Dua Lipa realizon manikyrin me simbolet e festivalit “Sunny Hill”

31 Korrik, 2019 - 10:00 am

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, në pak ditë do të jetë në Kosovë për të ndjekur nga afër festivalin “Sunny Hill”.

Artistja, e cila aktualisht ndodhet në Itali duket të jetë shumë entuziaste për festivalin të cilin e organizon babai i saj.

Këtë gjë, Dua po e tregon përmes postimeve të ndryshme në rrjetet sociale, duke thënë se mezi po e pret ardhjen në Kosovë.

Së fundmi, Dua publikoi në InstaStory një imazh të thonjve të saj, ndërsa ka bërë të ditur se në secilin prej tyre ka realizuar një shkronjë, të cilat të mbledhura së bashku formojnë fjalën “Sunny Hill 19”.
Ky manikyr është realizuar nën ngjyrat e festivalit: blu dhe vjollcë, të cilat janë shfaqur thuajse në çdo baner reklamues të “Sunny Hill 2019”.

Festivali përndryshe do të fillojë të premten dhe do të zhvillohet përgjatë tri ditëve në datat: 2, 3 dhe 4 gusht. Artistët më me nam që do të performojnë sivjet në “Sunny Hill” janë: Miley Cyrus, Gashi dhe Calvin Harris. /KultPlus.com

Të ngjajshme