“Dita zë fill” nga 14 shtatori në kinematë e Tiranës

30 Gusht, 2017 - 10:10 pm

Filmi shqiptar “Dita zë fill” i regjisorit Gentian Koci, i cili në Festivalin e Filmit në Sarajevë mori një vëmendje të theksuar, tashmë po vjen në kinematë e kryeqytetit shqiptar, përcjellë KultPlus.

Ky film i cili i solli aktores Ornela Kapetani edhe çmimin si aktorja më e mirë në Festivalin e Filmit në Sarajevë, do të shfaqet për publikun shqiptarë nga data 14 shtator në Cineplexx Albania.

“Me padurimin për ta ndarë këtë film me ju, uroj të jeni të shumtë në sallat e Cineplexx”, ka njoftuar regjisori i filmit.

Një nënë e cila bashkë me foshnjën e saj vendosin të jetojnë me një grua të vjetër dhe të sëmurë. Kompromiset morale që njerëzit duhet ti bëjnë kur ballafaqohen me sfida ekonomike dhe ato të mbijetesës, sipas Koçit, janë të pranishme dhe trajtohen në filmin shqiptar që nuk ka shumë kohë lansimi në treg. / KultPlus.com

Të ngjajshme