William Blake, poet, piktor, vizionar mistik dhe gdhendës anglez

12 Gusht, 2019 - 11:40 pm

William Blake (28 nëntor 1757 – 12 gusht 1827) poet, piktor, vizionar mistik dhe gdhendës anglez. Blake deklaroi superioritetin e imagjinatës mbi racionalizmin dhe materializmin e shek. të XVIII. Moskuptimet e kohës bënë që puna e tij të nënvlerësohej gjatë jetës së tij, por ishin gjeneratat e më vonshëm ata që vlerësuan rëndësinë e krijimtarisë së tij.

Shumë i nënvlerësuar gjatë kohës që ishte gjallë, sot puna e Blake konsiderohet jashtëzakonisht e rëndësishme dhe një burim frymëzimi si në fushën e poezisë ashtu edhe në artet pamore. Sipas Northrop Frye, i cili i kushtoi vëmendje studimit të të gjithë korpusit poetik të Blakës, vargjet e tij të ngjashme me profecitë përbëjnë “atë që në lidhje me meritat e vërteta, është korpusi poetik në anglisht më pak i lexuar”. Të tjerë në vend e kanë lavdëruar artin figurativ të Blake dhe një kritik bashkëkohor e ka shpallur atë “artisti më i madh që Britania ka prodhuar ndonjëherë”. Duke konsideruar një kohë të çmendur për idetë e tij ekstravagante, ai aktualisht ai vlerësohet shumë për ekspresivitetin e tij, për krijimtarinë e tij dhe për vizionin filozofik që është në themel të punës së tij.

Jeta

Blake, lindi në Londër, ku kaloi dhe pjesën më të madhe të jetës. Mësimet e para i mori në shtëpi, drejtuar nga e ëma. Më 1767 filloi studimet tek shkolla për vizatim, Henry Pars. Blake ka dokumentuar në shkrimet e tij se në vitet e para, ka pasur vizione engjëjsh dhe hijesh si dhe ka deklaruar se ka parë dhe ka biseduar me engjëllin Gabriel, virgjereshën Maria si dhe figura të tjera historike. Duke filluar nga mosha 14 vjeçare, pati si mësues për shtatë vjet, gdhendësin James Basire. Arti gotik dhe arkitektura patën një ndikim të ndjeshëm tek Blake. Në vitin 1783 u martua me Catherine Boucher, e bija e një tregtari perimesh, të cilën e mësoi të vizatonte dhe pikturonte.

Krijimtaria

Libri i parë i Blake, “Skica poetike”, doli në vitin 1783 dhe u ndoq nga librat “Këngë të Pafajsisë” (1789) si dhe “Kënget e Eksperiencës” (1794). Poema e tij me e njohur ishte “Tigri”, pjesë e librit “Këngët e Eksperiencës”. Në këto krijime të tij, bota shihet nga vizionet e një fëmije, por këto pika shikimi funksionojnë në të njëjtën kohë si alegori të eksperiencës së më të rriturve. /KultPlus.com

Të ngjajshme