Laura Fazliu fiton të bronztën në European Open

1 Maj, 2021 - 7:52 pm

Laura Fazliu ka treguar edhe njëherë potencialin e saj teksa e ka fituar medaljen e bronztë në European Open që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.

Fazliu në luftë për të bronztën e mposhti me IPPON xhudisten çeke, Michaela Kulikova.

Xhudistja kosovare në gjysmëfinale u mposht nga xhudistja kroate, Iva Oberan.

Sot përveç Laurës garuan edhe Erza, Fationa e Flaka, por nuk arritën të siguronin medalje./ KultPlus.com

Të ngjajshme