Komediani amerikan Fredie Starr gjendet i vdekur në shtëpi

10 Maj, 2019 - 10:00 pm

Këngëtari, aktori dhe komediani i preferuar i publikut u nda nga jeta ditën e sotme. Ai u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Costa Del Sol, në Spanjë.

Vdekja e tij u konfirmua përmes një postimi në Facebook ku shkruhej:

“Jam menaxheri i Freddie. Ju konfirmoj se aktori është ndarë nga jeta. R.I.P komedianit më të mirë të të gjitha kohërave,”- konfirmohej kështu lajmi i vdekjes së tij, por nuk dihet shkaku i vdekjes së tij.

Trupi i tij raportohet se u zbulua nga kujdestari në banesën e tij në Mijas.

“Kujdestari i tij e gjeti të vdekur në karrigen e tij rreth orës 15:50. Policia mbërriti në vendngjarje dhe trupi i tij u mor me ambulancë,”-u shpreh një fqinj për BBC.

Starr u bë i famshëm në fillim të viteve 1970, pasi u shfaq në emisionin televiziv ‘Talent Opportunity Knocks’. Ai luajti në disa programe të tjera televizive në vitet ’90, ku njohu famë botërore me rolin e tij në “Freddie Starr ate my hamster” në vitin 1986.

Në vitin 2012, ai u akuzua për abuzim seksual, por nuk u arrestua./KultPlus.com

Të ngjajshme