Kosova i kërkon UNESCO-s të ndërpresë bashkëpunimin me kompaninë serbe që rrënoi Kalanë e Novobërdës

5 Shtator, 2019 - 3:01 pm

KTV-ja ka mësuar se Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve i ka ndaluar punimet e kompanisë serbe “Koto” në Kalanë e Novobërdës.

Drejtori i këtij Instituti, Ismet Hajrullahu, ka thënë se prishja e mureve nga ekskavatorët e kësaj kompanie është e jashtëligjshme dhe vepër penale. Sipas tij, me këtë veprim është rrezikuar seriozisht qëndrueshmëria e kalasë.

Hajrullahu ka bërë të ditur se punimet e fundit kjo kompani i ka realizuar këtë të hënë.

Tutje, ka thënë se kanë kërkuar nga UNESCO, organizatë përmes së cilës është realizuar projekti për renovimin e kalasë, që të ndërpritet tërësisht bashkëpunimi me kompaninë në fjalë. 13:15

Kompanisë së Beogradit i ndërpritet rirrënimi i mureve të Kalasë së Novobërdës

Pavarësisht se iu ndaluan punimet në Kalanë e Artanës në Novobërdë, kompania e Beogradit “KOTO” ka vazhduar shembjen edhe këto ditë.

Në adresë të portalit Koha.net ka ardhur një video nga një person, që ka dashur të mbetet anonim, dhe ka treguar se aty u punua edhe dje edhe sot.

Ai ka thënë se në vendin e ngjarjes janë edhe Policia e Kosovës.

Ministria e Kulturës, edhe më herët kishte thënë se përgjegjësinë për këtë shembje e ka kompania nga Beogradi “Koto” e kontraktuar nga UNESCO.

Kujtojmë se ende s’janë bërë 3 vjet që kur është bërë restaurimi i Kalasë dhe muret kanë filluar të shemben. /KultPlus.com

Të ngjajshme