2 Shtator, 2025 - 9:36 pm
Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë, Jörn Rohde, ku u diskutuan zhvillimet aktuale politike dhe të sigurisë në vend.
Gjatë bisedës, u trajtua edhe procesi i konstituimit të institucioneve pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, ndërsa Presidentja riafirmoi se do të veprojë në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, duke garantuar stabilitet institucional dhe respektimin e vullnetit të qytetarëve.
Në takim, Presidentja Osmani vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë me Gjermaninë dhe partneritetin e palëkundur ndërmjet dy shteteve, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të përpjekjeve të përbashkëta për ta thelluar këtë partneritet dhe për të mbështetur rrugëtimin euroatlantik të Kosovës./KultPlus.com