Arben Llapashtica dhe Shkëlzen Rexha me ekspozitë të përbashkët në New York

12 Shkurt, 2018 - 11:34 am

Për nder të dhjetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, artistët Arben Llapashtica dhe Shkëlzen Rexha nesër do të prezantohen me ekspozitë në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës, në New York, shkruan KultPlus.

Kjo ekspozitë e organizuar nga Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës, quhet “Breathing new life” në nderim të një dekade pavarësi të shtetit tonë më të ri.

Ekspozita do të hapet nesër duke filluar nga ora 18:00 ndërsa do të qëndrojë e hapur deri më 16 shkurt./ KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme