Së shpejti “Kalimera Poetike”, edicioni i 33-të me shumë ngjarje kulturore

8 Shtator, 2025 - 2:32 pm

“Kalimera Poetike Basri Çapriqi” po vjen për herë të 33-të në Ulqin dhe në këtë edicion do të ketë laramani të prurjeve artistike mes letërsisë dhe artit pamor, shkruan KultPlus. 

Ky aktivitet kulturor organizohet nga Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”

Në programin e edicionit të sivjetshëm do të zhvillohet mbrëmja letrare homazh kushtuar shkrimtarit Ibrahim Berjashi, kryetarit të parë të “Art Club”-it dhe njërit prej themeluesve të “Kalimerës Poetike”, si dhe dy mbrëmje autoriale që do t’u kushtohen shkrimtarëve: Besnik Mustafaj dhe Ilire Zajmi. 

Organizatorët kanë bërë të ditur se ky edicion do të hapet më 11 shtator me ekspozitën instalacion nga Zake Prelvukaj, e cila do të prezantohet me ekspozitën “Ofshamë (Shpella e Lakuriqëve”, ngjarje që dë të mbahet në ora 17:00 në Sheshin para Muzeut në Kalanë e Ulqinit. 

Po në të njëjtën ditë, ky edicion do të vazhdojë me mbrëmje letrare, poashtu në Muzeun e Kalasë së Ulqinit, mbrëmje që do ti dedikohet shkrimtrait Ibrahim Berjashi, ku me prezantimin  e krijimtarisë së tij do të paraqiten: Qazim Muja, përkthyes dhe kritik letrar dhe Xhahid Bushati,  shkrimtar. Leximi i pjesëve të vargjeve do të bëhet nga Simon Shkreli, aktor dhe  do të udhëhiqet nga Vediha Gjoni.

Manifestimi më pas do të vazhdojë më 12 shtator, ku

organizimi kalon në Librarinë “Ulqini” e cila do të mbahet në ora 20:00. Mbrëmja autoriale do të zhvillohet për Besnik Mustafaj, ku për veprën e tij do të flasin: Arta Marku-Qëndro, kritike e letërsisë dhe Bujar Hudhri , botues. Kjo mbrëmje do të udhëhiqet nga Sabina Osmanoviq.

Ndërkohë, ky edicion do të përmbyllet me një mbrëmje autoriale për Ilire Zajmin, që do të mbahet më 13 shtator, në ora 20:00 në Muzeun Etnografik- Draginë. 

Vepra e Ilire Zajmit do të diksutohet nga studiuesja e letërisë, njëherit edhe shkrimtare Dije Demiri-Frangu. Ky panel letrar do të moderohet nga Flutur Mustafa-Pllana. 

Mbyllja e manifestimit do të bëhet nëpërmjet një pike muzikore, ku do të prezantohen: Anton Kafalli në violin dhe Ares Fani në kitarë. / KultPlus.com 

Të ngjajshme