Festivali i Filmit të Animuar ANIBAR, në kuadër të paneleve sot mbajti panelin “Kultura e Përdhunimit Gjatë Luftës Në Kosovë”

22 Gusht, 2020 - 10:23 pm

Festivali i Filmit të Animuar ANIBAR, në kuadër të paneleve sot mbajti panelin “Kultura e Përdhunimit Gjatë Luftës Në Kosovë”. Ky panel u mbajt në ora 16:00 dhe të ftuar ishin Feride Rushiti – QKRMT, Serbeze Haxhiaj – Gazetare, Nafi Krasniqi – “Drejtësi për të gjithë” dhe Moderator: Arbër Selmani – Gazetar.

Gjatë këtij paneli u diskutua për kontributin e gazetarëve që kanë dhënë për të trajtuar temat e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës dhe se si sistemi i drejtësisë i ka trajtuar këto çështje.

Gjithashtu gjatë këtij paneli u diskutua edhe mbështetja dhe/apo injorimi i këtyre viktimave nga institucioneve në Kosovë dhe nga institucionet ndërkombëtare dhe OJQ-të ndërkombëtare në Kosovë.

Po ashtu u diskutua edhe për përkrahjen që gratë e dhunuara gjatë luftës kanë pasur nga familjarët e tyre dhe se si shumë gra nuk guxojnë të deklarohen për shkak të stigmës.

Feride Rushiti nga QKRMT theksoi se viktima të dhunës seksuale gjatë Luftës në Kosovë janë edhe burrat por për shkak të stigmës nuk mund të flasin.

Të pyetur se çfarë ne si shoqëri duhet të bëjmë për të mbështetur viktimat e dhunës seksuale, panelistët thanë se duhet të diskutojmë që shoqëria të vetëdijesohet sa i përket kësaj çështje. Sipas tyre, arti dhe filmi janë mënyrat më të mira për ta bërë këtë gjë. / KultPlus.com

Të ngjajshme