Fondacioni AADF dhe Ministria e Kulturës organizuan në fundjavë në Shkodër takimin e grupit të ekspertëve me komunitetin e rapsodëve dhe të trashëguesve të mjeshtërisë së bërjes së lahutës, ardhur nga Malësia e Madhe, Tropoja, Puka, Lezha e Mirdita.
Takimi u hap nga Ilir Parangoni, i cili bëri të njohur hapat që janë hedhur nga ky fondacion për mundësimin e përgatitjes së katër dosjeve të trashëgimive kombëtare për regjistrim në listat e UNESCO-s: Xhubleta, Transhumanca, Kcimi i Tropojës dhe Lahuta.
E pranishme ishte edhe studiuesja australiane Susane Ogge-Milou, e cila ka mbështetur që nga fillimi punën e grupit të ekspertëve. E gjithë veprimtaria u drejtua me përgjegjësi shkencore dhe profesionale nga studiuesi Rigels Halili, anëtar i grupit të punës.
Akademikët Vasil S. Tole dhe Shaban Sinani, anëtarë të grupit të punës nga Akademia e Shkencave, referuan për temën “Lahuta sot në Shqipëri: këngët me lahutë, rapsodët dhe mjeshtëria e prodhimit të instrumentit”.
Në fjalën hyrëse akademik Vasil S. Tole theksoi rëndësinë e regjistrimit të lahutës dhe këngëve të lahutës në listën e pasurive të rrezikuara të UNESCO-s.
“Puna e nisur 12 vjet më parë, me një nismë të qeverisë së Kosovës, nuk u mbyll me sukses jo për mangësi të punës përgatitore, por për shkak se Kosova ende nuk është anëtare e UNESCO-s. Kjo vonesë na detyroi të ripërcaktojmë jo vetëm emrin, por edhe listën, kjo për shkaqe objektive, sepse trashëgimia për të cilën po diskutojmë është në rrudhje”, tha Tole.
Në vijim akad. Shaban Sinani paraqiti referatin e përbashkët, që u hap me një fakt domethënës për një të ardhme me sukses: në shkurt të këtij viti (2023) lahutari shqiptar Anton Çivlaku çeli në “Berlin Philarmonie” koncertin instrumental “Siparantum Choir”. Referati përqendrohej në dy pyetje kryesore: pse duhet të mbrohet lahuta dhe si duhet të mbrohet lahuta.
Në pjesën e parë u theksua rëndësia e lahutës si instrumenti më i hershëm kordofon i traditës shqiptare, e cila bën pjesë në një familje europiane instrumentesh të ngjashëm në emër e në funksion, “kushërira” të afërme të saj, të shfaqura në gjithë kontinentin në atë periudhë që njihet si “golden age” e lulëzimit të bashkëjetesës së tre besimeve abrahamike në Spanjë e më tej në brendësi të Europës.
Njëherësh lahuta është edhe vegla me më shumë mundësi interpretimi të poemave të mëdha narrative, para së gjithash të eposit heroik legjendar. Harta e arealit të lahutës dhe harta e arealit të eposit janë përputhshmërisht të mbivendosura. Ku ka epos, ka lahutë; ku ka lahutë, ka epos.
Duke iu përgjigjur pyetjes pse lahuta është në rrezik, studiuesit theksuan se ka së paku dy shekuj që nuk është e qetë. Sharkia e çiftelia janë rrezikueset më të hershme të lahutës dhe të eposit. Me shfaqjen e tyre lahuta fillon të humbë hapësirë dhe eposi të humbasë rrokje.
Në përfundim të debateve studiuesit propozuan miratimin e marrjes në mbrojtjes me një status të veçantë të lahutarëve dhe të mjeshtrave punues të lahutave, duke precizuar standardin e saj; nxitjen e formimit të rapsodëve të rinj në mjedisin ku jetojnë lahutarët e fundëm; marrjen e përgjegjësive nga pushteti vendor në rajonet ku mbijeton lahuta për mbështetje financiare ndaj tyre; plotësimin e një harte të arealit ku ruhet lahuta tradicionale dhe disa masa të tjera. / atsh / KultPlus.com
Flamur Miftari do të prezantohet sonte me ekspozitë në KultPlus Caffe Gallery.
Në këtë prezantim, Miftari do të sjell para publikut 15 vepra të punuara me vaj dhe akril.
Kjo është ekspozita e dytë personale e artistit, kurse në ekspozita kolektive ka marr pjesë në disa prej tyre në Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi.
Flamur Miftari është diplomuar në Fakultetin e Arteve të Bukura në Maqedoni dhe aktualisht është duke vazhduar studimet pasuniversitare në Fakultetin e Arteve të Prishtinës, në klasën e Zake Prelvukajt.
Ekspozita do të hapet sonte, më 20 mars në ora 19:00 në KultPlus Caffe Gallery dhe do të qëndrojë e hapur për dy javë./ KultPlus.com
Isak Njuton mezi i mbijetoi ditës së parë të jetës së tij. I lindur përpara kohe, Isak Njuton ishte tepër i dobët dhe i vogël. Ndërkohë, i ati i tij kishte ndërruar jetë disa ditë përpara se ai të vinte në jetë.
Kur Isak Njutoni ishte tre vjeç, e ëma e tij u martua me një burrë, i cili nuk donte t’ia dinte për të. Gjërat në familje u acaruan aq shumë, saqë e ëma e la Isakun në duart e gjyshes së tij, në mënyrë që ajo ta rriste, sepse përndryshe në familjen e tyre do të kishte përherë debate. Isaku u ndje i braktisur dhe i refuzuar nga familja e tij përgjatë gjithë jetës. Ai nisi ta urrente aq shumë njerkun, saqë u përpoq edhe t’i vinte flakën shtëpisë së tij…
Rehatia e vetme e tij ishin librat mbi mekanikën dhe teknologjinë. Kalonte orë të tëra duke lexuar mbi to dhe kurrë nuk mërzitej. Edhe pse e ëma i thoshte të bëhej fermer, ai gjithsesi nuk e pëlqente atë zanat. “Duhet të jesh ti që i vendos rregullat, jo të jesh ti që t’i ndjekësh ato”, mendonte Isak Njuton.
Ai ia doli mjaft mirë me shkollën, aq sa fitoi mundësinë të studionte në Kembrixh. Mirëpo kjo do të thoshte për të edhe një përpjekje më shumë për t’ia dalë mbanë me shpenzimet. Bëri punë nga më të ndryshmet, edhe nga ato të konsideruara si “jo tepër burrërore”, si larja e rrobave të të tjerëve, vetëm e vetëm që të përballonte studimet e tij.
Për fatin e tij të mirë, mësuesi i matematikës u bë si një baba për të dhe e ndihmoi jashtëzakonisht shumë me studimet. Mirëpo menjëherë pasi mbylli studimet, ai u izolua si pasojë e një virusi vdekjeprurës, të njohur si Vdekja e Zezë, që kishte marrë jetën e miliona njerëzve në Europë. Këto vite ai i kaloi duke studiuar matematikë dhe fizikë dhe ishte pikërisht kjo periudhë, në të cilën ai formuloi teoritë më të mëdha. Duke qenë një natyrë e qetë dhe e rezervuar, shumë nga teoritë ai i mbajti për vete.
Duke punuar në laborator, Isak Njuton arriti të zbulonte se në fakt, ngjyra e bardhë ishte e përbërë nga një spektër i tërë ngjyrash. Teoritë e tij mbi dritën dhe ngjyrat e nxitën të ndërtonte teleskopin e parë në atë kohë, i cili i siguroi edhe famën e merituar. Por sërish puna e tij vazhdonte të ishte e kritikuar, gjë që e shtyu sërish në izolim.
I gjendur sërish në të njëjtën situatë, ai studioi gravitetin dhe alkiminë në vitet në vazhdim. Duke iu trembur kritikave, ai ishte i frikësuar t’i publikonte përfundimet e tij. Pas dy vitesh pune të lodhshme, ai publikoi librin e tij të parë “Principia” në vitin 1687. Edhe në ditët e sotme, ky libër konsiderohet si më i miri ndër librat e fizikës. Isak Njuton ishte një nga figurat më të rëndësishme të Revolucionit Shkencor. Shpikjet e tij hodhën bazat e një sërë arritjeve të mëvonshme, si eksplorimi i hapësirës edhe në ditët e sotme.
Historia e Isak Njuton është prova se një natyrë kurioze e shtyrë dhe nga një pasion i madh, janë dy cilësitë që e përkufizojnë një gjeni. “Nëse kam arritur të zbuloj diçka me vlerë, ajo ka qenë ta kalis më shumë vëmendjen e vullnetin tim, më tepër se çdo talent që mund të kisha”, ka thënë ai. / MeB / KultPlus.com
Kujtojmë sot 103 vjetorin e lindjes së komunistit dhe dëshmorit Qemal Stafa, dita e vrasjes së të cilit u kthye në ditën e kujtimit të të gjithë Dëshmorëve të Atdheut.
Qemal Hasan Stafa lindi në Elbasan, më 20 mars 1920. Ka qenë bashkëthemelues i Grupit Komunist të Shkodrës, pjesëtar në takimin e themelimit të partisë, anëtar i Komitetit Qëndror dhe sekretar politik i të rinjve. Gjithashtu shkrues poezish dhe sprovash letrare me pseudonimin Brutus, të cilat u përmblodhën në vëllimin “Qortimet e vjeshtës”. Dita e vrasjes së tij është përcaktuar si datë simbolike për të përkujtuar Ditën e Dëshmorëve nga regjimi komunist e deri më sot.
Biografia
U lind në qytetin e Elbasanit, i biri i Hasan Ahmetit dhe Sabries së Veli Dylgjerit. Familja me origjinë nga Zabzuni i Gollobordës kishte gjetur në brigjet e Shkumbinit vendbanimin e ri, ku Hasani u lind. Si ushtarak që qe i zoti i shtëpisë, detyra bëri që familja të shpërngulej për në Shkodër më 1923. Emërohet Drejtor i Zyrës së Rekrutimit në Prefekturën e Shkodrës.
Qemali ndoqi mësimet në Kolegjin Saverian duke e ndjekur për tetë vjet derisa më 1933 me ligjin Ivanaj u mbyllën shkollat private dhe kaloi në Gjimnazin e Shkodrës. Vitin shkollor 1934-’35 në gjimnaz dërgohet Skënder Luarasi, i cili një vit më vonë do t’i jepte një temë hartimi rreth disa vargjeve të “Vilhelm Telit” të Shilerit. Hartimi i Qemalit gjashtëmbëdhjetëvjeçar bëri bujë, bashkë me nismën që ndërmorën grupi shoqëror për të mbajtur kapele në vend të fesit. Pjesëtar në rininë përparimtare të kohës me Xhemal Brojën, L. Radin, Arshi Pipën, Haki Tahën etj.
Mbas vdekjes së të atit, familja e tij u shpërngul në Tiranë korrikun e 1936. Në fillim të vitit shkollor ’36-’37 u regjistrua në Gjimnazin Shtetnor të Tiranës. Me organizimin e Zef Malës, Qemali së bashku me Vasil Shanton, Gj. Lukën, T. Jakovën themelojnë Grupin Komunist të Shkodrës. Vitin 1938 nisën arrestimet prej së cilës Qemali u arrestua natën e 24 janarit të 1939. Gjyqi i tij u zhvillua javët e para të shkurtit në bodrumin e Bashkisë së Tiranës i mbrojtur nga av. Suat Asllani, gjyq në të cilin i pranon të gjitha akuzat dhe dënohet me tre vite. Me rastin e vdekjes së të vëllait i jepet leje që të shkojë për të pritur. Ndërkohë që ishte ndryrë në njërën prej qelive të Burgut të Vjetër, i bëhet e mundur të dalë gjatë trazirave të 7 prillit.
Kandidati për sekretar të përgjithshëm të PKSH-së, Qemal Stafa qëndronte në shtëpinë e Bije Vokshit në Tiranë. Më 4 maj 1942 u largua nga kjo shtëpi sepse atje shkoi Enver Hoxha, i cili e njoftoi se duhej të shkonte në një bazë më të sigurt. Të nesërmen e kësaj dite më 5 maj 1942 karabinieria shkoi në shtëpinë të marrë me qira nga Beqir Minxhozi, në atë kohë punonjës i Bankës Kombëtare të Punës. Kontrata e qirasë së shtëpisë ishte bërë vetëm tri ditë më parë. Në rrethana të pasqaruara mirë, Minxhozi u arrestua. I lidhur ai u detyrua të tregonte shtëpinë ku strehohej Stafa, e fejuara Drita Kosturi, Kristo Themelko, Gjustina Sata (Flora Dishnica) dhe kushërira e saj Marie Lezhja. Në raportin e saj për këtë ngjarje, karabinieria nuk e përmend Themelkon.
Në të gjallë të tij, Stafa botoi dy skica letrare me nënshkrimin e tij. Të parën kur ishte 14 vjeç në një revistë për fëmijë, kurse të dytën, në 1939, në gazetën zyrtare të Partisë Fashiste Shqiptare. Më 1962 u botua dhe një përmbledhje me shkrime të tij, përgatitur nga Nasho Jorgaqi, një pjesë e të cilave janë çmuar me autorësi të diskutueshme.
Kushtime
Në 1966 në Tiranë u krijua një këngë kushtuar atij: “Trim i fortë me yll në ballë”. Në 1967, fshati Plasë i Korçës i ngriti këngën “Po më pesë maj më dyzet e dy”. Në 1969, në Tiranë, u krijua kënga “Luftë e madhe asaj dite o Qemal”. Në 1970, Dukati i Vlorës i kushtoi këngën “Pesë maj u vra Qemali”. Në 1977, po në Tiranë u krijua kënga “Qemal Stafa”. Po atë vit, Kutallia e Beratit krijoi “Këngë për Qemal Stafën”. Një këngë me titullin e Kutallisë u ngrit dhe në Tiranë, një vit më vonë. Në 1979, Delvina krijoi këngën “Erdh Qemali në Delvinë”. Në 1980, një këngë e Vranishtit të Korçës titullohej: “Përmes flakës ra Qemali”. Po atë vit, Tirana krijoi këgën “Qemal Stafa”, ndërsa Janjari i Sarandës këngën “Krenari për mëmëdhenë”. / KultPlus.com
Finlanda është sërish vendi më i lumtur në botë. Kjo sipas Raportit të Lumturisë Botërore, i cili ka disa kritere për të përcaktuar lumturinë e një vendi si mbështetja sociale, të ardhurat, shëndeti, liria, bujaria dhe mungesa e korrupsionit.
Ky website përdor të dhënat e sondazhit global për të raportuar se si njerëzit vlerësojnë jetën e tyre në më shumë se 150 vende në mbarë botën.
Për të gjashtën vit radhazi Finlanda kryeson listën, e ndjekur nga Danimarka, Islanda, Izraeli, Holanda, Suedia, Norvegjia, Zvicra, Luksemburgu dhe Zelanda e Re.
Lituania është i vetmi vend i ri që renditet në njëzet vendet e para, por Afganistani dhe Libani i shkatërruar nga lufta mbeten dy nga vendet më të pakënaqura në sondazh. Ndërkohë, për sa i përket Shqipërisë, renditet në vendin e 83.
Para Shqipërisë janë vendet fqinje si Mali i zi, Greqia, por edhe Kosova e cila renditet në vendin e 34 shumë pranë Italisë dhe Spanjës. Ndërsa Maqedonia e Veriut renditet është e pozicionuar në vendin e 87. / KultPlus.com
-Mistifikimi i të vërtetave historike si dhe mbajtja e tyre e ngrirë, është krim shkencor, por edhe moral, meqë pamundësia e çlirimit nga mashtrimet shoqërinë e kthen në viktimë të përhershme të përshtatshme për çfarëdo manipulimi…
Jusuf Buxhovi
Martin Hajdegeri, me të drejtë ngriti çështjen që secila gjeneratë ka të drejtë për rishikimin e historisë në përputhje me “pikëpamjet për të vërtetën e vet”. Kjo arsyetohet me atë se historiografia si shkencë e veçantë shoqërore ka për detyrë të marrë parasysh logjikën e interpretimeve që ofrojnë faktet në vazhdimësi si dhe atë, që qëndrimet e caktuara, të pranueshme ose të imponueshme në një kohë, valorizohen, rishikohen ose edhe korrigjohen në përputhje me ndryshimet shoqërore që vendosin raportet politike. Meqë shtetformi shqiptar (i Shqipërisë në vitin 1912 dhe të Kosovës në vitin 2008) ka kaluar nëpër faza të mbikëqyrjes ndërkombëtare dhe ato ideologjike për mbi gjysmë shekulli, ka qenë e pritshme që edhe ajo që është shfaqë si historiografi “autentike” nga autorët shqiptarë të jetë ndikuar nga këto rrethana, veçmas nga historiografia serbe, që mund të thuhet, se bashkë me diskursin e njohur ideologjik, ia ka përcaktuar kornizat e “të vërtetave” gjithnjë në përputhje me programet hegjemoniste serbe gjatë dy shekujve të fundit. Natyrisht se diktatit të historiografisë serbe ndaj asaj shqiptare, krahas faktorëve nga raporti i forcave, i kanë ndihmuar edhe impulset “shkencore” që kanë ardhur nga “qarku sllavist” i Vjenës dhe shkolla ruse e shekullit XIX-XX në shërbim të drejtpërdrejtë të politikës së njohur të hegjemonizmit pansllavist rus në Ballkan nga Kriza Lindore e këndej, që ka ndikuar edhe hartat politike dhe ato shtetërore. Andaj, ka qenë e pritshme që përjashtimi i shqiptarëve prej hartave politike të Europës sa më shumë që të jetë e mundur, që hisja e tyre në to të jetë sa më e vogël dhe mundësisht nën tutelën e shteteve fqinje (Serbisë, Greqisë dhe Bullgarisë) të shumtën të ngritura dhe të shtrira mbi trungun e etnisë shqiptare.
Kësaj politike i është dashtë parja e mjegulluar e shqiptarëve në histori, veçmas në antikitet dhe mesjetë, si dhe roli i tyre “i pushtuesit” dhe “zullumqarit” gjatë Perandorisë Osmane të ardhur nga Kaukazi, me ç’rast ata, me ndihmën e osmanëve dhe të pranimit të islamit, gjoja kanë rrënuar “shtetin mesjetar serb” si dhe “kishën ortodokse serbe”! Kështu, platformat hegjemoniste , ajo e “Naçertanjes” së Garashaninit dhe “Megaloidhesë” greke të vitit 1844 bashkë me literaturën përcjellëse me plot e përplot gënjeshtra dhe falsifikime ordinare, ia përcaktuan edhe kornizat si dhe hapësirën pamjes së deformuar të historisë së shqiptarëve jo vetëm nëpër qendrat e caktuara hulumtuese dhe studimore evropiane (me përjashtim të shkollës gjermane), por ndikuan që edhe fillet e historiografisë institucionale shqiptare (mbas viteve të njëzeta të shekullit të kaluar) dhe veçmas ato ideologjike gjatë regjimit komunist, të shumtën të mbesin peng i tyre, posaçërisht të çështjet që kanë të bëjë me mesjetën e mesme dhe atë të vonshme, ku dogma e të ashtuquajturit shtet mesjetar serb të identifikuar me dinastinë Rasiane të Nemanjajve tribalë (fis që i ka takuar botës ilire), dhe kishë ortodokse serbe me gjoja autoqefali në shekullin XIII, mbesin të paprekura!
Historiografia ideologjike gjatë gjysmë shekulli në Tiranë, krahas përpjekjeve që së paku, nëpërmes teorisë ilire (gjithnjë në përputhje me kornizat e indoevropianishtes), ta lidh origjinën shqiptare me antikitetin (ndonëse përherë të parë nën ndikimin helen), megjithatë, duke iu nënshtruar klisheve të historiografisë serbe dhe falsifikimeve të saj, gjithnjë nën diktatin ideologjik, që Shqipërisë i ka ardhur nga Beogradi, ka pranuar diskontinuitetin historik dhe veçmas atë etnik, kulturor gjatë Bizantit dhe Perandorisë Osmane, me çka me këto shkëputje i është ndihmuar anatemës së popullit të mjegulluar dhe jashtë strukturave shoqërore dhe politike në mesjetë qofshin ato edhe ndër më të fuqishmet e kohës siç ishte “Despotati i Eprit”i mesit të shekllit XIII, “Mbretëria Arbërore” e Anzhuve e vitit 1272 si dhe dinastive të Balshajve, Thopiajve, Kastriotëve, Dukagjinëve dhe të tjera! Kjo ka bërë që shqiptarët të privohen edhe nga roli i tyre që kishin gjatë shfaqjes së krishterimit dhe më vonë, ku ata ishin ndër të parët që e pranuan dhe i ndihmuan përhapjes së tij tutje Ilirikut. Madje, edhe perandorët e njohur ilir-dardanë Konstandini i Madh, Justiuniani dhe të tjerët, që me të drejtë mund të merren pjesë e trashëgimisë së lavdishme historike arbërore-shqiptare, ku duhet të mbështet edhe identiteti politik dhe shoqëror në kuadër të formacioneve autonome të kohës, përjashtohen prej saj, duke u përvetësuar nga të tjerët!
Krahas diskursit përjashtues nga mesjeta në jetën shoqërore dhe politike të saj në dobi të diktatit sllav-ortodoks, historiografia institucionale shqiptare, gjithnjë nën diktatin ideologjik, ka krijuar mundësi të reja, që i njëjti diskurs, të ndikojë drejtpërdrejt edhe raportet e brendshme antihistorike, sidomos ato që solli fillimi i Luftës së Dytë Botërore dhe përfundimi i saj, me ç’rast, fitorja e ideologjisë komuniste dhe përfshirja e dhunshme e shqiptarëve në të, shkaktoi dëme të mëdha gjithë atyre zhvillimeve me të cilat, në përputhje me rrethanat që krijoheshin, kërkohej që të korrigjoheshin vendimet e Konferencës së Ambasadorëve të Londrës. Kështu, historiografia ideologjike, fitores së komunistëve shqiptarë në radhët e Frontit Antifashist si dhe krimeve të rënda, që u ushtruan nga ana e tyre pas marrjes së pushtetit në bashkëveprim me partizanët jugosllavë, u dha “alibi” në emër “të luftës klasore” dhe qërimit të hesapeve me “kuislingët dhe fashistët”! Me këtë rast edhe slogani “luftë nacionalçlirimtare” u ngatërrua deri te keqpërdorimi, kur dihet “komunizmi” jo vetëm që e përjashton “kombëtarën” por edhe e lufton atë, siç ndodhi në vërtetë. Në këtë frymë, pra që të luftohet çdo përpjekje e kombëtarizmës dhe frymës së saj gjatë Luftës së Dytë Botërore, u erdhën në ndihmë edhe formulimet “kuislingë” dhe “fashistë” ndaj atyre që vepronin për shtet të përbashkët shqiptar në përputhje me rrethanat e kohës, siç ishte shteti i pavarur shqiptar i viti 1943 që doli nga Kuvendi i Dytë i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit i nëntor 1943, që përfshiu pjesën më të madhe të viseve etnike shqiptare të shkëputura dhunshëm gjatë pushtimit serb dhe grek të vitit 1912. Qeveria shqiptare e vitit 1943-1944 si dhe rrethanat që e nxorën atë, historiografia shqiptare duhet t’i rishqyrtojë dhe t’i trajtojë në përputhje me rolin historik dhe pasoja që prodhoi ajo si një veprim patriotik i elitave intelektuale, që kishin për detyrë të shfrytëzonin raportin e forcave politike për interesat kombëtare, siç ishin ato të krijimit të një shteti të përbashkët shqiptar. Ky rishikim, bashkë me atë që solli ripushtimi i Kosovës nga Beogradi në nëntor të vitit 1944 në saje të bashkëpunimit internacionalist të komunistëve të Shqipëpisë me ata të Titos me pasoja tragjike për Kosovën (me mbi 50 mijë të vrarë nga terrori partizan), me çështjet tjera që lidhen me vazhdimësinë historike të shqiptarëve në të gjitha fazat e saj nga antikiteti, mesjeta e deri te koha jonë, natyrisht se tërheq pas veti edhe vargoin e korrigjimeve, nga ato të vazhdimësisë pellazge, pranimit të trinomit mbretëror ilir në antikitet (maqedon, dardan, epirot), rolit të Ilirikut në themelimin e Bizantit, pa përjashtuar këtu edhe strukturat feudale autonome në të në fazën e dekompenzimit të tij, pastaj të pushtimeve osmave dhe të krijimit të realiteteve shoqërore dhe politike pesqindvjeçare në të për t’u sqaruar pastaj edhe Rillindja Kombëtare dhe gjithë ai zhvillim që çoi deri te pavarësia e Shqipërisë në vitin 1912, ku me vendimet e Konferencës së Londrës qendra historike (Kosova) u kthye në periferi me fatin tragjik të shuarjes si etni historike dhe kulturore me asimilim ose gjenocide. Në kuadër të këtyre ndryshimeve, krahas fokusimit tek roli i fuqive të mëdha te fatet e shtetit shqiptar dhe çështjes shqiptare në përgjithësi nga lufta e parë botërore e deri te ajo e dyta, përqendrimi te stigma “revolucion” dhe “kundërrevolucion” ka rëndësi të veçantë, meqë ajo nuk nënkupton vendosje-zhvendosje mekanike të tyre, kur njëra gjendje zëvendëson tjetrën, siç është vepruar deri më tani, por kërkon korrigjimin e pikëpamjeve të deritanishme si dhe rishkrimin e historisë në përputhje me to, meqë ato nuk kanë dominuar vetëm logjikën politike në vitet e dyzeta dhe të pesëdhjeta të shekullit të kaluar në Shqipëri dhe Kosovën e pushtuar nga Begoradi, por në vazhdimësi në të dy anët e murit shqiptar, kur në njërën anë, është përdorur për forcimin e diktaturës staliniste, ndërsa në anën tjetër, është përdorur për t’u shtypur vullneti i shqipatarëve për barazi, siç ishte rasti me kërkesën për republikën e Kosovës të shfaqur në vitin 1968 dhe të rikthyer fuqishëm në vitin 1981.
Prandaj, kërkesa për korrigjime dhe rishqyrtime historiografike nuk është vetëm e drejta e çdo gjenerate për të vërtetën e vet, siç e thotë Hadegeri, por mbi të gjitha është nevoja që shoqëria shqiptare të lirohet nga mashtrimet ideologjike dhe ato të diktateve nga jashtë, veçmas të historiografisë serbe, në mënyrë që të krijojë rrethanat për bashkim të brendshëm shpirtëror, kulturor, po edhe shoqëror dhe politik. Mistifikimet, mbajtja e tyre “nën embargo morale” dhe të ngjashme nga frika se mund të prodhojnë përçarje, janë vetëm arsyetime antihistorike, që pamundësojnë katarsisin që i duhet secilës shoqëri që jeton nën robëri të gjata…
(Theksime nga promovimi i “Kosovës – histori e shkurtër” në Prizren) / KultPlus.com
Libri i parë në gjuhën shqipe, “Meshari i Gjon Buzukut”, nisi të shkruhej 468 vjet më parë, në 20 mars 1554 dhe përfundoi më 5 janar 1555.
Libri përbëhej nga 110 fletë por kopja e librit që ka arritur është e cunguar dhe i mungojnë 16 faqet e para dhe ndër to edhe kopertina me faqen kryesore.
Buzuku ishte prift katolik, famullitar i një kishe në Shqipërinë Veriore, jo aq larg nga vendi i botimit dhe një nga lëvruesit më të rëndësishëm të gjuhës shqipe.
Me veprën e vet ai konsolidoi një traditë të rëndësishme të të shkruarit të gjuhës shqip me alfabet latin./KultPlus.com
Fshati Libofshë i Fierit është një fshat i rrallë me perla të rralla kulturore. Në këtë fshat të rrallë në të gjithë vendin ndodhen 15 kisha që ndër shekuj kanë ruajtur origjinalitetin e tyre. Ndërsa për vendasit ato janë gjithçka, për vizitoret ky vend mbetet i panjohur.
At Rafael Rredhi tregon se kanë qenë banorët e zonës që edhe gjatë regjimit komunist, kur në të gjithë vendin kishat dhe xhamitë u shemben, ata nuk lejuan që kishat në fshatin e tyre të prishen por i ruajtën me fanatizëm dhe në fshehtësi u kujdesën për ikonat, afresket dhe të gjitha objektet brenda kishave.
Ndoshta kjo ishte edhe një nga arsyet se pse shumë regjisorë të ish Kinostudios kanë zgjedhur këto kisha për të xhiruar shumë pjesë në filmat e tyre. Tefta Deda e bija e kujdestarit të kishave tregon se babai i vendoste çelësat në vend të sigurt dhe asnjë nga fëmijët nuk i dinim se ku ishin.
Shën Gjergji, monument kulture, është kisha ikonë e Libofshěs, e ndërtuar në vitin 1776, plot 247 vjeçare. Bukuria, arkitektura, afresket mahnitëse të artistëve korçarë të shekullit të 18-të, Kostandin dhe Terpo Zografi e kanë bërë atë kishën më të lakmueshme për historianët, studiuesit e kulteve fetare.
Ardenica, e njohur ndryshe si monarku shpirtëror i Myzeqesë, shumë pranë Libofshës dhe poshtë tij vijnë kishat e Shën Kollit, Shën Gjergjit, Shën Kozmai, Shën Maria, dhe gjithë kishat e tjera.
Këto janë perla të rralla kulturore që kanë ruajtur origjinalitetin në shekuj.
Një meritë ka dhe komuniteti i Libofshës që i ka ruajtur dhe i admiron këto vlera dhe kjo nuk është rastësi, por i ka rrënjët te dashuria për kulturën dhe dijen që kulmon me hapjen e shkollës së parë shqipe në Myzeqe më 25 gusht 1908 pikërisht në Libofshë nga patriotë të zonës./rtsh.al/KultPlus.com
Gjirokastra u vesh sërish me ngjyrat dhe ritmin e karnavaleve këtë fundjavë, një festë popullore e rikthyer 3 vite më parë pasi kishte munguar për rreth shtatë dekada.
Tradicionalisht ky ritual pagan zgjonte qytetin nga plogështia e dimrit dhe i dedikohej purifikimit dhe rifillimit të jetës.
Vetëm katër fotografi historike i kanë mbetur qytetit sipas studiuesit Ilir Lluri nga fillim shekulli i kaluar por memoria historike e festës që ka pasur tërësisht identitet lokal është duke u dokumentuar.
Karnavalet e kanë ndryshuar paraqitjen vizuale por jo përmbajtjen. Festa dy ditore ofroi një paradë të maskave, muzikë tradicionale, banda muzikore për orët e mbrëmjes, kulinari të stinës, dhe larmi aktivitetesh në natyrë.
Këtë vit vizitorët po mbërrijnë që prej fillimit të marsit në Gjirokastër çka flet për një sezon të mirë turistik por qytetit ende i mungon planifikimi afatgjatë i eventeve si karnavalet, festave lokale apo panaireve dhe koordinimi me operatorët turistikë për t’i promovuar më mirë eventet./TopChannel/ KultPlus.com
Mundja tradicionale luan një rol të rëndësishëm në pjesën më të madhe të shoqërisë senegaleze dhe është një nga sportet kombëtare të vendit.
Mundja tradicionale praktikohet kryesisht në zonat rurale ku nuk është thjesht një sport, por ka një rol të thellë social dhe kulturor. Është duke u lënë në hije nga një mundje profesioniste shumë e njohur dhe moderne.
Një sintezë e boksit dhe mundjes tradicionale, këto ndeshje janë ngjarje masive sociale.
Është veçanërisht e rëndësishme brenda komunitetit Joola, në Senegalin jugor dhe komunitetin Serer në Senegalin qendror. Së bashku këto komunitete përbëjnë rreth 18% të popullsisë së vendit.
Kjo praktikë u mësohet tradicionalisht të rinjve në shkolla speciale gjatë fillimit të tyre në moshën madhore.
I gjithë informacioni se si të luftosh është përcjellë në historinë gojore nga griotët – historianët tradicionalë të Afrikës Perëndimore dhe nga pleqtë.
Të rinjtë mësojnë për shoqërinë, hierarkinë dhe ndryshimet themelore midis roleve tradicionale të burrave dhe grave. Shkollat e trajnimit gjithashtu bashkojnë njerëz nga komunitete të ndryshme. Kjo do të thotë, veçanërisht në zonat rurale, mundja lejon takime miqësore midis fshatrave fqinje.
Për shkak se mundja është transmetuar në historinë gojore, ka pothuajse një mungesë totale të dokumenteve të shkruara për të.
Sipas pleqve dhe griotëve, mundja ishte një mjet për të zgjidhur konfliktet midis mbretërve përmes mundësive. Përveç kësaj, ai praktikohej si një sport rekreativ.
Mundja në komunitetin Serer ka disa dimensione kulturore të shtuara, është gjithashtu një letërsi, një ritual dhe një festival. Mundja shoqërohet me ritme të ndryshme të cilat ndryshojnë sipas vetë mundësit dhe grupit pjesëmarrës. Mund të jetë i ngadaltë, i heshtur, i shpejtë, i vrullshëm, i zjarrtë. Krijon një histori, inkurajim, duke folur drejtpërdrejt me mundësin, por edhe me të gjithë pjesëmarrësit.
Mundja nuk është vetëm një sport, ajo ka një aspekt të konsiderueshëm social-edukativ.
Shkollat e stërvitjes së mundjes ekzistojnë për të gjithë djemtë e rinj dhe përmes saj të rriturit matën guximin e djemve, vullnetin e tyre për të fituar dhe shpirtin e tyre të vetëmohimit. Për shkak të kësaj, ajo i sjell nder fshatit ose rajonit të një personi dhe është një formë e rëndësishme e kapitalit social për t’u mbrojtur.
Mundja tradicionale gjithashtu ka rëndësi për komunitetin – është një shprehje e përkatësisë etnike, fisit ose klasës. Mundja në shoqërinë tradicionale ishte një shenjë e vitalitetit të një komuniteti të caktuar. Ky komunitet mbledh të gjitha forcat e tij rreth një personazhi të vetëm – mundësit – si përfaqësues i tij.
Prandaj, marrëdhënia midis mundësit dhe komunitetit të tij është thelbësore./ KultPlus.com
Një version i tregimit thotë se një top i gjuajtur nga ushtria Napoleonike gjatë qëndrimit francez në Egjipt në 1798, theu hundën e Sfinksit, shkruan focus.it.
Por ky verison duket se bie. Mendohet se thyerja e hundës daton që në 1737, domethënë shumë kohë përpara se Napoleoni dhe njerëzit e tij të shkelnin në tokën egjiptiane.
Duke hedhur poshtë hipotezën e fajit të ushtrisë së Perandorit, ajo që mbetet është një shkëputje natyrore më pak heroike e hundës për shkak të erozionit dhe veprimit të erërave, por edhe një shpjegim më i vjetër dhe në përgjithësi shumë realist dhe aktual.
Sipas një historiani arab të shekullit të pesëmbëdhjetë, në fakt do të ishte një gjest i qëllimshëm, i kryer nga një musliman besnik i quajtur Muham-mad Sa’im al-Dahr, i cili donte të shkatërronte të gjithë veprën sepse e konsideronte atë një objekt idhujtarie. / KultPlus.com
Dhjetë vjet më parë këtë muaj, Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), Antonio Guterrez, lëshoi një deklaratë për shtyp duke bërë thirrje për ndihmë urgjente për shpëtimin e 2 500 disidentëve iranianë të bllokuar më parë në Irak gjatë pushtimit të udhëhequr nga SHBA në 2003, shkruan faqja e internetit creativedestructionmedia.com
Mesazhi nga UNHRC (tani Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së) Guterrez ishte i shkurtër dhe shumë i qartë: UNHCR përsërit shqetësimin e saj të thellë për sigurinë dhe sigurinë e ish-banorëve të ”Camp Liberty” ndërsa ata ishin në Irak, në dritën e kërcënimeve të bëra këtë javë nga grupi që mori përgjegjësinë për sulmin me mortaja të 9 shkurtit që vrau shtatë dhe plagosi dhjetra ndërsa ishte në Irak.
UNHCR rithekson se kjo popullsi ka të drejtën e mbrojtjes ndërkombëtare sipas ligjit ndërkombëtar.
UNHCR u kërkon të gjitha vendeve që të dyfishojnë përpjekjet e tyre për të gjetur zgjidhje humanitare për këtë popullsi, tani jashtë Irakut, dhe i kërkon qeverisë së Irakut të bëjë gjithçka që mundet ndërkohë për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt për këtë popullsi.
Nga 193 qeveritë në Kombet e Bashkuara, vetëm Shqipëria ka dalë për të propozuar veten si zgjidhje për këtë krizë humanitare.
Ish kryeministri Sali Berisha pranoi të siguronte strehim dhe banorët filluan të tërhiqen nga Iraku. Kur Edi Rama u bë kryeministër në shtator 2013, misioni humanitar vazhdoi.
Ata ishin pjesë e një organizate globale të quajtur Mujahedin-e Khalq (MeK). Të bllokuarit në Irak po kryenin operacione rezistence aktive kundër Iranit.
”Duke u përballur me ta ballë për ballë, kam parë se ata janë një burim i besueshëm informacioni. Ndërsa isha në kampin Ashraf, gjithmonë isha i habitur me vëllimin dhe thellësinë e raporteve të inteligjencës që ata po tërhiqnin nga Irani. MeK ishte organizata që zbuloi shtrirjen e programit të zhvillimit të armëve bërthamore të Iranit, për të cilin Perëndimi besonte se nuk ekzistonte më. I pashë gjithashtu ata të bënin gjithçka që ishte e mundur për të ndihmuar në mbrojtjen e anëtarëve të shërbimit amerikan dhe bullgar të vendosur në Ashraf”, deklaroi koloneli (në pension) Wes Martin, i cili ka shërbyer në pozicione të zbatimit të ligjit në mbarë botën.
Ajatollah Khamenei i donte ata të vdekur. Kryeministri i tij kukull i Irakut, Nouri al-Maliki, ishte shumë i gatshëm ta bënte këtë. Tre sulme tokësore të ushtrisë irakiane në kampin Ashraf, të ndjekura nga katër sulme me raketa në vendndodhjen e zhvendosur nga banorët e Camp Liberty pranë aeroportit të Bagdadit, rezultuan në 141 njerëz të vrarë, shtatë të rrëmbyer që nuk u panë më dhe qindra të plagosur.
Në kampin Liberty, banorëve iu mohua qasja në ujë të mjaftueshëm, dërgesat e tyre me ushqime që prishen u mbajtën në kamionë dërgesash jashtë portës së hyrjes së kompleksit derisa ushqimi u prish.
Ata gjithashtu pësuan ngacmime të vazhdueshme psikologjike dhe iu mohua qasja në kujdesin e duhur mjekësor, duke rezultuar në edhe më shumë vdekje.
Po të mos ishte qeveria shqiptare, banorët e MeK do të kishin vazhduar të vuanin vdekje dhe vrasje të ngadalta nga përfaqësuesit iranianë, duke përfshirë milicitë besnike dhe ushtrinë irakiane. Të mbijetuarit e mbetur do të grumbulloheshin dhe do të dërgoheshin në Teheran për burgim, torturë dhe ekzekutim.
Duke pranuar banorët e MeK-së në vendin e tyre, shqiptarët jetuan sipas trashëgimisë së tyre. Më shumë hebrenj jetonin në Shqipëri kur regjimi nazist u rrëzua sesa kur filloi Holokausti.
Megjithëse vendi i tyre ishte i pushtuar nga Italia fashiste nën aleatin gjerman Benito Musolini, qytetarët shqiptarë rrezikuan zemërimin duke u siguruar strehim njerëzve që do të ishin shfarosur po të kishin mbetur në Evropën Qendrore dhe Perëndimore.
Historia me të drejtë pranon veprën e madhe të Oskar Schindler dhe Raoul Wallenberg për shpëtimin e njerëzve të pafajshëm nga një regjim i shtrembëruar.
Kishte shumë individë dhe grupe në Evropë që gjithashtu e vunë veten në rrezik për të shpëtuar hebrenjtë nga vdekja e sigurt. Në Shqipëri ishte një përpjekje mbarëkombëtare.
Përpjekjet humanitare të dy kryeministrave shqiptarë, të qeverive të tyre dhe të qytetarëve të vendit kanë bërë që të jetojnë sot ish-banorët e Kampit Liberty.
Në veriperëndim të Tiranës, ata kanë ndërtuar një komunitet modern në atë që dikur ishte një kodër e mbuluar me bar.
Fatkeqësisht, meqenëse MeK është organizata nga e cila Ayatollah Khamenei dhe ekstremistët e tij fetarë që kontrollojnë Teheranin i frikësohen më shumë, ministria iraniane e Inteligjencës dhe Sigurisë (MOIS) ka filluar operacionet kundër tyre brenda Shqipërisë.
Kryeministri Rama qëndroi në këmbë dhe dëboi agjentët e pambuluar të MOIS, përfshirë ambasadorin iranian. Si kundërpërgjigje, Irani nisi një sulm kibernetik ndaj qeverisë shqiptare dhe infrastrukturës së saj kritike vitin e kaluar.
Qeveria shqiptare, në bashkëpunim me NATO-n, agjencitë ligjzbatuese evropiane dhe amerikane dhe kompanitë kompjuterike perëndimore, ka rindërtuar sistemet e saj të mbrojtjes së rrjetit kompjuterik për t’i bërë ato më të forta se më parë. Ata kanë treguar se nuk do të frikësohen të braktisin parimet humanitare të gjyshërve të tyre.
Vetë një refugjat i Holokaustit, Albert Einstein tha: “Bota është një vend i rrezikshëm jo për shkak të njerëzve që janë të këqij, por për shkak të njerëzve që nuk bëjnë asgjë për të”.
Përsëri, shqiptarët vazhdojnë të demonstrojnë se janë të përkushtuar për të kundërshtuar të keqen dhe të përkushtuar për të bërë diçka për ta shfarrosur atë./ KultPlus.com
Sot, KultPlus ua sjell një fragment nga libri ‘Alkimisti’, një prej kryeveprave të shkrimtarit Paulo Coelho.
Dita e re po agonte, prandaj bariu i ngau delet nga lindja. “Ato nuk e dinë ku do të kullosin”, mendoi, “prandaj s’më shqiten”. Delet kishin nevojë vetëm për ujë dhe për ushqim. Derisa djali t’i shpinte në tërë kullotat me famë të AndaIuzisë, ato do t’i qëndronin pranë si mikesha të vërteta. Edhe pse ditët nga mëngjesi e deri në mbrëmje ngjanin njëra tjetrës e orët mezi shtyheshin, edhe pse e kishin jetën të shkurtër, ato s’dinin të lexonin e as të flisnin gjuhën e njerëzve të cilët tregonin se ç’po ndodhte në fshatra. Prandaj delet s’kërkonin nga njerëzit veçse ujin dhe kullotën, e si shpërblim u dhuronin leshin dhe miqësinë, por nganjëherë edhe mishin.
“Të isha përbindësh e t’i përlaja një nga një, do të kuptonin që tufa po rrallohej pothuajse tërësisht,” mendoi djaloshi. “Sepse kanë besim tek unë dhe nuk mbështeten më në instinktin e tyre, ngase pikërisht unë i shpie të kullotin.”
Djaloshi po befasohej pas këtyre mendimeve të çuditshme. Ndoshta në kishë, mu aty ku hapte krahët fiku, duhej të kishte fantazma. A thua ishte ky shkaku që iu shfaq ajo ëndërr dhe kishte nisur tani t’i vagëllojë njëfarë përsëri ajo ëndërr dhe kishte nisur tani t’i vagëllojë njëfarë zemërimi ndaj deleve, mikeshave të tij përherë besnike? Si rrëkëlleu pak verë të mbetur nga mbrëmja e shkuar, u mbështoll më fort me xhaketë. E dinte mirë se pas disa orësh, kur dielli të ngrihej lart do të bënte aq vapë sa që ai nuk do të mund t’i nxirrte delet në kullotë. Do të vinte pastaj ora kur Spanjën e kot gjumi i verës: mirëpo vapa e ditës vazhdonte deri aty nga mbrëmja. Si për dreq duhej ta mbante veshur xhaketën. Aty për aty ankohej nga barra e saj e bezdisshme, por qetësohej kur kujtonte se ishte ajo xhaketë që e mbronte kur afrohej agimi i ditës së re.
“S’i merret vesh motit”, thoshte me vete dhe ndjehej mirënjohës ndaj xhaketës që e mbante veshur. Edhe xhaketa bënte një punë, sikundër bënte edhe trimoshi ynë. Kish dy vjet që endej fushave të Andaluzisë, kështu që i njihte symbyllur qytetet e asaj krahine. E kishte ndarë mendjen se do të merrej vetëm me udhëtime.
Bluante me vete se kësaj here do t’ia shkoqiste vajzës se ai, ndonëse një palo bari, dinte të lexonte, sepse derisa mbushi gjashtëmbëdhjetat s’kishte munguar asnjë ditë në seminar. Në fakt prindërit e kishin synë për ta bërë prift. Fundja kjo do t’i vinte emër të mirë asaj familjeje modeste fshatare që deri atëherë ishte rropatur vetëm për ujë dhe për bukën e gojës, duke rrojtur tamam si delet e tij. Në seminar, kishte arritur të mësonte latinishten, spanjishten dhe teologjinë. Por që fëmijë dëshironte të njihte botën, ndaj kjo i dukej më e rëndësishme sesa të njihte vetë Perëndinë ose mëkatet e njerëzve. Një mbrëmje, kur ishte kthyer për të parë ç’bënin në shtëpi, pati guximin t’i thoshte t’et se arsyeja që e pengonte të vishej prift ishte vetëm dëshira për të udhëtuar.
“Ah more bir, nëpër këtë fshat kanë kaluar njerëz nga të katër anët e botës. Vijnë me mendimin se do të gjejnë diçka të re, por ata mbeten gjithmonë të njëjtët njerëz.
Pastaj marrin andej nga kodra, i hedhin një sy kështjellës dhe thonë se në të kaluarën ishte ku e ku më mirë se sot. Ka nga ata qe janë flokëverdhë apo të zeshkët, por për çudi nuk ndryshojnë nga fshatarët tanë.”
“Unë s’e di nga ç’kështjella vijnë”, u përgjigj djaloshi.
“Këta njerëz, pasi shohin tokën tonë dhe më vonë gratë thonë se nuk do të ishte keq ta ngrysnin jetën këtu”, vazhdoi i ati.
“Po unë kam vetë dëshirë të nioh gratë dhe vendet e tyre”, ngulmoi djaloshi. “Ç’kanë që nuk qëndrojnë në fshat?”
“Sepse ata biro, e kanë qesen plot” shtoi gjatë bisedës i ati. “Ta dish mirë se tek ne vetëm barinjtë kanë fatin të udhëtojnë.”
«Atëherë, mirë, do të bëhem bari.”
I ati nuk foli. Të nesërmën i dha një çantë ku kishte vendosur tri monedha të vjetra spanjolIe prej ari.
“I gjeta në një livadh: i ruajta që t’ia dhuroje Kishës, me rastin e shugurimit tënd. Por tani me këto do të blesh dele për vete, do t’i biesh kryq e tërthor botës, derisa do të kuptosh që si kjo kështjellë dhe si gratë e fshatit tonë s’ka për të të zënë syri gjëkundi.”
Si i tha këto, i dha bekimin të birit. Djaloshi në syrin e t’et kishte vënë re se edhe ai kishte dëshirë të udhëtonte: kjo dëshirë kishte mbetur ende e zjarrtë, ndonëse atij burri i qe dashur ta ndrydhte për vite me radhë, duke i rrokullisur me zor vitet aty në fshat për një pikë ujë dhe për një kothere bukë sa për të mbajtur frymën./ KultPlus.com
Selena Gomez la pas Kylie Jenner dhe u bë gruaja me më shumë ndjekës në Instagram.
Ylli i familjes Kardashian numëron 382 milionë ndjekës në aplikacion, me të cilët ndan momente nga përditshmëria, njerëzit e saj të dashur, ndërsa promovon edhe markën e saj, “Kylie Cosmetics”.
Megjithatë, 30-vjeçarja Gomez arriti ta kalonte atë dhe tani është personi i tretë më i ndjekur në Instagram.
I pari vjen Cristiano Ronaldo, i cili ka 562 milionë ndjekës dhe në vend të dytë është Lionel Messi, i cili ndiqet nga 442 milionë llogari.
Selena Gomez kryesoi njëher Instagramin në vitin 2019, por Ariana Grande e kaloi atë. Megjithatë, këngëtarja e re nuk ishte e para për shumë kohë në ndjekës, pasi shumë shpejt Kylie Jenner “pushtoi” Instagramin. /KultPlus.com
Qamil Muhaxhiri i njohur si Qamili i Vogël ishte një prej këngëtarëve më të njohur i muzikës popullore e veçmas asaj rapsodike, shkruan KultPlus.
I lindur në Gjakovë në vitin 1923, ai së bashku me Ymer Rizën formuan anembanë Kosovës, Shoqëri Kulturo-Artistike. Me Qamilin e Vogël kanë bashkëpunuar edhe shumë këngëtarë të tjerë si: Tahir Drenica, Mazllom Mezini, Bajrush Doda, Ismet Peja, Hashim Shala, Nexhmije Pagarusha… Këngët e Qamilit të Vogël, vazhdojnë të dëgjohen edhe sot me shumë dashuri.
Një prej tyre e që është shumë e njohur është edhe “Maroma ni kafe”, të cilën KultPlus, po e sjell sot për lexuesit me video dhe me tekst.
Maroma nji kafe Dalëngadalë ta pi Se më ka ardhë letra Për me shku n’ushtri
Ani shuj bre djale Çka m’kallxove ti Tash na vjen pranvera Çka do t’baj pa ty
Ushtar unë po shkoj E ty po t’la në shpi Për mall po t’i la Sahat e allti
Për mu kur t’merr malli Ty mor djal i ri Merr shkruma nji letër Pashë dy sytë e mi
Vijnë shoqet e mija ditë për ditë me lu Une dal n’dritare Për ty tuj mendu
Vitet po kalojne Koha s’asht tuj shku E mora nji leter Ty për me ta shkru./ KultPlus.com
Për herë të parë mafia po u tregohej njerëzve me një seriozitet historik dhe antropologjik.
Për herë të parë aspekti njerëzor i mafiozit e bëri këtë të fundit një hero “pozitiv”. Skenat e dhunës brutale alternoheshin me momente poezie, duke e trazuar psikikën e spektatorit, dhe duke konkurruar me përsosmërinë stilistike.
Kjo ishte tronditja që shkaktoi dalja në kinema e filmit “The Godfather” (Kumbari) në vitin 1972 me regjinë e Francis Ford Coppola, dhe skenar të Mario Puzo, bazuar në romanin e njohur me të njëjtin titull, botuar për herë të parë në vitin 1969.
Të gjithë e mbajnë mend fillimin e filmit me siçilianin Bonasera (Salvatore Corsitto) që i kërkon Don Vito Corleones (i interpretuar nga një Marlon Brando tejet i zhytur në të thella), për të vrarë 2 të rinj amerikanë, që ishin fajtorë për çnderimin e vajzës së tij.
Vito e kundërshton duke i thënë se ai ka qenë gjithmonë asnjanës, se nuk ka pranuar mbrojtje në të kaluarën, dhe tani “ti më kërkon të vras 2 njerëz, dhe nuk më quan as “Kumbar”.
Bonasera e kupton situatën, ulet në gjunjë i puth dorën dhe e thërret “Kumbar”, si një rit besnikërie dhe nënshtrimi. Ajo skenë zhvillohet e gjitha nën dritën e zbehtë të studios së DonVitos, dhe dëshmitarë ishin vetëm bashkëpunëtorët e tij më të afërt. Në atë ditë të vitit 1946, po kremtohej në kopshtin e madh të shtëpisë dasma e së bijës.
Tonalitetet e gjysmë errësirës në atë skenë justifikohen objektivisht nga drita verbuese e një dite vere që vjen nga jashtë. Por në fakt, Francis Ford Coppola shtoi enkas tonalitet e errëta për arsye semantike. Ai i kërkoi drejtorit të fotografisë, Gordon Willis, të shmangë reflektimin e dritave të brendshme në bebëzat e syve të protagonistëve, për t’i bërë fytyrat e tyre më dramatike, më të ngurta dhe pa emocione.
Simpatia e spektatorin për “mafiozin” në filmin “Kumbari” lind kur djali më i vogël i DonVitos, Michael (Al Pacino, që interpreton një vrasës-filozof me fytyrë intelektuali), u rikthye në shtëpi i dekoruar nga lufta dhe u fejua me May (interpretuar nga Diane Keaton), edhe pse nuk kishte lidhje me aferat kriminale të familjes, detyrohet që të marrë pjesë në to. Në fakt Don Vito synonte ta mbante atë “jashtë biznesit familjar. Por kur bie pre e një atentati që gati i mori jetën të kryer nga familjet rivale mafioze në Nju Jork, i riu Michael e gjen veten në qendër të botës së krimit.
Për të gjithçka fillon kur rastësisht shkon në spital për të vizituar të atin, që ishte shtruar atje pas atentatit. Çuditërisht, spitali ishte i shkretë, i gjithë stafi kishte ikur. Infermierët kishin lënë bukën në mes. Në hyrje nuk kishte asnjë polic.
Edhe pse ende jo një mafioz, si një oficer i dekoruar i ushtrisë Michael e kupton, se pacienti është lënë qëllimisht vetëm. Ai i kërkon infermieres së vetme që ndodhej në spital që ta ndihmojë: “Ti e di kush është babai im. Ata po vijnë që ta vrasin. Ju lutem më ndihmoni ta çoj në një dhomë tjetër”.
Michael dhe infermierja e shtyjnë shtratin përmes një korridori derisa sa mbërrijnë në një bodrum. Më pas, aty shfaqet një i njohur i babait të tij, luleshitësi i lagjes, që mbante në dorë një buqetë me lule. Michael e dërgon në shkallët e spitalit, përpara derës së përparme të godinës.
Pasi e fshehur të atin, Michael i bashkohet luleshitësit duke pozuar si një mafioz.
Ai ngre jakën e palltos, dhe e fut dorën në njërën anë të gjoksit, si për të lënë të kuptohet se është i armatosur. Michael bën të njëjtën gjë. Është një leksion i vërtetë regjisure. Pak sekonda më vonë para spitalit mbërrin një krye–mafioz.
Ata i shohin të dy burrat në krye të shkallëve të spitalit. Mendojnë se janë 2 truproja të armatosur, ndaj largohen menjëherë. Kjo skenë është prova e parë e shkëlqyer, në të gjithë trilogjinë (The Godfather II 1974, The Godfather III në vitin 1990), i një sërë skenash të paharrueshme që Al Pacino do t’i sjellë në kujtesën e spektatorit.
Në atë moment shohim metamorfozën e Michael, nga një hero lufte në një vrasës, për të “shpëtuar” jetën e babait të tij, dhe për të “ndëshkuar” policinë e korruptuar: vrasjen në restorant të mafiozit Sollozzo dhe shefit të policisë Mccluskey që kishte miratuar atentatin ndaj Don Vitos, dhe që u përpoq ta eleminonte në spital.
Skena, e ndërtuar me një suspansë të atillë që të lë pa frymë, shkakton ende sot shumë emocione. Michael shkon në tualet duke i lënë që të dy në tavolinë, pasi u kontrollua për armë nga Sollozzo. Në tualet, ai kërkon me ankth armën e fshehur. Më pas rikthehet në tryezë.
Është shumë i tensionuar. Qëndron në një formë që krijon përshtypjen sikur nuk do të mundet ta realizojë hakmarrjen e tij. Kështu mendon spektatori. Më pas, si një gjarpër që bën sikur është në gjumë, nxjerr befas armën. Në fillim qëllon mbi Sollozzo-n dhe më pas mbi kapitenin e policisë. Që të dy i godet në mes të ballit.
Por Coppola është edhe një mësues poezie. Këtë e shohim tek joshja, sipas traditës në Italianë e Jugut, që i bën Michael Apollonias në Siçili, ku fshihet pas vrasjes së dyfishtë. Apo kortezhi i dasmës, midis shtëpive të qytetit, përgjatë urës së gurtë, një “fjongo e bardhë” pafajësie në mesin e një serie krimesh.
Një rindërtim filologjik i traditave popullore deri në detaje: skena përfundon me kremtimin e ceremonisë së përbetimit në latinisht. Kur bëhen bashkë Coppola dhe Puzo janë të paarritshëm, veçanërisht në shkrirjen e kundërtave të jetës.
Besimit të krishterë dhe mëkatit vdekjeprurës; lindjes dhe masakrës; të mirës dhe së keqes; Parajsës dhe Ferrit. Gjatë pagëzimit të nipit, djalit të motrës Connie dhe bashkëshortit të saj Carlo Rizzi (i cili shpesh e rreh atë), Michael ekzekuton të gjithë krerët e tjerë të familjes rivale të Nju Jorkut, duke përfshirë Tession, një ish-besnik të Don Vitos, që më pas i bashkohet bandës rivale.
Kohët e fundit, në një artikull të botuar në faqen e internetit të BBC-së, Nicholas Barber, kundërshtoi një shkrim të ekzagjeruar mbi filmin, që sipas tij ishte parë në mënyrë “feministe”, duke argumentuar se “nuk është e saktë të thuhet se gratë injorohen” nga Coppola.
Në fakt siç e kujton edhe Barber filmi fillon me historinë e një vajze të çnderuar (vajza e Bonaseras). Unë do të shtoja edhe skena të tjera jo më pak të rëndësishme: nuses së tij të re Apollonia, Michael i kushton kohë duke e mësuar të ngasë makinën (jemi në vitin 1947!).
Po ashtu, Santino mbron motrën e tij kur ajo rrihet nga i shoqi Carlo. Infermierja mund të ikte ose të refuzonte ta ndihmonte Michael të shpëtonte Don Viton. Kay e verbuar nga dashuria për Michael, nuk e sheh se si jetojnë ata njerëz, por do të ndërgjegjësohet në “The GodfatherII”.
Duke marrë parasysh mjedisin patriarkal në familjen Corleone, të rënduar nga konteksti mafioz dhe periudha historike, nuk na duket se skenari u jep personazheve femra vetëm rolet e grave të nënshtruara dhe pasive.
Juristë, gjyqtarë, pedagogë, sociologë e psikologë pyesin veten prej vitesh nëse një film, me një regji që nuk ka asnjë mangësi, me një skenar novator, dhe një kujdes të përsosur ndaj mjedisit historiko-sociologjik, me një kolonë zanore të rafinuar të Nino Rota, pa përmendur mjeshtërinë e madhe të aktorëve (Marlon Brando, Al Pacino, Diane Keaton, Robert Duvall, James Caan, Al Lettieri etj), ka të drejtë t’i kthejë atentatorët në heronj “pozitivë”.
Për këtë arsye, shikimi i kryeveprave të cilat mund të frymëzojnë admirim tek adoleshentët, edhe në aspektet etike negative, duhet të udhëhiqet nga edukatorë ekspertë. Duke iu shmangur leximit sipërfaqësor dhe imitimeve të lehta emocionale, dhe duke bërë dallimin midis realitetit dhe trillimit, midis ligjit dhe krimit, ai që mbetet është arti i kinemasë. Ashtu si tek “Kumbari”. / KultPlus.com
Arti nuk është vetëm një burim frymëzimi, por gjithashtu një mister i madh. Artistët shpesh shtojnë detaje të vogla të çuditshme në pikturat e tyre, ose lënë mesazhe që janë të pamundura të vërehen në shikim të parë.
Bota.al sjell më poshtë një listë të kryeveprave të pikturës, me sekrete të papritshme. Në fund të artikullit, edhe një bonus: një nga hipotezat më të çuditshme në lidhje me Mona Lizën.
10. Veshi i gabuar
Auto-portreti i Vincent Van Gogh me veshin e fashuar paraqet artistin me një vesh të djathtë të plagosur. Në realitet, ai kish prerë veshin e majtë. Mospërputhja shpjegohet me faktin se Van Goghu përdori një pasqyrë për të krijuar portretin e tij.
9. Piktura nën pikturë
Nëse shikoni nga afër Kitaristin e Vjetër nga Pablo Picasso, mund të shihni një siluetë femre të zbehtë prapa kokës së njeriut. Pas marrjes së imazheve me rreze infra të kuqe dhe X të pikturës, studiuesit nga Instituti i Arteve të Çikagos zbuluan disa forma të tjera të fshehura nën të. Me shumë gjasa, artisti nuk kishte para të mjaftueshme për të blerë pëlhura të reja, dhe duhej të pikturonte.
8. Ora e natës është e vendosur gjatë ditës
Gjatë restaurimit të pikturës së Rembrandt The Shooting Company of Frans Banning Cocq and ëillem van Ruytenburch (e njohur më mirë si “Ora e Natës”) në vitin 1947, ajo u pastrua nga një shtresë e trashë bloze. Pas kësaj, u bë e qartë se skena e portretizuar në pikturë nuk ndodh gjatë natës, por gjatë ditës.
7. Kodi anatomik i Kapelës Sistine
Një imazh i trurit njerëzor është i dallueshëm jo vetëm në Krijimin e Adamit nga Michelangelo, por edhe në një tjetër afresk të Kapelës Sistine: Ndarja e Dritës dhe e Errësirës. Shikoni qafën e Perëndisë: nëse e mbivendosni atë në një foto të trurit njerëzor, siç shihet nga poshtë, do të merrni një mbivendosje të përsosur të vijave.
6. Simboli i forcës
Figurat e Davidit dhe Goliathit në një tjetër afresk të Kapelës Sistine, të krijuara nga Michelangelo, formojnë gërmën hebraike gimelin, e cila simbolizon forcën në traditën mistike të Kabalas.
5. Vështrimi i vëngërt i Rembrandit
Margaret Livingstone dhe Bevil Conuay studiuan auto-portrete të Rembrandt dhe provuan se piktori vuante nga stereoverbimi. Kjo veçori bënte që piktori të perceptonte botën pak ndryshe: ai e shihte realitetin në 2D dhe jo në 3D. Megjithatë, është e mundur që stereoverbëria e ndihmoi Rembrandin të krijonte kryeveprat e tij të pavdekshme.
4. Hakmarrja për të dashuruarit
Një nga pikturat më të famshme të Gustav Klimt portretizon Adele Bloch-Bauer. Ajo u pagua nga burri i saj, baroni i sheqerit Ferdinand Bloch-Bauer. Ai zbuloi se Adele dhe Klimt kishin një lidhje dhe besonte se pas qindra skicave, piktori në fund do ta urrente dashnoren e tij. Puna rutinore me të vërtetë bëri që ndjenjat midis gruas dhe artistit të ftoheshin.
3. Parashikimi i fundit të botës
Studiuesja italiane Sabrina Sforza Galitzia propozoi një interpretim të pazakontë të Darkës së Fundit të Leonardo da Vinçit. Ajo është e sigurtë se në pikturën e tij, artisti la një parashikim për fundin e botës, i cili do të ndodhë më 21 mars 4006. Për të arritur në këtë përfundim, studiuesja deshifroi kodin matematikor dhe astrologjik të pikturës. Ky nuk është mister vetëm i Darkës së Fundit. Duart e Krishtit dhe apostujt, së bashku me bukët në tryezë, formojnë diçka që mund të lexohet si disa nota muzikore. Pas testimit, kjo tingëllon si një melodi e shkurtër.
2. Bota në të verdhë
Pothuajse të gjitha pikturat e Vincent van Goghut shfaqin një të verdhë dominante. Profesor Paul Uolf shpjegon se është një efekt anësor i një ilaçi epilepsie që ndryshon perceptimin e ngjyrës. Bota e artistit mund të dukej vërtetë ashtu si e shohim ne, në pikturat e tij.
1. Mozarti dhe masonët
Ka dëshmi të forta se Volfgang Amadeus Mozart ishte një Mason. Edhe në portretin e tij të fëmijës nga Pietro Antonio Lorenzoni, mund të shohim një simbol masonik: një dorë e fshehur që tregon një gradë hierarkike në shoqërinë sekrete.
Bonus: Mona Liza
Stomatologu dhe eksperti i artit Joseph Borkovski studioi me kujdes pikturën e Leonardo da Vinçit dhe pretendon se ka zbuluar sekretin pas buzëqeshjes së La Giocondas. Ai beson se ajo kishte humbur dhëmbët e saj të parë dhe kjo ndikoi në shprehjen e saj të fytyrës. / KultPlus.com
Po ta jetoja edhe një herë jetën time, në jetën tjetër do të bëja më shumë gabime. Nuk do të përpiqesha të isha e përsosur dhe do të shplodhesha më shumë. Do të isha më budallaqe se ç’kam qenë dhe të them të vërtetën shumë pak gjëra do t’i merrja seriozisht. Do të isha më pak higjienike. Do të rrezikoja më shumë dhe do të udhëtoja më shumë. Do t’i sodisja më shumë perëndimet e diellit, do të ngjisja më shumë male, dhe do të notoja në shumë lumenj. Do të vizitoja më shumë vende që nuk njihja. Do të haja më shumë akullore dhe më pak jeshillëqe. Do të kisha më shumë probleme reale dhe më pak probleme imagjinare.
Unë kam qenë një nga ata njerëz që e ka jetuar me vetëdije çdo çast të jetës dhe e ka bërë të dobishëm çdo çast të saj. Ndonjë çast gëzimi e kam patur edhe unë.
Por, nëse do të kthehesha prapa në kohë, do të përpiqesha të jetoja vetëm çaste të mira. Pasi, po nuk e ditët, jeta nuk është gjë tjetër veçse një çast. Ndaj – Mos e humb të tashmen.
Unë kam qenë një nga ata njerëz që nuk shkonin kurrkund pa një termometër, pa borsën me ujë të ngrohtë, pa një çadër apo pa një parashutë.
Po të rikthehesha në jetë do ta merrja më lehtë jetën. Po të rikthehesha në jetë do të filloja të ecja këmbëzbathur që nga fillimi i pranverës deri në fund të vjeshtës.
Do të bëja më shumë xhiro tek rrotullamja në këndin e lojrave, do të shikoja më shumë agime, dhe do të luaja më shumë me fëmijët po ta kisha jetën përpara.
“Simboli i të së kaluemës së Shqipënisë me të cilin ne mburremi”! Kështu e kishte cilësuar Profesor Arshi Pipa Imzot Vinçenc Prenushin, në një ese të gjatë me titull, “Kujtime mbi Vinçenc Prenushin”, prelatin e Kishës Katolike Shqiptare, të cilin e kujtojmë këtë muaj me rastin e 70-vjetorit të vdekjes nën tortura, si “armik i popullit” në burgun e Durrësit, në mars të vitit 1949.
Arshi Pipa kujtonte ditët në burgun e regjimit komunist në Durrës me mikun dhe bashkëvuajtësin e tij, me atdhetarin dhe njeriun e kulturës shqiptare dhe me martirin e Kishës Katolike, duke rrëfyer se si me duart e tija ia kishte “mbyllur sytë, sytë e lodhur e të shterrur”, kur dha shpirt, klerikut të lartë katolik shqiptar, por njëkohësisht edhe të shkrimtarit, poetit, përkthyesit, publicistit dhe një studiuesi të rëndësishëm.
Robert Elsie e rendit Vinçenc Prenushin, pas At Gjergj Fishtës dhe Dom Ndre Mjedës, si njërin prej shkrimtarëve më të vjetër dhe më të respektuar të Shkodrës dhe të letërsisë shqiptare. I njohur dhe shumë i respektuar në kohën e tij, si nga të krishterët ashtu edhe nga myslimanët, të cilët e quanin Imzot Prenushin “melek” që do të thotë “engjëll”, për respektin që ai gëzonte në mbarë shoqërinë shqiptare në kohën kur jetoi.
Gjatë viteve në burg pas ardhjes së komunizimit në pushtet, si kundërshtar i regjimit komunist të Enver Hoxhës, Prof. Arshi Pipa ishte njoftuar dhe kishte lidhje dhe miqësi të ngushta me përfaqësues të lartë të klerit katolik, bashkvuajtës me ‘ta, në birucat e tmershme të burgjeve komuniste – aty ku të gjithë ata që kundërshtonin regjimin komunist vuajtën ”mundimet e territ” — përfshirë ndër ta edhe Ipeshkvin Vinçenc Prenushin, për të cilin Arshiu shkruan se përveç se pasqyronte shumë vlera dhe virtyte, “Ishte i butë në shpirt, e i paqë, thellë i devotçëm, i kushtuem kryekëput misjonit të vet kishtar, në kuadrin e të cilit dinte me pajtue – me një urtësi të bindshme – dashuninë e vet për Atdheun dhe shijen e tij për letërsinë.”
Pipa përshkruan Vinçenc Prenushin si një njeri të cilin nuk e interesonte aspak politika, por që ishte gjithmonë i buzqeshur në të folur, zemërgjërë në gjykime, i qetë e i sigurt në qëndrimet e tija të patundura.
Në esenë klasike, “Kujtime mbi Vinçenc Prendushin”, Arshi Pipa vë në dukje vuajtjet dhe mundimet, por edhe vlerat kombëtare, njerëzore dhe letrare të Vinçenc Prenushit, duke thekësuar se, “Dinjiteti kishtar i Vinçenc Prenushit, i kombinuem me vlerën e tij letrare dhe i kqyrun nën prizmën e patriotizmës shqiptare, i jep fëtyrës së tij nji randësi madhore në radhët e përfaqësuesve të Kombit.” Pipa shkruan se si udhëheqës i lartë i Kishës Katolike dhe si njëri nga përfaqsuesit e letërsisë kombëtare, “Imzot Prenushi nuk do t’a kishte të gjatë me komunizmin, i cili ashtë, në të njajtën kohë, jo vetëm kundër fesë, por edhe kombësisë.”
Ndryshe nga persekutorët e tij komunistë, Pipa shkruan se jeta e Imzot Prenushit ishte “një jetë e panjollë”, në shërbim të disa prej idealeve më të shënjta njerëzore, siç janë Atdheu, arti dhe feja. Si i tillë, ai nuk mund të ndiqte diktatorin dhe idelogjinë e tij komuniste antifetare dhe anti-kombëtare. Profesor Pipa rrëfen një bisedë që ka pasur me Prenushin gjatë të cilës prelati i lartë kishtar i kishte folur për një takim të tij me Enver Hoxhën, i ftuar nga diktatori me qëllim për t’i imponuar pikëpamjet komuniste të tija ndaj fesë. Ndonëse Enveri nuk kishte mundur ta bindëte, shkruan Prof Arshi Pipa, Vinçenc Prenushi përfundon në burg, ndërkohë që Enver Hoxha kishte mbajtur një fjalim të ashpër kundër ipeshkvit katolik.
I bugosur, i rrahur e i torturuar, “Lidhur kambësh e duarsh”, i “varun e i munduem” në burgun e Durrësit, shkruan Profesor Arshi Pipa, për mikun dhe bashkvuajtsin e tij, Ipeshkvin Vinçenc Prenushin, duke iu drejtuar lexuesve: “Përfytyroni tash këtë njeri, nji burr gjashtdhetë e pesëvjeçar, nji prelat të naltë të Kishës, nji nga fort të rrallët shkrimtarë të Rilindjes ende të mbetun gjallë, përfytyronje të varun asisoj në nji nevojtore të Degës së Sigurimit”.
Është ky përfytyrim të cilin Profesor Arshi Pipa kishte gjithë jetën e tij para vetes së tij. Ishte ky përfytyrim e të tjerë si ky, që e bënte atë të papajtueshëm me komunizmin të cilin e luftoi me të gjitha energjitë e tija. Ai përfytyronte mikun e tij të rrahur e të munduar, të varur në një nevojtore të Degës së Sigurimit, Ipeshkvin Vinçenc Prenushin, të cilit i referohet: “Këtij simboli të së kaluemes së Shqipnisë me të cilën na mburremi, këtij njeriu i cili rrëmbehet me dhunë nga shtëpia e përvunjtë e nji katundi, ku kalonte ditët e mbrame të jetës së vet, bashkë me Zotin dhe me librat dhe ndryhet në burgje dhe torturohet”, megjithëse Imzot Prenushi vuante nga zemra dhe azma.
Si njëri prej shkrimtarëve dhe përkthyesve të dalluar të kohës së tij, Arshi Pipa, rrëfen se si e pyeti me një rast në burg Imzot Prenushin nëse kishte lënë në shtëpi ndonjë dorëshkrim. Ai i ishte përgjigjur se kishte përkthyer veprën “Dreizehnlinden”, të shkrimtarit Weber pas përfundimit të studimeve në Austri, sepse i kishte thënë Prenushi, kjo vepër përshkruan zakonet e malësorve austriakë, por që sipas tij, kanë shumë gjëra të përbashkëta me malësorët tanë dhe se kjo ishte arsyeja që e kishte përkëthyer në shqip.
Profesor Arshi Pipa përfundon rrëfimin e tij prej poeti, për vuajtjet dhe mundimet dhe për kohën e kaluar me Imzot Vinçenc Prenushin në burgun e Enver Hoxhës në Durrës, duke përshkruar ditët e fundit me të, ndarjen nga kjo jetë të prelatit katolik shqiptar, 70-vjetë më parë:
“Atë natë kishte zjarr në vatër. Kur ia mbylla sytë, sytë e lodhur e të shterrur, që aq shumë kishin vuajtur për dritë, m’u duk se pashë në fëtyrën e tij të hajthët, të shkrirë, të paqët, mbas aq shumë mundimesh, nji ndriçim jo të zakonshëm. Ndofta mua më bajshin sytë e përlotur, ndofta nuk ishte veçse një reflex i flakërimeve të kuqrremta të zjarmit të votrës, ngujue ndër rrudhat e thella të ballit të gjanë, ndër zgavrrat e faqeve dhe ndër gropzat e syve. Por ndofta ishte diçka tjetër. Shpirti që në grahmat e dhimbjes fizike topitet, tkurret, terratiset, ai kullohet prej saj kur dhimbja të prajë, të pushojë si ujt prej lymit që e pat trazuar. Njeriu mund të mos besojë në pavdeksinë e shpirtit. Por ashtë vështirë me pranue se gjithçka mbaron me trupin, kur vërejmë se si njerzit vdesin për ideale”, ka shkruar Profesor Arshi Pipa në dëshminë e tij për natën që u nda nga kjo jetë Vinçenc Prenushi.
Fatkeqsisht, njerëz me ideale si Imzot Vinçenc Prenushi i mungojnë sot Kombit shqiptar. Por, më mirë vonë se kurrë dhe me kohë, e vërteta po del në dritë dhe personalitetet kombëtare si Vinçenc Prenushi dhe idealet e tyre të Atdhedashurisë dhe të dashurisë për të afërmin, pa dallime — do të zenë vendin që meritojnë në historinë dhe në kulturën e këtij kombi shumë të vuajtur. Nëqoftse tregojmë respekt për simbolet e së kaluarës së Shqipërisë, siç është Vincent Prenushi, me të cilët duhet të mburremi të gjithë pa dallim, atëherë kemi arsye të besojmë se megjithë problemet aktuale politike, ekonomike dhe shoqërore, e ardhmja e Kombit shqiptar do të jetë më e mirë/Dielli, Frank Shkreli. / KultPlus.com
Në numrin 50 të datës 19 mars 1917 gazeta “Vëllazënija” e cila botohej në Vjenë publikon një njoftim për dhuratën e pazakontë që arqiduka i Austrisë merrte gjatë vizitës së tij në Shqipëri.
“Dy kujunxhi prej Shkodre Pjetër Logoreci e Kristo Jakova i paraqitnë në Shkodër Naltësisë së ti p. e mb. Arqidukes Maks nji kuti duhani të punueme me shumë holli me telish e mbi të ishte shkrue data 11 Kallenduer 1917. Arqiduka Maks ju dërgoj tash këtyne dy zotnive ka’j gjylpanë ari me brillanta me emën t’Arqidukës e me kunorë” shkruhet në njofimin e kohës.
Foto kotrezi e Pjetër Logorecit./ diasporashqiptare/ KultPlus.com
“Në rrethana normale, emrin që mban një njeri s’është asgjë më shumë nga ç’është unaza e letrës për një puro: një shenjë dalluese, një send i jashtëm gati rëndomtë, që ka vetëm një lidhje fare të flashkët me subjektin e vërtetë, me unin e mirëfilltë. Por, në rast suksesi, ky emër fryhet jashtë mase.
Ai shkëputet nga njeriu që e mban dhe bëhet pushtet, forcë, send më vete, mall tregtie, kapital, dhe së brendshmi, si pasojë e një reaksioni të fuqishëm, bëhet gjithashtu një forcë që nis ta ndikojë, ta sundojë e ta shndërrojë njeriun që e mban atë emër.
Disa njerëz, të cilët nga natyra janë të lumtur e të vetëdijshëm për vlerat që kanë, barazojnë veten padashur me ndikimin që ushtrojnë. Një titull, një post, një dekoratë, pa le pastaj popullariteti i emrit të tyre, bëjnë t’u lindë një siguri më e madhe, një besim më i madh në vetvete dhe mund t’u krijojnë bindjen se meritojnë të kenë rëndësi të veçantë për shoqërinë, për shtetin e për epokën e tyre, e kështu pastaj fryhen padashur, me qëllim që, nëpërmjet pozash, të rrisin shkallën e ndikimit të vet në publik.
Por ai që është i prirur nga natyra të mos ketë besim në vetvete, e ndien çdolloj suksesi si një zotim për të mbetur sa më i pandryshuar, dhe sidomos në rrethana të vështira.”/redaktori.net/KultPlus.com
Ka shumë informacione të njohura për Administratën Kombëtare të Aeronautikës dhe Hapësirës në SHBA, NASA. Por ka edhe informacione interesante për NASA-n që nuk i keni dëgjuar më parë.
Për shembull, a keni dëgjuar që një furrë me mikrovalë është më e fuqishme se një raketë e NASA-s?
Më poshtë po ju rendisim 10 fakte rreth NASA-s që nuk i keni dëgjuar më parë:
MIKROVALA MË E FUQISHME SE RAKETA E NASA
Një furrë me mikrovalë dyshohet se ka një mekanizëm më të fortë se raketa që NASA përdori për të dërguar njerëzit në Hënë.
MODULI I NASA RA MBI AUSTRALI, KJO E FUNDIT E GJOBITI
Një modul i nisur nga NASA rihyri në atmosferë për t’u ulur në Tokë në vitin 1979. Megjithatë, moduli, i cili u prish si pasojë e djegies në atmosferë, ra në pjesë të ndryshme të Australisë. Për këtë arsye, qeveria australiane gjobiti NASA-n me 400 dollarë.
NJËSIA E MBROJTJES SË PLANETIT KA NJË EKIP
NASA, prioriteti i së cilës është gjetja e planetëve që ofrojnë kushte të banueshme, ka një ekip të quajtur “Njësia e Mbrojtjes së Planetit” nëse ia del një ditë të gjejë një të tillë.
JEMENI NGRITI ÇËSHTJE KUNDËR NASA-s
Tre qytetarë jemenas paditën NASA-n, e cila zbriti një automjet në Mars. Arsyeja për këtë është se jemenasit pretendojnë se Marsi i përket paraardhësve të tyre duke paraqitur disa dokumente.
SHUMË NJERËZ MENDOJNË SE NASA NUK KA SHKELUR KURRË NË HËNË
Ky sukses i NASA-s, i cili ishte firma e vizitës së parë të njerëzimit në Hënë, vihej vazhdimisht në pikëpyetje dhe thuhej se imazhet ishin false. Në vitin 2006, shumë njerëz nuk besuan në misionin e NASA-s për të shkelur në Hënë, pasi NASA pranoi se i kishte mbivendosur imazhet origjinale të uljes në Hënë me diçka tjetër, dhe për këtë arsye imazhet nuk janë më të disponueshme.
ZBULIMI I NJË JETE ALIENE NË VITIN 1991
NASA, e cila ka qenë gjithmonë pozitive për ekzistencën e alienëve, zbuloi një fragment të vogël pranë Tokës në vitin 1991 dhe e regjistroi atë në bazën e të dhënave të saj si “Një fragment i mundshëm alien/krijesë”.
RROBAT E BANJËS TË DIZEJNUARA NGA NASA
Rrobat e banjës me fërkim më të ulët në botë, Speedo, i përkasin NASA-s.
DËRGIMI I NJERËZVE NË MARS
NASA, e cila është fokusuar veçanërisht në Mars vitet e fundit, synon të përfundojë procesin e parë të dërgimit njerëzor në vitin 2030.
KUSHTI PËR T’U QUAJTUR ZYRTARISHT ASTRONAUT
Për t’u konsideruar zyrtarisht një astronaut nga NASA, një person duhet të udhëtojë të paktën 80 kilometra jashtë atmosferës së Tokës./a2/KultPlus.com