Pierre de Coubertin – ‘Babai’ i Lojërave Olimpike Moderne

2 Shtator, 2025 - 9:00 am

Më 2 shtator shënohet përvjetori i ndarjes nga jeta i Pierre de Coubertin (1863–1937), vizionari francez që ringjalli Lojërat Olimpike dhe i dha sportit një dimension të ri kulturor e edukativ. Me pasionin e tij për arsim dhe aktivitet fizik, ai besonte se sporti ishte mjeti më i mirë për të ndërtuar karakterin dhe për të nxitur paqe ndërkombëtare.

I frymëzuar nga Olimpiadat e lashta greke dhe nga koncepti i edukimit të plotë fizik e moral, Coubertin nisi punën për rikthimin e Lojërave Olimpike në fund të shekullit XIX. Në vitin 1894 themeloi Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (IOC), ndërsa dy vite më vonë, në Athinë, u mbajt Olimpiada e parë moderne, transmeton KultPlus.

Coubertin nuk ishte vetëm organizator, por edhe filozof i sportit. Motoja olimpike “Citius, Altius, Fortius” (Më shpejt, më lart, më fort) dhe parimi se “Rëndësi ka pjesëmarrja, jo fitorja”, mbeten shtylla të lëvizjes olimpike./KultPlus.com

Të ngjajshme