Nora Gjakova e pandalshme, eliminon edhe serben me IPPON dhe “prek” gjysmëfinalen

26 Mars, 2021 - 11:13 am

Xhudistja kosovare, Nora Gjakova e ka mposhtur në çerekfinale xhudisten serbe, Marica Perisiq në Grand Slamin e Tbilisit.

Gjakova arriti ta mposhtë me IPPON serben, për të kaluar në gjysmëfinale.

Kujtojmë se Nora Gjakova në rrethin e tretë triumfoi ndaj austriakes, Sabrina Filzmoser.

Ende nuk është mësuar kundërshtarja e xhudistes kosovare në gjysmëfinale. /Zeri.info / KultPlus.com

Të ngjajshme