16-vjeçari Akil Dashevci nxjerr në shitje një pikturë për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti në Turqi

12 Shkurt, 2023 - 2:01 pm

Akil Dashevci, 16 vjeç, nxënës i shkollës fillore “Naim Frashëri” në Prishtinë, i prekur thellë nga tërmetet në Turqi dhe Siri, ka pikturuar dhimbjen për bashkëmoshatarët e tij që kanë pësuar nga kjo tragjedi.

Akili, i apasionuar pas pikturës, ka shprehur vullnetin që t’i ndihmojë bashkëmoshatarët e tij në Turqi, me anë të shitjes së pikturës.

Ai është një artisti i ri i talentuar, i cili vitin e kaluar hapi ekspozitën personale “ Ngjyrat e dashura të Akilit” në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, ku u prezantuan punimet e tij, shkruan RTK.

Talenti i Akilit u vu në pah në ekspozitën “The joy of colours”, organizuar nga qendra Tirana art, ku morën pjesë 800 pjesëmarrës. Akili u shpërblye me çmim special. / KultPlus.com

Të ngjajshme