“Injoranca shton frikën, frika shton urrejtjen, urrejtja shton dhunën”

6 Shkurt, 2020 - 12:30 pm

Për kënaqësinë e lexuesve kemi mbledhur një koleksion me thëniet më të çmuara të popullit meksikan. Një popull me histori të madhe nga i cili sigurisht kanë buruar mençuri që mund të na shërbejnë edhe sot.

Mes njerëzve kujto fjalët e tua, kur je vetëm kujto për mendimet e tua.

Ndjenja njihet para se të flasë goja.

Nëse dikush të lavdëron kullotat diku larg vendit, ti kullot grigjën në kullotat e tua.

Edukimi merret me qumështin e gjirit.

Nga lisi i shtrirë përtokë, të gjithë bëjnë dru.

Mos e kërko për mëshirë atë, që mund ta marrësh me forcë.

Edhe kur flenë në një nënkresë, gruaja dhe burri ëndërrojnë ëndrra të ndryshme.

E vërteta të vret sytë, por të shëron shpirtin.

Injoranca shton frikën, frika shton urrejtjen, urrejtja shton dhunën.

I rrituri njihet nga veprat, fëmija nga lodrat.

Korbi u mbyt në ujë se deshi të imitonte rosën.

Kova me litar të shkurtër nuk mbërrin në ujë.

Kuajt i afrojnë krahinat e largëta; fëmijët i afrojnë nënat dhe baballarët, ndërsa fatet e njëjta i afrojnë popujt e ndryshëm.

Ku ka dashuri, ka edhe kujdesie.

Me derë të mbyllur secili është imperator në mbretërinë e vet.

Mirësitë e prindërve janë të pakufi, ashtu sikurse qielli vetë.

Njëra këmbë është mbështetje për tjetrën; njëra dorë i jep fuqi tjetrës.

Për njeriun e zellshëm është më e lehtë të kalojë malin, sesa për një dembel të lëvizë gishtin.

Sa më afër manastirit aq më larg Zotit.

Shtëpi e imja edhe pse e vogël për mua je një pallat.

Zanati nuk kërkon as të hajë, as të pijë, por të ushqen vetë.

Rrena mund të shkaktojë dhimbje njëqind herë më të madhe se shtiza.

Këshillues! Këshillo veten më parë.

Proverbi është një kalë që të çon me shpejtësi drejt zbulimit të ideve.

Sot është një botë, nesër një tjetër.

Njeriu i kujdesshëm vlen sa për dy.

Dashuria e vjetër kurrë nuk ndryshket, ajo dhe pushteti nuk lejojnë ortak.

Dashuria krijoi heronj, por më shumë budallenj.

Dhurata i bën gratë të kënaqen, priftin të butë, ligjin elastik.

Është më e mirë një qeverisje e hekurt sesa një anarki e artë.

Kur konsumohet urrejtja, zënë vend përkujdesjet.

Në dashuri e gjitha është e vërtetë dhe e gjitha mund të jetë fallso.

Nëse fiton mbi dëshpërimin, do t’i fitosh edhe betejat e tjera.

Nesër gjithmonë është dita kur dembeli ka më së shumti punë.

Nuk ka peshk pa hala dhe njeri pa gabime.

Një dashuri e vogël, e marrur lehtë mund të ndezë një zjarr të madh.

Secili ka djallin e tij, disa kanë edhe më tepër.

Mirësia e babait tejkalon lartësinë e maleve, mirësia e nënës është më e thellë se deti. / KultPlus.com

Të ngjajshme