Ecja tradicionale për luftimin e kancerit të gjirit, thirrje për ndërgjegjësim

20 Tetor, 2018 - 3:20 pm

Manifestimin tradicional me moton “Zbulimi i Hershëm-Mbijetesë”, organizuar nga Qendra Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit “Jeta/Vita”, ka mobilizuar institucionet në mbrojtjen e shëndetit të gruas, raporton EkonomiaOnline.

“Është diçka që na prek të gjithëve. Nuk ka njeri në botë që nuk e kupton sa është me rëndësi diagnostifikimi i hershëm. Nëse duam të dimë se si duam të mbrojmë dhe të shpëtojmë nga ky rrezik është vetëm një përgjigje, është diagnostifikimi i kancerit të gjirit. Nëse është diagnostifikimi hershëm kaq i rëndësishëm çka mund të bëjëm ne, që të mos vonohemi. Mendoj që ky aktivitet i sotëm dhe vetë qendra që e ka qëllim diagnostifikimin e hershëm është dëshmi se ka vetëdije të madhe tek ne,” është shprehur kryeministri, Ramush Haradinaj, në hapje të manifestimit.

Ai thotë se femërat duhet të inkurajohen që të marrin guximin njerëzor që të veprojnë me kohë për kontrollet, raporton EO.

“Qeveria ka bërë ndryshim për qasjen në shëndetësi. E di që s’jemi aty ku kemi qenë, të ndihmojmë edhe që diagnostifikimi i hershëm të bëhet sa më parë,” deklaroi Haradinaj.

Ish-presidentja, Atifete Jahajga, beson fuqishëm se kanceri i gjirit mund të mposhtet dhe mund të luftohet.

“Ky është një hap shumë i mirë sepse kështu dëshmohet se ne ofrojmë kijdes dhe solidaritet për të prekurit nga kanceri i gjiri dhe zgjon vetëdijesim për këtë sëmundje. Është një nga sëmundjet më të vështira, është sëmundje që nuk diskriminon askënd. Kanceri i gjirit mund të mposhtet dhe mund të luftohet. Për ta mposhtur duhet të investojmë çdo ditë,” është shprehur ajo.

Me të prekurat nga kanceri i gjirit ka bashkëndjerë sot edhe Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha.
Këtij manifestimi në vazhdimësi i bashkohet edhe komuniteti artistik, dhe shumë donatorë për të përcjellur mesazhe ndërgjegjësimi. / KultPlus.com

Të ngjajshme