Festivali i Filmit Frankofon sonte sjellë “Frantz” në Cineplexx

4 Nëntor, 2018 - 3:00 pm

Para dy ditësh ka nisë edicionin e 18 – të Festivali i Filmit Frankofon në Kosovë.

Kësisoj, ky festival për tematik sivjet ka Luftën e Parë Botërore e krejt kjo me rastin e 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore.

Sonte me fillim nga ora 20:00 në kuadër të këtij festival vjen filmi “Frantz” – dramë, histori, në Cineplexx, shkruan KultPlus.

Hyrja do të jetë e lirë ndërsa rikujtojmë se Festival organizohet në bashkëpunim me përfaqësitë diplomatike të Zvicrës, Belgjikës dhe Luksemburgut, Aleancën Franceze të Prishtinës, Ministrinë e Punëve të Jashtme, si dhe Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës.

Festivali këtë vit do shtrihet në Prishtinë, Prizren, Pejë, Graçanicë, dhe Mitrovicë./ KultPlus.com

Të ngjajshme