“A je ti valentini im? Romanticizmi i mbivlerësuar”

12 Shkurt, 2019 - 5:00 pm

Ekspozita “Perceptime-Burrneshat” po vazhdon të sjell shumëçka nga puna artistike e grave në Kosovë.

Kjo ekspozitë është rezultat i një bashkëpunimi dy-vjeçar midis pesë kuratorëve dhe institucioneve nga Ballkani Perëndimor, thjesht titulluar Perceptimet. Kjo qasje unike dhe e pazakontë që nisëm dhe politikat e tyre ndaj inovacionit në botën e artit po konsiderohet si mundësi e veçantë për artistët lokalë të prezantojnë krah për krah me artistë britanik të njohur botërisht.

Debati i tretë me radhë, në lidhje me ekspozitën Burrneshat dhe çështjet sociale që ajo prek, është “A je ti valentini im? Romanticizmi i mbivlerësuar”. Si debatet e tjera, do të jetë moderuar nga Zana Hoxha Krasniqi, e cila do të ndajë përvojën e saj me Artpolisin, e njohur për organizimin e disa edicioneve të festivalit FEMART, shkruan KultPlus.

Në këtë debat do të diskutojnë Eliza Hoxha, Haveit dhe Vjollca Krasniqi. Debati do të mbahet këtë të shtunë, duke filluar nga ora 12:00 në Galerinë Kombëtare të Kosovës./ KultPlus.com

Të ngjajshme