Teatri Kombëtar i Mynihit, një nga teatrot më të bukura në botë

1 Shtator, 2019 - 3:00 pm

Teatri Kombëtar i Mynihit, është themeluar në shek. XVIII, sipas idesë së krijuesve të teatrit si G.E. Lessing, ku Teatri Kombëtar duhej t’i shfaqte dramat gjermane për të përforcuar gjuhën dhe karakterin kombëtar, si dhe për të tejkaluar operën italiane e dramën franceze që luheshin zakonisht në teater për publikun aristokrat të kohës.

Ky teatër, është një shtëpi historike e operës. Shtëpi e Operës Shtetërore të Bavarisë, Orkestrës Shtetërore të Bavarisë dhe Baletit të Shtetit bavarez.

Pra ideja e një teatri kombëtar në Gjermani kishte qëllim integrimin e gjithë njerëzve nën kulmin e një gjuhe, kulture dhe një lloj teatri. Keto arsye ishin me shume estetike sesa nacionaliste. /KultPlus.com

Të ngjajshme