Afresket e Kapelës Sistine në Mexico City

28 Prill, 2022 - 10:00 pm

Mexico City mirëpriti një kopje në madhësi reale të Kapelës Sistine të Vatikanit në qendrën historike të kryeqytetit.

Kryevepra e Michelangolo-s, e përbërë nga mijëra fotografi me rezolucion të lartë të afreskeve, të rregulluara në përmasa të barabarta me ndërtesën origjinale në Vatikan, hapi dyert e saj më 21 Prill dhe do të qëndrojë e hapur për publikun për tre javë.

Gjatë javës së saj të parë, ekspozita priti më shumë se 150,000 vizitorë. Një  qytetar meksikan, Claudio Patino, i tha “Reuters’ se ishte i mahnitur nga ekspozita.

“Më dukej sikur isha atje (në Kapelën Sistine në Vatikan), sepse e di që janë fotografi autentike dhe janë të mrekullueshme. Ishte shumë kënaqësi dhe jam i lumtur që e vizitova këtë ekspozitë”.

Sipas mediave lokale, autoritetet e Mexico City shpresojnë të arrijnë një milion vizitorë ndërsa kopja mbetet në qytet. Vepra përkujton 30-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis shtetit meksikan dhe Vatikanit./ Klannews/KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme