‘Karnavalet e Korçës’, opereta do jetë premierë më 25 shkurt në Teatrin e Operës

22 Shkurt, 2023 - 8:30 pm

Opereta “Karnavalet” është punuar sipas motiveve të komedisë së mirënjohur te Spiro Çomorës “Karnavalet e Korçës”, do të jetë premierë absolute duke filluar prej 25 shkurtit në skenën e Teatrit të Operës.

Kjo shfaqe rikthen pas gjashtë vitesh në këtë skenë Inva Mulën, tashmë në rolin e regjisores.

Në këtë përzgjedhje ka diçka shumë personale. Avni Mula është kompozitori i kësaj operete. Prandaj edhe Inva Mula e nisi falënderimin e parë për artistët dhe solistët e shfaqjes si Solen Alla, Nina Muho, Shpresa Beka. Dorina Selimaj, Ramona Tullumani, Vikena Kamenica etj.

Shfaqja rikthen në dirigjim Elda Laron. Skenografia është e Romeo Canit ndërsa kostumet nga Elva Bella./ KultPlus.com

Të ngjajshme