займ на карту онлайн потребительский кредит

Arkitektja Donikë Luzhnica me çmim në Universitetin e Grazit me projektin rreth “Gërmisë”

15 Tetor, 2018 - 9:40 pm

Arkitektët nga Kosova po vazhdojnë që sukseset t’i arrijnë jashtë kufijve. Një nga ta është edhe Donikë Luzhnica, e cila është shpërblyer me vendin e tretë për diplomën më të mirë të vitit në Universitetin e Grazit të Austrisë.

Këtë çmimi ajo arriti ta fitojë me projektin për objektin më të diskutuar kohëve të fundit në Kosovë, ish-Shtëpia e Mallrave “Gërmia” në Prishtinë. Ajo, ka hartuar projektin për transformimin e “Gërmisë në muze dhe qendër arti.

Këtë e ka bërë të ditur arkitektja, Eliza Hoxha.

“Arkitektja kosovare Donikë Luzhnica e shperblyer me vendin e trete per diplomen me te mire te vitit ne TU GRAZ, Austri, me projektin e transformimit te objektit GERMIA ne muze dhe qender te artit. Eshte nje studim dhe propozim qe i kishte sherby komunes me kuptu reagimin tone per kete objekt e ma se shumti me kuptu vleren e objektit te cilin e keni reduktuar vetem ne nje fasade”, ka shkruara Hoxha në facebook./KultPlus.com

Të ngjajshme