Nora Gjakova e nis me fitore Grand Slamin e Abu Dhabit

21 Tetor, 2022 - 9:59 am

Xhudistja jonë Nora Gjakova e ka nisur me fitore Grand Slamin e Abu Dhabit në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Nora e cila garon në kategorinë 57 kg, në rundin e parë mundi xhudisten nga Koreja e Jugut, Yuna Shin.

Gjakova fitoi në “Golden Score”, pasi Shin mori tri ndëshkime, shkruan RTK.

Nora në rrethin e dytë do të ndeshet me fituesen e duelit Lemos-Cornelisse./ KultPlus.com

Të ngjajshme