Diskutime rreth problematikave që has botimi i letërsisë shqipe dhe përkthimi për fëmijë

19 Tetor, 2019 - 9:00 pm

Ministrja e Kulturës Elva Margariti ka vizituar sot Bibliotekën “Hamit Beqaj” në njësinë administrative 8. Gjatë këtij aktiviteti është diskutuar rreth problematikave që has botimi i letërsisë shqipe dhe nevojën për një kujdes më të veçantë mbi përkthimet që u ofrohen të vegjëlve.

Ministrja shprehet se “ishte një kënaqësi të isha e pranishme në takimin e organizuar nga Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë në kuadër të projektit “Tirana lexon shqip”. Ky projekt i mbështetur nga Ministria e Kulturës iu bashkua Tetori i Librit me një diskutim mjaft të këndshëm mes autorësh, botuesish e lexuesish mbi problematikat që has botimi i letërsisë shqipe dhe nevojën për një kujdes më të veçantë mbi përkthimet, që u ofrohen të vegjëlve”. /KultPlus.com

Të ngjajshme