‘Me varg në shpirt m`çeli pranvera’

Poezi nga Ibrahim Rugova

Me varg në shpirt m`çeli pranvera.
Desha t`jetoj gjithmonë i neshtë.
Më bëhet se do të vajtoj përhera,
Kur po hyj me të madhe në vjeshtë.

Ah, stinë e verdhemtë, stinë e venitur
Vallë, Ty të mallkoi mëma -natyrë?
Që bashk t`shkrihemi kështu t`nemitur,
Mos jemi të mjer në krijatyrë?

Po ëndrrove me këngë të rritesh,
Dhe ajo jetës përpara ti flasë.
E di. Me dëngë plot do t`goditësh.
E ngado të endesh veç do të vrasë.

Athua Zoti i madh diti të gjykojë
Që njomaket të kalben shi në vrug.
Apo secili barrën e vdekjes të peshojë
N`zjarr të heshtjes i vetmuar si murg?

I ngopur me të vërtetën në gji,
Vëllau im dole n`mesin me erë.
Mbi fytyrën e re t`ra nji vel i zi –
T`nxuer e t`futi n`kuvli përherë.

O kujt t`i falem n`këtë orë t`vështirë,
Kujt t`ia kërkoj hijen e njomsisë?
Pa frikë. Prore do t`jetë djellamirë –
Pikllimi im, kasnec i gjallë i fuqisë.

Dua të iki fushës e malit-
Jetën e shof si grusht t`rendë.
Jo, s`dua të iki. Dua si shpirt djalli
Të ngjitem së bashku në vend.

Bën që per vargjet e mia t`përvëlimit,
Të më quajnë edhe njeri fare t`prishtë.
Po heret i vranë sytë e shtrembërimit,
Se e flas t`vërtetën e kam çiltërisht.

Por nji ditë të dihet se zemra e poetit,
N`dimër a n`verë s`di të ngurrë
Dhe kur e ndjen valën rreth vetit –
Qan e qesh nuk qetësohet kurr.

(Cerrcë 1960)

Hamami i Hyrës

Nuhi Nuhiu

Në popull njihet si Hyra, apo më mirë njihet “Hamami i Hyres”, shkas për këtë shkrim është shtrembërimi i të vërtetës rreth Hyrijes dhe familjes së saj!

Hyrije Sylejman Shemsiu, ishte e lindur në vitin 1880-1929 në Përlepnicë. Hyra ishte e martuar me Hasan Hanucin nga Karadaku. Deri në vitin 1912 së bashku me Hasanin, udhëhiqnin Hamamin i cili gjendej te lokacioni ku tashmë gjendet Biblioteka e Qytetit në Gjilan.

Por, nga viti 1900 këtë hamam e morën me qira, ku ishte i ndarë, një pjesë për burra dhe tjetra për gra. Deri në vitin 1912 e menaxhoi hamamin, Hyra me burrin Hasan Hanuci. Me tërheqjen e ushtrisë turke, u largua burri i sajë Hasani Hanuci, pasi kishte vra një serb, dhe u desh të largohej nga Gjilani, kështu edhe ai me ushtrinë turke shkojë në Turqi.

Kështu Hyrija mbeti e vetme me dy djemtë:  Mehmetin dhe Beçirin, si dhe vajzën Nebijen, por i mbeti edhe për ta udhëhequr Hamamin. Pas pak, i vdes djali i madh Mehmeti në moshën 22 vjeçare. Në ndihmë për ta udhëhequr hamamin i doli kushërira Lejla Shemsiu Llozana.

Lejla ishte kushërirë nga babai, pra edhe Lejla ishte nga Përlepnica e martuar te familja Llozana, të cilët shtëpitë i kishin të tregu i gjelbër. Por, ndërkohë edhe Lejla Shemsiu Llozana shpërngulen për Turqi, tani Hyra mbeti e vetme, për tu kujdesur për fëmijët dhe Hamamin.

Hyrije Shemsiu jetoi gjerë në vitin 1929. Pas vdekjes së Hyrës, djali i vetëm Beqiri në vitin 1930 shkon në Shqipëri, dhe punësohet në oborrin e mbretit Ahmet Zogu si karrocier./ KultPlus.com

Letrat më të famshme të dashurisë

Vincent Van Gogh, artisti i famshëm holandez i shkruan Theos, vëllait të tij, duke i përshkruar dashurinë për kushërirën e tij Kee, e cila nuk e pranoi kurrë, 1881

“I dashur Theo. Jeta është bërë shumë e dashur për mua, dhe jam shumë i lumtur që kam rënë në dashuri. Jeta ime dhe dashuria ime tani janë një. “Por ti je përballur me një ‘kurrën e kurrës’, më përgjigjesh ti. Përgjigjja ime për ty është: “Çunak i vjetër, tani për tani unë shikoj në ‘kurrën e kurrës’ një bllok akulli, të cilën zemra ime mund ta shkrijë.”


Mark Twain, letër për Olivia Langdonin – bashkëshorten e tij të ardhshme, 1869

“Përtej thellësive të zemrës sime të lumtur rrjedh një rrymë dashurie dhe lutjeje për këtë thesar të paçmuar që i është lënë në mirëbesim gjithë jetës sime. Ti nuk mund t’i shohësh valët e saj të pakapshme që rrjedhin drejt teje, e dashur, por në këto rreshta ti do ta dëgjosh valëzimin e largët të sipërfaqes.”


Shkrimtari rus, Leo Tolstoy, për të fejuarën e tij Valeria Arsenev, 1856

“Tashmë unë dashuroj bukurinë tënde, por ky është vetëm fillimi i dashurisë në ty në atë çfarë është e përjetshme në zemrën dhe shpirtin tënd. Për bukurinë, njerëzit mund të bien në dashuri brenda një ore, dhe po aq shpejt kjo dashuri mund të mbarojë. Por shpirtin, njerëzit duhet të mësojnë ta njohin.

Besomë, asgjë në botë nuk fitohet pa punë, madje as dashuria, ndjenja më e bukur dhe më e natyrshme.”


Johann Wolfgang von Goethe u njoh me Charlotte von Steinin, në vitin 1775, teksa jetonte në Vajmar. Ajo u bë frymëzimi për shumë heroina të veprave të tij, si dhe bashkëshortja e tij, 1784

“Letrat e mia duhet të kenë treguar se sa i dashuruar jam. Nuk drekoj, takoj pak njerëz dhe për shëtitje dal vetëm dhe çdo vend i bukur që shoh ma shton dëshirën që ti të ishe aty. Nuk mund të mos të të dashuroj më shumë se sa duhet. Do të ndjej gjithë lumturinë kur të të shoh sërish. Jam gjithmonë i ndërgjegjshëm për afërsinë ndaj teje, prezenca jote nuk largohet asnjëherë. Në ty, unë kam masën e çdo gruaje, për çdo njeri. Në dashurinë tënde, kam masën e gjithçkaje. Jo në kuptimin që pjesa tjetër e botës është një libër i madh e i mugët, përkundrazi, dashuria jote ma qartëson. Kuptoj qartë se si janë burrat dhe çfarë planifikojnë, dëshirojnë, bëjnë dhe çfarë i kënaq ata. S’i kam zili për çfarë kanë dhe duke i krahasuar me veten, është një gëzim i fshehtë për mua që kam një thesar aq të madh. Ti, në shtëpinë tënde, duhet të ndjehesh ashtu siç ndihem unë në punët e mia. Ne shpesh nuk i vëmë re disa sende, sepse nuk zgjedhim t’i shikojmë ato. Por gjërat marrin kuptim, sa më shpejt të kuptojmë qartë mënyrën se si janë të lidhura me njëra-tjetrën. Ne na pëlqen gjithmonë t’i bashkohemi një grupi, dhe një burrë i mirë ka kënaqësi kur rregullon, përshtat të drejtën dhe drejtimin e tij të paqtë. Mirupafshim, ty të cilën të dashuroj me mijëra herë.”


James Joyce i shkruan të dashurës që do të bëhet gruaja e tij, disa muaj takimit, 1904

“E dashura ime Nora. Thjesht, më ka goditur. Erdha në 11 e gjysmë. Që atëherë jam i ulur në një karrige të thjeshtë si i budallepsur. S’mund të bëj asgjë. Nuk dëgjoj asgjë tjetër, përveç zërit tënd. Jam si një budalla duke të dëgjuar ty që më thua “i dashur”. Ofendova dy burra sot, duke i lënë në të ftohtë. Doja të dëgjoja zërin tënd, jo të tyrin. Kur jam me ty e lë mënjanë natyrën time përçmuese dhe dyshuese. Do të doja të ndjeja kokën tënde në shpatullat e mia. Besoj tani do shkoj në krevat. Kam gjysmë ore duke shkruar këtë letër. Do të më shkruash diçka? Shpresoj që po. Si do ta nënshkruaj emrin tim? Nuk do ta nënshkruaj fare, sepse nuk di çfarë të nënshkruaj.”


Shkrimtari francez Honore de Balzac, letër për konteshën polake Ewelina Hanska, 1836

“Engjëlli im i dashur. Po çmendem për ty, aq sa një njeri mund të çmendet. Nuk mund t’i bëj bashkë dy ide pa qenë ti në mes të tyre. Tashmë s’mendoj dot asgjë për ty. Pavarësisht nga dëshira ime, imagjinata më sjell tek ty. Të shtrëngoj, të puth, kujdesem për ty, një mijë përkujdesje dashurie më kapin. Sa për zemrën time, aty do jesh gjithmonë. Kam një ndjesi të këndshme të të pasurit ty atje. Por, Zot, çfarë do të bëhet me mua, tani që ti më ke privuar nga arsyeja? Kjo është mania që më ka terrorizuar këtë mëngjes. Çohem çdo moment duke i thënë vetes: “Hajde të shkojmë atje”. Më pas, ulem përsëri nga detyrimet e mia. Është një konflikt i frikshëm. Kjo s’është jetë. S’kam qenë kurrë më parë kështu. Ti ke gllabëruar gjithçka. Ndjehem i budallepsur dhe i lumtur sapo mendoj për ty. Sillem vërdallë në një ëndërr të këndshme në të cilën në një moment jetoj mijëra vjet. Çfarë situate e tmerrshme! I mbuluar me dashuri, duke ndjerë dashuri në çdo gjë, por, duke jetuar vetëm për dashurinë, duke parë veten të konsumuar nga brengat, e gjej veten të kapur në njëmijë rrjeta merimangash. O, Evë e dashur, ti nuk e di. E mora kartolinën tënde. Është këtu para meje dhe unë flas me ty sikur t’i të ishe aty. Të pashë ty, si dje, të bukur, mahnitërisht të bukur. Dje, gjatë gjithë mbrëmjes i thashë vetes sime “ajo është e imja!” Ah! Engjëjt nuk janë aq të lumtur në parajsë, siç isha unë dje!”


Mbreti Henry VIII i Anglisë u divorcua nga bashkëshortja e tij Chatherine, për t’u martuar me Anne Boleyn, 1528

“E dashura dhe shoqja ime. Unë dhe zemra ime e vendosim veten tonë në duart e tua, duke t’u lutur që ti të kujdesesh për ne me mirësinë tënde dhe të mos lesh mungesën të zvogëlojë dashurinë tënde për ne. Për mua sëmbimi që më shkakton mungesa është shumë i madh, dhe kur mendoj për rritjen e asaj që më bën të vuaj, do të ishte krejt e patolerueshme nëse s’do ishte shpresa ime e vazhdueshme për të pandryshueshmen dashurinë tënde.”


Shkrimtari i famshëm francez, Gustave Flaubert. i shkruan bashkëshortes së tij, Louise Colet, 1846

“Do të të mbuloj me dashuri kur të të shoh herën tjetër. Me përkujdesje, me ekstazë. Dua të të mbush me gjithë gëzimet e mishit, aq sa ty të të bjerë të fikët e të vdesësh. Dua që ti të mahnitesh nga unë, dhe t’i thuash vetes tënde që as nuk i ke ëndërruar ngazëllime të tilla… Kur të plakesh, dua që ti t’i kujtosh ato pak orë. Dua që kockat e tua të thata të mbushen me gëzim kur të mendosh për to.”


Dramaturgu irlandez, George Bernard Shaw, aktores Beatrice Campbell së cilës i drejtohet me pseudonimin “Stella”, 1913

“Për Stelën,

Dua vagabondin zuzar brenda meje,

Dua zonjën time të errët

Dua engjëllin tim, joshjen time

Dua dritën e shtatë llambave: të bukurisë, të nderit, të qeshurës, të muzikës, të dashurisë, të jetës dhe të pavdekshmes…

Dua frymëzimin tim, marrëzinë time, gëzimin tim

hyjninë brenda meje, çmendurinë time, egoizmin tim

mendjen time të shëndoshë, shenjtërimin tim,

shpërfytyrimin tim, purfifikimin tim,

dritën time në mes të detit,

palmën time në mes të shkretëtirës

kopshtin tim me lulet e dashura

një mijë gëzimet e mia të paemërta

dërdëllitjet e mia të ditës,

ëndrrat e mia të natës

të dashurën time dhe yllin tim…”

Flet zëdhënësja e KRU “Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë

Me një mënyrë të pazakontë, Kompania Rjonale e Ujësjellësit KRU “Prishtina” ka bërë një falënderim dhe thirrje për konsumatorët.

Përveç mënyrës së zgjedhjes për të falënderuar në këtë formë konsumatorët, ajo e cila ka tërhequr vëmendjen e opinionit është edhe bukurshkrimi.

E prapa kësaj qëndron zëdhënësja e kësaj kompanie, Arjeta Mjeku, derisa ka treguar arsyet se përse vendosi ta bëjë një veprim të tillë.

“Unë punoj si PR në KRU Prishtina që 20 vjet. Ideja e këtij shkrimi ishte ndërlidhja e së kaluarës me të tashmen. Duke shkruar në tastierë, përveq tjerash, kemi harruar edhe shkrimin me dorë e sidomos bukurshkrimin. Le të shërbejë për gjeneratat e reja që shkrimi i bukur ndihmon në pedantëri dhe si i tillë zhvillon aftësitë fizike dhe mendore”, ka thënë Mjeku për Gazetën Enigma.

Lahuta në UNESCO, ekspertët takim me komunitetin e rapsodëve

Fondacioni AADF dhe Ministria e Kulturës organizuan në fundjavë në Shkodër takimin e grupit të ekspertëve me komunitetin e rapsodëve dhe të trashëguesve të mjeshtërisë së bërjes së lahutës, ardhur nga Malësia e Madhe, Tropoja, Puka, Lezha e Mirdita.

Takimi u hap nga Ilir Parangoni, i cili bëri të njohur hapat që janë hedhur nga ky fondacion për mundësimin e përgatitjes së katër dosjeve të trashëgimive kombëtare për regjistrim në listat e UNESCO-s: Xhubleta, Transhumanca, Kcimi i Tropojës dhe Lahuta.

E pranishme ishte edhe studiuesja australiane Susane Ogge-Milou, e cila ka mbështetur që nga fillimi punën e grupit të ekspertëve. E gjithë veprimtaria u drejtua me përgjegjësi shkencore dhe profesionale nga studiuesi Rigels Halili, anëtar i grupit të punës.

Akademikët Vasil S. Tole dhe Shaban Sinani, anëtarë të grupit të punës nga Akademia e Shkencave, referuan për temën “Lahuta sot në Shqipëri: këngët me lahutë, rapsodët dhe mjeshtëria e prodhimit të instrumentit”.

Në fjalën hyrëse akademik Vasil S. Tole theksoi rëndësinë e regjistrimit të lahutës dhe këngëve të lahutës në listën e pasurive të rrezikuara të UNESCO-s.https://zeri.info/inarticle.html

“Puna e nisur 12 vjet më parë, me një nismë të qeverisë së Kosovës, nuk u mbyll me sukses jo për mangësi të punës përgatitore, por për shkak se Kosova ende nuk është anëtare e UNESCO-s. Kjo vonesë na detyroi të ripërcaktojmë jo vetëm emrin, por edhe listën, kjo për shkaqe objektive, sepse trashëgimia për të cilën po diskutojmë është në rrudhje”, tha Tole.

Në vijim akad. Shaban Sinani paraqiti referatin e përbashkët, që u hap me një fakt domethënës për një të ardhme me sukses: në shkurt të këtij viti (2023) lahutari shqiptar Anton Çivlaku çeli në “Berlin Philarmonie” koncertin instrumental “Siparantum Choir”. Referati përqendrohej në dy pyetje kryesore: pse duhet të mbrohet lahuta dhe si duhet të mbrohet lahuta.

Në pjesën e parë u theksua rëndësia e lahutës si instrumenti më i hershëm kordofon i traditës shqiptare, e cila bën pjesë në një familje europiane instrumentesh të ngjashëm në emër e në funksion, “kushërira” të afërme të saj, të shfaqura në gjithë kontinentin në atë periudhë që njihet si “golden age” e lulëzimit të bashkëjetesës së tre besimeve abrahamike në Spanjë e më tej në brendësi të Europës.

Njëherësh lahuta është edhe vegla me më shumë mundësi interpretimi të poemave të mëdha narrative, para së gjithash të eposit heroik legjendar. Harta e arealit të lahutës dhe harta e arealit të eposit janë përputhshmërisht të mbivendosura. Ku ka epos, ka lahutë; ku ka lahutë, ka epos.

Duke iu përgjigjur pyetjes pse lahuta është në rrezik, studiuesit theksuan se ka së paku dy shekuj që nuk është e qetë. Sharkia e çiftelia janë rrezikueset më të hershme të lahutës dhe të eposit. Me shfaqjen e tyre lahuta fillon të humbë hapësirë dhe eposi të humbasë rrokje.

Në përfundim të debateve studiuesit propozuan miratimin e marrjes në mbrojtjes me një status të veçantë të lahutarëve dhe të mjeshtrave punues të lahutave, duke precizuar standardin e saj; nxitjen e formimit të rapsodëve të rinj në mjedisin ku jetojnë lahutarët e fundëm; marrjen e përgjegjësive nga pushteti vendor në rajonet ku mbijeton lahuta për mbështetje financiare ndaj tyre; plotësimin e një harte të arealit ku ruhet lahuta tradicionale dhe disa masa të tjera./atsh

“OSCARS 2023”, 18.7 milionë shikime,  tejkalon shifrat e vitit të kaluar

“Oscars 2023” kishte shikueshmërinë më të mirë në tre vjet sipas “Nielsen Company”, e cila deklaroi se ky edicion i Çmimeve të Akademisë grumbulloi 18.7 milionë shikues, duke kaluar ngjarjet e famshme: “Grammy, Emmy dhe Golden Globes”. Sipas raportimeve të mediave të huaja, shikueshmëria ishte nga të rriturit nga mosha 18 deri në 49 vjeç dhe tejkaloi tre ngjarjet e fundit. “Grammy” grumbulloi 12.5 milionë shikues, “Emmys” që u mbajtën në Shtator kishin 5.9 milionë shikues dhe “Golden Globes” morën 6.3 milionë shikime në Janar.

Ceremonia e së dielës po luftonte me “The Last of Us” të HBO -së, i cili kishte finalen e sezonit në të njëjtën kohë me shfaqjen e çmimeve dhe sipas Variety, ajo gjithashtu theu një rekord të vetin duke pasur 8.2 milionë njerëz. Për herë të parë që nga viti 2018, “Oscars” u rrit me 12% nga vlerësimet e vitit të kaluar. Çmimet “Oscar” me shikueshmëri të madhe ishin në vitin 1998 kur “Titanic” fitoi ‘çmimin e filmit më të mirë duke u rrëmbyer në vëmendjen e 55.3 milionë njerëzve, ndërsa shifrat më të këqija ishin në vitin 2021 me 10.4 milionë.

Besa shqiptare, rregulli i artë dhe shpëtimi i hebrenjve

Shqiptarët shpëtuan të paktën 3280 hebrenj gjatë holokaustit. Gjatë viteve 1933-1944, Shqipëria shpëtoi jo vetëm hebrenjtë vendas, por edhe të gjithë ata që mundën ta arrinin Shqipërinë nga vendet e tjera të Europës. Fakti është se në Shqipëri u shpëtuan të gjithë hebrenjtë dhe ata nuk u cenuan, nuk u dorëzuan, nuk u penguan të hynin; nuk pati ligj që kufizonte si numër futjen e tyre në Shqipëri.

Shpëtimi qe i plotë dhe vërtetohet edhe nga një fakt paralel: pas kapitullimit të ushtrisë italiane në shtator 1943, dhjetëra mijëra ushtarë italianë u fshehën në familjet shqiptare dhe u shpëtuan. Tërë popullata shqiptare, pavarësisht nga besimet fetare veproi drejtpërsëdrejti (shpëtuesi) dhe tërthorazi (p.sh. familjet fqinje) si një kulturë e bashkuar duke e kundërshtuar Holokaustin dhe shpëtuar tërë hebrenjtë ku ajo arrinte. As edhe një hebre ekziston i humbur për shkak të Holokaustit në Shqipëri. Njëkohësisht, ishin 14 hebrenj që ranë dëshmorë si pjesëtarë të njësive luftarake kundra-fashiste shqiptare ose u vranë nën zjarrin e luftës. Shqipëria ishte një arkë shpëtimi për hebrenjtë e përndjekur.

Gjurmët e shpëtimit gjenden në qytetet e fshatrat e Mitrovicës, Prishtinës, Gjilanit, Deçanit, Pejës, Gjakovës, Shkodrës, Krujës, Tiranës, Beratit, Kavajës, Durrësit, Elbasanit, Librazhdit, Korçës, Dibrës, Burrelit, Fierit, Lushnjës, Vlorës, Delvinës, Përmetit, Gjinokastrës, etj.. Hebrenjtë drejtoheshin drejt Shqipërisë e tokave shqiptare, sepse e dinin se aty si nga populli ashtu edhe nga qeveria nuk kishte përndjekje të tyre, nuk kishte përbuzje fetare apo kombëtare, nuk kishte gjenocid ndaj kombeve të tjerë, se Shqipëria ishte strehë e sigurt. Ata e dinin se shqiptarët kishin besë, zbatonin këtë Rregull të Artë, se i hapnin derën mikut dhe kujtdo që ishte në nevojë dhe se hebrenjtë vendas jetonin si gjithë të tjerët. Sipas regjistrimit të popullatës në vitin 1931, Shqipëria qendrore kishte 204 hebrenj. Sipas dokumenteve, rajoni i Kosovës kishte 409 hebrenj vendas deri në pushtimin e ish-Jugosllavisë në prill 1941.

Ata hebrenj, bashkë me të tjerët që vinin nga ish-Jugosllavia dhe vendet e tjera dhe që u futën në Kosovë, shpëtuan duke u zhvendosur në Shqipërinë e brendshme me ndihmën e qeverisë dhe popullit shqiptar. Një listë prej të paktën 3280 hebrenjsh të shpëtuar nga shqiptarët deri në fund të Luftës II Botërore është dorëzuar në Yad Vashem. Në këtë numër nuk përfshihen hebrenjtë që hynë në Shqipëri me pasaporta jo të vërteta apo me emra të tjerë, ata që hynë fshehtas (p.sh. u fshehën në fshatrat pranë kufirit shtetëror), ata që nuk janë zbuluar akoma në dokumente të tjera, si dhe ata që nuk njihen me emër. Kjo e fundit është për t’u theksuar sepse është e zakonshme të shohësh lista në arkiva, të cilat kanë për një emër përbri numrin e njerëzve që e shoqëroi atë kryetar grupi ose familje, nën titullin “bashkë me familjen e tyre”. Institucioni Yad Vashem në Jeruzalem, deri më tani ka njohur zyrtarisht 69 shqiptarë si “Fisnikë të Kombeve” në shpëtimin e hebrenjve gjatë Holokaustit. Këta hebrenj të shpëtuar janë ata që i mbijetuan Holokaustit nëpërmjet ndihmës shqiptare, që u martuan, lindën e vazhduan rrjedhën e tyre të jetës në Shqipëri e vendet e tjera. Hebrenjtë që mbetën në Shqipëri pas mbarimit të Luftës II Botërore lanë gjurmë në fusha të ndryshme të jetës shqiptare dhe kujtohen me respekt.

Përgatitur nga: Samir Lolja. /KultPlus.com

Nëna Terezë: Mos i prisni kryetarët, bëjini gjërat vetë, njëri për tjetrin

“Të duash do të thotë të bësh gjëra të vogla me dashuri të madhe.”

“Mos i prisni kryetarët. Bëjini gjërat vetë, njëri për tjetrin.”

“Fjalët e mira mund të jenë të shkurtra dhe të lehta për t’u thënë, por jehona e tyre është vërtetë pa fund.”

“Vuajtja është dhuratë e madhe e Zotit.”

“Duhet të flasim më pak. Një vend për t’u lutur nuk është vend për thashetheme.”

“Unë nuk lutem për sukses. Kërkoj plotësinë e fesë.”

“Nëse i gjykoni njerëzit, nuk keni kohë t’i doni ata.”

“Folu butësisht njerëzve! Tregoje mirësinë në fytyrë, në sy, në buzëqeshjen tënde, në ngrohtësinë e buzëqeshjes tënde, gjithnjë të kesh buzëqeshje gazmore! Jep jo vetëm kujdesin, por edhe zemrën!”

“Ne s’mund të bëjmë dot gjëra të mëdha, vetëm gjëra të vogla me dashuri të madhe.”

“Nuk ka rëndësi sa shumë jemi të angazhuar të bëjmë, por sa shumë dashuri vendosim në të.”

“Po prisja të isha e lirë, por Zoti ka planet e Tij.”

“Çfarë mund të bësh për të promovuar paqen në botë? Shko në shtëpi dhe duaje familjen.”

“Ne nuk kemi nevojë për armë dhe bomba që të sjellim paqe në botë. Kemi nevojë për dashuri dhe dhembshuri.”

“Disa njerëz vijnë në jetë si bekim. Disa të tjerë vijnë si mësim.”

“Nëse jeni të dekurajuar, kjo është një shenjë e krenarisë, sepse kjo tregon se keni besim në fuqitë tuaja.”

“Gjithmonë kur takohemi me njëri-tjetrin le të buzëqeshim, buzëqeshja është fillimi i çdo dashurie.”

“Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha. Por ne të gjithë mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe.”

“Në qoftë se ne të vërtetë duam të na duan, duhet të mësojmë se si të falim.”

“Dashuria fillon duke u kujdesur për më të afërmit.”

“Varfëria më e tmerrshme është vetmia dhe ndjenja e të qenit pa dashuri”

Pas 20 vitesh, Ben dhe Jennifer bëhen bashkë për një film

Ben Affleck dhe Jennifer Lopez do të bashkohen sërish pas gati dy dekadash në filmin e ardhshëm ” Unstoppable “.

Filmi i prodhuar nga kompania e Affleck dhe Matt Damon, ‘Artists Equity’, sjell një dramë sportive që tregon historinë e vërtetë të Anthony Robles, mundësi që lindi me një këmbë dhe ende arriti të fitojë kampionatin kombëtar në Universitetin Shtetëror të Arizonës.

Edhe pse bashkëpunimi i tyre i mëparshëm, ‘Gigli’ i vitit 2003, nuk u prit mirë, Affleck është i emocionuar që do të punojë përsëri me gruan e tij , duke thënë se ajo është një aktore e shkëlqyer e se është gjithmonë emocionuese për të punuar me të. Bashkëpunimi i parë i dyshes ishte një mësim për ta dhe që nga ajo kohë janë rritur si aktorë, thonë ata.

Me regji të William Goldenberg, i cili po bën debutimin e tij regjisorial pas montimit të disa prej filmave të Affleck, duke përfshirë “Argo” dhe “Live by Night”, “Unstoppable” ende nuk ka ende një datë zyrtare të publikimit, por fansat mezi po e presin.

Jennifer Lopez and Ben Affleck at Universal Studios Hollywood, on July 2, 2021. MEGA Agency/Backgrid

Disa konsiderata mbi krijimtarinë e Kolë Idromenos

Nga Dorina Arapi

Hipoteza e ngritur dhe e kryer nëpërmjet vëzhgimit me sy të lirë nga restauratori, piktori e studiuesi i artit bizantin Mustafa Arapi para disa kohësh, duke shprehur se tabloja “Motra Tone” nuk është punim i të njëjtit piktor që ka punuar “Dasmën shkodrane” shqetësoi disa profanë, ku gjuha e tyre e ulët foli më shumë se mendja e tyre. Mendimi i Mustafa Arapit vlen të merret në konsideratë. Kjo jo vetëm për aq sa përmendëm më sipër, por dhe sepse Arapi ka evidentuar punime të Onufrit, Qipriotit e shumë ikonografëve të tjerë. Kontributi i tij në këto fusha është mëse i njohur në botën akademike. Duke folur me subjektivizëm janë thjeshtë diskutime kafenesh. Shkenca nuk bën kompromis me sentimentalizma, lokalizma apo patriotizma të kotë që nuk i shërbejnë asgjëje, përveçse ideologjive fanatike e vetanake të individëve të caktuar. Shkenca lufton për dritën e të vërtetës. Të flasësh për pikturën është çështje komplekse, dhe jo thurje barsoletash nën hijen e pemës.

Në këtë artikull nuk synohet të lihet mënjanë figura e Kolë Idromenos. Por përkundrazi synohet të analizohen problematika, të cilat deri më tani i kanë shpëtuar syrit të dikujt. Unë do të trajtoj vetëm dy aspekte të punës së Kolës, të cilat mund të analizohen me metodën e vëzhgimit me sy të lirë: teknika e velaturës dhe firma e Kolë Idromenos.

Teknika e velaturës është një teknikë artistike, e cila konsiston në vendosjen e një shtrese shumë të hollë me një ngjyrë, mbi shtresën pastoze ose më pak pastoze në një pjesë të tablosë. Pikërisht se është shumë e hollë dhe transparente, ajo njihet si teknika me velaturë. Teknika e punimit me pastë ose ndryshe pastoze është trajtimi i pikturës, me një shtrese ngjyre të bardhë të plotë. Velatura vendoset mbi pastën që pjesa e punimit të marrë transparencë, thellësi, duke krijuar efekte gjysmë transparente, për të krijuar një efekt të tejdukshëm, për të ndryshuar ngjyrën bazë, për të krijuar fraktura, si dhe mbi të gjitha materializon teksturat e materies. Velatura është përdorur që në fillimet e pikturës. Ajo shkëlqeu si teknikë në Rilindjen italiane e atë të Europës veriore e gjithashtu në periudhën të artit Barok. Një shembull i mjeshtërisë së teknikës është piktori flamand Rembrandt van Rijn. I pari që e përdor në artin laik e realist shqiptar është piktori i tablosë “Motra Tone”. Dhe tekstualisht kjo teknikë është përdorur në disa tablo të ekspozuar në ekspon e hapur te Galeria e Arteve Tiranë “Kolë Idromeno”, si tek: “Motra Tone”, “Plaku”, Portreti i Mati Kodhelit, e deri tek trajtimi i disa bizhuterive e teksturave të veshjeve, të degërmive, marhamave e të pëlhurës së perkalinës.

Nëse një artist zotëron këtë teknikë, përveçse dhe çështjeve të tjera themelore të pikturës, ose ndryshe e thëne, të ABC-së së pikturës, si kompozimi, raporti i ngjyrave, proporcionet, perspektivën, vizatimin e mbi të gjitha karakterin e personazhit, mund të themi se ka artisti ka arritur një pjekuri artistike. Këtu i shtojmë sigurisht dhe konceptin, apo ndryshe idenë e trajtuar. Duhet të themi se tablotë e realizuara nga Kola kanë një ndasi radikale në dy periudha, ku periudha e parë dallohet fill pas mbarimit të shkollës, që mund të themi se i përket të dy dhjetëvjeçarëve të fundit të shekullit XIX, dmth 1880-1900, pavarësisht se dhe këtu ka ulje e ngritje në punët e tij. Madje unë do ta limitoja deri në 1890. Në dhjetëvjeçarin e tetë të shekullit XIX (1880-1890), Kolë Idromeno realizon disa punime: Portreti i “Mati Kodhelit” (1881), Motra Tone (1883), “Betimi në rrenë” në vitin 1892 dhe “Dy rrugët” 1896. Pas këtyre dekadave, arti i piktorit shfaq një dekadencë artistike, që shkon në nivelet e një pune të dobët e amatore.

Periudha e dytë është periudha pas këtyre viteve, pra nga 1900 e deri në vitet e fundit të krijimtarisë artistike të piktorit. Kohërat e artit kanë treguar e dëshmuar se qëndron një linjë artistike e një piktori, e cila fillon me bazat e pikturës, vazhdon me njohjen e vizatimit dhe teknikave, e për të avancuar më tej me krijimtarinë e tij si profesionist. Kur arrin pjekurinë artistike një piktor, do të thotë që ai ka zotëruar të gjitha këto është çliruar nga rregullat akademike e shkollore: nuk është më një student, por një artist i mirëfilltë.

Ajo që ndodh me krijimtarinë e Kolës është e kundërta: ai zotëron e trajton mjeshtërisht parimet e çështjet e artit, si dhe shfaq një pjekuri artistike veçanërisht në dhjetëvjeçarin 1880-1890. Më pas fillon të shënojë një rënie, ku dallohet se artisti mohon të gjitha kriteret e mëparshme dhe bie në dekadencë artistike. Piktori X (po e quajmë atë piktor të dytë të panjohur të periudhës së dytë) le të themi se mohon teknikën e velaturës e bie në ato tone që në gjuhën e pikturës quhet “bjak”, dmth., e bardha “mbyt” çdo ngjyrë tjetër, sepse bëhet pjesë e çdo trajtimi me ngjyrë. Madje dhe hijen nuk e trajton me ngjyrë, por me tonet e së bardhës apo të zezës. Dhe kjo nuk ndodh në një vepër, por në disa prej tyre e veçanërisht tek portretet. Por kjo gjë nuk ndodh vetëm me teknikën. Artisti X mohon proporcionin, për shembull në rastin e pikturës së dytë të motrës së artistit e veshur me veshje qytetare europiane. Ajo paraqitet me një bust të gjerë në disproporcion me tërësinë e figurës dhe një mungesë e anatomisë së trupit. Dhe kjo është e dukshme që nuk është e qëllimshme, por është një mosnjohje e vizatimit nga autori. Nëse do të ishte e qëllimshme, atëherë piktori ka kaluar në atë fazë që njihet si pjekuria artistike ku ai interpreton realitetin.

Këtu dhe në shumë portrete të tjera, piktori X shfaq mungesë në perspektivën tonale të planeve. Kjo dallohet tek “Dasma Shkodrane” apo “Oborr shtëpie shkodrane”, ku tonet e shurdhëta dominojnë në këto tablo. Një artist në një pjekuri artistike, i cili ka realizuar “Motrën Tone”, nuk bie në nivele të atilla që të mos dijë të trajtojë planet në perspektivë. Në këtë mënyrë, një artist do të binte ndesh me parimet e pikturës, ku forma dhe volumi janë aspekte bazë për krijimin e realitetit tredimensional në një plan dy dimensional, siç është telajo. Kur ndryshe nga këto tabllo të fundit, piktori tek “Motra Tone” flet me një gjuhë pothuajse bashkëkohore duke trajtuar sfondin me ngjyrë të errët, që të kujton “Damën me kunadhe” të L. da Vinçit. Përveç trajtimit, dora e damës tek Vinçi, si dhe tek Tonia janë personazhe më vete. Ato flasin më shumë se portretet. Sfondi ndonëse është i errët ka shumë më shumë thellësi siç ka peizazhi apo sfondi i “Dasmës shkodrane”. Tablloja Motra Tone ka një ngjashmëri në dorë me portretin e Mati Kodhelit dhe portretit të Plakut, ku ky i fundit nuk ka të shënuar as vitin e realizimit e as nënshkrimin e piktorit. Të tria këto tablo dallojnë nga të gjitha tablotë e ekspozitës. Një piktor që realizon këto tablo si këto të lartpërmendurat, nuk ndodh të realizojë një tablo të një niveli të dobët pas dy vjetësh siç është ”Betimi në rrenë”, apo peizazhin “Pamje nga Ulqini” (1897 – 1898). Mungesa e perspektivës, trajtimi me të njëjtin intensitetit të planeve apo më dukshëm mungesa e teknikës, na bën të mendojmë se diçka nuk shkon. Piktori X bie në nivele akoma më të dobëta në disa tablo të tjera si tek “Portreti i burrit (portreti nr.4 në linjën ekspozuese). Aty dallohet një sfond e një trajtim i dobët si në ngjyra, por veçanërisht në teknikë. Ndoshta mos duhet konsideruar se gabimisht i është përveshur autorësia e kolës këtyre tablove, ose mund të flitet për autorë të ndryshëm të cilët dallojnë nga njëri tjetri?

Së dyti dua të ndalem tek firma e Kolë Idromenos. Tabloja “Motra Tone” (1883) u realizua nga artisti në moshën 23 vjeçare. Kola e nënshkruan tablonë në pjesën e sipërme majtas të tabllosë mbi sfondin e errët duke nënshkruar me një kaligrafi dore elegante e të rafinuar. Ai e shkruan emrin e tij në gjuhën italiane: Nicolo. A. (Arsen emrin e babait) dhe mbiemri “Idromeno”. Poshtë tyre është shënuar “fece li 2 febbraio 1883”, pra “e realizuar më 2 shkurt 1883”. Ndërsa në tablonë e parë të tij pasi kthehet nga Italia, në portretin e Mati Kodhelit, piktori shënon në italisht, në të njëjtën kaligrafi e në gjuhën italiane: Nicolo Arsenio 15 marzo 1881. Këtu firmos duke vendosur si mbiemër emrin e të atit. Ajo që vihet re në punët e Idromenos është një paqendrueshmëri në kaligrafi, e njëjta gjë që vërehet dhe tek trajtimi i tablove. Shumë vepra të tij janë pa firmë e pa datë realizimi, gjë që e vështirëson akoma më shumë analizën e punëve të tij. Rëndësia e firmës e nënvlerësuar nga studiuesit, në rastin e artit të Kolë Idromenos, ose e marrë si mirëqenë, tregon se një studim i thelluar i artistit në fjalë ka munguar. Nënshkrimi i artistit është në të vërtetë një pjesë e rëndësishme e veprës dhe mbi të gjitha i vendit të artistit në historinë e artit. Në kohërat e artit, artistët nuk kanë mundur të shesin punimet e tyre, vetëm sepse firma e tyre ka munguar në tablo. Nënshkrimi është gjithmonë një vlerë më vete pasi firma mund ti japë ose mund të prish vlefshmërinë e një vepre arti. Ka raste kur artistë kanë firmosur në anën e pasme të tablosë, zakonisht kur kanë shënuar dedikime, por për ta është një domosdoshmëri të lënë firmën e tyre në krijimet e tyre. Madje shumë piktorë njihen për firmën e kaligrafinë e tyre të bukur dhe estetike. Nga tradita bizantine, siç ishte dhe në Shqipëri, ikonat nuk nënshkruheshin dhe vetëm rreth në shekullin e trembëdhjetë hasen emra të ikonografëve ku mënyra për t’u nënshkruar ishte “nga dora e …”. Kjo për të treguar se ishte dora e piktorit që e kishte materializuar fizikisht imazhin, por ishte Fryma e Shenjtë që e krijoi atë. Artisti është vetëm një medium i shprehjes hyjnore dhe jo krijues ashtu siç e kuptojnë ne sot. Vetëm pas rënies së Bizantit, ikonografë si Onufri apo Qiprioti do të firmosnin artin e tyre.

Koha ka treguar se mjeshtrat kanë punuar me ndihmës e ndjekësit e tyre. Gjatë Rilindjes italiane zotërimi i një zanati erdhi përmes praktikës së mësimit tek një mjeshtër, nga babai tek djali, ku në atelietë apo punishtet e arteve ndiqeshin udhëzimet dhe shembulli i mjeshtrit. Gjatë kohërave artisti përkufizohej si dikush me një aftësi të caktuar dhe një imitues i mirë i natyrës. Vetëm me Rilindjen italiane, artisti arriti të sigurojë një status më të lartë dhe në rangun e dijetarit. Piktorë si Giotto ishin ndër të parët të cilët vendosën emrat e tyre në punime, por pjesa më e madhe e veprave të artit botëror para shekullit XIV mbeten anonime. Ashtu siç studime tregojnë deri në shekujt e vonë mësojmë se shpesh në tablo vendosej emri i mjeshtrit, kur në të vërtetë punën e kishin realizuar ndjekësit apo ndihmësit e tij.

Firma ishte përmbyllja e veprës dhe finalizimi i saj. Përmes saj ndërtohet historia e jetës artistike e mbi të ndërtohet historia e artit, më pas autenticiteti i veprës, e si rrjedhojë marrëdhënia e veprës me tregun e artit e porositësin e veprës. Kur në Bizant e më vonë, artisti mbeti në rolin e një “zanatçiu” dhe firma e tij nuk kishte një rëndësi, në shekullin XIX akti i nënshkrimit të një vepre merr një rëndësi të konsiderueshme, pasi kjo lidhej me statusin e tij në skenën artistike, ku në sallonet e ekspozitat e mëdha ndërkombëtare të artit të kohës ekspozoheshin punët e tyre. Gjatë Mesjetës në përgjithësi krijimtaria e piktorit ishte e lidhur me porositësin e tablosë, siç ishin të shtresa e lartë, mbreti apo kisha. Detyrimisht puna e tij ishte e lidhur me nevojën e kërkesat e tyre. Ndërsa në shekullin XIX, po të vërejmë piktorët realistë e impresionistët më vonë thyhen rregullat akademike, kështu arti nuk ishte më një art i diktuar, por i çliruar nga bindjet e kohës: autorësia e veprës merr një dimension akoma më të lartë. Ndërkohë që në Europë ishte ky fenomen, Kolë Idromeno, pas një studim të një periudhe të shkurtër në Venecia e përkrah mbështetjes së tij të përhershëm të Marubit u formua dhe realizoi tablotë e para realiste në Shqipëri. Por ajo që ndodh tek ky piktor është pikërisht neglizhenca e tij në firmosjen e tablove. Një piktor me një kaligrafi elegante e të rafinuar bie në një kaligrafi të neglizhuar tek tabloja “Betimi në rrenë”. Dhe kjo nuk është shumë larg, por vetëm dy vjet më pas tablosë së Motrës Tone. Ai kalon nga kaligrafi të lartë estetike, të shkruar me shkrim dore, në një kaligrafi me germa shtypi e pothuajse më një vertikalitet në strukturë, gjë që është e kundërt në kaligrafitë e tjera, pasi ato kanë një pjerrtësi dhe elegancë, e mbi të gjitha autori kupton rëndësinë e nënshkrimit si një vlerë e shtuar dhe e domosdoshme e artit të tij. Piktori kalon nga detaje të mëdha të autorësisë dhe datimit, në eliminim të autorësisë së tij dhe datimit të punëve mbi veprat e tij, nga “shenja, gjurma” e tij në historinë e artit shqiptar drejt një anonimati; nga një elegancë e kaligrafisë në një vrazhdësi estetike. Finesa e firmave, si dhe datimi i tyre i saktë, tek portreti i Mat Kodhelit e portretit të motrës Tone, nuk arrin të përsëritet në veprat pasardhëse. Nuk ka më Nicolo, Arsen, por thjeshtë firma e tij nënshkruhet me një germë N dhe mbiemrin e tij. Diku mbiemri i tij trajtohet disi më një lloj finese, por përsëri nuk arrin trajtën e firmës të viteve të para të krijimtarisë. Ndryshimi drastik që dëshmon nënshkrimi tek “Betimi në rrenë” (përveç trajtimit të tablosë me penelata që s’të kujtojnë aspak penelatën në tablonë e motrës Tone) krijon dyshime në autorësinë e veprës dhe në linjën e krijimtarisë artistike të piktorit.

Hulumtimet mbi punën e krijimtarinë e tij duhet të avancojnë, pasi në këto punime shfaqen disa mospërputhje, të cilat krijojnë terren për hipoteza të ndryshme. Dhe hipoteza të ndryshme sjellin interpretime të ndryshme. Ndoshta duhet të flasim për disa autorë? Apo ndoshta është e drejtë të themi se kjo x punë “i atribuohet x piktori”. Mos duhet të hulumtojmë për ndonjë atelie ose punishte arti të periudhës. Në këtë rast studimi i detajuar i krijimtarisë së tij mund të zbulojnë histori të tjera, problematika të fushës së artit gjatë asaj periudhe, ndoshta atelie të cilat në formën e një punishteje arti kanë nxjerrë figura artistësh ende të pastudiuar, apo analiza na orientohen në autorësi të ndryshme të punimeve. / KultPlus.com

“THE GODFATHER”, një kryevepër e brutalitetit dhe poezisë

Duke marrë parasysh mjedisin patriarkal në familjen Corleone, të rënduar nga konteksti mafioz dhe periudha historike, nuk na duket se skenari u jep personazheve femra vetëm rolet e grave të nënshtruara dhe pasive. Juristë, gjyqtarë, pedagogë, sociologë e psikologë pyesin veten prej vitesh nëse një film, me një regji që nuk ka asnjë mangësi, me një skenar novator, dhe një kujdes të përsosur ndaj mjedisit historiko-sociologjik, me një kolonë zanore të rafinuar të Nino Rota, pa përmendur mjeshtërinë e madhe të aktorëve, ka të drejtë t’i kthejë atentatorët në heronj “pozitivë”

Për herë të parë mafia po u tregohej njerëzve me një seriozitet historik dhe antropologjik. Për herë të parë aspekti njerëzor i mafiozit e bëri këtë të fundit një hero “pozitiv”. Skenat e dhunës brutale alternoheshin me momente poezie, duke e trazuar psikikën e spektatorit, dhe duke konkurruar me përsosmërinë stilistike. Kjo ishte tronditja që shkaktoi dalja në kinema e filmit “The Godfather” (Kumbari) në vitin 1972 me regjinë e Francis Ford Coppola, dhe skenar të Mario Puzo, bazuar në romanin e njohur me të njëjtin titull, botuar për herë të parë në vitin 1969. Të gjithë e mbajnë mend fillimin e filmit me siçilianin Bonasera (Salvatore Corsitto) që i kërkon Don Vito Corleones (i interpretuar nga një Marlon Brando tejet i zhytur në të thella), për të vrarë 2 të rinj amerikanë, që ishin fajtorë për çnderimin e vajzës së tij. Vito e kundërshton duke i thënë se ai ka qenë gjithmonë asnjanës, se nuk ka pranuar mbrojtje në të kaluarën, dhe tani “ti më kërkon të vras 2 njerëz, dhe nuk më quan as “Kumbar”.

Bonasera e kupton situatën, ulet në gjunjë i puth dorën dhe e thërret “Kumbar”, si një rit besnikërie dhe nënshtrimi. Ajo skenë zhvillohet e gjitha nën dritën e zbehtë të studios së DonVitos, dhe dëshmitarë ishin vetëm bashkëpunëtorët e tij më të afërt. Në atë ditë të vitit 1946, po kremtohej në kopshtin e madh të shtëpisë dasma e së bijës.

Tonalitetet e gjysmë errësirës në atë skenë justifikohen objektivisht nga drita verbuese e një dite vere që vjen nga jashtë. Por në fakt, Francis Ford Coppola shtoi enkas tonalitet e errëta për arsye semantike. Ai i kërkoi drejtorit të fotografisë, Gordon Willis, të shmangë reflektimin e dritave të brendshme në bebëzat e syve të protagonistëve, për t’i bërë fytyrat e tyre më dramatike, më të ngurta dhe pa emocione. Simpatia e spektatorin për “mafiozin” në filmin “Kumbari” lind kur djali më i vogël i DonVitos, Michael (Al Pacino, që interpreton një vrasës-filozof me fytyrë intelektuali), u rikthye në shtëpi i dekoruar nga lufta dhe u fejua me May (interpretuar nga Diane Keaton), edhe pse nuk kishte lidhje me aferat kriminale të familjes, detyrohet që të marrë pjesë në to. Në fakt Don Vito synonte ta mbante atë “jashtë biznesit familjar. Por kur bie pre e një atentati që gati i mori jetën të kryer nga familjet rivale mafioze në Nju Jork, i riu Michael e gjen veten në qendër të botës së krimit.

Për të gjithçka fillon kur rastësisht shkon në spital për të vizituar të atin, që ishte shtruar atje pas atentatit. Çuditërisht, spitali ishte i shkretë, i gjithë stafi kishte ikur. Infermierët kishin lënë bukën në mes. Në hyrje nuk kishte asnjë polic.

Edhe pse ende jo një mafioz, si një oficer i dekoruar i ushtrisë Michael e kupton, se pacienti është lënë qëllimisht vetëm. Ai i kërkon infermieres së vetme që ndodhej në spital që ta ndihmojë: “Ti e di kush është babai im. Ata po vijnë që ta vrasin. Ju lutem më ndihmoni ta çoj në një dhomë tjetër”. Michael dhe infermierja e shtyjnë shtratin përmes një korridori derisa sa mbërrijnë në një bodrum. Më pas, aty shfaqet një i njohur i babait të tij, luleshitësi i lagjes, që mbante në dorë një buqetë me lule. Michael e dërgon në shkallët e spitalit, përpara derës së përparme të godinës. Pasi e fshehur të atin, Michael i bashkohet luleshitësit duke pozuar si një mafioz. Ai ngre jakën e palltos, dhe e fut dorën në njërën anë të gjoksit, si për të lënë të kuptohet se është i armatosur. Michael bën të njëjtën gjë. Është një leksion i vërtetë regjisure. Pak sekonda më vonë para spitalit mbërrin një krye–mafioz.

Ata i shohin të dy burrat në krye të shkallëve të spitalit. Mendojnë se janë 2 truproja të armatosur, ndaj largohen menjëherë. Kjo skenë është prova e parë e shkëlqyer, në të gjithë trilogjinë (The Godfather II 1974, The Godfather III në vitin 1990), i një sërë skenash të paharrueshme që Al Pacino do t’i sjellë në kujtesën e spektatorit.

Në atë moment shohim metamorfozën e Michael, nga një hero lufte në një vrasës, për të “shpëtuar” jetën e babait të tij, dhe për të “ndëshkuar” policinë e korruptuar: vrasjen në restorant të mafiozit Sollozzo dhe shefit të policisë Mccluskey që kishte miratuar atentatin ndaj Don Vitos, dhe që u përpoq ta eleminonte në spital. Skena, e ndërtuar me një suspansë të atillë që të lë pa frymë, shkakton ende sot shumë emocione. Michael shkon në tualet duke i lënë që të dy në tavolinë, pasi u kontrollua për armë nga Sollozzo. Në tualet, ai kërkon me ankth armën e fshehur. Më pas rikthehet në tryezë. Është shumë i tensionuar. Qëndron në një formë që krijon përshtypjen sikur nuk do të mundet ta realizojë hakmarrjen e tij. Kështu mendon spektatori. Më pas, si një gjarpër që bën sikur është në gjumë, nxjerr befas armën. Në fillim qëllon mbi Sollozzo-n dhe më pas mbi kapitenin e policisë. Që të dy i godet në mes të ballit.

Por Coppola është edhe një mësues poezie. Këtë e shohim tek joshja, sipas traditës në Italianë e Jugut, që i bën Michael Apollonias në Siçili, ku fshihet pas vrasjes së dyfishtë. Apo kortezhi i dasmës, midis shtëpive të qytetit, përgjatë urës së gurtë, një “fjongo e bardhë” pafajësie në mesin e një serie krimesh.

Një rindërtim filologjik i traditave popullore deri në detaje: skena përfundon me kremtimin e ceremonisë së përbetimit në latinisht. Kur bëhen bashkë Coppola dhe Puzo janë të paarritshëm, veçanërisht në shkrirjen e kundërtave të jetës. Besimit të krishterë dhe mëkatit vdekjeprurës; lindjes dhe masakrës; të mirës dhe së keqes; Parajsës dhe Ferrit. Gjatë pagëzimit të nipit, djalit të motrës Connie dhe bashkëshortit të saj Carlo Rizzi (i cili shpesh e rreh atë), Michael ekzekuton të gjithë krerët e tjerë të familjes rivale të Nju Jorkut, duke përfshirë Tession, një ish-besnik të Don Vitos, që më pas i bashkohet bandës rivale. Kohët e fundit, në një artikull të botuar në faqen e internetit të BBC-së, Nicholas Barber, kundërshtoi një shkrim të ekzagjeruar mbi filmin, që sipas tij ishte parë në mënyrë “feministe”, duke argumentuar se “nuk është e saktë të thuhet se gratë injorohen” nga Coppola. Në fakt siç e kujton edhe Barber filmi fillon me historinë e një vajze të çnderuar (vajza e Bonaseras). Unë do të shtoja edhe skena të tjera jo më pak të rëndësishme: nuses së tij të re Apollonia, Michael i kushton kohë duke e mësuar të ngasë makinën (jemi në vitin 1947!).

Po ashtu, Santino mbron motrën e tij kur ajo rrihet nga i shoqi Carlo. Infermierja mund të ikte ose të refuzonte ta ndihmonte Michael të shpëtonte Don Viton. Kay e verbuar nga dashuria për Michael, nuk e sheh se si jetojnë ata njerëz, por do të ndërgjegjësohet në “The GodfatherII”.

Duke marrë parasysh mjedisin patriarkal në familjen Corleone, të rënduar nga konteksti mafioz dhe periudha historike, nuk na duket se skenari u jep personazheve femra vetëm rolet e grave të nënshtruara dhe pasive. Juristë, gjyqtarë, pedagogë, sociologë e psikologë pyesin veten prej vitesh nëse një film, me një regji që nuk ka asnjë mangësi, me një skenar novator, dhe një kujdes të përsosur ndaj mjedisit historiko-sociologjik, me një kolonë zanore të rafinuar të Nino Rota, pa përmendur mjeshtërinë e madhe të aktorëve (Marlon Brando, Al Pacino, Diane Keaton, Robert Duvall, James Caan, Al Lettieri etj), ka të drejtë t’i kthejë atentatorët në heronj “pozitivë”. Për këtë arsye, shikimi i kryeveprave të cilat mund të frymëzojnë admirim tek adoleshentët, edhe në aspektet etike negative, duhet të udhëhiqet nga edukatorë ekspertë. Duke iu shmangur leximit sipërfaqësor dhe imitimeve të lehta emocionale, dhe duke bërë dallimin midis realitetit dhe trillimit, midis ligjit dhe krimit, ai që mbetet është arti i kinemasë. Ashtu si tek “Kumbari”. (konica.al)

Fillon kalendari i Javës Kulturore në Portugali

Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku dhe Ministrja e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, të shoqëruar nga delegacioni i MKRS dhe MPJ, mbrëmë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Lisbon të Portugalisë, ishin pjesë e aktiviteteve hapëse të Javës Kulturore të Kosovës.

11 vepra të reja iu shtuan ekspozitës së ambasadës teksa këndi i bibliotekës u hap dhe u mbush me tituj kosovarë. Gjatë bisedës me pjesëtarë të diasporës, ministri Çeku rikonfirmoi përkrahjen e shtetit për mbështetje të artit dhe artistëve, duke krijuar mundësi të reja të promovimit të tyre edhe jasht kufijve./ KultPlus.com

Super-aksioni “John Wick 4” arrin në Cineplexx me eventin Pre Premiere, ku do të ketë super-shpërblime!

Ikona e aksionit, Keanu Reeves rikthehet në kapitullin e katërt të “John Wick” me më shumë aksion se sa që kemi parë ndonjëherë.

John Wick, aksioni i shumëpritur i cili ka sjellur ekskluzivitet të madh gjatë dekadës tani po arrin në Cineplexx me pjesën e katërt. Aksioni arrin këtë të mërkurë, më 22 mars dy ditë me herët para premierës botërore. Kinemaja Cineplexx, për këtë film do të organizojë eventin Pre Premiere në të dy kinematë, në Prishtinë dhe në Prizren duke filluar nga ora 19:00 ku do të ketë shumë shpërblime.

Ngjarja e filmit është vazhdimi i pjesës së tretë ku John Wick zbulon një rrugë për të mposhtur The High Table. Por përpara se të fitojë lirinë e tij, Wick duhet të përballet me një armik të ri i cili ka aleanca të fuqishme anembanë globit dhe fuqi që i kthejnë miqtë e vjetër në armiq. Aktorët e ri që i bashkohen pjesës së katërt janë, Bill Skarsgård i cili i bashkohet si Marquis de Gramont, një nga anëtarët e High Table të cilën John Wick e sfidon; legjenda e filmave aksion të arteve marciale Donnie Yen si një vrasës i verbër i High Table, i cili është një mik i vjetër i John Wick. Ky super-aksion është vlerësuar me 93% nga faqja e kritikëve të filmave Rotten Tomatoes.

Gjatë eventit do të dhurohen shpërblime të ndryshme në të dy kinematë.

Në kinemanë në Prishtinë do të dhurohen:

Një Laptop Gateway SLIM nga EGS Laptops

2x Syze Emporio Armani nga Optika Simon

3x Anëtarësi 1 vjeçare me 50 fishekë nga Reload Shooting Range

Një orë Casio nga IAS Watches – Jewelry – Optics

5x Kupona me vlerë 30€ për derivate në Kastrati Group

3x Gift Cards në vlerë prej 50€ nga GEOX

3x Gift Cards në vlerë prej 50€ nga Tudorshttps://www.instagram.com/p/Cp3Fo8rInqO/embed/captioned/?cr=1&v=14&wp=675&rd=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com&rp=%2Fsuper-aksioni-john-wick-4-arrin-ne-cineplexx-eventin-pre-premiere-ku-te-kete-super-shperblime%2F#%7B%22ci%22%3A0%2C%22os%22%3A2325.9000000953674%2C%22ls%22%3A747.2999999523163%2C%22le%22%3A1343.9000000953674%7D

Ndërsa në kinemanë në Prizren do të dhurohen:

3x Anëtarësi 1 vjeçare me 50 fishekë nga Poligoni Iliria 2

Një orë Casio nga IAS Watches – Jewelry – Optics

3x Gift Cards në vlerë prej 50€ nga Hatemoglu

Reklama

3x Gift Cards në vlerë prej 50€ nga Chausseahttps://www.instagram.com/p/Cp3Fo8SIPsq/embed/captioned/?cr=1&v=14&wp=675&rd=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com&rp=%2Fsuper-aksioni-john-wick-4-arrin-ne-cineplexx-eventin-pre-premiere-ku-te-kete-super-shperblime%2F#%7B%22ci%22%3A1%2C%22os%22%3A2330.7999999523163%2C%22ls%22%3A747.2999999523163%2C%22le%22%3A1343.9000000953674%7D

Për më tepër informata rreth orareve vizitoni webfaqen e Cineplexx , ndërsa biletat mund t’i bleni përmes aplikacionit Cineplexx KS  apo direkt në kinema prej orës 15:30.

Studentët e cilit universitet po eksplorojnë planetin Mars?

A e keni ditur se ASU është duke eksploruar Marsin? Profesorët, hulumtuesit, stafi dhe studentët e Universitetit Shtetëror të Arizonës kanë marrë pjesë në mbi 20 misione hapësinore dhe janë gati të udhëheqin misionet e NASA Psyche dhe LunaH-Map. ASU është shtëpia e Shkollës për Eksplorimin e Tokës (the School of Earth and Space Exploration) dhe Hapësirës dhe ka një reputacion të shquar për inxhinierinë hapësinore, hulumtimin dhe inovacionin.

ASU ka krijuar dhe ka përdorur instrumente si Europa Thermal Emission Imaging System për teleskopët Europa Clipper dhe ShadowCam për t’i mbështetur misionet shkencore në Hënë, asteroidë dhe planete duke e përfshirë Marsin. Shkencëtari planetar dhe profesori i ASU, Jim Bell është hulumtuesi kryesor i NASA-s për Mastcam-Z, një lloj kjo kamere që është montuar në Mars. 

ASU poashtu është duke punuar me Forcën Hapësinore të SHBA-ve (Space Force) përmes programit të tyre të Partneritetit Universitar për të krijuar mundësi për hulumtime të klasit botëror, fuqi punëtore dhe zhvillim lidershipi për të siguruar interesat e vendit dhe për të ruajtur avantazhin në hapësirë.

ASU u emërua universiteti më inovativ në vend për tetë vjet radhazi nga US News & World Report dhe konsiderohet si një nga universitetet kërkimore me rritjen më të shpejtë në SHBA. Universiteti gjithashtu renditet i gjashti në nivel kombëtar për shpenzimet e kërkimit – mbi 677 milion dollarë në 2021 – mes universiteteve që nuk kanë shkollë mjekësore dhe, i treti në nivel kombëtar për shpenzimet kërkimore të financuara nga NASA.

AccuWeather publikoi parashikimin e madh pranveror për Evropë: Nuk përjashtohen përmbytjet dhe stuhitë në Ballkan

Në parashikimin e AccuWeather për pranverën, thuhet se “modeli afatgjatë i dimrit” do të vazhdojë në disa vende evropiane, ndërsa disa pjesë të kontinentit tonë do të përballen me stuhi potencialisht të rrezikshme pak më vonë.

Me ekuinoksin pranveror që ndodhë të hënën, më 20 mars, ekipi i ekspertëve të parashikuesve ndërkombëtarë të AccuWeather ka publikuar detajet se çfarë do të mbajë sezoni i ardhshëm pranveror në Evropë.

Sipas Meteo France, një brez prej 32 ditësh pa reshje të matshme (më pak se 1 mm shi në ditë) u vu re nga 20 janari 2023 deri më 21 shkurt 2023.

Dhe kjo vendosi një rekord të ri për brezin më të gjatë të njëpasnjëshëm të ditëve pa reshje të matshme që nga viti 1959, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

E ndërsa ka frikë për një thatësirë të mundshme për shkak të fenomeneve të tilla, stuhitë në Evropën Jugperëndimore dhe shtimi i reshjeve pranverore në rajonet jugore po shkaktojnë shqetësim te meteorologët për përmbytjet e mundshme në Itali dhe Ballkan.

“Duke pasur parasysh se sa i ngrohtë është Deti Mesdhe, stuhitë mund të ofrojnë lagështi shtesë dhe të çojnë në rritje të kërcënimeve nga përmbytjet. Kjo është një shqetësim i veçantë për shpatet perëndimore të Apenineve dhe Alpeve Dinarike”, citohet të ketë thënë Tyler Roys, meteorolog i AccuWeather.

Veç kësaj, thuhet se pjesa më e madhe e Evropës Juglindore, përfshirë edhe rajonin tonë, do të përballet me temperatura mbi mesataren në pjesën e dytë të pranverës.

Kështu, nga Roma në Bukuresht, temperaturat në mes të muajit mars ishin në nivelin e atyre tipike për fundin e prillit dhe kjo prirje do të vazhdojë edhe gjatë muajve në vijim e shoqëruar me reshje të herëpashershme.

Si pasojë, vlerësohet se stuhi duhet të priten edhe në Ballkan në fund të pranverës. / KultPlus.com

Do të ndërtohej një supermarket, por zbulojnë vilën romake

Arkeologët e Oksfordit kanë zbuluar një vilë romake, e cila ka një mozaik mahnitës. Zbulimi ka ndodhur teksa po kryheshin gërmime për ndërtimin e një supermarketi në Buckinghamshire.

Arkeologët thanë se mozaiku ishte i përbërë nga pllaka të kuqe, të bardha dhe blu. Ky zbulim vlerësohet si i rëndësisë së madhe.

“Për shkak të vendndodhjes ku do të bëhej ndërtimi, ne kishim parashikuar të gjenim mbetje romake, por një zbulim i tillë ishte totalisht jashtë pritshmërive tona. Të jesh në gjendje të ruash mbetje të tilla, tregon për një punë të shkëlqyer”, u shpreh menaxheri i projektit të zbatuar nga arkeologët.

Pavarësisht këtij zbulimi, projekti për ndërtimin e supermarketit do të realizohet, por pa cenuar mozaikun. /A2CNN / KultPlus.com

”Trevelinglifestyle”: Shqipëria destinacioni i vitit

Ka shumë destinacione evropiane të paprekura, por një vend në lindje është dëshmuar të jetë një nga më të mirët e vitit, Shqipëria, shkruan faqja e njohur turistike Travelinglifestyle.

Një vend që më parë ishte lënë pas dore nga udhëtarët, por kohët e fundit është bërë një nga destinacionet më premtuese në Evropë.

Kërkesa për udhëtime në Evropë u rrit midis 2022 dhe 2023, veçanërisht pasi u hoqën të gjitha kërkesat e hyrjes në lidhje me shëndetin dhe u rivendos plotësisht normaliteti.

Por, ndërsa ”goliathët” e turizmit si Franca, Italia dhe Spanja kanë ndërmarrë hapa për të reduktuar numrin e turistëve, vende të tjera më pak të njohura janë të etur për të mirëpritur më shumë vizitorë.

Shqipëria është një vend i vogël në Evropën Juglindore, kufizohet me Greqinë në jug, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën në lindje, dhe Malin e Zi të bukur në veri.

Por, ndryshe nga shumë prej bashkëkohësve të saj, ajo u prezantua për publikun vetëm 30 vjet më parë.

Sipas INSTAT, vetëm në janar të këtij viti kanë mbërritur në Shqipëri 377 211 të huaj, një rritje prej 94,2% nga viti në vit.

Këto norma janë asgjë më pak se të mahnitshme, duke pasur parasysh se Evropa është ende në “jashtë sezonit” të saj, kur mbërritjet shpesh bien ndjeshëm.

Gjithashtu, të gjitha vendet evropiane kanë relaksuar kontrollet kufitare dhe kanë lejuar rifillimin e trafikut turistik. Fakti që Shqipëria vazhdon të zgjerohet me kaq shpejtësi përballë rikthimit në normalitet të konkurrentëve të saj më të egër, është dëshmi e mëtejshme se ajo ka ruajtur vrullin që fitoi në fillim të pandemisë.

Ndërsa pjesa më e madhe e Evropës ishte e mbyllur për shkak të COVID, Shqipëria mbeti e aksesueshme pa kufizime, gjë që ndoshta kontribuoi në popullaritetin e saj të papritur.

Vitin e kaluar, 7.5 milionë turistë vizituan Shqipërinë, një rritje prej 32% krahasuar me vitin 2021. Nëse trendi aktual vazhdon, niveli i mëparshëm i vendit mund të tejkalohet lehtësisht deri në dhjetor.

Shqipëria, ashtu si Kroacia dhe Mali i Zi, ndodhet në detin Adriatik, një nga krahët e Mesdheut të madh, por kostoja e jetesës është shumë më e ulët në krahasim. Do të gjeni të njëjtat ujëra bruz, plazhe me rërë të bardhë ose me guralecë dhe qytete mesjetare me shtëpi prej guri, por pa hotele të shtrenjta dhe kurthe tipike turistike.

Pjesë të mëdha të bregdetit më jugor të Shqipërisë, të njohur si Riviera Shqiptare, kanë mbetur të pazhvilluara, kështu që natyra është e paprekur, plazhet janë të patrazuara dhe qytetet tradicionale me kalldrëm, ku breza të tërë familjesh kanë jetuar për shekuj, të pandotura nga ndikimet e jashtme./ atsh / KultPlus.com

DokuFest sjell rrëfimet dhe zërat e rinj të Kosovës në skenën kinematografike ndërkombëtare



Muajin e kaluar, nëpërmjet projekteve bashkëpunuese të DokuFest-it, Kosova ishte pikë interesi jo vetëm në një, por në dy festivale të njohura të filmit. Së pari në Zvicër, në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit FIFDH, një nga eventet më të rëndësishme kushtuar kinemasë dhe të drejtave të njeriut, dhe së fundmi në Kanada, në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër REGARD – Saguenay me një program special të kuruar nga Samir Karahoda që titullohet ‘DokuFest: Zërat e rinj të Kosovës’.

Në FIFDH, gjashtë filma të realizuar në Prizren nga akademitë prestigjioze të filmit nga Zvicra, përmes
një kampusi filmik të organizuar nga DokuFest, dhe monitoruar nga filmbërësja Kaltrina Krasniqi dhe
producenti Eroll Bilibani, u shfaqën në një shfaqje speciale të quajtur “Kosova në fokus”(‘Kosova in the
Spotlight’). Filmat u përshkruan si një “zhytje artistike dhe humane në realitetin e një vendi të ri dhe
dinamik”.

Në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër REGARD – Saguenay, audienca do ta ketë mundësinë të
shohë gjashtë filma të shkurtër të realizuar nga filmbërësit kosovarë, përmes programit të kuruar nga
regjisori dhe programuesi i DokuFest, Samir Karahoda. Gjashtë filmat janë pjesë e një programi special
tematik të festivalit, të titulluar “DokuFest: Zërat e rinj të Kosovës”.

Programi përbëhet nga dy filma të shkurtër të cilët janë realizuar përmes shkollës së filmit të DokuFest
‘Future is Here’ qëllimi i së cilës është të fuqizojë të rinjtë, dhe katër filma nga regjisorë kosovarë të cilët
kanë marrë vëmendje si rajonale ashtu dhe ndërkombëtare për mjeshtërinë e tyre – shih listën më
poshtë:
Prishtinë, 2002 (2022), regji nga Trëndelinë Halili
‘Time’ (2021), me regji të Endri Malokut
Four Pills at Night (2021), me regji nga Leart Rama
Gardhi (2018), me regji të Lendita Zeqiraj
“Prison Romance” (2022), me regji nga Denisa Minci
Pa Vend (2021), me regji nga Samir Karahoda.

Samir Karahoda, i cili po ashtu është juri në këtë edicion të REGARD është shprehur: “Si çdo gjë
tjetër, edhe kinematografia e Kosovës filloi epokën e saj nga fillimi i pas luftës. Për gati 20 vjet rresht,
xhirimet në Kosovë në atë kohë konsideroheshin krim nga regjimi, prandaj me lirinë e vitit 1999,
shumë histori të patreguara dhe të mbledhura filluan të ekspozohen për publikun përmes filmave.
Viteve të fundit kinematografia kosovare ka bërë një revolucion në industrinë botërore të filmit, ku
filmat e prodhuar veçanërisht nga gjenerata e re e kineastëve u përzgjodhën dhe triumfuan në
festivalet më të mira botërore. Pavarësisht kushteve modeste, autorët dëshmuan se kanë talentin për të
treguar historitë tona unike në një formë dhe stil të veçantë. Vetë programi përmban gjeneratën e re
apo të ashtuquajturit kineastët kosovarë të Valës së Re, filma që trajtojnë tema jashtëzakonisht të
rëndësishme për shoqërinë tonë dhe në të njëjtën kohë është pasqyrë e së vërtetës në vendin tonë”. / KultPlus.com

Henrik Ibsen, dramaturgu dhe poeti norvegjez që ngriti në ekzil panteonin e tij të famës

I gjithë korpusi krijues i Henrik Ibsen dallon për veçorinë karakteristike, atë të vërtetësisë së ngjarjeve, tematikave dhe karaktereve. Nga gjithë ai vargan dramaturgësh, ai shquhet për detajin artistik, për thellësinë e trajtimit të argumentit, duke ngjitur në skenë dëshmimin dhe trajtesën e reales përmes njeriut ordiner dhe tërësisë së tipave dhe karaktereve që mishërojnë të përditshmen larg sfumaturave ideologjike. Kjo me një qëllimsi artistike, për ta bërë teatrin një pasqyrë të jetës së gjallë, çka i përgjigjet aspiratës së thellë të njerëzve të epokës.

Henrik Ibseni ishte një nga dramaturgët më të njohur norvegjez, i cili mbahet si pionieri i dramës realiste, që e lidhi teatrin drejtpërdrejtë me problemet e aktualitetit social e familjar. Ibsen është konsideruar si “babai” i teatrit. Ai renditet si dramaturgu më i njohur në letërsinë evropiane, dhe ndoshta më i madhi që nga Shekspiri. Kur teatri evropiane qasej të rrëmonte për të treguar zakonet e rrepta të jetës familjare dhe drejtësinë, ai ishte aty për ta shndërruar këtë vlerë arti skenik në besim. Pjesët e tij janë konsideruar skandaloz duke zbuluar realitetin që ishte fshehur prapa shumë fasadave.Në fund të shekullit të 19-të, Henrik Ibsen rishkruan plotësisht rregullat e dramës me një realizëm që e shohim edhe sot në teatro. Ai e ktheu skenën evropiane nga ajo që ishte bërë – një lodër dhe shpërqendrim për të mërziturit – dhe futi një rend të ri të analizës morale.

Pa figura përrallash dhe komplote të pamundura, Ibsen e solli audiencën e tij në shtëpitë e njerëzve të zakonshëm, ku borgjezët ruanin sekretet e tyre të ruajtura me kujdes . Ai më pas i vendosi konfliktet që lindën nga supozimet sfiduese dhe konfrontimet e drejtpërdrejta kundër një sfondi shumë realist të klasës së mesme dhe i zhvilloi ato me dialog të mprehtë dhe vëmendje të përpiktë ndaj detajeve.

Për këtë, ai ka fituar vendin e tij në histori. Pranë William Shakespeare Ibsen është padyshim dramaturgu më i madh në univers . Pra, natyrshëm, Unioni Ndërkombëtar Astronomik emëroi një planet me emrin e tij. Vetëm një planet i vogël, por ende!

“Nëse i heq gënjeshtrën e jetës së një njeriu mesatar, ia heq lumturinë në të njëjtën kohë.”
– Nga rosa e egër

Në moshë të re, Ibsen u ndikua shumë nga poeti i famshëm norvegjez dhe dramaturg, Henrik Wergeland dhe tregime të tjera popullore norvegjeze veçanërisht të mbledhura nga Peter Christen Asbjørnsen dhe Jorgen Moe.

Ibseni vinte nga një familje e rrënuar ekonimikisht dhe iu desh të punonte që në moshën 15-vjeçare si shegert në një farmaci, por librat nuk i ndau nga dora dhe te ardhurat nga pune i përdori për të ndjekur studimet. Në fillimet e krijimtarisë se tij, arti i Ibsenit nuk rroku admirimin dhe botkuptimin e kohës, kësisoj dramaturgu nuk shihej me sy të mirë, çka e nxiti që të emigronte në Itali dhe Gjermani. Kësaj syrgjynosje” ai i’u dha për 27, në periudhën 1863- 1891, që përkon edhe me periudhën më të begatë artkrijuese të tij. Ai u kthye ne vendlindje për të kaluar vitet e pleqërisë, e pse jo dhe për t’i dhënë atij vendi që e “dëboi” një pjesë nga krenaria dhe fama e tij që tashmë kishte pushtuar gjithë Evropën.

Ibseni krijoi drama të llojeve të ndryshme, prej të cilave citojmë ato me tematikë romantike që përfaqësohet nga “Pretendentët për fronin”, “Katilina”, “Zonja Ingra e Ostrolit”. Për të vijuar me dramat realiste ku citojmë, “Shtëpia e kukullës”, “Armiku i popullit”, “Shtyllat e shoqërisë”. Dhe dramat simboliste dhe filozofike, “Rosa e eger”, “Hijet”, “Heda Gabler”, “Brand”, “Per Gynt” .

Fëmijëria & Jeta e hershme

Henrik Ibsen është lindur më 20 mars 1828 në Skien, Norvegji. Prindërit e tij ishin Knud Ibsen dhe Marichen Altenburg. Ibsen ishte një pasardhës i disa prej familjeve më të vjetra dhe më të shquar të Norvegjisë. Menjëherë pas lindjes së tij, gjendja financiare e familjes së tij rënë poshtë. Babai i tij shkoi në gjendje depresioni ndërsa nëna e tij e mori ngushëllim në spiritualitetin. Ibsen ishte pesëmbëdhjetë kur ai u detyrua të largohet nga shkolla. Ai u zhvendos në qytetin e vogël të Grimstad, mori një punë nxënës në një farmacisti dhe filloi të shkruar luan. Kur ai ishte 18, një ndërlidhës me një shërbëtor prodhuar atij një fëmijë të paligjshëm. Ibsen kishte për të paguar për mirërritjen e fëmijës derisa djali u rrit në adoleshencë e tij, edhe pse Ibsen kurrë nuk e panë atë. Në 1850, Ibsen shkoi në Christiania (tani Oslo) duke synuar të matriculate në universitet. Por përpjekja e tij e mëparshme të hyjnë në universitet u dështuar dhe ai nuk mund të qartë e provimeve te pranimit. Si rezultat, ai ka rënë idenë e matrikullimit në universitet dhe të përkushtuar veten për të shkruar. Në të njëjtin vit, ai botoi luajnë e tij të parë, tragjedia Catiline nën pseudonimin “Brynjolf Bjarme”. Tij të parë organizuan loja ishte “tumë Varrimi” (1850), i cili nuk ka marrë shumë vëmendje. Pavarësisht prej shfaqjeve të shumta të pasuksesshme, Ibsen mbeti i vendosur të jetë një dramaturg. Kur Ibsen ishte i ri, autori norvegjez Henrik Wergeland ishte më e respektuar, dhe të lexoni gjerësisht poet norvegjeze dhe dramaturg. Wergeland, së bashku me tregime të tjera popullore norvegjeze, veçanërisht të mbledhura nga Peter Christen Asbjørnsen dhe Jørgen Moe, Ibsen frymëzuar për të shkruar më shumë luan.

Karriera dhe Shkrimet

Për disa viteve të ardhshme, Ibsen ka punuar në Det Norske Theater (Bergen), ku ai ishte i përfshirë në prodhimin e më shumë se 145 shfaqjeve si një shkrimtar, drejtor, dhe producent. Jo luan individuale erdhi prej tij gjatë kësaj periudhe. Dështimet e tij për të arritur sukses dha përvojë të jashtëzakonshme në Teatrin norvegjeze, e cila dëshmoi se ishte shumë e dobishme për të në të ardhmen. Në vitin 1858, ai u kthye në Christiania dhe u bë drejtor kreativ i Teatrit Christiania. Më 18 -të qershor 1858, ai u martua me Suzannah THORESEN. Çifti kishte një djalë, Sigurd lindur më 23 dhjetor, 1859. Ata duhej të përballen me rrethana të varfër financiare, të cilat bëra Ibsen zhgënjyer me jetën e tij në Norvegji. Ai u largua Christiania në 1864 dhe shkoi në Sorrento në Itali. Loja e tij, “Brand” (1865) solli Ibsen brohorit kritike, së bashku me sasi të konsiderueshme të suksesit financiar. Suksesi i markës u pasua nga një tjetër lojë të suksesshëm, “Peer Gynt” (1867). I famshëm norvegjez kompozitor dhe pianist Edvard Grieg përbërë muzikë rastësishëm dhe këngë të bazuar në këtë lojë. Suksesi i këtyre shfaqjeve solli besim tek ai dhe e inkurajoi atë për të futur më shumë nga idetë dhe bindjet e tij në dramë.

Faza e ardhshme e jetës Ibsen-së është konsideruar si Epoka e Artë e tij, pasi ai arriti kulmin e fuqisë dhe ndikimit dhe u bë qendra e polemikave dramatike në të gjithë Evropën. Në 1868, ai u zhvendos nga Italia në Dresden, Gjermani dhe i kaloi vitet e ardhshme me shkrim punën e tij më të rëndësishme, “Perandor dhe galilean” i cili u botua në vitin 1873. Kjo lojë është i bazuar në jetën dhe kohën e perandorit romak, Julian të femohues. Në vitin 1875, Ibsen lëvizur në Mynih dhe të botuar të luajë e tij të ardhshëm, “Shtëpia një kukull-së” në vitin 1879. Ajo u pasua nga një tjetër lojë, “Ghosts” në 1881. Vitin e ardhshëm në 1882, ai erdhi me një tjetër lojë të diskutueshëm, “Një armik i popullit”. Luan e tij në fillim ishin të diskutueshme në një shkallë të vogël të familjeve individuale. Por në “Një armik i popullit”, antagonisti ishte i tërë komuniteti. Loja e tij e ardhshme, “Duck Ëild” (1884) është konsideruar shpesh si punën e tij të mirën dhe gjithashtu e kompleksit më të madhe të veprave të tij. Në vitet e mëvonshme të karrierës së tij letrare, drama e tij u kthye më shumë meditues, më pak denoncuar e vlerave morale të shoqërisë. Në dramat e mëvonshëm si “hedda GABLER” (1890) dhe “Master Builder” (1892), Ibsen eksploruar konfliktet psikologjike që kapërcen një refuzim të thjeshtë të konventave të tanishme.

Shumë lexues, të cilët e konsiderojnë didaktizëm anti-Victorian si datë, thjeshtë apo banale, do të gjeni këto luan më interesante për shqyrtim e tyre të vështirë tehe, objektiv i konfrontimit ndërmjet njerëzve. “Hedda GABLER” është loja më e kryer e Ibsen. Roli Titulli i shfaqjes është ende një nga rolit më të vështirë dhe të dobishme për një aktore. Luan e tij, “Hedda GABLER” dhe “Shtëpia e një kukull-së” janë bazuar në protagonistëve femra energjia e të cilëve pothuajse demonike provon si tërheqëse dhe shkatërruese për njerëzit rreth tyre. Ibsen ndryshuar rregullat e dramës me elementet e tij të realizmit, e cila më pas u miratua nga Chekhov dhe të tjerët. Qasja e tij përpara, sfiduese dhe të drejtpërdrejtë për çështjet bërë luan një arti në vend se thjeshtë argëtim. Ibsen kthye në Norvegji në vitin 1891, e cila kishte ndryshuar në mënyrë të konsiderueshme më pas. Ai ka luajtur një rol të rëndësishëm në ndryshimet që kishin ndodhur në të gjithë shoqërinë. /Nga Albert Vataj / KultPlus.com

“Time”, shfaqja që secilit balerin i dha momentin e vet në performancë, ashtu si vetë jeta

Flonja Haxhaj

Premierën e parë për vitin 2023, Baleti Kombëtar i Kosovës e dha mbrëmë me shfaqjen ‘Time’, e cila solli për herë të parë trupën e BKK-së në një stil komplet ndryshe, atë më modern e bashkëkohor.

Të sinkronizuar që nga veshja, lëvizjet e trupit e mimikat e fytyrës, me muzikën e lehtë në prapavijë që sa vinte e bëhej më dramatike, balerinët e Baletit Kombëtar të Kosovës, nën instruksionet e koreografit Taulant Shehu, arritën të pasqyrojnë jetën në raport me kohën, për të dëshmuar edhe njëherë atë që vallëzimi di të bëjë akoma më mirë se fjalët, shkruan KultPlus.

Ndonëse publiku kishte zënë çdo ulëse në amfiteatrin e Pallatit të Rinisë, çdo gjë u errësua dhe ndriçimi i vetëm ishin dritat e ngrohta të drejtuara në skenë, për të përcjellë çdo lëvizje të mirëmenduar të balerinëve.

Shfaqja u paraqit në dy formacione, në atë kur balerinët luanin të vetëm, në dyshe ose treshe, dhe në formacionin kur balerinët shfaqeshin të gjithë bashkë. E veçanta e “Time” është edhe hapësira që iu dha secilit prej balerinëve, ku të gjithë patën mundësi të kenë kohën e tyre të performancës, një moment kryesor, ashtu si çdo njeri që në jetë e ka momentin e vetë. Në fakt ky ishte edhe mesazhi i kësaj shfaqje, sepse “Time” është jeta, koha që jetojmë.

Pas shfaqjes, mes emocioneve, për KultPlus foli vetë koreografi Taulant Shehu i cili me ‘Time’ shënon premierën e tij të parë në Prishtinë.

“Jam shumë i lumtur që jam në Prishtinë sot, kemi bërë një bashkëpunim fantastik me Baletin e Kosovës, është bërë një punë fantastike. Kemi pesë javë që punojmë për premierën, katër javë është punuar me asistenten time, unë kam një javë që kam ardhur në Prishtinë”, thotë Shehu duke folur për shfaqjen.

“Unë isha shumë kurioz të dija se si reagon publiku i Prishtinës dhe Kosovës, sepse ky është një stil më ndryshe nga ajo që performon zakonisht baleti i Kosovës. Me sa e pashë u prit shumë mirë”, tha më tutje koreografi duke folur për pritjen që iu bë nga publiku në Prishtinë.

Pas shfaqjes për KultPlus foli edhe drejtori i BKK-së, Sinan Kajtazi i cili shprehet i lumtur që trupa e baletit pavarësisht mungesës së një shtëpie, u rikthye sërish me shfaqje pas paraqitjes së fundit më 9 tetor.

“Jam shumë i lumtur që pas datës 9 tetor të vitit të kaluar, kur e kemi pasë shfaqjen e fundit në kuadër të 50-vjetorit të Baletit Kombëtar të Kosovës, sonte u rikthyem prapë para publikut në Prishtinë. Sigurisht për ata që na kanë përcjellë prej së afërmi e dinë që ne jemi në një situatë të vështirë rreth hapësirave ku performojmë sepse ndërtesa e Teatrit Kombëtar është në rinovim dhe jemi adaptuar në amfiteatrin e Pallatit të Rinisë, në formën që e patë sonte dhe jam tejet i lumtur që publiku këtë bashkëpunim e priti në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha Kajtazi duke shtuar më tutje që nuk ka pasur asnjë dyshim që kjo shfaqje do të ketë një sukses të madh duke e marrë parasysh angazhimin e balerinëve, koreografit dhe asistentëve.

Kjo shfaqje përveç që i parapriu sezonit të ri të Baletit Kombëtar të Kosovës, e vuri trupën e BKK-së në një stil më bashkëkohor e modern, stil ky deri diku më pak i njohur për këtë trupë. Mirëpo, pavarësisht vështirësive, balerina Aulonë Nuhiu u shpreh se arritën ta përvetësojnë shumë mirë, marrë parasysh edhe rëndësinë që ka tani në botë baleti modern e bashkëkohor.

“Ishte një bashkëpunim mjaft i mirë, jemi shumë falënderues ndaj koreografit, asistentes së tij me të cilën kemi punuar katër javët e parë e në javën e fundit edhe me koreografin dhe jemi munduar ta finalizojmë shfaqjen bashkë me të. Kanë qenë javë shumë të mira dhe me shumë disponim edhe ne e falënderojmë koreografin që ka sjellë tek ne një stil krejt ndryshe”, u shpreh Nuhiu.

Ndërkaq, paraqitje të suksesshme në shfaqjen ‘Time’, pati edhe balerini Isa Beg Gjocaj. Ai shprehet për KultPlus që pavarësisht të gjitha sfidave, me përkushtim dhe punë, arritën ta japin maksimumin e tyre.

“Fatmirësisht gjithçka deri në këtë pikë kanë shkuar shumë mirë, normalisht i kemi pasë këto sfidat e përditshme sepse siç dihet akoma ne si Balet Kombëtar i Kosovës nuk e kemi një shtëpi tonën, nuk i kemi kushtet kryesore që na duhen për me shfaq artin tonë, por duke i marrë parasysh të gjitha këto, në fund ja kemi dalë të japim maksimumin tonë”, tha mes tjerash Gjocaj.

Ju kujtojmë që në shfaqjen ‘Time’ performuan balerinët: Aulonë Nuhiu, Behie Murtezi, Donmir Bilalli, Fatmir Smani, Fisnik Smani, Isa Beg Gjocaj, Jeta Musolli, Kreshnik Musolli, Luljeta Ademi, MArigonë Hoxha Beha, Mërgime Morina, Mimoza Bytyqi, Muhamet Biklizi, Sead Vuniqi, Vjollca Llugiqi./ KultPlus.com

Ekspozitë në gjurmimin e rrënjëve të Prishtinës, qytetarët japin kontributin e tyre në memorizimin e pjesëve të vjetra të qytetit

Një Prishtinë me shumë gjelbërim, më pak ndërtesa e njerëz që tregojnë jetën në një kohë ndryshe, u shfaq sot në ekspozitën “Gjurmimi i rrënjëve të Prishtinës” e cila u hap në Lapidariumin e Muzeut Kombëtar të Kosovës, shkruan KultPlus.

Ky qytet me një histori  e kulturë të vjetër, u prezantua përmes disa fotografive bardh e zi që kishin zënë vend në një hapësirë poashtu të vjetër të kryeqytetit.

Fotografitë tregonin për kohë të ndryshme të këtij qyteti, rrugë që sot as nuk mund të gjinden, ndërtesa të cilat nuk ekzistojnë dhe kanë mbetur vetëm në kujtesën kolektive të banorëve të vjetër të këtij vendi, për të vazhduar me jetën e njerëzve të këtij qyteti në kohën e Jugosllavisë, me banorët që shkojnë në treg, në shkollë, në punë, dhe në aktivitete të tjera sociale.

Kjo ekspozitë zbërthyese erdhi në kuadër të hartimit të projektit për Menaxhimin e Qendrës Historike të Prishtinës, por gjithashtu ishte edhe një gjetje e duhur për takim me qytetarët me synim identifikimin e shënjuesve të rëndësishëm në qytet.

Për këtë ekspozitë e cila erdhi si bashkëpunim në mes të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe UN-Habitatit, për KultPlus foli edhe menaxherja e projektit të UN-Habitat, Zana Sokoli e cila u shpreh se kjo ekspozitë në mënyrë kronologjike e shpjegon zhvillimin e qytetit, mënyrën se si njerëzit kanë jetuar dhe ndërvepruar si dhe shpërndarjen hapësinore të lagjeve, fotografi të një Prishtine shumë ndryshe nga kjo ekzistuese.

“Ne si UN-Habitat që prej vitit të kaluar kemi filluar me një program bashkëpunimi me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe që është një program për integrimin e trashëgimisë kulturore në procese të planifikimit. Njëri ndër projektet kryesore të këtij bashkëpunimi është edhe studimi i fizibilitetit dhe plani i menaxhimit të Qendrës Historike të Prishtinës. Kjo ekspozitë dhe ky takim me qytetarë është në kuadër, dhe do t’i shërbejë këtij hulumtimi që ne po bëjmë drejt rrugës për të përcaktuar mekanizma mjete për të mbrojtur, por më e rëndësishmja për të zhvilluar atë që do të përcaktohet si Qendra Historike dhe qendra e saj mbrojtëse e Prishtinës”, ka thënë Zana Sokoli.

Menaxherja e këtij projekti tutje ka thënë se sot gjatë gjithë ditës do të presin qytetarë të cilët me bisedat dhe diskutimet e tyre për këto fotografi do të kontribuojnë për të hartëzuar memorien e tyre dhe aspekte të rëndësishme, si shënjues që ka qyteti i Prishtinës e për të cilat nuk ka shumë informacion. Këto të dhëna do të jenë pjesë e hulumtimit dhe do të ndikojnë për të qenë sa më real kur të përcaktohet se cila është pjesa e vjetër e qytetit, si ka qenë, si është dhe si do të zhvillohet edhe më tej.

Ndërsa Merita Augustini-Nrecaj, zëvendësdrejtoreshë e Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit, ka thënë se ekspozita e sotme është bërë më së shumti për qytetarët e kësaj zone në mënyrë që të vijnë, të shoqërohen, të diskutojnë, si dhe të japin komente të cilat pastaj grupi i UN-Habitatit, Ministrisë së Kulturës dhe Komunës do t’i përfshijnë gjatë procesit të planit të fizibilitetit për Qendrën Historike të Prishtinës.

“Ekspozita është përgatitur prej UN-Habitatit, por procesi i hartimit të planit të fizibilitetit ka filluar në vitin e kaluar me mbështetje financiare të Ministrisë së Kulturës edhe është në proces e sipër. Pas planit të fizibilitetit do të punohet për planin e menaxhimit dhe të konservimit të Qendrës Historike edhe përcaktimit të kufijve definitiv të perimetrit dhe zonës së saj mbrojtëse”, ka thënë Augustini-Nrecaj.

Augustini-Nrecaj tutje i fton qytetarët që të shkojnë në ekspozitë dhe të japin kontributin e tyre në memorizimin e pjesëve të vjetra të qytetit.

“Janë disa foto të cilat ne nuk i kemi parë më herët dhe po na bëjnë përshtypje se ku mund t’i gjejmë në hartë sepse pamja e Prishtinës edhe ka ndryshuar me vite. I ftoj qytetarët që të vijnë ta vizitojnë sa më shumë dhe të japin kontributin e tyre edhe memorien e tyre ta ndajnë bashkë me ne për Prishtinën e vjetër”, ka përfunduar Ndrecaj.

Ekspozita do të qëndroj e hapur deri në ora 17:00, në Lapidariumin e Muzeut të Kosovës, në Prishtinë. / Vjollca Duraku / KultPlus.com

UNICEF: Më shumë se 1000 fëmijë vdesin çdo ditë në botë nga konsumi i ujit të kontaminuar

Uji i ndotur dhe mungesa e infrastrukturës sanitare rrezikojnë jetën e gati 200 milionë fëmijëve në mbarë botën, tha sot Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF).

Çdo ditë, më shumë se 1000 fëmijë nën moshën 5 vjeç vdesin nga sëmundjet e shkaktuara nga pirja e ujit të kontaminuar, mungesa e pastrimit të ujit dhe të kanalizimeve, raporton UNICEF.

Një total prej 190 milionë të miturve në 10 vende afrikane janë në rrezik, sipas analizave të agjencisë së OKB-së për fëmijë.

Situata është më alarmante në shtetet e Afrikës Perëndimore dhe Qendrore, më konkretisht në Benin, Burkina Faso, Kamerun, Çad, Bregun e Fildishtë, Guine, Mali, Niger, Nigeri dhe Somali, sqaron ai.

Shumë nga këto vende janë të rrënuara nga paqëndrueshmëria dhe konflikti i armatosur, duke e komplikuar më tej aksesin e fëmijëve në ujë të pastër.

Pasnesër, e mërkurë 22 mars, është Dita Ndërkombëtare e Ujit, është gjithashtu dita kur fillon Konferenca e Ujit e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Qëllimi është të ekzaminohet shkalla në të cilën mund të arrihen objektivat e rënë dakord, në veçanti Objektivi i Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG) për të siguruar akses në ujë të pijshëm të pastër për të gjithë deri në vitin 2030.

Sipas OKB-së, 2 miliardë njerëz në mbarë botën, ose me fjalë të tjera, një në katër  aktualisht nuk kanë qasje në ujë të pijshëm të pastër./ KultPlus.com

Danimarka hap bunkerin sekret në rast lufte bërthamore

Në Danimarkë, një bunker i ndërtuar në kulmin e Luftës së Ftohtë për t’i rezistuar një konflikti të mundshëm bërthamor dhe i mbajtur sekret për më shumë se 50 vjet, është hapur për vizitorët. Bunkeri tepër sekret, “Regan Vest”, 60 metra nën sipërfaqen shkëmbore të një kodre do të shërbente si strehë për mbretëreshën e Danimarkës dhe krerët e qeverisë, në rast konflikti bërthamor. Tensionet aktuale mes Rusisë dhe Perëndimit shërbejnë si kujtesë e periudhës së Luftës së Ftohtë.

I maskuar mes pemëve të larta në pyllin Rold Skov të Danimarkës gjendet bunkeri Regan Vest i mbajtur tepër sekret për më shumë se 50 vjet. Streha, 30 kilometra në jug të qytetit Aalborg, u ndërtua gjatë kulmit të Luftës së Ftohtë.

Kuratorja e Muzeut Historik të Rajonit Verior të Danimarkës, Bodil Frandsen, e ka bazuar doktoraturën e saj mbi bunkerin Regan Vest të kthyer tashmë në një muze.

“Pas revolucionit hungarez dhe incidenteve të Kanalit të Suezit, frika e një lufte ishte shumë reale. Në të njëjtën kohë, kishin evoluar edhe bombat bërthamore dhe veçanërisht prova me bombën me hidrogjen”, thotë ajo.

Bunkeri “Regan Vest” nuk kishte qëllime ushtarake, por ishte projektuar si strehë për qeverinë dhe mbretëreshën e Danimarkës në rast të shpërthimit të luftës bërthamore. Rënia e bunkerit do të shënonte edhe fundin e demokracisë daneze.

“Bunkeri u ndërtua në bazë të idesë se lufta bërthamore do të zhvillohej në tre faza dhe faza e parë ishte më seriozja, që mendohej se do të zgjaste 30 ditë”, thotë zonja Frandsen.

Në fund të një korridori dredharak prej 300 metrash të gjatë dhe 60 metrash poshtë sipërfaqës shkëmbore ndodhet një kompleks me dhoma fjetjeje, klinikë kirurgu, qendër operacionale dhe sallë takimesh.

Punimet për bunkerin filluan ndërsa bota po shënonte kriza të njëpasnjëshme. Bashkimi Sovjetik po kryente prova bërthamore, ndërtonte Murin e Berlinit dhe vendoste fshehurazi raketa në Kubë. Varnke Egeskov është kuratore në bunkerin “Reagan Vest”.

“Në këtë bunker bërthamor do të jetonte qeveria daneze, udhëheqja, disa pjestarë të shtypit dhe telekomunikacionit, si dhe disa të tjerë që do të merreshin me funksionimin e gjërave, si ajrimi apo makineritë e tjera. Bunkeri do të strehonte 350 njerëz”.

Danimarka, vend anëtar i NATO-s e përfundoi ndërtimin e bunkerit në vitin 1968. Por banorët e zonës nuk ishin në dijeni të egzistencës së bunkerit deri në vitin 2012, kur u bë deklasifikimi.

Objekti, i cili ende ka mobilimin e atyre viteve, mund të vizitohet nga publiku, thotë kuratorja Ulla Varnke Egeskov.

“Është sikur të shkosh në kohën e Luftës së Ftohtë, mes frikës dhe përgatitjeve për luftën që do të vinte. Po ashtu është si të futesh në një kapsulë kohore sepse gjithçka këtu është nga vitet 60, 70 dhe 80… shikon gjëra që të kujtohen nga ajo kohë. Të ngjall frikë dhe kujtesë”.

Hyrja e bunkerit është e maskuar nga një shtëpi e verdhë ku dikur jetonte inxhinieri dhe familja e tij. Ndërtimi zgjati pesë vite (1963-1968) dhe rëndësia për projektimin e tij u shtua edhe më shumë gjatë krizës së raketave ruse në Kubë, kur bota ishte shumë pranë një konflikti bërthamor.

“Bunkeri i kthyer në muze ofron një histori rreth bombave atomike. Por thelbi ka të bëjë me demokracinë”, thotë drejtori i muzeut Lars Christian Nørbach.

Kuratorët thonë se tensionet aktuale mes Rusisë dhe Perëndimit e bëjnë edhe më të rëndësishme historinë e bunkerit bërthamor.

“Mjafton fakti që kemi një luftë në Evropë dhe po flitet rreth këcënimit të një lufte bërthamore, çka e bën konceptin e tunelit bërthamor edhe më të rëndësishëm”, thotë zonja Frandsen.

Vargu malor ku gjendet bunkeri është rreth 400 kilometra nga kryeqyteti Kopenhagen. Regan Vest u nxor nga shërbimi në vitin 2003 dhe egzistenca e tij u bë publike në vitin 2012./VOA / KultPlus.com

PEN Qendra e Kosovës organizon Orë Letrare për Ditën Botërore të Poezisë

Dita Botërore e Poezisë është një ngjarje e rëndësishme për kulturën dhe letërsinë botërore. Në këtë ditë, shkrimtarë, poetë, lexues dhe dashamirës të poezisë mblidhen për të festuar fuqinë dhe pasurinë e poezisë, shkruan KultPlus.

Një festë e tillë do të bëhet edhe në Prishtinë, përmes Orës Letrare të organizuar nga PEN Qendra e Kosovës.

Me këtë rast, përmes poezive të tyre, do të përkujtohen poetë të njohur të poezisë bashkëkohore shqipe. Vargjet e Esad Mekulit, Martin Camajt, Vorea Ujkos, Fatos Arapit, Azem Shkrelit, Ali Podrimjes, Edi Shukriut, Frederik Rreshpjes, Basri Çapriqit etj., do t’i deklamojnë studentët e vitit të dytë të Degës së Letërsisë Shqipe të Fakultetit të Filologjisë të Universitetit të Prishtinës.

Gjithashtu, në këtë orë poetike do të lexojnë edhe anëtarë të PEN Qendrës së Kosovës.

Për të përjetuar këtë festë poezisë, bashkohuni në këtë udhëtim të mahnitshëm në botën e fjalës së shkruar, nesër më 21 mars 2023, në orën 13:00, në ambientet e KultPlus Caffe Gallery në Prishtinë.

Dita Botërore e Poezisë, 21 marsi, është shpallur nga UNESCO në vitin 1999. Vendimi është marrë në Kongresin e 30-të të kësaj agjencie botërore në Paris. Dita ka për qëllim mbështetjen e diversitetit linguistik përmes shprehjes poetike, nxitjen e leximit, si dhe promovimin e krijimtarisë letrare. / KultPlus.com