4 Shtator, 2025 - 10:57 am
Poezi nga Dritëro Agolli
Mjegulli i dashurisë
Kur ikja larg, drejt teje vija
Kur vija afër, ikja larg
Për dreq më trembte largësia
Dhe afërsia bëhej çark
as e kuptoja si të desha
një mjegull pus një çmenduri
si një poet që shkruan vjersha
dhe ndez një shkrepse i bën hi
dhe ndoshta kjo ish dashuria
e çakërdisur kuturu…
për dreq me trembte largësia
dhe afërsia gjithashtu./KultPlus.com