“Ai që vuan për hir të dashurisë, mendon se vuajtjet do të marrin fund po të mbarojnë brengat dashurore”

15 Janar, 2021 - 9:00 pm

Fragment nga vepra “Muzeu i pafajësisë” nga Orhan Pamuk:

“…Dhimbjet e dashurisë së vërtetë zënë rrënjë në thelbin e ekzistencës sonë, na mbërthejnë fort në pikën tonë më të dobët dhe duke u ngërthyer me dhimbjet e tjera, degëzohen dhe shtrihen në të gjithë trupin dhe jetën tonë asisoj, sa është e pamundur t’i vesh fre. Te të dashuruarit e pashpresë, kjo dhimbje mund të provokohet nga çdo ngjarje, nga vdekja e babait që është tejet dëshpëruese, por edhe nga një fatkeqësi e rëndomtë, siç është humbja e çelësit, me një fjalë të gjitha ngjarjet e tjera që të lëndojnë, çdo problem apo shqetësim mund të ngacmojë. Ai që vuan e lëngon për hir të dashurisë, sikurse unë, mendon se të gjitha vuajtjet e tjera do të marrin fund po të mbarojnë brengat dashurore, por kështu, pa e kuptuar, i thellojnë edhe më shumë plagët e shpirtit..” / KultPlus.com

Të ngjajshme