Këngëtarja italiane Sylvia Pagni vjen me një koncert në Muzeun Historik Kombëtar

6 Nëntor, 2018 - 10:28 pm

Muzeu Historik Kombëtar do të mirëpres koncertin muzikal të këngëtares së mirënjohur italiane Sylvia Pagni. E shoqëruar gjithmonë nga fizarmonika e saj, Sylvia Pagni është e njohur sidomos për festivalet e saj të Jazz-it të mbajtura në mbarë Evropën.

Vetë Papa Françesku e ka ftuar në Vatikan për t’i kënduar në festën e tij të ditëlindjes.

Koncerti do të mbahet më datë 11 nëntor, në ora 19:00, tek salla Unesco.

Jeni të mirëpritur të shijoni disa tinguj Jazzi nën shoqërinë e melodisë italiane./KultPlus.com

Të ngjajshme