Laura Fazliu kualifikohet në gjysmëfinale të Lojërave Mesdhetare

30 Qershor, 2022 - 1:47 pm

Sportistët nga Kosova po vazhdojnë shkëlqimin e tyre në xhudo në Lojërat Mesdhetare, shkruan KultPlus.

Së fundmi, edhe Laura Fazliu ka arritur që të kualifikohet në gjysmëfinale në kategorinë -63 kilogramë.

Raundin e parë, Fazliu e kaloi pa luftë, derisa fitoi ndaj korates Iva Oberan për të kaluar në gjysmëfinale.

Fazliu, është shumë afër që të arrijë një tjetër sukses të madh për Kosovën. /KultPlus.com

Të ngjajshme