rafinuar artistike të festivalit. Koncerte të tilla, por edhe të ngjashme kërkojnë gjithmonë mbështetje dhe jetëgjatësi – gjithmonë me parimin për frymëzim dhe përparim edukativ-kulturor të shoqërisë dhe jetës sociale. / KultPlus.com

Eposi i Kreshnikëve, së shpejti dosja në UNESCO

Ministria e Kulturës është duke përgatitur dosjen për Eposin e Kreshnikëve, në mënyrë që edhe ai të jetë trashëgimi kulturore botërore nën mbrojtjen e UNESCO-s.

“Eposi i Kreshnikëve me Lahutë” është ambicia tjetër e radhës, e të gjithë grupeve që po na mbështesin dhe e vetë Ministrisë së Kulturës. Patjetër që është një punë e madhe, shumë voluminoze, si dokumentim, por edhe mënyra e përgatitjes së dosjes”, është shprehur ministrja e Kulturës, Elva Margariti gjatë një interviste televizive.

Ajo shtoi se “Kcimi i Tropojës” është përgatitur tashmë dhe dosja është futur në radhët e pritjes për t’u shqyrtuar.

Drejtori i Institutit Kombëtar të Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore, ka deklaruar se ekziston tashmë edhe një regjistër i trashëgimisë kulturore jomateriale, në të cilin janë të regjistruara 90 asete dhe ka shpresë që në UNESCO të regjistrohen sa më shumë prej tyre./atsh/ KultPlus.com

“Tuneli i Fundit”, në përkujtim të viktimave të femicidit

Në kuadër të shënimit të 16 Ditëve të Aktivizmit, SIT – Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime do ta mbajë aktivitetin “Tuneli i Fundit”, në përkujtim të viktimave të femicidit (vrasja e grave/vajzave veçanërisht nga burrat, për shkak të gjinisë së tyre) në periudhën e pas luftës në Kosovë.

Instalacioni do të jetë i hapur për publikun nga data 1 deri më 3 dhjetor nga ora 09:00 deri ne ora 19:00.

– Më 1 dhjetor në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë;
– Më 2 dhjetor tek “Kroi i Shatervanit” në Prizren;
– Më 3 dhjetor tek Sheshi “Skënderbeu” në Pejë.

Historitë e grave/për gratë viktima të femicidit do të vendoset në shesh dhe njerëzit që kalojnë nëpër të do ta kenë rastin t`i lexojnë këto storje, për ta parë një përshkrim të dhunës që gratë në Kosovë e përjetojnë përgjatë vitit, vit pas viti.

Këto tregime u përgjigjen pyetjeve “Kush? Kur? Si? Çfarë?”, dhe shpresojmë me këtë rast të përcjellim mesazhin edhe tek mediet tona se këto janë pyetjet që kanë rëndësi në raportimet për rastet e dhunës dhe jo pyetja “Pse?” – sepse dhuna nuk ka arsyetim! Në fund të instalacionit, do të jetë një deklaratë e “zotimit publik” ku të gjithë ne zotohemi se do të jemi aktivë/e kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave.

Tuneli i Fundit implementohet nga SIT dhe mbështetet nga UN Women Kosovo, UNFPA Kosovo, Care International Balkans, Agjensioni Austriak për Zhvillim, Fondacioni OAK dhe Koaliconi K10. / KultPlus.com

“Visa Interview”, 39 ditë ekspozitë e laborator krijimtarie në Tulla Center

“Visa Interview” është aktiviteti i fundit në programin e Javës Kombëtare të Kulturës por që edhe përmbyll ciklin vjetor të Javëve Ndërkombëtare të Kulturës.

“Visa Interview” do të jetë një aktivitet 39-ditor që do të përfshijë ekspozim, laborator e platformë krijimtarie, në Tulla Center. Ky aktivitet do të nxisë krijuesit të sjellin konceptet e tyre mbi kufijtë politikë e njerëzorë.

Alban Nimani, drejtues i kësaj qendre, fton artistë të arteve pamore, muzikantë, poetë e interpretues, të krijojnë një manifest avangardë, mbi kufijtë dhe lirinë e lëvizjes, duke kujtuar edhe nenin 13 të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, i cili thotë: Gjithkush ka të drejtën e lirisë së qarkullimit dhe banimit brenda kufijve të çdo shteti. Gjithkush ka të drejtë të largohet nga cilido vend qoftë, përfshirë këtu edhe të vetin, si dhe të kthehet në vendin e vet.

Eventi i cili mbështetet nga Ministria e Kulturës, nis sot dhe përfundon më 7 janar 2023.

Në kuadër të nismës së qeverisë shqiptare me moton “Shqipëria mikpret botën”, u zhvilluan aktivitete me pjesëmarrës nga 17 vende të ndryshme të botës, Bashkimi Evropian si dhe java kulturore kombëtare. / KultPlus.com

Miratohet nga KE, tani mund ta përdorni telefonin në aeroplan

Telefonat celularë me 5G do të mund të përdoren në bordin e avionëve evropianë.

Kjo është pika e kthesës e vendosur nga Komisioni Evropian, i cili përditësoi vendimin zbatues për spektrin e komunikimeve celulare në bord të avionëve, duke përcaktuar frekuenca të caktuara për teknologjinë 5G në fluturim.

 “5G do të mundësojë shërbime inovative për njerëzit dhe mundësi rritjeje për bizneset evropiane. Qielli nuk është më kufiri kur bëhet fjalë për mundësitë që ofron rrjeti me shpejtësi dhe kapacitet të lartë.”

Shërbimi do të ofrohet në kabinën e avionëve të pajisur me pajisje të posaçme rrjeti për të lidhur përdoruesit dhe për të drejtuar thirrjet, mesazhet me tekst dhe të dhënat nëpërmjet një rrjeti satelitor.

Komisioni ka ndryshuar gjithashtu një vendim zbatues për spektrin e frekuencës 5 GHz, i cili do ta bëjë të disponueshëm spektrin për Wi-Fi në transportin rrugor, makina dhe autobusë.

Vendimi hedh themelet për risitë në sektorin e automobilave.

Sipas vendimit zbatues të ndryshuar, Shtetet Anëtare do të vënë në dispozicion brezat e frekuencave 5 GHz për përdorim në bord në rrugë sa më shpejt të jetë e mundur dhe jo më vonë se 30 qershor 2023. / Vox / KultPlus.com

Baleti Kombëtar i Kosovës me “Exil-in” në Teatrin e Operas dhe Baletit në Shqipëri

Në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, është risjellë në skenë baleti Exil me koreografi të Eno Peçit. Kësaj here Exil u interpretua nga trupa e Baletit Kombëtar të Kosovës.

Exil-i i Eno Peçit rrëfen trazirat e një vendi, dhe lidhet me temën e emigracionit. Një rrëfim për familjet e shkatërruara, për fëmijërinë e humbur, për nënat e braktisura që kërkojnë kuptim në mërgimin e fëmijëve të tyre dhe tragjedinë e popujve që emigrojnë.

Vite më parë, balerini shqiptar që korri sukses jashtë kufijve të Shqipërisë, e solli premierë këtë vepër, me trupën e balerinëve të TKOB.

Me rastin e festave kombëtare, shfaqja u rikthye mbrëmë, me balerinët nga Kosova dhe do të jetë edhe sonte në Teatrin e Operas dhe Baletit.

I lindur në Tiranë, Eno Peçi është primo balerin i arsimuar në Akademinë e Baletit të Tiranës dhe në Shkollën e Baletit të Operës Shtetërore të Vjenës “Wiener Staatsoper”. Ai jeton e punon në Austri. Njihet si i pari balerin shqiptar, i cili performoi live në Koncertin e Vjenës që mbahet çdo fillimviti./ atsh / KultPlus.com

Letër dashurie e Oscar Wilde për Lord Alfred Douglas

Një nga dashuritë e zjarrta të Oscar Wide ishte Lord Alfred Bruce Douglas, një poet dhe gazetar britanik, pak i njohur, përveçse për zhurmën rreth marrëdhënies së tyre. Kjo dashuri e pamundur për kohën jetoi pak, por zjarrmërisht, sepse gjithçka u zbulua dhe u publikua në një odise gjyqësore, që përfundoi me burgosjen e Wilde.

Janar 1893, Babbacombe Cliff

Kjo është letra që Oscar i shkroi, pasi lexoi një nga sonetet e Lord Alfred.

Djaloshi im!
Soneti yt është aq i këndshëm. Është mrekulli që ato buzët e tua të kuqe petal-trëndafilta janë krijuar, sa për çmendurinë e muzikës dhe këngës, aq edhe për marrëzinë e puthjes. Shpirti yt i praruar shëtit mes pasionit dhe poezisë. Jam i sigurt se Hiacinthi, që Apolloni deshi çmendurisht, ishe ti edhe atëherë në Greqinë e vjetër.
Përse rri vetëm në Londër; pse nuk shkon në Salisburi? Shko, të lutem, të qetësosh duart në muzgun gri me gotikën përreth dhe eja pranë meje kur të duash. Këtij vendi të bukur i mungon veç ti, por si fillim shko në Salisburi.
Me dashuri të përjetshme, si gjithnjë,
I yti, Oscar

Shqipëroi: Dritan Kiçi / KultPlus.com

Mark Twain, emri i madh i letërsisë amerikane

Samuel Langhorne Clemens (30 nëntor 1835 – 21 prill 1910) njihet me emrin Mark Twain, ishte një autor dhe humorist amerikan. Ai shquhet për novelat e tij, The Adventures of Tom Sawyer (Aventurat e Tom Sojerit, 1876), si dhe për (Adventures of Huckleberry Finn) (Aventurat e Hakëllberri Finit), e cila me vone njihej si “Great American Novel” (Novela e famshme Amerikane). Twain u rrit në Hannibal, Missouri, ku shkroi Huckleberry Finn dhe Tom Sawyer, te cilat i shkroi me makine shtypi.

Ai gjithashtu punoi si daktilograf, duke kontribuar kështu në gazetën e vëllait te vjetër Orionit. Derisa ai punoi si daktilograf dhe reporter ai shkroi storien humoristike “The Celebrated Jumping Frog of Calaveras Country”, e cila u be aq e popullarizuar saqë e tërheqi vëmendjen e publikut mbarkombetar. Ai arriti sukses mjafte te madh si një shkrimtar dhe spiker. Mençuria dhe satira e tij ishin te vlerësuara prej shume kritikeve dhe letrareve, dhe ai ishte shok me presidente, artiste, industrialiste te ndryshëm si dhe me Mbretërinë Evropiane. Gjendja e tij financiare ishte e dobët, megjithëse ai fitoi mjaft para nga shkrimet dhe ligjëratat e tij. Ai ishte i njohur si humoristi me i famshëm amerikan i moshës se tij, dhe William Faulkner e quajti Twain “babai i literaturës amerikane”.

Jeta e hershme

Mark Twain lindi në Florida, Missouri, me 30 nëntor, 1834 Ai ishte i biri i Janë, një shtetas i Kentucky dhe John Marchal Clemens nga Virginia. Prindërit e tij u takuan kur babai i tij u shpërngul në Missouri dhe u martuan disa vite me vone, me 1823. Ai ishte femiu i gjashte nga 7 fëmijët ishin gjithsej, prej te cilëve vetëm 3 mbijetuan. Vëllau i tij Orion (1825-1897), Henry dhe Pamela (1827-1904) vdiqën në një shpërthim në anije. Motra e tij e quajtur Margaret (1833-1836) vdiq kur ishte 3 vjeç, dhe vëllai i tij Benjamin (1832-1842) që vdiq 6 vite me vone. Kur Twain ishte 4 vjeç, familja e tij u shpërngul për në Hanibbal, Missouri, një port detar në qytetin e Missisipit, i cili ishte një inspirim për shkrimin e librit “The Adventures of Tom Sawyer and Adventures of Huckleberry Finn”. Kur Twain ishte 11 vjeq, me 1847, i vdiq babai nga pneumonia. Një vit me vone ai u be daktilograf. Në vitin 1851 ai filloi te punonte si daktilograf dhe kontribuoi në artikujt dhe skeçet humoristike për gazetën Hannibal, një gazete që posedohej nga vëllau i tij. Kur ishte 18 vjeçar, ai e leshoi Hannibalin dhe punoi si shtypes në New York City, Philadelphia, St. Luis, Cincinnati. Ai iu bashkëngjit Bashkimit Ndërkombëtar Tiografik te posaformuar, bashkimit te shtypësve dhe gjate mbrëmjeve u edukua në bibliotekat publike, duke gjetur kështu informata me te gjera sesa në shkollën tradicionale. Clemmens kane ardh St. Louis në Keokuk me 1854, dhe jetuan në Muscatine gjate periudhës se verës te vitit 1855. Gazeta Muscatine publikoi 8 storie te cilat kishin pothuajse 6000 fjale.

Martesa dhe fëmijët

Përgjatë vitit 1868, Twain dhe Olivia Langdon u fejuan, ndërsa në shkurt te vitit 1870 u martuan në Elmira, New York. Langdon vinte nga një familje e pasur dhe liberale dhe nëpërmjet saj Twain takoi shume aboltioniste, socialiste dhe aktiviste për te drejtat e grave dhe barazi shoqërore. Ai gjithashtu takoi edhe shkrimtarin dhe socialistin Eutopian, William Dean Howels, me te cilin pati shoqëri për një periudhe te gjate. Ata kishin 3 vajza : Susy (1872-1896), Clara (1874-1962), Jean (1880-1909), dhe një djalë i cili vdiq kur ishte 19 muajsh nga sëmundja e difterisë. Martesa e Twain dhe Olivias zgjati 34 vite, deri me 1904 kur Olivia vdiq. Te gjithë anëtaret e familjes Clemens janë varrosur në varrezat e Woodlawn në Elmira.

Dashuria për shkencën dhe teknologjinë

Twain ka qene i fascinuar pas shkencës dhe hetimeve shkencore. Ai pati një shoqëri te afërt dhe te gjate me Nikola Tesla. Ata kalonin shumë kohe sebashku në laboratorin e Tesles. Ai zotëroi 3 zbulime duke përfshire një përmirësim në rregullimin rripave (shiritave) për ndarjen e rrogave (për te zëvendësuar rripat llastik) Libri i tij A Connecticut Yankee in King Arthur’s Court karakterizon një udhëtues te kohës nga Amerika bashkohore duke përdorur dijen e tij për shkencën për te prezantuar teknologjinë moderne Arturianit te Anglisë. Ky lloj i linjës se storieve me vone do te kthehej në një karakteristike te përbashkët te fanta-shkencës nen-zhanër, historisë alternative. Në vitin 1909 Tomas Edisoni vizitoi Twain në shtëpinë e tij në Redding, Connecticut, dhe e filmoi atë. Një pjesë e filmit u përdor në “Prince and the Pauper“ (1909), i cili ishte një film i shkurte.

Jeta e mëvonshme dhe vdekja

Twain kaloi në një periudhe te depresionit te thelle, e cila filloi me 1896 kur vajza e tij Susy vdiq nga Meningjit. Vdekja e Olivias me 1904 dhe e Janë me 1909 e thelluan errësirën e tij. Me 20 maj te vitit 1909 miku i tij i ngushte Henry Rogers vdiq papritmas. Në vitin 1906, Twain filloi autobiografinë e tij në North Amerikan Review. Në prill Twain dëgjoi që mikesha e tij Ina Coolbrith humbi te gjitha pronen e saj në San Francisko nga tërmeti. Twain e formoi në vitin 1906 një klub për vajzat që ai i shihte si mbesat zëvendësuese, the Angle Fish dhe Aquarium Club. Shumica e anëtareve ishin te moshës 10-16vjet. Twain shkëmbente letra me vajzat e klubit “Angel Fish” dhe i ftonte ato në koncerte dhe teatre si dhe për te luajtur lojëra. Universiteti i Oksfordit e nderoi Twain me një doktorate nderi për shkrimet e tij, me 1907. Në vitin 1909 është cituar për thënien e tij : ”Unë erdha në ketë bote me Halley’s Comet me 1835. Kjo do te vije prape vitin tjetër dhe un pres që te shkoj me te. Do te ishte zhgënjimi me i madh i jetës sime në rast se unë nuk shkoj me Halley’s Comet. Almighty ka thëne, padyshim : “Tani këtu janë këto dy kapriqe te pa numërueshme ; ato kane ardhur sebashku dhe duhet te shkojnë sebashku.” Parashikimet e tij ishin te sakta- Twain vdiq nga një sulm në zeme me 21 prill 1910 në Redding Connecticut, një dite pas qasjes me te afërt te kometës në Toke. Kur presidenti William Howard Taft dëgjoi për vdekjen e Twain tha: “ Mark Twain dhuroi kënaqësi-gëzim te vërtet intelektual për miliona njerëz, dhe puna e tij do te vazhdoj te dhuroje kënaqësi për miliona njerëz që do te vijnë… Humori ishte Amerikan, por ai ishte njësoj i vlerësuar nga njerëzit e Anglisë dhe njerëzit e vendeve tjera si dhe njerëzit e vendit te tij. Ai ka dhuruar një pjesë te pavdekshme te literaturës Amerikane“. Funerali i Twain ishte në “Old Brick”, Press Byterian në kishën e New Yorkut. Ai u varos me familjes e tij në varrezat Woodlawn në Elmira-New York. /KultPlus.com

Lajmi i fundit për vizat: Ambasadorët e BE-së i japin dritën jeshile liberalizimit

Ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian janë pajtuar për liberalizimin e vizave për shtetasit e Kosovës. Presidenca Çeke tani do t’i nisë negociatat me Parlamentin Evropian si hapin e fundit para udhëtimit pa viza.

“Sot kemi marrë një hap të rëndësishëm para për udhëtim pa viza për Kosovën dhe tash shpresojmë të arrijmë marrëveshje me Parlamentin Evropian për ta bërë realitet këtë premtim. Liberalizimi i vizave është bërë i mundshëm për shkak të përpjekjeve të Kosovës për të forcuar kontrollet e saj kufitare, menaxhimin e migrimit dhe sigurinë, dhe besojmë se ky bashkëpunim i mirë vetëm se do të forcohet në të ardhmen”, ka thënë ministri i Jashtëm i Çekisë, Jan Lipavsky, në një komunikatë për media të publikuar të mërkurën në uebfaqen e Këshillit Evropian.

Drafti ua mundëson qytetarëve me pasaporta të Kosovës të udhëtojnë pa viza drejt BE-së për 90 ditë në periudhë gjashtëmuajshe. Nën kushtet aktuale, liberalizimi i vizave do të nisë në datën e nisjes së sistemit ETIAS dhe në asnjë rast më larg se 1 janari 2024./ Insajderi / KultPlus.com

122 vjet nga vdekja e shkrimtarit Oscar Wilde

Sot 123 vjet më parë vdiq Oscar Wilde.

Një shkrimtar dhe poet irlandez, Wilde, pasi shkroi në forma të ndryshme gjatë viteve 1880, u bë një nga dramaturgët më të njohur të Londrës në fillim të viteve 1890. Sot ai mbahet mend për epigramet dhe shfaqjet e tij dhe rrethanat e burgimit të tij, të cilat u pasuan nga vdekja e tij e hershme, transmeton KultPlus.

Prindërit e Wilde ishin intelektualë të suksesshëm të Dublinit. Djali i tyre fliste rrjedhshëm frëngjisht dhe gjermanisht qysh në fillim të jetës. Në universitet, Wilde dëshmoi se ishte një klasicist i shquar, së pari në Dublin, pastaj në Oksford. Ai u bë i njohur për përfshirjen e tij në filozofinë në rritje të estetizmit, të udhëhequr nga dy mësues të tij, Walter Pater dhe John Ruskin.

Pas universitetit, Wilde u transferua në Londër në qarqe kulturore dhe shoqërore në modë. Si zëdhënës i estetizmit, ai provoi dorën e tij në aktivitete të ndryshme letrare. Ai botoi një libër me poezi, të ligjëruar në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada mbi “Rilindjen Angleze në Art”. Pastaj ai u kthye në Londër ku punoi shumë si gazetar.

I njohur për zgjuarsinë e tij, veshjen e ndezur dhe bisedën shkëlqyese, Wilde ishte bërë një nga personalitetet më të njohura të kohës së tij. Në kthesën e viteve 1890, ai rafinoi idetë e tij mbi epërsinë e artit në një seri dialogësh dhe esesh, dhe përfshiu temat e dekadencës, dyfishimit dhe bukurisë në romanin e tij të vetëm, Fotografia e Dorian Grey (1890).

Mundësia për të ndërtuar saktësisht detaje estetike dhe për t’i kombinuar ato me tema më të mëdha shoqërore, e tërhoqi Wilde të shkruajë dramë. Ai shkroi Salome (1891) në frëngjisht në Paris, por asaj iu refuzua licenca.

Pa u shqetësuar, Wilde prodhoi katër komedi të shoqërisë në fillim të viteve 1890, gjë që e bëri atë një nga dramaturgët më të suksesshëm të Londrës Viktoriane të vonë.

Në kulmin e famës dhe suksesit të tij, ndërsa kryevepra e tij, Rëndësia e të qenit i sinqertë (1895), ishte akoma në skenë në Londër, Wilde kishte markezin e Queensberry, babai i të dashurit të tij, Lordi Alfred Douglas, i ndjekur penalisht për shpifje, një akuzë që parashikon një dënim deri në dy vjet burg.

Gjyqi zbuloi prova që e detyruan Wilde të hiqte dorë nga akuzat e tij dhe çoi në arrestimin dhe gjykimin e tij për turp të rëndë me burra të tjerë. Pas dy gjykimeve të tjera, ai u dënua dhe u burgos për dy vjet punë të rëndë.

Në burg, ai shkroi De Profundis (shkruar në 1897 dhe botuar në 1905), një letër e gjatë e cila diskuton udhëtimin e tij shpirtëror përmes sprovave të tij, duke formuar një kundërpikë të errët ndaj filozofisë së tij të mëparshme të kënaqësisë.

Me lirimin e tij, ai u nis menjëherë për në Francë, për të mos u kthyer më në Irlandë apo Britani. Atje ai shkroi veprën e tij të fundit, Balada e leximit të gazit (1898), një poezi e gjatë që përkujtonte ritmet e ashpra të jetës në burg.

Wilde vdiq i varfër në Paris në moshën 46 vjeç./KultPlus.com

Ambasadorja amerikane: Xhubleta një nga veshjet më të bukura në botë

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, ka reaguar pas lajmit se xhubleta është shqiptare është regjistruar në UNESCO.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Yuri Kim uron ministren e kulturës në Shqipëri, Elva Margariti, ndërsa thotë se xhubleta shqiptare është një fustanet më të bukur në botë.

“Xhubleta është një nga fustanet më të bukur në botë. Është e mrekullueshme të shohësh trashëgiminë kulturore të njohur, të mbrojtur dhe të promovuar. Urime Elva Margariti”, shkruan Yuri Kim në Twitter.

Veshja shqiptare katër mijë vjeçare, xhubleta është pranuar në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale nën mbrojtjen e UNESCO-s. Veshja simbol e trashëgimisë tonë është tashmë pasuri e gjithë njerëzimit. Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e cilësoi si dhuratë për 110-vjetorin e pavarësisë.

Xhubleta njihet si veshje tradicionale e grave të Malësisë. Dosja e dijebërjes artizanale të xhubletës u dorëzua në UNESCO vitin e kaluar, për shkak se veshja tradicionale unike po rrezikonte të humbiste. / KultPlus.com

Krenari shqiptare në seminarin ndërkombëtar të ‘Vatrës’ në vitin 1969 (FOTO)

Më 28 deri më 30 nëntor të vitit 1969 do të mbahej në SHBA Seminari ndërkombëtar i organizuar nga Shoqëria “VATRA”.

Pjesë e seminarit ishte edhe Zef Schiro Jr, i cili ligjëroi në gjuhën shqipe kumtesën: “Kuptimi historik i Arbërit e përgjigja e tij në vetëdijen e popullit arbëror”.

“…Ku një Shqiptar vë gurin e vatrës, ajo shtëpi bëhet Shqipëri. Është një Shqipëri mistike, një Shqipëri spirituale me plotësimin e të gjitha vlerave morale që çdo shqiptar trashëgon nga autoriteti atëror dhe ja u pason pasardhësvet me besnikëri.

Kështu mund të shpjegojmë si shqiptari duke pranuar plotësisht detyrat kundrejt vendit që e pranon, ai zhvillohet dhe organizohet në kuptimin shqiptar: ka për të qenë italian, amerikan, grek, apo gjerman, apo tjetër shtetësie, ai ndërton gjithmonë me shpirtin shqiptar tempullin e kultit të etërvet, të traditave, të atëdheut nga ku rrjedh: atëdheu i origjinës që gjatë kohës spiritualizohet duke u bërë gati një gjë gjithënjë shenjtërore dhe e përjetëshme”, – do të argumentonte dhe do të nxirrte si përfundim Prof. Zef Schiro në përmbyllje të ligjëratës së vet.

Një ndër personalitetet shqiptare të pranishme në këtë semindar ishte edhe Martin Camaj, i cili mbajti një kumtesë “Mbi funksionin e gjuhës së Nolit dhe të Konicës”.

Martin Camaj

“…Të dy (Noli dhe Konica) ishin koshientë se veproshin në nji kohë kur ende nuk kishte një drejtshkrim të qendrueshëm të gjuhës shqipe, kur gega dhe toska, secili tue fol dialektin e vet gjeshin vështirësi jo të vogël të kuptoheshin në punën e përbashkët, në rrugë dhe në kafe…

…Besoj se problemi gjuhësor për ta, sidomos këtu në Amerikë, ishte i vështirësuem, sepse ata do të shkrueshin për të qënë të kuptuem nga bashkësi shqiptare ardhë nga krahina të ndryshme të Shqipnisë. Dhe asht për t’u habitë se si Noli e Konica, pa qenë gjuhëtarë, domethwnw gjurmues të gjuhës me metoda profesionale, shumë çështje i panë fare qartë. Si parim kryesor ata patën të shprehunit e thjeshtë, tue pas gjithmonë parasysh se për kë shkrueshin. Konica reklamon në syprinën e librit Në hien e hurmave: “Një libër për të shkuar kohën e për të nxënë shkrimin e gjuhës. Një libër për gra e për burra, për të vegjël e të mëdhenj”. Qëllimi është i qartë: ai u sillet të gjithëve, sepse asht i bindun se gjuha e përdorun në këtë libër asht e kuptueshme për të gjithë…” Fragment nga ligjërata e Martin Camajt, asokohe profesor për gjuhët e juglindjes europiane, pranë Universitetit të Muncheni-it në Gjermaninë Perëndimore.

Më 28 Nëntor 1969 do të organizohej parada e parë shqiptare në SHBA, organizuar nga Federata Pan-Shqiptare e Amerikës “Vatra”. Pjesë e paradës ishin jo vetëm shqiptarët e Amerikës, por edhe Arbëreshët e Italisë dhe komunitetin shqiptar të pas Luftës së Dytë Botërore në Itali. Parada nisi nga Hotel “Americana” Rockefeller Center, deri tek Katedralja Saint Patrick.

Fotot kortezi e Muzeu Kokalari. /dsh/ KultPlus.com

Zelensky: Po bëjmë gjithçka për të krijuar një Gjykatë Speciale për të dënuar liderët rusë për pushtimin e Ukrainës

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky bëri thirrje për krijimin e një gjykate speciale për të ndjekur liderët politikë dhe ushtarakë rusë për rolin e tyre në pushtimin e Ukrainës, duke thënë se do të bëjmë të pamundurën për një të tillë.

“Sot ndërmorëm disa hapa të rinj për të rivendosur drejtësinë në Ukrainë, për të dënuar ata që janë përgjegjës për këtë luftë.

Tashmë jemi duke bashkëpunuar me shumë vende dhe organizata ndërkombëtare në mënyrë që çdo vrasës rus të marrë dënimin e merituar.

Tashmë kemi bashkëpunuar me Gjykatën Penale Ndërkombëtare dhe do ta rrisim bashkëpunim sërish,” tha ai. /abcnews.al / KultPlus.com

Një natë pa gjumë

Poezi nga Migjeni

Pak dritë! Pak dritë! Pak dritë, o shok, o vlla.
Të lutem, pak dritë në kët natë kur shpirti vuen,
kur të dhemb e s’di ç’të dhemb, e syni gjum nuk ka,
urren nuk din ç’urren, don e s’din se ç’don.
Pak dritë! 0 burrë! 0 hero’ ngado që të jesh. ….
Burrë që shkatrron edhe që ndërton sërish!
Pak dritë vetëm, të lutem, mshirë të kesh,
se do çmendem në kët natë pa gjumë dhe pa pishë.
Oh! ta kisha pishën të madhe edhe të ndezun!
Me flakën e pishës në qiellin e ksaj nate
ta shkruejshe kushtrimin… Ehu Burrë i tretun
Do ta shifsha vallen tande në majë të një shpate.
Porpishë nuk karn e vetëmjanë burrat, shokët…
Dergjem n’errsin pa gjumë dhe pa dritë…
Askush s’më ndigjon, çirren kot më kot…
Hesht more, hesht! por qindro, o shpirt.
Gjeli këndon dhe thotë se asht afër drita
– Gjel, rren a s’rren? cila asht fjala ejote?
Kur ti këndon thonë se asht afer drita…
Por un s’besoj sonte në Çalët e ksaj bote.
Hiqmuni qafe, mendimet
Ojastëk ty të rroki, të përqafoj si shpëtimin,
më fal atë që due: gjumin dhe andm’min
e dy buzve që pëshpërisin ngushllimin./ KultPlus.com

Kjo është videoja e dosjes së xhubletës e realizuar për kandidaturën e saj në UNESCO (VIDEO)

Xhubleta shqiptare është regjistruar në UNESCO! Lajmin e ka dhënë, ministrja e Kulturës, Elva Margariti e cila e ka cilësuar si një lajm të jashtëzakonshëm për trashëgiminë tonë  kulturore.

“Pas një pune të gjatë, plot përkushtim të një grupi të madh bashkëpunëtorësh, dosja e dije bërjes artizanale të xhubletës u pranua në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale nën mbrojtjen e UNESCO-s.” shkruan Margariti.

Ndërkaq, më poshtë mund ta gjeni videon e dosjes së xhubletës të realizuar për kandidaturën e saj në UNESCO:

Ujëvara e Niagarës ndriçohet për të tretin vit radhazi me ngjyrat kuqezi

Ujëvara e Niagarës, simboli i Kanadasë i njohur në mbarë botën, u ndriçua mbrëmjen e 28 Nëntorit, për të tretin vit radhazi, me ngjyrat e flamurit tonë kombëtar.

Ambasadori i Shqipërisë në Kanada, Ermal Muça, ndau pamjet spektakolare të Ujëvarës së Niagarës veshur kuqezi, për nder të 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

“Në këtë 110-vjetor të Pavarësisë së Shqipërisë, Ujëvara e Niagarës në Kanada u ndriçua kuq e zi, për të tretin vit radhazi, për nder të ditës së flamurit. Gëzuar Pavarësinë Shqipëri!”, u shpreh Muça në një postim në rrjetet sociale.

Ky është viti i tretë që Ujëvara e Niagarës në Kanada ndriçohet kuqezi në ditën e Pavarësisë së Shqipërisë./ atsh/ KultPlus.com

Xhubletë e nejtme n’kâmbë

Poezi nga Naime Beqiraj

1.
Nuse e re,
Oj nuse e re
E tun dheun
Për nër udhë
E trash’gueme si kangë gjarpni
E dorë drapni
Kângë tepsie
E pshtetme si pehrri
Tjerrun holl

Vashën
As nusen
Zjermi s’i djeg
As guri s’i shpon
Pika e ujit s’i lag
Pika e lotit ua shtjerr tokën
Nër hije
Asni l’gim s’ju bjen trupit

2.
Ni ditë t’bardhë si tamli
Për ‘i fije
Ke tuj e marr prroni
Por e pshtoj xhubleta

E punueme tuj e ândrre vetën
Herë si flutur
Herë si pallue
Herë si mret’neshë
Mërthe, zbërthe
E zeza mi t’bardhë
Xhubletë Dukagjini

Me gjashtë cepa
As ylberi s’i kishte
Ngjyrat e saj
Nanë e nuse
Meta çikë si lot i kuq

3.
Ni drangue u mshef
Si natën e xherdekut
Me fijet e preme t’xhubletës
T’dame prej burrit
Me gërshanë

Nâna jeme
Del doj natë
N’andërr
Kraht e mirë me t’i pâ
Kraht e nrejt mos me i kthy
Mas

4.
Fjalë i çova mbrâmë
Hajde ‘i grim
Për natë t’çikave
Si xhubletë e nejtme n’kambë
Motërnisht e betueme
Palë vertikale
N’pe t’sermit
Para Homerit
Me t’shoqen

©nb
Pejë, 2010./KultPlus.com

Shtatë thëniet e Faik Konicës për shqiptarët

Faik Konica, një njeri me kulturë të lartë, eseist i shkëlqyer, stilist i përkryer, themelues teorik dhe praktik i kritikës letrare shqiptare, është ndër figurat më të shquara shqiptare.

Konica përveç si kritik letrar ka qenë edhe veprimtar politik me orientim perëndimor, siç ishte kultura e popullit që i takonte, poliglot, solli një model të ri në mendësinë shqiptare.

KultPlus ju sjellë 7 thënie të Faik Konicës për shqiptarët:

1. Dëshira për hakmarrje është susta më e fuqishme e shpirtit shqiptar. ( 1907).

2.  Të mbetur pa unitet fetar, e vetmja lidhje që ka mbajtur shqiptarët të bashkuar ka qenë gjuha. (1906).

3. Shqiptarët janë populli më mosbesues në botë. (Kujtesë për lëvizjen kombëtare shqiptare).

4. Asgjë nuk i ftoh më shumë shqiptarët se t’u thuash që kanë të bëjnë me një copë injoranti që i drejton.

5. Shqiptari e ka zakon të kundërshtojë para se të marrë vesh.

6. Shqiptarët janë një komb të cilit i pëlqen të lëvdojë veten. Si thonë gojë-rrumbullët tanë, kombi shqiptar është i pari nga mendja, nga sjellja e nga trimëria. Sikur shqiptarët të qenë jo kombi më i mendshmi, por thjesht një komb i mendshëm, ata do të kishin dalë me kohë nga dita e zezë ku ndodhen. (Vepra 1, f. 271).

7. Shqipëria është një vend i bekuar me njëmijë bukurira, shkelur nga turmë e cila ushqen njëfarë urrejtje ndaj bukurisë. (Vepra 2, 34)./KultPlus.com

Dëshira të thjeshta

Gioconda Belli 

Sot i kisha dashtë gishtat e tu me më shkrue histori në lkurë
e kisha dashtë puthje në shpindë
me më marrë para duersh,
me më thanë të vërtetat ma të mëdha
o ma të mëdhatë gënjeshtra. 
Me më thanë për shembull 
që jam gruja ma e bukur e botës
që më do shumë,
gjana si këto, 
aq të thjeshta, 
aq të përsëritshme.
Që me më rrethue ftyrën
e me më ndejtë tue më pa sytë,
sikur jeta jote të varej prej buzëqeshjes së të mive
tue ngatërrue të gjitha pulëbardhat në shkumë. 
Due gjana, si me ecë në trupin tim
udhë e pyllëzume dhe kundërmuese
me qenë ti shiu i parë i dimnit 
me të lanë me ra kadalë,
e ma pas në breshën.
Gjana due, si nji vorbull të madhe ambëlsie 
tue u zhdukë
nji zhurmë e nji kërmilli, 
nji akuarium me peshq në gojë. 
Diçka të tillë, 
të njomë e lakuriqe
si nji lule në prag të dhanies së dritës parë
të agimit
ose thjesht nji farë, nji pemë
pak barë
nji përkdhelje që të më bâjë me harrue 
kalimin e kohës
luftën
rreziqet e vdekjes. /KultPlus.com

Një nga makinat e preferuara të Mbretëreshës Elizabeth shitet për çmimin marramendës

Një nga makinat e preferuara të Mbretëreshës Elizabeth, Jaguar X-Type Estate, u shit në një ankand nga Historics Auctioneers për 50,000 €.

Ankandi nga Historics Auctioneers u zhvillua në ndërtesën Mercedes World në Wembridge, Angli. Duke folur për Daily Telegraph, drejtuesi i ankandit James Good tha: “Ishte emocionuese të ofrosh makinën e Mbretëreshës Elizabeth për shitje. Ne jemi të emocionuar, gjithashtu jam i sigurt se edhe pronari i ri. Është një makinë shumë e koleksionueshme… Është krejtësisht unike”.

Sipas njoftimit të kompanisë, “nga viti 2004 deri në vitin 2009, X-Type Estate nuk ishte një model i dëshirueshëm, por kush do ta kishte menduar se ky do të ishte një nga automjetet e përdorura nga Mbretëresha Elizabeth II. Ai ka dy opsione karburanti me motorin më të madh për benzinë.”

Makina e preferuar e mbretëreshës ka përshkuar shumë pak kilometra dhe është në gjendje të shkëlqyer, siç dëshmon historiku i mirëmbajtjes së veturës./abcnews.al/ KultPlus.com