Osmani: Para 23-vitesh kam hyrë në Malin e Zi si refugjate, ndërsa sot kthehem si Presidente

7 Shkurt, 2023 - 10:25 pm

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me homologun e saj malazez, Milo Gjukanoviq, ku pas takimit, e para e shtetit tha se e ardhmja e të dyja vendeve është në BE.

Osmani tha se Kosova e Mali i Zi po punojnë bashkë për të realizuar synimin për në BE. Në fakt, është vetëm një vend në rajon që nuk dëshiron marrëdhënie të mira mes fqinjëve dhe kontributin e tij në kthimin në të kaluarën dhe jo për të shkuar në të ardhmen, ai shtet është Serbia, ka thënë Osmani.

Ajo po ashtu me këtë rast ka thënë se në Mal të Zi është kthyer si Presidente pasi që para 23 viteve ka hyrë si refugjate.

“Para 23-vitesh, unë kam hyrë në Malin e Zi si refugjate. Ndërsa sot kthehem si Presidente e Republikës së pavarur dhe sovrane të Kosovës.” / KultPlus.com

Të ngjajshme