Mbërrin në Vlorë veliera e nisur nga Brindisi, qindra turistë do të vizitojnë qytetin bregdetar dhe Apoloninë

20 Gusht, 2023 - 1:35 pm

Gazetari i ABC News, Elton Nika raporton se ka mbërritur në Vlorë, veliera me 326 turistë e nisur nga Brindisi.

Veliera ka mbërritur që mesditën e sotme dhe do të largohet ditën e nesërme.

Turistët kanë ndjekur një tur në disa shtete, duke ndaluar edhe në Vlorë. Përveç Vlorës, ata do të vizitojnë dhe zonat turistike në Apoloninë e Beratit./abcnews/KultPlus.com

Të ngjajshme