Muzeu Historik Kombëtar ruan relike e sende personale të Shën Terezës

6 Shtator, 2025 - 9:15 am

Gonxhe Bojaxhiu, e njohur në mbarë botën si Shën Tereza, mbetet një nga figurat më të ndritura të humanizmit dhe dashurisë për njeriun.

Muzeu Historik Kombëtar bëri të ditur sot, në Ditën e Shenjtërimit të Shën Terezës, se  ruan relike të çmuara që lidhen me shenjtoren shqiptare si: kryqi, libri i lutjeve, ruzarja me të cilën ajo lutej pa pushim, si dhe sende të tjera personale.

Këto objekte Nënë Tereza ia dhuroi Patër Zef Pllumbit gjatë vizitave të saj në Shqipëri dhe, pas ndarjes së saj nga jeta, ai ia besoi Muzeut Historik Kombëtar në vitin 1997.

Ato mbeten dëshmi të përulësisë dhe përkushtimit të saj ndaj të varfërve dhe të sëmurëve.

Në vitin 2003, Papa Gjon Pali II mbolli në atriumin e muzeut një pemë në nderim të saj. Po atë vit u vendos edhe portreti reliev i saj, vepër e skulptorit Muntaz Dhrami, që nderon figurën dhe trashëgiminë e saj.

Shën Tereza është kujtim, por edhe frymëzim i përhershëm për dashuri dhe solidaritet./atsh/KultPlus.com

Të ngjajshme