Adrian Paci prezantohet me ekspozitën “Trashëgimia e shpërnguljes” në Lubjanë

20 Nëntor, 2018 - 1:37 pm

Artisti shqiptar Adrian Paci është prezantuar në Lubjanë me ekspozitën e tij “Trashëgimia e shpërnguljes” që u çel në Galerinë TR3.

Ekspozita e tij përfshin një video-art kushtuar përjetimit të imponuar publik të rënies të regjimeve diktatoriale, fotografi dhe punime në pikturë me motive nga Shqipëria.
Autori rikthehet për publikun slloven pas 18 vitesh.

Të pranishmit e shumtë, njerëz të artit, profesionistë dhe dashamirës të tij, përfshi edhe përfaqësues të trupit diplomatik u bën pjesë e kësaj ngjarje promovuese të artistit shqiptar Adrian Paci.

Ekspozita do të qëndroj e hapur deri në 15 shkurt 2019.

Artisti shkodran, Adrian Paci, ka përfunduar Akademinë e Arteve në Tiranë dhe prej vitit 1997 është vendosur në Milano të Italisë./ KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme