Rezervat e mia për intervistën e Ben Blushit me Kadarenë

Një intervistë dhe ndonjë problem.

Nga Dashnor Kokonozi

Në rrjetet sociale po qarkullon një intervistë e Ben Blushit me Ismail Kadarenë.
Flet më shumë për intervistuesin se sa të intervistuarin.

As që e shoh të arsyeshme të them se jo vetëm një personalitet i tillë si Kadareja, por kushdo, kur arrin në një moshë që mund të cilësohet madhore e të brishtë, ka nevojë për mbrojtje edhe nga ata që i afrohen e kërkojnë mendimin e tij.

Kjo pavarësisht opinionit që mund të ketë secili për veprën e tij. As futem fare aty!

Unë të paktën këtë parim e kam ruajtur me rreptësi në intervistat që i bëja që herët edhe prof. Dhimitër Shuteriqit.

Më ka qëlluar më se një herë të ngjitem në pallatin diku më poshtë se ish kinema Partizani dhe ta intervistoj në atë studion e tij të vogël, me dritaren nga pas pallatit. Shpesh mbaroja punë, lija mënjanë magnetofonin dhe bisedonim për orë të tëra. Ato biseda të lira e të jashtëzakonshme më të më kanë ndihmuar të kuptoj përmasën e dramës së vërtetë të intelektualëve dhe artistëve të atij brezi që nuk e kishin menduar ashtu periudhën e pasluftës.

Ndonjë ditë mbase do t’I hedh në letër. Por kurrë nuk do t’I lejoj vetes të nxjerr në pah ndonjë inkoherencë, brishtêsi a konfuzion të çastit.

Nuk është ky qëllimi I atij që interviston personalitete të tilla. Poshtrimi përjashtohet kategorikisht.

Një djalë i talentuar si Ben Blushi nuk ka nevojë të rikonfirmojë pozicionin e tij në letrat shqipe ndërmjet pyetjesh të kithta dhe zellit të tepruar për të regjistruar menjëherë ndonjë inkoherencë apo problem kujtese të Kadaresë.

Më tej, besoj se nuk eshtë më shumë faji i këtij të fundit se sa i shoqëruesve të Kadaresë. Kam përshtypjen se e nxjerrin rrugëve të Tiranës si dikur ato që quheshin llaxoret e motit, për t’ua treguar kamalajve me shpresën se do të bjerë një shi i mirë.

Eshtë e papërgjegjshme mënyra se si po ekspozohet ai! Si një talisman për ta prekur idolatristët dhe si një pre që nxirret në shteg për ta shqyer qentë!

Shprehje elokuente e natyrës sonë si komb! / KultPlus.com

UNICEF: Mbi 1 milion vajza afgane nuk kanë ndjekur shkollën e mesme

UNICEF thekson se gjatë tre viteve të fundit, më shumë se 1 milion vajza afgane kanë humbur mundësinë për të ndjekur shkollën e mesme. Në vitin 2023, nëse arsimi i mesëm mbetet i mbyllur, rreth 215,000 vajza që ndoqën klasën e gjashtë vitin e kaluar do t’u mohohet sërish e drejta për të mësuar.

Megjithatë, UNICEF thekson se “ka disa shenja pozitive pasi rreth 200,000 vajza vazhdojnë të ndjekin shkollat ​​e mesme në rreth 12 provinca”.Gjithashtu, në vitin e fundit, numri i orëve të arsimit me bazë komunitare që zhvillohen në shtëpi private/lokale është dyfishuar nga 10,000 në 20,000.

“Numrat janë alarmante. Më shumë se 1 milion vajza që duhet të kishin ndjekur shkollën e mesme, kanë humbur mësimin për 3 vjet. Filliisht për shkak të Covid-19 dhe më pas, nga shtatori 2021, për shkak të ndalimit për të ndjekur shkollën e mesme”, tha zëvendësdrejtori i përgjithshëm i UNICEF, Omar Abdi.

“Me njoftimin e fundit, më 20 dhjetor, që i ndalon gratë nga universitetet dhe qendrat arsimore, shpresat e vajzave dhe grave afgane për të mësuar dhe për të punuar janë shtypur përsëri. Ne jemi shumë të shqetësuar për zhvillimin e vajzave dhe grave, dhe veçanërisht shëndetin e tyre mendor.”/abcnews.al / KultPlus.com

26 vite pa Zahir Pajazitin, krerët e vendit bëjnë homazhe të përmendorja e tij në Prishtinë

Sot janë bërë 26 vite pa Zahir Pajazitin, njërin ndër komandantët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së), shkruan KultPlus.

Pajaziti lindi më 1 Nëntor 1962 në fshatin Orllan të Komunës së Podujevës dhe ra dëshmorë më 31 Janar 1997 në fshatin Pestovë të Komunës së Vushtrrisë, pasi ra në një pritë të organizuar nga forcat serbe. Ai njihet si Pushka e Parë e Lirisë dhe pas përfundimit të luftës, ai u shpall Hero i Kosovës.

Sot, në këtë përvjetorë të 26-të, në sheshin që mban emrin e tij, presidentja e vendit dhe kryeministri bashkë me ministra të tjerë, kanë bërë homazhe te përmendorja e tij në Prishtinë.

Kryeministri Albin Kurti është shprehur se veprat e heronjëve si Zahiri, Hakifi Zejnullahur e Edmond Hoxhës, janë shumë të rëndësishme për lirinë, shtetin dhe pavarësinë e vendit tonë.

“Në sheshin që mbanë emrin e tij, në Prishtinë bëmë homazhe para përmendores së komandantit Zahir Pajaziti.

Në 26 vjetorin e rënies heroike të Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës, bashkë me Presidenten e Republikës, Vjosa Osmani Sadriu dhe me Zëvendëskryeministren e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla Schwarz, me ministra të Qeverisë sonë e deputetë të Kuvendit, përkujtuam veprën e tyre për lirinë, për shtetin dhe për pavarësinë tonë.

Lavdi të gjithë heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të popullit tonë!”, shkruan Kurti. / KultPlus.com

Letra emocionuese e Erih Remarque, dërguar të dashurës së tij, Marlene Ditrihm

“Shpirti im, qielli im i dashur, ti më ke shkruar kaq e kaq letra të bukura e, unë përsëris atë që kam thënë gjithmonë: shkrimtarët nuk duhet të shkruajnë letra dashurie. Sepse ka të tjerë që shkruajnë shumë më bukur se ata. Ti më quan “Rezonancë që merr fryme” – e si do të mund të arrija unë vallë, të gjeja një figurë të tillë kaq prekëse? E, përveç kësaj edhe diçka tjetër!

Ti, arrin, dhe ke atë aftësinë magjike që t’i thuash dikujt se sa shumë e si e dashuron atë – kurse unë, unë, e di, nuk arrij ta them atë në mënyrë të plotë. Sa mirë ndjehem kur ti më thua se, edhe pse je vetëm, ndjehesh e qetë dhe e lumtur. Unë, këtë, kam uruar vazhdimisht për ty. Nuk kam uruar kurrë që ti të ndjehesh e mërzitur dhe fatkeqe. Kam dashur gjithmonë që ti të jesh e lumtur, në formë, vezulluese, plot dritë dhe e bukur si kurrë herë tjetër e, dua që kjo gjendje e jotja të jetë e dukshme edhe së largu në kilometra e, që ti t’a dish me siguri absolute që dikush tjetër nuk jeton në këtë botë, veçse për ty. Sot gjeta dhe lexova edhe një herë poemën tonë të Gëtes. E lexova dhe e rilexova vërtetë me një emocion të thellë:

A s’është e vërtetë që fati po na bashkon?

A nuk po na lidh ai për jetë?

Ah, dhe në kohët që shkojnë,

Nuk di, ti je motra a nusja ime?

Ti njeh me imtësi çdo pjesë të qenies sime,

Ti ndjen tek unë dhe nervin më të hollë,

Ti lexon çdo gjë në shikimin tim,

Me syrin tënd hyn në brendësinë time

Hyn në gjakun tim të ngrohte qe rrjedh ne deje

Dhe ecën si i çmendur në drejtimin tënd

e që me krahët e tua prej engjëlli gjoksin tim shëron .

Po, e dashura ime, a nuk është pikërisht kështu? Nganjëherë, më ndodh të eci i vetmuar nën shi e të mendoj e ndjej që lidhja jonë është gjithmonë e fortë, e askush nuk mund t’a prishë atë e, në ato çaste, me hapa të lehta ndjej të vijë dikush drejt meje e, ajo je ti e, atëherë, unë jetoj një ndjenjë të veçantë lumturie që asnjë qenie tjetër njerëzore nuk e ka jetuar kurrë.

E, atëherë, ndjej qe së bashku me ty, të kthehen tek unë vitet e rinisë që lufta dhunshme mi mori e, ato vite je ti që mi sjell e mi shumëzon me dy, e bashkë me to ndjej të prek me delikatesë – freskinë, gjallërinë dhe aventurat e rinisë. E, kështu, ti bëhesh, në të njëjtën kohe: aventura e gruaja ime.

Ti je bërë për mua e unë jam bërë për ty; nuk mund të jetë ndryshe. Nuk je vetëm ti ajo rezonancë që unë ndjej e thith si ajër, por i tillë jam dhe unë. E di?… Unë jam një pasqyrë konkave të kap plot ethe dritën tënde, e mbledh atë plotësisht në gjoks dhe, duke e djegur fort, e dërgoj krejt refleksin në drejtimin tënd. Herë të tjera vetja me duket si një merimangë që end një pëlhure vezulluese, të trëndafiltë e plot reflekse, – një pëlhure mendimesh, ndjenjash, pune, fjalësh ngrohtësie, e cila do të të kapë e pastaj të bëhet banesa jotë, – e mbushur plot gjëra të cilat ty të mungojnë, një pëlhure plot trëndafila e dafina, e thurur me fije të ndritshme argjendi, e lehtë dhe e fortë për të mbajtur ty dhe hapat e tua të lehte si kaprolli, një pëlhurë të ngritur nën një qiell të kaltër e mbi ujin blu të detit, nga ku ti mund te hidhesh e të kridhesh gjithë qejf në ujërat e kristalta e të kthehesh pastaj përsëri tek ajo, si një lodër e këndshme fëmijësh e cila t’a mbush zemrën plot ngashërim .

O, drita ime e dashur!… E di?… Nganjëherë, unë nuk mund të ulem për të shkruar librin që kam nisur, e të cilin e urrej, sepse ai më largon prej teje. E atëherë tërhiqem nga studioja, nxjerr fotografitë e tua dhe i vendos në radhë para meje edhe pse e di që kjo gjë nuk më qetëson, përkundrazi, e bën edhe më të rëndë gjëndjen. Por, megjithatë, edhe pse këtë e di, nuk ndërroj mendje e, duke i vështruar ato, nis e flas me ty e, pastaj, ndjej që gjendja ime shpirtërore bëhet edhe më e rëndë, sepse është një gjest i vështirë ky, i padurueshëm, por edhe i mrekullueshëm e, pastaj unë tërhiqem përsëri aty tek vendi im, ulem në tavolinën e shkrimit për të vazhduar librin…

Ja, tani ndalova përsëri, sepse ndjej që dora s’më bindet.
Më duaj!
Më thuaj që ti më do, kjo fjalë më bën mirë, më shëron.
Kur ti më thua që më do, unë gjej forca e shkruaj edhe më bukur e më shpejt. Sepse unë nuk jetoj veçse
për dashurinë tënde.
Më duaj, puma*!…
*Puma – quan ai me përkëdheli Marlene Ditrih.

Përgatiti: Albert Vataj / KultPlus.com

Dalin detaje të reja nga Eurovision 2023, zbulohen logoja dhe slogani

Eurovizioni i këtij viti në Liverpool do të ketë sloganin “United by Music”, me veprat e tij artistike që tregojnë zemrat që rrahin së bashku.

BBC tha se “pasqyron vetë origjinën e konkursit”, i cili fillimisht u krijua si një eksperiment transmetimi për të bashkuar Evropën.

Veprimtaria e sivjetme do të mbahet në Mbretërinë e Bashkuar, sepse është shumë e rrezikshme që organizimi të bëhet në Ukrainë, e cila fitoi në vitin 2022.

Flamujt e të dy vendeve janë përdorur si frymëzim për skemën e ngjyrave.

Një ceremoni zyrtare e dorëzimit, e organizuar nga Rylan Clark dhe AJ Odudu, do të transmetohet nga salla e St George’s në Liverpool në orën 19:00 GMT të martën në BBC Two.

Shumica e vendeve pjesëmarrëse do të zbulojnë gjithashtu se në cilën gjysmëfinale do të konkurrojnë.

Gjysmëfinalet më 9 dhe 11 maj do të shohin 31 konkurentë, ndërsa finalja e madhe do të jetë më 13 maj.

Mbretëria e Bashkuar, Franca, Spanja, Gjermania dhe Italia kualifikohen automatikisht në finale për shkak se paguajnë transmetuesit e tyre për të marrë pjesë. Ukraina gjithashtu do të shkojë direkt në finale si fituese e vitit 2022. / KultPlus.com

Shtatë vjet pa akademikun e shquar shqiptar Kristo Frashëri

Kristo Frashëri lindi në Stamboll më 4 dhjetor 1920. Në vitin 1927 u riatdhesua familjarisht dhe u vendos në Tiranë. Pasi kreu shkollën e mesme më 1940 u regjistrua në Fakultetin e Shkencave Ekonomike në Universitetin e Firences.

Gjatë vitit 1942 ai u internua nga administrata fashiste e pushtimit dhe më 1943 kaloi në rreshtat partizane. Gjatë periudhës 1945-1952 punoi në Bankën e Shtetit Shqiptar. Studimet e larta i ndoqi në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë, në Institutin e Lartë Pedagogjik, në vitet 1951-1955. Gjatë viteve 1953-1999 ai punoi në disa institucione të rëndësishme, ku shërbeu si punonjës shkencor në Institutin e Shkencave, në Institutin e Historisë e të Gjuhësisë, në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë të Universitetit të Tiranës dhe në vitin 1997 ai u emërua zv.kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, ku qëndroi deri në vitin 1999.

Kristo Frashëri ka një prodhimtari të pasur shkencore, që shtrihet në të gjitha periudhat e historisë së Shqipërisë, që nga Antikiteti e deri në kohën e sotme. Ai ka botuar me dhjetëra artikuj studimorë, referate historike, vëllime dokumentare dhe monografi shkencore, që trajtojnë pa përjashtim ngjarje, personalitete dhe procese të historisë së Shqipërisë. Ndër to janë sprovat për të ndriçuar mjegullnajën shqiptare gjatë Mesjetës së hershme, rendin feudal mesjetar në viset shqiptare, formacionet shtetërore mesjetare, tiparet e regjimit feudal turk në Shqipëri, Rilindjen Kombëtare Shqiptare, Luftën çlirimtare të Vlorës, jetën dhe veprimtarinë e Abdyl Frashërit, Sami Frashërit etj.

Pas vitit 1990 ai ka botuar një sërë punimesh shkencore, si: “Lidhja e Prizrenit 1878-1881” (Tiranë, 1997); “Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Jeta dhe vepra” (Tiranë, 2002); “Historia e Tiranës” (Tiranë, 2004); “Historia e lëvizjes së majtë në Shqipëri” (Tiranë, 2006); “Skënderbeu në burimet dokumentare shqiptare në shek. XV” (Tiranë, 2005); “Identiteti kombëtar i shqiptarëve” (Tiranë, 2006); “Historiografia shqiptare në tranzicion” (Tiranë, 2006); “Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë, 28 nëntor 1912” (Tiranë, 2008); “Historia e qytetërimit shqiptar” (Tiranë, 2008). Kristo Frashëri si pedagog i historisë së Shqipërisë në Univeristetin e Tiranës dhe si punonjës shkencor ka një kontribut të veçantë në përgatitjen e historianëve të rinj.

Akademiku Kristo Frashëri u nda nga jeta më 31 Janar 2016. / KultPlus.com

Restaurim i 2 ikonave në laboratorin e Veprave të Artit në Berat

Ministrja e Kulturës, Elva MArgariti ka publikuar momente pune gjatë restaurimit të veprave të artit në Laboratorin e Restaurimit të Veprave të Artit në DRTK Berat ku specialistët po kryejnë procesin e konsolidimit të pelikulit të pikturës së dy ikonave: ikona “Shën Maria mbi fron” e Gjergj Johan Çetirit dhe “Shën Maria mbi fron” e Kostandin Zografit.

Pas këtij procesi do të vijohet me pastrimin e ikonës, duke nxjerrë në dritë dy kryevepra të trashëgimisë kulturore.

“Shën Mëria mbi fron” me autor Gjergj Johan Çetirin ka prejardhje nga Kisha e Shën Thanasit, Karavasta, Lushnjë dhe ikona “Shën Mëria mbi fron” me autor Kostandin Zografin ka prejardhje nga fshati Vanai i Fierit.

Ndërhyrjet konservuese dhe restaurimi, do të bëjnë të mundur nxjerrjen në dritë të këtyre veprave të artit nga faza e degradimit, duke i dhënë mundësinë e ekspozimit në vijimësi të një procesi që ka për vizion ruajtjen dhe promovimin e Trashëgimisë Kulturore. Këto ikona janë pjesë e fondit të DRTK-Berat. /atsh / KultPlus.com

Franz Schubert, mjeshtër i lindur dhe një urë midis epokave muzikore

Franz Peter Schubert lindi më 31 janar 1797 – ishte një kompozitor austriak. Ai shkroi rreth 600 melodi, nëntë simfoni duke përfshirë të famshmen “Simfoninë e papërfunduar” muzikë liturgjike, opera, muzikë të rastësishme dhe muzikë solo për piano.

Schubert ka lindur në një familje muzikantësh, dhe ka marrë trajnim formal muzikor në fëmijërinë e tij. Ndërsa Schubert kishte një rreth i ngushtë i shokëve dhe bashkëpunëtorëve të cilët admiruar puna e tij (në mesin e tyre të shquar këngëtari Michael Johan Vogl), vlerësimi muzikës së tij gjatë jetës së tij ishte i kufizuar. Ai nuk ishte në gjendje për të siguruar punë adekuate të përhershme, dhe për shumicën e karrierës së tij ai u mbështet tek miqtë dhe familja. Ai bëri disa të holla prej veprave të publikuara, dhe herë pas here dha mësim privat muzikorë.

Ai vdiq në moshën tridhjetë e një vjeçare pas një sëmundjeje të shkurtër të pakonfirmuar. Interesi në punën e Schubert u rrit në mënyrë dramatike në dekadat e pas vdekjes së tij. Kompozitorë si Franz Liszt, Robert Schumann dhe Felix Mendelssohn zbuluan, mblodhën, dhe botuan veprat e tij në shekullin e 19, ashtu si muzikologu Sir George Grove. Franz Schubert tani konsiderohet të jetë një nga kompozitorët më të mëdhenj. Schubert ka lindur në Himelfordgund (tani një pjesë e Alsergrund), Vjenë më 31 janar 1797. Babai i tij, Theodore Franz Schubert, bir i një fshatari moravian, ishte një pedagog i famullisë, nëna e tij, Elisabet Vietz, ishte e bija e një bravandreqës master Silesian, dhe kishte qenë edhe një shërbëtore për një familje vjeneze para martesës së saj. Nga 14 fëmijë të Theodor Francit (një fëmijë i paligjshëm ka lindur në 1783), nëntë vdiqën në foshnjëri, pesë shpëtuan. Babai i tyre ishte një mësues i njohur, dhe shkollën e tij në Lihtental, në një pjesë e qarkut të Vjenës, u mirëprit. Ai nuk ishte një muzikant me famë apo me trajnime formale, por ai i mësoi djalit te tij disa elemente të muzikës. Shtëpia në të cilën ishte lindur Schubert, sot rrugës Nusdorfer 54, në rrethin e 9 të Vjenës. Në moshën 5, Schubert filloi të marrë mësim të rregullt nga babai i tij dhe një vit më vonë u regjistrua në shkollën e babait të tij në Himelpfordgund. Mësimet formale te tij muzikore gjithashtu filluan në të njëjtën kohë. Babai i tij vazhdoi për t’i mësuar atij bazat e violinës, dhe Ignaz vëllai i tij i dha mësimet e pianos. Në moshën 7 vjeqare, Schubert filloi të marrë mësime nga majkëll Holzer, organist në kishën lokale dhe mjeshtër kori. Mësimet Holzer duket se kanë konsistuar me biseda dhe shprehje të admirimit dhe djali fitoi njohje më tepër prej tij me shoqëruesin miqësor për nxënës që kanë marrë atë në një depo fqinje piano, ku ai kishte mundësi për të ushtruar mbi instrumentet më të mirë. Ai gjithashtu ka luajtur në telat e violës, me vëllezërit Ferdinand dhe Ignaz për violinë dhe babai i tij në violinqel. Schubert shkroi shumë vepra për kuartet harqesh. Schubert më parë erdhi në vëmendjen e Antonio Salieri, atëherë autoriteti kryesor i Vjenës muzikore, në 1804, kur talenti i tij vokale ishte i njohur. Në tetor 1808, ai u bë një nxënës në Stadtkonvikt (seminar Imperial) nëpërmjet një bursë kori. Në Stadtkonvikt, Schubert u prezantua me një simfoni te Mozartit. Ekspozimin e tij në këto pjesë dhe kompozime të ndryshme të lehta, kombinuar me vizitat e tij të rastit në opera vendosën themelet për njohuri më të madhe të tij muzikore. Një frymëzim i rëndësishëm muzikor erdhi nga këngët e Johann Rudolf Zumsteeg, i cili ishte një kompozitor i rëndësishëm i kohës. Miqësia e Schubertit me Spaun filloi në Stadtkonvikt dhe qëndroi gjatë gjithë jetës së tij.

Ndërkohë, aftësitë gjeniale te tij filloi ti tregojë në kompozimet e tij. Schubert ishte lejuar herë pas here për të udhëhequr orkestra në Stadtkonvikt, dhe Salieri vendosi për ta stërvitur atë privatisht për kompozime dhe teori në këto vite. Kjo ishte fillesë e parë për atë orkestër amatore për të cilën, vite më vonë, shumë kompozime të tij ishin shkruar. Gjatë pjesës tjetër të qëndrimit të tij në Stadtkonvikt ai shkroi një pjesë të mirë të muzikës kamertale, këngë të ndryshme, disa pjesë të ndryshme për piano etj.Në fund të vitit 1813 ai u largua nga Stadtkonvikt, dhe u kthye në shtëpi për studime në Normalhaupshule për të trajnuar si një mësues. Në vitin 1814 ai hyri në shkollën e atit të tij si mësues i nxënësve ri. Për më shumë se dy vjet qëndroi në këtë punë të rëndë, të cilën ai e kreu me sukses.Ai vazhdoi të marrë mësime private në përbërje nga Salieri, i cili bëri më shumë për trajnime muzikore të Schubertit sesa ndonjë prej mësuesëve të tij të tjerë.

Në 1814 Schubert u takua me një soprano te re të quajtur Tereza Grob, vajza e një prodhuesi të mëndafshit . Disa nga këngët e tij Regina ishin të përbërë për zërin e saj, dhe ajo gjithashtu performoi në premierën Mesha e tij të parë në tetor 1814. Në 1994 muzikologjia Rita Steblin zbuloi peticionin e martesës së Schubert në kishën Lichtental. Ky dokument tregon se Schubert kishte qëllim të martohej me Grob, por ishte i penguar nga ligji më 1815. Në nëntor të vitit 1816, pas dështimit për të fituar një pozicion në Laibach, Schubert dërgoi një përmbledhje të këngëve Grobit, të cilat ishin mbajtur nga familja e saj në shekullin e 20-të.

Viti më pjellor i Schubertit ishte ndoshta në vitin 1815. Ai kompozoi mbi 20.000 masa muzikore, më shumë se gjysma e të cilave ishte për orkestër, përfshirë nëntë vepra të kishës, një simfoni, dhe rreth 140 melodi. Në atë vit ai u prezantua edhe për Anselmi Hüttenbrenner dhe Franz von Schober, të cilët i bëri miqtë e tij të përjetshëm. Një tjetër mik i tij, Johann Mayrhofer, u prezantua atij nga Spaun në 1814.

Ndryshime të rëndësishme kanë ndodhur më 1816. Schober, një student i familjes së mirë, ftoi Schubertin në një dhomë bashkë me të në shtëpinë e nënës së tij. Propozimi ishte veçanërisht i përshtatshëm, për Schubertin kishte bërë vetëm kërkesë të pasuksesshme për postin e dirigjent në Laibach, dhe ai kishte vendosur gjithashtu të mos rifillojë mësimdhënien në shkollën e atit të tij. Deri në fund të vitit ai u bë një mysafir i Schoberit. Për një kohë ai u përpoq të rrisë ekonominë e shtëpisë duke dhënë mësime te muzikës, por ata ishin braktisur shpejt, dhe ai iu kushtua kompozimeve. “Unë kompozoj çdo mëngjes, dhe kur një pjesë është bërë, filloj një tjetër”. Gjatë këtij viti, ai u përqendrua në veprat orkestrale dhe korale, edhe pse ai gjithashtu vazhdoi të shkruaj melodi. Pjesa më e madhe e kësaj pune ishte e pabotuar, por dorëshkrimet dhe kopjet qarkulluonin midis miqve dhe admiruesve.

Në fillim të 1817, Schober njohu Schubertin me Johann Michael Vogl. Vogl, për të cilin Schubert vazhdoi të shkruaj një këngë shumë të madhe, u bë një nga ithtarët kryesorë vjenez të Schubertit në qarqet muzikore. Ai gjithashtu u takua me Jozef Hütenbrener i cili gjithashtu ka luajtur një rol në promovimin e muzikës së Schubertit. Këto dhe një rreth në rritje të miqve dhe muzikantë, u bë përgjegjës për nxitjen, mbledhjen dhe, pas vdekjes së tij, ruajtjen e punës së tij. Në fund të vitit 1817, i ati i Schubertit fitoi një pozicion të ri në një shkollë në Rossau (jo larg nga Lichtental). Schuberti iu bashkua me gjysmë zemre babait të vet dhe mori detyrat e mësimdhënies atje. Në fillim të vitit 1818 ai u refuzua për anëtarësim nënë bashkësinë e miqve të muzikës, dicka që mund ta conte përpara karrierën e tij muzikore. Megjithatë, ai filloi të fitojë më shumë nga lajmet e shtypit, dhe nga performanca e parë publike e një vepre laike, e poashtu mori vlerësim nga shtypi në Vjenë dhe jashtë vendit.

Schubert kaloi verën e vitit 1818 si mësues i muzikës në familjen e Count Johan Karl Esterhazi në vilën e tyre në Zeliz, Hungari. Detyrat e tij janë relativisht të lehta (piano mësimdhënës dhe të të kënduarit për të dy vajzat, Mari dhe Karoline), dhe e paguanin relativisht mirë. Si rezultat, ai për fat të mirë vazhdoi të kompozoj gjatë kësaj kohe. Në kthimin e tij nga Zeliz, ai filloi të banojë me Mayrhofer (shoku i tij). Ai çoi në Zeliz një sërë kompozimesh duet për piano.

Schubert dhe katër shokët e tij u arrestuan nga policia austriake e fshehtë, të cilët ishin të dyshimtë të çdo lloji të tubimit studentore. Një nga miqtë e Schuberit, Johan Sen, ishte vënë në gjyq, i burgosur për më shumë se një vit. Të katër të tjerët, duke përfshirë Schubert, ishin “qortuar ashpër”, për “fyerje kundër [zyrtarëve] me gjuhë fyese dhe përbuzurje”. Përderisa Schuberti nuk pa përsëri Senin, ai ka vendosur disa nga poemat e tij, “Selige Welt” dhe “Schwanengesang”, për muzikë. Incidenti mund të ketë luajtur një rol në rënien e tij me Mayrhofer, me të cilët ai jetonte në atë kohë. / KultPlus.com

Trashëgimtarët hebrenj padisin muzeun gjerman për kthimin e piktures ikonike të Picasso-s

Në vitin 1916, Karl Adler, një hebre gjerman, bleu një pikturë të Pablo Picasso-s që tani shihet si kryevepër, “Woman Ironing” nga pronari i një galerie prestigjioze në Mynih.

Por 22 vjet më vonë, kur ai dhe familja e tij u larguan nga Gjermania për t’i shpëtuar persekutimit nazist, ai u detyrua ta shiste përsëri pikturën në galeri për një vlerë të vogël.

Tani disa nga të afërmit e largët të Adlerit po padisin Fondacionin Solomon R. Guggenheim, të cilit piktura iu dhurua më shumë se katër dekada më parë, duke pretenduar pronësinë e veprës dhe duke përmendur çmimin e shitjes të vitit 1938 – 1,552 dollarë, si dëshmi e qartë se është shitur nën detyrim.

“Adleri nuk do ta kishte hequr pikturën në kohën dhe çmimin që ai e bëri, por për persekutimin nazist të cilit ai dhe familja e tij i ishin nënshtruar dhe do të vazhdonin t’i nënshtroheshin,” thotë ankesa e paraqitur këtë muaj në New York.

Por muzeu po mbron të drejtën e tij për pikturën, duke pohuar se Adler ishte palë në një “transaksion të drejtë” me një galeri që ai e njihte mjaft mirë dhe se shumë vite më parë kishte folur me djalin e Adlerit, i cili nuk ngriti asnjë shqetësim për pikturën ose shitjen.

Në një deklaratë, Guggenheim tha se “i merr jashtëzakonisht seriozisht çështjet e origjinës dhe pretendimet e kthimit dhe tashmë ka kryer një kërkim të gjerë dhe një hetim të detajuar”.

Piktura ka mbetur pothuajse e ekspozuar vazhdimisht në publik në Guggenheim që kur mbërriti në vitin 1978.

“Woman Ironing” është imazhi kryesor i Pikasos për dhimbjen dhe lodhjen”. / KultPlus.com

‘Lumturia është kur ajo që mendon, ajo që thua dhe ajo që bën janë në harmoni’

Mahatma Gandhi është i njohur për bashkimin e më shumë se dyqind milionë njerëzve me frazat e tij paqësore, por veprimet e fuqishme. Edhe pse u vra në vitin 1948, njerëzit sot e shohin atë si një emblemë paqeje.

Një nga thëniet e tij më të famshme është se ai ka të bëjë me lumturinë.

“Lumturia është kur ajo që mendon, ajo që thua dhe ajo që bën janë në harmoni.” / KultPlus.com

Pse duhet të qeshim me veten, sipas Senekës dhe Niçes

Nga István Darabán

Ne e ndiejmë çdo ditë të jetës sonë fuqinë bezdisëse të fatit. Na prishet ombrella pak minuta para fillimit të shiut, dera e ashensorit na mbyllet në fytyrë, ngecim në trafik kur duhet të jemi shpejt dikur, na anulohet fluturimi me avion. Është nënatyrën tonë të ndihemi të mërzitur dhe të vuajmë kur përballemi me gjëra të tilla. 

Megjithatë për filozofët stoikë, konsumimi i energjive tuaja përmes reagimeve negative, nuk ju ndihmon aspak që të ndreqni problemet tuaja apo të gjeni paqen me veten. Sigurisht, shumë nga gjërat që ndodhin në jetë është jashtë kontrollit tonë. 

Por ne mund ta kontrollojmë mënyrën se si reagojmë ndaj problemeve dhe tragjedive, që na hedh fati nërrugëtimin tonë. Seneka, një filozof stoik dhe burrështetas romak i shekullit I, thoshte se një nga mënyrat më të mira për të reaguar ndaj problemeve është e qeshura ndaj tyre:”Ne duhet t’i marrim gjërat më lehtë, sepse është më njerëzore të qeshësh me jetën sesa të vajtosh për të… E qeshura i krijon asaj një perspektivë të drejtë shprese, ndërsa vajtimi për gjërat që nuk mund të shpresosh se do të korrigjohen është diçka pa vlerë”.

Për të ilustruar mendimin e tij, imagjinojeni veten duke kaluar një ditë të tmerrshme në punë. Ju përpiqeni të jepni më të mirën, por asgjë nuk duket se shkon në favorin tuaj. Ndiheni më të lodhur dhe të frustruar çdo orë që kalon, dhe mezi prisni që të përfundojë dita e punës. Më pas, ndërsa jeni duke u kthyer në shtëpi i zemëruar, një zog fluturonrastësisht aty pranë dhe ju lëshon një glasë mbi kokë. 

Në fillim ngrini. Është diçka aq e papritur saqë në fillim tronditesh. Por pastaj, ju nisni të qeshni me mosbesim. Dhe nuk mund të mos shpërtheni në një të qeshur të lirshme qëshpreh dorëzim përballë asaj që ndodhi:“E qeshura shpreh ndjenjat tona më të buta, dhe tregon se asgjë nuk është e madhe,serioze apo edhe e mjerë në të gjitha kurthet eekzistencës sonë”.

E qeshura – me veten apo situatën ku gjendeni – tregon një mirëkuptim të papritur të brendshëm. Më në fund ju e kuptoni, në çdo qelizë të trupit tuaj, se asgjë nuk mund ta kishte penguar që të ndodhte ajo që ndodhi. E megjithatë, ju jeni ende mirë. Dhe e qeshura juaj që ju del nga shpirti, ju çliron nga një tension që po krijohej ngadalë gjatë gjithë ditës:konflikti juaj me fatin dhe pranimi i tij. 

Siç shprehet psikiatri austriak dhe i mbijetuari i holokaustit Viktor Frankel në librin “Kërkimi i njeriut mbi kuptimin e jetës”:”T’i shohësh gjërat në kuadrin e humorit, është një lloj manipulimi që mësohet dukee zotëruar artin e të jetuarit”.

“Ajo që dëshironi është aq shumë është e madhe,supreme dhe gati hyjnore, ndaj nuk duhet braktisur”- e nis Seneka esenë me titull “Mbi qetësinë e mendjes”. Ai vë në dukje se gjetja e paqes së brendshme është një synim i natyrshëm injeriut, dhe që përfshin historitë, kulturat dhe klasat shoqërore. 

Seneka thoshte se shumë pak njerëz janë në rrugën e duhur drejt paqes dhe lumturisë sëqëndrueshme. Ndërkohë shumica e njerëzve janë të zënë duke ndjekur kënaqësitë boshe, duke u shqetësuar nga dëshirat e trazuara apo për pasuritë e tyre. Pse?

Një arsye është dështimi për të përqafuar një parim qendror të shkollës stoike të filozofisë: ndërgjegjësimi se pjesa më e madhe e jetës udhëhiqet nga fati dhe probabilitetet. Stoikët besonin që ne duhet të mësojmë ta pranojmë dhe përqafojmë këtë fakt, në vend se të përpiqemi taluftojmë atë që nuk mund të ndryshohet. 

Të gjithë, pavarësisht nga pasuria, reputacioni apo aftësitë e tyre, janë në mëshirën e fatit. Dhe kjo pasiguri për jetën dhe vdekjen, fatin e mirë dhe fatkeqësinë, janë në qendër të asaj se si është që të jesh njeri. E megjithatë, shumica e njerëzve vuajnë kur gjërat nuk shkojnë ashtu siç dëshirojnë. 

Ata janë të zhgënjyer dhe të zemëruar, pasi nuk mund ta pranojnë fuqinë e rastësisë, diçka mbi të cilën duket qartazi që nuk kanë asnjë kontroll. Dhe të luftosh kundër të pandryshueshmes – si e kaluara, një sëmundje e keqe apo vendimet e njerëzve të tjerë – nuk është vetëm e kotë, por edhe rraskapitëse.

Ky argument vjen nga thellësia e përvojës personale të Senekës. Si një avokat i ri që po përgatitej për jetën publike në Romë, plani i tij i jetës u prish për një dekadë nga një sëmundje. Më vonë, pasi kishte grumbulluar pasuri dhe ndikim në perandori, ra viktimë elojërave të pushtetit:U internua dy herë nga studenti i tij, perandorit famëkeq romak Neron, që e persekutoi dhe në fund e urdhëroi të vriste veten. 

Pavarësisht nga fatkeqësia e tij, Seneka dukej se kishte gjetur shumë hapësirë ​​për të manovruar në kuadrin mbizotërues të fatit. Ai ishte një filozof i mprehtë, i kënaqur me jetën, por edhe një personazh publik shumë aktiv në politikë. Ai e përqafoi pasigurinë e jetës së tij,dhe e gjeti qetësinë brenda vetes së tej. 

Që të jemi të lumtur, thoshte ai, ne duhet të përqendrohemi vetëm tek ajo që është në fuqinë tonë:si e perceptojmë botën dhe si zgjedhim të veprojmë. Pra përballë fatkeqësisë, duhet të mësojmë se si të qeshim. 

Ajo çka Seneka përshkruan në librin “Mbi qetësinë e mendjes” është një dashuri e pandarë mbi jetën e dikujt, si në fat ashtu edhe në fatkeqësi, në atë masë sa që as diçka tragjike nuk mund ta kërcënojë atë. Ky është interpretimi më stoik i “Amor fati”, ose të duash fatin tënd,një term që i atribuohet filozofit gjerman të shekullit XIX-të, Fridrih Niçe, që shkroi gjerësisht mbi vlerën e të qeshurit. 

Megjithëse ai nuk e pëlqente Senekën dhe shumicën e stoikëve të tjerë për shkak tëpikëpamjes së tyre të zymtë dhe dorëheqëse ndaj jetës, që të dy duket se pajtohen mbi fuqinë e të qeshurit për të përballuar vështirësitë e jetës. Në kryeveprën e tij, Kështu foli Zarathustra, Niçe aludon mbi fuqinë e madhe të Djallit në shkaktimin e vështirësive në jetën e njerëzve. 

Dhe përmes të qeshurës, dhe jo urrejtjes, mund tëzhduket graviteti i Djallit në jetën tonë:“Njeriu nuk vret nga inati, por nga e qeshura. Pra le të vrasim frymën e gravitetit të tij!”. E njëjta gjë vlen edhe për lirinë e zgjedhjes në jetën e dikujt. Niçe diskuton mbi synimin madhështor të të jetuarit me gjithë zemërdhe me guxim. 

Sipas tij, njerëzit duhet të përpiqen ta kanalizojnë fuqinë e tyre të natyrshme për të ndërmarrë rreziqe dhe përpjekje, sepse të dështosh është më mirë sesa të mos provosh. Dhe dështimet nuk duhet t’i pengojnë njerëzit të përpiqen sërish, dhe me të njëjtin gëzim për ta jetuar.

Niçe shkruan:“O ju njerëz më të lartë, a nuk keni dështuar që të gjithë? Bëhuni të gëzuar, pavarësisht çfarë ndodh! Mësoni të qeshni me veten tuaj siç duhet të qeshni!”. Niçe e kuptoi, ashtu si Seneka më herët, se nëse jeni të mbingarkuar nga ajo që nuk mund të ndryshoni, atëherë nuk do të arrini të veproni mbi gjërat që mund të ndryshoni, si për shembull të bëni jetën që dëshironi. 

Fati ka një kontroll të ngushtë mbi të gjithë, dhe jeta nuk është gjithmonë e drejtë apo e lehtë, por ta jetosh atë mund të jetë ende e mrekullueshme. Në vend se të ndiheni të mposhtur nga fatkeqësitë, mund t’i mirëprisni ato me besim, të buzëqeshni dhe të vazhdoni të përpiqeni për më mirë pas saj. Fati dhe dështimi lëndojnë vetëm ata që nuk mund të pajtohen me to. / “Big Think” / KultPlus.com

Epilogu i nji kolltuku

Poezi nga Rozafa Shpuza

Njashtu kabah e i dalun bojet
me krahë të hapun si përqafim surreal
dremit bri arës së mbjellë me vetmi dordolecësh.
Mbi të ulen pa kurrfarë ceremonie
stinë kujtesëhupun,
xhapikë indiferentë ndaj epsheve ylberore
apo hije gjatoshe muzgjesh…
Kulltuku që dikur heshtonte n’nji odë
me simetri të frikshme,
tash ruen intimitetin e kërcejve cullakë
që presin drapnin për me i shkrra përtokë
si dashnorët që paguajnë me orë
në hotelet periferike…

Dikush që e din mirë
se sytë mbyllen
veç kur andërrojmë, puthim, lutemi a vdesim
e ka vu bri arës së mbjellë
stacionit ma sublim të nji rrugtimi./ KultPlus.com

Sopranoja Marigona Qerkezi e pandalshme, debuton në Spanjë dhe mbush ballinat e gazetave 

Sopranoja shqiptare Marigona Qerkezi është shfaqur në skena të njohura botërore të operës, përderisa angazhimet e reja po vazhdojnë të jenë të njëpasnjëshme, shkruan KultPlus.

Mbrëmë sopranoja Qerkezi debutoi në “Ópera de Oviedo” me rolin dramatik Elvira nga opera ‘Ernani’ e kompozitorit G.Verdit e cila u vleresua lartë nga kritikët e artit në Spanjë. 

“Jam tejet e lumtur që suksesi i ynë në premierën e mbrëmshme të operas #Ernani në Ópera de Oviedo sot i mbushi ballinat e gazetave spanjole La Nueva España Digital – LNE.es si dhe El Comercio (Diario de Asturias)”, ka shkruar Qerkezi. / KultPlus.com

Morcheeba Band me ritimin unik në një koncert për 15 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës

Kryeqyteti me kënaqësi njofton për koncertin e Morcheeba Band, me rastin e 15 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, përcjell KultPlus.

Sipas Komunës së Prishtinës, koncerti do të mbahet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, duke filluar nga ora 20:00.

“Bëhuni gati për të vallëzuar nën ritmin e shkrirjes unike të trip-hop, down-tempo dhe muzikës botërore të Morcheeba, derisa ata performojnë hitet e tyre ikonike.

Para performancës së Morcheeba në skenë, warm-up artistët La Fazani dhe Shpat Deda do të na zbukurojnë natën me performancat e tyre elektrizuese, të shoqëruar nga grupet e tyre të talentuara. Këta artistë do të na argëtojnë dhe do të sigurohen që publiku të jetë në frymën e duhur për të shijuar plotësisht performancën kryesore.

Pasi Morcheeba të ketë mbaruar performancën, festa do të vazhdojë me DJ ADRIAN, i cili do t’na sjellë hitet më të fundit. Ky koncert premton të jetë një eksperiencë e paharrueshme që nuk do të donit ta humbisnit”, thuhet në njoftim.

Rezervoni biletat tuaja tani KËTU. / KultPlus.com

Vepra e Pajtim Statovcit në listën për çmimin letrar “Dublin 2023”

Shkrimtari kosovar nga Finlanda, Pajtim Statovci me veprën e tij “Bolla” është futur në listën e gjatë për çmimin letrar “Dublin 2023”, shkruan KultPlus.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Statovci nëpërmjet rrjeteve sociale, teksa ka treguar se ai ndjen një gëzim të jashtëzakonshëm që është pjesë e një shoqërie të nderuar.

“Jam i lumtur të njoftoj se BOLLA është në listën e gjatë për Çmimin Letrar Dublin 2023. Çfarë gëzimi i jashtëzakonshëm të jesh në një shoqëri kaq të nderuar”, ka shkruar ai.

Statovci ka lindur në Kosovë në vitin 1990 ndërsa është larguar për në Finlandë me familjen e tij në moshën 2 vjeçare. Ai është kandidat për doktoraturë në Universitetin e Helsinkit. / KultPlus.com

Gandi: Ta quash femrën gjini e dobët është shpifje

Më 30 janar të vitit 1948, vdiq Mahatma Gandhi, njeriu që u bë simbol i paqes kudo në botë, shkruan KultPlus.

KultPlus ju sjell një pjesë nga fjalimi i famshëm i Gandhi-t, ‘To the women of India’, fjalim ky që u mbajt në tetor të vitit 1930.

Ta quash femrën gjini e dobët është shpifje; është padrejtësia e mashkullit ndaj femrës. Nëse me forcë nënkuptojmë forcën brutale, atëherë po, është e vërtetë që femra është më pak brutale se mashkulli.

Por, nëse me forcë nënkuptojmë forcën morale, në këtë pikë gruaja është jashtëzakonisht më superiore se mashkulli. A nuk ka ajo intuitë më të madhe? A nuk është ajo më vet-sakrifikuese? A nuk ka ajo forcë më të madhe të rezistencës? A nuk ka ajo guxim më të madh?

Pa gruan, mashkulli nuk do të ishte. Nëse jo-dhuna do të ishte ligji i qënjes tonë, e ardhmja do të ishte me gruan. Kush mund ti bëjë më shumë thirrje zemrës se sa gruaja?’  

/ KultPlus.com

Amerika e Franklin Roosevelt, nga rrënimi në superfuqi

Nga: Luan Kondi

Një nga presidentët më të pëlqyer nga amerikanët, Franklin Delano Roosevelt, njohur ndryshme edhe si FDR (shkronjat e pra të emrit të tij), drejtoi SHBA-në me sukses gjatë Depresionit të Madh dhe Luftës së Dytë Botërore. Programi i tij qeverisës (New Deal) Marrëveshja e Re krijoi vende pune, lejoi hapësira për sindikatat, reformoi vendin me anë të rregullimit të Wall Street dhe sistemit bankar kombëtar, dhe siguroi një rritje ekonomike të qëndrueshme. Disa nga programet e realizuara prej tij si Siguria Sociale dhe Korporata e Sigurimit të Depozitave Federale, janë shumë të rëndësishme ende.

Edhe pse ai u përpoq të mbante Amerikën neutrale gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke mbështetur gjithnjë aleatët, por pas sulmeve në Pearl Harbor, Roosevelt e çoi Amerikën në luftë të drejtpërdrejtë. Udhëheqja e tij rezultoi një strategji efikase në luftë pasi mundësoi shkatërrimin përfundimtar të nazistëve dhe fuqive të Boshtit. Shumë historianë mendojnë se hyrja e SHBA-së në luftë ishte një pikë kthese, e pikërisht kjo e bëri Rooseveltin një president të njohur. Franklin kujtohet si një politikan i madh, nga modeli qeverisës i të cilit mund të përfitohet mjaft. Franklin D. Roosevelt udhëhoqi popullin amerikan gjatë një momenti shumë të rëndësishëm të historisë së SHBA-së. Në prag të një lufte të madhe botërore, kur vendi ishte ekonomikisht i shkatërruar, u desh një njeri i fortë, si Franklin, që t’i trajtonte në mënyrë strategjike këto kriza. Presidenca e Roosevelt la një trashëgimi, që e bën atë një emër të madh të familjes së tij. Gjatë viteve ka ndodhur të harrohen disa prej presidentëve të SHBA-së, por me Franklin Roosevelt, që drejtoi dymbëdhjetë vjet, vështirë të ndodhë kjo. Reformat e ndërmarra nga Roosevelt e radhisin atë në krye të listës së presidentëve. Franklin Roosevelt ishte presidenti me moshë të re, që e solli Amerikën në epokën moderne të shekullit XX. Njeriu i fortë, i cili mposhti sëmundjen dhe paaftësinë për të udhëhequr një komb në luftë, mbetet një figurë historike që do të vlerësohet dhe respektohet edhe nga brezat e ardhshëm.  

Si u formua personaliteti i Franklin Roosevelt 

Franklin, edhe pse një president i lavdishëm, nuk ka qenë asnjëherë një nxënës dhe student i shkëlqyer. Ai deri në moshën 14-vjeçare mësoi në çifligun familjar Springwood. Më vonë u dërgua në shkollën përgatitore në Groton, ku shkonin fëmijët e familjeve të pasura, dhe më tej ndoqi studimet në Harvard. Ai mori nota mesatare në të gjithë shkollën dhe madje edhe gjatë shkollës së drejtësisë. Ai u diplomua në Harvard për histori, dhe më vonë ndoqi studimet për drejtësi në Universitetin e Columbias, por i ndërpreu ato pasi dha provimin e avokatisë. Edhe pse pa një diplomë në drejtësi, ai u përpoq të fillonte karrierën si avokat deri sa vendosi të hynte në shërbimin publik. Ashtu siç ndodh te shumë njerëz të suksesshëm, shkollimi i tij në fillim nuk ishte një tregues i vërtetë i asaj që Franklin Roosevelt do të ishte në gjendje të realizonte më vonë në jetë. Përkundër atij suksesi të madh që arriti si një udhëheqës i fuqishëm, Franklin nuk kishte një edukim shumë të fortë formal. Sot do të ishte shumë e vështirë që dikush të bëhet president pa një arsimim të fuqishëm, dhe sidomos pa një prapavijë të fortë ligjore. Edhe pse nuk shkëlqeu në shkollë, Franklin Delano Roosevelt mësoi shumë nga përvoja e jetës. Kjo e ndikoi atë në marrjen e vendimeve shumë të zgjuara gjatë karrierës së tij presidenciale. Franklin ishte kushëriri i pestë i Theodore Roosevelt, Presidentit të 26-të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai erdhi nga një familje shumë e privilegjuar, e cila kishte shumë të afërm me ndikim të madh në politikë dhe fusha të tjera. Krenar për prejardhjen e familjes së tij, Franklin pohonte se kishte lidhje me njëmbëdhjetë Presidentë të SHBA-së, si edhe njerëz të famshëm si Robert E. Lee, Jefferson Davis, Mbretëresha Elizabeth dhe Winston S. Churchill. Kjo tregon se aftësitë udhëheqëse të Franklin ishin në linjën e gjakut të tij.Franklin lidhi martesë me Eleanor Roosevelt, mbesën e Theodore Roosevelt. Eleanor ishte grua e zgjuar dhe e mirëarsimuar për kohën e saj. Ajo ndikoi shumë në “New Deal” (Marrëveshjen e Re), si dhe ndihmoi Franklinin në reformat e nevojshme gjatë Depresionit të Madh.  

Një Roosevelt ndryshe në politikë 

Edhe pse Franklin erdhi nga një linjë e gjatë politikanësh, ai ishte i pari demokrat në familjen e tij. Të gjithë Rooseveltët përfshirë dhe Theodorin, ishin republikanë. Në fakt, vendimi i tij për të qenë një demokrat e ndihmoi të fillonte karrierën politike. Në zgjedhjet për Senatin e Shtetit të Nju Jorkut, në vitin 1910, edhe pse kandidonte me siglën e demokratëve, ai u votua kryesisht për shkak të emrit të familjes së tij. Vetëm një demokrat kishte mundur të fitonte në Kontenë e Dutchess, zona ku kandidonte Franklin, që nga viti 1856. Atë kohë, shumë njerëz ende kujtonin me respekt të madh Theodore Rooseveltin, ndaj dhe Partia Demokratike vendosi të kandidonte atje një Roosevelt demokrat. Franklin fitoi me diferencë votash dhe kjo shënoi nisjen e karrierës së tij politike.  Roosevelt kishte një karrierë premtuese sepse më herët ai kishte shërbyer si senator i shtetit dhe Ndihmës Sekretar i Marinës. Në vitin 1920, ai konkurroi për një biletë në Shtëpinë e Bardhë, për zëvendëspresident, teksa guvernatori i Ohios, James Cox ishte kandidat për Presidentit. Ata humbën në betejën elektorale me Warren G. Harding dhe Calvin Coolidge. Kjo nuk e pengoi Franklin të vazhdojë shërbimin në poste publike.  

Presidenti në karrigen me rrota 

Franklin Roosevelt u paralizua pas një goditjeje nga poliomieliti në vitin 1921. Ai nuk e la paaftësinë fizike ta ndalonte për t’u marrë me politikë. Roosevelt u përpoq pareshtur të gjente një kurë për sëmundjen e tij. Për një kohë, ai u tërhoq për shkak të sëmundjes, por bashkëshortja Eleanor dhe Louis Howe e inkurajuan të vazhdonte më tej. Roosevelt punoi shumë në përmirësimin e imazhit fizik dhe politik. Ai mësoi të ecte vetë në distanca të shkurtra. Franklin kujdesej të mos shfaqej në publik duke përdorur karrigen me rrota. Asnjëherë nuk deshi të mësohej nga publiku aftësia e tij e kufizuar. Roosevelt i mbajti larg mediat nga ky problem, ndaj ekzistojnë vetëm tre foto që e tregojnë atë në karrigen me rrota. Paraliza e Franklin e solli poliomielitin në vëmendje publike. Mijëra jetë janë kursyer nga çrrënjosja e kësaj sëmundjeje. Për zbulimin e vaksinës kundër poliomielitit ka meritë edhe Roosevelt, pasi nxiti hulumtuesit. Pas disa mosmarrëveshjeve me persona me ndikim në Partinë Demokratike të Nju Jorkut, Roosevelt u shfaq në paqe me ta në Konventat Kombëtare të vitit 1924 dhe 1928 për të emëruar guvernatorin e Nju Jork, Al Smith si kandidat për president. Kjo e rriti ekspozimin e tij kombëtar, ndaj dhe Al Smith i kërkoi të kandidonte për guvernator i Nju Jorkut, në vitin 1928. Roosevelt fitoi me rezultat të ngushtë, por ky triumf i dha besimin të kuptonte se ylli i tij politik ishte në ngjitje. Si guvernator, ai besonte në një qeveri progresive që krijonte programe të reja sociale. Në vitin 1930, republikanët u fajësuan për Depresionin e Madh dhe Franklin Roosevelt ndjeu se kishte ardhur koha e triumfit. Ai filloi përgatitjen për një kandidim në zgjedhjet presidenciale. Shpesh bënte thirrje publike për ndërhyrjen e qeverisë në ekonomi, që të siguronte lehtësi, shërim përmes reformave. Qasja e tij optimiste, pozitive dhe përvoja personale e ndihmuan të fitonte ndaj kandidatit republikan Herbert Hoover, për president, në nëntor të viti 1932. Kur Roosevelt mori detyrën, në mars të vitit 1933, Amerika numëronte 13 milionë të papunë dhe qindra banka ishin mbyllur. Roosevelt u përball me krizën më të madhe në historinë e SHBA-së që nga Lufta Civile. Në 100 ditët e para si presidenti Franklin Roosevelt propozoi reformë të thellë ekonomike materializuar në programin “Marrëveshja e Re”. Ai urdhëroi mbylljen e përkohshme të bankave për të ndaluar tërheqjen e depozitave. Ai formoi një “Task Forcë” me ekspertë ekonomikë, të cilët projektuan agjencitë për të mbështetur fermerët, punësuar të rinjtë, rregulluar pagat e çmimet, siguruar depozitat bankare, rregulluar tregun e aksioneve, subvencionimin e kolateralëve etj. Që nga viti 1936, ekonomia tregoi shenja përmirësimi. Produkti i Brendshëm Bruto u rrit me 34 për qind, dhe papunësia ra nga 25 për qind në 14 për qind. Por, Franklin Roosevelt u përball me kritika për rritjen e shpenzimeve qeveritare, buxhet të çekuilibruar, dhe se e kishte çuar vendin drejt socializmit. Disa akte të Marrëveshjes së Re u deklaruan jo kushtetuese nga Gjykata e Lartë e SHBA-së. Në vitin 1938, opinioni jo pozitiv për qeverisjen, rritja e ngadaltë ekonomike dhe fitoret e republikanëve në zgjedhjet e ndërmjetme, nuk i dha mundësinë Rooseveltit të kalonte legjislacionin e reformës.  

Lavdia e një udhëheqësi të madh 

Që nga fundi i Luftës së Parë Botërore, Amerika kishte adoptuar një politikë izolacioniste në politikën e jashtme. Në fillim të viteve 30-të, Kongresi miratoi aktet e neutralitetit të SHBA-së, duke parandaluar ndërhyrjen e saj në konfliktet e huaja. Në vitin 1933, Franklin D. Roosevelt largoi vendin nga parimi i njëanshëm i Doktrinës Monroe dhe themeloi politika të fqinjësisë së mirë me Amerikën Latine. Megjithatë, me lindjen e konflikteve ushtarake në Azi dhe Evropë, Roosevelt ka kërkuar mënyra për të ndihmuar Kinën në luftën me Japoninë dhe deklaruar se Franca dhe Britania e Madhe ishin “Vija e parë e mbrojtjes” së Amerikës nga Gjermania naziste. Në vitin 1940, Roosevelt nuk ishte shprehur publikisht se do të kandidonte për një mandat të tretë presidencial. Por duke parë fitoret e Gjermanisë në Evropë dhe dominimin në rritje të Japonisë në Azi, ndjeu se vetëm ai kishte përvojën dhe aftësitë për të udhëhequr Amerikën në situata të tilla. Në Konventën Kombëtare të Partisë Demokratike në Çikago, Roosevelt i sfidoi të gjithë kundërshtarët dhe doli kandidat për president i demokratëve. Në nëntor 1940 ai fitoi zgjedhjet presidenciale kundër republikanit Wendell Willkie. Gjatë vitit 1941, Franklin Roosevelt inkurajoi fabrikat e SHBA-së të bëhen një “arsenali i demokracisë” për aleatët – Francën, Britaninë dhe Rusinë. Mizoritë e luftës i detyruan amerikanët të ishin më pak izolacionistë. Roosevelti shfrytëzoi qëndrimin e patundur kundër Fuqive të Boshtit si Gjermania, Italia dhe Japonia për të marrë mbështetjen dypartiake në Kongres për rritjen e numrit të ushtarëve që merrnin pjesë në furnizimin e Aleatëve. Shpresat për të mbajtur SHBA-në larg luftës përfunduan me sulmin japonez në Pearl Harbor, më 7 dhjetor të vitit 1941. Gjatë Luftës II Botërore, Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, Franklin Roosevelt, ndihmoi në realizimin e një strategjie efikase për të fituar mbi Gjermaninë në Evropë dhe Japoninë në Azi e Paqësorin Lindor. Gjatë kësaj kohe, Roosevelt promovoi formimin e Kombeve të Bashkuara. Në shkurt të vitit 1945, ai mori pjesë në Konferencën e Jaltës së bashku me kryeministrin britanik, Winston Churchill dhe sekretarin e përgjithshëm sovjetik, Josif Stalin, për të diskutuar riorganizimin e pasluftës. Pas Konferencës së Jaltës ai u kthye në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por shëndeti jo i mirë e dha goditjen. Pasditen e 12 prillit të vitit 1945, Roosevelt pësoi hemorragji cerebrale dhe u shua. Vdekja e Franklin Roosevelt tronditi publikun amerikan.  

Një lider i sprovuar 

Franklin D. Roosevelt ishte udhëheqësi më i rëndësishëm i shekullit të 20-të. Ai shpëtoi demokracinë amerikane nga Depresioni i Madh, udhëhoqi aleatët në fitoren mbi diktatorët, dhe triumfoi në katër palë zgjedhje të njëpasnjëshme. Fitorja e tij merr edhe më shumë vlera pasi dihet se vuante paaftësinë fizike, pas prekjes nga Poliomieliti në vitin 1921. Drejtimi që Franklin i bëri SHBA-së tregon efektivitetin e dukshëm të qeverisjes, një shembull i mirë për politikën e sotme. Roosevelt ishte një udhëheqës i ndërlikuar, i diskutueshëm, por çdo kombinim i ADN-së dhe përvojës e bëri atë të ishte jashtëzakonisht efektiv, sidomos në mandatin e tij të parë dhe të tretë, dhe pasardhësit e kanë parë vazhdimisht atë si një nga udhëheqësit më të fuqishme në historinë e SHBA. Një nga parimet e drejtimit të tij ishte; “Qëllimet mbaji të sigurta, mjetet për ti arritur ato fleksibël”. Fakt është se në vitet 1939-1941, Roosevelt e transformoi Amerikën nga një fuqi e mesme e ndarë dhe në mëdyshje në një udhëheqëse globale. Ai e shtyu izolimin në skajet e jetës kombëtare dhe e tërhoqi vendin në luftë, një veprim ky i kryer me kujdes dhe finesë. Franklin i ndryshonte vazhdimisht taktikat, por pas tyre gjithnjë dallohej synimi i qartë dhe i palëkundur. Për të realizuar synimet e tij, Roosevelt e ktheu qeverinë në një anije me vela, që ecte e fiksuar vetëm drejt progresit, edhe pse ndonjëherë lëkundej, por më në fund e ankoronte atë në portin e zgjedhur prej tij. Suksesi i udhëheqjes së Roosevelt ishte bashkëpunimi; “Ju jeni më të fortë kur punoni me të tjerët”, shprehej FDR. Për shkak të paralizës, pasojë e poliomielitit, Roosevelt u detyrua të mbështetet për arritjen suksesit politik dhe mbijetesën e tij, te familja, miqtë dhe bashkëpunëtorët. Në rrethanat që paraprinë Pearl Harborin, ai caktoi pesë burra të jashtëzakonshëm – diplomatin e mirëshkolluar, Sumner Welles, aventurierin dhe drejtuesin e ardhshëm të aktiviteteve të fshehta të inteligjencës (OSS- Zyra e Shërbimeve Strategjike) Republikanin “Wild Bill” Donovan, punonjësin social dhe influent, Harry Hopkins, kandidatin presidencial të Partisë Republikane (GOP-Grand Old Party) Wendell Willkie, dhe biznesmenin e diplomatin Averell Harriman. Roosevelt i dërgoi ata në misione të veçanta në Europë, që ishin vendimtare për luftën dhe Amerikën e shekullit XX. Pesë të dërguarit ishin frymëzimi dhe instrumentet e politikës së jashtme të Franklin D. Roosevelt. Përvoja e Roosevelt na mëson se: “Të jesh në dijeni të veprimeve të kundërshtarit”, është domosdoshmëri për jetëgjatësinë politike të një lideri. Filozofi dhe diplomat i kohës së luftës Isaiah Berlin ka vërejtur se Franklin Roosevelt besonte në “fleksibilitet, improvizim, trajtimin e personave dhe shfrytëzimin e burimeve të shumëllojshme në mënyra të reja dhe të papritura”. I vendosur për ta neutralizuar krahun izolacionist të Partisë Republikane, ngriti në nivele ndërkombëtare republikanin, Wendell Willkie. Ndokush mendonte se nuk do të ishte e mundur që një ish-rival presidencial t’i shërbente qëllimeve të Rooseveltit, por gaboi. Në të vërtetë, ai zotëronte një shkallë të tillë të lartë të besimit në vete, se koncepti i tij i udhëheqjes së presidencës krejtësisht pa vështirësi apo shqetësim është në thelb shëmbëlltyrë e vetë personalitetit të tij. Besimi i Roosevelt mundësoi mospajtimin e presidentit me këshilltarët kur duhet të merreshin vendime të rëndësishme, mbështetja e tij e hershme për Britanisë në fillim të Luftës së Dytë Botërore shushati shumica e tyre. Zëvendëspresident, guvernator në Nju Jork, dhe më në fund president, ai pothuajse ia ka kushtuar të gjithë jetën e tij shërbimit publik. “Kurioziteti është një gjë e mirë”. Kjo zinte vend të rëndësishëm në metodat e qeverisjes së Roosevelt. Ai liroi zinxhirët komandues. La mënjanë protokollet dhe krijoi perandorinë ndërthurëse administrative. Shpesh ai ua ndante një detyrë të vetme shumë njerëzve. Kjo ishte metoda e duhur për këtë çmenduri administrative. Duke kërkuar inteligjencës kudo, ai shmangu kapjen pas një burimi të vetëm. Me vendosjen e këshilltarëve të tij kundër njëri-tjetrit, ai testoi fuqinë e argumenteve të tyre. Duke shkrirë autoritetin, ai mbante kontrollin mbi çdo gjë. Roosevelt shquhej për Guximin dhe karakteri i fortë. Ai nuk e lejoi asnjëherë paaftësinë të pushtonte shpirtin e tij. Kjo duket në mënyrën se si ai është marrë me poliomielitin që i shkaktoi paaftësinë fizike kur ishte vetëm 39 vjeç. Të gjithë të njohurit e tij ranë dakord: ai u përball me pafuqinë me kurajë, këmbëngulje, dhe shpresë. Këto tipare të karakterit u shfaqën kur, si udhëheqës dhe komandant i përgjithshëm, ai inkurajoi një komb duke luftuar kundër Depresionit të Madh dhe fuqive të Boshtit në Luftën II Botërore. Studiuesi David Kennedy e quan atë një burrë të provuar në jetën politike dhe madje edhe një pasuri kombëtare. Roosevelt ishte një udhëheqës i përgjegjshëm ndaj detyrës. Ndjenja e shërbimit ndaj vendit i ishte rrënjosur nga prindërit, familja e tij e zgjeruar dhe mësuesit në Groton. Ai kurrë nuk kishte parashikuar ndonjë karrierë tjetër veç asaj të shërbyesit publik. I mprehtë dhe mendjehollë, si kushëri i Theodore, Franklin u ngjit në hierarki nga senator i Shtetit të Nju Jorkut e ndihmës sekretar i Marinës, kandidat presidencial. Shumica e njerëzve pranojnë se ai ishte një lider efektiv. Shkrimtarë të shumtë janë përpjekur të gjejnë cilësitë që e bënë atë tërheqës për ndjekësit e tij. Më mirë se kushdo tjetër historiani David Kennedy ka përshkruar disa nga karakteristikat e Roosevelt. “Presidenti i 32 i SHBA-së, ishte njohës i mirë i situatave, karizmatik, vetëbesues, i angazhuar në shërbimin publik, me karakter të fortë, vizion të qartë për të ardhmen e kombit dhe rolin e SHBA-së në botë, zotëronte aftësi politike për të realizuar një fazë përgatitore perfekt përpara marrjes së një vendimi, etj.  Ai zotëronte një kureshtje të madhe, një oreks të pakufi për dije që kombinoheshin me kapacitetin e tij për të absorbuar një gamë të habitshme të fakteve përmes bisedës. Bashkëbisedimi ishte mënyra e tij e preferuar e të mësuarit, ai donte t’i flisnin gjerësisht për çdo gjë”, shkruan David Kennedy. 

Presidenti i katër mandateve u shua në krye të detyrës 

Para Frankin D. Roosevelt, disa presidentë u përpoqën të kërkonin më shumë se dy mandate, por të tjerë e kanë konsideruar të mjaftueshëm drejtimin e vendit në vetëm dy të tillë. Mund të përmendim këtu Ulysses S. Grant, i cili ka bërë përpjekje për një mandat të tretë, por nuk u pa si kandidat i mundshëm nga partia e tij. I ndryshëm ishte rasti i George Washington, i cili u bë i famshëm për mospranimin e një mandati të tretë, dhe shumë ia atribuojnë pikërisht atij amendamentin që u krijua më pas për të krijuar një qeverisje vetëm në dy presidenca. Franklin Roosevelt është i vetmi që u zgjodh të drejtonte vendin në katër mandate. Pasi këtij shërbimi presidencial të Franklin Roosevelt, u propozua dhe më pas u ratifikuara një amendament, ku përcaktohej një afat për presidencën deri në dy mandate. Njerëzit mendonin se të pasurit e një presidenti që shërbente në kaq shumë mandate mund të çonte në korrupsion politik, pushtet të pakufizuar, për shkak të kohës së gjatë të qeverisjes nga një person. Ka pasur disa tentativa për shfuqizimin e këtij amendamenti, por asnjëra prej tyre nuk ka qenë e suksesshme. Franklin Roosevelt do të mbetet i vetmi që ka shërbyer më shumë se dy mandate në krye të SHBA-së. Ai shërbeu si president për dymbëdhjetë vjet, dhe madje u shua pas vitit të parë të mandatit të tij të katërt, pak para shpalljes së fitores ndaj Japonisë, nga një hemorragji cerebrale më 12 prill, 1945. Nga 44 presidentë të Shteteve të Bashkuara, vetëm tetë prej tyre humbën jetën në mandatin e tyre presidencial. Franklin ishte një nga të paktët që u shua nga shkaqe natyrore. Presidentët; Lincoln, Kennedy,  Garfield dhe McKinley, u vranë teksa udhëhiqnin SHBA-në. William Harrison, Presidenti i 9-të i SHBA-së, vdiq në vitin 1841 nga pneumonia, Zachary Taylor, Presidenti i 12-të i SHBA-së, vdiq në vitin 1850 pasi vuante nga disa sëmundje, ndërsa Warren G. Harding, presidenti i 29-të, vdiq nën dyshimin për helm, ndërsa mjekët e tij shkak përcaktuan komplikacionet në zemër. /KultPlus.com

Shpesh ligështinë e kam takuar

Poezi nga Eugenio Montale

Shpesh ligështinë e kam takuar
ishte përroi që gurgullon i therur
ish mbështjellja e gjethes së shterur
si kaush, ishte kali i rrëzuar.

Të mirë nuk dita, tej mrekullisë
që shpalos Shpërfilljen hyjnore:
ishte ajo, e përgjumura shtatore
ndaj mesdite, dhe reja, e skifteri lart çuar.

Përktheu: Edon Qesari / KultPlus.com

11 nga filmat më të mirë për t’u parë në muajin shkurt

Përfshirë filmat e tretë të ‘Ant-Man’ dhe ‘Magic Mike’, ‘Cocaine Bear’ dhe një dokumentar të Pamela Anderson në të cilin ajo tregon historinë e saj – këto janë publikimet e padiskutueshme të këtij muaji, transmeton KultPlus.

(Credit: Alamy)

  1. Shën Omer (Saint Omer)

Pse dikush do të vriste fëmijën e vet? Alice Diop ia bëri vetes këtë pyetje në vitin 2016, kur po shikonte gjyqin e një gruaje franko-senegaleze që kishte lënë fëmijën e saj në një plazh për t’u mbytur. Pasi bëri emër si producente dokumentaresh, Diop i ka kthyer kujtimet e saj nga gjyqi në një dramë magjepsëse, ‘Saint Omer’. Kayije Kagame luan Ramën, një romanciere shtatzënë, e ngjashme me Diopin, e cila planifikon ta përdorë rastin në librin e saj mbi mitin grek të Medeas që vret fëmijë. Guslagie Malanda luan Laurence Coly, gruaja komplekse në gjyq.

Diop përdor me vetëdije shumë trope të dokumentarëve të vërtetë të krimit“, thotë Sheila O’Malley në RogerEbert.com, “ndërsa në të njëjtën kohë i përmirëson ato. Duke vepruar kështu, ‘Saint Omer’ bëhet një reflektim shumë më i madh mbi jetën bashkëkohore franceze. përvoja e emigrantëve dhe hijet që tërheqim me vete ndërsa lëvizim në një hapësirë tjetër.

Filmi u publikua më 3 shkurt në MB dhe Irlandë dhe 9 shkurt në Holandë.

(Credit: Alamy)
  1. Gratë që flasin (Women Talking)

‘Women Talking’ sapo është nominuar për filmin më të mirë dhe skenarin më të mirë të adaptuar në Oscars të këtij viti. I shkruar dhe drejtuar nga Sarah Polley, dhe i nxjerrë nga romani i bazuar në fakte i 2018-ës i Miriam Toew, filmi paraqet Claire Foy, Jessie Buckley, Rooney Mara dhe një aktore franceze Frances McDormand si banorë të një komuniteti të largët fetar ku burrat kanë droguar dhe kanë përdhunuar gratë për vite me radhë. Kur krimet më në fund dalin në dritë, gratë duhet të vendosin se çfarë të bëjnë: të falin sulmuesit e tyre, të luftojnë për drejtësi ose të largohen nga komuniteti, edhe nëse kjo do të thotë, sipas asaj që u është mësuar, se ato do të humbasin shansin e tyre të shkuarjes në parajsë.

Lindsey Bahr në Associated Press thotë se “filmi i jashtëzakonshëm i Polley është ekspresionist dhe lirik, thumbues dhe poetik. Bisedat janë të çrregullta, feminizmi kontradiktor dhe trauma e komplikuar… Është i zgjuar dhe urgjent dhe mund të ndihmojë ata që më parë nuk ishin në gjendje të gjenin fjalë apo edhe ndjenja koherente për përvojat e tyre traumatike.

Filmi u publikua më 9 shkurt në Gjermani, 10 shkurt në MB dhe Irlandë, 16 shkurt në Australi dhe Holandë dhe 17 shkurt në Spanjë dhe Suedi.

(Credit: ZIP CINEMA & CJ ENM Co)
  1. Ndërmjetës (Broker)

Hirokazu Kore-Eda ka shkruar dhe drejtuar një numër të madh filmash të bukur humanë, duke përfshirë edhe çmimet fituese të çmimeve të vitit 2018, “Shoplifters”. I vendosur në Korenë e Jugut, heroi i saj i pamundur (Song Kang-ho, ylli i Parazitit) është një pronar lavanderie me një situatë shokuese: ai merr foshnjat nga “kutia e foshnjave” të një kishe, aty ku njerëzit mund të lënë fëmijë të padëshiruar, dhe më pas ua shet ato foshnje prindërve të mundshëm birësues. Megjithatë, detektivët e policisë po e vëzhgojnë, e po ashtu edhe nëna e re e fëmijës së fundit që po shet. Sado e errët që mund të tingëllojë kjo premisë, ‘Broker’ bëhet një film qesharak dhe me zemër të madhe për një grup të vetmuarish që bëhen një familje.

Ka një simpati të habitshme për vendimet e pafalshme që marrim, një durim për të gjitha udhëtimet e çuditshme që duhet të bëni për të larguar pakënaqësinë e trashëguar nga brezat“, thotë Ella Kemp në IndieWire. “Dhe, disi, regjisori gjen gjithmonë një mënyrë për të parë dritë në të gjitha.

Filmi u publikua më 3 shkurt në MB.

(Credit: Netflix)
  1. Pamela, Një histori dashurie (Pamela, A Love Story)

Seriali dramatik i vitit të kaluar tregoi se si kaseta seksuale e muajit të mjaltit të Pamela Anderson dhe Tommy Lee u vodh, u kopjua dhe u shpërnda në të gjithë botën. Seriali dukej se e mbështeste Anderson-in, por ai u realizua pa bashkëpunimin e saj, dhe kështu në një nivel producentët po përjetësonin vetë shfrytëzimin që pretendonin se e dënonin. Siç tha Laura Martin në rishikimin e saj të BBC Culture: “Ndjehet si gjëra të ashpra që, për fat të keq, kanë lehtësuar që viktima e jetës reale të shtyhet në mënyrë të padëshiruar në titujt e një episodi që ka të ngjarë të harrojë.” Tani, një dokumentar intim nga Ryan White, regjisori i Serena dhe Good Night Oppy, i lejon Anderson të prezantojë jetën e saj ashtu siç dëshiron – si dhe duke lejuar Netflix të marrë nivelin e lartë moral nga Disney+. “Unë e bllokova atë kasetë të vjedhur nga jeta ime për të mbijetuar, dhe tani që gjithçka po kthehet përsëri, ndihem i sëmurë“, thotë Anderson në trailerin e ‘Pamela, A Love Story’. “Unë dua të marr kontrollin e narrativës për herë të parë.”

Filmi u publikua në Netflix më 31 janar.

(Credit: Alamy)
  1. Jean blu (Blue Jean)

Në vitin 1988, qeveria konservatore e Margaret Thatcher prezantoi klauzolën 28 në Mbretërinë e Bashkuar, një ligj që ndalon autoritetet lokale të “promovojnë homoseksualitetin” dhe shkollat “të mësojnë homoseksualitetin si një marrëdhënie familjare e pretenduar”. Është një kohë nervoze për Jean (Rosy McEwan), heroina e dramës së nominuar për “Bafta” të Georgia Oakley. Një mësuese e edukimit fizik në një marrëdhënie të lumtur me të njëjtin seks, Jean preferon ta mbajë sekret seksualitetin e saj në shkollë. Por kur një nxënëse e re, Lois (Lucy Halliday), e vë re në një lokal lezbikesh, ajo ka frikë se sekreti do të dalë në shesh.

Ky debutim i mrekullueshëm nga shkrimtarja dhe regjisorja Georgia Oakley përdor një studim intim të personazheve si një lente përmes së cilës mund të shikohet një periudhë krize dhe tronditjeje të thellë për komunitetin gay”, shkruan Wendy Ide në Screen Daily. “Është një fotografi e arritur jashtëzakonisht në çdo nivel, jo më pak në performancat e ndjeshme dhe jashtëzakonisht autentike.

Filmi u publikua më 10 shkurt në MB dhe Irlandë.

(Credit: Warner Bros)
  1. Vallëzimi i fundit i Majkut Magjik (Magic Mike’s Last Dance)

Channing Tatum tregon përsëri formën e tij për filmin e tretë dhe të fundit në serinë e tij të striptistëve meshkuj, me regji, siç ishte filmi i parë, nga Steven Soderbergh. Personazhi i Tatum, Mike Lane, ka punuar si banakier në Miami që nga ngjarjet e Magic Mike XXL (2015). Kërcimi i fundit i ‘Magic Mike’ është frymëzuar nga një shfaqje reale skenike, “Magic Mike Live London”, e cila u krijua nga Tatum në vitin 2018. Por u nxit edhe nga dëshira e tij për t’i dhënë Majk një homologe të fuqishme femër.

Në të vërtetë, dy filmat e parë kanë të bëjnë me burra të krijuar për gra, ose njerëz që i pëlqejnë burrat, por asnjëri prej tyre nuk kishte karaktere vërtet të forta femërore”, i tha ai Jessica Pressler në Vanity Fair, “kështu që u duk sikur ne i mashtronim njerëzit në njëfarë niveli. Sikur të kemi mashtruar kodin.

Filmi u publikua nga 9 shkurt ndërkombëtarisht.

(Credit: Disney)
  1. Ant-Man and The Wasp: Quantumania

Dy filmat e parë Ant-Man ishin në shkallë të vogël në më shumë se një. Ata mbaheshin nga sharmi i udhëheqësit të tyre, Paul Rudd, por ishin të parëndësishëm dhe të harrueshëm: a mund të kujtohet dikush se kush ishte zuzari në filmin Ant-Man and the Wasp të 2018-ës? Drejtori i serialit, Peyton Reed, premton se filmi i tretë Ant-Man do të jetë ndryshe. Në vend në San Francisko, ai ka bërë një aventurë epike të vendosur në një univers mikroskopik të sunduar nga Kang Pushtuesi (Jonathan Majors) që udhëton në kohë.

Njerëzit ndiheshin sikur: “Oh, këta janë pastrues të vegjël argëtues pas një filmi gjigant Avengers”, tha Reed për Clark Collis nga EW. “Për këtë të tretën, thashë, ‘Nuk dua të jem më pastrues i qiellzës. Dua të jem filmi i madh i Avengers’… Më dukej interesante të marr Avengers më të vegjël – ndoshta në mendjet e disa njerëzve Avengers më pak të fuqishëm – dhe i vendosi kundër forcës më të fuqishme në multivers.”

Filmi u publikua nga 15 shkurt ndërkombëtarisht.

(Credit: Universal)
  1. Trokitni në kabinë (Knock at the Cabin)

Nëse kinemaja amerikane na ka mësuar diçka, është se të shkosh me pushime në një kasolle në pyll është gjithmonë një ide e tmerrshme. Personi i fundit që na mësoi këtë mësim është M Night Shyamalan (Shqisa e Gjashtë, Shenjat), i cili ka përshtatur ftohësinë e tij apokaliptike nga romani horror makth i Paul Tremblay, “Kabina në fund të botës”. Në këtë rast, njerëzit mjaft budallenj për të qëndruar në një kasolle të izoluar janë një vajzë (Kristen Cui) dhe prindërit e saj (Jonathan Groff dhe Ben Aldridge). Katër të huaj (Dave Bautista, Rupert Grint, Nikki Amuka-Bird, Abby Quinn) vijnë në derën e tyre dhe njoftojnë se një anëtar i familjes duhet të sakrifikohet, ose përndryshe raca njerëzore do të fshihet. Pjesa e çuditshme është se të huajt mund të thonë të vërtetën.

A ia vlen të shpëtosh njerëzimin? A jemi mirë? Eksperimenti njerëzor – a funksionon ky?

Filmi u publikua nga 1 shkurti ndërkombëtarisht.

(Credit: Universal Pictures)
  1. Ariu i Kokainës (Cocaine Bear)

Bazuar shumë, shumë lirshëm në një histori të vërtetë, ‘Cocaine Bear’ është një komedi horror e vendosur në vitin 1985, kur një tregtar droge hedh një qese me kokainë nga avioni i tij. Plani është që një nga punonjësit e tij do të mbledhë çantën, por një ari i zi gëlltit përmbajtjen e saj së pari dhe tërbohet nëpër një pyll të Gjeorgjisë në një furi të çmendur nga droga. Potencialisht filmi më argëtues rreth kaosit të lidhur me ursinën që nga ‘Paddington 2’. Në ‘Cocaine Bear’ luan Keri Russell, O’Shea Jackson, Alden Ehrenreich dhe i ndjeri Ray Liotta si alpinistët dhe gangsterët e pafat që janë në pyll në atë kohë.

Është drejtuar nga Elizabeth Banks (Pitch Perfect 2, Charlie’s Angels), i cili i tha Peter Grey në AU Review: “Unë i dua personazhet që janë qesharak dhe të dobët. Mendoj se kur je përballë një ariu të lartë në kokainë, nuk është kështu. Pavarësisht se kush jeni.

Filmi u publikua nga 22 shkurt ndërkombëtarisht.

(Credit: Alamy)
  1. E mrekullueshmja Maurice (The Amazing Maurice)

‘Puss in Boots: The Last Wish’ nuk është filmi vizatimor i vetëm fantazi i këtij dimri për një mace që flet. Tjetri është ‘The Amazing Maurice’, përshtatur nga romani për fëmijë i vlerësuar me çmime të Terry Pratchett, dhe ku shfaqet Hugh Laurie si zëri i maces titullare. Maurice është truri pas një mashtrimi të lidhur me Pied Piper.

Sa herë që gjen një fshat me pamje premtuese, ai udhëzon bandën e tij besnike të minjve (përfshirë një të shprehur nga David Tennant) të kryejnë trazira, ku shoku i tij njerëzor me sjellje të butë, Keith (Himesh Patel), i ofron të merret me infektimin e brejtësve. Problemi fillon kur ata vijnë në një qytet që tashmë ka problemin e tij të mirëfilltë të minjve dhe grabitësit e tij të vërtetë – ose kështu duket.

“‘The Amazing Maurice’ është një trazirë budallallëku nga fillimi në fund, duke shfaqur aktorë më të mirë që e përgatisin bukur“, thotë Cath Clarke në The Guardian. “Ky është një film me shumë sharm dhe i jep kinemasë minjtë e saj më të dashur që nga ‘Ratatouille’.

Filmi u publikua më 1 shkurt në Francë, 2 shkurt në Meksikë, 3 shkurt në SHBA dhe Indi dhe 9 shkurt në Gjermani.

(Credit: Netflix)
  1. Vendi juaj ose i imi (Your Place or Mine)

Publikuar pikërisht në kohën e Ditës së Shën Valentinit, yjet e ‘Your Place or Mine’, Reese Witherspoon dhe Ashton Kutcher si dy miqtë më të mirë platonikë afatgjatë. Ajo jeton në Nju Jork dhe ai në Los Anxhelos, por kur ata i ndërrojnë shtëpitë për një javë, në mënyrë që ajo të ketë pushime ndërsa ai kujdeset për djalin e saj, ata e kuptojnë… mirë, ndoshta mund ta merrni me mend se çfarë vijnë për të realizuar.

‘Your Place or Mine’ premton të jetë një komedi romantike arketipale e Hollivudit, që nga premisa e saj te aktorët e saj deri te regjisori-regjisorja. Por kjo nuk është një kritikë. Industria e filmit është larguar nga ky lloj trajtimi i ëmbël për dekadën e fundit, kështu që ka ardhur koha që të bie në dashuri me romcom-in edhe një herë.

Filmi u publikua më 10 shkurt në Netflix. / KultPlus.com

(Image credit: Warner Bros)
(Image credit: Warner Bros)

MKRS ndan 1 milion euro për autorët, librat, revistat dhe bibliotekat në vitin 2023

Mbështetjen për nxitjen e krijimtarisë artistike MKRS po e kalon në një nivel tjetër.

Për zhvillimin e një politike të re të orientuar në promovimin e leximit, janë ndarë 1 milion euro. Botimi dhe blerja e librave e revistave letrare këtë vit është mbështetur me gjysmë milion euro, teksa gjysma tjetër do të shkojë për bibliotekat e Kosovës dhe autorin e pavarur për zhvillim dhe botim të librit.

Krahasuar me vitin 2022 kur buxheti total i këtyre thirrjeve ishte 160 mijë euro, buxheti i këtij viti është gjashtë herë më i lartë.

Konkursi i parë për përkrahje financiare për librat dhe revistat tashmë është i hapur për aplikim: https://bit.ly/3HGWAy8

Përmes tij synohet kultivimi i vlerave artistike e kulturore. E për të krijuar përvoja të reja leximi, gjatë vitit do të hapen edhe thirrjet për fondin e bibliotekës, mbështetjen e autorit dhe aktivitetet tjera letrare. / KultPlus.com

Opera “Vjosa”, vepra e rëndësishme shqiptare (FOTO)

Opera shqiptare “Vjosa” zë një vend të rëndësishëm në repertorin e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, si një nga veprat tërësisht shqiptare. Me muzikë të kompozitorit Tish Daija dhe libret të Llazër Siliqit premiera e kësaj vepre u mbajt më 9 shkurt të vitit 1980.

Interpretuesit e operës “Vjosa” ishin artistët më në zë të skenës operistike shqiptare, si: Edith Mihali, Shqipe Mingomataj, Gaqo Çako, Ramiz Kovaçi, Hysen Koçia, Pëllumb Katroshi, Petrika Rrëmbeci, Emine Gjata etj.

Kompozitor: Tish Daija. Libreti:Llazar Siliqi. Dirigjent: Ermir Krantja. Regjisore: Drita Agolli. Skenograf: Ksenofon Dilo. Mjeshtër kori: Rozmari Jorganxhi.

Personazhet dhe interpretët: Vjosa: Edith Mihali, Shqipe Mingomataj; Naska: Rajmonda Dabulla, Xhovana Doko, Valentina Qato; Muji: Gaqo Çako, Hysen Koçia, Gjergj Sulioti; Biraku: Lefter Besho, Pëllumb Katroshi; Sadiku: Ramiz Kovaçi, Burhan Spahiu; Zela: Luiza Papa, Emine Gjata, Mimika Martiri; Hana: Afërdita Pilkati, Z.Vukaj; Lulja: Myzejen Mullaj, Zeliha Sina; Çlirimi: Gaqo Zdruli, Luan Sula, Vangjo Kosta; Gjergji: Agim Quku, Petrika Rëmbeci; Fredi: Janaq Mici; Zadja: Xhovana Doko, Valentina Qato. / KultPlus.com

Charles Bukowski: Patëm vendosur të çonim ilaçe në Afrikë, por tek të gjithat shkruhej – pas buke!

Thënie nga Charles Bukowski

• Nuk e di për të tjerët, por kur unë zgjohem në mëngjes dhe vesh këpucët, mendoj: Zot, po tani çfarë?

• Do të të duhet të vdesësh disa herë përpara se të jetosh me të vërtetë.

• Shumë shpesh njerëzit ankohen se ata nuk kanë bërë asgjë me jetën e tyre; dhe pastaj ata presin që dikush t’ju thotë se kjo nuk është kështu.

• Gjenialitet do të thotë të kesh aftësinë për të thënë një gjë mjaft të thellë në mënyrë të thjeshtë.

• Ne të gjithë do të vdesim, të gjithë ne, çfarë cirku. Kjo duhet të na bënte të gjithë të donim njëri-tjetrin por jo. Ne jemi të terrorizuar nga rivaliteti me njëri-tjetrin.

• Pa letërsi, jeta është një ferr

• Disa njerëz nuk bëjnë asnjëherë çmendurira, sa të tmerrshme duhet të jenë jetët e tyre.

• Nëse do ta provosh me të vërtetë, shkoi deri në fund. Ndryshe, as nuk e ke filluar fare. Nuk ekziston një ndjenjë më e mirë se sa ajo. Do të jesh vetëm me Zotat. Një luftë e vërtetë

• Ne jemi këtu për t’i jetuar jetët tona aq mirë, sa që vdekja të trembet për të na marrë.

• Problemi me pijen është ky: mendova teksa pija. Nëse një gjë e keqe ndodh, ti pi për të harruar, por nëse diçka e mirë ndodh, atëherë pi për të festuar, dhe nëse nuk ndodh asgjë, ti pi për të bërë diçka të ndodhë.

• Të pirit është një gjë emocionale. Të nxjerr nga rutina e jetës së përditshme, nga të qenit çdo ditë njësoj. Të vendos me shpatulla pas murit. Kam ndjesinë se të pirit është një formë vetëvrasjeje ku të lejohet të kthehesh në jetë dhe ta fillosh jetën nga fillimi. Është si të vrasësh veten e më pas të ringjallesh. Besoj se deri tani kam jetuar 10-15mijë jetë

• Mbahu për birra. Birra është një gjak i përhershëm; një dashnore e përjetshme…

• Mendoj që kemi nevojë për një pije. Pothuajse të gjithë kanë nevojë, thjesht nuk e dinë.

• Më pëlqen t’i ndryshoj shpesh dyqanet e pijeve sepse nëpunësit fillojnë t’i dinë zakonet e tua nëse ke shkuar çdo natë dhe ke blerë sasi të mëdha alkooli. E ndjej tek mendojnë se si ka mundësi që nuk kam vdekur akoma dhe kjo më bën të mos ndjehem rehat. Mbase ata nuk e mendojnë diçka të tillë, por kjo më është kthyer në paranojë

• Të deheshe ishte diçka e mirë. Vendosa se gjithnjë do më pëlqente të bëhesha tapë.

• Patëm vendosur të çonim ilaçe në Afrikë… por, tek të gjithat shkruhej: pas buke!

• Të shkruash poezi nuk është e vështirë. Të jetosh është e vështirë.

• Secili ka të metat e tij, dihet. Por unë isha tri herë më lart se persekutorët e mi.

• Kaloja para dyqind vetave dhe nuk arrija të shikoja qoftë dhe një qenie njerëzore.

• Mendoni për miliona veta që jetojnë së bashku edhe pse nuk iu pëlqen, e urrejnë punën por kanë frikë ta humbasin, nuk ka pse të çuditësh që e kanë atë fytyrë të cilën e kanë.

• Jam i sigurt që do të më jepet një minutë për t’i menduar të gjitha herët që doja ta ulërija atë që ndjeja, por kam heshtur nga frika se nuk do të kuptohem, dhe do të pendohem për synimet të cilat i kam braktisur ngaqë frika se do të dështoja më ka ndaluar t’i vazhdoja.

• Kjo jetë është një e përdalë. Shkon kështu çakërqejf, sepse ka çaste që të lënë shije të hidhur në gojë, e të tjera çaste aq të bukura sa të bëjnë të harrosh paudhësitë e pafundme të jetës.

• Ndryshimi midis një demokracie dhe një diktature është se në një demokraci ti voton një herë e pastaj i merr urdhrat; në një diktaturë nuk e shpenzon fare kohën duke votuar.

• Nëse një ditë më dëgjoni të flasë për dashuri, e yje… ju lutem, më vrisni!

• Filloni ta shpëtoni botën duke shpëtuar një njeri çdo herë; gjithçka tjetër është romantikë madhështore ose politikë.

• Është e mundur të dashurosh një qenie njerëzore nëse nuk e njeh atë më tepër se duhet.

• Ka gjithmonë diçka që na i rrënon jetët tona. Gjithçka varet se cila prej tyre nga bie hise e para.

• Ne të gjithë jemi pengje dhe jemi të gatshëm të merremi peng./ KultPlus.com

Ag Apolloni: Ta kundërshtosh Asociacionin domethënë t’ia njohësh meritën Amerikës për çlirimin e plotë e përfundimtar të Kosovës

Shkruan: Ag Apolloni

Thonë se nëse nuk do ta pranojmë Asociacionin, do të ketë kthim mbrapa në raport me Perëndimin. Ndoshta duhet të kthehemi pak mbrapa, meqë s’i kemi çelë sytë kur kemi ecë përpara. Ma mirë me ecë pak mbrapa e me u kthy kah e mbara, se me ecë para drejt humnerës.

Nëse ecim qysh kemi ecë, jo në Evropë, po as në Prevallë s’kemi me mujtë me shkue, o vëllezër që iu keni hypë skijave! Së paku, jo kah Shtërpca.

E ju që keni luftu, qysh po mundeni me e përkrahë Asociacionin? Keni luftu, se nuk keni mujtë me duru kontrollin serb, e sot po lypni me ua dhanë serbëve një pjesë të Kosovës nën kontroll. Turp!

Asociacioni duhet të kundërshtohet. Jo me ia ba qejfin Kurtit, as me bâ nervoz Escobar-in, por me mbrojtë territorin e Kosovës.

U dashka me pranu Asociacionin për me na njoftë Serbia?! Serbia na njeh dhe na e njohim mirë. S’po na duhet njohja zyrtare e saj, përderisa ende s’ka kërku falje për gjenocidin që ka bâ në Kosovë.

Nëse formohet Asociacioni, atëherë Amerika s’do të mund të krenohet që na ka çlirue. Ta kundërshtosh Asociacionin domethënë t’ia njohësh meritën Amerikës për çlirimin e plotë e përfundimtar të Kosovës.

E kuptoj që Amerika është kritiku vazhdimisht, pa të drejtë, për intervenimin e saj në Kosovë, e kritikohet edhe tash, po pa të drejtë, se s’po e detyron Kosovën me pranu formimin zinxhiror serb të komunave me shumicë të pakicës serbe, mirëpo si superfuqi që është ajo mund ta tejkalojë edhe këtë presion evropian dhe t’i ofrojë mbështetje të plotë Kosovës të cilën e ka çliru vetë.

Përndryshe, na e dimë që Amerika mund të na detyrojë ta pranojmë Asociacionin, por kjo është njësoj si, pasi t’i kesh largu kriminelët nga fusha e luftës, të vendosësh mina në atë fushë dhe t’u thuash shqiptarëve: tash ecni lirisht se s’ka kriminelë! Asociacioni është tanësia e minave në Kosovë.

Asociacioni është problem mbipartiak. Nuk rrezikon partinë, po shtetin. Presioni për krijimin e tij duhet t’i shqetësojë të gjithë shqiptarët.

P. S.

Nëse flasim për dashni, unë e dua Amerikën ma shumë se Escobar-i. Por nëse flasim për drejtësi, çlirimtarët tanë amerikanë s’duhet të na bëjnë trysni. / KultPlus.com

Hana Halilaj emërohet Kuratore e Galerisë Kombëtare të Kosovës

Hana Halilaj emërohet Kuratore e Galerisë Kombëtare të Kosovës.

Gjatë dy viteve te fundit, Halilaj ka hulumtuar dhe riaktivizuar arkivin e Galerisë Kombëtare të Kosovës duke i prezantuar disa nga këto materiale arkivore në ekspozitën “Një Arkiv në Nënçati: Informator mbi Galerinë Kombëtare të Kosovës” (2022). Me ekspertizë të gjerë mbi historinë dhe rolin e institucionit, si kuratore ajo sjell përvojën e saj në galeri për ta mbështetur më tej programin dinamik të ekspozitave dhe projekteve hulumtuese e edukative të cilat do kontribuojnë në misionin e institucionit.

Halilaj është kuratore e një numri ekspozitash duke përfshirë: Dhomë për Kujtime të Pabëra (2022) në Galerinë Qafa, Clubbing Insistence: After a Party (2022) në Doza Gallery dhe Toplocentrala, Informator (2022) në Muzeun e Artit Hessel, Alije Vokshi: I Decided to Draw Bigger Hands (2021) në Chert Lüdde dhe Heronjtë Publikë dhe Sekretet (2020) në Muzeun Kombëtar të Kosovës. Më parë ka ushtruar role kuratoriale në Kunsthalle Portikus dhe Storefront for Art and Architecture, si dhe ka qenë e përfshirë në hulumtim në programin C-MAP në Muzeun e Artit Modern (MoMA). Për momentin, ajo është Asistente Kuratore në CuratorLab në Universitetin e Arteve Konstfack, në Stokholm. Halilaj ka përfunduar studimet master në Qendrën për Studime Kuratoriale në Kolegjin Bard. / KultPlus.com