“Kah pranvera” është kënga të cilën e kanë interpretuar bashkë Nexhmije Pagarusha, Bilbili i Kosovës dhe Jordan Nikolic, i cili përgjatë karrierës së tij ka kënduar këngë të vjetra serbe, shkruan KultPlus.
Në këtë këngë, të dy paraqiten në gjuhë shqipe dhe është një këngë e realizuar vetëm në audio.
Sami Frashëri ishte një nga personazhet më të njohur dhe mendjet e ndritura të periudhës së Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Gjatë jetës së tij intensive ai shkroi më shumë se 50 vepra, si fjalorë, enciklopedi, drama, vepra letrare etj., ndër të cilat edhe veprën “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet”, e cila vlerësohet edhe si “Traktati politik i çështjes kombëtare shqiptare”.
Më poshtë po sjellim disa nga shprehjet më të bukura të Sami Frashërit:
Përvoja është një shkollë, mësimet e së cilës kushtojnë shtrenjtë.
Duhen shumë mend që të mund të shoqërohesh me njerëz pa mend.
Në vend që të shesësh dituri dhe zotësi, përpiqu t’i fitosh ato.
Mendimet e larta gjenden në fjalë të shkurtëra.
Ato çka di njeriu, në krahasim me çka nuk di, janë kurgjë.
Kush zotëron veten e tij, nuk zotërohet nga asnjeri; nuk e mund dot asnjeri atë që mund epshet e tij.
Ai që pranon këshilla është më i madh se ai që jep, sepse, sa lehtë është të japësh këshilla, aq rëndë është t’i pranosh.
Ai që nuk është në gjendje të ecë në rrugë të sheshtë, mos e shtrëngo t’i ngjitet malit.
Njeriu, para së gjithash, duhet të mësojë shkallën e paditurisë së tij.
Paanësia është ajo që shkruan historinë, historia që shkruhet nga anësia, nuk është histori, është përrallë.
Sa ka frikë kusari nga qeveria, edhe tirani aq trembet nga shkrimtarët, e sidomos nga historianët.
Nuk duhet dyshuar për ndershmërinë e atij njeriu që e shajnë dhe e përbuzin lajkatarët.
Atdhetaria dhe humanizmi bëhen me punë e jo me fjalë; kush tregohet i tillë me fjalë, është nje mashtrues.
Historia është një procesverbal, i cili ligësitë e shekullit të tanishëm ia përcjell për gjykim gjykatës së opinionit publik të shekujve të ardhshëm.
Kalben njerëzit e ndershëm aty ku lartësohen lajkatarët.
I mençuri tregon shumë gjëra me pak fjalë; i marri flet tërë ditën dhe nuk tregon asgjë.
Edukimi nuk humb te njeriu me mendje dhe zgjuarësi të kufizuar, por mendja dhe zgjuarësia humbin te njeriu i paedukuar.
Një komb që nuk është në gjendje të dallojë lirinë nga robëria, është një fëmijë që ka nevojë të vazhdojë në shkollën foshnjore.
Dituria dhe shkenca i jep njeriut një armë në dorë, edukata e stërvit në përdorimin e asaj arme. Njeriu që nuk është i zoti të përdorë armën, po t’i jipet në dorë mund të vrasë shokët e vet; edhe një dijetar pa edukatë dhe me vese të liga, me diturinë e tij dëmton veten dhe të tjerët.
Mendja e një kombi është arsimi, zemra e tij ështe morali i përgjithshëm.
Arsimi dhe qytetërimi i ngjajnë diellit që kur lind ndriçon vetëm majat e maleve të larta me një dritë të zbetë por pa shkuar gjatë i forcohet drita dhe nga shkëlqimi i tij përfitojnë përrenjtë më të thellë dhe fushat e luginat.
Njeriun e bëjnë të përjetshëm veprat e tij.
Më parë se për pasurinë, mjeshtërinë dhe tregtinë e një bashkësie (njerëzore), duhet menduar për edukimin e saj, sepse edukata e mirë është baza e bashkësive njerëzore.
Njeriu mirret me dituri dhe me shkencë gjatë gjithë jetës së tij. Në fëmijëri i mëson ato, në rini i vë në zbatim e në pleqëri mëson të tjerët.
Njerëzit janë të njejtë para natyrës, edukata i bën të dallohen (njëri nga tjetri).
Njeriu me sa të rrojë më shumë sheh dhe më shumë mëson.
Njeriu në të njëjtën kohë është edhe nxënës edhe mësues.
Shërbimin që bën arsimi për përmirësimin e një kombi, ligji s’mund ta bëjë kurrë.
Dijetar (filozof) është ai që i përshtatet puna fjalës së tij e fjala opinionit të tij.
Zgjuarësia është një dritë hyjnore, ndriçimi i së cilës ndrit jo vetëm sipërfaqen e sendeve, por edhe brendinë e tyre.
Dajaku e bën të paedukuar njeriun e edukuar; të paedukuarit ia shton edhe më shumë atë.
Grada e qytetërisë dhe e moralit të një populli kuptohet nga këngët dhe lojërat e tij.
Gjithësecili dëshiron t’i shohë njerëzit e mëdhenj, por më mirë është të shohësh veprat e tyre, sepse idetë e tyre s’kuptohen nga fytyrat e tyre, por dallohen nga veprat e tyre.
Mos e qorto atë që ka rënë në greminë pse nuk i dëgjoi këshillat tuaja, as mos e këshillo përsëri. Po e nxorre nga gremina që ka rënë, atëherë ai panon këshillat e tua.
Biseda lind nga mendimi; biseda pa mendim nuk eshtë bisedë, është grindje.
Kush nuk dëshiron të humbasë për jetë privilegjet e tij, duhet të lëshojë ca prej tyre me dëshirën e tij, sepse druri rritet më shumë kur krasitet.
Aq sa ka nevojë personi me përvojë, por i paditur, për ndihmën e dijetarit, edhe dijetari i papërvoje ka po aq nevojë për ndihmën e atij që ka përvojë, por që nuk është i ditur.
Mëson shumë ai që plotëson çka di dhe përpiqet të përvetësojë çka nuk di, ai që le mangut çka di dhe çohet të mësojë gjëra të tjera, nuk mëson kurrëgjë.
Njeriu ka nevojë për arsim ashtu si bima për ujë. Ashtu sikundër që thahet pema kur është e njomë, po nuk u vadit, edhe njeriu thahet shpirtërisht po nuk u edukua qysh në fëmijëri, sepse nuk i mbetet gjë për t’i shërbyer njerëzimit.
Idetë e mëdha formohen te shpirtërat e mëdhenj.
Edukimi nuk është për ta zhveshur njeriun nga natyra, por për të ushqyer moralin e tij brenda natyrës së tij.
Epokat që përmenden shkurt në histori, janë epokat më të lumtura të njerëzisë.
Vetëm opinioni publik është baza e lirisë, forca e edukimit, udhëheqës i qeverive.
Merita dhe talenti që qëndrojnë të heshtur dhe të fshehur në periudhën e tiranisë, fillojnë të ndriçojnë porsa lind drejtësia.
Modestia dhe thjeshtësia është një e mirë, të cilën çdo njeri dëshiron ta shikojë te tjetri, por nuk don ta ketë vetë.
Qeverisja e racës njerëzore me edukim është shumë më e lehtë se qeverisja me ligj.
Njeriu mund të humbë çdo liri të tij, por nëse e ruan lirinë e mendimit, prapëseprapë i lirë është.
Fjala e gjatë ka kuptim të shkurtër.
Mendimi s’kuptohet nga sasia, por nga pesha; mendimi i një dijetari nuk mund të krahasohet me mendimin e një mijë injorantëve.
Sa zor është për njerëzit e mësuar të bëjnë pasuri, aq i vështirë është mësimi për të pasurit.
Shumë rrallë del e mundur dhelpëria në luftë me nderin.
Mësimi më i madh në këtë botë është vështirësia; s’ka sukses ai që nuk has në vështirësi.
Thjeshtësia është stolia e atyre që janë të edukuar dhe të mësuar.
Liria është thelbi i shpirtit dhe i mendjes, aty ku s’ka liri, mendja dhe shpirti thahen si bima pa ujë.
Ashtu sikundër që gratë të shumtën e herës mbajnë në dorë një pasqyrë për të rregulluar të metat e stolisë së tyre, edhe shoqëria njerëzore nuk duhet ta largojë nga sytë pasqyrën e diturisë e të shkencës dhe të përpiqet që të përmirësojë të metat që sheh.· Po të luajë mësuesi ç’ka nuk bëjnë nxënësit.
Nuk është për t’u çuditur po nuk u pa patriotizëm prej atyre që shiten si atdhedashës, sepse duke shitur herëpashere, natyrisht, u është sosur.
Dituria nuk është për të poshtëruar të paditurit e për t’u bërë kryelartë, por është për të pasur dhimbësuri për të paditurit, për t’i stërvitur ata sa të jetë e mundshme, që t’i bësh ata të përfitojnë nga dituria që ke.
Më i ligu i kopracëve është ai i diturisë, domethënë ai që nuk do të përfitojë njeri nga ato që di ai.
Elokuencë e vërtetë është të thuash plotësisht atë çka është për t’u thënë dhe të mos thuash gjë tepër saj.· Nuk i thuhet frikacak çdo njeriu që nuk është trim; ka shumë shkallë në mes trimërisë e frikës.
Turma është armike e arsyes dhe e së drejtës. Po t’i përshtatet një gjë arsyes dhe së vërtetës, tërheq përbuzjen e turmës; gjërat që nuk i mbështeten asnjë arsyeje dhe që janë në kundërshtim me të vërtetën, janë gjithmonë të pëlqyera nga turma.
Njeriu i mirë asnjëherë nuk arrin të hakmerret; derisa armiku i tij të jetë i fortë, nuk është në gjendje t’i bëjë gjë, kur do ta gjejë armikun të dobët, e mund mëshira dhe i ikën dëshira për t’u hakmarrë.
Lulja rritet me diell, por thahet nga vapa e madhe; njeriu edukohet me arsim, por rëndimi me mësime në fëmijëri jashtë forcës së tij e dërmon. Ashtu sikundër bima që ka nevojë për nxehtësi, ujë e freski, edhe njeriu bashkë me arsim dhe edukim ka nevojë edhe për zbavitje e shëtitje./libohova.com/Kultplus.com
Do të doja ta takoja tani një nënë që sapo e ka kuptuar që brenda saj po rritet nje fëmijë i cili ka sindromen Down, apo një nënë që sapo solli në jetë një fëmije e që mjeket nuk e uruan, por e ngushëlluan për faktin qe femiu i saj lindi i prekur me sindromen Down, e t’ia them këto fjalë që burim kanë zemrën time dhe secilën eksperience timen me buzëqeshjen e dashurinë e ofruar nga çdokush i prekur me këtë sindromë.
Dua t’i tregoj që në librat e biologjisë edhe sot akoma shkruhet qe personat me sidromen Down jetojnë deri në 12-13 vjeç, e disa prej miqve të mi tashmë i kane kaluar te 40-at. Dua t’i tregoj qe shumë vite më parë dëgjoja fjalë nga me te ndryshme për personat me sindromen Down, qe janë të egër, shumë hiperaktiv, kokëfortë, ngacmojnë njerëzit e gjithfarë epitetesh jo të mira. E gjate këtyre viteve e kam kuptuar qe këto fjale vinin prej njerëzve që nuk kanë dashur t’i njohin miqtë e mi, nga ata njerëz qe asnjëherë s’kanë bërë ndonjë muhabet më të gjatë, nga ata shok që kurrë nuk i përfshinë ne lojën e tyre, nga ata njerëz qe i kane konsideruar si të sëmurë, nga ata njerëz që se kanë njohur kurrë dashurinë e vërtetë. Po, edhe femiu yt’ mund te kalojë nëpër situate të tilla e te etiketohet me gjithfarë emrash nëse ti e konsideron lindjen e tij si ndëshkim e fatkeqësi, por besojini zërit tim qe dridhet se fjalët po me vijnë prej shpirti e zemre që sindroma Down NUK është fatkeqësi, fatkeqësia më e madhe është veç padituria që nuk i lejon njerëzit me kuptu që çdo njeri që e ka afër një person me sindromën Down është i bekum sepse dashninë, ndjenjën e mirë dhe të qeshurën që ju rrjedh prej shpirtit që ta dhurojnë ata rralle mundesh me e marr prej dikujt tjetër. Miqtë e mi e dinë saktë kur kam nevojë për dashuri dhe përqafime, mjafton me më pa ne sy, edhe ata kane me e kuptu çdo ndjenjë timen. Ata më kanë bërë ta kuptoj sa e bukur është jeta dhe se ka njerëz që dhurojnë dashuri pa kushte, pa pretendime, pa etiketime, ata e pranojnë çdo njeri ashtu siç është, sepse krejt çka shohin është dashni e mirësi, ashtu siç do te duhej te ishte çdo njeri. E di, edhe e kuptoj qe mund te jete e vështire për ty në fillim e që i bën vetes pyetje te llojit, pse me ndodhi kjo mua ? Çfarë kam bere unë që të kem një fëmijë të tillë? Këto pyetje do të fillojnë te zbehen me rritjen e femiut tënd, atëherë kur ta kuptosh që ai është i aftë që vetëm përmes një buzëqeshjeje, ai do ta dhuroj dashurinë e gjithë botes, qe ai do t’i gëzohet prezencës tande e që përmes veç një fjale e përqafimi do ta hekë barrën tende mbi supe. Personat me sindromen Down janë ëndërrimtarë, ata e shohin boten pa luftë, pa krime, pa tradhti, pa ligësi, e shohin boten ashtu siç duam ta shohim të gjithë. I vetmi dallim mes nesh edhe personave me sindromen Down nuk është kromozomi shtese, as pamja, e as kurrgjë tjetër përpos asaj që ne i bëjmë pikërisht gjerat që i luftojmë, i bashkëngjitëm luftës, nënçmojmë, dhurojmë urrejtje, e ata nuk i pranojnë këto koncepte, por dhurojnë veç dashuri, mirësi e ëmbëlsi që ua flet krejt trupi e shpirti. Do te doja ta takoja atë mjekun qe sapo i tha një nene, me vjen keq por femiu yt’ është me sindromen Down, t’i tregoj qe nëse secili njeri ne bote te kishte afër një person me sindromen Down, bota do të ishte vend shumë më i lumtur. E do te doja qe mbiemri i zbuluesit te këtij sindromi te mos ishte John Langdown Down, por John Langdown Love, kështu sindroma do te merrte emrin “Love Syndrome” , sepse miqtë e mi dhurojnë veç dashuri”./KultPlus.com
Kompozitorja dhe tekstshkruesja Eriona Rushiti ishte e ftuara e Andri Xhahut paraditen e sotme në emisionin “Në radio”. Rushiti ka shkruar tekstin e këngës përfaqësuese të Shqipërisë në Eurovision 2023, e cila interpretohet nga Albina dhe familja Kelmendi.
Kjo nuk është hera e parë për Rushitin që prek magjinë e Festivalit Europian, pasi është edhe autore e këngës “Ktheju tokës” interpretuar nga Jonida Maliqi në vitin 2019. “Ndjesia është shumë e bukur sepse e dua Eurovision-in. Prej vitesh kam ndjekur konkurrencën dhe këngët që dalin hap pas hapi. Sigurisht që prezantimi im i parë ishte më emocional sepse preknim për herë të parë çdo etapë. Tani shumë aspekte të rrugëtimit dihen. Mezi pres periudhën në Liverpool që është fantastike.”
Kënga “Duje” u shpall fituese e çmimit të publikut në “Fest ‘61”, duke marrë të drejtën e prezantimit të Shqipërisë në Eurovision Song Contest. Versioni përfundimtar i këngës është punuar në një studio prestigjioze në Stamboll. “U zgjodh pikërisht ajo studio për faktin që mund të shfrytëzohej orkestra e harqeve “live” dhe shumë instrumente që i duheshin këngës. Aq më tepër që e njohin kulturën tonë. Nuk mund të zgjidhnim një studio të një vendi tjetër që nuk e njeh beat-in tonë dhe kulturën që kemi ne. Kënga mori një frymë më moderne. I kemi qëndruar besnik versionit që u paraqit në Festivalin e RTSH-së, por u fuqizuan disa elemente të tjera.”
Rushiti ndalet edhe te rëndësia që ka performanca skenike. “Këtë vit po punohet shumë mirë për “stage”-in. Aq më tepër që janë gjashtë persona në skenë, gjithçka duhet të jetë korrekte, mesazhi duhet të përcillet qartë. Kam shpresë që kënga “live” do të ketë shumë impakt.”
Performanca do të jetë e kuruar nga drejtuesja krijuese dhe koreografja suedeze Sacha Jean-Baptiste. “Sacha ka qenë bashkë me grupin e saj në Prishtinë për një javë. Ata punojnë me çdo “frame” sekondi, se si do të lëvizim kamerat dhe dritat. Ka punuar me koreografinë për të gjashtë anëtarët. Besoj se do të jetë shumë bukur.”
E pyetur në lidhje me komentet për tekstin e këngës, Rushiti shprehet: “Ne e dimë që Festivali ka gjithmonë konkurrencë. Ndahen fansat dhe ata që nuk donin që kjo këngë të fitonte u përpoqën të kapeshin diku. U kapën pikërisht në faktin që Albina ka krijuar një familje të re, për të cilën nuk bën fjalë kënga. Teksti prek një temë globale, flet për familjen, për dashurinë dhe traditën që kemi patur për familjen. Ishte familja Kelmendi që ma kërkoi tekstin pasi kishin vendosur që do të merrnin pjesë që të gjashtë në Festival. E kishin të qartë idenë: një familje e madhe që flet për vlerat e saj. Çfarë po ndodh sot, jo vetëm në Europë por edhe në Shqipëri, është kriza në familjet tona. Donim të vinim theksin pikërisht këtu: çfarë kemi qenë, ku jemi dhe si duhet të jemi.”
Duket se publiku e ka pritur mjaft mirë këngën. “Më çfarë kam vënë re, komentet kanë qenë të mira. Ka nga ata që e duan shumë këngën. Ka dhe nga ata që pëlqejnë më shumë këngët e bëra enkas për Eurovision-in, siç është kënga e Suedisë sivjet, një formulë e njohur suksesi. Kënga “Duje” është për skenë dhe besoj se aty do ta marrë të gjithë vlerën. Ajo që çoi këtë këngë të jetë fituese, është i gjithë rrezatimi i familjes në skenë. Kam përshtypjen që do të ndodhë edhe në Eurovision.”
Duke qenë se Eriona Rushiti nuk e ka për herë të parë përvojën e Festivalit Europian, ajo ka një këshillë. “Prova, prova, sa më shumë prova. Aq më tepër që janë gjashtë vetë në skenë. Është shumë i rëndësishëm sinkronizimi dhe puna në grup, sepse vokalisht Albina është fantastike. Dhe sa më shumë dashuri për fansat dhe gazetarët sepse kjo gjë ndikon shumë.”
Ishin do gra U heqnin dërlat fjalëve si grunit egjren zdralin ua gërryenin theshethemave që shtëpitë t’jetonin mbushur zëra me fëmijë përdore me fëmijë në krah në shpinë shkundnin fytyrën e vjeshtës mollët me tri kafshime i hanin s ‘merreshin me Frojdin as me valixhen e tij mbushur sëmundje epshe e vrasje mbushur ishin do gra bre mehlem e kishin fjalën e kurrë s’kishin veshur sytjena me dantella
jetonin gruisht, grunisht era bukë ju vinte nga larg gra ninulla pa pasur kurrë abetare n’ dorë pa shkelur shkallëve të teatrit nusëronin bukur bënin kompozime letërsi piktura për pajë maje mali
ishin do gra e një nga një dërlat u hiqnin fjalëve dashni toke dashuri qengji koteleje përhapnin e kurrë s’kishin veshur sytjena me dantelle ato gra./ KultPlus.com
Ministri Çeku, bashkë me zëvendësministren e MASHT-it, Edona Maloku, dhe me ambasadorin Ylber Kryeziu, takuan ministrin e edukimit në Portugali, Joao Costa.
Pjesë e diskutimeve ishte edukimi artistik e kulturor për të rinjtë, shkëmbimet e përvojave dhe programeve të edukimit mes Kosovës dhe Portugalisë./ KultPlus.com
(Kritikë mbi psikologjinë individuale të Alfred Adler)
Kompleksi i inferioritetit dhe Psikologjia Individuale
Psikologu Alfred Adler mendonte se burimi kryesor i neurozave të njeriut është ndjenja inferioritetit. Njeriu e kalon gjithë jetën në përpjekje për ta tejkaluar këtë ndjenjë, duke qenë madje shpesh herë edhe jashtë realitetit. Sipas Adler-it njeriu fillon të ndihet inferior qysh në kohën e fëmijërisë së hershme (kur foshnja e kërkon vemendjen e prindërve). Në moshë më madhore, ndjenja e inferioritetit mund të manifestohet tek njeriu përmes një mungese të madhe vetbesimi, pamundësi për të perceptuar anët pozitive të karakterit të tij, pamundësi për të njohur pikat e forta ku njeriu do të mund të fokusohej dhe ti zhvillojë ato, inferioriteti poashtu mund të manifestohet edhe si frikë nga gjykimi ku shpesh her mund të kalojë edhe me paranoja sociale e morale. Njeriu inferior në mënyrë të pavetëdishme do ti përcaktojë qëllimet e tij jetësore ku këto qëllime do të jenë në thelb vëtëm përpjekje për ta tejkaluar (kompenzuar) ndjenjën të inferioritetit. Veprimtaria e tij do të kanalizohet në atë formë që t’ia mundësojë njeriut inferior kompenzimin e kësaj ndjenje.
Alfred Adler do të themelonte teorinë e tij të quajtur “Psikologjia Individuale” e cila në thelb do ta trajtonte njeriun si qenie inferiore dhe do ti ndihmonte atij ta tejkalojë këtë ndjenjë-kompleks.
Kritika e Viktor Frankl mbi Psikologjinë idividuale të Adlerit
Viktor Frankl është një tjetër psikolog dhe psikiatër austriak i cili do të ketë një qasje kritike ndaj shkollës së Alfred Adlerit dhe sidomos qasjes së Adlerit ndaj natyrës njerëzore. Frankl nuk e mohon asnjëherë rrolin e Adlerit dhe kontributin e dhënë në fushën e psikoterapisë, ai madje as nuk e mohon ndjenjën e inferioritetit. Kritika e Frankl me një fjali do të ishte kjo: Duke qenë se Adleri e redukton natyrën njerëzore vetëm në prizmin e ndjenjës së inferioritetit, ai e humb pamjen ndaj tërësisë së natyrës njerëzore si të tillë. Sipas Frankl, duke e trajtuar njeriun vetëm si qenie inferiore ne e kemi amputuar këtë njeri dhe një njeri i amputuar është karikatura e njeriut. E thënë më ndryshe, Frankl nuk mendon se problemi i njeriut neurotik është inferioriteti por qasja që Adleri ka ndaj këtij kompleksi. Duke e problematizuar këtë kompleks ne harrojmë anët tjera të njeriut. Inferioriteti mund të jetë një karakteristikë e njeriut por asesi nuk mund të jetë pikënisja e tij. Të njejtën kritikë Frankl do ta bëj edhe për qasjen e Sigmund Freud ndaj trupit dhe ndrydhjes seksuale.
Njeriu inferior do ti fokusojë të gjitha energjitë me qëllim tejkalimin e kompleksit me cdo kusht. Si pasojë e kësaj përpjekje shpesh ndodh ajo që tek Adler njihet edhe si mbikompenzimi (overcompensation). Praktikisht kjo do të thotë devijim i njeriut në luftën e tij për ta tejkaluar kompleksin e inferioritetit. Ky devijim nënkupton se tash tek njeriu do të lind një ndjenjë e re: Superioriteti, që mund të jetë po aq i dëmshëm sa edhe inferioriteti. Në jetën shoqërore superioriteti rëndom manifestohet si një luftë për të arritur pozitat e privilegjuara shoqërore (dukja apo imazhi). Si rjedhojë, përmes kësaj qasjeje të Psikologjisë Individuale, njeriu inferior, njeriu i shtypur, duke tentuar të clirohet nga komplesi, në fakt ai prangoset edhe më shumë nga prangat e tij por tash nga një kompleks tjetër. Ndoshta ky njeri nuk do të ndjehet më inferior ndaj shoqërisë, por domosdo do të ndjehet i humbur për veten e tij dhe i thatë në raport me kuptimin e jetës. Ky njeri tashmë superior në raport me shoqërinë është shumë inferior në raport me veten e tij. Këtu qëndron edhe kritika e Frankl. Duke e cituar Scheler-in Frankl thotë me të drejtë se “kjo psikologji është tipike për tipin e njeriut karrierist”.
Karrierizmi si përpjekje e njeriut për të ndërtuar veten e tij në raport me shoqërinë dhe pozitat që ajo i ka krijuar, nuk duhet të merret si dicka negative në veten e saj, sepse për ironi edhe vet Frankl do të ishte njëfar karieristi. Por kur karrierizmi shndërrohet në mjet për të luftuar një kompleks të caktuar atëherë ai mund të jetë madje edhe i rezikshëm. Njeriu karrierist është në gjendje që për hir të karrierës të shkeli të gjitha parimet morale me qëllim që ta arrijë ndjenjën e superioritetit. Ky njeri do të mund të konsiderohej një pragmatist në dëm të harmonisë shoqërore dhe individuale(të brendshme). Për fat të keq, duke qenë se këto shtysa karrieriste janë thellësisht të brumosura në pavetëdije, njeriu karrierist nuk e ka as idenë më të vogël mbi veprimet e veta dhe pasojat që sjellin ato. Mekanizmat e tij mbrojtës do ta arsyetojnë cdo veprim, cdo sjellje, ku paradoksalisht, i njejti njeri në një periudhë tjetër do ti konsideronte të njejtat veprime si jo të moralshme dhe jo parimore.
Për Frankl qoftë inferioriteti qoftë shtysat seksuale nuk duhet të kenë rrol qendror tek njeriu. Ato paraqesin të kaluarën. Njeriu duhet të fokusohet tek e ardhmja dhe e tashmja. Njeriu sipas Frankl nuk përcaktohet as nga kompleksi i inferioritetit as nga kompleksi i Edipit thënë me termat e Freud. Njeriu i Frankl është qenie unike, qenie atomike, me potencial që ti jap kuptim jetës së tij por fillimisht duke transcenduar nga dimensioni fizik, social dhe psiqik.
“Për të mos shkuar më tutje ne besojmë se ‘psikologjia individuale’ e Adler-it duke e mbitheksuar rëndësinë e shtysave që vijnë nga statusi social, e ka anashkaluar përpjekjen për të synuar një ‘status moral’, se madhështia e njeriut do të mund të arrihej jo thjesht nga disa ambicie të zakonta dhe sipërfaqësore. Ne besojmë se tek njeriu ekziston një shtysë shumë më e lartë se arritja thjeshtë e disa ‘titujve tokësorë’. Njeriu synon për dicka shumë më të lartë, synon drej pavdekësisë së vetes së tij të brendshme.”
Në një ambient të qetë dhe të ndritshëm, siç është ai i KultPlus Caffe Gallery, disa nga poetët më të mirë të vendit u mblodhën sot për të festuar Ditën Ndërkombëtare të Poezisë. Të pranishmit qysh në nisje u ngjallën nga një atmosferë e veçantë, nën dritën e ndriçimeve të buta që krijonin një efekt magjepsës, shkruan KultPlus.
Në këtë Orë Letrare të organizuar nga Pen Qendra e Kosovës, morën pjesë poetë të dalluar si: Ibrahim Kadriu, Ibrahim Berisha, Dije Demiri, Lulzim Tafa, Binak Kelmendi, Naim Beqiraj, Blerina Rogova Gaxha, dhe nikoqiri i kësaj Ore Letrare, Sali Bashota, por hijeshinë kësaj ngjarje ja shtuan edhe studentët e vitit të dytë të Letërsisë Shqipe të Universitetit të Prishtinës.
Duke i falënderuar të pranishmit për pjesëmarrje në këtë ngjarje me rëndësi kulturore, hapjen e bëri Jeta Zymberi, redaktorja e mediumit KultPlus, e cila njëkohësisht bëri edhe paraqitjen e asaj që do të prezantohej gjatë kësaj Ore Letrare.
‘Dita Botërore e Poezisë është një ngjarje e rëndësishme për kulturën dhe letërsinë botërore. Në këtë ditë, shkrimtarë, poetë, lexues dhe dashamirës të poezisë mblidhen për të festuar fuqinë dhe pasurinë e poezisë, ashtu siç jemi mbledhur edhe ne sot”, ka thënë Zymberi e cila pasi prezantoi shkrimtarët, poezitë e të cilëve do të lexoheshin në këtë orë poetike, fjalën ja dha profesorit Universitar në departamentin e Letërsisë, Sali Bashotës, i cili tha se poezia është një nga thesaret më të çmuara të letërsisë shqipe.
‘Kjo ditë është ditë e promovimit të poezisë, ditë që njëherë në vit, secili nga poetët, krijuesit por edhe lexuesit mendojnë për rolin që ka poezia në jetën e njeriut. Gjuha, ligjërimi, figura, stili i poezisë është i veçantë nga të gjitha llojet dhe zhanret e letërsisë, prandaj edhe mësohet përmendësh, përjetohet më mirë, dhe ka fuqinë e vet e është pasuri shpirtërore e secilit njeri, poetëve që e shkruajnë, por para së gjithash edhe lexuesve që e përjetojnë”, ka thënë Bashota duke potencuar se letërsia shqipe ka poetë të njohur të cilët e prezantojnë poezinë shqipe edhe në arenën ndërkombëtare me vlerat e tyre, prandaj një kohë të gjatë ka ekzistuar mendimi se poezia shqipe e Kosovës është një nga thesaret më të çmuara në krejt letërsinë shqipe.
Pas fjalës së Bashotës, ishte koha që emocionet që vetëm poezia në veçanti di t’i sjell, të rrëmbenin të pranishmit.
Poetët nisën me leximin e poezive të tyre, ku dikush për dashurinë, dikush për nostalgjinë e kohëve të shkuara, me zërin e tyre të butë dhe të gjallë, frymëzuan të pranishmit me vargje të ndjeshme dhe të përsosura. Ata ishin në gjendje të sjellin në jetë imazhe të reja dhe të shumëllojshme, duke shkaktuar emocione të ndryshme në audiencë.
Në kombinim të hatashëm me poetet, hynë edhe studentët të cilët përkujtuan poetë të njohur të poezisë bashkëkohore shqipe përmes poezive të tyre.
Të lumtur dhe njëkohësisht të nderuar që po gjendeshin në mesin e këtyre poetëve të dalluar, leximin e nisi studentja Lorenta Ibraj e cila solli interpretimin e poezisë së Esad Mekulit, për të vazhduar tutje me poezitë e poetëve si: Martin Camaj, Vorea Ujko, Fatos Arapi, Azem Shkreli, Ali Podrimja, Edi Shukriu, Frederik Rreshpja e Basri Çapriqit që erdhën plot ndjeshmëri të interpretuara edhe nga studentët si Albin Shala dhe Rina Abdullahu.
Me zërin e tyre të përkryer ata arritën të shprehnin ndjenjat e poetëve me një mënyrë të veçantë që të gjithë të pranishmit ndjeheshin të prekur nga vargjet e tyre.
Një ngjarje e tillë është shumë e rëndësishme për kulturën dhe letërsinë në mbarë botën. Në vendin tonë u shënua duke përmbledhur disa nga perlat e poetëve tanë më të njohur, këtu duke përfshirë edhe disa poezi të përzgjedhura në mënyrë të veçantë nga anëtarët, e PEN Qendrës.
Kjo festë për fjalën e shkruar, poezinë, u përmbyllë me një fotografi të përbashkët nga të gjithë të pranishmit të cilët e vazhduan diskutimin mbi poezinë duke u takuar nga afër me njëri tjetrin. / Vjollca Duraku / KultPlus.com
“Ges, ti i ke dhënë një kuptim të ri jetës sime, unë mësova prej teje të kuptoj Tjetrin, të mposht vetveten, egon time, sa herë që kjo është e domosdoshme; mesova të heq dorë nga shumë gjëra në emër të dashurisë që ushqej për ty, të të dua edhe kur ti me godet, edhe kur ti më gërvisht, pra, edhe kur më dënon e ndëshkon me dhunë; mësova të luftoj ndryshe, edhe kur e di që nuk do të fitoj, mësova ta shoh, ta dëgjoj, ta nuhas e ta prek botën me syrin, veshin, hundën e dorën tënde dhe kështu, ta kuptoj duke e filtruar edhe përmes ndërgjegjes së tjetrit, aq më tepër kur tjetri je Ti!
Sigurisht, Ges, unë të kërkoj të falur që nuk kam arritur të t`i plotësoj të gjitha, që nuk po të shkëpus dot nga autizmi, të kërkoj të falur për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen tënde, të kërkoj të falur që nuk jam i pavdekshëm, por i përkohshëm ashtu si edhe nëna jote, sepse brenga jonë më e tmerrshme është mendimi që një ditë të frikshme, ti do të gjendesh vetëm, pa njeri pranë për t`u kujdesur për ty, për të të dhuruar të paktën një grimë mirëkuptim e dashuri. E di, ti nuk ke as motër e as vëlla, ke vetëm një gjysmë vëlla nga ana ime, por që jeton prej vitesh në Kanada dhe që atje e ka ndërtuar jetën e vet; sot kanë ardhur kohë të tilla që njerëzit vdesin të vetmuar, madje edhe prindër që kanë lindur, rritur e nxjerrë në jetë dy, tre, katër a më shumë fëmijë, sepse, siç thuhet, secili ka fatin e vet.
Po ty, po sivëllezërit e simotrat e tua me autizëm, çfarë fati ju pret? Sikur të paktën të kishte institucione për të vetmuarit si ti, si të tjerët që të ngjajnë, në mënyrën që ne, prindërit e tu, prindërit e tyre t`i mbyllnim sytë të qetë deri diku duke menduar se ti, djali ynë, se fëmijët e tyre me autizëm, nuk do të ndiheni të braktisur, edhe më të vetmuar sesa jeni sot që ne jemi ende gjallë. Ges, unë nuk jam besimtar, megjithatë, një buzëmbrëmje dimri anonim, tek mendoja të tashmen tënde të trishtuar dhe të ardhmen tënde të zymtë, pasi ti më kishe dendur me grushta e flakur përtokë si një thes me kashtë të kalbur, rashë në gjunjë dhe i drejtova dëshpërimisht këtë lutje njerëzore Fatit, Rastësisë, Natyrës apo Zotit, pak rëndësi ka: “ O Ti, i Mistershmi, i Gjithpushtetshmi, i Pashmangshmi! Shëroje Gesin tim të pafajshëm! Nuk të kërkoj, nuk të përgjërohem ta bësh gjeni, apo talent, jo, bëje thjesht normal, a më dëgjon, a më kupton, thjesht N-O-R-M-A-L, si shumica e fëmijëve të kësaj bote, të kësaj jete! Bëje normal që ai të jetë të paktën i zoti i vetes, të arrij të mbijetoj edhe kur të gjendet përfundimisht vetëm pas vdekjes së prindërve te tij. Plotësoma këtë dëshirë dhe jam gati të ta fal jetën time!
Të ta fal jetën time? Kjo do të ishte fare e thjeshtë për mua, madje do te ishte diçka parajsore, sepse TI e di, për mua përtejvdekja, pra, pavdekësia, është zinxhiri i trashëgimtarëve: Gesi njeri normal, i biri ose e bija e Gesit, nipat e mbresat e Gesit e keshtu, nga hallka në hallkë, deri sa të ketë jetë mbi rruzullin tonë tokësor. Atëherë, bëmë që të vuaj tmerrësisht, që të gjitha sëmundjet më të llahtarshme të botës të bien mbi mua- sidë, lebër, Alzheimer, kancer, skizofreni, delirium tremens etj., etj. – njëra me e mynxyrshme se tjetra, dhe unë të jetoj duke vuajtur, duke lënguar, duke u përpëlitur njëkohësisht si në nëntë rrathët e Ferrit te Dantes dhe duke kaluar nga njëra torturë në tjetrën, vetëm e vetëm që Gesi të bëhet normal, a më dëgjon, NORMAL!”./KultPlus.com
Travertinet në Pamukkale janë një nga qendrat më të njohura turistike në Turqi. Kjo strukturë unike mbrohet edhe nga UNESCO. Së fundmi, arkeologët kanë zbuluar sekretin e “Portës së Ferrit”, e cila është kthyer në legjendë në qytetin antik të Hierapolis, që dikur ekzistonte në Pamukkale. Misteri i “Porës së Ferrit”, sekreti i së cilës është hetuar me shekuj, është zgjidhur me shkencën moderne.
Forma travertine daton 400 mijë vjet më parë
Travertinat Pamukkale u formuan si rezultat i erozionit gradual të shkëmbinjve gëlqerorë të lënë pas si rezultat i shkumëzimit të ujit natyror të burimit me minerale të pasura për 400 mijë vjet.
Ndërsa uji natyror i burimit rrjedh poshtë shpatit, ai pastrohet nga gazrat në të. Kjo lë pas një depozitë të bardhë të ndritshme të karbonatit të kalciumit rreth 3 kilometra të gjatë dhe 160 metra të lartë.
Qyteti i Lashtë Hierapolis, i cili ndodhet pas travertinave Pamukkale, ka një bukuri dhe mister magjepsës. I themeluar nga dinastia Attalos në Pergamon në fund të shekullit të 2-të, qyteti i lashtë i Hierapolis kaloi në duart e romakëve në vitin 133 pas Krishtit.
Hierapolis, i cili ra nën sundimin romak, u shndërrua gradualisht në një qytet SPA në zhvillim. Në shekullin e 3-të, vizitorë nga e gjithë Perandoria u dyndën për të parë këtë pamje magjepsëse dhe për t’u shëruar.
“PORTA E FERRIT” HAPEJ NGA NËNTOKA
Pavarësisht gjithë këtyre bukurive që ofron qyteti i lashtë i Hierapolis, ai ishte i njohur edhe në kohën romake për një arsye fatkeqe. Sipas thashethemeve në periudhën romake, ekzistonte një “Portë e Ferrit” që hapej në nëntokë.
Sërish, sipas thashethemeve , fryma helmuese e Kerberos, ferrit me tre koka, rrodhi nga toka në botën e nëndheshme, e cila u fut nga “Porta e Ferrit” dhe i flijoi të pafajshmit Hadesit (Plutonit), të cilin ai e pranoi si Zot.
Për këtë arsye u quajt “Porta e Ferrit” dhe u ndërtua pranë Plutoniumit në Tempullin e Apollonit. Ata që erdhën këtu paguanin klerin në tempull për t’u flijuar perëndive të tyre në emër të tyre.
KA 80 PËR QIND DIOKSIDE KARBONI
Në ajër normal, niveli i dyoksidit të karbonit është rreth 0.04. Megjithatë, u kuptua se shkalla e dyoksidit të karbonit rreth tempullit ishte çuditërisht 80 për qind. Ekspozimi ndaj 10 për qind dioksidit të karbonit për vetëm disa minuta është kërcënues për jetën.
Pamukkale ndodhet në një rajon aktiv të vijës së thyerjes tektonike që është 35 kilometra i gjatë. Njëra prej këtyre linjave kalon drejtpërdrejt përmes qendrës së qytetit dhe shtrihet në tempullin e Apollonit.
Për shkak të të qenit kaq afër forcave të natyrës, linjat aktive të thyerjes shkaktuan tërmete që shkatërruan qytetin në vitet 17 pas Krishtit dhe 60 pas Krishtit. Pas këtyre prishjeve, qyteti i lashtë i Hierapolis u braktis. / a2cnn / KultPlus.com
Teknologjia e inteligjencës artificiale po përparon në mënyrë të jashtëzakonshme dy vitet e fundit, dhe nuk ka më asnjëri që të paktën nuk ka dëgjuar termin Chat GPT.
Por programi i lançuar në nëntorin e vitit 2022 nga kompania Open AI, e financuar nga disa nga biznesmenët më të njohur në planet, po sheh edhe kundërshtarë nga e gjithë bota, kryesisht nga vendet aziatike. Kina mban normalisht titullin e vendit me më shumë imitacione të produkteve të suksesshme perëndimore, por mesa duket për sa i përket Chat GPT duket sikur po dështon.
Këtë javë ishte parashikuar prezantimi i aplikacionit Ernie, i ngjashëm me Chat GPT, por gjerat nuk shkuan ashtu siç duhej.
Aplikacioni i shoqërisë kineze Baidu duhet të performonte live për të treguar aftësitë e saj analitike në gjuhën kineze, duke përmbledhur përshembull një libër fantastik-shkencor, por në momentin e fundit administratori Robin Li tregoi se performanca ishte në fakt e regjistruar, zyrtarisht ”për të fituar kohë”.
Kjo ishte një lëvizje e gabuar nga Baidu, që ra në bursë me 10% në pak orë, duke ulur në minimum mundësinë që të përfaqësojë një alternativë të besueshme ndaj Chat GPT./A2/KultPlus.com
Përkujtohet sot në ditën e lindjes mjeku dhe patrioti Ibrahim Temo.
Ai u lind më 21 mars të vitit 1865 në Strugë. Pasi mori mësimet e para në vendlindje, u vendos në Stamboll, ku ndoqi shkollën e mesme të Ahirkapisë dhe studimet e larta në Fakultetin e Mjekësisë.
Temoja qe një prej aktivistëve shqiptarë në radhët e Lëvizjes Xhonturke, si edhe nismëtar e drejtues i Komitetit të parë turk të të Rinjve, “Bashkim e Përparim”. Së bashku me atdhetarë të tjerë, sikurse ishin Ismail Qemali, Dervish Hima, Hamdi Ohri etj, shpresonte se me përmbysjen e regjimit të Abdyl Hamitit, do të mund të krijoheshin kushtet për sigurimin e autonomisë së Shqipërisë.
Qe veprimtar dhe drejtues i shoqatave patriotike “Dituria” dhe “Shpresa”. I njihet kontributi i dhënë për ngritjen e shkollave shqipe për komunitetin e diasporës. Udhëhoqi delegacionin e emigrantëve të Kostancës në Kongresin e Bukureshtit, të mbajtur më 23 prill 1905. Mori pjesë në përpilimin e peticioneve dhe të memorandumeve adresuar Portës së Lartë dhe Fuqive të Mëdha, duke parashtruar kërkesën për lirinë e vendit dhe mbrojtjen e të drejtave kombëtare të shqiptarëve.
Në vitin 1914, ai u dërgua si mjek në Bangladesh për të luftuar malarjen dhe sëmundje të tjera. Megjithëkëtë, angazhimin në mbrojtje të çështjes kombëtare, nuk e ndërpreu deri në muzg të jetës së tij. / atsh / KultPlus.com
Sot, shënohet Dita Botërore e Poezisë. Që nga viti 1999, 21 marsi është shpallur nga UNESCO dita botërore e poezisë.
Në kuadër të kësaj dite, po paraqesim sot poezinë më të hershme në gjuhën shqipe, që është “Kënga e përshpirtshme”, gjetur në katekizmin e Lekë Matrangës “E mbsuame e krështerë”, në vitin 1592.
Kënga e përshpirtshme
Gjithëve u thërres, kush do ndëlesë Të mirë e të krështe, bura e gra Mbë fjalët të tinëzot të shihni meshë Se s’ishtë njeri nesh çë mkatë s’ka E lum kush e kujton se ka të vdesë E mentë bashkë mbë tënëzonë i ka Se Krishti ndë parrajsit i bën pjesë E bën për bir të ti e për vëlla.
Lekë Matranga (1569-1619), është shkrimtari më i vjetër i arbëreshëve të Italisë dhe autori i librit të dytë të botuar në gjuhën shqipe (pas atij të Buzukut). Për nevojat kishtare të bashkëkombësve të vet përktheu nga italishtja në gjuhën amtare një katekizëm me titull “E mbsuame e krështerë”, i cili u botua në Romë në vitin 1592. Nga dorëshkrimi i autorit, i zbuluar në Arkivat e Vatikanit, gjendet një vjershë me 8 (tetë) vargje njëmbëdhjetërrokëshe.
Me këto vargje, të natyrës fetare, një lutje dhe përgjërim drejtuar besimtarëve, dokumentohet poezia e kultivuar në letrat shqipe, duke shënuar fillimin e poezisë autoriale. / KultPlus.com
Muzeu virtual “Fototeka” ka hapur ‘dyert’ për të pasionuarit pas fotografisë.
Në këtë muzeu virtual publikohet trashëgimia fotografike në territoret shqiptare nga fundi i shekullit XIX deri në fund të regjimit totalitar.
Në këtë muze pasqyrohen mbi 7000 imazhe të ndarë në 7 periudha historike, shkrepur nga dhjetëra fotografë, kryesisht të juglindjes së Shqipërisë, ku shpaloset më shumë se një shekull histori.
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti tha se “me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, me kontributin e koleksionistëve privatë, Fondacioni “Art & Histori” hapet një dritare ku mund të zbuloni imazhe që nuk i keni ndeshur kurrë më parë”.
Në këtë muze shfaqen rreth rreth 40 albume nga fundshekulli XIX-mesi i shekullit XX, si pllaka xhami, diapozitivë, negativë në letër, filma, printe origjinale.
Këto albume përmbajnë imazhe nga Lufta e Parë Botërore, ndërtimet e trupave italiane në ishullin e Sazanit (1918 -1922) në qytetin e Vlorës ( 1916 – 1920), ndërtimi i portit të Durrësit (1929-1932), vizitat e kontit Galeazzo Ciano (1938), pelegrinazhi në ‘Kuotën 731’, Rehovë, Skrapar në kujtim të Luftës Italo -Greke (1941) etj.
Të pranishme janë edhe albumet propagandistike të periudhës komuniste, që ilustrojnë ndërtimin e hekurudhës së parë Durrës – Peqin (1947), ndërtimin e Kombinatit të Tekstileve ‘Stalin’ (1951), ndërtimin e hidrocentralit ‘Lenin’ (1951) e duke vazhduar më tej me albumet dhuratë për diktatorin Enver Hoxha.
Rreth 2000 negativët në pllaka xhami, qindra negativë të tjerë në letër apo film, pjesë e këtyre koleksioneve, u digjitalizuan dhe u kthyen në imazhe pozitive për të lehtësuar aksesin në përmbajtjen e tyre. Materiali i digjitalizuar përmban fotografi nga fundshekulli XIX gjer në mesin e shekullit XX dhe çdo imazh është plotësuar me përshkrime, vite dhe teknika në formën e skedave digjitale.
Këto koleksione të rralla hedhin dritë mbi mënyrat e jetesës së njerëzve të ndryshëm që jetuan dhe punuan në këto territore rreth një shekull më parë, zakonet, besimet dhe traditat e tyre./atsh/KultPlus.com
Në shikim të parë të marrin vëmendjen portretet që duket sikur flasin, flasin për një botë të brendshme, ku sa duket një gjendje psikike e tyre, përnjëherë të kalon te një emocion apo eksperiencë që vjen në një formë frymëzimi shfaqur në letër.
Këto portrete të punuara nga artisti i ri por tejet i talentuar Flamur Miftari, ishin bërë bashkë për tu prezantuar mbrëmë para publikut në KultPlus Caffe Gallery ku edhe u hap ekspozita e titulluar “The journey continues…”. Ekspozita paraqiste një seri prej 15 veprash të autorit të realizuara me teknikën e vajit dhe akrilit dhe kishte mbledhur mbrëmë rreth vetës një numër të konsiderueshëm artdashës, shkruan KultPlus.
Në këtë ekspozitë dominuan portretet, që ndjekin rrugën e shfaqjes së botës së brendshme të autorit Flamur Miftari. Portretet ishin shprehur në forma të caktuara dhe mund të interpretoheshin në mënyra të ndryshme. Këto portrete nuk ishin thjesht figura, por shprehnin një lloj të ndryshëm të frymëzimit dhe emocionit.
Flamuri është një artist i ri i cili ka arritur të ndërtojë një identitet në botën e artit shqiptar. Portretet e tij janë me një qasje unike ndaj subjekteve të tyre.
Në hapje të kësaj ekspozite e para mori fjalën Ardianë Pajaziti, themeluesja e KultPlus, e cila u shpreh e lumtur që artisti Flamur Miftari po prezantonte këtë ekspozitë në KultPlus Caffe Gallery.
“Kjo është ekspozita e dytë personale e artistit Flamur Miftari, por e para në KultPlus Caffe Gallery. Miftari e ka sjellë një frymë shumë të mirë në ambientin tonë dhe ne jemi të lumtur për këtë gjë. Andaj ju ftojmë edhe juve që të vizitoni këtë ekspozitë e cila do të qëndrojë e hapur për dy javë”, ka njoftuar Pajaziti.
Tutje, për artin e tij foli edhe vetë artisti, ku përmes veprave tregonte aftësinë për të krijuar art të shquar, dhe siç thotë vetë artisti, ai mundohet të paraqesë botën e tij të brendshme nëpërmjet pikturës. Në disa prej tyre, ai paraqet veten, ndërsa në disa të tjera, ai paraqet njerëz që e kanë ndikuar atë në mënyra të ndryshme.
“Këto janë punime ku dominojnë më shumë portretet, punime që përmbajnë më shumë prekjen e njeriut (Human Touch), dhe piktura që shprehin më shumë emocion, gjendje psikike dhe paqe mendore. Shumica e punimeve paraqesin gjendjen e njeriut në hapësirë, eksperienca e lloje të ndryshme”, ka thënë Miftari në ceremoninë e hapjes së ekspozitës.
Një nga veprat më të shquara në ekspozitë ishte edhe portreti që paraqiste një njeri të moshuar që rrudhat i kishin kapluar fytyrën e njëkohësisht flisnin për jetën e vështirë që kishte kaluar. Duke ndjekur vështrimin e personit në portret, shikuesi arrinte të bënte një rrugëtim të fshehtë në botën e tij të brendshme.
Ky portret i kishte marr artistit plot 3 muaj kohë deri në finalizim.
“Ky portret tregon rrudhat dhe sa kohë ka kaluar, në çfarë pengesa jetësore ka kaluar. Çdo rrudhë paraqet një mësim për rrugëtimin jetësor. Edhe sytë që shikojmë i bijën më saktë që është duke e parë krejt jetën e vet, çka ka përjetuar”, ka thënë artisti Miftari.
Figura e Markus Aurelus, e cila e paraqet Romën Antike duke u shpërbërë, Kështjella në Gjermani apo Letra e një vajze për të dashurin e saj ushtarë, janë disa nga veprat tjera të kësaj ekspozite të cilat e dëshmojnë edhe më shumë veprën e Miftarit, si artist që premton shumë.
“Këto të tjerat janë si një lojë, por një lojë serioze. Punime me fytyra antike, kemi edhe portrete më moderne. Punimet në përgjithësi janë vetë treguese, mund t’i interpretoni si t’i shihni ju, secili mund të krijojë një mendim të vetin në bazë të eksperiencave që i ka pasur sepse veprat janë të hapura për interpretim. Qëllimi është të stimulojmë mendim, kujtime, ndjenja. Secila figurë mund të degëzohet në shumë interpretime dhe në shumë seri të vetme”, ka shtuar më tej artisti.
Pas analizës për portretin e njeriut të moshuar profesori dhe regjisori, Fadil Hysaj, potencoi se Miftari është një artist i ri i cili premton shumë pasi ka aftësinë për të paraqitur në mënyrë të jashtëzakonshme brendësinë e personazhit pa e deformuar figurën e tij.
“Konsideroj që është një autor i brezit të ri i cili mundohet që ta shoh njeriun në atë përmasën e brendshme pa pretenduar që ta deformojë figurën e tij. Zakonisht pretendimet për ta parë brendësinë kur e humbasim atë të jashtmen mendoj që arrijmë efektin e njëjtë sikurse mos ta shohim brenda fare. Por duke e ruajtur jashtësinë e figurës, duke u munduar që përmes detajeve të mbulojë atë që ka brenda, ky piktor mendoj që premton një autorësi të veçantë, pra mendon që nuk ka nevojë për të deformuar një figurë për të nxjerrë ekspresionin e brendshëm, për ta bërë të dukshëm, sepse ne nga natyra kursehemi, e kursejmë mbrendësinë edhe mundohemi të krijojmë një imazh shpesh të rrejshëm jashtë, por një detaj shpesh na nxjerr, na dekonspiron”, ka thënë profesori Hysaj i cili tutje ka falënderuar edhe KultPlus Caffe Gallery për hapësirën që u ofron artistëve të rinjë, që të paraqesin punën e tyre dhe të fillojnë karrierën.
Ekspozita “The journey continues…”, do të qëndroj e hapur dy javë në ambientet e KultPlus Caffe Gallery. / Vjollca Duraku / KultPlus.com
105 pjestarë të korit dhe Filharmonisë së Kosovës kanë performuar vepra nga kompozitorët shqiptarë dhe të huaj, në Qendrën e Kulturës Belém, në kuadër të Javës së Kulturës së Kosovës në Portugali, përcjellë KultPlus.
Disa nga veprat me të cilat u paraqit Filharmonia e Kosovës në Lisbonë janë: ‘Baresha’ e Rexho Mulliqit, kantata ‘Rrugëtimi’ nga Valton Beqiri, “Njeriu i Armatosur: Meshë për Paqe’ e Karl Jenkins dhe për nder të pritjes nga ana portugeze, performuan këngën ‘Canção do Mar’.
Performanca e radhës e Filharmonisë do të mbahet me datën 22 mars, në Katedralen e Bragës, ka njoftuar Filharmonia e Kosovës në faqen e saj në facebook.
Këto ditë Filharmonia e Kosovës ka shënuar 100 vjetorin e lindës së kompozitorit Rexho Mulliqi me një koncert mahnitës në Prishtinë.
Përndryshe Filharmonia e Kosovës vitin 2023 e ka shpallur vit të Rexho Mulliqit, dhe gjithë aktivitetin e saj vjetorë do ta fokusojë në interpretimin e veprave të kompozitorit Mulliqi.
Postimi i plotë i Filharmonisë së Kosovës në facebook:
Paraqitje e mahnitshme e Filharmonisë së Kosovës në Lisbonë
105 pjesëtarë të korit dhe orkestrës së Filharmonisë së Kosovës performuan sonte në Qendrën e Kulturës Belém. U interpretuan vepra ‘Baresha’ e Rexho Mulliqit, kantata ‘Rrugëtimi’ nga Valton Beqiri, “Njeriu i Armatosur: Meshë për Paqe’ e Karl Jenkins dhe për nder të pritjes nga ana portugeze, performuan këngën ‘Canção do Mar’.
Ky koncert shumë i veçantë që po mbahet në kuadër të Javës së Kulturës së Kosovës në Portugali u prit tejet mirë nga publiku.
Performanca e radhës e Filharmonisë do të mbahet me datën 22 mars, në Katedralen e Bragës. /KultPlus.com
Ti je për mua një krijesë e trishtë një lule e përkohshme poezie që bash në çastin kur e gëzoj dhe provoj të dehem e ndiej që ikën larg shumë larg, për mjerimin e shpirtit tim mjerimi im i trishtë. Kur të shtrëngoj çmendurisht në zemër dhe ta thith gojën, gjatë, papushim, jam i trishtuar, vogëlushe, sepse e ndiej zemrën time shumë të lodhur duke të dashur kaq keq. Ti ma jep gojën tënde dhe bashkë përpiqemi ta gëzojmë dashurinë tonë që kurrë s’do të jetë e lumtur sepse shpirti në ne është shumë i lodhur nga ëndrra tash t’ëndërruara. Por jam unë, jam unë frikacaku, dhe ti je kaq lart saqë kur mendoj për ty, nuk më mbetet veçse të shkrihem prej dashurie për atë pak gëzim që më jep, s’di a për tekë a për mëshirë. Bukuria jote është bukuri e trishtë të cilën s’do të guxoja kurrë ta ëndërroja, por, siç më ke thënë ti, është veç një ëndërr. Kur të flas për gjërat më të ëmbla dhe të shtrëngoj në zemrën time dhe ti nuk mendon për mua, ke të drejtë, vogëlushe: unë jam i trishtë, i trishtë dhe shumë frikacak. Dhe ja, ti je për mua asgjë tjetër veçse një iluzion i brishtë me sy të mëdhenj ëndrre, që për një orë më shtrëngohet në zemër dhe më mbush plot me gjëra të ëmbla, plot keqardhje. Kështu më ndodh kur i dërrmuar shtrydhem për të futur në vargjet e lehta një hov timin të trishtë. Një lule e përkohshme poezie asgjë më shumë, dashuria ime. Por ti nuk e di, vogëlushe, dhe kurrë nuk do ta dish çka më bën të vuaj. Do të vazhdoj, lule e vogël bionde, që kaq shumë ke vuajtur në jetë, të ta sodis fytyrën që të qan edhe kur buzëqesh -oh ëmbëlsia e trishtë e fytyrës tënde! nuk do ta dish kurrë, vogëlushe – do të vazhdoj të adhuroj pranë teje gjymtyrët e tua të vogla melodioze që kanë ëmbëlsinë e pranverës dhe janë kaq prekëse dhe aromatike saqë unë gati sa nuk çmendem nga mendimi se dikush tjetër do t’i dojë duke i mbërthyer në trupin e tij. Do të vazhdoj të të adhuroj, të të puth dhe të vuaj, deri kur ti t’më thuash një ditë se gjithçka duhet të marrë fund. Dhe atëherë ti nuk do të jesh më larg dhe nuk do ta ndiej më të lodhur zemrën, por do të çirrem nga dhimbja dhe do të puth në ëndërr dhe do të shtrëngoj në gjoks iluzionin e zhdukur. Dhe do të shkruaj për ty, për kujtimin tënd zemërthyes pak vargje vajtuese që ti nuk do t’i lexosh kurrë. Por mua do të më qëndrojnë mizorisht të gozhduara në zemër përgjithmonë.
Industria e filmit është në zi për humbjen e aktorit të Star Wars dhe Harry Potter, Paul Grant, i cili ka vdekur tragjikisht në moshën 56-vjeçare pas një beteje të gjatë me drogën dhe alkoolin.
Familja e tij konfirmoi se babai i tre fëmijëve u gjet i shembur jashtë stacionit të King’s Cross nga policia të enjten pasdite.
Paul, i cili luajti në mënyrë të famshme një Ewok në Return of the Jedi, ku luajti së bashku me Harrison Ford dhe Mark Hamill, u dërgua me urgjencë në spital ku u shpall i vdekur truri.
Ende nuk është vërtetuar se çfarë e shkaktoi vdekjen e Paulit, por ai gjatë kishte treguar më parë se si u kthye në pije, drogë dhe prostituta pasi u nda nga gruaja e tij, ndërsa ai u shpëtua gjithashtu nga rrugët.
Paul, nga Peterborough, Cambridgeshire, foli për problemet e tij pothuajse një dekadë më parë kur fotot e tij duke gërhitur kokainë u shfaqën në internet./MailOnline/KultPlus/com
Dita Botërore e Poezisë është një ngjarje e rëndësishme për kulturën dhe letërsinë botërore. Në këtë ditë, shkrimtarë, poetë, lexues dhe dashamirës të poezisë mblidhen për të festuar fuqinë dhe pasurinë e poezisë, shkruan KultPlus.
Një festë e tillë do të bëhet sot edhe në Prishtinë, përmes Orës Letrare të organizuar nga PEN Qendra e Kosovës.
Me këtë rast, përmes poezive të tyre, do të përkujtohen poetë të njohur të poezisë bashkëkohore shqipe. Vargjet e Esad Mekulit, Martin Camajt, Vorea Ujkos, Fatos Arapit, Azem Shkrelit, Ali Podrimjes, Edi Shukriut, Frederik Rreshpjes, Basri Çapriqit etj., do t’i deklamojnë studentët e vitit të dytë të Degës së Letërsisë Shqipe të Fakultetit të Filologjisë të Universitetit të Prishtinës.
Gjithashtu, në këtë orë poetike do të lexojnë edhe anëtarë të PEN Qendrës së Kosovës.
Për të përjetuar këtë festë poezisë, bashkohuni në këtë udhëtim të mahnitshëm në botën e fjalës së shkruar, sot më 21 mars 2023, në orën 13:00, në ambientet e KultPlus Caffe Gallery në Prishtinë.
Dita Botërore e Poezisë, 21 marsi, është shpallur nga UNESCO në vitin 1999. Vendimi është marrë në Kongresin e 30-të të kësaj agjencie botërore në Paris. Dita ka për qëllim mbështetjen e diversitetit linguistik përmes shprehjes poetike, nxitjen e leximit, si dhe promovimin e krijimtarisë letrare. / KultPlus.com
Sot, më 21 mars, shënohet Dita Botërore e Poezisë. Që nga viti 1999, 21 marsi është shpallur nga UNESCO dita botërore e poezisë. Vendimi i marrë në kongresin e 30-të të kësaj agjencie, zhvilluar në Paris, ka si objektiv kryesor mbështetjen e diversitetit linguistik përmes shprehjes poetike.
Kjo është një ditë për të festuar fuqinë dhe pasurinë e poezisë, si dhe për të reflektuar mbi rëndësinë që ajo ka në kulturën dhe shoqërinë tonë.
Poezia është një formë arti që ka ekzistuar për mijëra vjet në të gjitha kulturat dhe gjuhët e botës. Ajo përbën një mjet të fuqishëm për të shprehur emocione, ide dhe mendime, dhe për të komunikuar mesazhe të rëndësishme për njerëzit.
Dita botërore e poezisë është konceptuar si një ftesë për të reflektuar mbi fuqinë e gjuhës dhe zhvillimin e plotë të kapaciteteve kreative të secilit prej nesh. Për këtë arsye UNESCO bën thirrje për zhvillimin e aktiviteteve kulturore në nivel lokal e ndërkombëtar në institucione publike e private duke përfshirë këtu shkolla, bashki, muzeume, shoqata kulturore, shtëpi botuese etj. Para caktimit të 21 marsit, si dita botërore e poezisë, ishte 15 tetori që kremtohej në të gjithë botën me aktivitete të larmishme letrare, pasi ai përkonte me ditëlindjen e poetit epik romak, Virgjil. Në disa vende kjo traditë e të festuarit në muajin tetor vazhdon të ruhet ende.
Megjithëse shumë prej nesh e pëlqejnë poezinë, ose më mirë parapëlqejnë ta përdorin atë sidomos në komunikimin me personin e zemrës, poezia në ditët tona nuk lexohet më aq shumë sa vite më parë. Nëse do t’i hidhnim një sy librave të hedhura në treg nga shtëpitë botuese volumi më i madh i veprave i përket romanit, pra prozës, ndërkohë që librat me poezi janë shumë më të rrallë. Kryesisht ato në masën më të madhe i përkasin letrarëve të rinj, që gjithnjë e nisin rrugën e letrave me vjershat e para të shkruara në kohën e adoleshencës. Nuk mungojnë edhe botimet nga emra tashmë të njohur në këtë lëmë, por që janë gjithnjë e më të pakta.
Për t’u nënvizuar është dhe një fakt tjetër që vihet në dukje e pranohet si nga kritikët, por edhe nga poetët; poezi cilësore ka shumë pak. Kjo dhe për vetë specifikën e poezisë, që gjithnjë është konsideruar si një gjini më elitare sesa proza.
Në këtë ditë, poetët dhe miqtë e tyre shënojnë Ditën e Poezisë duke organizuar lexime dhe ngjarje kulturore në të gjithë botën. Ata festojnë fuqinë e poezisë dhe rëndësinë që ajo ka në të gjitha aspektet e jetës njerëzore. / KultPlus.com
Në dhjetor 2011, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka shpallur 21 marsin si Ditën Botërore të Sindromës Down.
Incidenca e vlerësuar e sindromës Down është midis 1 në 1000 deri në 1 në 1100 lindje të gjalla në mbarë botën. Çdo vit, rreth 3,000 deri në 5,000 fëmijë lindin me këtë çrregullim kromozomik.
Sindroma Down ndodh kur një individ ka një kopje shtesë të pjesshme ose të plotë të kromozomit 21.
Nuk dihet ende pse ndodh, por sindroma Down ka qenë gjithmonë një pjesë e gjendjes njerëzore. Ajo ekziston në të gjitha rajonet, anembanë globit dhe zakonisht rezulton në efekte të ndryshueshme në stilet e të mësuarit, karakteristikat fizike dhe shëndetin.
Cilësia e jetës së njerëzve me sindromën Down mund të përmirësohet duke plotësuar nevojat e tyre për kujdesin shëndetësor, duke përfshirë kontrolle të rregullta me profesionistë shëndetësorë për të monitoruar gjendjen mendore dhe fizike dhe për të ofruar ndërhyrje në kohë, qoftë fizioterapi, terapi profesionale, terapi të folurit, këshillim apo edukim special.
Personat me sindromë Down vazhdojnë të përballen me sfida të ndryshme në të gjitha aspektet jetësore, të cilat u pamundësojnë atyre jetën e dinjitetshme dhe realizimin e të drejtave të tyre, të cilat burojnë nga Kushtetuta dhe ligjet tjera të Republikës së Kosovës. / KultPlus.com