Galeria Kombëtare e Kosovës këtë muaj mirëpret ekspozitën “Metaxyum”

15 Prill, 2019 - 5:00 pm

Galeria Kombëtare e Kosovës këtë  muaj hap ekspozitën  METAXYUM- Grouping-Moving-Spreading e cila është realizuar nga World Anonymous Society W.A.S. dhe The Activists, shkruan KultPlus.

Ekspozita “Metaxyum” -nga greqishtja e lashtë metaxy μεταξύ / në mes- është një formë prezantimi që nuk përfaqëson asgjë tjetër përveç vetvetes, pra gjendjen e ndërmjetme. Metaxyum është diçka midis një Muzeu dhe një Wunderkammer, mes origjinalit dhe kopjes, mes reales dhe fiktives, mes artit dhe asaj çfarë vjen pas.

Ceremonia e hapjes do të bëhet këtë të premten më 19 prill duke filluar nga ora 20:00 në Galerinë Kombëtare të Kosovës dhe do të zgjasë deri më 19 maj. / KultPlus.com

https://www.facebook.com/events/656737011412204/

Të ngjajshme