Kosova është pranuar si vend mysafir në raundin e 11-të të Anketës Sociale Evropiane

29 Qershor, 2022 - 12:30 pm

Kosova është pranuar si vend mysafir në raundin e 11-të të Anketës Sociale Evropiane (European Social Survey “ESS”) – Evropian i Infrastrukturës Kërkimore që është studim ndërkombëtar që kryhet çdo dy vjet në të gjithë Evropën që nga viti 2002.

Këtë vit, Kosova është pranuar si vend mysafir dhe do të marrë pjesë në raundin e 11-të të anketës.

Në këtë raund, përveç temave të zakonshme, do të trajtohen edhe temat e pabarazive shëndetësore dhe roleve gjinore. Kosova do të marrë pjesë si vend mysafir, me synimin që të fitojë anëtarësim të plotë në të ardhmen. Pyetësori kryesor i ESS mbulon disa nga sfidat kryesore me të cilat përballen shoqëritë evropiane, si emigracioni, ndryshimet klimatike, besimi politik, shëndeti e mirëqenia.

Anëtarësimi në ESS ERIC si vend mysafir i sjellë Kosovës një sërë përfitimesh si matje shkencore e saktë e qëndrimeve të popullatës, besimi institucional dhe social, shëndeti, mirëqenia subjektive, përjashtimi social, krimi, feja, diskriminimi i perceptuar, identiteti kombëtar dhe etnik.

Metodologji e cilësisë së lartë e përdorur për zbatimin e ESS që mund të promovohet si shembull i praktikës më të mirë për hulumtim rigoroz të opinionit publik, etj. Kështu Kosova shënon edhe një përparim në kuadër të ndërkombëtarizimit të veprimtarisë shkencore e kërkimore të vendit tonë.

“Na priftë e mbara!”, ka shkruar Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci. /KultPlus.com

Të ngjajshme